Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shqipërisë!

Faqja 4 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:39 pm

Neni 75
Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.
Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:39 pm

Neni 76
Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të
drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin
në marrëdhëniet me të tjerët.
Nëpunësi më i lartë civil i Kuvendit është sekretari i përgjithshëm.
Shërbimet e tjera të nevojshme për funksionimin e Kuvendit kryhen nga
nëpunës të tjerë, siç përcaktohet në rregulloren e brendshme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:40 pm

Neni 77
Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme.
Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë
anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të
shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese
për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson
sipas procedurës ligjore.
Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:40 pm

Neni 78
Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së
të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një
shumicë të cilësuar.
Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:40 pm

Neni 79
Mbledhjet e Kuvendit bëhen të hapura.
Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të një së
pestës së deputetëve mbledhjet e Kuvendit mund të bëhen të mbyllura, kur
për këtë kanë votuar shumica e të gjithë anëtarëve të tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:40 pm

Neni 80
Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i
detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda
tri javëve.
Anëtari i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të marrë pjesë në
mbledhjet e Kuvendit ose të komisioneve të tij; atij i jepet fjala sa
herë që e kërkon.
Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve
parlamentare, japin shpjegime dhe informojnë për çështje të ndryshme të
veprimtarisë së tyre për sa e lejon ligji.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Neni 81
Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:
ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;
ligji për shtetësinë;
ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
ligji për referendumet;
kodet;
ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;
ligji për statusin e funksionarëve publikë;
ligji për amnistinë;
ligji për ndarjen administrative të Republikës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Neni 82
Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me
raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij.
Asnjë projektligj joqeveritar që bën të nevojshme rritjen e shpenzimeve
të buxhetit të shtetit ose që pakëson të ardhurat, nuk mund të miratohet
pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, i cili duhet të shprehet
brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit.
Në qoftë se Këshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit të
mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës së zakonshme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Neni 83
Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi.
Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së
të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me
procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i
procedurës së shqyrtimit.
Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të
parashikuara në nenin 81 paragrafi 2, me përjashtim të nënparagrafit dh
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Neni 84
Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron
të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në
paragrafin 1 të nenit 85.
Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.
Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence,
kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i
Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë
njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të
Fletores Zyrtare.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Neni 85
Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur
kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:41 pm

Pjesa e katërt (Presidenti i Republikës)

Neni 86
Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.
President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me
qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur
moshën 40 vjeç.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:42 pm

Neni 87
Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më
pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë
se një grup propozues.
Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga
Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të
tij.
Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë
shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy
kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka
marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen
zgjedhjet e reja të përgjithshme.
Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga
paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e
zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje
të reja të përgjithshme.
Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:42 pm

Neni 88
Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.
Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më
parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti
bën këtë betim: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të
vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e
shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i
shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.”
Presidenti mund të shtojë edhe: “Zoti më ndihmoftë!”
Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund
të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:42 pm

Neni 89
Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike,
nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër
private.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:42 pm

Neni 90
Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të
Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për
shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se
një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më
pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton
fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga
detyra.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:42 pm

Neni 91
Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të
ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i
Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60
ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e
çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e
pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit
mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve
nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:43 pm

Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
i drejton mesazhe Kuvendit;
ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e
plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në
organizatat ndërkombëtare;
pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të
shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në
Republikën e Shqipërisë;
lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;
cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:43 pm

Neni 93
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç
atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të
nxjerra në pajtim me të.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 95
Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat.
Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është
dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes
vendore.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 96
Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i
Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë
ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga
Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në
këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 97
Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për
miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të
Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 98
Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:44 pm

Neni 99
Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 4 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi