Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Shqipërisë! User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shqipërisë!

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:23 pm

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:23 pm

Pjesa e parë (Parime Themelore)

Neni 1
Shqipëria është republikë parlamentare.
Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:23 pm

Neni 2
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose kurre nuk mund te jet i drejperdrejte
Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:23 pm

Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia
shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i mbrojë
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:24 pm

Neni 4
E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:24 pm

Neni 5
Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:24 pm

Neni 6
Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:24 pm

Neni 7
Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:25 pm

Neni 8
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:25 pm

Neni 9
Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.
Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.
Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.he trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i mbrojë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:25 pm

Neni 10
Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:26 pm

Neni 11
Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e
, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:26 pm

Neni 12
Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues.
Forcat e armatosura ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit civil.
Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:26 pm

Neni 13
Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:27 pm

Neni 14
Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.
Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:27 pm

Pjesa e dytë (Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut)

Neni 15
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:28 pm

Neni 16
Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara.
Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutë vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe detyrimeve.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:28 pm

Neni 17
Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:28 pm

Neni 18
Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:28 pm

Neni 19
Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj.
Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:28 pm

Neni 20
Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:29 pm

Neni 21
Jeta e personit mbrohet me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:29 pm

Neni 22
Liria e shprehjes është e garantuar.
Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:29 pm

Neni 23
E drejta e informimit është e garantuar.
Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:29 pm

Neni 24
Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose nëpraktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi