Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shqipërisë!

Faqja 7 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:54 pm

Pjesa e njëmbëdhjetë (Referendumi)

Neni 150
Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e
referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit
të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të
veçantë.
Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me
propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje
ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:54 pm

Neni 151
Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.
Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë,
me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me
buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe
heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të
paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.
Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:55 pm

Neni 152
Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve
të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151
paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.
Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.
Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45
ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas
kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të
shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:55 pm

Pjesa e dymbëdhjetë (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)
Neni 153
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit,
mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me
zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:55 pm

Neni 154
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat
7-vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës
dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre vjet sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote.
Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Komisioni ka buxhetin e vet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:55 pm

Pjesa e trembëdhjetë (Financat Publike)
Neni 155
Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi
ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe
mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk
mund t’i jepet fuqi prapavepruese.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:56 pm

Neni 156
Shteti mund të marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare, kur autorizohet me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:56 pm

Neni 157
Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore.
Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej taksave,
tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga të ardhura të
tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit.
Organet vendore caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera siç përcaktohet me ligj.
Organet e pushtetit qendror dhe atij vendor janë të detyruara t’i bëjnë publike të ardhurat dhe shpenzimet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:56 pm

Neni 158
Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit
projektligjin për buxhetin e shtetit gjatë sesionit të vjeshtës, i cili
nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë.
Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit
të ardhshëm financiar, Këshilli i Ministrave zbaton çdo muaj një të
dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraardhës, derisa të miratohet buxheti
i ri.
Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit të
vitit të kaluar financiar, përveçse në rastet e vendosjes së masave të
jashtëzakonshme.
Këshilli i Ministrave është i detyruar t’i paraqesë raport Kuvendit
lidhur me zbatimin e buxhetit dhe me borxhin shtetëror për vitin e
kaluar.
Kuvendi vendos përfundimisht pasi dëgjon edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:56 pm

Neni 159
Parimet dhe procedurat për hartimin e projektbuxhetit, si dhe për zbatimin e buxhetit përcaktohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Neni 160
Gjatë vitit financiar Kuvendi mund të bëjë ndryshime në buxhet.
Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës së parashikuar për hartimin dhe miratimin e vetë buxhetit.
Shpenzimet e parashikuara me ligje të tjera nuk mund të ulen sa kohë që këto ligje janë në fuqi.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Neni 161
Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën
ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të
zbatimit të pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e të
administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga
Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit
të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Pjesa e katërmbëdhjetë (Kontrrolli i lartë i Shtetit)

Neni 162
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit
ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga
Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë
për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Neni 163
Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më
shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe
detyrimet e tyre garantohen nga shteti.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Neni 164
Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:
raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:57 pm

Neni 165
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ftohet të marrë pjesë
dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen
çështje që lidhen me funksionet e tij.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:58 pm

Pjesa e pesëmbëdhjetë (Forcat e Armatosura)

Neni 166
Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.
Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon shërbimin me armë në
forcat e armatosura, është i detyruar të kryejë një shërbim alternativ,
siç parashikohet në ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:58 pm

Neni 167
Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në
detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në
veprimtari politike.
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim
alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese, përveç
rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:58 pm

Neni 168
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore.
Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:58 pm

Neni 169
Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të
Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe
shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të
ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave
tokësore, detare dhe ajrore.
Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i
Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura
dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:59 pm

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë (Masat e Jashtëzakonshme)

Neni 170
Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së
luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore
dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.
Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të
drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së
gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen
me ligj.
Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të
humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive
gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.
Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme,
duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë
rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të
shtetit.
Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk
mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për
zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet
për masat e jashtëzakonshme.
Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të
zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe
nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore
mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:59 pm

Neni 171
Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë,
Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall
gjendjen e luftës.
Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të
përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim
të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen
e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:59 pm

Neni 172
Në rastin e nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i Republikës i paraqet
Kuvendit dekretin për vendosjen e gjendjes së luftës brenda 48 orëve nga
nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat që kufizohen.
Kuvendi merr në shqyrtim menjëherë dhe vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve për dekretin e Presidentit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:59 pm

Neni 173
Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi,
me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose
në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila
zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.
Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të
armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë
nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.
Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me
pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:59 pm

Neni 174
Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore
ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për
një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore
në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.
Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi