Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak Empty Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Mar 24, 2011 10:52 pm

Lufta e ilirëve të Veriut kundër pushtimit Romak

Pas shkatërrimit të shtetit ardian në planin e politikës pushtuese të Romës hynë, edhe krahinat e Ilirisë së veriut të pasura me minerale dhe të rëndësishme për pozicionin e tyre strategjik.

Më 156 sulmet e ushtrive romake në veri të lumit Naronë shënuan fillimin e periudhës së dytë të luftave të gjata e të përgjakëshme të Romës në Iliri. Sulmet e para romakët i drejtuan kundër dalmatëve, të cilët në këtë kohë kishin formuar një federate të fuqishme fisesh. Dalmatët i qëndruan me trimëri armikut. Vetëm pas përpjekjesh të mëdha ushtritë romake mundën të pushtonin qëndrën e federatës, qytetin Delminium dhe fortesa të tjera dalmate. Pas kësaj lufte Roma i shtriu sundimin e vet edhe në krahinat bregdetare të Ilirisë veriore, prej lumit Narona deri te lumi Kërka (Titius).

Por ilirët nuk u pajtuan me pushtuesin. Më 135, para e. sonë, në kohën kur romakët ishin zënë me kryengritjet e skllevërve në Siqeli, kundër tyre u ngritën ardianët dhe pleurejtë. Kryengritja u zgjerua aq shumë sa që romakët u detyruan të dërgonin forca të mëdha për ta shtypur. Për të evituar në të ardhmen lëvizje të tilla të rrezikshme Roma i shpërnguli ardianët nga tokat e tyre pjellore bregdetare dhe i vendosi në krahinat e brendëshme malore të Hercegovinës së sotme.

Roma i sulmoi ilirët edhe nga veriu. Më 129 para e. sonë, ushtri romake të nisura nga Akuilea (koloni e Romës në veriperëndim të gadishullit të Istries) sulmuan e thyen karnët dhe japodët dhe zgjeruan sundimin e tyre edhe mbi krahinat e tjera të bregdetit dalmatin prej Istries deri në lumin Kërka. Me këtë fushatë Roma shtiu në dorë të gjithë bregdetin e Ilirisë. Por fiset e krahinave të brendëshme vazhduan edhe për një kohë të gjatë të jetonin të lira. Operacionet e shpeshta ushtarake që u ndërmorën kundër tyre nuk dhanë rezultate të qëndrueshme dhe më të shumtën e herës ato dështuan para qëndresës së fiseve ilire. Duke dashur të caktonin Savën si kufirin verior të pushtimeve të tyre në Iliri, romakët hynë më 119 para e. sonë thellë në teritorin e japodëve dhe pas luftimesh të ashpëra arritën të shtinin në dorë edhe krahinat prej Istriës deri në Savë. Por në këtë kohë romakëve i u desh të përballonin kryengritjen e dal-matëve, e cila i plasi në prapavijat e tyre dhe i shkaktoi dëme të rënda.

Më 78 para e. sonë, në kohën kur romakët ishin të zënë me luftat e brendëshme në Itali, dalmatët u gritën përsëri me forcë kundër pushtuesve. Vetëm pas dy vjetësh lufte Roma mundi të shtypte këtë kryengritje dhe të rivendoste pushtetin e vet në tokat e tyre. Ndërkaq, asaj i shpëtuan nga duartë japodët, të cilët u ngritën me këtë rast dhe i dëbuan pushtuesit nga shumë krahina të tyre, duke i mbajtur ato të lira për një kohë të gjatë.

Në një gjendje të tillë të pasigurtë dhe kërcënuese per sundimin romak ishte Iliria në kohën kur pjesa më e madhe e saj hyri nën jurisdikcionin e Cezarit (viti 59 para e. sonë). Lufta e Cezarit në Gali, pastaj lufta politike dhe ajo e armatosur kundër rivalit të tij, Pompeut, i liruan duart ilirëve. Në këtë kohë ata bile u treguan më aktivë se romakët. Në vitin 54 pirustët sulmuan dhe shkretuan krahinat jugore të teritorit të administruar prej Cezarit. Ky i detyrua të linte Galinë për të qetësuar pirustët, por dy vjet më vonë u ngritën dhe japodët. Këta të fundit sulmuan dhe plaçkitën edhe qytetin Tergeste (Triesten e sotme). Kundër këtyre lëvizjeve Cezari nuk mundi të bënte gjë sepse në këtë kohë ishte i zënë seriozisht në luftën kundër Pompeut. Në këtë luftë u vunë në lëvizje shumë fise dhe qytete ilire duke marrë pjesë kush me Cezarin e kush me Pompeun, të shtyrë herë nga urrejtja kundër sundimtarëve të tyre e here nga shpresa se mund të fitonin diçka për vehte nga kjo luftë e madhe.

Ilirët i shtroi përfundimisht vetëm Augusti. Në vitin 35 para e. sonë ai përgatiti një ekspeditë të madhe, e cila kishte si detyrë të rivendoste pushtetin romak në tokat e Ilirisë. Në këtë ekspeditë merrnin pjesë 8-13 legjione romake të armatosura mirë. Augusti sulmoi më parë karnët e Istries, u fut thellë në tokat e japodeve dhe me luftime të ashpra pushtoi kryeqytetin e tyre Metulum (afër Bihaçit). Pastai ai mundi panonët dhe e shtyu përsëri kufirin romak deri në Savë.

Pas këtyre luftimeve Augusti u drejtua kundër dalmatëve, tokat e të cilëve i u desh t'i pushtonte pëllëmbë për pëllëmbë. Pasi siguroi Savën si kufi verior të pushtimeve të veta në Iliri dhe shtroi dalmatët. Augusti filloi të zgjeronte kufijtë e Romës nga lindja me qëllimin që t'i bashkonte me provincën maqedone. Këtë e arriti në vitin 29 para e. sonë kur futi në dorë krahinat e brendëshme ilire në jug të Savës deri në Moravë.

Edhe pas këtyre pushtimeve të reja ilirët u ngritën kundër romakëve. Në vitin 16 para e. sonë ngritën krye panonët e Savës, kurse disa vjet më vonë, më 12 para e. sonë, ata u ngritën rishtas bashkë me dalmatët. Pas tre vjet lufte, në vitin 9 para e. sonë, i dërguari i Augustit, perandori i ardhshëm, Tiberi, e shtypi kryengritjen, pushtoi gjithë Panoninë dhe i shtyu kufijtë e perandorisë romake deri në Danub.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak Empty Re: Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Mar 24, 2011 10:52 pm

Kryengritja e madhe e ilirëve (vitet 6-9)

Kryengritja më e madhe e armatosur e ilirëve ka qenë ajo e viteve 6-9-të erës sonë. Si shkak për këtë kryengritje shërbeu rekrutimi me forcë i popullsisë ilire në radhët e njësive ndihmëse të ushtrisë romake të caktuara për luftë kun-dër markomanëve në çeki. Vatra ku u ndez flaka e krye-ngritjes qe fisi i desidiatëve në Bosnjën qëndrore, por shumë shpejt ajo u përhap edhe në fiset e tjera ilire prej Danubit deri në Shqipërinë veriore, ku u ngrit fisi i pirustëve. Me kryengritësit u bashkuan masa të gjera të popullit. Edhe repartet ndihmëse ilire të mbledhura për luftën kundër markomanëve, u hodhën nga ana e tyre. U formua një ushtri e madhe, e cila sipas burimeve numëronte në radhët e saj 200 mijë këmbësorë dhe 9000 kalorës. Me sa duket kundër pushtuesve u ngritën gjithë burrat e aftë për armë. Udhëheqës kryesorë të kryengritjes ishin dy Batot, njëri nga fisi i desidiatëve e tjetri nga fisi i breukëve si dhe një i tretë me emrin Pines. Kryengritësit sulmuan në shumë drejtime. Një pjesë e tyre zunë krahinat dhe qytetet bregdetare, të tjerë hynë në Maqedoni, kurse një fuqi e tretë e madhe mori drejtimin ve-riperëndimor për në Itali. Lufta çlirimtare e ilirëve u bë e rrezikëshme. Vrulli i saj e tronditi shumë pushtetin qëndror. Augusti shpalli në senat, se në qoftë se nuk do të merreshin masa të jashtëzakonëshme, ushtritë kryengritëse ilire për 10 ditë do të hynin në Romë. Ai i kërkoi të pasurve të sakrifikonin një pjesë të pa-surisë së tyre për nevojat e luftës. Veprimet kundër markomanë-ve u ndaluan dhe me to u përfundua shpejt e shpejt një paqe. Tiberi, që ishte dërguar kundër markomaneve, u kthye me forcat e veta në Iliri. Në ndihmë të tij u thirrën legjione nga lindja. Au-gusti thirri nën armë veteranët dhe futi në radhët e ushtrisë edhe skllevër, të cilëve i fali që më parë lirinë. Më gjithë këto masa të jashtëzakonshme kryengritësit vazhduan me sukses luftën e tyre dhe i thyen më se një herë forcat armike. Por më vonë, me anë premtimesh. Tiberi mundi të përçante kryengritjen duke bërë për vehte Baton e breukëve. I gënjyer se do ta merrte pushtetin nga dora e vetë romakëve ai tradhëtoi shokët e vet. Megjithëse u kap shumë shpejt nga Batua tjetër dhe u dënua me vdekje, prapë se prapë kjo e dobësoi shumë lëvizjen. Pas kësaj Batua i desidiatëve u detyrua të tërhiqej me forcat e veta në Dalmaci dhe këtu, së bashku me popullsinë kryengritëse, u qëndroi me trimëri sulmeve dhe rrethimeve të gjata armike në qytetet e fortifikuara. Në këtë luftë për jetë o për vdekje u dalluan edhe gratë ilire, të cilat luftuan krah për krahë me burrat e tyre dhe treguan shëmbuj heroizmi duke u hedhur nga kalatë ose duke u djegur brenda në qytetet bashkë me fëmijtë e vet për të mos rënë në duart e armikut. Qëndresa ilire u thye keq kur romakët arritën të merrnin qëndrën e fortifikuar Andetrium (afër Splitit) dhe të zënë këtu udhëheqësin e kryengritjes, Baton. Pas kësaj, fise të veçanta ilire u vazhduan edhe pak kohë luftën e tyre, por me forca të vogla. Të fundit që i lëshuan armët në këtë lëvizje të madhe qenë pirustët. Forca e egër e perandorisë romake vetëm pas tre vjet përpjekjesh të mëdha mundi ta shtypte luftën vetmohuese të ilirëve liridashës.

Kryengritja ilire e viteve 6-9, sipas historianit romak të shek. I-II, Suetonit. ka qenë më e tmerëshmja nga të gjitha luftat e jashtme që bëri Roma pas luftës me Kartagjenën.

Roli i madh pozitiv i saj ishte se ajo ndali përparimin e romakëve në Evropën qëndrore, në drejtim të së cilës ata më vonë nuk u shtynë më kurrë.

Kështu vetëm pas një lufte të gjatë, e cila me ndërprerje zgjati më se një shekull e gjysëm, romakët mundën më në fund ta thyenin qëndresën ilire.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak Empty Re: Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Mar 24, 2011 10:52 pm

Ndarja e Perandorisë Romane

Pjesa lindore e Perandorisë Romake përfshinte përgjithësisht krahina ekonomikisht më të rëndësishme. Kjo qe edhe arësyeja sepse më 330 kryeqyteti i perandorisë u shpërngul nga Roma në grykën e Bosforit. Kryeqyteti i ri e quajt sipas themeluesit, perandorit Kostandin. Kostandinopojë (Konstantinopolist). Provincat e Ballkanit kishin një rëndësi të veçantë edhe sepse ishin afër kufirit ushtarak kryesor, që formohej nga Danubi. Kalimi i qëndrës së gravitetit të perandorisë në Lindje u dha krahinave të Adriatikut lindor një funksion të rëndësishëm si kyç komunikacioni në mes dy pjesëve të perandorisë dhe i gjallëroi rrugët kryesore tregëtare, siç ishte Via Egnatia, e cila në shek. III përmendet në burimet e shkrojtura si "rruga e vjetër" . Shkëputja gjithnjë më e madhe e lidhjeve midis pjesëve të ndryshme të perandorisë dhe nevoja e mbrojtjes së një teritori kaq të madh në pika të ndryshme u bënë shkak që në vitin 395 Perandoria Romake të ndahej përfundimisht në dy pjesë të veçanta e më vete në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe në atë të Lindjes ose, siç u quajt pas emrit të lashtë të kryeqytetit Perandoria Bizantine. Kufiri midis dy perandorive kalonte duke u nisur nga bregdeti i Dalmacisë jugore, nëpër luginën e lumejve Drina e Sava dhe dilte në Danub. Tokat e sotme të Shqipërisë shënonin kufijtë më perëndimorë të Perandorisë së Bizantit.

Në shek. V dhe VI Perandoria Bizantine ishte akoma një shtet i fuqishëm. Ajo përfshinte në kufijtë e saj përveç pjesës më të madhe të gadishullit ballkanik edhe ishujt e detit Egje, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjyptin dhe krahina të tjera të Azisë e Afrikës.

Për arsye të pozitës së saj në kufijtë midis Evropës dhe Azisë si dhe të faktit që provincat e saj lindore ruajtën akoma për një kohë një farë rëndësie si qëndra të prodhimit zejtar, Perandoria Bizantine vazhdoi të luante një rol të madh në fushën e tregëtisë dhe të marëdhënieve ndërkombëtare.

Përbërja etnike e perandorisë ishte shumë e larme. Në teritorin e saj në Evropë banonin grekë, ilirë, thrakë. në pjesën perëndimore edhe banorë me origjinë romake, në Azi dhe Afrikë, sirianë, armenë, egjyptianë. etj. Megjithëse në Perandorinë Bizantine mbizotronte elementi grek, gjuha latine vazhdoi të përdorej si gjuhë e administratës deri në shek. VII, pas të cilit gjuha greke u bë gjuha zyrtare e perandorisë. Në teritorin e Shqipërisë qysh në fillim përdoreshin të dy gjuhët. Zona e latinishtes shtrihej në krahinat veriore dhe të mesme të vendit tonë; në veri të një vije që shkonte afërsisht prej Durrësi në Shkup e Serdike (Sofie), siç e tregojnë burimet epigrafike të kohës.

Edhe pas ndarjes, Perandoria Romake e Perëndimit dhe ajo e Lindjes nuk mundën t'i shpëtonin ashpërsimit të krizës së përgjithëshme. Në të dy pjesët vazhduan edhe më tej më me furi sulmet e barbarëve nga jashtë. Me, këta u bashkuan masat e shtypura të skllevërve dhe të kolonëve si dhe fiset ilire e thrake. Këta ngritën krye kundër regjimit dhe shtetit skllavopronar.
Lufta e skllevërve, e kolonëve dhe e fiseve të shtypura e tronditi fort regjimin skllavopronar. Ajo lehtësoi fitoret e barbarëve që sulmonin nga jashtë, dhe i hapi rrugën e zhvillimit të mëtejshëm elementeve të reja që po lindnin në gjirin e shoqërisë së vjetër. Nga ana e tyre sulmet e barbarëve e ndihmuan luftën e skllevërve e të kolonëve për rrëzimin e shtetit dhe të rendit skllavopronar.

Si rezultat i kësaj lufte të përbashkët, Perandoria Romake e Perëndimit në vitin 476 ra në duartë e gjermanikëve të udhëhequr nga Odoakri. Mbi gërmadhat e saj u krijuan një varg shtetesh barbare. Ndryshe ndodhi në Lindje. Klasa sunduese në Perandorinë Bizantine, ndonse nuk qe në gjendje të ndalte dyndjen e fiseve të ndryshme barbare, duke shfrytëzuar burimet e mëdha ekonomike që kishte në dispozicion mundi t'i bënte ballë kësaj tronditjeje. Duke i u përshtatur kushteve të reja Perandoria Bizantine mundi ta zgjaste jetën e vet edhe për 100 vjet të tjera.

Kështu vendi ynë u gjend për një kohë të gjatë nën sundimin e këtij shteti të fuqishëm, gjë që la mbresa të thella nga pikpamja politike dhe kulturale në historinë e Shqipërisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak Empty Re: Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi