Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shqipërisë!

Faqja 6 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Neni 125
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e
juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15
vjet në profesion.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj
nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë
prej 3 vjetësh.
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin
e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të
ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të
një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton
menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin
brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar,
organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Neni 127
Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:
dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;
mbush moshën 70 vjeç;
jep dorëheqjen;
me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i paaftë për të vepruar.
Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës
emëron, me pëlqimin e Kuvendit, një gjyqtar të ri, i cili qëndron në
detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:50 pm

Neni 128
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të
tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për
kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje
që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i
Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se
ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të
anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:50 pm

Neni 129
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:50 pm

Neni 130
Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:50 pm

Neni 131
Gjykata Kushtetuese vendos për:
pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, siç parashikohet në nenin 122;
pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;
pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;
mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;
kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike, si
dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të kësaj Kushtetute;
shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij;
çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e
funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve, si dhe me
verifikimin e zgjedhjes së tyre;
kushtetutshmerinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;
gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të
drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pasi të
jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të
drejtave.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 132
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe
janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e
shfuqizimit të akteve që shqyrton.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në
Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti
tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës
botohet bashkë me vendimin.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 133
Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një numër gjyqtarësh, siç përcaktohet me ligj.
Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 134
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
Presidentit të Republikës;
Kryeministrit;
jo më pak se një së pestës së deputetëve;
Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;
Avokatit të Popullit;
organeve të qeverisjes vendore;
organeve të bashkësive fetare;
partive politike dhe organizatave të tjera;
individëve.
Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e, ë, f dhe g të
paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që
lidhen me interesat e tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Pjesa e nëntë (Gjykatat)Neni 135
Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e
apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.
Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 136
Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.
Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 137
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në
qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas
kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën
Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve
për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent
është i detyruar ta lirojë atë.
Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në
kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi
kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për
dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i
detyruar ta lirojë atë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:51 pm

Neni 138
Koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet; paga dhe përfitimet e tjera të tyre nuk mund të ulen.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:52 pm

Neni 139
1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron kur:
dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj;
mbush moshën 65 vjeç;
jep dorëheqjen;
deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:52 pm

Neni 140
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të
tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për
kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike dhe për akte e
sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i
Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se
ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga
detyra.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:52 pm

Neni 141
Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka
juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të
Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave,
deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës
Kushtetuese.
Për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të
drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të
caktuara gjyqësore.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:53 pm

Neni 142
Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.
Gjykata e Lartë duhet t’i botojë vendimet e saj, si dhe mendimet e pakicës.
Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:53 pm

Neni 143
Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:53 pm

Neni 144
Gjykatat kanë buxhet të veçantë, të cilin e administrojnë vetë. Ato e propozojnë buxhetin e tyre sipas ligjit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:53 pm

Neni 145
Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i
zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë
çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të
detyrueshme për të gjitha gjykatat.
Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:53 pm

Neni 146
Gjykatat i japin vendimet në emër të Republikës.
Vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:54 pm

Neni 147
Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës,
Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të
zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët
zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur
qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të
menjëhershme.
Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga
radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon
veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson
mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për transferimin e gjyqtarëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.
Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse
kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor.
Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për
kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje
që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose për
pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi gjyqtari ka të drejtë
të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me kolegje
të bashkuara.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:54 pm

Pjesa e dhjetë (Prokuroria)

Neni 148
Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në
emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me
ligj.
Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.
Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:54 pm

Neni 149
Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës,
me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të
rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi
mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe
figurën e Prokurorit.
Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi