Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Faqja 1 e 7
Faqja 1 e 7 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë,
demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë
qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të
qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit
qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para
ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i
prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në
stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie
të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së
shteteve paqedashëse në Botë; Me synimin që shteti i Kosovës të
përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne,
miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Kapitulli I (Dispozitat Themelore)
Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës
ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive
të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.
Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose
pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë
shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 2 [Sovraniteti]
Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit
dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të
zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me
dispozitat e kësaj Kushtetute.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i
pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha
mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së
interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë
ndërkombëtare.

Neni 3 [Barazia para Ligjit]
Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët
dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me
respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta
legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet
e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e
plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara
ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e
të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së
pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është
përcaktuar me këtë Kushtetutë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit.
Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit
brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të
institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve
e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit
kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike,
të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve
demokratike të Republikës së Kosovës.

Neni 5 [Gjuhët]
Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.
Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në
nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në
pajtim me ligj.

Neni 6 [Simbolet]
Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat
pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të
tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e
mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.

Neni 7 [Vlerat]
Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë,
paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të
njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës,
mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së
pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.
Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për
zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje
të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale,
kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.

Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare]
Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.
Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 10 [Ekonomia]
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 11 [Valuta]
Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.
Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës është i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Neni 12 [Pushteti Lokal]
Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.
Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.
Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.
Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 13 [Kryeqyteti]
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj.
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 14 [Shtetësia]
Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.
Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 15 [Shtetasit jashtë Vendit]
Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës]
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet
dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
Pushteti qeverisës buron nga Kushtetuta.
Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare.
Secili person dhe organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës.

Neni 17 [Marrëveshjet Ndërkombëtare]
Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për
promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për
promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të
gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
të drejtat dhe liritë themelore;
anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1,
ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.
Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të
njejtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të
marrëveshjeve ndërkombëtare.
Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj.

Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare]
Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen
pjesë e sistemit të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën
Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ato zbatohen në mënyrë të
drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme
dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.
Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të
detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të
Republikës së Kosovës.

Neni 20 [Bartja e Sovranitetit]
Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara
ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund të kalojë kompetenca
shtetërore organizatave ndërkombëtare.
Nëse një marrëveshje anëtarësimi e ratifikuar nga Republika e Kosovës
për pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare në mënyrë eksplicite
kërkon zbatim të drejtpërdrejtë të normave të kësaj organizate, ligji me
të cilin ratifikohet marrëveshja e anëtarësisë miratohet me votat e dy
të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe ato norma kanë
epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kapitulli II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore)
Neni 21 [Parimet e Përgjithshme]
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të
patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të
Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.
Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.
Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]
Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe
instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë,
zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në
rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të
institucioneve publike:
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.
Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë,
gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a
shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike,
sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë
statusi tjetër personal.
Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e
masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të
individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla
do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë
ato.

Similar topics
» Kushtetuta e Shqipërisë!
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
Faqja 1 e 7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi