Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Faqja 5 e 7
Faqja 5 e 7 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 101 [Shërbimi Civil]
Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit
të Kosovës, duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore, të
njohura ndërkombëtarisht.
Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil siguron respektimin
e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili
pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës.

Kapitulli VII (Sistemi i Drejtësisë)
Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]
Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.
Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.
Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.
Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me
ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të
jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e
drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën
Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.

Neni 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave]
Organizimi, funksionimi dhe jurisdiksioni i Gjykatës Supreme dhe i gjykatave të tjera, rregullohen me ligj.
Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor.
Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme,
por jo më pak se tre (3) gjyqtarë, do të jenë nga radhët e komuniteteve
që nuk janë shumicë në Kosovë.
Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti
i Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat
shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit
Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin e saj/tij.
Kryetarët e të gjitha gjykatave të tjera emërohen në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve nga cilado gjykatë
tjetër, e themeluar me jurisdiksionin e apelit, por jo më pak se dy (2)
gjyqtarë do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në
Kosovë.
Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e
nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të
jashtëzakonshme.

Neni 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve]
Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore.
Përbërja e gjykatave pasqyron përbërjen etnike të jurisdiksionit
territorial të gjykatës përkatëse. Para dhënies së propozimit për emërim
ose riemërim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës këshillohet me gjykatën
përkatëse.
Gjyqtarët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një
vepër të rëndë penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave.
Gjyqtarët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Gjyqtarët nuk mund të transferohen kundër vullnetit të tyre, përveç nëse
është parashikuar ndryshe me ligj, për shkak të funksionimit efikas të
gjyqësorit ose masave disiplinore.

Neni 105 [Mandati dhe Riemërimi]
Mandati fillestar për gjyqtarët është trevjeçar. Në raste të riemërimit,
mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është
përcaktuar më ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.
Kriteret dhe procedurat për riemërimin e një gjyqtari, përcaktohen nga
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ato mund të dallojnë në shkallë nga
kriteret e përdorura për shkarkimin e gjyqtarëve.

Neni 106 [Papajtueshmëria]
Gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet
shtetërore jashtë gjyqësorit, të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet
politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj.
Gjyqtarëve nuk u lejohet të marrin përgjegjësi ose të jenë bartës të
funksioneve, të cilat në çfarëdo mënyre, do të ishin në kundërshtim me
parimet e pavarësisë dhe paanësisë së rolit të gjyqtarit.

Neni 107 [Imuniteti]
Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, gëzojnë imunitetin nga
ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga funksioni, për vendimet e
marra, votimin e bërë, mendimin e shprehur dhe për veprimet e tjera të
ndërmarra që janë brenda fushëveprimit të detyrave dhe përgjegjësive të
tyre si gjyqtarë.
Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, nuk gëzojnë imunitet dhe
mund të shkarkohen nga funksioni, kur të kenë shkelur ligjin me qëllim.
Kur një gjyqtar akuzohet ose arrestohet, duhet të njoftohet pa vonesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Neni 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]
Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në
ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që
gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe
të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e
të ndjekin parimet e barazisë gjinore. Këshilli do t’u japë përparësi
për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në
mënyrën e përcaktuar me ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe
propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin
dhe për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve.
Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit
të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky
propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të
jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët
duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor,
administrimin gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim
me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave,
hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e numrit
të gjyqtarëve në secilin jurisdiksion dhe bën rekomandime për
themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me
ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me
kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një
mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë:
Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;
Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë
vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy
(2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të
jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;
Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet
e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në
Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera,
dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh
kryesuesin dhe zëvëndëskryesuesin me mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto
funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të
Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të
Republikës së Kosovës së paku një herë në vit lidhur me Sistemin
Gjyqësor.
Kandidatët për pozita gjyqësore, të cilat janë të rezervuara për
pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, mund të
rekomandohen për emërim vetëm nga anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga
deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Nëse ky grup i anëtarëve të Këshillit nuk e propozon kandidatin për këtë
pozitë gjyqësore pas dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit, atëherë
cilido anëtar i Këshillit ka të drejtë të rekomandojë kandidatin për
atë pozitë gjyqësore.
Kandidatët për pozita gjyqësore të gjykatave themelore, nën
jurisdiksionin e të cilave përfshihet ekskluzivisht territori i një a më
shumë komunave, ku shumica e popullsisë i takon komunitetit Serb të
Kosovës, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga dy (2) anëtarët e
Këshillit që i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për komunitetin Serb në Republikën e
Kosovës të cilët veprojnë bashkërisht dhe në mënyrë unanime. Nëse këta
dy (2) anëtarë nuk rekomandojnë kandidat gjyqësor për këtë pozitë, gjatë
dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atëherë
cilido anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka të drejtë të propozojë
kandidat për atë pozitë.

Neni 109 [Prokurori i Shtetit]
Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe
përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër
penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj.
Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.
Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurororit të Shtetit rregullohen me ligj.
Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore.
Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit,
mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është
përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.
Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një
vepër të rëndë penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave.
Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i
Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të
Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçarë, pa
mundësi riemërimi.

Neni 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]
Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në
kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli
Prokurorial i Kosovës siguron qasje të barabartë në drejtësi për të
gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që
Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe
pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore.
Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutojë, propozojë, avancojë,
transferojë, disiplinojë prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj.
Këshilli do t’i japë përparësi emërimit për prokurorë të anëtarëve të
komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj. Të
gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
Propozimet për emërimin e prokurorëve duhet të bëhen në bazë të procesit
të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky
propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të
jurisdiksionit territorial përkatës.
Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe dispozitat për
emërimin, shkarkimin, mandatin, strukturën organizative dhe rregullat e
procedurës, rregullohen me ligj.

Neni 111 [Avokatura]
Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj.
Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj të drejte, rregullohen me ligj.

Kapitulli VIII (Gjykata Kushtetuese)
Neni 112 [Parimet e Përgjithshme]
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e
Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve
me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj.
Neni 112 [Parimet e Përgjithshme]
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e
Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve
me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]
Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.
Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe
Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:
çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të
Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;
përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.
Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:
konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës,
Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;
përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën;
përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve
të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën;
përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet
e detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe
rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur;
nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.
Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose
të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose
zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur
nga ai ligj ose akt.
Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati
prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të
kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar
nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të
autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka
kryer shkelje serioze të Kushtetutës.
Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike
të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me
Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike
të përcaktuara me ligj.
Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje
përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo
përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës gjyqësore dhe gjykata
referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar
me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e
caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet
kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të
konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe
liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.
Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj.

Neni 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese]
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë
juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më
pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e
tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të
respektohen.
Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin
e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i
dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që
votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me
shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm
dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së
deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose
garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në
Kosovë.
Nëse mandati i gjyqtarit përfundon para mbarimit të mandatit të
rregullt, emërimi i gjyqtarit të ri bëhet në pajtim me këtë nen, me
mandat të plotë, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese,
bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të
gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione
nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit.

Neni 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]
Gjykata Kushtetuese përcakton organizimin e vet të brendshëm,
rregulloren e punës, proceset e vendimmarrjes dhe çështje të tjera
organizative në pajtim me ligjin.
Gjykata Kushtetuese publikon raportin vjetor.
Gjykata Kushtetuese përcakton organizimin e vet të brendshëm,
rregulloren e punës, proceset e vendimmarrjes dhe çështje të tjera
organizative në pajtim me ligjin.
Gjykata Kushtetuese publikon raportin vjetor.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe
të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo
mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa
të merret vendimi i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a
ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme.
Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me vendim të Gjykatës Kushtetuese,
shfuqizimi i ligjit, i aktit ose i veprimit hyn në fuqi në ditën e
publikimit të vendimit të Gjykatës.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpallet në Gazetën Zyrtare.

Neni 117 [Imuniteti]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet nga ndjekja penale,
paditë civile dhe shkarkimi nga detyra për vendimet e marra, mendimet e
shprehura dhe veprimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si
gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 118 [Shkarkimi]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i
Republikës së Kosovës me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve
të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për
mospërfillje të rëndë të detyrave.

Kapitulli IX (Marrëdhëniet Ekonomike)
Neni 119 [Parimet e Përgjithshme]
Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë
e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e
private.
Republika e Kosovës siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë
investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme.
Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit
të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë
të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me
ligj.
Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Republika e Kosovës do të themelojë organe të pavarura për rregullimin e
tregut atëherë kur vetë tregu nuk mundet që në masë të mjaftueshme të
mbrojë interesin publik.
Investitorit të jashtëm i garantohet nxjerrja e lirshme e fitimit dhe kapitalit të investuar jashtë vendit, në pajtim me ligjin.
Garantohet mbrojtja e konsumatorëve, në pajtim me ligjin.
Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj.
Republika e Kosovës ushtron të drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që
ajo kontrollon në pajtim me interesin publik, me qëllim që të
maksimalizojë vlerën afatgjate të ndërmarrjes.
Shërbimet publike të detyrueshme mund të imponohen mbi këto ndërmarrje
në pajtim me ligjin, i cili duhet të përcaktojë edhe kompensimin e
drejtë.

Neni 120 [Financat Publike]
Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në
parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
Administrimi i politikës fiskale në të gjitha nivelet e qeverisë do të
jetë në pajtim me kushtet për inflacion të ulët dhe zhvillim të
qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të punës.
Huat publike rregullohen me ligj dhe duhet të jenë në pajtim më stabilitetin ekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale.

Neni 121 [Prona]
Llojet e pronës rregullohen me ligj.
Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja mund të sigurojnë të
drejta të pronësisë mbi pronën e paluajtshme në pajtim me kushtet e
arsyeshme të përcaktuara me ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare.
Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja në pajtim me kushtet e
arsyeshme të përcaktuara me ligj, mund të sigurojnë të drejta të
koncesionit dhe të drejta të tjera për shfrytëzim dhe/ose eksploatim të
resurseve në pronësi publike, përfshirë këtu resurset natyrore, dhe të
infrastrukturës në pronësi publike.

Neni 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore]
Populli i Republikës së Kosovës në pajtim me kushtet e arsyeshme të
përcaktuara me ligj, mund të gëzojë resurset natyrore të Republikës së
Kosovës, por nuk mund të shkel obligimet që dalin nga marrëveshjet
ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik.
Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe
pasuritë e tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e
shtazore, pjesët e tjera të natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat e tjera
me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike,
të cilat përcaktuar me ligj se janë përcaktuar me interes për Republikën
e Kosovës, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin.
Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi
eksploatimin e të mirave me interes të veçantë për Republikën e Kosovës
dhe kompensimi për kufizimet e tilla rregullohen me ligj.

Kapitulli X (Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial)
Neni 123 [Parimet e Përgjithshme]
E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.
Vetëqeverisja lokale ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese të
zgjedhura në zgjedhje të përgjithshme, të barabarta, të lira e të
drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.
Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë
Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën
Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Republika e Kosovës merr parasysh
dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar
nga vendi nënshkrues.
Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë,
transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve
publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave
specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.

Neni 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]
Njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është
komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe
inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në
procesin e vendimmarrjes së organeve komunale.
Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj.
Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në
pajtim me ligjin. Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon
shpenzimet për ushtrimin e delegimit.
Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin.
Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të
shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore,
në pajtim me ligjin.
Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.
Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në
fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin.

Kapitulli XI (Sektori i Sigurisë)
Neni 125 [Parimet e Përgjithshme]
Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë,
drejtësinë, sigurinë publike, inteligjencën, organet civile emergjente
dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet.
Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë
publike dhe të drejtat e të gjithëve në Republikën e Kosovës.
Institucionet veprojnë me transparencë të plotë dhe në pajtim me
standardet demokratike e me të drejtat e njeriut të njohura
ndërkombëtarisht. Institucionet e Sigurisë duhet të pasqyrojnë
shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës respekton plotësisht të gjitha marrëveshjet e
aplikueshme ndërkombëtare dhe ligjin përkatës ndërkombëtar dhe
bashkëpunon me organet ndërkombëtare të sigurisë e me homologët
rajonalë.
Kontrolli civil dhe demokratik mbi institucionet e sigurisë garantohet.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbikëqyr buxhetin dhe politikat e institucioneve të sigurisë, sikur rregullohet me ligj.

Similar topics
» Kushtetuta e Shqipërisë!
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
Faqja 5 e 7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi