Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Faqja 4 e 7
Faqja 4 e 7 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 76 [Rregullorja e Punës]
Rregullat e Punës së Kuvendit miratohen me dy të tretat (2/3) e votave
të të gjithë deputetëve të tij dhe përcaktojnë organizimin e brendshëm
dhe mënyrën e punës së Kuvendit.
Rregullat e Punës së Kuvendit miratohen me dy të tretat (2/3) e votave
të të gjithë deputetëve të tij dhe përcaktojnë organizimin e brendshëm
dhe mënyrën e punës së Kuvendit.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 77 [Komisionet]
Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale
dhe komisione ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.
Kuvendi, me kërkesën e një të tretës (1/3) së të gjithë deputetëve të
tij, cakton komisione për një çështje të veçantë, duke përfshirë edhe
çështje hetimore.
Së paku një zëvendëskryesues i secilit komision parlamentar, do të jetë nga radhët e komunitetit tjetër nga ai i kryesuesit.
Pushtetet dhe procedurat e komisioneve përkufizohen me Rregulloren e Punës të Kuvendit.

Neni 78 [Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve]
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është komision i
përhershëm i Kuvendit. Ky komision përbëhet nga një e treta (1/3) e
anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të cilët
mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb, nga një
e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të
Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për
komunitetet e tjera që nuk janë shumicë, dhe një e treta (1/3) e
anëtarëve nga komuniteti shumicë, të përfaqësuar në Kuvend.
Me kërkesën e cilitdo anëtar të Kryesisë së Kuvendit, çdo ligj i
propozuar do të dorëzohet në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e
Komuniteteve. Komisioni, me shumicën e votave të anëtarëve të tij, do të
vendosë nëse do të bëjë rekomandime në lidhje me ligjin e propozuar
brenda dy javësh.
Për të siguruar që të drejtat dhe interesat e komuniteteve janë adresuar
si duhet, Komisioni mund t’i bëjë rekomandime komisionit tjetër
përkatës ose Kuvendit.
Komisioni, me nismën e vet, mund të propozojë ligje dhe masa të tilla të
tjera brenda përgjegjësive të Kuvendit, të cilat i konsideron se janë
të duhura për të adresuar interesat e komuniteteve. Anëtarët e
Komisionit mund të japin mendime individuale.
Një çështje mund t’i referohet komisionit për mendim këshillimor nga
Kryesia e Kuvendit, një komisioni tjetër, ose një grupi të përbërë nga
të paktën dhjetë (10) deputetë të Kuvendit.

Neni 79 [Nisma Legjislative]
Nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së
Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit,
ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së
Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit,
ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 80 [Miratimi i Ligjeve]
Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e
votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur
është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë.
Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të
Kosovës dhe shpallet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta
ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë marrë ligjin.
Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të
theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës
të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një
herë.
Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për
miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji
përkatës konsiderohet i shpallur.
Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas
marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e
tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe
publikohet në Gazetën Zyrtare.
Ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën
Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligj nuk
përcaktohet ndryshe.

Neni 81 [Legjislacioni me Interes Vital]
Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve në vijim, kërkohet
vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit të cilët janë të pranishëm dhe
që votojnë, si dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit që janë të
pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të
garantuara për përfaqësuesit e Komuniteteve që nuk janë shumicë:
ligjet të cilat ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë
komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen
e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare;
ligjet të cilat zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë;
ligjet për përdorimin e gjuhëve;
ligjet për zgjedhjet lokale;
ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare;
ligjet për arsimin;
ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike.
Asnjëri nga ligjet me interes vital, nuk mund t’i nënshtrohet referendumit.

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]
Kuvendi shpërndahet në këto raste:
nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet
Qeveria;
nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së
Kosovës;
nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të
procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së
Kosovës.
Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Kapitulli V (Presidenti i Republikës së Kosovës)
Neni 83 [Statusi i Presidentit]
Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.
Neni 83 [Statusi i Presidentit]
Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës:
përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;
shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;
nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;
shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse
konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së
Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e
rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;
nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;
propozon amendamente për këtë Kushtetutë;
mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
udhëheq politikën e jashtme të vendit;
pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;
është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;
udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;
cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;
emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit;
së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe
Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë;
vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;
mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;
vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;
emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;
emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili
shërben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit
të Bankës;
jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;
shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;
sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit

Neni 85 [Kualifikimi për Zgjedhjen e Presidentit]
President i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet çdo shtetas i
Republikës së Kosovës, i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35)
vjeçare.
President i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet çdo shtetas i
Republikës së Kosovës, i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35)
vjeçare.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më
vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit
aktual.
Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë
për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e
të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e
Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të
Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy
votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të
cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe
kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet
President i Republikës së Kosovës.
Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i
Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e
reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.

Neni 87 [Mandati dhe Betimi]
Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë
betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me
ligjin.
Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet.
Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë.

Neni 88 [Papajtueshmëria]
Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik.
Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik.
Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 89 [Imuniteti]
Presidenti i Republikës së Kosovës gëzon imunitet nga ndjekja penale,
paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda
fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]
Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i
aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë
vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili
do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë
veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka
njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë
ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë
përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i
ushtruesit të detyrës së Presidentit.
Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i
Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të
tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i
Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar
përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si
ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai
të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të
Presidentit.
Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës,
nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

Neni 91 [Shkarkimi i Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse
ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk
është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të
sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai
ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të
iniciohet nga një e treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët
nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast
se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e
konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast
se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni
duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për
këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit.
Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të
rëndë ose kur nëse Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që
Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për
shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se
ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të
shkarkojë Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë
deputetëve të tij.

Kapitulli VI (Qeveria e Republikës së Kosovës)
Neni 92 [Parimet e Përgjithshme]
Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat.
Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj.
Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i
Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara
me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon
projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera,
si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të
propozuara nga ajo.

Neni 93 [Kompetencat e Qeverisë]
Qeveria ka këto kompetenca:
propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
propozon amendamentimin e Kushtetutës;
mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.

Neni 94 [Kompetencat e Kryeministrit]
Kryeministri ka këto kompetenca:
përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë;
siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare;
siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;
ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit;
kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës;
emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e Inteligjencës;
së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe
Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit;
kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]
Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit
kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë.
Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas
emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe
kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të
nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh
emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e
dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall
zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga
dita e shpalljes së tyre.
Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj
mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në
konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në
Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

Neni 96 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve]
Ministritë dhe organet e tjera ekzekutive themelohen, sipas nevojës, për kryerjen e funksioneve brenda kompetencave të Qeverisë.
Numri i anëtarëve të Qeverisë përcaktohet me aktin e brendshëm të saj.
Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe
një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse
janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një
ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në
Kosovë.
Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës
dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në
Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të
ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin
Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga
komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë.
Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas
konsultimit me partitë, me koalicionet ose grupet që përfaqësojnë
komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse caktohen kandidatë
jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e
zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të
Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare
dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë
komunitetin në fjalë.
Papajtueshmëria e anëtarëve të Qeverisë lidhur me funksionet e tyre rregullohet me ligj.

Neni 97 [Përgjegjësia]
Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë
bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë
individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.

Neni 98 [Imuniteti]
Anëtarët e Qeverisë së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale,
paditë civile dhe shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda
fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si anëtarë të Qeverisë.

Neni 99 [Procedurat]
Mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri rregullohen me ligj dhe me rregullore.
Mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri rregullohen me ligj dhe me rregullore.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se
pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të
tij.
Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë
votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Similar topics
» Kushtetuta e Shqipërisë!
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
Faqja 4 e 7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi