Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 151 [Përbërja e Përkohshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars
2007, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të përbëhet siç vijon:
Pesë (5) anëtarë janë anëtarë kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor
dhe Prokurorial, që janë verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor
dhe Prokurorial, si pjesë e fazës së parë dhe të dytë të procesit të
emërimit, në pajtim me Urdhëresën Administrative 2008/02. Prej këtyre
pesë (5) anëtarëve, një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të zgjedhur
sipas metodës së rastësisë, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor të
Kosovës deri në skadimin e natyrshëm të mandateve të tyre ekzistuese,
kur do të zëvendësohen me një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të
verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe që janë
zgjedhur nga ana e kolegëve të tyre, duke iu përmbajtur metodave që kanë
për qëllim sigurimin e përfaqësimit sa më të gjerë të shërbimit të
Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Dy (2) gjyqtarët e mbetur dhe një (1)
prokuror nga radhët e pesë (5) anëtarëve kosovarë të Komisionit të
Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor
të Kosovës për një mandat plotësues njëvjeçar pas skadimit të natyrshëm
të mandatit të tyre, kur ata do të zëvendësohen me procedurë të njëjtë
sikur edhe ish-kolegët e tyre të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe
Prokurorial. Në rast të themelimit të një subjekti përgjegjës për
çështjet e emërimit, disiplinës dhe shkarkimit të prokurorëve, të gjithë
anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të jenë gjyqtarë.
Tetë (8) anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të
zgjedhen nga Kuvendi i Kosovës në mënyrën e përcaktuar me këtë
Kushtetutë, përveç dy (2) nga katër (4) anëtarët e zgjedhur nga
deputetët e Kuvendit që mbajnë vende të fituara gjatë ndarjes së
përgjithshme të vendeve, duhet të jenë ndërkombëtarë, të përzgjedhur nga
Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, sipas propozimit të Misionit Evropian
për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtes. Njëri nga anëtarët ndërkombëtarë
duhet të jetë gjyqtar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 152 [Përbërja e Përkohshme e Gjykatës Kushtetuese]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars
2007, Gjykata kushtetuese do të përbëhet si në vijim:
Gjashtë (6) nga nëntë (9) gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit.
Nga gjashtë (6) gjyqtarët, dy (2) do të shërbejnë për një mandat
trevjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes, dy (2) do të shërbejnë për një
periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes, dhe dy (2) do të
shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes.
Mandatet e gjyqtarëve fillestarë do të zgjidhen me short, nga Presidenti
i Republikës së Kosovës, menjëherë pas emërimit të tyre.
Nga gjashtë (6) gjyqtarët, katër (4) do të zgjidhen votat e dy të
tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe
që votojnë. Dy (2) do të zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të
Kuvendit, pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët
mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga Përfaqësuesi
Ndërkombëtarë Civil paskonsultimit me Kryetarin e Gjykatës Evropiane për
të Drejtat e Njeriut. Tre (3) gjyqtarët nuk do të jenë qytetarë të
Kosovës dhe as të ndonjë vendi fqinj.
Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil do të përcaktojë se kur skadon mandati i
gjyqtarëve ndërkombëtarë, dhe gjyqtarët do të ndërrohen sikur është e
parashikuar me Kushtetutë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare
Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet
relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Kryesuesi i Pranisë
Ndërkombëtare Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është autoriteti
final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre
aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë
Ndërkombëtare Ushtarake. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka
jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj
mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 154 [Trupat e Mbrojtjes të Kosovës]
Trupat e Mbrojtjes të Kosovës do të shpërbëhen brenda një viti pas
hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. Deri në shpërbërje, Prania
Ndërkombëtare Ushtarake, në konsultim me Përfaqësuesin Ndërkombëtarë
Civil dhe Republikën e Kosovës do të ketë autoritet ekzekutiv mbi Trupat
e Mbrojtjes të Kosovës dhe vendos për dinamikën kohore të shpërndarjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 155 [Shtetësia]
Të gjithë banorët e ligjshëm të Kosovës në datën e miratimit të kësaj
Kushtetute, gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës ua njeh të drejtën në shtetësinë e Republikës së
Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që
ata kanë, të gjithë qytetarëve të ish- Republikës Federative të
Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës me
datën 1 janar 1998, dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. Neni 156
[Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit] Republika e Kosovës
promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve
dhe personave të zhvendosur brenda vendit, dhe u ndihmon atyre për
kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 157 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007,
Revizori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës do të jetë një
ndërkombëtar i emëruar nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 158 [Autoriteti Qendror Bankar]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007,
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës do të emërohet
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas marrjes së pëlqimit nga
Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 159 [Pronat dhe Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore]
Të gjitha ndërmarrjet që ishin në tërësi ose pjesërisht në pronësi
shoqërore, para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të privatizohen
në pajtim me ligj.
Të gjitha interesat në pronësi shoqërore në prona dhe ndërmarrje në Kosovë do të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:23 pm

Neni 160 [Ndërmarrjet në Pronësi Publike]
Republika e Kosovës do t’i ketë në pronësi të vet të gjitha ndërmarrjet
në Republikën e Kosovës që janë ndërmarrje në pronësi publike. Të gjitha
obligimet që kanë të bëjnë me këto të drejta pronësore do të jenë
obligime të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës mund të
privatizojë, të japë me koncesion ose të japë me qira ndërmarrjet në
pronësi publike në mënyrën e rregulluar me ligj.
Të drejtat e pronësisë, që kanë të bëjnë me një ndërmarrje në pronësi
publike e cila ofron shërbime vetëm në një komunë specifike ose në një
numër të kufizuar të komunave, do të jenë të drejta pronësore të komunës
ose komunave përkatëse. Obligimet në lidhje me të drejtat e tilla
pronësore do të jenë obligime të komunës ose komunave përkatëse. Kuvendi
mundet me ligj të identifikojë një ndërmarrje të tillë dhe komunën a
komunat, që kanë të drejta pronësore dhe obligimet lidhur me to. Nëse
përcaktohet me ligj, komuna a komunat përkatëse, ndërmarrjet në pronësi
shoqërore mund t’i privatizojnë, t’i japin me koncesion ose t’i lëshojnë
me qira.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:24 pm

Neni 161 [Transicioni i Institucioneve]
Me përjashtim të rastet kur Kushtetuta përcakton një transicion tjetër,
të gjitha kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrimet e institucioneve të
përcaktuara me këtë Kushtetutë, do t’u kalojnë menjëherë atyre
institucioneve në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
Kohëzgjatja e mandatit të secilit institucion para hyrjes në fuqi të
kësaj Kushtetute, do të mbetet e paprekur dhe e pandryshuar deri në
skadimin e rregullt, ose deri në zgjedhjet e reja.
Deri ne zgjedhjet e para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute, Kryesia e Kuvendit mbetet me kompetencat e parapara në
mandatin e saj ekzistues. Pas seancës konstituive të Kuvendit të parë
pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e Kuvendit
ristrukturohet në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
Dispozitat e nenit 70.3.(3) nuk do të aplikohen deri në seancën
konstituive të Kuvendit pas zgjedhjeve të para parlamentare pas hyrjes
në fuqi të kësaj Kushtetute.
Deri në formimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, funksionet dhe
përgjegjësitë e tij do të i kryejë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:24 pm

Neni 162 [Hyrja në Fuqi]
Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 15 qershor 2008.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 7 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi