Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:46 pm

Neni 25 [E Drejta për Jetën]
Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:46 pm

Neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal]
Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin:
të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj;
të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin;
të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin;
të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:46 pm

Neni 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]
Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:47 pm

Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar]
Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.
Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e
detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për
personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit
ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur sipas
rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë.
Trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:47 pm

Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]
Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të
privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me
vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:
pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;
për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga
liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të
parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një
periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me
ligj;
për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e
tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;
për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;
për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim.
Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për
arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi
arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme.
Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë
(48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për
paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë
nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që
arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe
të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur
gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka
rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.
Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të
drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës
sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë
për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.
Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të
përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të
ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të
shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të
urdhërohet lirimi i personit.
Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e
këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me
ligj.
Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:47 pm

Neni 30 [Të Drejat e të Akuzuarit]
Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:
të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij;
të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;
të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;
të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;
të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të
dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;
të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:47 pm

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë
para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të
kompetencave publike.
Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm
lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë
penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një
gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana
të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm
përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e
tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare,
interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në
proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje
dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të
ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.
Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm
derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.
Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të
mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për
të siguruar qasjen efektive në drejtësi.
Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke
respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:47 pm

Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]
Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve
gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e
saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në
momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale,
me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së
drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër
njerëzimit.
Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër
sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e
kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i
mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 35 [Liria e Lëvizjes]
Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të
ligjshëm të Kosovës, kanë të drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e
Kosovës dhe të zgjedhin vendbanimin.
Secili person ka të drejtë të largohet nga vendi. Kufizimet e kësaj të
drejte rregullohen me ligj, nëse ato janë të nevojshme për procedurën
ligjore, zbatimin e vendimit të gjykatës ose për të përmbushur obligimin
për mbrojtjen e shtetit.
Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.
Shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova
kundër vullnetit të tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe
marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe.
E drejta e të huajve për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për t’u vendosur në vend, rregullohet me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 36 [E Drejta e Privatësisë]
Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare,
pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë
dhe e komunikimeve të tjera.
Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se
janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në
shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas
shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm.
Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim
të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për
mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për
pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj
veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.
Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e
drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm
përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për
ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e
parashikuar me ligj.
Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet
me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes]
Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin.
Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve.
Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:48 pm

Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]
Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të
pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet
personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë
i një bashkësie ose grupi fetar.
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me
ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të
bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të
kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për
mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave
të personave të tjerë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:49 pm

Neni 39 [Konfesionet Fetare]
Republika e Kosovës siguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet fetare brenda territorit të saj.
Konfesionet fetare janë të lira që të rregullojnë pavarësisht
organizimin e vet të brendshëm, veprimtaritë fetare, si dhe ritet
fetare.
Konfesionet fetare kanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe
institucione bamirëse në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 40 [Liria e Shprehjes]
Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të
drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë
informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.
Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë
është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës
dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose
fetare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike]
Secili person gëzon të drejtën të qasjes në dokumente publike.
Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit
shtetëror, janë publike, me përjashtim të informacioneve që janë të
kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose
të informacioneve të klasifikuara të sigurisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 42 [Liria e Medieve]
Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.
Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e
informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve
kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe
provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore,
kombëtare, etnike ose fetare.
Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të
plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenon të drejtat ose interesat e
saj/tij, në pajtim me ligjin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 43 [Liria e Tubimit]
Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të
drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të
drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me
ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin
publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 44 [Liria e Asociimit]
Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të
drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të
sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë
anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.
Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të
mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund
të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve.
Organizatat ose aktivitetet që kanë për qëllim cenimin e rendit
kushtetues, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ose nxitjen e
urrejtjes racore, kombëtare, etnike a fetare, mund të ndalohen me vendim
gjyqësor të gjykatës kompetente.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]
Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë
vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të
zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.
Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.
Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e
çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar
në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 46 [Mbrojtja e Pronës]
E drejta e pronës është e garantuar.
Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.
Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e
Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj
ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj,
është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose
përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të
menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave
ekspropriohet.
Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit
publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë
ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.
Prona intelektuale mbrohet me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 47 [E Drejta për Arsimin]
Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë.
Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet
publike.
Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta
për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:50 pm

Neni 48 [Liria e Artit dhe e Shkencës]
Liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar.
Liria akademike është e garantuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jan 30, 2011 11:51 pm

Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]
E drejta e punës garantohet.
Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 2 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi