Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:18 pm

Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës]
Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për
Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit
në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.
Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës
së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.
Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i
Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit
të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Forca e Sigurisë e Kosovës është profesioniste, pasqyron
shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës dhe
rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës e emëron Presidenti i
Republikës së Kosovës, në bazë të rekomandimit të Qeverisë. Organizimi i
brendshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës rregullohet me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:18 pm

Neni 127 [Këshilli i Sigurisë i Kosovës]
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me
Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e
sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së
Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me
sigurinë në Republikën e Kosovës.
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri
me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së
Jashtëzakonshme, sikurse është parashikuar me këtë Kushtetutë.
Presidenti i Republikës së Kosovës mund të kërkojë takime të Këshillit
të Sigurisë të Republikës së Kosovës, dhe Këshilli është i obliguar të
bashkërendojë punën e tij ngushtësisht me Presidentin. Këshilli i
Sigurisë i Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtësisht me
autoritetet ndërkombëtare.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës emërohen dhe shkarkohen në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Neni 128 [Policia e Kosovës]
Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit
dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Republikës së Kosovës është profesioniste dhe pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës
së Kosovës me rekomandimin e Qeverisë dhe në pajtim me ligjin.
Organizimi i brendshëm i Policisë së Kosovës, rregullohet me ligj.
Policia e Republikës së Kosovës ka zinxhir të unifikuar komandues në
tërë Republikën e Kosovës, me stacione policore të cilat korrespondojnë
me kufijtë komunalë. Policia e Kosovës lehtëson bashkëpunimin me
autoritetet komunale dhe udhëheqësit e bashkësive përmes themelimit të
Këshillave Lokale, sikur është rregulluar me ligj. Përbërja etnike e
policisë brenda një komune duhet të pasqyron, deri në shkallën më lartë
të mundshme, përbërjen etnike të popullsisë brenda komunës përkatëse.
Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e
kufirit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe
ndërkombëtare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Neni 129 [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë]
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë zbulon, heton dhe mbikqyr kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është profesioniste,politikisht e
paanshme, shumetnike dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Kuvendi në
mënyrën e përcaktuar me ligj.
Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit me
Qeverinë, së bashku emërojnë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe
Inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kualifikimi dhe mandati, rregullohen me ligj.
Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri marrin të njëjtat informacione në lidhje me inteligjencën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Neni 130 [Autoriteti Civil i Aviacionit]
Autoriteti Civil i Aviacionit të Republikës së Kosovës rregullon
veprimtarinë e aviacionit civil në Republikën e Kosovës dhe është ofrues
i shërbimeve të navigacionit ajror, sikur është përcaktuar me ligj.
Autoriteti Civil i Aviacionit bashkëpunon plotësisht me autoritetet relevante ndërkombëtare dhe vendore, të përcaktuara me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Neni 131 [Gjendja e Jashtëzakonshme]
Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur:
ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes;
ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike;
ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.
Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës
nuk suspendohet. Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me
këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak
kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë
Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e
Kuvendit dhe të Komunave nuk mund të ndryshohet. Parimet e tjera për
veprimet e institucioneve publike gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme
rregullohen me ligj, por ato nuk duhet të jenë në shpërputhje me këtë
nen.
Nëse paraqitet nevoja për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes,
Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin,
shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së
Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë
dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për
të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të
japë pëlqimin me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të pranishëm
dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka
forcë as efekt.
Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën
e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e
Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së
Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë Gjendjen e
Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i
Republikës së Kosovës shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton
natyrën e gjendjes së emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat
dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë
pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm
dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka
forcë as efekt.
Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë
rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të
Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse
është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej tridhjetë
(30) ditësh, por jo më shumë se për nëntëdhjetë (90) ditë shtesë
gjithsej.
Kuvendi mund të vendosë kufizime të tilla, sipas nevojës, për sa i
përket kohëzgjatjes dhe shkallës së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kur
Presidenti konstaton se rreziku ndaj Republikës së Kosovës është i
natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që Gjendja e
Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë,
vetëm nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të
Kuvendit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Qeverinë dhe
Kuvendin, mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës,
për të ndihmuar në Gjendjen e Jashtëzakonshme.
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, vetëm gjatë Gjendjes së
Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet
që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme. Gjatë Gjendjes
së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të
drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me
ligj. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i
Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtësisht me Qeverinë,
Kuvendin dhe autoritetet ndërkombëtare.
Ligji përcakton parimet, lëmit dhe mënyrën e kompensimit të dëmeve të
shkaktuara si pasojë e kufizimeve të vendosura gjatë Gjendjes së
Jashtëzakonshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Kapitulli XII (Institucionet e Pavarura)

Neni 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]
Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve
nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të
autoriteteve publike.
Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon
udhëzime e ndërhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e
tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës.
Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim
në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të
Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe
informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:19 pm

Neni 133 [Zyra e Avokatit të Popullit]
Zyra e Avokatit të Popullit është e pavarur, dhe propozon e administron buxhetin e vet, në pajtim me ligj.
Avokati i Popullit ka një (1) ose më shumë zëvendës. Numri, mënyra e
përzgjedhjes dhe mandati i tyre, rregullohen me ligjin për Avokatin e
Popullit. Të paktën një (1) nga zëvendësit e Avokatit të Popullit është
pjesëtar i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:20 pm

Neni 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit]
Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të
të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të
drejtë rizgjedhjeje.
Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së
Kosovës, me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me
eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit dhe zëvendësit e saj/tij nuk mund të jenë anëtarë të
asnjë partie politike, as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a
private profesionale dhe as të marrin pjesë në organizmat drejtues të
organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.
Avokati i Popullit gëzon imunitetin nga ndjekja penale, paditë civile
ose shkarkimi për veprimet ose vendimet që janë brenda fushës së
përgjegjësive të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesën e më shumë se
një të tretës (1/3) së të gjithë deputetëve, dhe në këtë rast Kuvendi
vendos me shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:20 pm

Neni 135 [Raportimi i Avokatit të Popullit]
Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me kërkesën e Kuvendit, Avokati i Popullit duhet të dorëzojë raporte
periodike ose tjera Kuvendit. Me kërkesën e Avokatit të Popullit,
Kuvendi duhet t’ia lejojë që të dëgjohet.
Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë
masa, nëse vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e
organeve të administratës publike dhe organeve të tjera shtetërore.
Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.
Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të
Republikës së Kosovës, përcaktohen me Kushtetutën dhe me ligj.
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me
shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, në bazë të
propozimit të Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kuvendi vendos për shkarkimin e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës
së Kosovës me shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të
tij, në bazë të propozimit të Presidentit ose me nismën e një të tretës
(1/3) së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mandati i Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës është pesë
(5) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 137 [Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës]
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës kontrollon:
veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe lokal;
veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe personave juridikë të
tjerë, tek të cilët Shteti ka një pjesë të aksioneve, ose kur huat,
kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga Shteti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 138 [Raportimi i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës]
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Kuvendit i paraqet:
raport për zbatimin e Buxhetit të Shtetit;
mendimin për raportin e Qeverisë për shpenzimet e vitit financiar të shkuar, para se të miratohet nga Kuvendi;
informacione për rezultatet e kontrolleve, sa herë që kërkohet nga Kuvendi.
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës i paraqet Kuvendit raportin vjetor për veprimtarinë e vet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit,
mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me
procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
Komisioni përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë.
Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e emëron Presidenti i
Republikës së Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të
Gjykatave me jurisdiksion apeli.
Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të
mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të
drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në
Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha
mund të emërojnë anëtarë shtesë. Një (1) anëtarë emërohet nga deputetët e
Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për
komunitetin Serb të Kosovës dhe tre (3) anëtarë nga deputetët e
Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për
komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 140 [Banka Qendrore e Kosovës]
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ushtron kompetencat dhe pushtetin
e vet vetëm në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me instrumentet e tjera
ligjore të zbatueshme.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ushtron edhe detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të saj.
Qeverisja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe procedurat e
zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të
Kosovës rregullohen me ligjin, cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe
autonominë e saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:21 pm

Neni 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve]
Komisioni i Pavarur i Medieve është organ i pavarur që rregullon
spektrin e Frekuencave Transmetuese në Republikën e Kosovës, licencon
transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e
transmetimit si dhe ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara me ligj.
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Medieve zgjedhen sipas ligjit, përmes një procesi transparent.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 142 [Agjencitë e Pavarura]
Agjencitë e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të
krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë
themelimin, funksionimin dhe kompetencat e tyre. Agjencitë e pavarura
funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose
autoritet tjetër në Republikën e Kosovës.
Agjencitë e pavarura kanë buxhetin e tyre, i cili administrohet në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligj.
Secili organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet
legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe
t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të pavarura gjatë ushtrimit të
kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Kapitulli XIII (Dispozitat Përfundimtare)

Neni 143 [Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute:
Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës veprojnë në pajtim me të
gjitha detyrimet e Republikës së Kosovës sipas Propozimit
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars
2007. Ato do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e
tyre.
Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të
Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të
tjera ligjore në Kosovë.
Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës
interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka
papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve
të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të
marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 144 [Amendamentimi]
Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit,
sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe
amendamentime të kësaj Kushtetute.
Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3) të të gjithë
deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara
për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e
Kosovës.
Ndryshimet në këtë Kushtetutë mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi
të ketë adresuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar
në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i
propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në
Kapitullin II të Kushtetutës.
Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 145 [Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të Aplikueshëm]
Marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e tjera për bashkëpunimin
ndërkombëtarë, që janë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen deri atëherë kur ato
marrëveshje ose akte të rinegociohen ose kur të bëhet tërheqja nga to në
pajtueshmëri me kushtet e tyre ose deri atëherë kur ato të zëvendësohen
nga marrëveshje ose akte të reja ndërkombëtare me të cilat mbulohen
fushat e njëjta dhe që janë miratuar në pajtim me këtë Kushtetutë.
Legjislacioni i aplikueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute vazhdon të zbatohet për aq sa të jetë në pajtueshmëri me këtë
Kushtetutë, derisa të mos shfuqizohet, zëvendësohet ose amendamentohet
në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Kapitulli XIV (Dispozitat Kalimtare)

Neni 146 [Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute:
Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil dhe organizatat e akterët e tjerë
ndërkombëtarë të mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, kanë mandatin dhe
kompetencat e përcaktuara me Propozimit Gjithëpërfshirës duke përfshirë
zotësinë juridike si dhe privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara me të.
Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës bashkëpunojnë plotësisht
me Përfaqësuesin Ndërkombëtarë Civil, organizatat dhe akterët tjerë
ndërkombëtarë të mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe ndër të tjera i’u
japin fuqi ligjore vendimeve ose akteve të tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 147 [Autoriteti Përfundimtarë i Përfaqësuesit Ndërkombëtarë Civil]
Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi
Ndërkombëtarë Civil, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është autoriteti
përfundimtarë në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të
Propozimit Gjithëpërfshirës. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk
ka jurisdiksion të rishikojë, të pakësojë ose në ndonjë mënyrë të
kufizojë mandatin, kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara në nenin 146
dhe në këtë nen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 148 [Dispozitat Transicionale për Kuvendin e Kosovës]
Për dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës do
të ketë njëzet (20) vende të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve
që nuk janë shumicë në Kosovë në mënyrën si vijon: Dhjetë (10) vende do
t’u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të
pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb të Kosovë,
dhe dhjetë (10) vende do t’u ndahen komuniteteve të tjera si vijon:
komunitetit Rom një (1) vend; komunitetit Ashkali një (1) vend;
komunitetit Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet
komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin më të madh të
votave të përgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit
Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend. Çdo vend i fituar
përmes zgjedhjeve, do të jetë vend shtesë, përveç dhjetë (10) vendeve të
rezervuara që u ndahen përkatësisht komunitetit Serb të Kosovës dhe
komuniteteve të tjera.
Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, mandati ekzistues në kohën e hyrjes
në fuqi të kësaj Kushtetute do të konsiderohet si mandati i parë
zgjedhor i Kuvendit, në rast se ky mandat zgjat për së paku dy vite nga
dita e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 149 [Miratimi Fillestar i Ligjeve me Interes Vital]
Pavarësisht nga dispozitat e Nenit 81 të kësaj Kushtetute, ligjet me
interes vital të radhitura në atë nen, do të miratohen fillimisht me
shumicën e votave të deputetëve të pranishëm të Kuvendit dhe që votojnë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Feb 03, 2011 6:22 pm

Neni 150 [Procesi i Emërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve]
Shqyrtimi gjithëpërfshirës mbarëkosovar për përshtatshmërinë e të gjithë
kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokurorë në
Kosovë, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj, do të
vazhdojë të bëhet në pajtim me Urdhëresën Administrative 2008/2 dhe nuk
do të ndikohet nga përfundimi i mandatit të UNMIK-ut, ose nga hyrja në
fuqi e kësaj Kushtetute.
Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar
për gjyqtarë dhe prokurorë nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit
të Përgjithshëm, si pjesë e procesit të emërimit, do të vazhdojnë të
shërbejnë në postet e tyre deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të
tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me ligjin.
Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial do t’i paraqesë me shkrim
Këshillit Gjyqësor të Kosovës rekomandimet për kandidatët për emërimin
dhe riemërimin e tyre si gjyqtarë dhe prokurorë, i cili ushtron
pushtetin përfundimtar, që t’ia propozojë Presidentit të Kosovës
kandidatët për emërim dhe riemërim si gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar
nga Presidenti i Kosovës si gjyqtarë dhe prokurorë, sipas propozimit të
Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si pjesë e procesit të emërimit, do të
vazhdojnë të shërbejnë në këto poste deri në skadimin e natyrshëm të
mandatit të tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me
ligjin.
Pavarësisht nga dispozitat e nenit 105 të kësaj Kushtetute, mandati i të
gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që në mënyrë të suksesshme e kalojnë
procesin e emërimit siç është përcaktuar në këtë nen dhe të cilët kanë
ushtruar funksionin së paku dy vjet para emërimit, sipas këtij neni,
është i përhershëm deri në moshën e pensionimit sikurse është përcaktuar
më ligj, përveç nëse shkarkohen në pajtim me ligjin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 6 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi