Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Faqja 3 e 7
Faqja 3 e 7 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 50 [Të Drejtat e Fëmijës]
Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre.
Fëmijët e lindur jashtë martese, kanë të drejta të barabarta me të lindurit në martesë.
Secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi.
Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga
institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të
jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.
Secili fëmijë gëzon të drejtën për raporte të rregullta personale dhe
kontakte të drejtpërdrejta me prindërit e vet, me përjashtim kur
institucioni kompetent përcakton se një gjë e tillë është në kundërshtim
me interesat më të mira të fëmijës.

Neni 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale]
Kujdesi shëndetësor dhe sigurimi social rregullohen me ligj.
Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj.
Kujdesi shëndetësor dhe sigurimi social rregullohen me ligj.
Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 52 [Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor]
Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për secilin.
Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t’i garantuar secilit
mundësinë që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor
ku ajo/ai jeton.
Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes së vendimeve.

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]
Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë
Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë
Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]
Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose
mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj,
si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e
drejtë e tillë është shkelur.
Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose
mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj,
si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e
drejtë e tillë është shkelur.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.
Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund
të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një
shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin
lejohet kufizimi.
Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë
Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të
cilat janë përcaktuar.
Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të
atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe
sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të
drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe
vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet
të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi
me kufizim më të vogël.
Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk
bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.

Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë,
mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas
kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën
rrethanat e dhëna.
Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23,
24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e
lejuar në kurrfarë rrethanash.

Kapitulli III (Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre)
Neni 57 [Parimet e Përgjithshme]
Banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik, gjuhësor
ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së
Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejta të veçanta, të përcaktuara me
këtë Kushtetutë, krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të
përcaktuara në Kapitullin II të kësaj Kushtetute.
Çdo pjesëtar i komunitetit do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht
nëse do të trajtohet ose të mos trajtohet si pjesëtar i komunitetit dhe
nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që ndërlidhen me këtë
zgjedhje, nuk do të rezultojë asnjë diskriminim.
Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që të shprehin, të
avancojnë dhe të zhvillojnë lirisht identitetin dhe atributet e tyre si
komunitet.
Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me vete detyrimet dhe
përgjegjësitë për të vepruar në pajtim me ligjin e Republikës së
Kosovës, dhe nuk i cenon të drejtat e të tjerëve.

Neni 58 [Përgjegjësitë e Shtetit]
Republika e Kosovës siguron kushtet e duhura, të cilat u mundësojnë
komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre që të ruajnë, të mbrojnë dhe të
zhvillojnë identitetin e tyre. Qeveria do të përkrahë veçanërisht nismat
kulturore të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, përfshirë këtu edhe
nëpërmjet ndihmës financiare.
Republika e Kosovës do të promovoj frymën e tolerancës, dialogut dhe do
të mbështesë pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe do të respektoj
standardet e përcaktuara me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës
për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Kartën Evropiane për Gjuhët
Rajonale ose të Pakicave.
Republika e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të
mbrojtur personat të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose
veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit
të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.
Republika e Kosovës, sipas nevojës, do të miratojë masa adekuate për të
promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të
komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike
dhe kulturore. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë vepër e
diskriminimit.
Republika e Kosovës do të promovoj ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe
kulturore të të gjitha komuniteteve, si pjesë përbërëse e trashëgimisë
së Kosovës. Republika e Kosovës do të ketë detyrë të posaçme për të
siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe monumenteve të
rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet.
Republika e Kosovës ndërmerr veprime efektive kundër të gjithë atyre që
pengojnë gëzimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve. Republika
e Kosovës do të përmbahet nga politikat ose praktikat që kanë për
qëllim asimilimin, kundër vullnetit të tyre, të personave që u përkasin
komuniteteve, dhe do t’i mbrojë ata persona nga çfarëdo veprimi që ka
për qëllim një asimilim të tillë.
Republika e Kosovës siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha
komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e
tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë.

Neni 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre]
Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet:
të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë
elementet thelbësore të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën,
traditat dhe kulturën e tyre;
të marrin arsimim publik në të gjitha nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës se Kosovës, sipas zgjidhjes së tyre;
të marrin arsimim publik parafillor, fillor dhe të mesëm, në gjuhën e
tyre, deri në masën e përcaktuar me ligj, ku pragu për themelimin e
paraleleve a shkollave të veçanta për këtë qëllim, do të jetë më i ulët
sesa ai që përcaktohet rëndom për institucionet arsimore;
të themelojnë dhe të menaxhojnë institucionet private të arsimit dhe
trajnimit, për të cilat mund të jepet ndihma financiare publike, në
pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirisht në jetën private dhe publike;
të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në marrëdhëniet e tyre me
autoritetet komunale ose me zyrat lokale të autoriteteve qendrore në
fushat në të cilat ata përfaqësojnë një pjesë të mjaftueshme të
popullatës, në pajtim me ligjin. Shpenzimet e bëra për interpretuesit
ose përkthyesit, do të mbulohen nga autoritetet kompetente;
të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
të regjistrojnë emrat personal në formën e tyre origjinale dhe në
shkrimin e gjuhës së tyre, si dhe emrat e tyre t’i kthejnë në formën
origjinale, nëse u janë ndryshuar me dhunë;
të kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë
topografikë, që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit
shumetnik dhe shumëgjuhësor të zonës përkatëse;
të kenë qasje të garantuar dhe përfaqësim të veçantë në mediet
transmetuese publike si dhe programet në gjuhën e tyre, në pajtim me
ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
të krijojnë dhe të përdorin mediet e tyre vetjake, përfshirë këtu
ofrimin e informacioneve në gjuhën e tyre, ndër të tjera, përmes
gazetave ditore e shërbimeve kabllore, dhe përdorimin e një numri të
rezervuar të frekuencave për mediet elektronike, në pajtim me ligjin dhe
standardet ndërkombëtare. Republika e Kosovës do të marrë të gjitha
masat e nevojshme për sigurimin e një plani ndërkombëtar të frekuencave,
për t’i mundësuar komunitetit Serb në Kosovë qasje në një kanal
televiziv të pavarur, të licencuar në gjuhën Serbe, në mbarë Republikën e
Kosovës;
të gëzojnë kontakte të papenguara ndërmjet tyre përbrenda Republikës së
Kosovës, dhe të themelojnë e të mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me
personat në cilindo shtet, sidomos me ata që kanë të përbashkët
identitetin etnik, kulturor, gjuhësor a fetar, ose trashëgiminë e
përbashkët kulturore, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
të gëzojnë kontakte të papenguara me dhe të marrin pjesë, pa
diskriminim, në aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale, rajonale
dhe ndërkombëtare;
të themelojnë shoqata të kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe
shoqata të studiuesve e shoqata të tjera për shprehjen, avancimin dhe
zhvillimin e identitetit të tyre.

Neni 60 [Këshilli Konsultativ për Komunitete]
Një Këshill Konsultativ për Komunitete vepron nën autoritetin e
Presidentit të Republikës së Kosovës, në të të cilin përfaqësohen të
gjitha komunitetet.
Këshilli Konsultativ për Komunitete përbëhet, përveç të tjerësh, nga përfaqësues të asociacioneve të komuniteteve.
Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshin:
ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë së Kosovës;
mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat
legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për
të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të
përfshihen në projektet dhe programet përkatëse;
çdo përgjegjësi a funksion tjetër, në pajtim me ligjin.

Neni 62 [Përfaqësimi në Organet e Pushtetit Lokal]
Në komunat në të cilat së paku dhjetë për qind (10%) të banorëve u
përkasin komuniteteve, të cilat në ato komuna nuk janë shumicë, posti i
zëvendëskryetarit për komunitete të kuvendit të komunës do të rezervohet
për një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve.
Postin e zëvendëskryetarit do ta mbajë kandidati që i përket popullatës
që nuk është shumicë, që ka marrë shumicën e votave në listën e hapur të
kandidatëve për zgjedhje për kuvendin e komunës.
Zëvendëskryetari për komunitetet, do të promovojë dialog ndërmjet
komuniteteve dhe shërben si pikë formale e kontaktit për adresimin e
brengave dhe interesave të komuniteteve që nuk janë shumicë në takimet e
kuvendit të komunës dhe në punët e saj. Zëvendëskryetari gjithashtu
është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave që parashtrohen nga
komunitetet ose pjesëtarët e tyre, nëse aktet a vendimet e kuvendit të
komunës shkelin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë.
Zëvendëskryetari këto çështje i’a referon kuvendit të komunës, për
rishqyrtimin e aktit a të vendimit të marrë.
Në rast se kuvendi i komunës vendos që të mos rishqyrtojë aktin a
vendimin e vet, ose nëse zëvendëskryetari vlerëson se, edhe pas
rishqyrtimit rezultati përbën shkelje të të drejtave të garantuara me
Kushtetutë, ai/ajo mund të parashtrojë çështjen drejtpërdrejt në
Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse do të pranojë ta
shqyrtojë rastin përkatës.
Në këto komuna përfaqësimi në organin ekzekutiv për komunitetet që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës është i garantuar.

Kapitulli IV (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
Neni 63 [Parimet e Përgjithshme]
Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Neni 63 [Parimet e Përgjithshme]
Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 64 [Struktura e Kuvendit]
Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të
fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të
gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të
pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej
tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.
Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120)
vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovës, si vijon:
partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët
janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e
vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë
(10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më
i vogël se dhjetë (10);

janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të
kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e
vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend;
komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe
një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose
Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti
Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti
Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet
është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.

Neni 65 [Kompetencat e Kuvendit]
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;
vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të
gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për
përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;
shpall referendum, në pajtim me ligjin;
ratifikon traktatet ndërkombëtare;
miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës;
zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit;
zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në pajtim me këtë Kushtetutë;
zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;
mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të
cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;
zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë;
propozon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;
mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë;
jep pëlqimin për dekretin e Presidentit mbi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme;
vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.

Neni 66 [Zgjedhja dhe Mandati]
Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e
seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e
shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë
para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së
Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.
Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit.
Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të
thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit.
Mandati i Kuvendit të Kosovës mund të vazhdohet vetëm në raste të
Gjendjes së Jashtëzakonshme për masa emergjente të mbrojtjes ose në rast
të rrezikut ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike të Republikës
së Kosovës, dhe vetëm për aq sa zgjat Gjendja e Jashtëzakonshme, siç
është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
Kushtet, zonat dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj.

Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]
Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë.
Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe
zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha
parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit.
Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në
Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që
mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe
tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të
rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.
Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej
dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është
përgjegjëse për funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e
përcaktuar me Rregulloren e Punës të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit:
përfaqëson Kuvendin;
përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat;
nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;
ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores së Punës të Kuvendit.
Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zëvendëson njëri nga nënkryetarët.

Neni 68 [Seancat]
Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës janë publike.
Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës mund të jenë të mbyllura me kërkesën e
Presidentit të Republikës së Kosovës, të Kryeministrit ose të një të
tretës (1/3) së deputetëve, në rastet e përcaktuara me Rregulloren e
Punës të Kuvendit. Vendimi miratohet në mënyrë të hapur e transparente
dhe kërkon votën e dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të
pranishëm dhe që votojnë.

Neni 69 [Orari i Seancave dhe Kuorumi]
Kuvendi i Kosovës punimet vjetore i zhvillon në dy sesione.
Sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar, kurse sesioni vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator.
Kuvendi ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të
Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të një të tretës (1/3)
të deputetëve.

Neni 70 [Mandati i Deputetëve]
Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati
detyrues.
Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes.
Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse:
nuk bën betimin;
jep dorëheqjen;
emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës;
përfundon mandati i Kuvendit;
mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i Kosovës mund të vendosë ndryshe;
dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim;
ajo/ai vdes.
Vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë, në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligjin.

Neni 71 [Kualifikimet dhe Barazia Gjinore]
Secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë (18)
vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat
për deputet.
Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj parimet e barazisë
gjinore të cilat janë të pranuara në pajtim me parimet ndërkombëtare.
Secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë (18)
vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat
për deputet.
Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj parimet e barazisë
gjinore të cilat janë të pranuara në pajtim me parimet ndërkombëtare.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 72 [Papajtueshmëria]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv
në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike,
dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është
përcaktuar me ligj.

Neni 73 [Pamundësia e Kandidimit]
Nuk mund të kandidohen dhe as të zgjidhen deputetë të Kuvendit, pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre:
gjyqtarët dhe prokurorët;
pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës;
pjesëtarët e Policisë së Kosovës;
pjesëtarët e Doganave të Kosovës;
pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
udhëheqësit e agjencive të pavarura;
përfaqësuesit diplomatikë;
kryetarët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nuk mund të kandidohen për deputetë personat e privuar nga zotësia juridike për të vepruar, me vendim përfundimtar të gjykatës.
Kryetarët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët mbajnë përgjegjësi ekzekutive
në nivel komune, nuk mund të zgjidhen si deputetë të Kuvendit pa hequr
dorë paraprakisht nga detyra e tyre.

Neni 74 [Ushtrimi i Funksionit]
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin
më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë,
ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin
më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë,
ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit.
Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula
Neni 75 [Imuniteti]
Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile
ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të
përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon
ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra
jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa
është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e
shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Similar topics
» Kushtetuta e Shqipërisë!
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Rona i kthehet Kosovës
Faqja 3 e 7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi