Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shqipërisë!

Faqja 5 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 100
Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.
Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.
Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.
Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 101
Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e
tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen
e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë
Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur.
Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga
Kuvendi brenda 45 ditëve.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 102
Kryeministri:
përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;
koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to;
siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave;
bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave
dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit;
kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje.
Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave.
Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.
Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme
shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në
kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra
dhe udhëzime.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 103
Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as
të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 104
Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga
shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve,
zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron
Kryeministrin e ri.
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 105
Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputëteve
miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi,
brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast
Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:45 pm

Neni 106
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:46 pm

Neni 107
Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të popullit.
Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.
Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:46 pm

Neni 108
Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët
ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të
ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Ato kryejnë të
gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u
jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.
Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre
përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për
zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj në përputhje edhe
me nenin 151 paragrafi 2.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:46 pm

Neni 109
Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë
këshillat, të cilët zgjidhen çdo tre vjet me zgjedhje të përgjithshme,
të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.
Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili
zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në
paragrafin 1 të këtij neni.
Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose
komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në
territorin e njësisë vendore përkatëse.
Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të formojnë
bashkime dhe institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin për
përfaqësimin e interesave të tyre, të bashkëpunojnë me njësitë vendore
të vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen në organizatat ndërkombëtare
të pushteteve vendore.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:46 pm

Neni 110
Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje
tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkët.
Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore.
Organi përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashkitë dhe
komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me
popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e
komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit të qarkut.
Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër
këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës.
Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:46 pm

Neni 111
Njësitë e qeverisjes vendore janë persona juridikë.
Njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të pavarur, i cili krijohet në mënyrën e parashikuar me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Neni 112
Njësive të qeverisjes vendore mund t’u delegohen me ligj kompetenca të
administratës shtetërore. Shpenzimet që kryhen për ushtrimin e
delegimit, përballohen nga shteti.
Organeve të qeverisjes vendore mund t’u vihen detyrime vetëm në
përputhje me ligjin ose sipas marrëveshjeve që ato lidhin. Shpenzimet që
lidhen me detyrimet që u vihen me ligj organeve të qeverisjes vendore
përballohen nga buxheti i shtetit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Neni 113
Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:
rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre;
ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të
ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari
ekonomike;
kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre;
kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre;
caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin;
krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorë të nderit;
ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të caktuara me ligj.
Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra.
Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Neni 114
Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Neni 115
Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të
shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të
rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën
Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të
Ministrave pezullohet.
Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose
në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga
Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve
në njësinë vendore përkatëse.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Pjesa e shtatë (Aktet normative dhe Marrëveshjet ndërkombëtare)

Neni 116
Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë:
Kushtetuta;
marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;
ligjet;
aktet normative të Këshillit të Ministrave.
Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe.
Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të
institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e
Republikës së Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit të tyre.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:47 pm

Neni 117
Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të
institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen
në Fletoren Zyrtare.
Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj.
Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen
sipas procedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja dhe botimi i
marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare bëhet sipas ligjit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:48 pm

Neni 118
Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë.
Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë
organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë
të të cilave nxirren këto akte.
Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç
specifikohet në paragrafin 2 të këtij neni, nuk mund t’ia delegojë
kompetencën e tij një organi tjetër.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:48 pm

Neni 119
Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të ministrive e të institucioneve
të tjera qendrore, si dhe urdhrat e Kryeministrit, të ministrave e të
drejtuesve të institucioneve qendrore kanë karakter të brendshëm dhe
janë të detyrueshme vetëm për njësitë administrative që varen prej tyre.
Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë
për të marrë vendime në lidhje me individët dhe subjektet e tjera.
Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dhe për zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të përgjithshme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:48 pm

Neni 120
Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike vendore parashikohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:48 pm

Neni 121
Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e
Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:
territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake
të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në Kushtetutë;
anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare;
marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë;
miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.
Kuvendi, me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe
marrëveshje të tjera ndërkombëtare që nuk parashikohen në paragrafin 1
të këtij neni.
Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave
nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.
Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Neni 122
Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të
brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së
Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur
nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një
ligji. Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me
shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të
marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me të njëjtën shumicë.
Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.
Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast
konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga
Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet
shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej asaj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Neni 123
Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u
delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të
caktuara.
Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç
parashikohet në paragrafin 1 të këtij neni, miratohet me shumicën e të
gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një marrëveshjeje të tillë të bëhet me referendum.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga SerGio Fri Dec 03, 2010 1:49 pm

Pjesa e tetë (Gjykata Kushtetuese)

Neni 124
Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shqipërisë! - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Shqipërisë!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi