Kushtetuta e Shqipërisë!
Faqja 3 e 8
Faqja 3 e 8 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
Re: Kushtetuta e Shqipërisë!
Neni 50
Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës.

SerGio- Anëtarë i ri
Re: Kushtetuta e Shqipërisë!
Neni 51
E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.
Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.

Neni 52
Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj.
Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe
kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e
parashikuara me ligj.

Neni 53
Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje.
Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.
Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.

Neni 54
Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti.
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi,
shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale
për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të
rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.

Neni 55
Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti.
Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj.

Neni 56
Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

Neni 57
Kushdo ka të drejtën për arsimim.
Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj.
Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë.
Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.
Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas.
Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të
gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit.
Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.

Neni 58
Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si
dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë.
E drejta e autorit mbrohet me ligj.

Neni 59
Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe
në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;
plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim;
standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;
arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë;
një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;
shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të
tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;
përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;
zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive ripërtëritëse;
riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në
shoqëri të të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të
tyre të jetesës;
mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.
Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në
gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet
realizimi i këtyre objektivave.

Neni 60
Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të
individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të
organeve të administratës publike.
Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij.
Avokati i Popullit ka buxhet të veçantë, të cilin e administron vetë. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.

Neni 61
Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të
Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë,
me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut
dhe të ligjit.
Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, nuk
mund të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale
dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore,
ekonomike dhe tregtare.

Neni 62
Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar të jo më pak se një së tretës së deputetëve.
Në këtë rast Kuvendi vendos me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.

Neni 63
Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit.
Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i kërkohet prej këtij,
si dhe mund t’i kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje që ai i çmon të
rëndësishme.
Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë
masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga
administrata publike.
Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit
të Popullit të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij.

Pjesa e tretë (Kuvendi)
Neni 64
Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt
në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë
zgjidhen nga listat shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të
partive sipas renditjes në to.
Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni
partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të
marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.
Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe koalicionet e partive që
marrin më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin në
raundin e parë të zgjedhjeve, nuk përfitojnë nga listat shumemërore
përkatëse.

Neni 65
Kuvendi zgjidhet për katër vjet.
Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të
mandatit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
Në këtë ndërkohë Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje ose të marrë vendime,
me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

Neni 66
Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa
vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.

Neni 67
Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i
Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.
Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë,
Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të
parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 68
Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.
Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe
zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe
kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për
zgjedhjet.

Neni 69
Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:
gjyqtarët, prokurorët;
ushtarakët e shërbimit aktiv;
punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
përfaqësuesit diplomatikë;
kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.
Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.

Neni 70
Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues.
Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër
shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e
tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.
Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga
pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të
këtyre.
Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të
Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për
dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton
papajtueshmërinë.

Neni 71
Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
kur ai nuk bën betimin;
kur heq dorë nga mandati;
kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
kur mbaron mandati i Kuvendit;
kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Neni 72
Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

Neni 73
Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për
votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e
shpifjes.
Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.
Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në
kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në
këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili,
kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.

Neni 74
Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon
të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të
shtatorit.
Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga
Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të
gjithë deputetëve.
Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi dite të përcaktuar.

Similar topics
» Kushtetuta e Kosovës/Preambula
» Historia e Shqiperise
» Historia e Shqipërisë - Arbëria
» Historia e Shqipërisë - Pellazgët
» Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak
» Historia e Shqiperise
» Historia e Shqipërisë - Arbëria
» Historia e Shqipërisë - Pellazgët
» Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak
Faqja 3 e 8
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi