Biznesmeni kosovar: Lashë Emmy-n, se zura të dashur të re
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Biznesmeni kosovar: Lashë Emmy-n, se zura të dashur të re
Aziz Kelmendi, biznesmeni kosovar rrëfeu dje në gjykatën e Tiranës konfliktin me ish-të dashurën e tij, këngëtaren Elsina Hidërshai me emrin e artit Emmy, që ndërroi jetë në spital, pasi i pandehuri dyshohet ta ketë goditur qëllimisht me makinën e tij për ta vrarë. Biznesmeni, pronar i një sërë hotelesh dhe lokalesh në Kosovë, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. Për prokurorinë, ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por biznesmeni e ka goditur qëllimisht 21-vjeçaren për ta vrarë. “Me Emmy-n kam pasur një lidhje dyvjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal “Venue”, ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t’i lënë një porosi.
Me vete kisha të dashurën tjetër. Jam larguar pasi doja të evitoja sherrin mes Emmy-it dhe të dashurës sime…kam dalë tek parkingu dhe kam hipur në makinë. Aty ka mbërritur Emmy dhe ka nisur të debatojë.
Për të evituar zënkat, kam mbyllur xhamin e makinës dhe jam larguar. Nuk e kam vënë re që këngëtarja ishte kapur te makina dhe është përplasur..”, theksoi biznesmeni, rrefimi i te cilit publikohet sot ne te perditshmen ”Gazeta Shqiptare”.
Pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve, gjykata vendosi të lërë në burg biznesmenin Kelmendi, të paktën deri në një vendim të dytë nga Apeli.
Elsina Hidërshai nga Skrapari, e cila u bë e njohur vitet e fundit pasi ka nxjerrë në treg disa këngë, gjeti vdekjen diten e hene, pas afro 48 orësh në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Similar topics
» Shpati me të dashur misterioze
» Ardiani: Krenar që jam kosovar
» Një i dashur posesiv për Zana Krasniqin
» Vdes këngëtarja Emmy
» Elvana këngë për Emmy-n
» Ardiani: Krenar që jam kosovar
» Një i dashur posesiv për Zana Krasniqin
» Vdes këngëtarja Emmy
» Elvana këngë për Emmy-n
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi