Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Elvana këngë për Emmy-n   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Elvana këngë për Emmy-n   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvana këngë për Emmy-n

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Elvana këngë për Emmy-n   Empty Elvana këngë për Emmy-n

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:35 pm

Elvana Gjata, e cila për herë të parë konkurron në festivalin “Top Fest” me këngën e saj “Me Ty”, në një intervistë për mediat shqiptare ka treguar se kjo këngë i dedikohet këngëtares së ndjerë Emmy. Edhe pse nuk kishte shumë miqësi me këngëtaren e ndjerë ajo ishte pikëlluar shumë nga ngjarja dhe kishte vendosur së bashku me kompozitorin Flori të bëjnë një këngë për të. “Po, ka një histori të dhimbshme që mbërtheu dhe trishtoi të gjithë ambientin e artistëve dhe kjo është humbja e parakohshme e jetës së Emmy-t. Ndodhi që unë dhe Flori po përgatisnim këtë këngë, pikërisht ato ditë kur Emmy u largua përgjithmonë. Ne, ashtu të tronditur siç ishim, futeshim në studio për të punuar dhe mendja na rrinte vetëm tek Emmy. Edhe pse nuk kisha ndonjë miqësi me Emmy-n, e kisha takuar vetëm një herë, na pikëlloi shumë ajo tragjedi. Kështu, fare pa kuptuar, kur filluam të shkruajmë tekstin, fjalët na dolën si dedikim për Emmy”, ka thënë Elvana.

Kënga e Elvanës është duke u konsideruar favorite për çmimin e parë. Reperi Noizy ka deklaruar se ka hequr dorë nga pjesëmarrja e tij në këtë festival për arsye se pikërisht ajo që do ta merr çmimin e parë është Elvana Gjata.

“Uroj që parashikimi i tij të jetë një ogur i mirë për mua, megjithëse konkurrenca është tepër e fortë. ‘Top Festi’ ka vërtetuar ndër vite se çmimi i parë ka qenë tërësisht një zgjedhje e publikut. Tashmë është bërë rutinë që të aludohet para festivaleve për fitues hipotetikë. Mbase pjesëmarrja ime për herë të parë pas tetë edicionesh, ka bërë përshtypje”, është shprehur Elvana.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi