Pasuria e Emmy-it u kalon prindërve
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Pasuria e Emmy-it u kalon prindërve
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që la pas vdekjes Elsina Hidersha, këngëtarja 21-vjeçare e njohur si “Emmy”, do t’i trashëgohet dy prindërve të saj. Trashëgimtarët e kën-gëtares që ndërroi jetë pak orë pasi u aksidentua rëndë mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti në Tiranë, u përcaktuan nga një vendim gjyqësor i Gjykatës së Tiranës. Gjykata shqyrtoi kërkesën e babait të këngëtares, shtetasit K.Hidersha për “lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë për të ndjerën Elsina Hidersha”. Pasi shqyrtoi kërkesën, gjykata çmoi se ajo ishte “e drejtë, e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet të pranohej. Këngëtarja 21-vjeçare e njohur si “Emmy”, ndërroi jetë pak orë pasi u aksidentua rëndë mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti në Tiranë. Ajo u tërhoq për disa metra nga një automjet që drejtohej nga biznesmeni nga Kosova Azis Kelmendi, aktualisht i paraburgosur për llogari të hetimit të kësaj ngjarjeje, raportoi media në Tiranë.
Similar topics
» Stresi kalon në menaxhimin e Florit
» Zanfina Ismajli kalon natën në autostradë
» Vdes këngëtarja Emmy
» Elvana këngë për Emmy-n
» Biznesmeni kosovar: Lashë Emmy-n, se zura të dashur të re
» Zanfina Ismajli kalon natën në autostradë
» Vdes këngëtarja Emmy
» Elvana këngë për Emmy-n
» Biznesmeni kosovar: Lashë Emmy-n, se zura të dashur të re
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi