Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të vërtetat e fshehura

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“ORGANIZATSYA”

Kjo organizatë, e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në 3 nivele: Grupe të vogla të përbëra nga 10 deri në 15 persona, të pavarur në mënyrë direkte nga krerët e mafies, brigadat e mëdha që përbëhen nga 200 deri në 300 persona, të cilët drejtojnë grupet e vogla dhe të ashtuquajturit “vjedhësit e ligjit”, që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë se shumica janë avokatë, mjekë, inxhinierë dhe politikanë, ata janë të aftë të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret më shumë me trafik droge dhe armësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“NEOMENKLATURNAJA”

Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtarie bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, shpesh në bashkëpunim me mafien e organizuar edhe jashtë Rusisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“YAKUTSA”

Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit. Në të tre këto ceremoni protagonistët janë oyabun, (kapo), kobun, (vartësit).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:30 am

“COSA NOSTRA” amerikane

U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:21 pm

SOLMCEVO”

Është një organizatë mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht në Hungari, Republikën Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe në shumë vende të tjera të Azisë së Jugut. Është një organizatë që për nga ashpërsia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armësh, qeniesh njerëzore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e heroinës që vjen nga “Trekëndëshi i Artë” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmëhëna e Artë” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-BS-së, Evropës dhe SHBA-së.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“MOGILEVIC”

Organizata “Mogilevic” është grupimi më i fortë i mafies në Hungari, Budapesti është baza operative e kësaj organizate. Rrjeti i saj është i shtrirë në Ukrainë, Republikën Çeke, Izrael, SHBA, Karaibe, etj. Kjo organizatë mafioze, e cila ka ndikim ruso-aziatik ka perfeksionuar metodat për riciklimin e kapitaleve të paligjshme dhe është në avangardë në përdorimin e transportit të naftës, metaleve joferrikë dhe materialeve strategjike, në operacionet për pastrimin e parave “të pista”, jo vetëm të tyre, por edhe të organizatave të mëdha kriminale ndërkombëtare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“IVAN KOV”

Është një organizatë tipike mafioze ruse, por që funksionon më tepër jashtë kufijve të Rusisë, madje shumë larg. Organizata “Ivan Kov” e ka shtrirë rrjetin e saj kryesisht në SHBA dhe Karaibe. Kjo organizatë ka instaluar baza operative për trafikimin e heroinës nga Hong Kongu, Singapori dhe Bangkoku, ku bashkëpunon me “Triadë”-n kineze. Heroina transportohet nëpërmjet ajrit nëpër Lindjen e Largët, në Azinë Qendrore dhe kështu, me tokë, përmes Pakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe, vijon në Moskë, San Peterburg, nga ku malli niset me maune për në Evropën Perëndimore dhe me avion në SHBA.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“XXI SECOLO”

Është një organizatë mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje të forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizatë vazhdon të shtrijë praninë e saj ende jashtë kufijve të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijve të vetë CSI-së, në tregun e ligjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Evropë Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evropë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afërt dhe e Largët. Kriminaliteti i kësaj organizate është tashmë në gjendje të konkurrojë ose të bashkëpunojë në barazi të plotë me organizatat kriminale ndërkombëtare më të fuqishme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“CERNOJ”

Është organizata mafioze ruse më e frikshme e gjithë Evropës. Ajo funksionon në Britaninë e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo e deri në SHBA. Trafiku i fëmijëve është specialiteti i kësaj organizate, por jo më pak janë edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse janë dërguar me
dokumente të falsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore për t’u përdorur për transplant organesh. Ky është specialiteti, por jo më pak i rëndësishëm është trafiku i armëve dhe drogës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“TRIAD”

Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Por megjithëse kjo organizatë ka shekuj që është krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur në vitin 1911, kur është kryer edhe vrasja e parë nga anëtarët e saj. Është po aq e frikshme sa mafia perëndimore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“CARTEL”

Është cilësuar si organizata më e fuqishme në trafikun e kokainës. Kjo organizatë mafioze është formuar në vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell në Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janë rrjeti më i fuqishëm i transportit të kokainës jugamerikane, të destinuar për tregun evropian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranziti. Kohët e fundit është vënë re se me këtë organizatë të fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndërsa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numër një e substancave narkotike, tashmë po konkurrohet nga Rusia.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“IZMAJLOVO”

Në mafien ruse nuk mungojnë shembujt të lidhjes së ngushtë ndërmjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, të zbuluara nga hetimet ligjore. I tillë është rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, i akuzuar se ka favorizuar shoqërinë e naftës “Balkan Trading”. Do të mund të përmendej edhe lidhjet ndërmjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vëllezërit Cernoj (me të cilët Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Shërbimit të Sigurimit Presidencial, tashmë të cituarin Fondacioni Kombëtar i Sportit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

“MAZUTKINO”

Është një organizatë ruso-aziatike që merret kryesisht me trafikun e armëve, drogës, gurëve të çmuar dhe qenieve njerëzore. Rrjeti i saj është i shtrirë në Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorët konkurrues dhe frenues të mafies ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e heroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së hashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionë hektarë të mbjella me hashash, që kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:22 pm

"RUDAJ"

Aleks Rudaj është kreu i një bande shqiptare që jeto në Bronx të New Yorkut. Banda e tij njihej sidomos në fushën e manipulimit të basteve. Banda u krijua rreth vitit 1993 dhe fuqia e saj arrin kulmin në fillimin e viteve 2000. Sipas hetuesve amerikanë, veprimtaria e tyre ka filluar në distriktin e Bronxit dhe më pas është zgjeruar edhe në të tjerët. Një nga karakteristikat e kësaj organizate, ishte fakti që ajo ishte e dhunshme. Sipas hetuesve, ajo arriti të pushtonte disa zona dhe t´i vinte ato nën kontroll, vetëm në saj të dhunës që ushtronte ndaj personave që ngrinin kokë kundër saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:23 pm

FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA

U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”, si dhe një sasi prej 9.5 kilogramë heroinë, dhe 10 milionë dollarë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:23 pm

“MAFIA E ZEZË”, FILADELFIA

Në vitet 1980 disa të rinj të afërm me njëri-tjetrin krijojnë grupin “Mafia e të rinjve zezakë”. Ajo kontrollonte gangsterët xhamajkanë, të cilët kishin kontrollin e trafikut të kokainës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj si më të vjetrit, ata ishin tmerrësisht të dhunshëm dhe të mësuar me frikësimin e dëshmitarëve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur në Pensilvani. Pjesa tjetër që ngeli e “Mafias së zezë” shpesh bashkëpunonte me mafian italiane të Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kanë qenë të dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikërisht trafiku i drogës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:23 pm

MAFIA TURKE

Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:23 pm

“HARLEM”

Shumë pak dihet për bandën e famshme të Harlemit, që operonte në New York. Pothuajse e gjithë organizata kriminale e Harlemti gjatë kohës së depresionit të madh, kontrollohej nga italianët, çifutët dhe gangsterët irlandezë. Ata patën lirinë për shkak të gjendjes ekonomike të krijuar në ato vite. Aktiviteti i saj ishte në kumar, prostitucion dhe drogë. Harlemi ishte një lagje e New Yourkut, dhe në atë periudhë ka qenë ndoshta më aktivja, kudo në rrugë gjeje gangstera, të cilët kishin vendosur ngado rregullat e tyre. Harlemi pati rëndësinë e vetë në kohën kur u krijua, dhe kumari ka qenë aktiviteti i saj më i shpeshtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:23 pm

“MAFIA IRLANDEZE”

Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, New Yorl, Çikago, New Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:24 pm

Njëqind datat më të rëndësishme të shekullit XX !

Lajmet nuk janë “ushqim i përditshëm” i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë nevojë. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja.

Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar? Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj.

Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet më të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën.

Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kenned
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:24 pm

1912: Mbytet anija “Titanic”

Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhja e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:24 pm

1928: Zbulohet penicilina

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:24 pm

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:24 pm

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima

Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1953: Zbulohet struktura e ADN-së

Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhet e zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 4 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi