Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të vërtetat e fshehura

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

8. Grabitja e trenit, 1963

15 hajdutë, të cilët grabitën mallra me një vleftë prej 7 milionë dollarësh në trenin ndërmjet Glasgout dhe Londrës, u cilësuan si heronj nga populli. Ky rast ka mbetur në mendjen e njerëzve për shkak të aventurave të mëtejshme të njërit prej anëtarëve të bandës, Ronnie Biggs. Arratisja e tij prej burgu dhe shmangia që arriti t’i bënte drejtësisë për shumë vite ishin objekt i vazhdueshëm i gazetave britanike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

9. Richard Speck, 1966

Një i armatosur hyn në një konvikt vajzash në Çikago dhe i vret të gjitha një e nga një. Keqbërësi, Richard Speck kishte një tatuazh në krah, ku shkruhej “I lindur për të ngjallur ferrin”. E gjithë kjo masakër ndodhi në Çikago, natën e 14 korrikut, 1966. I dënuar me njëqind vite heqje lirie, Speck vdiq në vitin 1991. Askush nuk e tërhoqi trupin e tij, i cili u dogj dhe hiri u shpërnda nga era.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

10. Vrasjet “Tate-Labianca”, 1969

Një bandë prej katër vetash vranë në mënyrë brutale aktoren Sharon Tate, e martuar me Roman Polanskin, katër miq të saj dhe djalin e kopshtarit. Një ditë më pas në të njëjtën mënyrë kjo bandë vrau dhe menaxherin e supermarketëve “Leno LeBianaca” dhe gruan e tij. Autoritet arrestuan pas pesë muajsh Charles Manson dhe të ashtuquajturën “Familja”. Bëhej fjalë për një kult të frikshëm që kontrollonte mëndjen e anëtarëve dhe vriste këdo që i dukej si kërcënim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

11. Rrëmbimi i Patty Hearst, 1974

Patricia Hearst ishte mbesa e manjatit të gazetave, William Randolph Hearst, frymëzimi për filmin therës të Orson Well, “Citizen Kane”. Trashëgimtarja 19-vjeçare u rrëmbye nga një grup revolucionarësh, por një muaj më vonë ajo u shfaq në kamera teksa u ndihmonte atyre në vjedhjen e një banke. Ajo kreu vetëm 22 muaj burgim me urdhër të presidentit të atëhershëm Jimmy Carter.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

12. Djali i Semit, 1977

Vrasësi “Djali i Semit” sulmoi një çift, duke vrarë fillimisht vajzën, e më pas duke verbuar partnerin e saj. Policia zbuloi se bëhej fjalë për një 24-vjeçar, i cili kishte vrarë gjashtë persona të tjerë e plagosur shtatë. Vrasësi e quante veten “Djali i Semit” në letrat e tij, të cilat flisnin për “Babain Sam” si një njeri që pinte gjak. “Djali i Semit” u shpreh se ekzekutonte urdhrat e djallit, kur ra në duart e policisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

13. John Wayane Gacy, 1978

Policia në dhjetor të vitit 1978 zbuloi poshtë garazhit të John Wayane Gacy, i cili vishej si kloun për të zbavitur fëmijët, 28 kufoma djemsh e vajzash të reja. Gacy tha se ishin dhe katër fëmijë të tjerë, të cilët i kishte hedhur në lumë. Në fund të vitit policia e kishte kthyer përmbys shtëpinë e tij duke kryer kërkime. Jurisë nuk iu desh më shumë se një orë për të arritur në një vendim të përbashkët, që ishte ai me vdekje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

14. Ted Bundy, 1978

I pashëm, me kulturë dhe tërheqës, Ted Bundy i mbyste viktimat e tij, u priste kokën dhe flinte me kufomat deri sa ato fillonin e mbanin erë. Ai u dënua në vitin 1989 me vdekje, në Florida, pasi kishte rrëfyer se kishte kryer 30 vrasje. Një teori ishte se ai e kishte kryer vrasjen e parë në moshën 14-vjeçare, por Bundy, i cili ishte diplomuar për drejtësi, nuk e pohoi kurrë një fakt të tillë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:24 am

15. Grabitja më e madhe e artit, 1990

Në vitin 1990 dy burra të veshur si policë hynë në muzeun e Bostonit, ku vodhën vepra arti me vleftë 300 milionë dollarë. Ajo konsiderohet si vjedhja më e madhe e veprave të artit në SHBA dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur akoma. Në 17 vitet që kanë kaluar që nga nata e vjedhjes së madhe pikturat zor se janë parë gjëkundi, duke qenë se ato nuk mund të shiten në treg të hapur dhe as nuk mund të ekspozohen gjëkundi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

16. Jeffery Dahmer, 1991

Mbiemri i tij është sinonim i “përbindëshit”. Kishte mani të burgoste të rinj në shtëpi. Edhe pse shumë prej pengjeve janë përpjekur të largohen, pa rezultat. Ai ruante pjesë të trupave të viktimave në vaskë dhe më pas i hante ato. Krimet e tij ngjallën frikë dhe dyshime në lidhje me kanibalizmin, seksualitetin, klasën shoqërore dhe racën. Ai u dënua 100 vite burg, por u vra nga shoku i qelisë në vitin ‘94.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

17. Çështja O.J. Simpson, 1994

I dyshuar për vrasjen e Nicole Brown dhe Ron Goldman më 12 qershor, 1994. Në gjygjin e parë është shfajësuar, në gjygjin e dytë çështja është pezulluar. Askush nuk është shpallur fajtor për vrasjen e tmerrshme hollivudiane. Çështja kthehet në vëmendjen e mediave sa herë O.J.Simpson vendos se është momenti që ai të jetë sërish në qendër të vëmendjes duke publikuar libra kujtimesh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

18. Kolapsi i bandës “Baring”, 1995

“Baring ishte banka më e vjetër e investimeve në Britani, dhe mes klientëve kishte dhe vetë mbretëreshën. Ajo punësoi të rinj, mes tyre ishte dhe Nick Leeson, i cili investoi në tregun japonez, duke humbur 1 miliardë dollarë. Sigurisht që banka falimentoi në mars të atij viti dhe u ble nga kompania financiare holandeze “ING” për një pound britanik. Leeson u arratis, por u ekstradua më vonë nga Singapori ku qëndroi gjashtë vite e gjysëm në burg për mashtrim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

19. Vrasja me bomba nga posta, 1996

Tek Kazynski vrau tre njerëz dhe plagosi 22 me bombat që dërgonte me postë. Ai arriti të fusë një bombë në linjën ajrore amerikane “American Airlines Flight” në fluturimin nga Çikago në Uashington D.C. Bomba shpërtheu, por nuk shkaktoi dëme të mëdha sepse në të kundërt avioni “Boeing 747” mund të ishte përballur me një tragjedi. Historia e krijuesit të bombave mori fund, kur vëllai i tij e dorëzoi tek autoritetet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

20. Vrasja e Jonbenet Ramsey, 1996

Jonbenet, 6-vjeçarja konkurrente në konkursin e bukurisë u vra ditën e Krishtlindjeve dhe deri më sot asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, me gjithë rrëfimin e mësuesit John Mark Karr. Për vite me radhë, vëzhgues të segmenteve të gjera në publik, kanë pohuar dyshimet se familja e pasur JonBenet kishte lidhje në një mënyrë a tjetër me vdekjen e vogëlushes, veçanërisht nëna e saj Patsy. Këto dyshime s’janë vërtetuar asnjëherë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

21. Vrasja e Giani Versace-s, 1997

Andrew Cunanan kishte planifikuar të vriste pesë persona në tre muaj. Dy të parët ishin dy ish-të dashurit e tij. Më pas ai vrau stilistin e famshëm Giani Versace në Majami. Nga ato që dihen, Cunanan-it i pëlqente të shpenzonte para që nuk ishin të tijat dhe të drogohej. Pas vrasjeve, 27-vjeçari homoseksual me AIDS vrau veten në një barkë të braktisur dy milje nga vendngjarja e krimit të fundit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

22. Dashuria e ndaluar e Mary Kay Letourneau, 1998

Çfarë i ndodh një gruaje kur gjen dashurinë e jetës dhe zbulon se është vetëm një fëmijë? Por kur gruaja është mësuesja e tij? Mësuesja amerikane Mary Kay Letourneau njohu Vili Fualaau, kur ishte mësuesja e tij e klasës së dytë. Sidoqoftë, ajo nuk iu afrua atij deri sa Fualaau arriti në klasë të gjashtë. Nënë e katër fëmijëve, ajo mbeti shtatzënë dhe me nxënësin e saj minoren e gjithashtu përfundoi në burg për përdhunim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:25 am

23. Masakra e gjimnazit “Columbine”, 1999

Sulmet në shkolla ishin problem para 20 prillit 1999, por Dylan Klebold dhe Eric Harris duhet të kryenin sulmin e tyre në gjimnazin, ku ishin dhe nxënës. Ata vranë 12 nxënës dhe plagosën 24. Më në fund vranë veten në një dramë që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizor. Numri i të vrarëve nuk ishte 250, aq sa ata kishin shpresuar, por ishte i mjaftueshëm për ta bërë këtë një prej incidenteve më të tmerrshëm në histori.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:26 am

24. Saga e trishtuar e Andrea Yates, 2001

Andrea Yates është akuzuar se ka mbytur katër djemtë dhe vajzën foshnjë në vaskën e shtëpisë, në shenjë hakmarrje për zbrazëtinë e jetës së saj me babanë e tyre, Randy. Yates i ka pranuar vrasjet dhe për të janë zhvilluar dy gjygje. I pari e hodhi poshtë gjendjen e ç’rregulltë mendore si justifikim dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Por në gjygjin e dytë ajo nuk u shpall fajtore për shkak të gjendjes së saj mendore. Tani ajo ndodhet në psikiatri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:26 am

25.Grabitja e “The scream”, 2004

Piktura “The scream” e Eduard Munch është grabitur nga muzeu që mban emrin e tij në Oslo, Norvegji më 22 gusht të vitit 2004. Burra të armatosur hynë në muze dhe grabitën “Madonën”. Në pak kohë, të dy hajdutët u arrestuan dhe u burgosën. Një teori është se vjedhja ishte planifikuar për të shmangur vëmendjen e policisë nga hetimi i një grabitjeje banke, në të cilën mbeti i vdekur roja i bankës. Sidoqoftë, pikturat u kthyen në vendin e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:28 am

Njëzetekatër organizatat mafioze më të rrezikshme !

Vrasje, trafiqe droge, armësh, pastrim parash, me këto veprimtari mund të përkufizohet secila prej organizatave më të mëdha dhe më të frikshme që funksionojnë sot në të gjithë rruzullin. Ndonëse secila prej 24 grupeve më të fuqishme mafioze ka mënyrën e veçantë të veprimit, ka edhe nga ato që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Padyshim organizata më e madhe është “Cosa Nostra” italiane dhe ajo amerikane. Për të mos lënë më pas “Camorra”-n, mafien ruse dhe atë aziatike.

Secila ka të veçantat e veta, por të gjitha kanë të përbashkëtën e madhe, veprimtarinë e kundraligjshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

Ç’do të thotë “Mafia”?

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne të këtij fenomeni e cilësojnë mafien si “organizatë pushteti”, duke vënë në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë pozita në institucione të ndryshme shtetërore, sidomos politikanë.
Prejardhja e fjalës “Mafia” !

Termi “Mafia” u përdor fillimisht në Siçili për të përkufizuar organizatën “Cosa Nostra”. Mendohet se fjala “Mafia” mund të ketë disa origjina etimologjike. Ndoshta vjen nga fjala arabe “Ma-Hias”, që do të thotë “fortësi”, duke e lidhur me fuqinë e anëtarëve të kësaj organizate. Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe “Mu’afak”, (mbrojtje ndaj të dobëtit).

Ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet të jetë nga dialekti toskan, ku fjala “Maffia” do të thotë “mjerim”. Sipas Xhuzepe Pitre, një prej historianëve më të shquar italianë të traditës popullore, termi “Mafia” ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjese të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.

Për herë të parë fjala “Mafia” ka hyrë zyrtarisht në fjalorin italian në vitin 1863, kur regjisorët Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skenë “Mafiusi di la Vikaria”, një dramë që u përkthye në italisht, në gjuhën napoletane, duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“COSA NOSTRA” italiane

Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Siçili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese,), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Rina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

CAMORRA”

Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“NDRANGETA”

Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizma me 5.600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“SACRA CORONA UNITA”

Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1.755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:29 am

“STIDDA”

Organizata “Stidda” është themeluar në Siçili, por nuk ka asgjë të përbashkët me “Cosa Nostra”-n siçiliane. Ngjason më shumë me “Sacra Corona Unita” me qendër në Pulia. Anëtarët e saj nuk janë vetëm italianë, por edhe shqiptarë, afrikanë dhe aziatikë. Madje janë të anëtarësuar edhe rusë. Merret kryesisht me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, trafik armësh dhe deri diku me pastrim parash. Anëtarët e kësaj organizate kanë kryer disa vrasje, të cilat nuk kanë pasur bujën e vrasjeve të organizuara nga “Cosa Nostra”, “Camorra” apo “Sacra Corona Unita”. Është një organizim mjaft i ri dhe i veçantë i mafies italiane, për të mos thënë organizimi më i ri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 3 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi