Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të vërtetat e fshehura

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1963: John Kennedy vritet në Dallas

Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1989: Rënia e murit të Berlinit

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:25 pm

1997: Shkencëtarët klonojnë delen

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t nuk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:26 pm

100 lajmet sipas rendësisë:

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor
1969: Njeriu i parë shkel në hënë
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
1945: Ekspozohet holokausti nazist
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin
1912: Mbytet Titaniku “i pafundosshëm”
1913: “Ford” krijon linjën e montimit
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore
1989: Bie muri i Berlinit
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it
1927: “Lindbergh” fluturon mbi Atlantik
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik
1989: Shpiket “World Wide Web”
1944: Aleatët pushtojnë Francën
1945: SHBA feston fitoren në Evropë
1946: “ENIAC” përshpejton informatikën
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së
1909: Plastika revolucionarizon produktet
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga “FDA”
1954: Gjykata i jep fund vendimit “të ndarë por të barabartë”
1998: Akuzohet Presidenti Clinton
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin
1968: Vritet M.L. King Jr.
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së
1963: King mban fjalimin “Unë kam një ëndërr”
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon
1914: Hapen kanali i Panamasë
1939: Gjermania pushton Poloninë
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e “FDR”-së
1986: Shpërthen “Shuttle Challenger”
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë
1962: Libri “Silent Spring” paralajmëron rrezikun në ekosistem
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë
1948: Izraeli bëhet shtet
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan
1945: SHBA teston bombën atomike
1968: Vritet Robert F. Kennedy
1933: Hitleri emërohet kancelar
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë “Microsoft”
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1900: Propozohet mekanika kuantike
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve
1945: Forcohet Karta e të Drejtave
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit
1920: Gandhi fillon reformat paqësore
1978: Lind “bebja e parë në epruvetë”
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut
1977: “Apple II” prodhon kompjuterin e parë për masat
1964: “Beatles” bëjnë turne në SHBA
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama
1925: “Scopes”: Evolucioni kundër krijimit
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv
1938: Hitleri nis “Kristallnacht”
1932: “FDR” mposht presidentin Hoover
1947: Zbulohet prani Marshall
1997: “Pathfinder” dërgon fotografi të Marsit
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe
1949: Themelohet NATO
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1961: Ngrihet muri i Berlinit
1949: Mao formon Kinën komuniste
1973: Watergate “gllabëron” Nixon-in
1985: Gorbaçov fillon politikën “glasnost”
1900: Frojdi interpreton ëndrrat
1948: “Airlift” shpëton Berlinin Perëndimor
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz
1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve
1911: Dështon trusti i “Standard Oil”
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz
1968: Kryengritjet e konventës demokratike
1975: Vietnami verior pushton Saigon
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:26 pm

1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikat largohen gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një shpjegim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:26 pm

2. Genomi njerëzor (2000)

Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:26 pm

3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

4. “Hubble” (1990)

Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresit shkencor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

Ian Wilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin e rrjetit informativ.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:27 pm

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

Biologët Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës së materies.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Wisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:28 pm

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia njerëzore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:29 pm

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 07, 2011 6:29 pm

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies së universit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 5 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi