Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të vërtetat e fshehura

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:33 am

E pur si muove

Ndër viktimat e gjygjeve heretikë ishte dhe Xhiordano Bruno,i njohur dhe si filozofi Italian më i madh i Rilindjes. Ai ka dhënë mësim në Toulouse, Oxford, Marburg, Wittenberg, Pragë dhe Frankfurt.

Më 1592 ai u kthye në vendin e tij të lindjes,Itali,ku në Venezia ai u burgos nga Inkuizatorët e u dogj si heretik më 1600. Në librin e tij De Umbris Idearum (Nën ligjin e Ideve) Bruno nënvizoi se ky realitet kushtëzohej nga mëndja.

Qendra e tezave të Brunos ishte se të dyja fetë si Judaizmi dhe Kristjanizmi janë fe të shthurura.Ai besonte se Krishtërimi mund të zëvendësohej nga një fe e re e cila ishte në gjëndje të efektonte një ndryshim social.

Bruno gjithashtu mësoi shpjegimin heliocentrik të Kopernikut të lëvizjes së planetëve.
Thirrja e tij e fundit duke u djegur në turrën e druve ishte :- “E pur si muove” – dhe akoma ajo rrotullohet duke iu referuar teorisë heliocentrike të Kopernikut që toka rrotullohet rreth diellit. Thirrje e cila në mënyrë të gabuar i ishte atribuar Galileo Galileit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:33 am

Delomelanicon

Legjendat urbane kanë thënë se Giordano Bruno dhe jo Aristide Torchia i cili publikoi me 1599 “De umbrarum regis novum portis” (Nëntë dyert që të çojnë në mbretërinë e hijeve) për të cilin thuhej se e kish kopjuar nga Delomelanicon, një libër qëllimisht i shkruajtur nga vetë djalli.

Mbi këto njohuri është bazuar regjizori Roman Polanski në filmin “Thë Ninth Gate” (Porta e Nëntë) film i adaptuar nga The Dumas Club shkruar nga Arturo Perez-Revente. I cili ka thënë se Aristide Torchia nga vetë jeta e Giordano Brunos; të dy të arrestuar në Venezia e të djegur në Campo dei Fiori.

Torchia u dogj në shkurt të 1666, ndërsa Bruno në shkurt të 1600.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:33 am

Misteri i librit “PORTA E NËNTË”?

Një nga pasionet e mia është të bëj kërkime librash.

Është diçka emocionuese të gërmosh e të gesh gërmime të gjata të lëna mënjanë ose të mykura që kanë dalur jashtë botimit ose janë harruar si vëllime. Megjithatë kërkimi është përgjithësisht një aktivitet që kryhet vetëm dhe i padëmshëm.

Çfarë do të ndodhte sikur të pengoheshe gjatë kërkimit,të ngecje në një libër që përmban sekrete të errëta,një libër që njerëzit do të të vrisnin për ta patur?

Mbi kërkimet është mbështetur dhe Arturo Perez-Revente në librin The Dumas Club dhe filmi The Ninth Gate (Porta e Nëntë).

Protagonisti i historisë është një detektiv librash i ditëve të sotme i quajtur Din Corso,një profesionist investigues shumë i ditur i cili u pagua për të gjetur librin e rrallë.

Corso vendosi që të studiojë tre kopjet e fundit të shekullit të 17,punë e cila legjendarisht kishte fuqinë të thërriste diallin.Titulli origjinal i librit të Corsos ishte: “Nëntë dyertë e mbretërisë së hijeve”.

Ky libër në thellësi është një rrugë ku hap pas hapi thirrej Satani dhe pa tekstin janë gjithsej 10 gravura me shenjat e shtypura dhe nëntë ilustrime që përfaqësojnë secila dyer që duhet të hapen gjatë rrugës. Në të vërtetë gravurat prej druri ishin dizenjuar nga artisti spanjoll Francesko Sole. Gravurat kishin kualitetin e një loje ( tip lojë letrash ) dhe ishin të pasura me simbole dhe variacione.

Ideja që libri përmban sekrete të errëta nuk ishte dicka e re.Gravurat e Soles përfaqësojnë një grafik unik të një kulti misterioz. Këto gravura bashkë me tregimet e Reventes tregojnë një meditim shqetësues të së njohurit.

Nëqoftëse njohuria është fuqi dhe fuqia të shthur,nëqoftëse të ushqehesh me pemën e njohurive ishte si të thyeje ligjin moral kështu mund që iluminizmi vjen vetëm nën vlerën e një mallkimi?

Çështja kryesore e filmit dhe librit ishte një libër tjetër: The Ninth Gate (Porta e Nëntë).
Libri është shkruar nga Aristide Torchia në Venezia më 1666 dhë përmban 9 gravura në dru, pothuajse ishte kopjuar nga “Delomelacion” një libër i shkruajtur nga vetë Luçiferri.

Nëntë portat që të çojnë në mbretërinë e hijeve thuhej se përmbante pak faqe,njohuri se si të thërresësh diallin.Autori u dogj bashkë me të gjithë punën e tij më 1667.

Tre kopje dihet se kanë mbijetuar.Një me baroneshën Freida Ungern,një në koleksionin Fargas dhe i fundit dihet se është nën mbikqyrien e Enrique Taillefer por tashmë i shitur Boris Balkanit.

Nga kërkimet ka dalë se historia mund të jetë një shpikje e autorit ose fakt se që të dy versionet,si libri dhe filmi janë trillime. Edhe pse pak a shumë u mor thelbi i çështjes, disa pika kryesore nuk ekzistonin ose kishin humbur gjatë rrugës si nga libri ashtu dhe nga filmi.

Si fillim emri burimor Delomelacion është një miksim i dy fjalëve greke : Delo-Mbledhje, Melos-E zezë,e errët. Metodologjia e mbledhjes Luficeriane thuhej se ka qënë shumë e vjetër. I dukshëm tek Turis papirus (datuar në 13.000 p.e.s) dhe i cituar tek Carpus Hermeticum.

Për ekspertët letra konsiderohej si një rrugëdalje për karakterin trillues duke qënë se Hermeticum nuk mund të luhej nga adhurimi i djallit.Tek Turis papirus nuk ekzistonte por njihej mirë nga ai (dmth adhurimi i djallit).

Turis Papirus i mbretit,i njohur si Turis Canon është dorëshkrim hierarkik i dinastisë së 19 të Egjiptit që listonte mbretërit e Egjiptit nga kohrat e mëparshme tek regjimi i Ramses 2,listë e cila ishte shkruajtur prej tij.

Këto jo vetëm tregojnë ngjashmërinë e Turis në emër me Turin por edhe në datim e origjinë.

Puna tregimtare e Delomelacion ose Porta e nëntë është zgjuarësish e rrethuar nga libra që ekzistojnë. Në të njejtën kohë libri është plot me karaktere,gjëmimë historike si Roger Bacon dhe Giordano Bruno por Revente ia la lexuesve të shpejtë dhe të pasigurtë të shohin e të gjejnë nëse Porta e Nëntë ishte një tregim i shpikur apo diçka të cilën ekspertët nuk e kanë njohur.

Një nga librat ekzistues është Asclemandres,libër i cili jep mundësinë që të dalë e vërteta. Kjo tregohet në faqet e para të Portës së Nëntë, ku mbishkrimi lexon Sic Luceat Lux. Në libër ky përkthehet: Këto që nxjerrin në dritë ndërsa në film përkthehet : Këto që bëjnë dritën të ndriçojë.

Gjatë të gjithë filmit,në kodet hyrëse të “Bad Guy”(Djali i Keq) Boris Balkan është i 666-numri i djallit.Për më shumë,Reverte e ka shkruar librin më 1666 në Venezia. Aristide Torchia tregimi i të cilit mendohet se ishte krijuar nga jeta e Giordano Brunos-dhe Reverte i dha krijimit të tij duke u mbështetur tek ajo që jeta e Torchias ishte e njëjtë me atë të Brunos. Të dy të arrestuar në Venezia,djegur në Campo dei Fiori. Torchia në shkurt të 1677,Bruno në shkurt të 1600.

Thuhej se Bruno e Bacon ishin të interesuar në magji dhe kjo bie ndesh me idenë e thirrjes së djallit...Por asnjë se pyeti Reventen për ta qartësuar këtë gabim.

Revente shkruajti se Roger Bacon vërtetoi se libri kishte qënë nën pronën e mbretit Salomon dhe kopja e tij u dogj më 1650 nën urdhërin e Papës Inocenti VI . Ai i dha librit besim historik duke e lidhur atë me njerëz të njohur që mendonin se djegia e librit ishte shpikje. Teknikat që përdori Revente ngjajnë me ato të Dan Brown në shumë nga best-sellerët e tij, sidomos në Kodin e Da Vinçit.

Mendohej se Revente nuk e testoi mirë shëndetin e Brown dhe në të njëjtën kohë,ai kurrë,si çdo autor tjetër se ka kritikuar shpikjen në libër si dhe faktet serioze që rrethonin filmin,që është ekzakt ajo që Brown bën në punën e tij.

Brown ka përdorur “Priory of Sion” si sekret social që ka vazhduar të konservojë fshehtësinë.

Revente shpiku “Order of the silver serpent” si shoqëria që gjatë gjithë shekujve është përpjekur të thërrasë Luçiferrin në traditën e Torchias.Këtu kemi të bëjmë me “Order of the silver serpent”aktual por vetëm në lojrat kompjuterike si një grup që adhuron djallin dhe që ka ruajtur traditat e vëna nga Torchia në shekullin XVII.

Libri i Reventes është quajtur The Dumas Club,por figura e Alexandre Dumas nuk shfaqet në film pa dyshim se ka qënë shumë e vështirë ta nxirrje nga skenari. Revente e ka përmbledhur mirë librin e tij, kështu si gjithmonë kryesori është pjesë e karakterit të Dumas në “Three Musketeers”. Janë karaktere paralelisht të ngjashëm ato të të sotmit me ato të kohës së Dumas.

257 volumet e Dumas,kujtime e shkrime të tjera,janë listuar ashtu siç janë dhe emrat e 27 grave të tij.6 të ligjshme dhe shumë fëmijë të paligjshëm që as vetë ai nuk e dinte për ekzistencën e tyre.

Dumas shkruajti Tre Musketjerët, Njeriu me maskën e hekurt,Konti Monte Kristos etj. Musketjerët ishin pjesë e trup-rojave që mbronin mbretin e Francës në shekujt XVII-XVIII.

Libri,si çdo libra të tjerë të Dumasit ishte një novelë historike e vendosur në të shkuarën e Francës,për ta ekzaltuar dhe sjellë atë në vëmendjen e të gjithë publikut.

Tre Musketjerët ishte një histori romantike që tregonte një Aventurë mes të rinjsh. Dartanjan-jeta e të cilit ndryshoi pasi la vëndlindjen e tij për të shkuar në Paris e u bë shok me tri Musketjerët: Atos, Portos dhe Aramis.

Të katërt luftuan kundër kardinalit Rishelje,për të drejtën,dashurinë dhe shoqërinë : “Një për të gjithë të gjithë për një”.

Një tjetër histori e njohur është “Njeriu me maskën e hekurt” rreth njërit nga binjakët e padëshiruar të mbretit Filip i cili vendosi ta burgosi në Bastijë.Fytyra e tij u mbështoll me një maskë të hekurt për të fshehur identitetin e tij.

Tre Musketjerët dhe Konti i Montekristos u shkruajtën shumë pranë në vite me njëri tjetrin 1844-1845.Punët e Dumas ishin histori aventuriere,jo besnike,me fakte historike por përzierje me zotësi.Histori me trillime ç’ka bëri Revente dhe Dan Brown në Kodin e da Vinçit.

Para 1843 Dumas shkruajti 15 pjesë,novelat historike i sollën Dumasit shumë fitime,por ai nuk arriti të fitojë aq sa kërkonte dhe jetën e cilësoi më pas si një zhgënjim total.Ai botoi 250 libra me 73 asistentë veçanërisht me mësuesen e historisë Auguste Maquet.Dumas fitoi 200.000 franga në vit dhe arriti në shumën e 63.000 franga për 220.000 vargje të gazetës La Presse dhe Constitutionel.

Skicat e librave vinin nga Marquet e cila kushtëzoi rrëfimin historik edhe pse tema e ideve noveliste u përfshi në histori.

Dumas më pas mundi të shkruajë histori që më pas kritikoheshin si “e shkruar e keqe” por audiencës së Dumait iu desh të priste shumë por këto kontribuan në realizëm si ngjarje pa fund në mënyrë që lexuesit ta blinin numrin e ardhshëm.

Shumë lexues u inspiruan nga këto gravura të vizatuara në dru ku në novelë ishin dizenjuar nga artisti spanjoll Francisco Sole. Shumë nga gravurat synonin të bëheshin të vërteta, burri i varur, lojtarët, kështjella etj të cilat do ti shihni më poshtë për herë të parë në një libër përvec atij origjinal.

Që nga referenca në atë kartolinë që i dërgoi Balkani baroneshës “E gjeta...” .
Balkani arriti të identifikojë kështjellën duke iu referuar Portës së Nëntë e cila do të hapej.

Si gjithë filmat është përdorur një vend modern për realizimin e tij si hoteli parisien “Coyle” dhe kështjella e Ferrieres ose vila Pontoise të gjitha afër Parisit.

Por ishte kështjella e Puivert ajo ku Balkan do shqetësonte djallin dhe ku Corso do hynte nëpërmjet portës së nëntë. Ajo kala ekziston dhe është e fiksuar në fillimin e kryqëzatës së Chatarit në sulmin që iu bë kishës katolike si heretike në jug të Francës.

Puivet shtrihet afër Pyrenees në një zonë me kështjellat e tjera të Chatarit duke përfshirë dhe të famshmen Montsegur e cila i qëndroi sulmeve tre ditore më 1210.

Simon de Montefort iu dha më pas shokut të tij Lambert de Thury i cili e mbajti deri më 1213.

Si kështjella e katërt ajo qëndronte pa asnjë traditë të madhe e cila lidhej si me Graal dhe me Luçiferrin.

Më 1930 autori Otto Rohn shkroi një libër rreth Chatarit që titullohej:- “Gjygji Luçiferrit”.
Kisha i pa chatarët si heretikë,adhurues të djallit.Chatarësit e shikonin botën materiale të krijuar nga Luçiferri. Çdo anë e tyre identifikohej me të keqen gjë që ishte e njohur atëherë dhe ska ndryshuar deri më sot.

Revente flet dhe për një libër tjetër intrigues që përfshin të njejtat tradita si Porta e nëntë.Tek to kemi referenca nga : The Hypnerotomachia Poliphili nga Colonna publikuar në Venezia më 1545 dhe Compeduim Maleficarum nga Francesko Maria Guazzo.

Të dy këta libra mund të kenë inspiruar Reventen kur publikoi Portën e nëntë.

Hypnerotomachia Poliphili ishte një nga librat më të vështirë për t’u kuptuar dhe libri më enigmatik i krijuar ndonjëherë.Pas publikimit më 1499 të çuditur, lexuesit e tij me njohuri mbi arkitekturën, peisazhet, kopshtet e dizenjuar e gjithashtu inxhinieria,piktura dhe skulptura. Gjithashtu mendohet se libri është shkruar nga Leon Battista Alberti.

Ai s’ka të bëjë më djallin por është një libër që flet mbi të drejtën e gruas që të shprehin seksualitetin e tyre dhe erotizmin në përgjithësi.

Hypnerotomachia Poliphili është i njohur edhe për 144 relieve druri.

Këto prerje druri ku gdhendet ngjarja ishin përfitimi kryesor për idetë Rilindase si në ndërtesa,pallate,skulptura etj.Francesco Maria Guazzo ishte gjithashtu një studiues italian i demonëve. Guazzo e shkruajti këtë libër më 1608 kur ai kishte një lloj autoriteti mbi përdorimin e magjisë.

Në këtë Compeduim Malificarum ai vizatoi 11 kokë njerëzish poshtë të cilave u konstatua një përdorim magjie.Këtu kemi të bëjmë me një pakt me djallin,një mospërfillje ndaj kishës shkelje të kryqit etj.

Ato gjithashtu premtonin se do ti bënin të tjerët për vete në adhurimin e Satanit dhe i pagëzoi në emër të Luçiferrit,Belzebuth dhe demonëve të tjerë. Identik si ritualet e Balkanit në fund të filmit.

Thuhej se djalli vizatoi një rreth në tokë dhe të gjithë kandidatët referuan betimin e tyre tek ai.Ata i kërkuan satanit ti heqi emrat e tyre nga libri i Krishtit dhe ti shkruajë në librin e tij.

Gjithandej figura e Balkanit identifikohej lehtë,roli i Corsos dhe të dashurës së tij,Juane Adler,më shumë është enigmë. Nga fundi i filmit gjithçka bëhet e qartë burri që kërkonte të vërtetën nuk ishte Balkan por Corso.

Por kush ishte vajza? Luçiferri? Nqs Po. Pse duhej Balkan të arrinte atë,duke qënë se ajo ishte aty?! Ose ndoshta rituali i Balkanit do të skllavëronte djallin,kjo do ta vinte djallin nën kontrollin e tij e më pas të kontrollonte Luçiferrin.

Disa të dhëna tregojnë se ajo ishte djalli,ajo e donte Corson dhe në film ajo i jep një kopje të librit “Djalli në Dashuri”. Në një moment ajo e identifikon veten si djalli dhe në libër Corso besonte pikërisht këtë.

Gjithashtu ajo konstatoi se një herë u ndesh me një ëngjëll dhe i referoi rënien e ëngjëjve nga parajsa ku më pas mbajti anën e tyre...

Ajo nuk ishte e keqe,ajo ishte mbrojtëse,një këshilltare për Corson...por në fund,Corso ishte ai që vriste e bënte krime. Në të vërtetë roli i saj ishte të mbronte Corson kundër Balkanit Corso do të hynte në portën e nëntë ajo ishte dhe mbrojtësja e Portës së nëntë.

Në mbishkrimin e nëntë i cili është lëvizur nga tre kopjet ajo simbolizohet si Kalorësi i një Dragoi si një qënie me shumë krye. Prostituta e Babilonisë e përmendur në Biblën Kristiane si paralajmëruese e hyrjes së antikrishtërimit.

Ajo kishte superfuqi mbi njerëzore,por është e qartë që ajo si ka treguar asgjë Corsos.
Johnny Depp aktor në filmin Porta e nëntë ka shprehur: Corson fillon dhe e pëlqen nga fundi,mendohet se është njeri i keq, i ftohtë,i dëshiruar për të arritur “golin”.

Në të gjithë librin dhe filmin lexuesi dhe shikuesi nuk e njohin tamam rolin e Corsos dhe vetë Corso.Lexuesi dhe personazhi janë të fiksuar tek vetja që i japin më shumë rëndësi se Corsoja,por në fund vetëm ai e kalon Portën dhe i vetmi person në histori që u përgatit dhe u ndihmua nga Irena (Aide) misterioze.

Mbishkrimet në Portën e nëntë të bëra nga Luçiferri kishin shënjën LCF, emri i Corsos (në libër) është Lucas Corso.......inicialet LC........ F ???
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:33 am

Misteri i anijes fantazmë !

Në orën katër të mëngjesit, na preu rrugën një anije e madhe, 'Holandezi fluturues'.
Lëshonte një dritë të çuditshme të kuqërremtë, si një anije fantazmë,mbi të cilën dalloheshin qartë pemët, flamujt dhe velat e një brigantimi (lloj anijeje) të gjatë 200 metra, e cila po na vinte përballë".

Ata që i tregojnë këto pamje misterioze,të cilat kanë ndodhur më 11 korrik të vitit 1881, janë Eduardi, Duka i Klarencit dhe vëllai i tij, princi Xhorxh,mbreti i ardhshëm i Anglisë. Gjendeshin në bordin e Madhërisë së tij "Inconstant", duke lundruar përmes ngushticës së Bass-it, nga Melburni për në Sidnej,në Australi.

Shfaqe të vërteta. Gjithsesi, kur "Inconstant",iu afrua pranë pikës së përshquarjes, nuk gjeti asgjë. "Nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë anije të madhe", vazhdon tregimi." Nata ishte e qartë dhe deti i qetë.

Trembëdhjetë persona e panë atë që ndodhi. Në orën 10:45 të mëngjesit, marinari që kishte parë nga larg 'Holandezin fluturues ra nga pema e parroketës, mbi kështjellën përballë dhe u bë copë e çikë".

Anija e mallkuar kishte bërë një tjetër viktimë.Origjina e legjendës së 'Holandezit
fluturues', anija fantazmë që çan detet në përjetësi, nuk është e qartë.

Sipas disa historianëve, legjenda lidhet me Holandën, ndërsa disa të tjerë mendojnë se e gjithë kjo ka një datë të saktë fillimi, maj i vitit 1821, që i korrespondon publikimit në "Blackwood's Magazine", revista historike angleze, një tregimi të shkurtër kushtuar anijes fantazmë.

Gjithsesi, në pak vite, historia e "Holandezit fluturues" u bë mjaft e njohur falë librave të shumtë dhe sidomos falë veprës lirike të Richard Wagner "Anija fantazmë".

Sipas një versioni të legjendës, sjellë edhe nga shkrimtari Auguste Jan në 1832-in në romanin e tij "Historitë e një jete marine", anija drejtohej nga një komandant holandez, i cili njihej për karakterin e tij mospërfillës, që nuk kishte frikë asgjë dhe askënd.

Ndërkohë që ishte i angazhuar të kalonte Kepin e Shpresës së Mirë, një erë e fortë "që ishte e aftë ndalonte edhe një dem"e vuri në rrezik anijen. Ekuipazhi iu lut kapitenit të ndërronte drejtim, por ky i fundit, ndoshta ishte çmëndur ose kishte pirë, u lidh pas timonit të anijes dhe filloi sërish të lundronte duke kënduar këngë të turpshme.

Kur anija filloi të humbiste nëpër stuhi, kapiteni iu drejtua Zotit dhe i kërkoi që ta fundoste. Ai, anija e tij dhe ekuipazhi ishin të mallkuar dhe të dënuar të udhëtonin në përjetësi pa arritur kurrë në një port, duke u shndërruar kështu në një parashikues fatkeqësish, për të gjithë marinarët që do t'i takonin.

Për disa, në origjinë të kësaj legjende është një kapiten i cili ka ekzistuar vërtet, komandanti holandez Bernard Fokke, që ka jetuar në shekullin XVII. Bernard ishte mjaft i njohur për aftësinë e tij mes marinarëve anglezë,francezë dhe holandezë.

Duke i forcuar trarët me marrje metali dhe duke sjellë risi në vendosjen e velave,Fokke arriti të bënte udhëtime të shpejta në drejtim të Indisë. Duket se 200 vjet më vonë, disa prej novacioneve teknologjike të adaptuara nga Fokke,do të ndihmonin në ndërtimin e anijeve të famshme të çajit, punëtorët e Lindjes.

Kur gjatë një udhëtimi anija e Fokkes u zhduk në mënyrë misterioze, filluan të qarkullonin zëra se komandanti kishte bërë pakt me djallin, për të siguruar suksesin e punëve të tij detare, dhe se në fund të fundit djalli kishte ardhur për ta marrë.

Në versionin e historisë gjermane,kapiteni quhet Herr von Falkenburg,ndërsa në versionin holandez quhet Van Straaten. Sipas historianëve të tjerë,emri i tij është Vanderdecken dhe Ramhout van Dam sipas disa të tjerëve.

Në fakt nuk është e qartë nëse nofka "Holandezi fluturues" i referohet anijes apo kapitenit të saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:33 am

Misteri i anijes fantazmë !

Në orën katër të mëngjesit, na preu rrugën një anije e madhe, 'Holandezi fluturues'.
Lëshonte një dritë të çuditshme të kuqërremtë, si një anije fantazmë,mbi të cilën dalloheshin qartë pemët, flamujt dhe velat e një brigantimi (lloj anijeje) të gjatë 200 metra, e cila po na vinte përballë".

Ata që i tregojnë këto pamje misterioze,të cilat kanë ndodhur më 11 korrik të vitit 1881, janë Eduardi, Duka i Klarencit dhe vëllai i tij, princi Xhorxh,mbreti i ardhshëm i Anglisë. Gjendeshin në bordin e Madhërisë së tij "Inconstant", duke lundruar përmes ngushticës së Bass-it, nga Melburni për në Sidnej,në Australi.

Shfaqe të vërteta. Gjithsesi, kur "Inconstant",iu afrua pranë pikës së përshquarjes, nuk gjeti asgjë. "Nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë anije të madhe", vazhdon tregimi." Nata ishte e qartë dhe deti i qetë.

Trembëdhjetë persona e panë atë që ndodhi. Në orën 10:45 të mëngjesit, marinari që kishte parë nga larg 'Holandezin fluturues ra nga pema e parroketës, mbi kështjellën përballë dhe u bë copë e çikë".

Anija e mallkuar kishte bërë një tjetër viktimë.Origjina e legjendës së 'Holandezit
fluturues', anija fantazmë që çan detet në përjetësi, nuk është e qartë.

Sipas disa historianëve, legjenda lidhet me Holandën, ndërsa disa të tjerë mendojnë se e gjithë kjo ka një datë të saktë fillimi, maj i vitit 1821, që i korrespondon publikimit në "Blackwood's Magazine", revista historike angleze, një tregimi të shkurtër kushtuar anijes fantazmë.

Gjithsesi, në pak vite, historia e "Holandezit fluturues" u bë mjaft e njohur falë librave të shumtë dhe sidomos falë veprës lirike të Richard Wagner "Anija fantazmë".

Sipas një versioni të legjendës, sjellë edhe nga shkrimtari Auguste Jan në 1832-in në romanin e tij "Historitë e një jete marine", anija drejtohej nga një komandant holandez, i cili njihej për karakterin e tij mospërfillës, që nuk kishte frikë asgjë dhe askënd.

Ndërkohë që ishte i angazhuar të kalonte Kepin e Shpresës së Mirë, një erë e fortë "që ishte e aftë ndalonte edhe një dem"e vuri në rrezik anijen. Ekuipazhi iu lut kapitenit të ndërronte drejtim, por ky i fundit, ndoshta ishte çmëndur ose kishte pirë, u lidh pas timonit të anijes dhe filloi sërish të lundronte duke kënduar këngë të turpshme.

Kur anija filloi të humbiste nëpër stuhi, kapiteni iu drejtua Zotit dhe i kërkoi që ta fundoste. Ai, anija e tij dhe ekuipazhi ishin të mallkuar dhe të dënuar të udhëtonin në përjetësi pa arritur kurrë në një port, duke u shndërruar kështu në një parashikues fatkeqësish, për të gjithë marinarët që do t'i takonin.

Për disa, në origjinë të kësaj legjende është një kapiten i cili ka ekzistuar vërtet, komandanti holandez Bernard Fokke, që ka jetuar në shekullin XVII. Bernard ishte mjaft i njohur për aftësinë e tij mes marinarëve anglezë,francezë dhe holandezë.

Duke i forcuar trarët me marrje metali dhe duke sjellë risi në vendosjen e velave,Fokke arriti të bënte udhëtime të shpejta në drejtim të Indisë. Duket se 200 vjet më vonë, disa prej novacioneve teknologjike të adaptuara nga Fokke,do të ndihmonin në ndërtimin e anijeve të famshme të çajit, punëtorët e Lindjes.

Kur gjatë një udhëtimi anija e Fokkes u zhduk në mënyrë misterioze, filluan të qarkullonin zëra se komandanti kishte bërë pakt me djallin, për të siguruar suksesin e punëve të tij detare, dhe se në fund të fundit djalli kishte ardhur për ta marrë.

Në versionin e historisë gjermane,kapiteni quhet Herr von Falkenburg,ndërsa në versionin holandez quhet Van Straaten. Sipas historianëve të tjerë,emri i tij është Vanderdecken dhe Ramhout van Dam sipas disa të tjerëve.

Në fakt nuk është e qartë nëse nofka "Holandezi fluturues" i referohet anijes apo kapitenit të saj.

Miti i udhëtimit të pafund

Kushdo që të jetë historia e vërtetë e kësaj legjende, gjithmonë nëse ekziston,një burrë i mallkuar, i detyruar të udhëtojë në përjetësi, është shumë e vjetër. Prototipi i këtij kapiteni, i cili udhëton pa u kthyer kurrë në shtëpi, është Uliksi i Homerit.

Në mitologjinë e krishterë, njihet figura e një hebreu endacak, një burrë që goditi Jezusin gjatë rrugës për në kryqëzim. Kjo ishte arsyeja që u dënua të ecte përjetësisht deri sa Jezusi të kthehej në Tokë.

Kur Wagner, vendosi të shkruante një vepër mbi këtë histori më 1840-ën, i shpjegoi kështu arsyet e tij: "Figura e 'Holandezit fluturues' është një krijim popullor legjendar.

Në këtë histori një pjesë kryesore e natyrës njerëzore na flet me një forcë që të prek në zemër. Kjo pjesë, në domethënien e saj më të gjerë, është dëshira për të arritur paqen dhe pushimin, ndërkohë që gjendet mes stuhive të jetës".

Mbreti mjekërgjatë dhe zana Legjenda të ngjashme gjenden edhe në kulturat e tjera. Për shembull në Kili,është e famshme rasti i "Caleuche"-s, një anije fantazmë që lundron natën në rrethinat e ishullit të Chiloé-së, duke u ardhur në ndihmë gjatë stuhive anijeve që janë në vështirësi.

Ndërsa në New England lundron "Palatine", një anije me tratë të djegur nga flakët në vitin 1752. Kjo e fundit është parë sërish nga banorët e Ishullit Rode.Nëse shumë prej këtyre historive tregohen si legjenda dhe përralla brez pas brezi nga marinarët, ndonjë prej tyre mund të jetë edhe e vërtetë.

Por, për ta shpjeguar nuk është e nevojshme të trazojmë botën e shpirtrave, mjafton ajo pamore. Në fakt ekziston një lloj mirazhi, njohur ndryshe si "Zana Morgana",ku një imazh i reflektuar (një bregdet apo anije), duket sikur qëndron pa lëvizur në horizont dhe ndryshon menjëherë formë, pikërisht siç bënte personazhi homonim i mitologjisë kelte.

Bëhet fjalë për një efekt që vërehet kur sipërfaqja e ujit është shumë më e ftohtë se atmosfera dhe arrin të ftohë shtresat më të ulëta të ajrit. Rrjedhimisht, ndryshimi në dendësinë e ajrit,prish kështu treguesin e përthyerjes dhe modifikon analogun ku reflektohen rrezet e diellit, duke krijuar imazhe të cilat duken sikur qëndrojmë mbi det.

Sipas një legjende, e cila është mjaft e përhapur në Mesinë, ku mirazhi është i zakonshëm, në kohën e pushtimeve barbare, një mbret i barbarëve që kishte arritur në ujërat e Rexho Emilias, u arrestua sepse nuk kishte anije.

Mbreti dëshironte të pushtonte Siçilinë, por nuk dinte se si të arrinte në këtë vend.Thonë se u shfaq një grua, e cila i ofroi ishullin, duke e bërë që ky i fundit të dukej disa metra larg.

Mbreti u zhyt në ujë, i bindur se do ta arrinte me not, por shpejt pamja iu venit dhe kështu ra në kurth. Në atë rast bëhej fjalë për një mirazh të krijuar pikërisht nga Zana Morgaba për të gënjyer mbretin.

"Anije me spektra nga e djathta"... Shfaqet e fundit

Që kur ka lindur legjenda, përshquarjet mbi "Holandezin fluturues" kanë qenë të shumta. Ja versionet më të "besueshme", përveç, atij të anijes "Inconstant", që kishte në bord mbretin e ardhshëm të Anglisë, Xhorxhin.

24 janar 1923 - Katër persona panë nga larg një anije pa vela që shkëlqente në mjegull.
1939 - Dhjetëra njerëz pohuan se e kanë parë "Holandezin fluturues" t'u presë rrugën në False Bay, në Afrikën e Jugut.

3 gusht 1942 - Në orën 9 të mëngjesit, dy zyrtarë të anijes luftarake "HMS Jubilee" panë "Holandezin fluturues". Thuajse në të njëjtën kohë, një pamje e ngjashme u sinjalizua edhe nga një nëndetëse gjermane.

Keshtu e interpretoi Vagneri

"Anija fantazmë", kryevepra e kompozitorit Richard Wagner, është vepra që e ka bërë të famshme legjendën e "Holandezit fluturues". Vepra lirike frymëzohet totalisht nga miti.
Mallkimi - Anijen e drejton Holandezi fluturues, që i tregon kapitenit të anijes historinë e tij: një forcë e mbinatyrshme e komandon që të lundrojë në përjetësi.

Derisa Holandezi të gjejë një grua e cila do t'i dhurojë dashuri të vërtetë, anija nuk do të ndalet.

Tradhëtia - Kështu lindi një dashuri e madhe mes Holandezit fluturues dhe vajzës së kapitenit, Sentës.Por krejt rastësisht Holandezi zbuloi se vajza kishte qenë e fejuar një herë. Ai mendon se është tradhtuar nga Senta dhe zhduket me anijen e tij.

Të bashkuar - E dëshpëruar, Senta,hidhet në det duke u betuar për besnikërinë e saj. Kështu sakrifica e saj e prish mallkimin dhe anija mbytet. Shpirti i Sentës dhe Holandezit shfaqen në horizont të bashkuar përgjithmonë në vdekje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:35 am

E mira dhe e keqja ! Sekreti Biologjik

Nëse e gjithë qënia njerëzore do të ishte krijuar në një individ të vetëm, ai do të cilësohej si i çmëndur prej kohësh.

Çmënduria nuk do të ishte rrënjosur thellë në mëndjen e njeriut (ku mund të jetë një vend i errët dhe i dhunshëm) dhe as në pjesët më të kthjellëta të saj.

Çmënduria qëndron në faktin se të dyja këto cilësi, egërsia dhe mirësjellja, konsistojnë në të njëjtën krijesë,shpesh në të njëjtin moment.Jemi një specie që e shkaktojmë, por edhe e ndiejmë vuajtjen e tjetrit. Që kur na ka mësuar shkenca, jemi të gatshëm të dhurojmë një organ tonin për të ndihmuar një tjetër person.

Dhe në të njëjtën kohë vritemi ndërmjet nesh pa mëshirë. Pesëmbëdhjetë vitet e fundit të historisë përfaqësojnë ekuivalentin e përkohshëm të atyre pjesëzave subatomike që zhduken brenda miliardit të sekondit, por në atë çast ne kemi jetuar tmerre të paarsyeshme.

Ruanda, Çeçeni, Darfur, Beslan, Bagdad, Pakistan, Londër, Madrid, Izrael, Nju Jork: të gjitha krime të kryera nga specia më e përparuar e planetit.

Sa më shumë në thellësi të shkojë shkenca, sa më shumë të zbulojë për ne, aq më shumë është e vështirë për të ruajtur krenarinë e një krijese unike.Ishim të bindur se jemi specia e vetme që zotëron një gjuhë komunikuese, deri sa gorillat dhe shimpanzetë përvetësuan gjuhën e shenjave.

Jemi të vetmit që përdorim mjete nga më të ndryshmet, duke harruar se edhe majmunët përdorin shkopinj për të kapur termitet.

Në fakt,ajo çfarë na veçon është një sens i madh morali, një arsyetim origjinal i së mirës dhe së keqes, i asaj çfarë është e drejtë apo e gabuar, i asaj çfarë nënkupton të vuash, por për vuajtjet e tjetrit.Këto cilësi janë esenca e distiluar e qënies njerëzore.

Por akoma nuk e di njeri,sepse alternohet kaq shpesh.Konceptin e racionalitetit e përvetësojmë me shpejtësi. Një fëmijë i vogël mëson se nuk është mirë të hajë gjatë orës së mësimit, pasi mësuesja nuk e lejon diçka të tillë.

Nëse ky rregull nuk do të ekzistonte, atëherë fëmija do të përfitonte nga rasti. Por,edhe nëse mësuesja pranon që një fëmijë mund ta hedhë një tjetër nga karrigia, fëmijët do të hezitonin për një veprim të tillë.

Në të dyja rastet dikush i ka mësuar fëmijës një rregull, por ajo për të shtyrë dikë tjetër nga karrigia reziston, edhe nëse një person me autoritet propagandon dhunën: është diferenca ndërmjet moralitetit dhe edukatës sociale.

"Gjykimi moral është homogjen ndërmjet njerëzve. Gjithsesi,sjellja bazohet në një lloj subjektiviteti".Rregullat që njohim ose dëgjojmë nuk janë gjithmonë ato që ne vendosim për të respektuar. Por pse jemi jo korrekt në respektimin e të gjitha rregullave?

Gjithsesi, asnjë kërkim nuk mund të bëjë që ne të sillemi më mirë, por na ndihmon ta kuptojmë më qartë natyrën njerëzore.Themeli bazë i moralitetit është kapaciteti për t'u identifikuar me një tjetër person në një moment të caktuar.

Studiuesit e sjelljes njerëzore shpesh e përkufizojnë këtë të fundit si një formë rregulli, i njohur si altruizëm reciprok: një nder që bëhet sot, do të shpërblehet të nesërmen. Por edhe te kafshët ka diçka më shumë.

Studiuesja ruse, Nadia Kohts, studioi njohjet jonjerëzore në gjysmën e parë të shekullit XX, duke rritur një shimpanze. Kur shimpanzeja hipte në tarracën e shtëpisë, tentativat për ta bërë që të zbriste poshtë (thirrjet, qortimet, ofrimi i ushqimit) përfundonin pa sukses.

Por nëse Kohts ulej dhe bënte sikur po qante, shimpanzeja i afrohej menjëherë.
Edhe më cinikët u prekën nga historia e Binta Jua, gorilla që në vitin 1966 shpëtoi një fëmijë të vogël, që kishte përfunduar brenda rrethimit të tij. Ai e mori në krahë, duke e përkëdhelur dhe më pas e çoi te stërvitësit e tij.

Kapaciteti i mirëkuptimit ka disa nivele të caktuara. Ne, qëniet njerëzore, ndajmë një esencë të thellë me shumë specie kafshësh.

Në një studim të tillë, çifte të martuarish viheshin nën rezonanca magnetike, ndërsa provokoheshin nga një dhembje e lehtë fizike. Përpara stimulimit, subjektet paralajmëroheshin për çfarë do t'u ndodhte dhe kështu truri i tyre fillonte të punonte në një mënyrë karakteristike, duke sinjalizuar një ndjesi frike të lehtë.

Ndërsa në provën e dytë u thuhej se nuk do të ndienin dhembje, por do të ishte partneri ai që do t'i lajmëronte për stimulimin. Edhe në rastin e dytë truri jepte të njëjtin sinjal.Truri i njeriut punon më shpejt kur kërcënimi komplikohet.

Një nga skenarët e përdorur nga shkencëtarët mbi sensin moral është "dilema e vagonit".
Jeni pranë një hekurudhe dhe një tren po vjen drejt pesë personave që nuk po shohin se çfarë po ndodh. Aty pranë ndodhet një levë që devijon drejtimin e trenit. Do ta tërhiqnit këtë levë? Sigurisht, do të shpëtonit pesë jetë.

Por le të supozojmë se një tjetër person ndodhet në binarin tjetër, ku do të devijoje trenin. Tashmë raporti i moralitetit është 5 me 1. A do ta vrisnit këtë person për të shpëtuar 5 të tjerë? Shumë e madhe dilema. Dhe rezultatet e personave që janë vënë nën eksperiment tregojnë se truri vihet në një situatë kaotike.

Ideja për të drejtuar trenin drejt një personi, sesa pesë të tjerëve aktivizon koren e përparme të krahut të djathtë, qendra e racionalitetit.Hipoteza për të çuar një person të pafajshëm drejtë vdekjes, vë në punë edhe koren qendrore, pjesë që lidhet me emocionet. Të dyja këto pjesë hyjnë në konflikt me njëra tjetrën dhe në këtë mënyrë merren vendime joracionale.

Sipas një kërkimi,85 % e të pyeturve nuk do ta devijonin trenin, edhe pse e kuptojnë se në këtë mënyrë do të vdesin 5 njerëz dhe jo një. Por përse jemi të bindur se është më mirë të sakrifikojmë një jetë për të shpëtuar pesë të tilla, në një rast dhe në një tjetër jo? Fakti se kemi një program moral nuk do të thotë që ta vëmë në praktikë. Diçka duhet ta stimulojë sjelljen e njeriut.Kjo diçka është komuniteti.

Një studiues pretendon se ekziston një gramatikë morale që njeriu e ka si dhuratë.Por në sintaksë mbetet e privuar nga një kuptim që nuk shprehet me fjalë dhe kështu kuptimi i asaj çfarë është e drejtë apo e gabuar bëhet i pavlerë, nëse dikush nuk na e mëson. Në komunitetet njerëzore, detyrat variojnë në kultura të ndryshme.

Por,gjithsesi, natyra e species tonë karakterizohet nga një sens konfliktual. Kur bëhet fjalë për të ndihmuar dikë tjetër,rregulli parashikon për të ndihmuar atë që ndodhet pranë, duke e injoruar atë që është larg.

Ky qëndrim daton që në kohërat kur mirëqenia e tribuve ishte esenciale në mbijetesën e individit dhe ajo e një tribuje tjetër ishte një kërcënim. Në fakt, edhe tani ideja për t'i shpëtuar jetën dikujt në anën tjetër të botës me një sakrificë të vogël nuk është një situatë ideale për trurin tonë social.

Një nga instrumentet më të fuqishme brënda një grupi është praktikimi i përjashtimit. Nëse një tribu siguron ushqim dhe mbrojtje nga grabitqarët, një votë kundra mund të jetë e tmerrshme. Edhe besimtarët kanë praktikuar forma të ndryshme përjashtimesh.

Përjashtimi lind në mënyrë spontane, kur një shoqëri prej miliona individësh nuk pranon aktet e një anëtari të vetëm. Në kohët e lashta,qeniet njerëzore ishin të pambrojtura nga grabitqarët dhe evitimi i një përjashtimi të mundshëm ishte diçka jetike.

Por përse shpeshherë ne bëhemi të këqij? Ndonjëherë e humbasim fare toruan.

Por ka shumë ndryshim ndërmjet dikujt që ka një sëmundje klinike dhe një serial killer që është koshient për vrasjet që ka kryer, por vazhdon t'i kryejë akoma me gjakftohtësi.
Një studim neurologjik ka dhënë disa përgjigje për këtë çështje.

Janë vënë nën vëzhgim mendjet e 20 vullnetarëve përballë disa konteksteve legale dhe ilegale. Aktiviteti cerebral ndodhej në bajame: pjesë që lejon të stabilizohet lidhja ndërmjet akteve të këqija dhe ndëshkimeve.

Por për fat të mirë pjesa më e madhe e jona nuk predispozohet për të anuar nga e keqja, pasi morali ka një influencë më të madhe në arsyetimin tonë. Por, sfidat më të vështira duhet t'i përballojmë kur na duhet të aplikojmë rregulla morale mbi persona që nuk i përkasin tribusë tonë.

Shulman, psikolog dhe shkrimtar, punon me adoleshentë kriminelë në një shtëpi riedukimi në Nju Jork. Një ditë mbeti i goditur nga reagimi i disa prej këtyre adoleshentëve. Pasi këta të fundit dëgjuan në lajme se tre adoleshentë kishin grabitur një grua plakë, reaguan në një mënyrë keqardhjeje dhe protestuese.

Njëri prej tyre: "Unë nuk do ta grabisja kurrë një grua plakë, mund të ishte gjyshja ime". Kështu Shulman i pyeti se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.Ata u përgjigjën se po të grabisje një "faturino kinez" ishte diçka e drejtë për ta.

Shulman shpjegon: "Gruaja plakë u ndjell mëshirë atyre. Ndërsa faturinoja kinez konsiderohet si një i huaj". Kjo linjë arsyetimi ndër popuj dhe komuniteteve të ndryshme është mjaft e qartë, por akoma më shumë është lufta midis vëndeve ku shtypja dhe pushteti mbi tjetrin është esenciale për moralin e palave.

Janë shkruar libra të pafund për çfarë ka ndodhur në mëndjen kolektive të vendeve si Gjermania naziste ose Jugosllavia gjatë shpërbërjes së saj. Por, për sa është e pamundur për të shpjeguar dhe analizuar vrasës si Adolf Hitler ose Slobodan Millosheviç, është e qartë se si këta njerëz arritën të manipulonin popuj, duke injektuar në mëndjet e tyre ide ksenofobike.

Kemi arritur të krijojmë mjete të tilla,që na lejojnë të dominojmë planetin,por zgjuarsia është më e ngadaltë për të arritur strukturën fizike. Akoma kemi shumë barbari, përpara se të arrijmë civilizimin total. Të paktën duhet të shpresojmë që konfliktet që na presin të jenë më të vogla se ato të së kaluarës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:35 am

Njerëz të mirë dhe të këqinj :

Mohandas Gandi

Babai i pavarësisë indiane.Drejtoi lëvizjen nacionaliste të vendit të tij kundër Britanisë së Madhe, me një doktrinë të bazuar jo në dhunë, por në protesta paqësore. U vra nga një fanatik në vitin 1948.

Nënë Tereza

Anjezë Gonxhe Bojaxhi u bë murgeshë, duke themeluar kongregacionin e misionareve për bamirësi dhe ia dedikoi jetën e saj të varfërve dhe të sëmurëve. U shpall e shenjtë në vitin 2003.

Martin Luter King

Fitues i çmimit "Nobel" për paqen. Ai luftoi për të drejtat civile dhe kundra paragjykimeve etnike në Amerikën e viteve '50 dhe '60.

Dalai Lama

Lideri shpirtëror i budistëve, ka marrë çmimin "Nobel" për paqen, pas fushatës së tij paqësore për pavarësinë e Tibetit.

Karol Vojtila

Ishte Papa i 264 i Kishës Katolike, i zgjedhur në vitin 1978. Menjëherë pas vdekjes së tij, më 2 prill të vitit 2005, nisi proçesi për shenjtërimin e tij.

Stalini

Është konsideruar si një nga diktatorët më të dhunshëm të historisë botërore. Është akuzuar për vdekjen e miliona njerëzve gjatë 25 viteve të qeverisjes së tij në Bashkimin Sovjetik

August Pinoçet

Pasi mori pushtetin me një grusht shteti në vitin 1973,gjenerali qeverisi Kilin me një grusht të hekurt, duke torturuar dhe vrarë mijëra njerëz. Vdiq në vitin 2006 në moshën 91-vjeçare.

Adolf Hitler

Themeluesi dhe lideri i partisë naziste. Gjithashtu edhe organizatori i Holokaustit. Figura e tij akoma i çorienton kërkuesit,që studioj kapacitetin në ushtrimin e dhunës.

Osama Bin Laden

Kryetari i organizatës fondamentaliste islamike të Al-Kaedës. Mendohet se është ideatori i sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Pol Pot

Lideri i Khemerëve të Kuq konsiderohet si frymëzuesi i vrasjeve të më shumë se 2 milionë personave në Kamboxhia gjatë periudhës nga viti 1975 deri në vitin 1979.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:35 am

E vërteta mbi masonerinë !

Masonët thonë për veten e tyre se ata janë një vëllazëri, që kërkon të kultivojë virtyte tek antarët e saj dhe se nuk janë një shoqatë e fshehtë, por parapëlqejnë ta quajnë grupimin e tyre “shoqatë ezoterike”.

Termit “ezoterik”, që na vjen nga lashtësia me kuptimin e dijeve të fshehta që përcillen nga brezi në brez në shoqata të fshehta nëpërmjet një sistemi fillestari-shkallëzim (pranim i fillestarëve dhe zbulimi atyre gradualisht të dijeve të shoqatës), duke kërkuar t’ i japin termit “ezoterik” një konotacion të snobizmit intelektual, pra të parrezikshëm.

Me këtë duan të evitojnë përshtypjen e konspiracionit, që lë tek të tjerët organizimi masonik. Masonët thonë për veten e tyre se shoqata e tyre e ka origjinën tek shoqatat e muratorëve të Mesjetës (fjala “mason” do të thotë murator), të cilat quheshin vëllazëri dhe për të cilat pretendojnë se ishin një lloj sindikatash sekrete, të krijuara për të mbrojtur interesat e muratorëve (masonëve) dhe për ndihmë të ndërsjelltë.

Sipas masonëve të sotëm (freemasonëve, ose masonëve të lirë), në shekullin XVIII këto shoqata të muratorëve u hapën, fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Francë, dhe në to hynë dhe njerëz të tjerë që nuk ishin muratorë, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta shoqërore, dhe kjo u quajt masoneria spekulative, ose masoneria e lirë (freemasonry).

Sipas masonëve të sotëm, në masonerinë spekulative, ose të lirë, termi “mason”, ose mason i lirë (freemason), përdorej si metaforë, për një njeri që punonte për ndërtimin e një strukture morale të shoqërisë (shoqërisë në përgjithësi, pra gjithë popullsisë së një vendi dhe më gjërë njerëzimit) dhe në këtë sens përdorej si metaforë edhe fjala “masoneri”, që ka kuptimin e një ndërtimi me gurë dhe me llaç.

Është krejt e pabesueshme që, në shekullin e XVIII, në epokën e shoqërive me kasta, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta, aristokratë dhe borgjezë, të organizoheshin duke përdorur shoqatat e fshehta të muratorëve, në një kohë që njerëzit e punës së krahut përbuzeshin si nga aristokratët, ashtu dhe nga borgjezët.

Nëse njerëzit e rangjeve të larta do të donin të organizoheshin, qoftë edhe duke përdorur simbolikë nga ndërtimtaria, ata nuk kishin pse ngatërroheshin fare me shoqatat e muratorëve. Pra, ose nuk ka ndodhur kështu, ose shoqatat e muratorëve (masonëve) nuk kanë qenë ato që thuhet, edhe para se ato të hapeshin edhe për ata që nuk ishin muratorë.

Shoqatat masonike autentike të cilat në shekullin XVIII shërbyen si bazë për masonerinë spekulative, edhe para shekullit XVIII nuk kanë qenë vëllazëri muratorësh të thjeshtë (edhe pse të tilla mund të kenë ekzistuar), por shoqata sekrete, vëllazëri nëse doni, të njerëzve të rëndësishëm që merreshin me ndërtim.

Nuk duhet harruar se në Mesjetë pesha e ndërtimit në ekonomi ishte dhe më e madhe se sot, se nuk kishte industri të mëdha, siç ka sot. Gjatë asaj që quhet “koha e errët”, që nga dyndjet barbare që shkatërruan qytetërimin antik në Europë dhe deri në shekujt X-XI u zhduk dhe zeja e ndërtimit prej guri dhe ndërtohej vetëm me dru.

Kur rifilloi ndërtimi me gur dhe filluan të ngrihen katedrale, kështjella, pallate, ura, rrugë gjithmonë më të mëdha e më të ndërlikuara teknikisht, filluan të shfaqen dy figura-kyç në ndërtimtari: arkitekti dhe sipërmarrësi. Arkitektët u bënë të rëndësishëm se ata zotëronin dijet e nevojshme për të projektuar këto ndërtime dhe në më të shumtën e rasteve për të zbatuar projektet.

Sipërmarrësit lidën se duheshin njerëz që merrnin përsipër të organizonin punën e atyre që nxirrnin dhe sillnin gurët, mermerin, atyre që i gdhëndnin, që sillnin gëlqeren, që dinin sekretet e përgatitjes së llaçit dhe përzierjes së tij me lëndë që i jepnin fortësi (si vezë), se duheshin njerëz të cilët grumbullonin mjeshtra muratorë të aftë etj.

Këta ishin njerëz shumë të rëndësishëm dhe realisht të fuqishëm, edhe pse nuk ishin aristokratë.

Dalëngadalë këta njerëz u fuqizuan, u pasuruan dhe panë se nëse bënin një marrëveshje të fshehtë me arkitektët, që në shumë raste ishin vetë sipërmarrës, por edhe me mjeshtrit muratorë mund të kishin përfitime të mëdha. Këta njerëz (arkitektë dhe sipërmarrës, ose arkitektë-sipërmarrës)grumbullonin dhe shumë para nga shpërblimi për ndërtimet që bënin për mbretërit, princat, kishën, apo qytete.

Ata e gjetën të nevojshme për t’ u bashkuar në shoqata sekrete, për të mbrojtur interesat e tyre, që të evitonin kompeticionin që i dëmtonte të gjithë, kur disa prej tyre ulnin çmimet për të marrë porositë për ndërtime, apo për të mbrojtur sekretet e ndërtimtarisë nga të tjerët.

U bashkuan për të shkëmbyer dije në mënyrë të ndërsjelltë, për të vendosur standarde në interes të tyre në punët që bënin për aristokratët, kishën qytetet.

U bashkuan për t’ u mbrojtur bashkarisht nga dhuna që ushtrohej ndaj tyre, se ata duke pasur shumë para bëheshin pre e grabitësve kur udhëtonin pasi kishin marrë shpërblimin për punën e tyre. U bashkuan për të neutralizuar sharlatanët që kërkonin t’ u merrnin punën duke u hequr se do të bënin ndërtime të mrekullueshme, për të etj., etj.

Këta njerëz të fuqishëm përdorën për t’ u organizuar vëllazëritë e muratorëve, të cilët i lidhnin pas vetes në shumë mënyra. Kjo është hapja e masonerisë autentike(shoqatave të muratorëve), e cila duhet të ketë ndodhur në shekullin XII-XIII. Kjo mund të quhet proto-masoneria spekulative (e lirë) dhe ajo ishte një shoqatë sekrete e arkitektëve dhe sipërmarrësve të ndërtimit.

Këta njerëz fitonin shumë para nga ndërtimi i katedraleve, kështjellave, pallateve, urave, rrugëve etj., dhe këto para filluan t’ i japin hua me interes dhe kështu lindën bankat e para.

Sportelet e para bankare kanë qenë shoqatat masonike dhe kontratat e para bankare kanë qenë betime të përgjakshme masonike, se atëherë dhënia e parasë me fajde dënohej nga kisha si herezi, kështu që për t’ u siguruar se borxhmarrësi do të shlyente paratë, ai anëtarësohej në shkallën e ulët të vëllazërisë dhe borxhi justifikohej me atë se ai po ndihmohej si vëlla, dhe nëse nuk e mbante premtimin që t’ i kthente paratë do të ndëshkohej se kishte mashtruar dhe dëmtuar “vëllain”.

Deri në këtë kohë këto shoqata sekrete merreshin kryesisht me mbrojtjen e interesave të tyre në ndërtim, dhe të investimeve të tyre financiare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Në shekullin XVIII, në Angli, me zhvillimin e ekonomisë, dhe dobësimin e pushtetit mbretëror të aristokracisë, pas revolucionit të shekullit të kalur, njerëzit e këtyre shoqatave ishin fuqizuar aq shumë ekonomikisht, duke investuar dhe në sfera të tjera të ekonomisë veç ndërtimit, sa të pretendonin për ta shndrruar shoqatën e tyre në një qendër okulte pushteti të gjithfuqishme, bartëse e vërtetë e pushtetit politik, me anë të një konspiracioni permanent, që fiktivizonte institucionet legale, duke krijuar një sistem kriptopushteti.

Kështu që ata e hapën shoqatën e tyre sekrete edhe për njerëz që nuk kishin të bënin me ndërtimin, ose me bankat, duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England, e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese.

Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne.

Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.

Ky konflikt brenda masonerisë angleze, e njohur si pioniere e masonerisë moderne, vlen për faktin se zbulon që vetë masonët pretendonin se masoneria e përqëndruar ka qenë shumë më e vjetër, derisa qendra rivale u quajt Antient Grand Lodge of England.

Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE.

Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France.

Cila është origjina e masonerisë moderne spekulative? Këtu jemi para enigmës më të madhe të masonerisë moderne. Masoneria spekulative që lindi në shekullin XVIII në Angli dhe Francë kishte si simbol të saj figurën e rombit, të formuar nga bashkimi i kompastit dhe një vizoreje në formë L-je.

Sipas pretendimit të masonëve të sotëm ky është një simbol i masonerisë autentike (shoqatave të muratorëve) dhe që tashmë i jepej kuptim metaforik, sikur vizorja ka kuptimin që të kufizojnë veprimet e tyre nga virtyti, e kompasti që të kufizojnë dëshirat e tyre.

Por, kompasti dhe vizorja nuk janë vegla muratorësh, por arkitektësh, çka tregon se edhe masoneria autentike nuk ka qenë punë muratorësh, ndryshe do të kishte si simbol mistrinë dhe çekiçin.

Por katërkëndshi në formë rombi, e tradhëton sekretin e masonerisë spekulative, ashtu siç e tradhëton dhe simboli i piramidës, me syrin gjithëpamës në majë. Kur në shekullin XX u zbërthyen papiruset egjiptiane të zbuluara në qytetin Al-Amarna në Egjipt, të njëhura si “Letrat e Amarnas” u zbulua dhe një lidhje e qartë mes masonerisë moderne dhe një paraardhëse të saj në Egjiptin e Lashtë.

“Letrat e Amarnas”, të quajtura kështu sipas emrit të sotëm arab të qytetit egjiptian pranë të cilit u zbuluan dhe që është qyteti antik egjiptian Aten, që u bë kryeqytet i Egjiptit antik në shekullin XIV para Krishtit, nxorrën në dritë një fakt shumë kurioz. Në shekullin XIV para Krishtit, faraoni egjiptian Amenoteph IV u bë vegël në duart e një konspiracioni të një shoqërie sekrete ndërtuesish.

Në Egjiptin e vjetër, që ishte një shoqëri me kasta, pas faraonit vinin si kasta të privilegjuara ajo e priftërinjve dhe ajo e aristokracisë ushtarake. Me kalimin e kohës, kasta e priftërinjve, në një shoqëri teokratike siç ishte Egjipti, dhe kasta e aristokracisë ushtarake, u bënë aq të fuqishme, sa i imponoheshin dhe faraonit, çka kuptohet nga fakti që në vitin e tridhjetë të sundimit, faraoni bënte një ceremoni fetare gjatë të cilit ai mund të hiqte dorë nga pushteti, sipas një tradite të vjetër.

Amenoteph IV, një njeri ambicioz, e pa se ishte e pamundur të sundonte bashkë me kastën e klerikëve. Si shumica e tiranëve ai kishte një dobësi për arkitektët e tij, të cilët në një traditë egjiptiane shumë popullore ishin këshilltarë të faraonit.

Madje një arkitekt, Imoteph, një njeri i ardhur nga shtresat e ulëta, i cili kishte ndërtuar të parën piramidë me shkallë për faraonin Djoser në shekullin XXVIII para Krishtit, pra XIV shekuj para Amenotephit IV, dhe që arriti të bëhet kryeministri i faraonit Djose, ndërohej si perëndi në Egjipt, jo vetëm për mjeshtërinë e tij, por edhe për këshillat që i kishte dhënë faraonit si të vepronte në disa situata të vështira.

Duket se arkitekti Imoteph u bë nismëtari i një shoqate sekrete të ngjashme me masonerinë mesjetare paraspekulative, e cila kaloi brez pas brezi në Egjipt me anë të një sistemi ezoterik fillestarie deri në kohën e Akhetatenit.

Në kultin e vet, i hyjnizuari arkitekt-kryeministër Imotephi paraqitet me disa simbole, më interesanti prej të cilëve është një figurë që paraqet piramidën, por një piramidë të dyfishtë, me majë lart dhe me majë poshtë, pra në formë rombi.

Dihet se piramidat e ndërtuara në Egjiptin antik kishin dy pjesë, pjesën e dukshme, dhe pjesën e padukshme, tunelet poshtë piramidës, që ngjanin me një piramidë të përmbysur, nëpër të cilën shkoje deri tek maja që ishte thellë në tokë, te dhoma ku ishte varri i faraonit.

Në kultin e Imotephit, piramida e dyfishtë paraqitet me majën e prerë, në pjesën e poshtme, si për të treguar ekzistencën e sekretit, por edhe ruajtjen e tij.

Rombi është një figurë që shfaqet në simbolet e lashta egjiptiane, si në kohën e imotephit, ashtu dhe të Akhetatenit. Duket se ka qenë kjo shoqëri sekrete e krijuar nga Imoteph XIV shekuj para faraonit Amenoteph IV, që arriti ta vejë këtë të fundit nën influencën e saj.

Shoqata sekrete vendosi ta përdorë konfliktin e faraonit me kastën e priftërinjve, për të marrë praktikisht pushtetin në Egjipt, duke përdorur faraonin si kukull të saj. Tashmë me shoqatën ishin bashkuar dhe njerëz të tjerë jashtë ndërtimtarisë nga oborri i faraonit, pra ajo ishte bërë faktikisht në Egjiptin antik, ajo çfarë ishte masoneria spekulative moderne, duke filluar nga shekulli XVIII.

Faraoni Amentoph IV kujtonte se ai po i përdorte njerëzit e fuqishëm të ndërtimtarisë për interesat e veta, kur në fakt ai ishte lodër në dorën e tyre. Ata donin të zëvendësonin kastën okulte të priftërinjve të Amun-Ra, me një kastë tjetër po okulte, por shumë më të sofistikuar dhe të rrezikshme.

Duket se kanë qenë arkitektët e tij, të cilët ishin anëtarë të shoqatës sekrete, ata që i kanë këshilluar që për të mirën e sundimit të tij të bënte një revolucion radikal pallati në Egjipt, duke e përmbysur kultin ekzistues politeist me në qendër kryeperëndimë Amun-Ra mbi të cilin mbështetej gjithë sistemi shtetëror dhe shoqëror teokratik në Egjipt dhe fuqia e kastës së priftërinjve, që paraqiteshin si ndërmjetës midis Amun-Ra dhe shoqërisë egjiptiane dhe të ndërtonte një kult të ri.

Kulti i ri do të ishte i tillë që do të evitonte fuqinë e kastës së priftërinjve, se do të ishte shumë më i thjeshtë, duke pasur ky kult një zot të vetëm, që ishte Ateni, dhe që konsiderohej si materializim i Amun-Ra në formën e diskut diellor.

Si ndërmjetës i vetëm mes Atenit dhe shoqërisë egjiptiane do të ishte faraoni, që ndryshoi emrin në Akhetaten, që do të thotë shpirti i Atenit. Këshilltarët dinakë të faraonit llogarisnin që vakumin e pushtetit që do të krijohej nga zhdukja e kastës së priftërinjve ta mbushnin ata me shoqatën e tyre sekrete, që do ta manipulonte faraonin.

Faraoni që e kishte idenë se ç’po ndodhte dhe e pranoi. Për të realizuar këtë ide, faraoni, sipas këshillave, e zhvendoi kryeqytetin nga Theba, ku sundonin priftërinjtë, në një vend në Egjiptin e mesëm, ku sot është qyteti Al-Amarna, dhe ku Akhetateni në kohën e tij filloi të ndërtonte një kryeqytet të ri, të quajtur Aten.

Faraoni urdhëroi që të shkatërrohen të gjithë tempujt e Amun-Ra dhe në vend të tyre të ndërtohen tempujt e rinj të Aten. Në kryeqytetin e ri faraoni krijoi një organizatë sekrete të quajtur Vëllazëria e Tempullit, e cila përbëhej nga njerëz që do të ishin elita e re me anë të së cilës faraoni do të sundonte.

Në këtë organizatë të re dominonin njerëzit e vëllazërisë sekrete, duke filluar që nga njerëzit e ndërtimtarisë, arkitektët dhe proto-sipërmarrësit. Simbolet e kësaj organizate sekrete ishin piramida me syrin gjithëpamës në majë, piramida e dyfishtë, në formë rombi etj.

Piramida me syrin gjithëpamës në majë ishte metaforë për një projekt manipulimi social, me qëllim krijimin e një qendre okulte pushteti të gjithfuqishëm në vend.

Piramida është metafora më e përsosur për ideimin dhe zbatimin e një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka.

Me këtë që bëri faraoni Akhetaten, ai e bëri politikën e vëllazërisë sekrete, politikë zyrtare të shtetit. Me vdekjen e faraonit Akhetaten, pasardhësi i tij e riktheu kryeqytetin në Thebë, si dhe restauroi kultin e Amun-Ra.

Por Vëllazëria sekrete që krijoi Akhetaten nuk u zhduk dhe vazhdoi të ekzistonte në Aten (Al-Amarna), duke qenë një shtet brenda shtetit, dhe duke ekzistuar edhe edhe në kryeqytetin zyrtar, në Thebë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë ?

Simboli i masonerisë moderne, piramida e dyfishtë, në formë rombi, si dhe simboli tjetër i masonerisë moderne, piramida me syrin gjithëpamës në majë, tradhëton faktin se masoneria moderne spekulative është vazhdim vëllazërisë sekrete të Egjiptit të Lashtë, që ka ekzistuar së paku që nga koha e Amenhotep IV në shekullin XIX para Krishtit, por që gjasat janë që të ketë qenë shumë më e vjetër, që 28 shekuj para Krishtit.

Që masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtë, kuptohet dhe nga miti fals që ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndëshkimi i vrasësve të tij.

Masonët bëjnë një betim të ëprgjakshëm për të cilin thonë se e ka origjinën nga një histori bibilike e vrasjes së arkitektit të Tempullit të Mbretit Solomon, që quhej Hiram Abif, nga tre muratorë të armatosur nga vegla pune, që quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum.

Ata e vranë Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit të vet. Sipas mitit masonik tre vrasësit u kapën dhe u penduan për krimin.

Atëherë iu kërkua që të zgjidhnin vetë ndëshkimin e tyre. I pari zgjodhi që t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti që t’ i çahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshëve të egra, ndërsa i treti që t’ i digjeshin të brendshmet dhe hiri i tyre të shpërndahej gjithandej. Prandaj masonët pretendojnë se ata e bëjnë sot një betim të ngjashëm.

Problemi është se në Bibël nuk thuhet asgjë për arkitektin Hiram Abif. Në Bibël tregohet vetëm për një Hiram që erdhi në Jerusalem pasi kishte mbaruar ndërtimi i tempullit të Solomonit. Dhe për vetë tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri.

Duket se masonët kanë projektuar në ndërtimin e tempullit të Solomonit një histori nga Egjipti antik, atë të faraonit egjiptian Senquenre Tao, që jetoi në shekullin XVI para Krishtit dhe që u vra se nuk pranoi të jepte dijet sekrete që zotëronte.

Masoneria moderne ka vazhduar traditën e asaj të Egjiptit antik, me anë të një sistemi të transmetimit nga brezi në brez të dijeve ezoterike. Për masonët spekulativë të shekullit XVIII nuk ka ndonjë sekret përmbajtja e letrave të Al-Amarnas.

Me këto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhëton veten si një konspiracion që vazhdon traditën okulte të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka.

Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithëpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri.

E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Zeja kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror.

Revolucioni Francez në shekullin XVIII është një deja vu e asaj që ndodhi në Egjipt në shekullin XIV para Krishtit, në kohën e Amenhotepit IV (Akhetaten). Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francës e krijuar në 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France.

Veçanërisht e implikuar në përgatitjen e revolucionit ka qenë një llozhë masonike në orbitën e Grand Orient, që quhej “Les neuf soeurs”(“Nëntë motrat”).

Para fillimit të revolucionit dhe në fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenë një aristokrat shumë i lartë, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushëriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretëror të Francës.

Më vonë ky do të bëhej Mbreti Louis Philippes II dhe do të mbretëronte nga viti 1830 në 1848. Masonët e kishin bindur atë se që të bëhej mbret, ishte i nevojshëm një revolucion që do të rrëzonte Burbonët nga froni, dhe që do të godite kishën që ishte mbështetëse e Burbonëve.

Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonëve, pa e kuptuar plotësiht se për çfarë qëllimesh donin ta përdornin.

Kështu që ai dhe aristokratë të tjerë ndihmuan masonët që të organizonin revolucionin, që në fakt u krye sipas skenarit të një grushti shteti, pa pjesëmarrje masive të turmave, aq në Paris dhe jo më në pjesën tjetër të Francës që ishte thjesht spektatore e asaj që po ndodhte.

Pasi u përmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin që i bëri Dukës së Orleanit dhe shpalli Republikën, në dukje të qytetarëve.

Por në 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventës (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rënë nën kontrollin e një oligarkie sekrete, masonerisë: “Unë nuk guxoj të them emra në këtë moment e vend. Unë nuk mund t’ i lejoj vetes të çjerr vellon që mbulon këtë mister të thellë të Antikitetit.

Por unë mund të afirmoj që mes autorëve të këtij komploti janë agjentë të këtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, më i fuqishmi i shpikur nga të huajt për të mposhtur republikën”. Pas këtij fjalimi, Robespieri, në dy të mëngjesit u arrestua, dhe ditën në vazhdim u çua në gijotinë.

Kryeministri britanik i kohës, William Pitt i Riu, duke parë atë që po ndodhte në Francë, si dhe atë që kishin bërë masonët në Amerikë, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkëputjes së kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anë të një rebelimi, në vitin 1799 bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike.

Pra, kryeministri Ëilliam Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe.

Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni. Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’ u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre.

Shumë kohë më vonë, në vitin 1967 ky detyrim u hoq. Në SHBA masoneria moderne u soll nga francezët, edhe pse atje u përhap kryesisht Riti Skocez i masonerisë, që është ende dominues.

Riti Skocez që u përhap në SHBA në shekullin XVIII, në fakt u ideua në Paris, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XVIII, nga një forum mason i quajtur Këshilli i Perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit, si një rit me 25 shkallë hierarkie dhe sekreti.

Ky do të quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencën një masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, që ta përhapte këtë rit në Botërn e Re (dy Amerikat), duke e emëruar në 1761 Inspektor i Madh për Botën e Re.

Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kështu që duket se masoneria franceze duhet ta ketë parë misionin e saj në Botën e Re, si një subversion në zotërimet koloniale të Kurorës Britanike.

Si bashkëpunëtor i Morin ishte një holandez i natyralizuar në francez, Henry Andreë Francken. Francken shkoi në 1767 në New York, ku bëri zëvendës-inspektor të përgjithshëm një tregëtar çifut të quajtur Moses Michael Hays. ku dha një licencë masonike për hapjen e një llozhe në Albany, në zotërimet britanike.

Me këtë rast u hap në Neë York llozha e parë masonike në zotërimet britanike në Amerikë, në Albany të Neë York. Heys do të bëhej përhapësi i masonerisë së Ritit Skocez në Amerikën Veriore, duke emëruar në 1781 tetë nën-inspektorë të përgjithshëm.

Nga këta Issac De Costa, një çifut me origjinë portugeze do të bëhej themelues i masonerisë së Ritit Skocez në Karolinën e Jugut, Abraham Forst në Virginia, Joseph M. Myers në Meryland, Barend M. Spitzer në Georgia.

Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim. Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan.

Sot në SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila është një zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga një rit me 25 gradë, në një rit me 33 gradë. Në fakt, gradët në Ritin Skocez fillojnë nga e katërta, për të vazhduar deri tek e tridhejtëetreta.

Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe për t’ u anëtarësuar në të, dikush duhet të jetë anëtar i një llozhe masone. Riti Skocez, që mund të konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisë anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre që mund të quhen superllozha.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Për të hyr në sistemin e hierarkisë të Ritit Skocez, nga grada e katërt tek e tridhjetëetreta, duket të jesh anëtar i një llozhe masone, dhe të kesh arritur gradën e tretë, atë të master mason (mjeshtrit mason).

Vetëm pas kësaj mund të hysh në superllozhë, duke marrë gradën e katërt, që është më e ulta, dhe që quhet «Secret Master». Grada më e lartë, e tridhjetëetreta është ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit të Madh të përgjithshëm Sovran).

Menjëherë poshtë tij në gradën e tridhjetë e dytë është Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretëror).

Në gradën e tridhjetë e dytë është: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i përgjithshëm) Në masonerinë amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndërsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesëmarrjen në të të anëtarëve të saj.

Rrjeti i llozhave masonike të Ritit Skocez në SHBA drejtohet nga dy qendra të fuqishme: Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Sot në botë ka dy linja kryesore rivale të masonerisë së lirë, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, të cilat kontrollojnë llozha në vende të ndryshme të botës që janë në orbitën e tyre.

Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore të fuqishme, nga të cilat një është në Londër (United Grand lodge of England) dhe dy në SHBA, të cilat janë Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Ndërsa Grand Orient de France është organizata më e fuqishme masonike në Francë, dhe i përket grupit ateist të masonerisë ndërkombëtare, duke qenë dhe zemra e tij.

Kjo organizatë është një rivale e përjetshme e masonerisë anglosaksone, me të cilën është armiqësuar që në vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti për pranimin e anëtarëve.

Nga fjalët e Mjeshtrit të Madh të Grand Orient, Quillardet, që vizitoi Shqipërinë para disa kohësh, u mësua se sot kriter për t’ u pranuar në këtë organizatë masonike është ateizmi.

Kjo u bë e qartë kur Quillardet, në intervistën që dha në emisionin «5 pyetje nga Babaramo», në Neës-24, kur u shpreh se masoneria është e nevojshme të ekzistojë për të garantuar laicizmin e shoqërisë, përkundër rrezikut të dominimit të klerikalizmit, paraqiti si një ndër rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste.

U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip të saj, pavarësisht se Guillardet deklaroi se në masoneri nuk ka doktrinë, dhe se ajo është një bashkim i mendjeve të lira. Por, del se është një bashkim i mendjeve që janë të lira të besojnë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.

Të gjitha organizimet shoqërore që kanë marrë si një nga premisat e tyre-bazë teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanë përfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi është prova më impresionuese për këtë gjë. Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund të bëjë përjashtim.

Ku qëndron e keqja e masonerisë sot? Në pamje të parë masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative.

Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhërave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete.

Urdhëri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete.

Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj.

Siç tregova më lart, Riti Skocez me 33 shkallët e tij është një strukturë ezoterike e sofistikuar, që të ndriçon për një qendër konspiracioni për të krijuar një pushtet të gjithëfuqishëm okult në shoqëri.

Simotra e saj franceze Grand Orient nuk është më ndryshe. Në kushtet e shoqërisë së sotme perëndimore, asgjë nuk e justifikon ekzistencën e një strukture të tillë si masoneria.

Nëse masoneria kishte një justifikim në shoqëritë me kasta, ku ajo ishte një formë e organizuar disidence, si dhe një kundërbalancim i aristokracisë dhe kastës së klerikëve, që ishin të gjithëfuqishme, sot ajo nuk ka një justifikim.

Sot masoneria është bërë ajo çka njerëzit e saj pretendojnë se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundër tyre, pra kastë që ushtron një pushtet okult në shoqëri.

Është shumë alarmuese që tek masoneria marrin pjesë njerëz që kanë poste të rëndësishme zyrtare në sistemin publik të institucionev, në shoqërinë civile, biznes, media etj.

Në Itali, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, afaristë, gazetarë etj.

Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve. Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare.

E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe. Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to. Masoneria është mafie e legalizuar.

Ata që e shfajësojnë masonerinë me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bëjnë sikur harrojnë se masoneria nuk ka nevojë ta shkelë ligjin se ajo qëndron mbi ligjin dhe e bën ligjin.

Masoneria sigurisht që ka pasur një influencë të madhe në ngjarje të rëndësishme historike dhe kjo gjë thuhet jo vetëm nga ata që shpërfillen si teoricienë konspiracionesh.

Në librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan një kastë që ushtronte një pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anë të Komitetit, të ashtuquajtur, për Bashkim e Përparim.

Ajo që i përgënjeshtron pretendimet e masonëve, se ata janë një shoqatë idealiste, e pafajshme, nëse doni snobësh, është betimi masonik që është i frikshëm dhe i përgjakshëm.

Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’ u çahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrët, do t’ u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër.

Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës. Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale?

Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër. Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri.

Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin.

Argumenti i masonëve se fakti që ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanë qenë në dobi të lirisë nuk vlen, se fashizmi shikonte tek masoneria një qendër rivale pushteti despotik. Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni.

Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin. Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni?

Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës.

Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”. Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar.

Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të sukseshme. Konspiratorët rrallë e konsumojnë konspiracionin».

Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës, se Fondacioni “Soros” që i financon këto botime, është një strukturë në orbitën e masonerisë. Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal.

Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta.

Kjo vlen dhe për masonerinë. Masoneria është e ngjashme me “Vëllain e Madh” në “1984” të George Orwell, pra është një qendër pushteti despotik okult.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Formula e artistëve !

Formula e artistëve, piktorëve, skulptorëve të Rilindjes në lidhje me bukurinë u ka qëndruar sprovave të kohës.

Edhe sot, portretet e gjenive të penelit konsiderohen si të bukur, pavarësisht ndryshimit të tendencave. Leonardo da Vinçi dhe mjeshtrit e vjetër e kishin shumë të qartë se çfarë do të thoshte bukuri e përjetshme, si ta pasqyronin atë në veprat e tyre e mbi të gjitha si t'ia përcillnin brezit pasues të artistëve.

Ky është rezultati i një studimi të fundit, sipas së cilit një kod i krijuar prej tyre dhe i përdorur për të sjellë në jetë veprat e pavdekshme, u ka qëndruar më së miri sprovave të kohës.

Artistët e Rilindjes ndiqnin 5-6 kritere neoklasike, të cilat i ndihmonin që të përcaktonin konturet dhe parametrat e një fytyre, që do të ishte përjetësisht e bukur.

Këto kritere ishin të tilla që konsideroheshin njësoj si nga mashkulli ashtu edhe nga femra, pra qoftë mashkull, apo femër ai që i sheh portretet ka të njëjtën ndjenjë të lartë e vlerësim estetik për to.

Një prej tyre, që ka të bëjë me parametrat, për shembull, është ai që gjerësia e fytyrës duhet të jetë 4 herë sa ajo e hundës dhe lartësia e ballit, gjatësia e hundës dhe lartësia e fytyrës duhet të jenë në proporcione të njëjta dhe të kenë të njëjtën lartësi.

I vetmi rregull që doli se nuk ishte ai i duhuri, ishte raporti hundë-gojë. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gojë jo shumë e plotë ishte ajo më e preferuara tek autorët e Rilindjes.Në studim, tiparet konsideroheshin më atraktive, kur gjerësia e gojës ishte 1.6 herë më e madhe se gjerësia e hundës.

Kodi në fjalë sugjeronte shifrën 1.5 herë më të madhe. Saktësia e rregullave u testua, duke u treguar 36 vullnetarëve fotografitë e 420 personave, 32 prej të cilëve njerëz të famshëm. Meg Ryan ishte në krye të klasifikimit me 8.4 pikë, ndër 1.0 të mundshmet. Rock Hudson ishtei dyti me 7.8 dhe Keanu Reeves, i treti me 7.3.

Ndërkohë,sikurse nuk pritej, Greta Garbo, e cila është shquar për një fytyrë shumë proporcionale dhe interesante, kapi vetëm shifrën 7. Ndër të tjera, 4 fytyra anonime që iu treguan personave dolën shumë mirë, por sigurisht që nuk mund të mateshin me pikavarazhin e yjeve të sipërpërmendur.

Kërkimi u bë nga një skuadër biostatisticienësh nga Universiteti i Nebraskës dhe u publikua në revistën "Tiparet e njohjes". Kërkuesit dolën në përfundimin se mjekrat e vogla janë shumë më tërheqëse në rastin e femrave, ndërkohë që po aq të këndshme për syrin janë edhe hundët e vogla, distancat e mëdha mes të dy syve dhe gojët e vogla.

Për sa u përket tipareve të portreteve mashkullore,ndër më perfektet janë simetria e buzës së sipërme me atë të hundës. Tërheqëse është edhe ndarja e fytyrës në dy pjesë simetrike.

Meshkujt dhe femrat zakonisht ranë dakord në kriteret e tërheqjes së përgjithshme, por meshkujt u treguan shumë më bujarë në vlerësimin e fytyrave të marra në shqyrtim.

Fytyrat femërore morën një vlerësim më të madh nga të dyja sekset, çka do të thotë se fytyrat femërore në përgjithësi dalin se janë më tërheqëse nga ato mashkullore dhe kjo nga të dyja sekset.

Goja e vogël, gjithashtu, ishte një nga tiparet që u vlerësua më shumë si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat, ndërkohë që një tipar shumë modern, si për femrën ashtu edhe për mashkullin e sotëm, u konsiderua trashësia e buzës së sipërme.

Zakonisht, në reklamat e biznesit preferohet që personazhet që duhet të shfaqen si biznesmenë duhet të kenë pikërisht këtë tipar.

Grupi studimor, ndër të tjera, nxori në dritë se pavarësisht se studimi është marrë kryesisht me gjeometrinë e fytyrës së portreteve të pikturave të Rilindjes për të nxjerrë kodet e përdorura në fytyrat që mbartin të ashtuquajturën bukuri e përjetshme, bukuria në fund të fundit është diçka shumë më komplekse dhe nuk mund të matet vetëm me vizore.

Bukuria qëndron në sytë e atij që sheh dhe është e bukur jo ajo që është e bukur, por ajo që na duket e bukur.

Për t'iu rikthyer edhe njëherë tipareve të portreteve të Rilindjes, veç kodeve të zbuluara nga studime të herëpashershme, brenda tyre ka ende mister, një mister që buron nga frymëzimi i gjenive të atyre shekujve, të atyre gjenive që nisën të sjellin dritë pas periudhave të errëta të Mesjetës
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Misteri i numrit 13 !

Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë,njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit.

E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”.

Edhe në Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.

Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.

Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.

Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.

Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes.

Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit.Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale,të cilat përsëriteshin 13 herë rresht.

Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë.

Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera.

Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre.

Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,William Fowler vendosi që të krijonte një klub,anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.

Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.

Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.

Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.

Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.

Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza.Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.

Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:36 am

Kur do të përmbyset Bota ?!

Shpërthime vullkanike të mëdha,stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm tre vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti
1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit.

Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...

A duhet të shqetësohemi?

Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë.

Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi.

Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjërë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinosaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit.

Ndërsa në atë epokë, gjitarët arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo:duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigandë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë.

Epoka e re e gurit

Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame,1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012.

Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.

Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t'i rikthehemi pas vitit 2012...

Por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë.

Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven's Gate": në vitin 1997.39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej.

Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga persona që kanë pozicione të fuqishme.

Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për ta parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 9:37 am

FUNDI I NJË CIKLI PREJ 5.125 VJETËSH

Majat ishin matematikantë të zotë (njihnin mirë konceptin e "zeros") gjithashtu edhe astronomë të shkëlqyer, pasi eklipset i llogarisnin me saktësi. Ndërsa për të matur kohën ata përdornin tre kalendarë. Kishin një kalendar shumë antik i tipit fetar i quajtur "Tzolk'in", i cili numëronte 260 ditë (ndarë në 13 muaj me nga 20 ditë).

Pastaj ishte dhe një kalendar që ndiqte stinët dhe zgjaste 365 ditë. Dhe i treti ishte një kalendar që numëronte një periudhë prej 5.125

vitesh. Kështu si në kalendarin grek që numëroheshin vitet nga fillimi i Lojërave të para Olimpike ose ai romak ku numërimi fillonte nga themelimi i Romës, edhe kalendari mitik i Majave fillonte nga një ditë e caktuar që ndoshta përfaqësonte një ngjarje të rëndësishme, ndoshta ajo që për ne është viti 3113 përpara Krishtit.

Ky kalendar përfundon në vitin 2012, por ndoshta ky nuk mund të jetë një fund i keq,pasi për Majat përfundimi i një cikli të caktuar do të thoshte një festë e madhe.

Fundi i kohës

Majat ishin astronomë të zotë...dhe kalendarët e tyre përfundojnë në vitin 2012.
Sipas disa të thënave antike, "Roma dhe bota do të ishin të sigurta derisa Koloseu të qëndronte në këmbë".Dikush profetizoi datën dhe më pas me mijëra pelegrinë shkuan te Papa për të larë mëkatet.

28.10.1992

Ati i përnderuar Le Jang Lim i Kishës Misionare të Tamit në Korenë e Jugut, tha se Krishti do të merrte 144 mijë të besuarit e tij në mesnatën e kësaj dite për t'i shpëtuar nga katastrofa e madhe. Më shumë se 100 mijë persona u prezantuan në rreth 200 kisha fundamentaliste. Por Le Jang Lim u arrestua për shfrytëzimin e 4 milionë dollarëve që kishte mbledhur nga dhurimet e besimtarëve.

7.1999

Një parashikim i dytë për fundin e botës nga ana e Nostradamusit.

11.1999

U hodh hipoteza se një eksperiment i fizikës atomike në laboratorët nacionalë të Brokhaven në SHBA mund të shkaktonin një vrimë të zezë që mund të shkatërronte Tokën.

31.12.1999

Dita përfundimtare e mijëvjeçarit (sistemet informatike duhej të ishin futur në krizë).

19.1.2038

Në këtë datë është parashikuar një tjetër fund, por ky nga sistemi "Unix".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:22 am

Çfarë ndodhi në të vërtetë me Benito Musolinin ?

Musolini është akoma i burgosuri i Badoljos dhe në Romë sundon kaosi. Është vera e vitit 1943, më dramatikja që prej kohës kur ka filluar lufta.

Një nga shefat e shërbimit sekret nazist në Itali është Herbert Kapler, majori që disa muaj më vonë 24 mars të vitit 1944 organizoi një masakër, ku u vranë 335 civilë me një të shtënë mbas koke, një reprezalje monstruoze, për shkak të atentatit partizan të rrugës "Razela" një ditë më parë.

Në atë fillim gushti të vitit 1943, majori Kapler ka për të kryer misionin e pamundur. Duhet të arrijë të çlirojë Benito Musolinin, të cilin më datë 26 korrik e transferuan në Ponza dhe pastaj në Madalena.

Dhe duhet të informojë edhe Berlinin ditë pas dite, orë pas ore, mbi të gjitha zhvillimet e armëpushimit ndërmjet shefit të ri të qeverisë italiane, Pietro Badoljo dhe anglo-amerikanëve. Aleatët zbarkuan në Siçili më datë 10 korrik. Ndër shërbimet sekrete gjermane në Romë ka filluar konfuzioni. Kapler dërgon pa pushim qindra fonograme në Gjermani, drejtuar shefit të SS-ve, Heinrik

Himler. Por shërbimi i Inteligjencës së Londrës survejon dhe dokumenton gjithçka. Dhe gjithçka përfundon në tryezën e Uinston Çërçillit. Këto mesazhe mbetën të pabotuara për publikun për gjashtëdhjetë vjet.

U publikuan vetëm në vitin 2004, bashkë me të tjera mijëra fonograme që vinin nga fronti i luftës. Fonogramet që janë dërguar nga Italia janë më konfuzet nga gjithë të tjerat që u dërguan nga Afrika e Veriut, Franca, vendet ballkanike, Lindja e Mesme, Kabuli dhe Teherani.

Të gjitha janë fonograme të klasifikuara "top sekret". Dhe prej këtyre copëzave historish tragjike, dalin në dritë edhe ngjarjet e zhvilluara në Italinë e vitit 1943. Madje kuptohet që për Hitlerin ishte prioritet që të dinte gjithmonë se ku ndodhej Musolini. Gjithashtu, prioritet tjetër ishte edhe problemi i hebrenjve.

Majori Kapler është gjithmonë në dijeni për zhvendosjet e Duçes. Informohej nga karabinierët, fashistë besnikë, spiunë të tjerë që punonin nën komandën e tij. Madje edhe në Vatikan kishte burime informacioni. Dhe madje prej atje e informojnë se kishin filluar tratativat për armëpushimin ndërmjet "tradhtarit" Badoljo dhe aleatëve.

Në Berlin dërgon edhe analizat e tij mbi gjendjen në Itali; mbi popullatën që ka filluar të ndjejë mospëlqim dhe urrejtje për forcat gjermane; mbi Duçen, "që sa vjen dhe bëhet jo popullor"; mbi rrezikun e "një lufte civile".

Nën urdhërat e Herbert Kapler gjejmë edhe kapitenin e SS-ve, Erik Priebke, i gjykuar në Itali në vitet nëntëdhjetë për masakrën e 24 marsit. Priebke jeton akoma në Romë, me arrest shtëpie, jo shumë larg rrugës "Razela". Drejtuar me urgjencë komandantit të SS, Henrik Himler.

Ndërmjet Panjocit, i cili është në kontakt me një burim të besueshëm brënda forcave të karabinierëve,Dollman ka marrë informacion se Duçe ndodhet që prej dy ditëve më parë në ishullin Ponza, ndërmjet Gateas dhe Napolit. Do të lajmëroj menjëherë gjeneralin Student.

4 gusht 1943.
Zëvendësmarshalli Keselring nuk është dakord me planet e komandantit të SS, sepse aksioni i gjeneralit Student (për të liruar Musolinin) konsiston në një sulm të menjëhershëm.

6 gusht 1943.
Po bëhemi akoma më shumë të papërfillshëm në sektorët më të ulët të shoqërisë.

6 gusht 1943.
Sipas disa informacioneve që vijnë nga Vatikani, ndërmjetësit (akti për armëpushim)
janë aq të pashpresë, saqë pritet se kapitullimi i Italisë mund të vijë brenda dyzetë ditëve.

8 gusht 1943.
Më datë 5 gusht, kinematë e Romës transmetuan pamje nga 26 korriku.Në përgjithësi u transmetuan skena ku shfaqeshin duartrokitje të forta, veç atyre ku shfaqej Mbreti. Por duartrokitjet më të forta jepeshin kur dilnin zyrtarët dhe ushtarët italianë.

10 gusht 1943.
Duçe ndodhet me siguri në Ponza edhe pse qarkullojnë zëra për të kundërtën.

11 gusht 1943. Një anëtar i Vatikanit takoi dje Mbretin, për t'i komunikuar lajmin vijues: Ambasadori anglez në Vatikan është informuar se Duçja ndodhet në ishullin Ponza.

14 gusht 1943.
Duçe u evakua nga Ponza më datë 12 gusht,pikërisht dy ditë më parë. Po kërkojmë në çdo drejtim për të zbuluar se ku ndodhet aktualisht. Burimet tona janë komisarët e policisë, Pistiçeli dhe Dollman.

15 gusht 1943.
Gjenerali Student është në pritje për të marrë informacionin me anë të radios mbi vendndodhjen e Duçes dhe më pas t'ia transmetojë komandantit të SS-ve.

15 gusht 1943.
Agjenti 37/7 ka informacione se Duçja ishte drejtuar për në ishullin Madalena.

17 gusht 1943.
Sot, Sim (shërbimi informativ ushtarak nën komandën e Badoljos), ka urdhëruar shtjellimin dhe studimin: "Cilat do të ishin reagimet e Gjermanisë nëse Italia do të krijonte një aleancë me Anglinë".Përgjigja duhet të vijë absolutisht brenda ditës.

19 gusht 1943.
Bashkë me fëmijët, konti dhe kontesha Ciano aktualisht ndodhen në rezidencën e tyre (adresa i është komunikuar komandantit të SS). Kanë liri veprimi, por janë nën vëzhgim e sipër.

20 gusht 1943.
Sipas disa informacioneve të besueshme (të marra nga Panjoci), këtë mëngjes Duçja ndodhej në ishullin e Madalenës.

29 gusht 1943.
Sipas Pomilios, ish-drejtor i institutit kulturor fashist, Musolini u transferua nga ishulli Madalena, në vilën Pantano, në jug të liqenit Trazimeno.Informacioni vjen nga një ushtarak i eskortës së tij. Tashmë kam urdhëruar që të verifikohet saktësia dhe besueshmëria e informacionit.

30 gusht 1943.
Në lidhje me zhvillimet e brëndëshme politike, kam përshtypjen se qeveria Badoljo do të bjerë dakord për një paqe të pjesshme (vetëm me anglo-amerikanët), brenda harkut kohor të dhjetë ditëve.

5 shtator 1943.
Falë disa informacioneve të siguruara nga një burim brenda policisë së ishullit Gran Sasso, kemi zbuluar që Musolini ka shumë mundësi të ndodhet në një hotel të asaj zone. Kam dërguar disa nga njerëzit e mi për të vëzhguar zonën. Do të kthehen në Romë pasditen e së martës.

6 shtator 1943.
Drejtori i çentralit telefonik pranë bazës kryesore të aeronautikës ushtarake italiane, i ka transmetuar sekretarit të Mbretit lajmin vijues.

Në orën 17 të 4 shtatorit është kryer një bisedë telefonike ndërmjet komandës së lartë të Forcave të Armatosura italiane dhe komandës së aeronautikës.

Propozimi për paqe nga pala italiane është pranuar menjëherë nga pala angleze. Në tratativat e ardhshme do të punohet për të arritur eliminimin e kushteve që janë vënë nga pala amerikane. Duke parë rëndësinë e kësaj çështjeje, kemi kërkuar për të pasur menjëherë një kontakt të drejtpërdrejtë me burimin e këtij informacioni.

7 shator 1943.
Kemi përfunduar së vëzhguari zonën jugore të Gran Sasso. Konfirmojmë se Duçe
ndodhet akoma në hotelin "Campo Imperatore".

10 shtator 1943.
Operacioni për lirimin e Duçes ka nisur.

11 shtator 1943.
Produktet ushqimore janë pakësuar.Të gjitha hotelet dhe dyqanet janë mbyllur. Popullata nuk ka me çfarë të ushqehet dhe po i kundërvihet Gjermanisë.

12 shtator 1943.
Këtë mëngjes, në orën 10:00, reparti i parashutistëve, nën urdhrat e Skorzenit (një nga shefat e shërbimeve sekrete gjermane në Evropë), ka nisur operacionin në Gran Sasso. Reparti duhet të kthehet në bazë vetëm nëse Musoloni do të ketë mbërritur në Gjermani.

12 shtator 1943.
Lirimi i Musolinit u krye me sukses.

16 shtator 1943.
Ky plan (pra rrëmbimi i tij) u krye brenda kohës së parashikuar. Gjithsesi, duhet të nënvizoj se kam qënë gjithmonë kundra këtij operacioni dhe pasojave që do të ketë në reagimin e italianëve ndaj Gjermanisë.

18 shtator 1943.
Shpallja për rithemelimin i partisë fashiste nga ana e Musolinit ka lënë një përshtypje skeptike në qytetarët italianë. Mbi të gjitha, në Romë shihet qartë avancimi i anglo-amerikanëve dhe një mbështetje ekzaltuese e popullit për përmirësimin e ndihmave në ushqime. Ka filluar të krijohet ideja se trupat gjermane janë shkaktarët e fillimit të kësaj krize.

Dhe mendohet se anglezët do ta zgjidhnin gjëndjen brënda pak kohe. Ka zëra se çlirimi i Italisë nga gjermanët do të nisë nga zonat veriore. Italianët janë të bindur se së shpejti do të çlirohen nga fashistët.

Gjithsesi mendohet se ushtarët gjermanë do të bëjnë rezistencë dhe do të shkatërrojnë të gjitha bazat ushtarake vëndase. Por të gjithë i besojnë propagandës angleze, e cila po provokon shumë kundërvënie ndaj prezencës tonë.

15 tetor 1943.
Deklarata për luftë e qeverisë Badoljo (ndaj Gjermanisë) ka ngjallur pak interes në sektorët publikë. Grupet antifashiste, të drejtuara nga komunistët, e interpretojnë si nismë të lirë për çdo lloj dhune kundra gjermanëve. Ka lindur frika për fillimin e një lufte civile. Të gjithë janë skeptikë, pasi Musolini nuk po shfaqet më në publik.

16 tetor 1943.
Aksioni kundra hebrenjve nisi dhe përfundoi brenda ditës sipas planeve të parashikuara.Popullata është skeptike dhe nuk pret asgjë të mirë nga kjo qeveri.

23 shtator 1943.
Ndër dokumentat që kemi sekuestruar në Ministrinë e Brëndëshme, ndodhen raportet mbi jetën private të Duçes dhe të motrave Petaçi.

29 shtator 1943.
Ndjenjat e italianëve kundrejt Gjermanisë po përkeqësohen. Dhe presioni po shtohet akoma më shumë pas qarkullimit të zërave mbi persekutime dhe arrestime ndër civilë të ndryshëm italianë.Ka lindur edhe ideja se gjermanët do të evakuojnë Romën. Por një tërheqje e jona do të zhgënjente të gjithë besimin e krijuar pas fitoreve të njëpasnjëshme.

30 shtator 1943.
Duçja tashmë nuk shfaqet në publik prej kohësh.

4 tetor 1943.
Në përgjithësi popullata ndihet e gëzuar për mundjen e Gjermanisë.Tërheqja e trupave gjermane nga Napoli drejt veriut tashmë është tepër i qartë për të gjithë.

Gjithsesi policia gjermane është në gatishmëri të plotë.Por për shkak të pabesisë, policia italianë nuk është lejuar të aktivizohet shumë veç arrestimeve individuale.Nuk ishte e mundur të rrethoheshin të gjitha hyrje-daljet e Romës, pasi edhe policia gjermane ishte e kufizuar në numër (365 në total).

Gjithsesi u arrestuan 1.259 persona në shtëpitë e hebrenjve.Operacioni u zhvillua nga ora 05:30, deri në orën 14:00. Numri i hebrenjve të burgosur është 1.002. U liruan vetëm elementët me gjak të përzierë,të huajt (ndër këta edhe një qytetar i Vatikanit), familjet e përbëra nga anëtarë të përzierë në racë (përfshirë edhe ata ku ndonjë nga bashkëshortët ishte hebre), shërbëtorët dhe qiraxhinjtë e arianëve.

Persekutimi i hebrenjve të Romës është parashikuar për në datën 18 tetor në orën 09:00 nën mbikëqyrjen e 30 ushtarakëve. Në përgjithësi gjatë operacionit nuk pati rezistencë nga ana e popullatës italiane, madje në shumë raste kishte edhe bashkëpunim.

Në një rast, për shembull,policia u përball me një fashist, i cili nuk dispononte një dokument identifikimi.Kishte hyrë në një shtëpi hebrenjsh një orë më parë dhe pretendonte se shtëpia ishte pronë e tij. Pjesa më e madhe e popullatës nuk u duk gjatë aksionit.

U shfaq vetëm një grusht turme e çoroditur që kërkonte të largonte policët gjermanë nga qytetarët hebrenj,madje në disa raste edhe të armatosur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:22 am

Si u krijua N.A.S.A (National Aeronautics and Space Administration) ?

Ishte ora 16 e 44 minuta (e 34 sekonda për të qënë ekzaktë) e datës 6 dhjetor të vitit 1957, në Florida, kur “mission control” ndezi mishelën e oksigjenit të lëngshëm, naftës dhe azotit që ndodhej në serbatorin e parë të raketës “Vanguard”, me të cilën Amerika shpresonte të dërgonte në orbitë satelitin e parë në historinë e saj.

Nën vëzhgimin e Presidentit Aizenhauer dhe të gjithë botës,një ngjarje historike që transmetohej drejtpërsëdrejti në televizion.Motori i sektorit të parë u ndez dhe pas 24 sekondash shpërtheu.

Udhëtimi i tij për të lëshuar satelitin e parë artificial amerikan, për t’i dhënë përgjigje “botës së lirë”, për t’iu përgjigjur “Sputnik-ut” të Kremlinit (sateliti i parë artificial që u lëshua në hapësirë nga njerëzimi), zgjati pikërisht katër këmbë, një metër e njëzet centimetra, aventura më e shkurtër hapësinore në historinë e aeronautikës. Gazetat e përshkruan me ironi.

Krushev u lumturua. Aizenhauer pati një nga ato krizat e tij legjendare të mllefit, të cilat më parë kishin qënë të shpeshta pas figurës stoike të gjeneralit të moshuar, i cili kishte drejtuar aleatët në plazhet e Normandisë. Por vetëm një njeri buzëqeshi i kënaqur.

Buzëqeshi nga larg, nga zyra e tij në Qendrën e Kërkimeve të Raketave në Alabama. Ishte një inxhinier i ri gjerman, rreth 45 vjeç, një burrë që më parë kishte veshur uniformën e zezë të SS-ve, babai i V1 dhe V2, të cilat u ndërtuan nga skllevërit e Evropës së pushtuar dhe që më pas ranë mbi kokat e londinezëve të pafajshëm.

Por “lavatriçja” fantastike e Luftës së Ftohtë e kishte larë, ia kishte hequr njollat,duke “e pagëzuar” dhe natyralizuar si amerikan, sepse ai dhe vetëm ai, Uehrner Von Braun, kishte raketën e duhur, projekti më i mirë, “çelësi” që do t’i hapte Amerikës dyert drejt qiellit.

Tetë muaj më vonë pas dështimit, Aizenhauer do të firmoste më datë 29 korrik të vitit 1958 aktin për krijimin e “National Aeronautics and Space Administration” pra NASA-s (Agjencisë Hapësinore Amerikane), e cila u formua me detyrën për të mbledhur dhe koordinuar mbetjet e programeve rivale.

Dhe do të ishte pikërisht Von Braun ai që do ta transformonte si “mbretëreshën dominuese të hapësirës” në garën e pafundme të hapësirës, kur vetëm 12 vjet pas dështimit të parë do të na çonte ne njerëzit në Hënë dhe robotët e shumtë në Mars, për të zbuluar hipotezën e jetës përtej Tokës.

Pesëdhjetë vjet ekzistencë për “çupëlinën dështake”, që sot mjaft mirë e shohin si “një zonjë të fortë”, tregojnë se sa e shpejtë dhe revolucionare ka qënë gara për kontrollin shkencor, por realisht politik, ideologjik dhe ushtarak të boshllëkut përtej atmosferës tonë dhe sistemit diellor.

Një gjysmë shekulli ekzistencë, që ka rikonfirmuar duke kaluar nga turpi i fluturimit prej një metër e njëzetë centimetra, në projektin për të stabilizuar koloni njerëzore permanente në Hënë dhe në Mars, opinionin e një njohësi të madh të Amerikës, siç ishte Uinston Çërçill: “Gjithmonë është e sigurt se amerikanët do të bëjnë të gjitha gjërat e gabuara përpara se të bëjnë gjënë e duhur”.

Është gati e pamundur që sot, ndërsa ish-Bashkimi Sovjetik duket më i zënë duke u kujdesur për klubet e futbollit dhe duke u bërë shantazh konsumatorëve të tij të naftës dhe gazit dhe ndërkohë kur mjeti i fundit për udhëtimet orbitale, “Shutle”, po përgatitet për të dalë jashtë përdorimit,të përjetosh sërish ndjenjën e humbjes historike dhe panikun që kishte pushtuar Amerikën gjatë fundit të viteve pesëdhjetë dhe fillimit të viteve shtatëdhjetë.

Bashkimi Sovjetik i Nikita Krushevit dhe më pas i Brezhnevit e i Kosyginit, thjesht e dominonte hapësirën me një seri rekordesh të cilat një dëshmitar i jashtëzakonshëm si Neil Armstrong i ka radhitur në parathënien e memorieve të kolegut Skot dhe rusit Leonov, “Dy fytyrat e Hënës”: sateliti i parë në orbitë, “Sputnik”, në vitin 1957, që mund të shihej me sy të lirë; të parët në dërgimin e një krijese të gjallë (gjithashtu martiri i parë), qenushes së quajtur Laika; të parët që bënë shëtitjet hapësinore me Aleksei Leonov; të parët që dërguan një femër në orbitë; të parët që dërguan një ekuipazh të shumtë në numër; të parët që arritën në Hënë dhe Mars me anë të sondave.

Por NASA, te Von Braun gjeti motorin, te Xhon F . Kenedi karburantin dhe në garën me sovjetikët gjeti stimulin për të bërë përpara. Me një kombinim ekskluziv masonësh dhe ish-nazistësh, nga Von Braun deri te Xhejms Ueb si drejtor (Aldrin gjithmonë e mbante me krenari unazën e Masonerisë në çdo foto zyrtare.

Shpesh prihej ose modifikohej nga vetë NASA), transformimi nga diletant deri në hapat e parë të suksesit dhe profesionalizmit ishte vërtet për t’u habitur.

Puna, largpamësia dhe entuziazmi popullor mund të krahasohej vetëm me “Projektin Mahnatan”, i cili, në katër vjet, me 130 mijë të punësuar dhe me një kosto prej 30 miliardë dollarësh me vlerën aktuale, prodhoi armën e parë atomike; ose me mobilizimin e madh industrial dhe njerëzor të periudhës pas “Pearl Harbor”, kur Amerika u transformua nga një vend me një ushtri të stërvitur mirë,e cila përdorte shkopinjtë e fshesës në mungesë të armëve,në një makineri të jashtëzakonshme, që dinte të ndërtonte nga zero.

Sot, pesëdhjetë vjet më vonë, ndërsa 18 miliardët e dollarëve që u nxorën nga kongresi për bilançin e vitit 2008, të cilët duket se janë të destinuar për të mbajtur në funksion qendrat dhe bazat ushtarake për të kënaqur senatorët dhe deputetët.

“Saturni V”, transportuesi i “Apollo”-s, po ndryshket në vetmi dhe të kujtosh vlerat e kuptimin e epokës së artë të “mbretëreshës së hapësirës” në vitet shtatëdhjetë, kërkon një imagjinatë të madhe historike, madje edhe për ata që kanë jetuar në atë periudhë.

Tatëpjeta e shfrenuar e NASA-s, nga dështimet e provave të para e deri te ngjarja historike e Armstrongut në Hënë, u përball me të gjitha pengesat e mundshme të asaj dekade.

Kapsula e “Mercury”-t në lëshimet e para, suksesi i fluturimit të parë orbital të Xhon Glen, problemet me projektin “Apollo”, tragjedia e tre astronautëve që humbën jetën në flakët e “Apollo I”, drama e “Apollo XIII” e përjetuar drejtpërsëdrejti në televizion, udhëtuan në krah të gabuar të rrugës së një kombi, i cili po përjetonte errësirën e vrasjeve politike, të Vietnamit, të viteve ‘68, të dhunës dhe të demoralizimit.

NASA nuk e dërgoi Amerikën në Hënë, por dërgoi Hënën në Amerikë.

Një ngjarje tekno-politike-propagandiste që i fali përsëri përparësinë globale, të cilën ia kishte marrë “Sputniku”, lufta e Vietnamit dhe ato plumbat që i morën jetën Kenedit dhe dy liderëve të tjerë të të drejtave civile, siç ishin Malkom X dhe Martin Luter King.

Kaq shumë i paimagjinueshëm ishte ky kapacitet për të qenë i mrekullueshëm në kohërat e konfuzionit dhe të paperfektshmërisë, sa që “armiqtë” e saj ngritën hipoteza, teori, akuza manipulimesh etj.

Shtatëdhjetëedy orë pas zbarkimit në Hënë, një personazh misterioz me syze të zeza sillej vërdallë në sallën e shtypit të “Jet Propulsion” në Pasadena, Qendra e Kërkimeve dhe Kontrollit që NASA ndan bashkë me Politeknikun e Kalifornisë.

Ai po shpërndante një komunikim për shtypin, në të cilin shpjegohej se zbarkimi në Hënë ishte një trillim i vërtetë dhe “astronautët” ishin ulur në shkretëtirën Mojave, në Kaliforni.

Madje ka edhe nga ata që besojnë të kundërtën, pra që sondat dhe njerëzit e NASA-s kanë zbuluar shenja të mahnitshme nga qytetërime të zhdukura, struktura, piramida, madje edhe qytete tashmë të vdekura, të cilat i janë fshehur publikut duke trukuar fotot, ose duke u shtirur për probleme teknike për të vetmen arsye sepse ne njerëzorët nuk jemi akoma gati për t’u përballur me realitetin e një universi që banohet edhe nga të tjera krijesa.

Neil Armstrong, edhe në moshën 78-vjeçare vazhdon të ketë akoma dyshime se NASA di akoma më shumë në krahasim me ato që thotë dhe që tregon: “Atje tej ka gjëra të mrekullueshme dhe të mahnitshme. Vetëm sikur të dimë si t’i heqim perdet e së vërtetës”.

Por problemi i NASA-s nuk është që t’i hyjë punës për zbulime të reja dhe të bujshme, të cilat,përkundrazi, mund të shërbejnë për të entuziazmuar popullin.

Por më së shumti i duhet të bindë presidentët,parlamentarët, publikun, që misioni i saj është akoma i rëndësishëm për të ardhmen e Amerikës dhe gjithë njerëzimin, si dhe që një agjensi shtetërore si vetë ajo mund të bëjë më shumë se sa një agjensi private. Këto të fundit, sot duan të marrin pjesë në eksplorimet jashtëtokësore.

Por, “imazhi i të padështueshmes”, i cili e kishte shoqëruar gjatë viteve shtatëdhjetë, tashmë ka marrë fund me katastrofën e dyfishtë të anijeve hapësinore, “Challenger”dhe “Columbia”, të cilat u shkatërruan njëra gjatë nisjes dhe tjetra gjatë kthimit.

Planet për kolonizimin e Hënës në vitin 2020 dhe më pas atë të Marsit, kërkojnë investime të jashtëzakonshme dhe një entuziazëm mjaft të madh nga ana e popullit. Por mund të jenë kinezët, të cilët kanë filluar të gërvishin hapësirën me lëshimet e tyre të para, ose edhe indianët ata që mund të rindezin krenarinë nacionaliste të gjysmë shekullit më parë.

Do të ketë vallë gjëra të reja që na vijnë nga Marsi, të cilat do të na tregojnë detaje kurioze, por jo të bindshme për një jetë të mirëfilltë? Tani për tani, edhe pse sukseset me sondat automatike ose teleskopin “Hubble” nuk kanë munguar, NASA duket se i është rikthyer punës së përditshme eksperimentale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:22 am

Njëzetepesë krimet më të mëdha të shekullit !

Personalisht kam përgatitur listën e krimeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Në këtë listë nuk janë përfshirë vrasjet politike, as vrasjet masive apo rastet e genocidit. Sigurisht që ato janë krime të tmerrshme dhe mëkate të rënda. Por ato janë akte të kryera me ndërgjegje për të arritur një qëllim të caktuar.

Një ndër krimet e para të tmerrshme të listuara nga unë është rrëmbimi i djalit 20 muajsh të aviatorit Charles Lindbergh, hero i madh amerikan, i cili kishte fluturuar vetëm mbi oqeanin Atlantik.

Gjygji i autorit, Bruno Richard Hauptmann, një ish-i dënuar, zgjati për më shumë se katër vite. Ky krim pasohet nga krime të tjera po aq të tmerrshme siç është skandali “Fatty Arbuckle”, ku një aktor obez i filmave komikë vret në mënyrë të tmerrshme një aktore të re.

Një histori tjetër e hidhur hollivudiane është dhe vrasja e aktores së re Elizabeth Short, e mbiquajtur “Black Dahlia”. Ajo u vra në rrethana misterioze dhe vrasësit e saj nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite. E tillë është çështja “Lana Turner”.

E cilësuar si “mbretëresha” e Hollivudit për dy dekada, Lana Turner u përfshi në një marrëdhënie shumë të zhurmshme me Johnny Stompanatto. Pas një zënke në shtëpi, ajo njoftoi policinë se vajza e saj 14- vjeçare e tronditur e kishte qëlluar atë me thikë. Por pak vetë besuan se s’kishte qenë ajo,që i kishte ngulur thikën partnerit të saj të dhunshëm.

Edhe vrasja e aktores dhe bashkëshortes së regjisorit Roman Polanski ka qenë një prej ngjarjeve më të rënda dhe të përfolura për shumë kohë. Ajo u vra nga një bandë prej katër vetash, teksa ishte në shtëpinë e saj me katër miq, të cilët gjithashtu gjetën vdekjen.

Një ditë më pas në të njëjtën mënyrë kjo bandë vrau dhe menaxherin e supermarketëve “Leno Le Bianaca” dhe gruan e tij. Autoritet arrestuan pas pesë muajsh Charles Manson dhe të ashtuquajturën “Familja”. Bëhej fjalë për një kult të frikshëm që kontrollonte mëndjen e anëtarëve dhe vriste këdo që i dukej si kërcënim.

Krimet e shekullit, të përpiluara nga unë shtrihen në pjesën më të dobët e më të papërcaktuar të shpirtit; prek pjesën e pandërgjegjshme, ku gjithë llojet e emocioneve shkrihen me njëri-tjetrin. Mëshira dhe zilia, dëshira dhe frika janë të përfshira në këto krime. Këto përçarje të jetës së zakonshme duhet të jenë në gjëndje të funksionojnë si një mënyrë për të vënë rregull në mendimet tona të trembura, të bëhen mësim për të ardhmen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:22 am

1. Rrëmbimi “Lindbergh”, 1932

Në vitin 1932 rrëmbimi i një fëmije tronditi Nju Xhersin. Nuk bëhej fjalë për një fëmijë dosido, por për djalin 20 muajsh të aviatorit Charles Lindbergh, heroi i madh amerikan, i cili pesë vite më përpara kishte fluturuar vetëm mbi oqeanin Atlantik. Trupi i fëmijës u gjet pas disa muajsh anash rrugës. Gjygji i autorit, Bruno Richard Hauptmann, një ish-i dënuar, zgjati për më shumë se katër vite.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:22 am

2. Grabitja e “Mona Lizës”, 1911

Më 20 gusht 1911, hapësira që kryevepra botërore zinte në muret e Luvrit u gjet e zbrazët. Vjedhja tronditi gjithë Francën. Kufijtë e vendit u mbyllën, administratorët e muzeut u pezulluan të gjithë nga puna dhe “armiqtë” e artit tradicional dyshoheshin të gjithë për qëllime të liga. Pas katër vitesh, piktura iu kthye sërish muzeut dhe grabitësi i saj, italiani Vincenzo Periugia, u arrestua pasi ishte përpjekur ta shiste atë në Itali.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

3. Njeriu majmun, 1912

Antropologu Charles Dawson gjeti në Angli eshtrat e një krijese që dukej se kishte cilësi njeriu dhe majmuni. Sipas të dhënave të para, kjo krijesë datonte 375 mijë vite para. Por kur këto kocka u analizuan në vitin 1953, rezultoi se bëhej fjalë për një orangutang 10-vjeçar dhe se në kockat e tij ishte aplikuar një lloj lënde kimike që ta bënte të dukej si i vjetër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

4. Skandali “Fatty Arbuckle”, 1920

Gjatë një feste në vitin 1920 në San Francisko, një aktor komik, “Fatty Arbuckle”, vret një aktore të re, ndërsa e përdhunoi me forcë. Autori ishte Roscoe “Fatty” Arbuckle, aktori i parë i filmit që është paguar me shifrën 1 milionë dollarë. Filmat e tij u ndaluan që të shfaqeshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Disa njerëz madje, kërkuan që ai të ekzekutohej.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

5. “Black Dahlia”, 1947

Vrasja e Elizabeth Short, e cila është bërë subjekt i shumë romaneve dhe filmave, ka ndodhur në periudhën pas luftës në Los Anxhelos dhe është një shenjë paralajmërimi për rrezikun në qytetet e mëdha. Autori i vrasjes së aktores së re 22-vjeçare, e cila ishte vendosur në Kaliforni për t’u bërë e famshme, nuk u zbulua kurrë. “Black Dahlia” ka shërbyer si frymëzim për shumë romane dhe filma.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

6. “The brinks job”, 1950

Një bandë prej 11 personash vendosën të grabisnin firmën legjendare të sigurimeve private “Brinks”. Ata arritën të vidhnin rreth 1.2 milionë dollarë në kesh dhe 1.5 milionë në çeqe. Policia kreu hetime dhe nuk arriti t’i gjente deri sa anëtarët e bandës rrëfyen vetë krimin për shkak të kontradiktave me njëri tjetrin. Në vitin 1957 pjesa më e madhe e bandës gjendeshin pas hekurave të burgut, por paratë nuk u gjetën asnjëherë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 06, 2011 7:23 am

7. Çështja “Lana Turner”, 1958

E cilësuar si “mbretëresha” e Hollivudit për dy dekada, Lana Turner u përfshi në një marrëdhënie shumë të zhurmshme me Johnny Stompanatto. Pas një zënke në shtëpi, ajo njoftoi policinë se vajza e saj 14- vjeçare e tronditur e kishte qëlluar atë me thikë. Por pak vetë besuan se s’kishte qenë ajo që i kishte ngulur thikën partnerit të saj të dhunshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të vërtetat e fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të vërtetat e fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi