Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
Faqja 1 e 1
Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
Si njeri i besueshëm, Igansio Gonsales shokët ia besuan ta ruante tiketën e lotos, të cilën ai së bashku me 14 shokë e kishin blerë bashkë për tërheqjen e lotarisë natën e vitit të ri.
I bindur se numrat e rrethuar nuk do të tërhiqeshin, ky burrë nga Baskija thjeshtë e hodhi tiketën dhe harroi se ku e kishte lënë, shkruan shtypi spanjoll.
Disa orë më vonë mësoi se ai dhe shokët e tij kishin fituar preminë kryesore, me vlerë nëntë milionë euro. E mbërtheu paniku, sepse e dinte se nëse nuk e gjente tiketën shokët “do ta likuidonin”.
Pasi që kërkoi çdo cep të shtëpisë, Ignasio zbrazi të gjithë kontejnerët e mbeturinave në shtëpi dhe nëpër rrugën ku jeton pa u shqetësuar fort për shikimet kureshtare të kalimtarëve të rastit.
Mundi iu shpërblye, pasi gjeti tiketën e padëmtuar, kështu që ai dhe shokët e tij, pas ndarjes së premisë, ndanë secili nga 600.000 euro.
Similar topics
» Duke rinovuar shtëpinë gjeti 300 mijë euro
» Ka gati 450 milionë euro në llogari e nuk di të lexojë
» Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Beson se martesa e nëntë do të zgjasë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi