Ka gati 450 milionë euro në llogari e nuk di të lexojë
Faqja 1 e 1
Ka gati 450 milionë euro në llogari e nuk di të lexojë
Njëri prej njerëzve më të pasur në Britaninë e Madhe, Andreas Panaiyotou, edhe pse është multimilioner, nuk di të lexojë.
Ky pasanik 45 vjeçar për shkak se vuan nga dileksia nuk është në gjendje të mësojë shkronjat. Përkundër kësaj, pasuria e tij vlerësohet afër 450 milionë euro.
“Si fëmijë kam dhënë gjithçka nga vetja për të mësuar të lexoj. Fjalët vetëm silleshin në tru”, tha Andreas për gazetën britanike The Sun.
Në moshën 14 vjeçare vendosi ta braktisë shkollën, por kjo nuk e pengoi ta themelojë një mbretëri. Sot posedon tre aeroplanë, një jaht dhe një kompani ndërtimi. Ish boksieri, i lindur në Qipro, ka probleme të mëdha me sulmet e nervozës kur lexon shenjat e komunikacionit derisa vozit.
Mbretërinë e tij të biznesit e ndërtoi si i ri. Fillimisht punoi tek i ati ndërsa më pas vazhdoi me blerjen e tokës dhe ndërtimin e shitjen e banesave. Sot jeton në një pronë të madhe në afërsi të Londrës.
Similar topics
» Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro
» Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Makina që kushton 8 milionë dollarë
» U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë
» Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» Makina që kushton 8 milionë dollarë
» U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi