Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro
Faqja 1 e 1
Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro
Violina e famshme e Stradivarit është shitur nëpërmjet ankandit në internet, të ardhurat e së cilës do t’i dhurohen si ndihmë viktimave të tërmetit në Japoni e që shkaktoi edhe krizë nukleare. Çmimi i arritur në ankand prej 11.3 milionë euro është katër herë më i lartë sesa rekordi i deritashëm për një instrument të Stradivarit, shkruan BBC.
Violina është punuar më 1721 dhe njihet me emrin “Lady Blunt” për shkak të mbesës së Lordit Byron e cila e posedoi këtë instrument më shumë se 30 vjet.
Violina është në gjendje të shkëlqyeshme dhe është njëra prej 600 instrumenteve që ekzistojnë e të cilat janë punuar nga mjeshtri i njohur Antonio Stradivari. Këtë violinë e nxjerri në shtije fondacioni muzikor Nippon, ndërsa të ardhurat nga shitja janë dhuruar për Fondin për Rindërtimin e Japonisë. Emri i blerësit nuk u bë publik.
Similar topics
» Ka gati 450 milionë euro në llogari e nuk di të lexojë
» Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
» Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin
» U nervozua që ia transferuan 5.6 milionë dollarë
» Rusi grumbulloi 5 milionë monedha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi