Beson se martesa e nëntë do të zgjasë
Faqja 1 e 1
Beson se martesa e nëntë do të zgjasë
Pas tetë martesave të dështuara dhe tetë ish burrave, britanikja Pat Higgins (56 vjeçare) sërish u martua, shkruan The Sun. Dallimi ndërmjet martesave të mëhershme dhe kësaj të fundit është se kjo “do të zgjasë përjetë”, thotë nusja e cila studion sociologjinë. Kësaj radhe nusja Pat i tha “Po” tregtarit 32 vjet më të ri Mark Sanders (24 vjeçar).
Fakti se bashkëshortja e tij është shtatë vjet më e vjetër se e ëma nuk e pengon aspak sikurse edhe fakti se e dashura e tij ishte martuar dhe ndarë tri herë para se Mark të lindej.
Në ceremoninë e martesës morën pjesë vetëm 20 mysafirë ndërmjet të cilëve edhe prindërit e Markut. Martesa më e gjatë e Patit zgjati pesë vjet, ndërsa më e shkurta pesë ditë.
Në martesën e saj të tetë shpenzoi mbi 10.000 dollarë ndërsa martesa dështoi pas dy muajve. Mark dhe Pat u fejuan vitin e kaluar. “Jam optimiste e përjetshme dhe për çdo martesë besoj se do të zgjasë përgjithmonë. Por kësaj radhe jam e sigurt se do të zgjasë”, tha nusja.
Similar topics
» Martesa mund tё shёrojё depresionin
» Kaltrina Selimi: Martesa mbase këtë vit
» Amerikania jeton në nëntë metra katrorë(Video)
» Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj
» Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
» Kaltrina Selimi: Martesa mbase këtë vit
» Amerikania jeton në nëntë metra katrorë(Video)
» Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj
» Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi