Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

Shko poshtë

Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj Empty Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:14 pm

Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

Nëntë faktorë rreziku shkaktojnë të paktën 90% të sëmundjeve së zemrës në çdo popullatë të rruzullit tokësor, thotë Salim Yusuf, specialist botëror i Interheart (studimit të zemrës) me bazë në McMaster University në Toronto.Ndryshoni stilin e jetesës dhe kjo përqindje do të ulet dukshëm.
Po ashtu do të ulen: shuma vjetore prej $400 Miliardë dollarë që harxhohet për kurimin e zemrës dhe nga ditët e humbura të punës, 900,000 infarkte dhe goditje të zemrës, 1.2 milionë operacione për riparimin e enëve te gjakut, 500,000 operacione zemre, dhe një milion shtrime në spital për pushim zemre, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.Këta faktorë rreziku nuk janë të rinj.
Keni dëgjuar më parë për duhanin, tensionin e lartë, diabetin, shëndoshjen e tepruar, stresin, punën e zyrës, ushqimet e përpunuara me përmbajtje të pakët fibrash dhe frutash, si edhe mos-pirjen e një gote të vogël alkooli.Të reja janë provat e forta që dëshmojnë dëmin që i shkaktojnë zemrës.
Këto prova zbulohen në studimin e zemrës nga Yusuf, në një vëzhgim mbarëbotëror të faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zemrës, që ka përfshirë 26,000 e më shumë vullnetarë në 52 vende. Pak më shumë se gjysma e vullnetarëve kishin sëmundje zemre. Mbështetur në këtë studim, Yusuf thotë “Ne i dimë pothuajse të gjithë faktorët e rrezikut, në çdo popullatë.
Arteriet e bllokuara janë “Sëmundje e shoqërisë”, thotë Yusuf, “të shkaktuara nga qytetet e ndërtuara për automjete dhe rehati, shpërhapje urbane, punët ndenjur por me nivel stresi të lartë, zbavitje pasive dhe shumë ushqime të shijshme por të përpunuara dhe pa vlera ushqyese.
Çuditërisht, trashëgimia familjare-të cilën shumë e identifikojnë si rrezikun më të madh për zemrën – ndikon vetëm për 10% të sëmundjeve te zemrës, sipas studimit të mësipërm.
Unë e përkrah këtë studim” thotë Richard Milani, Drejtori i Kardiologjisë Parandaluese të Institutit Oschner në New Orleans. “Ai tregon faktorët e rrezikut për të gjithë ne, dhe sëmundjet e zemrës janë vrasësi kryesor, pavarësisht se ku jetojmë .
Interheart, sipas Milanit, përqendrohet në ato faktorë që ne i kemi në dorë. “Të gjithë po vdesim nga një sëmundje që është kryesisht e zgjedhur nga vetë ne, nga stili i jetës sonë.
Ne nuk themi se meqë Babai juaj pësoi infarkt ne zemër, ju jeni i dënuar të keni të njëjtin fat. Te gjithë këta faktorë mund të ndryshohen. Nëse ju përqendroheni në këto nëntë pika, nuk ka përse të shqetësoheni për gjera te tjera.”
Nëntë Faktorët
Dhjami Abdominal (i barkut)
Dhjami Abdominal i dyfishon rreziqet e infarkteve edhe te burrat, edhe te gratë. ‘Nuk është prapanikja e madhe ajo që sjell shqetësime, por barku i madh” thotë Milani. Dhjami i barkut ka hormone aktive, “të cilat sjellin diabetin, tensionin e lartë dhe kolesterolin e lartë.”
Alkooli
Edhe ky është bllokues trombociti. Sasi të vogla alkooli ulin rrezikun e infarktit në zemër me 12% për burrat dhe 60% për gratë. Të gjitha llojet e alkoolit ndihmojnë në sasi të vogla. Alkooli i tepruar, më shumë se një gotë në ditë, nxit sëmundjet e zemrës, kancerin dhe alkoolizmin.
Kolesteroli i keq/Kolesteroli i mirë
Kolesteroli i lartë e shton afërsisht katër herë rrezikun e infarktit të zemrës. Kolesteroli i keq (LDL) i përçon lyrat në muret e arterieve; kolesteroli i mirë (HDL) i shtyn më tutje. Një jetesë pa lëvizje dhe ushqime të lyrshme rrisin LDL dhe ulin HDL. Ushtrimet fizike dhe dieta e shëndetshme e ndryshojnë këtë proporcion dhe i mbajnë arteriet e pastra.
Diabeti
Diabeti është vdekjeprurës, sidomos për gratë, sepse katërfishon rrezikun e infarktit ne zemër. Edhe burrat nuk janë më pak ne rrezik; diabeti dyfishon rrezikun e tyre. Ashtu si edhe duhani, diabeti nxit trombocitet të ngjiten së bashku, dhe te krijojnë mpiksje te vogla. Këto mpiksje bllokojnë enët mikroskopike të gjakut që ushqejnë arteriet dhe nervat, arsyeja kryesore që diabeti shkatërron qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, diabeti rrit nivelin e yndyrave të dëmshme në gjak.
Ngrënia e frutave dhe perimeve
Ngrënia e frutave dhe perimeve përditë ul rrezikun e sëmundjeve te zemrës 30% deri në 40%. Ato ulin kolesterolin e keq, përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zëvendësojnë ushqimet që mund te mos jenë aq cilësore.
Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike ulin rrezikun e sëmundjeve te zemrës me 23% për burrat, dhe dyfishin për gratë. “Nuk po flasim për maratona këtu,” thotë Milani “Edhe një shëtitje në park mjafton.” Ushtrimet përmirësojnë kolesterolin, mënjanojnë diabetin duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak, si edhe nxisin rritjen e enëve të gjakut.
Tensioni i lartë
Tensioni i lartë afërsisht e trefishon rrezikun e infarkteve për burrat, dhe e dyfishon për gratë. Enët e ngushtuara të gjakut e detyrojnë zemrën te punojë më shumë dhe e plakin ngadalë. Fërkimi i gjakut me muret e arterieve mund te shkaktoje çarjen e shtresave, te cilat mund te shkaktojnë infarkte në zemër.
Stresi psiko-social
Ngjarjet e stresuara të jetës, çrregullimet në sjellje dhe depresioni përafërsisht e trefishojnë rrezikun e infarktit në zemër. Njerëzit e depresionuar me sëmundje zemre janë të prirur katër herë më shumë për infarkte në zemër ose vdekje, dhe depresioni dominon më se 20% te njerëzve me sëmundje zemre në SHBA.
Duhani
Duhanxhinjtë janë dy ose tre herë më shumë të prirur ndaj infarkteve në zemër sesa ata që nuk pinë duhan. Tymi i duhanit dëmton muret e arterieve, dhe kështu i hap rrugën malcimit dhe rritjes së kolesterolit. Ngushton arteriet dhe aktivizon trombocitet, qeliza ngjitëse që bashkohen dhe krijojnë mpiksje në gjak.
Kur depozitat e kolesterolit shpërthejnë brenda arterieve, formojnë mpiksje gjaku. Nëse ndonjë nga këto mpiksje shkëputet nga arteriet, thotë Milani, “Bum. Do t’ju ndodhë një infarkt ne zemër.”
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi