Kujdesuni për lëkurën e foshnjës suaj
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1
Kujdesuni për lëkurën e foshnjës suaj
Kujdesuni për lëkurën e foshnjës suaj
Rekomandohet që produktet të cilat dedikohen për mbrojtjen e lëkurës së foshnjës të jenë të bazuar në përbërësit natyralë. Këto produkte duhet të përmbushin tre kritere shumë të rëndësishme: të pastrojnë, të mbrojnë dhe të ushqejnë lëkurën.
Qumështi i butë për trupin e foshnjës duhet të ketë për qëllim ushqyerjen dhe pastrimin e lëkurës së ndjeshme të foshnjës. Ai duhet të përmbajë ekstrakt aktiv natyror të kamomilit dhe vaj të lulediellit. Ndërkohë nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës, ngjyra artificiale ose ndonjë element tjetër të dëmshëm për lëkurën e foshnjës.
Kremrat për foshnje preferohet të kenë përbërës të tillë të cilët do ta ushqejnë, mbrojnë dhe do të ruajnë funksionet natyrale të lëkurës së foshnjës. Efekti i tyre duhet të jetë po ashtu që ta mbrojë lëkurën e foshnjës nga irritimi dhe skuqja. Për t’u arritur kjo duhet që kremi të përmbajë kamomil dhe dyllë blete.
Në rastet e lëkurës së ndjeshme dhe të thatë, duhet të përdorni kremra të cilët e stabilizojnë njomësinë e lëkurës dhe e parandalojnë tharjen e saj, sidomos gjatë motit me erë. Kremrat e këtilla duhet të përmbajnë vaj të bajames, vaj të jojobas dhe kamomil.
Kamomil duhet të përmbajë edhe shamponi për larjen e flokëve të fëmijës suaj, që veç tjerash duhet t’i ofrojë butësi dhe kënaqësi fëmijës suaj derisa e pastroni.
Shkuma me të cilën do ta lani foshnjën tuaj duhet të përmbajë vajra esenciale të mandarinës dhe të livandës me efekt lehtësues dhe relaksues. Një shampon i këtillë do të ishte i mirëseardhur për të gjithë familjen, ndërsa fëmijët me të duhet të lahen në mbrëmje.
Lëkura e bebit tuaj duhet të jetë e butë dhe elastike. Kjo mund të arrihet me anë të vajit, i cili ushqen dhe pastron lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Ky vaj duhet të përmbajë ekstrakt të kalendulas (kumakut), ndërsa përkundrazi nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës, ngjyra artificiale dhe prezervativë.

Similar topics
» Kujdesuni per gjunjet tuaj!
» Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj
» Lëkurën e yndyrshme si ta rikthesh "NË FORMË"
» Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra
» Avokado, molla dhe rrushi, eliksir për lëkurën
» Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj
» Lëkurën e yndyrshme si ta rikthesh "NË FORMË"
» Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra
» Avokado, molla dhe rrushi, eliksir për lëkurën
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi