Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija

Shko poshtë

Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija   Empty Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jun 15, 2011 6:04 pm

Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija

Fëmija juaj është i pasjellshëm, i zhurmshëm, kruan hundën, komenton prapanicën e femrave që kalon para jush? Që fëmijës suaj t’i mësoni disa mënyra të mira të sjelljes, është koha që t’i jepni një leksion të mirë.
Ndihmojeni fëmijën që të përfitojë këto veçori, ashtu që do të formoni një zotëri/zonjushë të vogël që di të sillet ashtu si duhet.

Kur fëmija kërkon diçka, mësojeni që të thotë “të lutem”, ndërsa kur pranon diçka, le të dijë të thotë “faleminderit”. Nëse fëmija kërkon vëmendjen e dikujt, fillimisht le të kërkojë falje që i pengon dhe pastaj le të thotë çfarë dëshiron.

Gjithmonë, kur fëmija dëshiron të bëjë diçka, por nuk e di nëse është e drejtë, duhet të kërkojë lejen e prindërve. Në përgjithësi, është gjithmonë mirë që të konsultohet me prindërit rreth shikimit të televizorit, daljes me shokë, apo bërjes së detyrave...

Shpjegoni fëmijës suaj se njerëzit e tjerë nuk janë të interesuar për pakënaqësitë e tij. Prandaj mendimin e vet negativ le ta mbajë për vete, ndërsa për qëndrimet e veta le të flasë me shoqërinë e tij.

Mësojeni se nuk është mirë që të komentojë rreth njerëzve të tjerë, sidomos për karakteristikat e tyre trupore. Nga ana tjetër, komplimentet mund t’i japë secilën herë që dëshiron, sepse ato janë gjithmonë të mirëseardhura.

Preferohet që fëmija gjatë bisedës, t’i pyesë njerëzit tjerë se si janë. Në fakt, kur personi i rritur do ta pyesë fëmijën si është, xhentëlmeni i vogël apo dama e vërtetë e vogël do të përgjigjet, dhe pastaj do ta pyesë bashkëbiseduesin si është.

Fëmijën e urtë mësojeni të falënderojë miqtë e tij te të cilët e kalon kohën duke luajtur apo duke shikuar TV. Le të mësohet të trokasë derisa dikush të lajmërohet, dhe jo të hyjë menjëherë brenda.

Mësojeni të mos shajë asnjëherë dhe të tjerët të mos i thërrasë me emra jo të këndshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi