Fëmija i vogël problematik
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1
Fëmija i vogël problematik
Fëmijet problematik edhe prindërit më të qetë i nxjerrë nga takti. Dhe keshtu linde konflikti, prindërit në vend që të qetësojnë situatën, me reagimin e tyre bëjnë kaos edhe më të madh.
Psh, vogëlushi trevjeçar çdo ditë ia rrëmben nga dora lodrat vëllait më të vogël dhe vrapon nëpër shtëpi duke bërtitur pandërprerë: “Kjo është imja, imja!”.
Mamaja e nervozuar thotë: “Në rregull, nëse të gjitha lodrat janë tuajat, ky shtrat është i imi dhe ti nuk guxon të ulesh në të”.
Kjo përgjigje fëmijës nuk do t’i tregojë se sjellja e tij nuk është e mirë dhe do ta hutojë, thonë ekspertët.
Për këtë arsye, në vend që fëmijës t’ia ktheni me masë të njëjtë, shumë më mirë është të ruani kokën e ftohtë, duke iu përgjigjur fëmijës shkurt dhe qartë, me ton të vendosur: “Më vjen keq, nuk mundet më kështu”. Kjo përgjigje nuk do ta ndalojë të bërtiturit dhe vajin, të cilat ju duhet t’i injoroni, por do t’i tregojë vogëlushit se me terror nuk arrihet asgjë. Ja edhe disa këshilla të tjera, më saktësisht deklarata, që kërkohen nga mami dhe babi që të qetësojnë apo injorojnë një sjellje të tillë.
Në vend që menjëherë të reagoni: “Shkëlqyeshëm, atëherë gjej një nënë të re”, prisni derisa të “ftoheni”. Në vend që t’i thoni se as juve nuk u intereson (çka është më e keqja), i thoni: “Në rregull. Guxon të ndjehesh ashtu”.
Prisni para se të përgjigjeni. Fëmijët këtë e thënë nga frustrimi apo zemërimi, kështu që deklaratat e tilla nuk duhet t’i kuptoni si personale. Më mirë do t’i ishte që e qetë t’i thoni: “Më dhemb nëse më thua se nuk jam e dashur për ty apo që më urren”.
Nëse dëshiron çokollatë pikërisht para darkës, këtë nuk guxoni ta lejoni. Injoroni britmat dhe mundohuni që ta argëtoni me lojë interesante apo mahi. Nëse njëherë lëshoni pe, vështirë se do të ktheni autoritetin.
Në vend që të përgjigjeni: “Këtë e mendon ti”, mundohuni ta pranoni se edhe fëmija kërkon të drejtën e zgjedhjes, kështu që në vend të forcës, mundohuni të bisedoni rreth zgjidhjeve të mundshme.
Similar topics
» Fli vogëlush i vogël, fli...
» Kultivimi i vetbesimit tek Femija
» “Klluberi” më i vogël në botë
» Shenja që fëmija juaj ju do shumë
» Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija
» Kultivimi i vetbesimit tek Femija
» “Klluberi” më i vogël në botë
» Shenja që fëmija juaj ju do shumë
» Shprehitë e mira që duhet t’i përvetësojë fëmija
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi