Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Fli vogëlush i vogël, fli...   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fli vogëlush i vogël, fli...

Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:17 pm

Fli vogëlush i vogël, fli...

Që të jenë sa më të shëndetshëm, të vegjlit kanë nevojë për gjumë të mirë. Ndaj duhet t’ju diktoni ca zakone të mira.
Meqenëse bebet që bëjnë gjumë të mirë, kur rriten, në përgjithësi bëhen fëmijë me gjumë të mirë, është gjë e zgjuar që të instalohen zakone të mira të gjumit sa më herët që të jetë e mundur. Po ju tregojmë se si...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:18 pm

1. Inkurajoni gjumin e pavarur

Bebet që mësohen të vihen në gjumë në momentin kur u flihet, janë më të prirur të mos kenë nevojën tuaj për t'iu rikthyer gjumit në rast se zgjohen gjatë natës. Kështu, duke filluar rreth moshës 2 muajshe, vendoseni bebin tuaj në krevatin e vet kur është përgjumësh, por ende i zgjuar. Mund gjithashtu të vendosni një melodi të lehtë në sfond ose t'i fërkoni kurrizin dhe t'i flisni me zë të ëmbël për të inkurajuar përgjumjen e tij. Bebet nën moshën 4 muajsh jo gjithmonë janë në gjendje të vetëqetësohen, kështu që në rast se bebi juaj qan, merreni për pak kohë në krahë derisa të qetësohet dhe më pas vëreni përsëri në krevatin e tij. Përgjigjuni menjëherë të qarës së bebit tuaj gjatë natës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:18 pm

2. Ulni numrin e zgjimeve gjatë natës

Disa bebe, veçanërisht ata që ushqehen me gji, kanë nevojë të pinë çdo dy deri në 4 orë për disa muaj rresht. Në qoftë se bebi juaj është në moshën 6 muajshe dhe vazhdon të zgjohet natën për të pirë, filloni të pakësoni ushqyerjen gjatë natës, duke e zgjuar 30 deri në 60 minuta përpara orarit të tij të zakonshëm. Çdo natë shkurtoni kohëzgjatjen e dhënies së gjirit me një deri në dy minuta për vakt. Në momentin kur kohëzgjatja e ushqyerjes arrin në dy minuta, mos e zgjoni bebin për ta ushqyer. Në qoftë se bebi juaj ushqehet me qumësht artificial, filloni të pakësoni sasinë e qumështit që i jepni me nga 2-4 ml për vakt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:18 pm

3. Krijoni zakone

Duke filluar nga mosha 3 muajshe, mundohuni ta mësoni beben me orare të rregullta gjumi. Vendosni zakone që janë të vazhdueshme, të parashikueshme dhe qetësuese.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:18 pm

Gjumë I SIGURT

• Gjithmonë vëreni bebin të flejë shtrirë në shpinë.
• Vendi më i sigurt ku bebi juaj mund të flejë është një krevat me dyshek të fortë dhe është i mbuluar vetëm me një shtresë.
• Largoni të gjitha materialet e buta dhe gjërat e tepërta nga krevati gjatë kohës që bebi fle.
• Mund ta mbani bebin në krevatin tuaj për ta ushqyer dhe për të kaluar kohë me të, por kur është koha për të fjetur vendoseni atë në krevatin e vet ngjitur me tuajin të paktën derisa të arrijë moshën 6 muajsh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:18 pm

Me gjuhën e bebit

A dëgjon bebi im? Që ta kuptoni, duhet të dini disa shenja të thjeshta, që vetë bebi nis të japë që në ditët e para të lindjes...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:19 pm

Në moshën 0-3 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A trembet apo i përpëlit sytë nga zhurmat e papritura.
* A pushon së qari kur i flet?
* A pushon së piri kur i flisni?
* A e ndjen zërin tuaj?
* A zgjohet nga zhurmat pa ia lëvizur krevatin?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:19 pm

Në moshën 3-6 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A e kthen kokën nga zëri juaj?
* A e njeh dhe i përgjigjet zërit tuaj?
* A buzëqesh kur i flet?
* A gugat kur i flet?
* A reagon ndaj muzikës?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:19 pm

Në moshën 6-9 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A e kthen kokën në kërkim të një tingulli të ri?
* A belbëzon?
* A bën tinguj të ndryshëm për kërkesa të ndryshme?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:19 pm

Në moshën 9-12 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A kthehet kur i përmend emrin nga mbrapa?
* A e kthen kokën drejt atij që flet në tavolinë?
* A imiton tinguj?
* A duket i vëmendshëm ndaj bisedave?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:20 pm

Në moshën 12-18 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A i përgjigjet jo-së; a thotë "mama", "baba"?
* A sheh në objekte të njohura kur ua përmend emrin?
* A e tund dorën kur i thoni "paçim", pa ia bërë me shenjë?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:20 pm

Në moshën 18-24 muajsh

Duhet të vëreni nëse:
* A thotë të paktën 10 fjalë
* A përsërit ndonjë fjalë tuajën?
* A ndjek këshillat tuaja kur i flisni pa ju parë në fytyrë? (d.m.th. dyshoni që fëmija të shikon në fytyrë gjatë bisedës, pra të lexon buzët).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fli vogëlush i vogël, fli...   Empty Re: Fli vogëlush i vogël, fli...

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi