Policia maqedone arrestoi personat që frikësonin qytetarët se po vjen kiameti
Faqja 1 e 1
Policia maqedone arrestoi personat që frikësonin qytetarët se po vjen kiameti
Shumë qytetarë në Maqedoni kanë parë këto ditë pllakatet e shpërndara nëpër qytet ku u tërhiqet vëmendja se dita e kiametit do të ndodhë më 21 maj, vetëm edhe katër ditë. Edhe pse ky tregim duket si “punë hajgare”, megjithatë policia e Maqedonisë e mori seriozisht e cila pas thirrjeve të vazhdueshme të qytetarëve ftoi dy persona në bisedë informative.
Sipas mediave maqedone, në disa qytete të mëdha të Maqedonisë janë vendosur pllakate në të cilat shkruhet: “Dita e Kiametit është 21 maji, keni frikë nga Zoti”, ndërsa anëtarët e sektit u shpërndajnë edhe fletëpalosje qytetarëve të rastit me përmbajtje të ngjashme.
Zyrtarët e policisë në Maqedoni njoftuan se janë arrestuar disa qytetarë të huaj. Policia ua tërhoqi vërejtjen se ata po shpërndajnë material me përmbatje shqetësuese dhe duhet të ndalen menjëherë.
Njerëzit që shpërndajnë fletëpalosje janë paraqitur si pasues të sektit Family Radio. Ky është një sekt nga New Yorku i cili beson se udhëheqësi i tyre shpirtërorë me anë të një formule matematikore ka zbuluar kodet sekrete të Biblës dhe se fundi i botës pritet brenda disa ditësh.
Similar topics
» Personat e “varur” nga seksi ndjehen të pasigurt
» Iku nga policia me parashutë
» Hutin e dehur e ndaloi policia
» Policia harton plan operativ për zgjedhjet
» Shpëtimtari dhe personat, të cilët ofrojnë ndihmën e parë, duhet të kenë kujdes
» Iku nga policia me parashutë
» Hutin e dehur e ndaloi policia
» Policia harton plan operativ për zgjedhjet
» Shpëtimtari dhe personat, të cilët ofrojnë ndihmën e parë, duhet të kenë kujdes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi