Hutin e dehur e ndaloi policia
Faqja 1 e 1
Hutin e dehur e ndaloi policia
Të martën policia e trafikut në Gjermani u dërgua për ta kryer një intervenim aspak të zakontë. Detyra e tyre ishte të largonin një hut të dehur nga rruga.
Zëdhënësi i policisë lokal i tha gazetës gjermane “Der Spiegel” se një grua e cila po shëtiste qenin e saj alarmoi policinë pasi pa hutin “e hutuar” në mes të rrugës e që po pengonte edhe trafikun.
Kur arriti policia në vendin e ngjarjes, pa se huti mezi i mbante sytë qelë dhe mezi rrinte në këmbë, ndërsa sa për fluturim as që bëhej fjalë.
“Nuk e bëmë testin e alkoolit, por afër gjetëm dy shishe të zbrazura me raki, me të cilat me siguri shoi etjen. E dërguam tek një ekspert lokal për zogjtë i cili ia nxori dehjen duke i dhënë shumë ujë. Huti nuk ishte lënduar dhe pasi e mori veten është liruar”, njoftoi policia.
Similar topics
» Irani ndaloi Shën Valentinin
» Iku nga policia me parashutë
» Chavez ndaloi serialin për shkak të qenit Hugo i Vogël
» Party: Nora Istrefi, e dehur dhe e dalldisur
» Biznesmeni i dehur rus pesë aksidente trafiku për gjysmë ore
» Iku nga policia me parashutë
» Chavez ndaloi serialin për shkak të qenit Hugo i Vogël
» Party: Nora Istrefi, e dehur dhe e dalldisur
» Biznesmeni i dehur rus pesë aksidente trafiku për gjysmë ore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi