Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Agjentet Me te famshem shqiptare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Agjentet Me te famshem shqiptare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjentet Me te famshem shqiptare

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

Agjentet Me te famshem shqiptare

50 agjentet sekrete me te famshem Shqiptare


Ata quhen “Luftëtarët e heshtur”. S’kanë emër, s’kanë fytyrë, s’kanë identitet pikërisht pse mbajnë shumë emra, shumë look-e, shumë pasaporta. Secili prej tyre është një hero, nën lëkurën e një njeriu të zakonshëm me miq, familje, virtyte e huqe. Agjentë shqiptarë që kanë punuar për shtetin shqiptar, por dhe për shtete të huaja. Ata që kanë punuar me nder, e ata që kanë lënë pas punës së tyre turp. Në këtë suplement do të vijnë historitë e 50 prej tyre, të rrëfyera në media e libra nga ish-agjentë të Shërbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nëpërmjet kujtimeve të ish-kreut të Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nafiz Bezhani. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s. I stërvitur me profesorë të KGB-së, në Akademinë e Moskës, si dhe i trajnuar me rezultate të shkëlqyeshme për dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shërbente të dyja këtyre shërbimeve me besnikëri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s që përgëzoi aftësinë e Sigurimit të Shtetit që e futi në kurth. Nëpërmjet rrëfimeve vijnë historitë e Asim Alikos, Mehmet Shehut, Pal Melyshit, Hekuran Pobratit, Kadri Hazbiut e të tjerë. Misionet dhe jeta e “Gavetës së vjetër”, “Gjeneralit”, “Diellit”, “Dragoit”, “Gramafonit”. Si rekrutoheshin agjentët shqiptarë, shantazhet dhe devotshmëria. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.
Rrënjët e spiunazhit shqiptar zënë fill që në kohën e Pashait të Janinës. Ai krijoi një rrjet shumë të mirë informatorësh dhe agjentësh, të cilët ish-kreu i Shërbimit Informativ në vitet ‘91, Irakli Koçollari, i ka quajtur “Policia sekrete e Ali Pashës”. Ndërkohë ligjërisht, krijimi i këtij shërbimi në Shqipëri daton që në vitin 1920 nën drejtimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu. Sigurimi i Shtetit mban si datë të krijimit të tij më 30 prill të vitit 1943.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20. Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

“Ciceron”

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, më vonë familja e tij vendoset në Turqi. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara. “Ciceron” arrin t’u japë gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë stërlina, një shumë jashtëzakonisht e madhe në atë kohë. Por në pranverë të vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq në Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special të Ministrisë së Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatëmujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq në vitin 1991.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

“Dragoi”

Në librin “Mëkatarë” të Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurave, trajtohet gjerësisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vlerësohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shumë të mira. Ai ishte me arsim të lartë dhe një njeri me reputacion në rrethet intelektuale. Në libër shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut në Sigurim me qëllimin e vënies nën kontroll të Sigurimit të rretheve letrare dhe veçanërisht veprimtarinë e rrezikshme që mund të zhvillonin ato. Në atë kohë ishte nën shënjestër grupi “armiqësor” i letrarëve të rinj të Universitetit të Tiranës, të drejtuar nga Kasëm Trebeshina. Duke qenë një person i simpatizuar nga këto rrethe letrare, “Dragoi” mund të jepte informacione të vlefshme dhe të pengonte veprimtarinë në këtë drejtim. Një detaj interesant jepet dhe në lidhje me një detyrë të “Dragoit” për “përpunimin e profesor Skënder Luarasit”, të cilin e kishte mik, dhe vështirësitë e tij në këtë mision.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm


Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave të punëtorëve në NSHFP të Kukësit, Lirim Dema ishte arratisur në Kosovë, pasi gjatë një kontrolli financiar që i ishte bërë ndërmarrjes, ishin zbuluar shumë falsifikime të dokumentacionit, të bërë nga ai për qëllime përfitimi. Para se të arratisej nga frika e ndonjë dënimi, ai i kishte zënë pritë makinës që sillte rrogat e punëtorëve dhe kishte vrarë shoqëruesin e armatosur të saj, Mark Nikollën. Pasi kishte mbërritur në Kosovë, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i shërbente me besnikëri çdo urdhri të saj. Kështu ai punoi për UDB-në, në varësi të Mirko Vukoviq, një agjent i rrezikshëm që punonte kundër Shqipërisë, duke organizuar njësi me qëllim rrëzimin e pushtetit të asaj kohe deri sa u vra nga agjentët e Sigurimit të Shtetit në Itali.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:36 pm

“Martini”

Agjenti radist ishte larguar nga Shqipëria në ditët e para të çlirimit, së bashku me shumë ish-ushtarë italianë që kishin mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë. Sipas librit “Mëkatarë 2?, ai u vesh me rrobat e një ushtari që mbeti në Durrës dhe me emrin e tij u nis në Itali. Aty deklaroi se e kishte bërë këtë vepër për shkak se ishte kundra regjimit politik të vendosur në Tiranë dhe se kishte deklaruar se do të luftonte për përmbysjen e atij regjimi. Në këto kushte, atij iu njoh statusi i të mërguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera të shqiptarëve të arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe shërbente në kampin e refugjatëve shqiptarë që ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata për planet e të arratisurve, të cilat gjithmonë dështonin në sajë të këtij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” shërbente si bazë informacionesh për agjentët e tjerë të ngarkuar me misione në Itali.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Koll Qefalia

Nën pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor në një zonë të Mirditës. Ai ishte agjenti më besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit të shërbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu që luajti rolin e ndërmjetësit për takimin që do bëhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit të Rezistencës. Kjo e fundit ishte një organizatë fantazmë e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për të futur në kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentët e Sigurimit, megjithëse “Nishozin” e konsideronin si një nga armiqtë më të mëdhenj, e vlerësojnë shumë profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lëvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën shoqërinë e tij, pa e ditur se ai ishte pikërisht njeriu të cilin e kërkonin me ngulm. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor të organizuar nga Sigurimi i Shtetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Mehmet Shehu

Ai cilësohet nga ekspertët e Shërbimeve Sekrete si një nga agjentët më të famshëm shqiptarë. Po ndryshe nga teoritë e shumta që janë hedhur për rolin e tij në Shërbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo në librin e tij “Shërbimi i Fshehtë”, e cilëson atë si dopioagjent në favor të interesave të Shqipërisë. Sipas librit të Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, të cilin e kishte mbajtur që kur bënte pjesë në Shkollën Teknike dhe zbërthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Ndërkohë pseudonime të tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative të cilat i mbante gjatë pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentët kryesorë të zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojën me KGB-në dhe UDB-në jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA për organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandës legjendë të Hamit Matjanit, në shkëmbim të kërkesave të tyre nga blloku komunist.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesoret janë “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh, ku i fundit është xhiruar në vitin 2003 dhe titullohet “Tiranë, në Evropë”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Alush Leshanaku

Ishte me origjinë nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike në Liceun-Gjimnaz të Shkodrës qysh në periudhën e regjimit të ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i fortë, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, më 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrëzimin e regjimit komunist në atë kohë. Kishte zbarkuar në Mirditë me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë. Ja ç’shkruan në ditarin e tij: “”Pra qeveria është siguruar për ekzistencën time e mbi qëndrimet në… Po më gjurmojnë e po më ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarë nga Sigurimi i Shtetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime në vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin të vështirë t’ia besonin detyrat, por ai pikërisht me këtë siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundërshtarëve, duke i bërë të besonin se ishin në të njëjtën llogore, e më pas i zinte robër. “Tomorri” kishte lindur në Kurvelesh, në vitin 1915. Ai ishte vlerësuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta në vitin 1987.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Një nga figurat kryesore të diktaturës deri në vitet ‘80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partisë”, ka qenë një nga agjentët më të njohur të Sigurimit të Shtetit. Madje cilësohej si legjenda e shërbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit të Rezistencës, një organizatë e krijuar për të futur në kurth të gjithë agjentët e huaj si dhe banda që synonin përmbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithëse me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetëm 23 vjeç kur u emërua shef i Sigurimit të Ushtrisë. Studimet për këtë detyrë i kreu në Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë, ku u profilizua në fushën e agjenturës dhe të çështjeve të policisë. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri në vitet ‘50. Me cilësitë e tij, ai kishte krijuar besimin se mund të ishte një shtyllë e fortë e shtetit të asaj kohe. Deri në vitin 1979 ai punon në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Më pas, Hazbiu u emërua ministër i Mbrojtjes, të cilin e mbajti deri në vitin 1981. Pas vrasjes së Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua më 10 shtator të vitit 1983.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:37 pm

Pal Mëlyshi

Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. E motra e tij, Marie Mëlyshi kujton në një intervistë për “Tirana Observer”, se kapobanda e vinte herë pas here në provë. “Një natë, ndërsa i jepet një detyrë, ai bashkë me dy anëtarë të tjerë të bandës përplasen me disa sigurimsa. Fillon shkëmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen një moment të përshtatshëm dhe vetëplagoset. Që pas kësaj ngjarje kapobanda u pati thënë anëtarëve të tjerë, që Pali tashmë ishte pjesë e tyre dhe asnjeri nuk duhet të fliste keq për të”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:38 pm

Pashke Prela

Dëshmorja nga Puka ka qenë një nga agjentet më të njohura femra të Sigurimit të Shtetit. Ndoshta kjo, edhe për shkak fundit tragjik të saj. Kryetari i bandës, “Keqanaj”, të cilin Prela e futi në kurth të Sigurimit të Shtetit, mori hak duke e vrarë në sytë e fëmijëve të saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar për “Tirana Observer”, se vejusha ishte një agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shërbimi pas kërcënimeve të bandave, se ajo do të vihej në shërbim të tyre. Në fillim të vitit 1947, u realizua edhe kurthi që do paralajmëronte fundin tragjik të Prelës. Ndërsa banda “Keqanajt” strehohej në shtëpinë e saj, e cila nuk dyshonte për Prelën, pasi edhe shtëpia ndodhej në një reliev shumë të thyer, agjentja vë në jetë planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rëndë çantat me ushqime, djathë, turshi, bukë, ndërkohë që midis ushqimeve iu kishte futur sende të rënda, madje dhe gurë, me qëllim që kur të dilte nga dera të mos ishte në gjendje të vraponin për t’iu ikur forcave që i kishin rrethuar”, rrëfen Dodani. Kryebanditi arrin të shpëtojë, dhe me gjithë se Prelës iu kërkua të linte banesën, nuk pranoi, me shpresën se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet në befasi dhe ther me thikë Pashke Prelën në sytë e fëmijëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:38 pm

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet në librin “Mëkatarë 2? të Nafiz Bezhanit si një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një intelektual shumë i njohur. Kishte studiuar në Leningrad për Drejtësi. Ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kishte fituar tituj shkencorë doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja për të aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai në libër, në Shërbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitës turistike që bëri në Shqipëri në vitin 1985 një grup turistik grek. Në dosjet sekrete ai është protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qëllim normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinjë, Shqipëri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Në të njëjtën kohë, në dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, Asfali, gjë e cila nuk vërtetohet ligjërisht.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:38 pm

Ymer Kondo

Një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit, Ymer Kondo mbart një histori mjaft interesante. I ardhur nga një familje pronarësh vlonjatë, pas çlirimit ai u radhit në listën e personave që konsideroheshin armiq të klasës punëtore. I rritur me këtë njollë në biografi, ai ishte një person i izoluar nga shoqëria dhe njerëzit. Edhe pasi mbaroi Shkollën Tregtare ai nuk gjeti asnjë vend pune për shkak të biografisë së tij. Edhe vetë u bë objekt i persekutimeve të herëpashershme. Por, për çudi, ai pranoi të punonte për Sigurimin e Shtetit e madje me zell të madh. Në një nga arrestimet e tij, një nga gjeneralët e Ministrisë së Brendshme e kishte marrë Ymerin dhe e kishte futur në një kurs të veçantë për ta stërvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar të punonte në kampin e të arratisurve në Itali si radist. Me një të shkuar të tillë, të gjithë besonin se Kondo ishte një i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:38 pm


“Papastrati”

Një nga agjentët më të njohur është edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjinë greke dhe jetonte në një qytet në jug të Shqipërisë. Për shumë vite, sipas kujtimeve të oficerit të Sigurimit të Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar për llogari të agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur të ngrinte një rrjet të fuqishëm informatorësh në jug të Shqipërisë për llogari të agjenturës greke. Në vitet ‘70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rënë në gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin të kapë, falë një kombinacioni të përsosur, “Papastratin”, i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vënë në shërbim të grekëve. Më pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe bën një lojë të dyfishtë. Ai i dha shumë informata shtetit shqiptar në lidhje me Shërbimin e Fshehtë Grek.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

“Berlini”

Agjenti “Berlini” është padyshim një nga agjentët më të mistershëm shqiptarë. Kjo për shkak se në të gjitha dokumentet, ai asnjëherë nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur një anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve të oficerit të Sigurimit të Shtetit, Bekim Budo, ka qenë shumë e madhe. Sipas Budos, në dosjen “Berlini” nuk ka shënime nga drejtues eprorë si dhe vlerësime për informacionet që ka dhënë. Karakteri i këtij agjenti del kur bëhet kombinacioni për ta futur në lidhje me Sekretarin e III-të të Legatës Italiane në Tiranë. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti të ishte në aksione të ndryshme dhe të jepte informacione për Sigurimin e Shtetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

“Gramafoni”

“Gramafoni” është një nga agjentët jugosllavë me kombinacion në vendin tonë dhe me një histori të veçantë me karakter përgjithësues për sa i përket formave dhe metodave të veprimtarisë së zbulimit jugosllav ndaj vendit tonë. Ai ishte me orgjinë nga Padeshi i Tropojës dhe kishte lindur në Vlorë, më pas i ati i tij oficer gjatë kohës së Zogut ishte vendosur në Jugosllavi. Para se jugosllavët ta fusnin “Garmafonin” në Shqipëri, i bënë një kurs intensiv. “Gramafoni” u fut në Shqipëri në vitet ‘50 nga kufiri jugosllav, si një kosovar që përndiqej nga serbët. Ai u vendos në fillim në Fier, por veprimtaria e tij i ra menjëherë në sy Sigurimit të Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij në shërbim të zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitën disa prova tekniko-shkencore dhe më pas ai punoi për Sigurimin e Shtetit, duke bërë një lojë të dyfishtë. Për të mos rënë në sy të zbulimeve jugosllave, ai u burgos për disa vjet në burgun e Burrelit dhe më pas Sigurimi i Shtetit e dërgon atë jashtë vendit për interesa të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye në çështje dite në vitin 1953, ku u shënua si incident i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Për këtë ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqësore e agjentit të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit, Adem Rama, student me bursën e shtetit jugosllav në Universitetin e Beogradit. Ndërkohë, nga Sigurimi ai mbahej nën vëzhgim si agjent i UDB-së. Nafiz Bezhani tregon në “Mëkatarë 2? se në dosjen e tij kishte raporte të hollësishme për Sigurimin, në të cilat ai kishte denoncuar si të dyshimtë 86 persona, nga të cilët 12 konsiderohen të rrezikshëm. Adem Rama ishte i biri i një shqiptari që pas çlirimit u bë kryetar bashkie në Prishtinë. Por pas uljes së të atit nga detyra, që përkonte me kohën e gjimnazit, ai kërkohej të rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte një djalë inteligjent dhe i shkathët. Në kohën e drejtimit të Komisionit të Figurave të Bezhanit, ky agjent ishte një person publik dhe me ndikim në jetën politike të vendit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qenë një agjent i shërbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar për një kohë të gjatë pa arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të huaja. Ai ishte me origjinë nga Dibra dhe punonte kryesisht në dëm të shërbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte ndër të paktët agjentë të Sigurimit Shqiptar që nuk u zbulua nga shërbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa herë dërgohej me detyra në Dibrën e Madhe, ai nuk shkonte në asnjë rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi falë zgjuarsisë dhe intuitës së tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shumë agjentë që punonin për llogari të saj në Shqipëri. Ai kreu shumë misione të rëndësishme në Jugosllavi, duke bërë të mundur dështimin e shumë komploteve nga ana e UDB-së.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

Demo Tafani

Demo Tafani ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete italiane. Ai kishte lindur në Elbasan. Demo Tafani ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete italiane gjatë kohës së pushtimit të vendit tonë nga Italia. Pas çlirimit të vendit ai ishte larguar nga Shqipëria së bashku me mikun e tij dhe agjentin e shërbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Në vitin 1949 ata dërgohen me mision në Shqipëri, pasi ishin personalitete të njohura e të vendosura në misionin e tyre, por gëzonin edhe një mbështetje në qarqet nacionaliste në vend. Në këtë periudhë shërbimi i zbulimit e kundërzbulimit të shtetit shqiptar e kishte shtuar depërtimin e personave apo grupeve speciale në këto grupime diversante, duke bërë që Demo Tafani të binte shpejt në duart e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm


Dielli

Një nga agjentët më të mirë me origjinë shqiptare, por që ka vepruar në dëm të shtetit shqiptar, ka qenë edhe ai me pseudonimin Dielli. I dërguar për të vjelë informacion në Greqi në vitet e para të çlirimit “Dielli”, me origjinë çame, oficer i shërbimit sekret shqiptar në vitin 1946 raportohet i vrarë. Për këtë arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” në mënyrë sekrete dëshmor dhe familjes së tij iu lidh pension i posaçëm dëshmori. Pas disa vitesh, kundërzbulimi i Shërbimit Sekret Shqiptar vërtetoi se “Dielli” ishte shëndoshë e mirë dhe se vepronte si interlokutor midis qendrës se shërbimit të jashtëm sekret dhe grupit të spiunazhit të huaj, ngritur në klandestinitet të thellë në Shqipëri. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bërë lojë të dyfishtë dhe kishte mashtruar shërbimet sekrete shqiptare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:39 pm

Et’hem Çako

Ka qenë një nga agjentët më të mirë të CIA-s me origjinë nga Shqipëria. Pas largimit nga Shqipëria në fund të Luftës së Dytë Botërore si kundërshtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Më pas ai dërgohet në Shqipëri me mision për të organizuar luftën kundër rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës. Në vitin 1949 ai hidhet me parashutë në Shqipëri. Detyra e tij ishte që të përgatiste terrenin për zbarkimin e grupeve të tjera diversenate si dhe të Hamit Matjanit. Por në sajë të agjentëve të infiltruar të Sigurimit të Shtetit ai bie menjëherë rob i tyre sa zbarkon në Shqipëri. Operacioni për kapjen e tij kishte marrë emrin e “Buza e Bredhit”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjentet Me te famshem shqiptare Empty Re: Agjentet Me te famshem shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi