Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gossip mbi VIP-at shqiptarë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gossip mbi VIP-at shqiptarë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gossip mbi VIP-at shqiptarë

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Gossip mbi VIP-at shqiptarë  Empty Gossip mbi VIP-at shqiptarë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jun 07, 2011 11:46 am

Ndjehen të kënaqur për atë që kanë arritur, i marrin me sportivitet gjithçka flitet edhe kur “të pavërtetat” janë ekstremisht të “bujshme”. Ja disa nga gjërat pikante që ofroi fundjava në faqet e shtypit rozë për VIP-at shqiptarë. Tuna- Nuk kalon veçse një vit dhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu e njohur me emrin “Tuna” i jep fund martesës së saj me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Një fund i hidhur që Tuna e ka pranuar me fjalë të thjeshta dhe shkurt: “Po, jam ndarë. Ky është prononcimi im i parë dhe i fundit, nuk dua të flas më për të”.
Kishin bërë plane, kishin vënë unazat, ishin martuar në një ceremoni që i kapërceu të 100 mijë eurot, ishin zhvendosur në Prishtinë për të jetuar, madje kishin blerë edhe një shtëpi, por ja që gjithçka u “sfumua”, sikundër ndodh rëndom në botën e show-bizit tani.
Zanfina Ismaili- Por një tjetër lidhje serioze përflitet mes këngëtares nga Kosova, Zanfina Ismaili, me biznesmenin kosovar, Faton Shoshi. Lidhja ka filluar në bankat e shkollës dhe zgjat sot e kësaj dite duke u bërë e fortë vit pas viti në këto 7 vjet. Edhe pse mundohet t`i shmanget publikut, për adhuruesin e sporteve ekstreme dhe futbollin, Zanfina dhuron këngë të bukura dashurie dhe video-klipe. Cifti e bëri publike lidhjen prej vitit të tretë të shkollës se mesme në nj deklaratë të përbashkët kur ata tërhoqën vëmendjen në sfilatën e modës “Black & White” që u mbajt në Prishtinë.
Samanta Karavello- 21-vjeçarja Samanta Karavello zyrtarizon lidhjen e saj me biznesmenin Kreshnik Kasneci. Vajza e vogël me “zërin e bukur” duket se po rritet në profesion dhe jetën private. Fotot e fundit të botuara në shtypin e shkruar, përforcuan thashethemet e përhapura gjashtë muaj më parë për “lidhjen e fshehtë” me djaloshin simpatik të cilin sipas “zërave” e pret një e ardhme e shkëlqyer në biznes.
Pirro Cako- Asgjë nuk të befason nga bota e show-bizit. Ndërsa lidhja e tyre dukej se kishte marrë fund, në këtë moment hidhen “hije dyshimi”. Këngëtari i njohur Pirro Cako duket se gjen shkakun për të qenë pranë ish-bashkëshortes së tij, sopranos së famshme, Inva Mula. Një problem në zemër e ka detyruar këtë të fundit t`i qëndrojë pranë ish-bashkëshortit të saj, një fabulë dashurie “e ngrohtë” për një sezon të ri. Gazetat thonë se më pas Inva “i është përkushtuar” ditëlindjes së bashkëshortit të saj aktual, Hetem Ramadani, i cili këtë vit mbushi 60 vjeç.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi