Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e lashte shqiptare  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e lashte shqiptare  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e lashte shqiptare

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:30 pm

Historia e lashte shqiptare

Ne vitin 1959 u botua ne Tirane vellimi i pare i Historise se Shqiperise, i cili, se bashku me vellimin e dyte, qe doli me 1965, perben vepren e pare shkencore pergjithesuese per Historine e Shqiperise, te hartuar nga nje grup autoresh.
Historia e lashte (Iliret) perbente pjesen e pare te vellimit te pare te botimit te vitit 1959. Ajo sherbeu si baze per hartimin e tekstit te ri te Historise se Shqiperise qe u pergatit dhe u botua si maket per diskutim ne vitin 1973. Pjesa e pare e vellimit te pare te ketij botimi te ri (1973) perfshinte periudhen e historise se lashte, nga fillimet e shoqerise njerezore e deri ne fillimet e mesjetes se hershme shqiptare. Ajo u pergatit nga prof. Selim Islami (redaktor pergjegjes), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skender Anamali. Ne vitin 1977, historia e lashte u botua e ripunuar dhe e plotesuar me te dhena te reja nga keta autore, ne forme dispense, per perdorim te brendshem. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe ne frengjisht me 1985 si vellim me vete, per t'u shfrytezuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Apercu historique, Tirana, 1985.
Pjesa e pare, Iliret, qe perfshihet ne kete botim te ri (vellimi i pare), eshte mbeshtetur ne variantet e vitit 1977 dhe 1985, por te ripunuara dhe te plotesuara prej te njejtit grup autoresh:
Kreret I dhe II jane hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Kreret III dhe V jane hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV eshte hartuar nga prof. Frano Prendi.
Kreret VI, VII dhe VIII jane hartuar nga prof. dr. Skender Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar ne pjesen Mbreteria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Pergatitja per botim (redaktimi) e pjeses Iliret, me ndryshimet perkatese u be nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:30 pm

Gjurmet me te hershme te jetes njerezore

Historia e shoqerise njerezore fillon qe ne kohen kur nga kopeja e majmuneve antropoide u formuan grupet e para te njerezve primigjene. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafsheve u krye nepermjet nje procesi shume te gjate, te nderlikuar dhe te paperseritshem.
Periudha me e hershme e zhvillimit te kesaj shoqerie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjeter, lithos - gur) dhe perfshin periudhen afersisht nga 1 500 000 deri ne 10 000 vjet me pare. Kjo epoke ndahet nga ana e saj ne paleolit te ulet, te mesem dhe te larte.
Ne vendin tone nuk jane zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulet, qe ze nje pjese te madhe te epokes se pleistocenit e vjen deri ne kohen e vershimit te akullnajave Riss.
Gjurmet me te hershme te qenies se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaqen ne periudhen musteriane, qe i perket paleolitit te mesem (100 000-30 000 vjet me pare). Keto perfaqesohen nga vegla prej stralli te punuara mire, me forma tipike musteriane, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per procese te ndryshme pune qe lidheshin drejtperdrejt me sigurimin e ushqimit te tij te perditshem. Te tilla vegla, si prefese, kruese, gerryese, etj., jane gjetur, deri me sot, ne stacionin prehistorik te Xares ne rrethin e Sarandes, ne stacionin e Kryegjates, ne afersi te Apolonise (Fier) dhe ne stacionin e Gajtanit ne rrethin e Shkodres. Nga format dhe permasat e tyre te vogla keto vegla ngjasojne mjaft me veglat e strallit te zbuluara ne depozitimet musteriane te krahinave fqinje te Greqise Veriore, te Thesalise, te Malit te Zi etj.
Tipi fizik i njeriut ne kete kohe ishte ai i neandertalit . Ne procesin e antropogjenezes ky tip paraqet nje hallke me te zhvilluar ne krahasim me pitekantropin e paleolitit te ulet.
Dyndja nga veriu ne jug e akullimit te periudhes gjeologjike Riss beri qe edhe ne vendin tone klima te pesoje ndryshime te medha. Ne malet e larta te Shqiperise u formuan akuj te perhershem, qe zbriten deri ne lartesine 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasoje e ketyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshet e vjetra qendruan vetem ato qe munden ta perballonin te ftohtit. Krahas tyre u shfaqen dhe kafshet karakteristike vetem per kushtet e klimes se ftohte. Te tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpelles, hiena e shpelles, dhia e eger etj.
Te ftohtet ndikoi edhe ne menyren e jeteses. Ne luften per te perballuar veshtiresite klimatike dhe per te mbijetuar, njeriu i kesaj kohe beri hapa te rendesishem drejt perparimit; u strehua ne shpella pasi triumfoi ne luften per jete a vdekje me kafshet e egra qe i kishin zene qe me perpara keto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytezuar lekuret e kafsheve, mesoi te ndeze vete zjarrin, te cilin e perdori me sukses kunder te ftohtit dhe bishave te egra, por sidomos per te permiresuar strukturen e ushqimit, duke perdorur gjeresisht mishin e pjekur, i cili luajti nje rol te madh ne permiresimin e metejshem biologjik te tij. Zjarri qe nje arritje shume e rendesishme per kohen, sepse i dha njeriut per te paren here zoterimin mbi nje fuqi te caktuar te natyres, qe e ndau ate perfundimisht nga bota e kafsheve.
Banoret e paleolitit te mesem jetonin me prodhimet, qe i gjenin te gatshme ne natyre dhe sidomos me gjueti, e cila perbente edhe drejtimin kryesor te veprimtarise se neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe te zhardhokeve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e femijeve, me pergatitjen e lekures per veshje, etj., merrej gruaja, ndersa burri dilte per gjah ose merrej me pergatitjen e veglave te punes dhe te armeve. Gjuetia e kafsheve te medha, ne kushtet e nivelit te atehershem, primitiv te veglave te punes, mund te behej vetem ne menyre kolektive. Ne keto rrethana ajo ndihmoi shume ne forcimin e lidhjeve te brendshme midis anetareve te grupeve dhe se bashku me krijimin e lidhjeve te gjakut shpuri ne organizimin e bashkesise primitive.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:30 pm

Lindja e gjinise matriarkale

Paleoliti i larte eshte perfaqesuar shume me gjere. Vegla pune te kesaj periudhe jane zbuluar me shumice ne siperfaqen e stacionit te Xares (Xara II), ne shpellen e Shen Marines ne Bogas te Sarandes, ne shpellen e Konispolit, ne Kryegjate, ne Rreze te Dajtit dhe ne Gajtanin III, pra ne nje rreze te tille qe nenkupton shtrirjen e vendbanimeve te kesaj kohe ne pjesen me te madhe te territorit te Shqiperise. Keto materiale perbehen kryesisht nga vegla stralli te tipit aurinjacien, te nje pervoje me te perparuar teknike dhe me forma me te larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gerryese. Se bashku me veglat prej stralli ne depoziten rreze Dajtit jane gjetur edhe disa vegla prej kocke, te cilat ne kete kohe marrin nje perdorim te gjere krahas persosjes se metejshme te punimit te strallit. Ne shtresen paleolitike te shpelles se Shen Marines pervec veglave te punes jane gjetur dhe gjurme zjarri, si dhe fosile kafshesh te pleistocenit te vone (capra ibex - dhi e eger), qe tregojne per nje faune te ngjashme me ate te paleolitit te mesem, gje qe eshte dhe e kuptueshme, pasi klima dhe ne kete kohe vazhdoi te ishte e ftohte dhe e lagesht si me pare.
Perparesi kane te dhenat qe jane zbuluar ne shtresen me te hershme te shpelles se Konispolit I, te datuar 26 370 vjet me pare, si nje seri veglash pune te pergatitura nga gur-stralli i bardhe me retush te varfer, kocka kafshesh te egra si edhe fare rrushi te eger dhe thjerreza te karbonizuara, te cilat jane tipike per Mesdheun Lindor paraneolitik.
Gjuetia e kafsheve te egra vazhdon edhe ne kete etape te fundit te zhvillimit paleolitik te vendit tone, te jete mjeti kryesor i sigurimit te ushqimit. Madje ne kete kohe persosen dhe me teper armet e gjuetise si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve te gatshme, gjithashtu, mbetet nje nga menyrat e sigurimit te ushqimit te perditshem.
Gjate kesaj epoke perfundon procesi i gjate dhe i nderlikuar i antropogjenezes. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani ne tipin e njeriut te sotem - homo sapiens.
Si rrjedhim i persosjes se veglave te punes prej stralli e kocke u rrit ndjeshem mundesia e sigurimit me me shumice te produkteve ushqimore, gje qe solli ndryshime dhe ne organizimin e bashkesise primitive.
Formohen tani grupe te qendrueshme njerezish te bashkuar jo vetem nga forma e perbashket e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e perbashket. Gradualisht kalohet ne berthamen e pare te organizimit shoqeror, ne gjinine matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol te dores se pare ne ekonomi dhe ne jeten shoqerore te kesaj bashkesie gjinore. Forma kryesore e familjes ne kete gjini ishte martesa me grupe, prej se ciles origjina e femijeve percaktohej vetem nepermjet nenes.
Ne epoken e mezolitit (guri i mesem) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhen ndryshime te medha ne floren dhe ne faunen e kontinentit, rrjedhimisht edhe ne territorin e Ballkanit. U zhduken te gjitha kafshet tipike te pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse nje pjese e kafsheve qe vazhduan te jetonin ndryshuan perhapjen gjeografike. Ne kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi te kaloje nga ekonomia qe mbeshtetej ne gjuetine e mbledhjen e produkteve te gatshme, ne fillimet e bujqesise e te blegtorise primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave te punes, te cilat jane bere nga ashkla stralli shume te vogla me forma te rregullta gjeometrike, si trekendesha, trapezoidale, ne forme segmenti etj., me permasa te vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
Ne territorin e Shqiperise vendbanime mezolitike jane zbuluar ne shpellen e Konispolit (Konispol II) dhe ne Kryegjate. Ne te dyja keto vendbanime veglat prej stralli jane te cilesise shume te mire, kane forma tipike mezolitike, me retush te imet te cilesise se larte. Ne Konispol ato jane datuar saktesisht ne vitet 8500 p.e.sone (ne baze te C14).
Me epoken mezolitike lidhet pjeserisht edhe vendbanimi i Vlushes (rrethi i Skraparit), ku jane zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Keto vegla jane gjetur se bashku me fragmente enesh shume primitive, fakt qe e daton Vlushen ne fillimet e epokes neolitike. Sidoqofte, ato i takojne nje kulture me tradita te forta mezolitike, dhe Vlusha perfaqeson nje kulture qe ve ne lidhje te drejtperdrejte epoken e mezolitit me fillimet e epokes se neolitit. Te marra se bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, perbejne nje deshmi te rendesishme per formimin e kultures neolitike ne territorin e Shqiperise.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:31 pm

2. N E O L I T I

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) perfaqeson etapen e fundit dhe njekohesisht me te zhvilluaren te epokes se gurit. Ai perfshin nje kohe qe fillon nga mijevjecari i shtate dhe mbaron nga fundi i mijevjecarit te katert p.e.sone. Arkeologjikisht neoliti ndahet ne tri periudha te medha: e hershme, e mesme dhe e vone. Ne kete te fundit perfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjales lat. eneos - baker dhe greq. lithos - gur), qe perben etapen e fundit dhe kalimtare per epoken e bronzit.
Ne keta tridhjete vjetet e fundit jane zbuluar e germuar nje numer i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati ne tere territorin e Shqiperise, si ne Maliq, ne Cakran, ne Vashtemi, ne Burimas, ne Podgorie, ne Barc e ne Dersnik te rrethit te Korces, ne Kamnik te Kolonjes, ne Blaz e Nezir te Matit, ne Cakran te Fierit, ne Burim, ne Gradec e ne Cetush te Dibres, ne Kolsh te Kukesit, ne Rajce e ne Rashtan te Librazhdit e nga gjetje te rastit ne pika te tjera. Me mire eshte njohur e studiuar pellgu i Korces, i cili gjate epokes prehistorike ka pasur kushte shume te mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonen me te pasur e me te zhvilluar kulturore te neolitit si edhe pellgun ku mund te ndiqet pa nderprerje zhvillimi i kultures neolitike ne gjithe shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura ne keto qendra prehistorike, krahas atyre te dala ne drite shume kohe me pare si ne Velce te Vlores ose rastesisht ne rrethet e tjera te vendit, kane dhene mundesi qe te njihen aspekte te ndryshme te jetes ekonomike, shoqerore dhe kulturore te banoreve neolitike te territorit tone, ndersa perhapja e gjere e ketyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastesore neolitike ka treguar se ky territor gjate kesaj epoke ka qene i banuar dendur dhe pa nderprerje.
Jeta ne vendin tone gjate neolitit u zhvillua ne kushte shume te pershtatshme natyrore. Klima e ftohte dhe e lagesht e paleolitit, e cila kishte filluar qe ne mezolit t'i leshonte vendin nje klime me te bute, tani merr pak a shume karakterin e klimes se sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojne prej asaj te diteve tona.
Keto rrethana te favorshme natyrore ndihmuan qe vendi yne gjate neolitit te arrije ne nje nivel te larte zhvillimi ekonomik dhe kulturor per ate kohe. Njeriu nga skllav i natyres, sic ishte ne paleolit, shnderrohet tani, pak e nga pak, ne zoterues i saj. Ne kete kohe lindin e zhvillohen forma te ndryshme te veprimtarise prodhuese te njeriut, te cilat me plot te drejte mund te merren si zanafilla e degeve te vecanta te ekonomise dhe te perparimit teknik e kulturor te shoqerise se sotme. Te tilla jane bujqesia e blegtoria, prodhimi i qeramikes, tjerrja dhe endja, teknika e ndertimit te banesave etj. Persoset ne kete kohe edhe teknika e punimit te veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn ne perdorim te gjere dhe behet karakteristike per epoken dhe teknika e lemimit te gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), per te paren here dalin dhe veglat e objektet prej bakri, te cilat shenojne dhe fillimet e metalurgjise ne vendin tone.
Ne keto periudha te largeta te prehistorise, vendbanimet i ndeshim zakonisht neper tarraca lumore, prane burimeve ose ne vende me toka pjellore dhe te pasura me pyje qe strehonin shume kafshe te egra. Por krahas ketyre, vazhdonin te sherbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velces, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: ne forme gropash nendhese (Cakran) dhe te tilla te ndertuara drejt mbi toke (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht keto kishin planimetri drejtkendeshe dhe ishin nje ose dy dhomeshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me balte ne njeren ose ne te dy faqet e tyre. Dyshemete ishin gjithashtu prej balte; ne disa raste ato vendoseshin mbi shtroje traresh per te izoluar lageshtiren. Ne Dunavec dhe ne Maliq te Korces jane zbuluar banime te ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjte vertikale qendronte nje platforme prej traresh te vendosur horizontalisht e mbi te ngriheshin banesat (kasollet) te shtruara me balte. Palafiti i Maliqit ka qene i rrethuar me nje gardh qe e mbronte nga vershimi i ujit apo nga rreziqe te tjera.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:31 pm

Ekonomia. Lulezimi i gjinise matriarkale

Nga materialet e zbuluara ne vendbanimet neolitike te vendit tone del se bujqesia perbente nje nga format kryesore te prodhimit dhe sidomos tek ato bashkesi primitive qe banonin ne toka pjellore, si p.sh. ne pellgun e Korces, ne fushen e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej ceket me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma me primitive e punimit te tokes. Ne kete kohe mbillej gruri si dhe llojet e tjera te dritherave. Kete e tregojne farerat e karbonizuara te zbuluara ne shtresat neolitike te Podgories, te Konispolit, te Maliqit apo ne muret e banesave te lyera me balte te perzier me byk dritherash, sic i gjejme ne vendbanimet me te hershme neolitike (Vashtemi, Kolsh etj.).
Ne depozitimet neolitike te vendit tone, perzier me mbeturina te ndryshme te kultures, jane zbuluar me shumice dhe kocka bagetish te imeta dhe te trasha, qe tregojne se krahas bujqesise banoret neolitike merreshin edhe me blegtori. Prej bagetive ata siguronin qumeshtin, mishin, leshin, lekuren etj. Nje pjese te ketyre produkteve ata i siguronin dhe nepermjet gjuetise se kafsheve te egra, kockat dhe briret e te cilave i ndeshim gjithashtu ne qendrat e banuara te kesaj kohe. Dreri ishte nje nga kafshet e egra me te parapelqyera te gjahut, i cili pervec mishit dhe lekures, u siguronte bujqve primitive edhe briret me te cilet benin vegla te ndryshme bujqesore, si sheter, cekane etj., dhe qe i gjejme te perfaqesuar mire sidomos ne vendbanimin e Dunavecit e te Maliqit. Po ketu jane zbuluar edhe shume pesha rrjetash, gropa etj., qe deshmojne se nje forme tjeter e sigurimit te ushqimit te banoreve neolitike te Dunavecit e te Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banoret neolitike te vendit tone dinin gjithashtu te tirrnin fijen dhe te endnin prej saj rroba me ane te vegjes primitive vertikale. Kete e tregojne rrotullat e boshtit dhe peshat per terheqjen e fijes ne vegje, te zbuluara ne Maliq e gjetke.
Qe ne etapen me te hershme te neolitit shfaqen dhe enet prej balte te pjekur, qe perbejne si kudo gjetjet me te shumta e me te rendesishme ne vendbanimet e kesaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqesore, ishte i lidhur me punen e gruas. Çdo bashkesi neolitike i pergatiste vete enet sipas nevojave te saj. Ato punoheshin me dore ne forma e madhesi te ndryshme, me faqe te trasha ose te holla, me ose pa zbukurime sipas qellimit te tyre praktik.
Zhvillimi i madh, per ate kohe, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet ne shtimin e llojeve te veglave te punes dhe ne permiresimin teknik te punimit te tyre, ne zhvillimin e formave te tilla te ekonomise, sic ishin bujqesia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe ne organizimin shoqeror, qe u pasqyrua ne permiresimin e metejshem te struktures gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qe ne paleolitin e larte dhe e zhvilluar dalengadale gjate mezolitit arrin tani fazen e lulezimit te saj. Ne fushen ekonomike kjo faze e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqesise primitive, e cila duke qene pune e gruas, i jepte asaj nje vend me rendesi ne prodhimin shoqeror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, deshmon se ajo kishte nje pozite paresore ne gjini. Martesa me grupe, karakteristike per periudhen e hershme te matriarkatit, zevendesohet tani ne periudhen e lulezimit te saj me nje forme te re me te persosur, me martesen me cifte.
Gjate gjithe kohes se neolitit, gjinia mbetet e vetmja njesi shoqerore dhe ekonomike ne bashkesine primitive. Ne kete gjini kishte jo vetem bashkesi familjesh me cifte, por edhe nje organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e perbashket i shpinte njerezit ne pronen e perbashket mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
Ndermjet gjinive, qe jetonin ne afersi te njera-tjetres, u vendosen gjate kesaj periudhe marredhenie te tilla ekonomike e shoqerore qe shpune ne formimin e bashkesive fisnore. Midis ketyre njesive te medha fisnore fqinje ose me te largeta, ekzistonin marredhenie kembimi. Ne vendbanimet tona neolitike jane ndeshur sende te sjella nga krahina te largeta, sic jane p.sh., importet e pocerise diminiane te Thesalise ne depozitimet e vendbanimit te Cakranit apo te Kamnikut etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:31 pm

Arti dhe botekuptimi

Arti i bujqve dhe i blegtoreve neolitike priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tere permbajtjen e tij sidomos ne prodhimet e pocerise, ku shume nga format e eneve me harmonine dhe me elegancen e trupit te tyre i tejkalojne kerkesat e ngushta utilitare dhe hyjne ne fushen e realizimeve artistike.
Ne tere kulturat neolitike te vendit tone qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente te shumta te realizuara me teknika te ndryshme (pikturim, gervishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime te vecanta stilistike, sipas fazave te zhvillimit perparues te saj. Motivet e zbukurimit perbehen nga vija te drejta ose te perkulura me kombinime nga me te ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekendesha e rombe me fushe te zbrazet ose te vizatuar, nga rrathe, spirale, meandra, etj. Keto motive, pervec zhvillimit te thjeshte per te zbukuruar enet, kane sherbyer, ne mjaft raste, edhe si simbole grafike per te paraqitur ambientin, sendet apo fuqite e natyres sipas botekuptimit magjik te njerezve neolitike.
Arti figurativ i kesaj kohe perfaqesohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte te pjekur, te cilat kryesisht jane te vogla. Tipari me karakteristik i tyre eshte skematizimi i formes, nganjehere jashte mases, ashtu sikurse eshte ne artin dekorativ te qeramikes gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Keto figura qeniesh paraqiten ne forme cilindrike, placke apo steatopigjike (vithegjera), ne kembe ose ulur. Nje pjese e tyre jane te ngjashme me tipat perkates te Azise se Perparme dhe te Mesdheut Lindor, gje qe tregon per lidhje e ndikime kulturore te drejtperdrejta te kulturave neolitike te vendit tone me ato te ketij areali.
Keto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjeter, ato fuqi te panjohura, te cilat sipas bujqve dhe blegtoreve primitive, kishin ne dore pjellorine e tokes dhe mbareshtimin e kafsheve. Keshtu, figurat e grave, te cilat mbizoterojne ne plastiken antropomorfe neolitike, jane te lidhura me kultin e pjellorise se tokes-nene, ndersa ato qe riprodhojne figura zoomorfe - me kultin e kafsheve shtepiake, qe luanin, ashtu sikurse dhe bujqesia, nje rol te rendesishem ne ekonomine e bashkesise neolitike. Me kultin e tokes-nene dhe te kafsheve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe te zbuluara ne vendbanimet neolitike te Maliqit, te Dunavecit etj.
Botekuptimi i banoreve neolitike eshte shprehur edhe ne kultin e varrimit. Varrosja e te vdekurve behej prane ose brenda territorit te vendbanimit. Varret nuk kishin ndonje ndertim te vecante; kufoma vendosej ne nje grope te ceket ne pozicion fjetjeje dhe kembe te mbledhura pa takem funeral. Riti i varrimit brenda territorit te banuar ose brenda baneses ishte i lidhur me nje zakon shume te perhapur ne ate kohe ne Ballkan dhe ne pergjithesi ne rajonin e gjere te Mesdheut. Sic duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qe mbronin vendbanimin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:31 pm

Grupet etno-kulturore neolitike
Numri i konsiderueshem i vendbanimeve neolitike te zbuluara ne tere territorin e Shqiperise si edhe perkatesia kohore e tyre nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem, te vone, duke perfshire dhe epoken e bakrit, e bejne te mundur te vecojme disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kultures pa nderprerje nga fillimet e mijevjecarit te shtate e deri ne fund te mijevjecarit te katert p.e.sone.
Neoliti i hershem, perfaqesohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtemia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga nje qeramike trashanike ngjyre gri te zeze, me forma teper te thjeshta e me pak zbukurime te bera me shtypje. Qeramika gjendet se bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhes kalimtare nga mezoliti ne neolit.
Kultura Podgorie I, Vashtemia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, te cilat jane njohur e studiuar mire, i takojne neolitit te hershem te zhvilluar. Kjo periudhe ne territorin e Shqiperise Juglindore eshte dokumentuar nga kultura Podgorie I. Fale nje shtrese kulturore te trashe rreth 3 m e mjaft te qarte, ne Podgorie, dhe te nje lende shume te pasur arkeologjike mund te rindertohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njengjyreshe e kuqe me shkelqim, nga qeramika e pikturuar me boje te bardhe mbi sfond te kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta te kultit, te cilat i vene ne raporte te drejtperdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershem te Thesalise (faza Presesklo e pjeserisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershem te Maqedonise (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera te pranishme ne Podgorie I, si qeramika impreso e tipit te Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshte e vene ate ne lidhje me kulturat e neolitit te hershem adriatik e ballkano-qendror.
Kultura perfaqesuese e Shqiperise Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramiken barbotine ne reliev te ngritur, qeramiken e pikturuar me boje kafe mbi sfond te kuq dhe qeramiken impreso, te cilat vendosen mjaft qarte ne raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) ne Kosove dhe me gjithe kulturat e fazes Starcevo II b te Ballkanit Qendror. Blazi I e II ne zonen e Matit ka qeramike te tipit impreso-kardium me motive te ndryshme, si edhe qeramike njengjyreshe gri e te zeze me shkelqim qe i japin kultures se ketij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilcic I).
Kalimi nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem shenon nje kthese ne te gjithe zhvillimin kulturor te territorit te vendit tone, gje qe eshte pasqyruar mjaft qarte ne kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, te cilat perfaqesojne dhe tri fazat kryesore te zhvillimit te neolitit te mesem ne Shqiperi. Tipar themelor per te gjitha fazat e kesaj periudhe eshte qeramika ngjyre gri, gri e zeze dhe e zeze me siperfaqe te lemuar me ose pa shkelqim, si edhe qeramika barbotine e impreso te trasheguara nga neoliti i hershem. Qeramika shquhet per nje larmi formash ku mbizoterojne kupat bikonike me variante te ndryshme, tasat trung konike me fund te larte, enet me trup sferik me profile te ndryshme etj. Qeramika e neolitit te mesem dallohet edhe per pasurine e zbukurimeve te bera me incizim e thellim, hera-heres te inkrustuara me boje te kuqe ose te bardhe, per zbukurimet plastike variantesh te ndryshme, per zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
Çdo njera nga tri kulturat perfaqesuese ka tiparet dhe vecorite lokale qe burojne nga diferencat ne kronologjine relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qe ato kishin me kulturat fqinje.
Faza Dunavec I qe perfaqeson shtresen me te hershme te neolitit te mesem eshte e lidhur me ekzistencen e nje vendbanimi palafit, i cili, sot per sot, eshte me i hershmi ne territorin e Ballkanit. Ne Dunavecin I, krahas qeramikes se zeze te cilesise shume te mire vazhdoi te perdorej gjeresisht qeramika barbotine me reliev te zhvilluar, tradite kjo e neolitit te hershem Starcevian. Por tonin kultures se Dunavecit I ia jepnin format e reja te eneve te zbukurimit ne reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
Gjate Dunavecit II, krahas elementeve qe u trasheguan nga periudha paraardhese, qe edhe ketu perbejne shumicen, ka edhe nje tog elementesh te reja qe e vecojne ate si nje faze me vete. Zbukurimi ne reliev njeh zhvillimin e tij me te gjere, po ashtu behet tipik zbukurimi me gervishtje i llojit adriatik, kanelyra permiresohet cilesisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me boje te kuqerremte. Ne kete faze shfaqen edhe fragmentet e para te qeramikes dyngjyreshe kuq e zi.
Cakrani dhe Dunaveci II kane perputhje te plote kulturore e kronologjike. Per t'u shenuar eshte gjetja ne Cakran e disa fragmenteve enesh te pikturuara dhe ne Dunavec II e nje fragmenti, te cilat jane te importuara nga kultura Thesalike e Diminit te hershem (faza Tsangli). Ato japin nje date te sakte per ekzistencen e njekohshme te Cakranit e te Dunavecit II me Tsanglin dhe ne te njejten kohe deshmojne per zhvillimin e kembimit midis trevave tona me Thesaline. Edhe kultura e Kolshit II ne territorin e Shqiperise Verilindore gjen perputhje te plote me ate te Cakranit.
Faza fundore e neolitit te mesem eshte deshmuar nga Blazi III ne territorin e Shqiperise se brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyre gri, gri e zeze e ngjyre kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, te cilat jane elemente karakteristike per kulturat danilike te bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe ene te zbukuruara me ornamente me vija te thelluara, te cilat mjaft mire e vene kete faze te neolitit te mesem ne raporte kulturore e kronologjike me kulturen Lisicic (Hvar I) te neolitit te vone te Adriatikut.
Kulturat e neolitit te mesem te vendit tone kane edhe disa tregues te rendesishem te kultit e te botes shpirterore. Si shfaqje e re dhe kryesore jane ritonet, ene jo te zakonshme me kater kembe me gryke vezake te vendosur pjerrtas me nje doreze te madhe ne pjesen e siperme te trupit dhe te lyera me boje te kuqe. Keto ritone sipas mendimit te shume studiuesve duhet te kene sherbyer ne ceremoni rituale kushtuar kulteve te rendesishme, sic eshte ai i pjellorise se tokes, i nenes se madhe, kulte qe ishin te lidhura me riprodhimin e jetes, me pjellorine e tokes e te bagetise, te cilat ishin deget baze te ekonomise.
Nje kult tjeter i epokes neolitike eshte ai i varrimit te femijeve ne vendbanim, te vendosur ne pozicion kruspull, deshmi e nje flijimi per vete vendbanimin.
Kalimi nga periudha e neolitit te mesem ne neolitin e vone eshte bere shkalle-shkalle, gje qe provohet nga kultura e vendbanimeve te Dersnikut, te Barcit II dhe te Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues te kultures vazhdojne edhe gjate neolitit te vone, madje zhvillohen me tej dhe behen karakteristike. E tille eshte qeramika me tone te celeta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra te ndryshme, me motive te larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramike krijon efekte shume te ngjashme me qeramiken e neolitit te vone te Thesalise, qe njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Keto elemente kulturore luajten nje rol te rendesishem ne formimin e kultures se neolitit te vone te vendit tone.
Fazen finale te epokes se gurit te ri ose sic quhet ndryshe epoka e bakrit, e perfaqesojne tri vendbanime me nje vijimesi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga persosja e veglave te strallit, e veglave me gur te lemuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave te para prej bakri (sepata te tipit dalte, biza e grepa peshkimi), te cilat per shkak te cilesise se bute te bakrit nuk munden te zevendesonin veglat e tradites neolitike.
Tiparin themelor te kesaj faze e perben qeramika, e cila dallohet per cilesine e punimit te saj, per larmine e formave te eneve, per ngjyren e zeze e gri te zeze shpeshhere me shkelqim, si edhe per zbukurimet e shumellojshme (me pikturim gri, me boje te bardhe ose te kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe per nje pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte te tjera te karakterit ritual.
Kultura neolitike e vendit tone u zhvillua ne lidhje e marredhenie te ngushta me kulturat bashkekohese te vendeve fqinje, si me kulturen Crnobuki-Shuplevac te Pelagonise, me kulturen Rahmani te Thesalise dhe me kulturat egjeane te bronzit te hershem.
Te dhenat e deriatehershme deshmojne keshtu se kultura neolitike ne vendin tone zhvillohet pa ndonje nderprerje dhe mbi nje baze autoktone. Njohurite e deritanishme nuk jane te mjaftueshme per te percaktuar se cilet ishin perfaqesuesit e grupeve apo te komplekseve me te gjera etnokulturore ballkanike te kesaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas te cilave keto mund te kene qene ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende te diskutueshme, sa kohe qe te dhenat gjuhesore nga fusha e toponimise se lashte te Ballkanit eshte veshtire te perputhen me siguri me te dhenat arkeologjike. Ne keto rrethana, banoret e kesaj lashtesie te larget, keto grupe kulturore ka shume gjase t'i takonin nje popullsie paleoindoevropiane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:31 pm

3. EPOKA E BRONZIT. ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Gjurme te kohes se bronzit.
Vendbanimet
Epoka e bronzit ne Shqiperi perfshin mijevjecarin e trete dhe gjithe mijevjecarin e dyte p.e.sone, e deri ne fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej te dhenave te fituara nga shtresat e kultures se bronzit ne vendbanimet e Maliqit, te Trenit e te Sovijanit ne pellgun e Korces, nga shtresa e pare e vendbanimit te Gajtanit ne afersi te Shkodres, nga gjetjet ne shpellen e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badheres e kalaja e Kalivose ne rrethin e Sarandes. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare ne Mat, ne Kukes, ne Barc (Korce), ne Pazhok (Elbasan), ne Divjake (Lushnje), ne Patos (Fier), ne Vajze e Dukat (Vlore), ne Piskove (Permet), nga tumat ne luginen e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarande) e nga depo e gjetje te rastit te zbuluara buze liqeneve te Shkodres, te Pogradecit, te Prespes etj.
Keto te dhena deshmojne se territori i Shqiperise gjate kesaj epoke ka qene i populluar gjeresisht, qe nga zonat e tij te uleta fushore e deri ne krahinat e brendshme dhe te veshtira malore. Njerezit banonin kryesisht ne vendbanime te hapura. Ne nje mase me te kufizuar jane shfrytezuar dhe shpellat, ashtu sic kane vazhduar te jene ne perdorim edhe palafitet, sic tregojne germimet e viteve te fundit ne vendbanimin palafit te Sovijanit. Nga fundi i kesaj epoke lindin edhe vendbanimet e para te fortifikuara, te cilat rrethohen me mure guresh te palatuar e te lidhur ne te thate apo me ledhe e hunj. Nje pjese e mire e vendbanimeve te ketij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margellicit (Fier) etj., qe do te marrin zhvillim te plote dhe do te behen karakteristike per epoken pasuese, ate te hekurit, e kane origjinen e vet ne kete periudhe.
Banesat kane qene kasolle, qe ndertoheshin me lende drusore, kallama e kashte. Ato jane njekthineshe zakonisht me planimetri katerkendeshe, por duket se ka qene ne perdorim edhe tipi me baze te rrumbullaket e trup konik. Dyshemete kane qene te shtruara me balte te ngjeshur e te rrahur, kurse muret te thurura me thupra e te lyera me balte te perzier me byk. Ne mes kishin nga nje vater te rrumbullaket; ka raste kur kete e gjejme te vendosur anash ne formen e nje korite qe nuk njihet ne banesat neolitike. Vlen te permendim nje kompleks banesash te bronzit te vone te zbuluara ne kalane e Badheres, te cilat kane forme katerkendeshe ose rrethore te ndertuara me nje xokolature guresh, mbi te cilen ngriheshin paretet dhe catia prej materiali te lehte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

Lindja e metalurgjise se bronzit dhe perparimet ne deget e tjera te ekonomise

Karakteristika themelore e kesaj epoke eshte lindja e metalurgjise se bronzit, qe i dha emrin dhe vete epokes. Per zhvillimin e saj ndihmoi shume dhe pasuria me baker e vendit tone, sidomos ne zonat metalmbajtese te Matit, te Kukesit, te Korces etj.
Vendin kryesor ne prodhimin e metalurgjise e zene veglat e punes dhe sidomos armet, sic jane sepatat, draperinjte, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e te shigjetave. Veglat dhe armet e reja nuk munden te perjashtonin plotesisht nga perdorimi veglat dhe armet e tradites neolitike. Madje ne periudhen e pare te bronzit ato jane ende te pakta e te dobeta, por gradualisht shtohen e persosen dhe hyjne gjeresisht ne perdorim, duke ushtruar nje ndikim te fuqishem ne veprimtarine ekonomike e shoqerore te njeriut. Persosuria e derdhjes dhe pastertia e objekteve te prodhuara ne fundin e epokes se bronzit arrin nje nivel te tille teknik, qe deshmon se gjate kesaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulezimin e saj te plote dhe ishte kthyer ne nje zejtari te mirefillte. Midis ketyre prodhimeve meritojne te permenden sepatat me forma karakteristike vendase sic jane sepatat me emrin ''Ã…“shqiptaro-dalmate''. Krahas tyre qendrojne prodhimet vendase te imitacioneve egjeane ose me origjine nga Evropa Qendrore, te tilla, si sepatat dyteheshe te tipit minoik, shpatat e gjata te tipit egjean, sepatat e tipit kelt, etj., qe dallojne nga prototipat e tyre per vecantite lokale.
Arritjet ne fushen e metalurgjise se bronzit ndihmuan veprimtarine prodhuese dhe u bene mbeshtetje per zhvillimin e degeve te tjera te ekonomise, ne menyre te vecante te bujqesise. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasoje e zhvillimit te blegtorise. Rritja e numrit te kafsheve shtepiake, si kali, gjedhet dhe bagetite e imeta, qe i gjejme te perfaqesuara gjeresisht midis materialit kockor ne shtresat kulturore te vendbanimeve te bronzit dhe ne varrezat e kesaj kohe, solli me vete ndryshime thelbesore ne bujqesi. Nga kopshtet e vogla, qe rremiheshin me vegla te thjeshta prej briri e druri, kalohet tani ne shfrytezimin e siperfaqeve me te gjera, qe i punonin me parmende druri, duke shfrytezuar forcen terheqese te kafsheve. Tokat hapeshin me ane te djegies se pyjeve. Te shkriftuara nga zjarri i forte dhe te pasuruara me plehun e hirit, ato ishin te gatshme per t''â„¢u mbjelle. Bujkut primitiv nuk i mbetej vecse te hidhte faren dhe ta mbulonte ate me nje lerim te ceket. Kjo toke nuk mund te shfrytezohej per shume vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund te punohej me me veglat e thjeshta te kohes, prandaj bujqit hapnin toka te reja, gje qe i dha bujqesise se bronzit nje karakter ekstensiv.
Ne krahasim me qeramiken e bukur dhe te nje cilesie te larte te neolitit te vone, qeramika e bronzit te hershem paraqitet me primitive si ne tekniken e punimit, ashtu dhe ne sistemin e zbukurimit. Por kjo eshte nje qeramike me forma te reja e te panjohura me pare, ndersa nje element i rendesishem ne ndertimin e saj jane vegjet. Me tipike ne kete qeramike jane vazot me dy vegje te larta mbi buze, ato me dy ose kater vegje unazore nen gryke, filxhanet me nje vegje te larte mbi buze dhe brokat me trup te fryre dhe qafe cilindrike me nje vegje nen gryke. Tipar tjeter dallues i kesaj qeramike eshte zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur ne gjuhen arkeologjike, per kete arsye, si qeramika ''Ã…“shiritore'', ajo perben tani nje element te ri kulturor qe nuk lidhet me traditen neolitike. Prototipat e saj jane me origjine te larget nga Ponti ne brigjet e Detit te Zi dhe shfaqja e saj ne Ballkan, ashtu si dhe ne krahinat e tjera te Evropes eshte e lidhur me dyndjen e madhe te nje popullsie baritore qe vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.
Krahas kesaj qeramike do te vazhdoje te mbijetoje edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendese, e zbukuruar me ornamente te incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet me e paket ne fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e ze vend paresor ne qeramiken e bronzit.
Qeramika e bronzit te mesem lidhet gjenetikisht me ate te bronzit te hershem dhe riprodhon te njejtat forma e sistem zbukurimi, por me nje teknike me te perparuar. Shfaqen tani dhe forma te reja, prej te cilave me karakteristike jane enet pseudominoike me dy vegje te larta mbi buze, sahanet me dy vegje horizontale poshte buzeve ose qe ngrihen mbi to, etj.
Ne bronzin e vone prodhimi qeramik rigjallerohet. Enet paraqiten me forma me te evoluara, me te pasura dhe me te persosura nga pikepamja teknologjike. Zakonisht enet me parete te holla jane te pjekura mire dhe kane ngjyra kryesisht te celeta, oker, te kuqe dhe gri ne te blerte. Ne fillim kjo qeramike eshte e thjeshte, por ne fazat e mepastajme pasurohet me zbukurime te pikturuara me motive te larmishme gjeometrike. Tek qeramika me e hershme e ketij tipi, pikturimi eshte bere pas pjekjes se enes dhe ka ngjyre te kuqe te praruar, kurse me vone ai behet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyren kafe me nuanca te ndryshme.
Ne literaturen arkeologjike kjo qeramike eshte pagezuar me emrin ''Ã…“devollite'', nga emri i krahines ku eshte zbuluar me pare. Por djepi i saj duket se eshte pellgu i Korces, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si me e hershme. Kendej ajo perhapet pastaj ne te gjithe Shqiperine e Jugut dhe ne krahinat fqinje te Maqedonise, te Thesalise dhe te Epirit, ku datohet si me e vone. Nga fundi i bronzit, ne sintaksen gjeometrike te sistemit zbukurues te qeramikes ''Ã…“devollite'' futen dhe elemente te zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnje me te ngushta te kesaj treve me boten e Egjeut.
Si e tille qeramika ''Ã…“devollite'' paraqitet si perfaqesuese e nje grupi te vecante kulturor me nje shtrirje te gjere ne territorin jugor te Shqiperise dhe te diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikes dhe as teknologjine e grupit ''Ã…“devollit'', duke u treguar me konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional te periudhave pararendese te epokes se bronzit.
Prodhimet zejtare dhe ato bujqesore-blegtorale bene te mundshme edhe zhvillimin e kembimeve. Tregues i rendesishem ne kete drejtim jane depot ose objektet e fshehura, qe perbejne nje dukuri te rendomte ne bronzin e vone dhe qe ndeshen jo rralle dhe ne vendin tone. Depo te tilla jane gjetur buze liqenit te Shkodres dhe Bunes, ne afersi te Shirokes e Beltojes me sepata te tipit ''Ã…“shqiptaro-dalmat'', ne nje shpelle afer Koplikut dhe ne fshatin Bushat me sepata te tipit ''Ã…“kelt'', etj. Keto depo, qe krijohen ne raste rreziku nga zejtare endacake, te cilet jane njekohesisht dhe shites te prodhimeve te tyre, gjenden zakonisht gjate rruges natyrore. Ato permbajne objekte te pavena ne perdorim, shpesh prodhime te nje kallepi, te cilat, per shkak te formave standarde, sherbejne edhe si njesi vlere per kembim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropes Qendrore, te perfaqesuara ne gjetjet arkeologjike te vendit tone permes armeve, qeramikes dhe sendeve te tjera te luksit, jane deshmi e perpjesetimeve qe marrin kembimet gjate bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq te largeta u ndihmuan nga lindja ne kete kohe e transportit tokesor, qe shfrytezon forcen bartese te kafsheve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qe lejuan lundrimet ne det te hapur dhe arritjen e brigjeve te tjera. Qe nga kjo kohe banoret e bronzit te vendit tone, duket se kryen per here te pare dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithate duhet thene se lidhjet midis krahinave te ndryshme, qofshin keto te aferta apo te largeta, nuk ishin te rregullta, prandaj dhe shkembimi i produkteve midis bashkesive mbetet gjithnje nje gje e rastit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

Ndryshimet ne strukturen shoqerore

Perparimet ne deget e ndryshme te ekonomise cuan ne rindarjen e punes midis sekseve dhe per pasoje ne ndryshimin e pozites shoqerore te burrit dhe te gruas. Burri duke u marre tani si me bujqesi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues ne ekonomi e shoqeri, ndersa roli i gruas u dobesua. Kjo solli ndryshime dhe ne marredheniet shoqerore, te cilat u shprehen ne zevendesimin e rendit gjinor matriarkal me ate patriarkal dhe ne kalimin nga familja matriarkale me cifte ne familjen patriarkale monogame, e cila u be dhe berthame e shoqerise fisnore te kesaj kohe. Brenda fisit ajo formonte nje njesi te pavarur ekonomike e shoqerore. Pjesetaret e saj i lidhte prona e perbashket e familjes, prodhimi dhe konsumi i perbashket. Te gjithe pjesetaret e familjes ishin te barabarte midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis te barabarteve.
Gjate epokes se bronzit struktura e fisit u be me e nderlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua nje hallke tjeter, vellazeria, e cila permblidhte disa familje te medha patriarkale, te dala nga ndarja e familjes meme.
Pasqyre e ketij organizimi shoqeror jane monumentet skulpturore te kesaj kohe, tumat, te cilat jane varre apo varreza kolektive te nje familjeje, vellazerie ose fisi. Inventari i varreve te tyre flet dhe per diferencim social te popullsise dhe nje shtresezim fillestar te saj, qe e ka bazen te perparimet e shenuara ne ekonomi dhe te mundesia qe u krijua per grumbullimin e nje lloj pasurie prej kesaj. Vete ky fakt nenkupton krijimin e premisave per lindjen e prones private, qe do te sjelle ne te ardhmen shperberjen e bashkesise primitive.
Prirja per te shtuar pasurine, per te fituar toka e kullota te reja coi gjate kesaj epoke ne konflikte e lufta te vazhdueshme. Levizjet dhe dyndjet e medha te popullsive qe vertetohen ne menyre te qarte, permes te dhenave arkeologjike, jane nje shfaqje e kesaj dukurie. Lindja e vendbanimeve te fortifikuara, persosja e armeve dhe vendi qe zene ato ne inventarin e varreve, deshmojne se nga fundi i epokes lufta ishte bere nje funksion i rregullt ne jete. Plackitjet dhe perfitimet e tjera qe vinin prej saj, rriten nje shtrese udheheqesish ushtarake, e cila filloi te vecohet nga masa e gjere e anetareve te fisit, duke u pasuruar permes pervetesimit te pjeses me te madhe te plackes se luftes dhe te roberve te saj. Keta te fundit do te behen pastaj burim per format me te hershme te shfrytezimit te njeriut si skllav ne familjet patriarkale ose ndryshe per lindjen e skllaverise patriark
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

Botekuptimi dhe arti

Niveli i ulet i faktoreve te prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv nje botekuptim magjik-mistik per boten qe e rrethonte dhe fenomenet e vecanta te saj. Mbi kete baze gjate epokes se bronzit vazhdojne te jetojne rite e besime te trasheguara nga shoqeria neolitike sic eshte kulti i tokes-meme qe vazhdon te ushtrohet edhe gjate periudhes se pare te bronzit dhe qe shprehet nepermjet figurave prej balte te pjekur, te cilat paraqesin gruan-meme, apo riti i flijimit dhe i varrimit te femijeve brenda territorit te vendbanimit, qe i sherbejne mbrojtjes nga fuqite mistike keqberese, qe vertetohen me horizontin e bronzit te hershem ne Maliq dhe me vone ne grupin e urnave te shtreses se fundit te bronzit ne Tren.
Shqetesimi per fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerezit primitive botekuptimin e vazhdimit te jetes pertej varrit, qe shprehet ne kete epoke me kujdesin e vecante qe tregohet per te vdekurin, per plotesimin e riteve te varrimit dhe per ndertimin e vete varreve. Krahas varreve te dysta te trasheguara nga neoliti, shfaqen ne fillim te epokes se bronzit varret me tuma. Keto jane varre monumentale ne formen e kodrave te vogla gjysme sferike, te larta 1-4 m e me diameter 15-30 m, te ngritura me dhé e me gure. Disa prej tyre kane ne baze nga nje ose dy unaza kufizuese me gure, te cilat sherbenin si kufi per masen e dheut qe hidhej mbi varret. Ne qender te tumes zakonisht eshte vendosur varri me i hershem, per te cilin eshte ngritur tuma, kurse perreth e mbi te jane vendosur varre te tjera te mevonshme. Arkitektura e varreve eshte e thjeshte ne forme gropash te rrumbullaketa ose katerkendeshe te rrethuara e te mbuluara me gure, apo arkash katerkendeshe prej druri apo guresh.
Varrimi behej duke e vendosur trupin me kembe dhe me duar te mbledhura ne pozicion fjetjeje. Kjo menyre varrimi e njohur qe ne neolit behet me karakteristike gjate gjithe epokes se bronzit. Varrimi me djegie perkundrazi ndeshet me rralle. Ne kete rast hiri dhe mbeturinat e djegura te trupit vendoseshin zakonisht ne gropa te mbuluara me gure ose me urna. Te vdekurit shoqeroheshin ne varr me takemin funerar, karakteri i te cilit percaktohej nga seksi dhe pozita shoqerore e te vdekurit. Qe nga bronzi i mesem fillojne te shfaqen dallimet midis varreve me inventar te pasur e te thjeshte. Ne disa raste te vdekurin e shoqeronin ne varr edhe kafshe qe adhuroheshin, sic eshte rasti i varrit qendror te tumes se madhe te Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve permbante dhe nje koke kau, kafshe kjo e lidhur me kultin e bujqesise me parmende, mjaft i perhapur si i tille ne boten e Mesdheut. Dy unazat bashkeqendrore me gure te kesaj tume jane me sa duket, shprehje e kultit te diellit, qe adhurohej nga perfaqesuesit e ketyre tumave si nje fuqi jetedhenese dhe burim i prodhimtarise se tokes.
Arti i kohes se bronzit eshte kryesisht nje art i zbatuar i stilit gjeometrik, qe perdoret ne zbukurimin e qeramikes dhe me pak ne prodhimet prej bronzi. Arti plastik, qe perfaqesohet me figurinat skematike te gruas-meme paraqitet tani ne renie. Ai nuk ka vecse pak jete gjate periudhes se pare te kesaj epoke derisa me vone zhduket krejt. Ne bronzin e hershem nje renie ka edhe ne zbukurimin e qeramikes, por me pas, e sidomos ne bronzin e vone, ky art njeh nje ngritje te re. Ne qeramiken e tumave te Pazhokut ai eshte zbatuar ne tekniken e incizimit. Motivet jane trekendesha e rombe te vargezuara me fushen e mbushur me vija te pjerreta paralele. Ne qeramiken ''Ã…“devollite'' keto motive jane te pikturuara me tone pashkelqim ngjyre te kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre ne ene me forma elegante perfaqeson nje nga arritjet me te mira te artit dekorativ te epokes se bronzit.
Ne prodhimet metalike zbukurimet jane te varfra. Vlerat artistike i shohim te shprehura me teper ne format e bukura te disa veglave, sidomos te sepatat ''Ã…“shkodrane'' e ''Ã…“shqiptaro-dalmate'' te zbukuruara ne mykat e tyre me stolisje plastike brinjesh, qe hijeshojne formen e zhdervjellet te vete objekteve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959.

Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973.
Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare.

Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali.
Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm.
Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t'u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.

Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:
Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.

Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE

1. SHFAQJA E SHOQËRISË NJERËZORE. PALEOLITI

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore
Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primigjenë.
Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.

Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë.

Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm.

Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës.
Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit .
Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.

Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha.
Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit.
Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit.
Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë.

Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.
Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës.
Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë që më përpara këto vend-strehime natyrore.

U vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij.

Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve.
Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve.

Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.

Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet e nivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrë kolektive.
Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë primitive.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:32 pm

Lindja e gjinisë matriarkale

Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë. Vegla pune të kësaj periudhe janë zbuluar me shumicë në sipërfaqen e stacionit të Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës në Bogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në Gajtanin III, pra në një rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të kësaj kohe në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli të tipit aurinjacien, të një përvoje më të përparuar teknike dhe me forma më të larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gërryese.
Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzë Dajtit janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në këtë kohë marrin një përdorim të gjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit.

Në shtresën paleolitike të shpellës së Shën Marinës përveç veglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshësh të pleistocenit të vonë (capra ibex - dhi e egër), që tregojnë për një faunë të ngjashme me atë të paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte e ftohtë dhe e lagësht si më parë.

Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhë me retush të varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik.

Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë etapë të fundit të zhvillimit paleolitik të vendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të ushqimit.
Madje në këtë kohë përsosen dhe më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu, mbetet një nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të përditshëm.

Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë dhe i ndërlikuar i antropogjenezës.
Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens.
Si rrjedhim i përsosjes së veglave të punës prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia e sigurimit më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që solli ndryshime dhe në organizimin e bashkësisë primitive.

Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar jo vetëm nga forma e përbashkët e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët.
Gradualisht kalohet në bërthamën e parë të organizimit shoqëror, në gjininë matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë në ekonomi dhe në jetën shoqërore të kësaj bashkësie gjinore.

Forma kryesore e familjes në këtë gjini ishte martesa me grupe, prej së cilës origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.
Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhën ndryshime të mëdha në florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në territorin e Ballkanit.
U zhdukën të gjitha kafshët tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëve që vazhduan të jetonin ndryshuan përhapjen gjeografike.

Në kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga ekonomia që mbështetej në gjuetinë e mbledhjen e produkteve të gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave të punës, të cilat janë bërë nga ashkla stralli shumë të vogla me forma të rregullta gjeometrike, si trekëndësha, trapezoidale, në formë segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.

Në territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike janë zbuluar në shpellën e Konispolit (Konispol II) dhe në Kryegjatë.
Në të dyja këto vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisë shumë të mirë, kanë forma tipike mezolitike, me retush të imët të cilësisë së lartë.

Në Konispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8500 p.e.sonë (në bazë të C14).
Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike.
Këto vegla janë gjetur së bashku me fragmente enësh shumë primitive, fakt që e daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike.

Sidoqoftë, ato i takojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë në lidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me fillimet e epokës së neolitit.
Të marra së bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për formimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:33 pm

2. N E O L I T I

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit.
Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë.

Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë.
Në këtë të fundit përfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur), që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.

Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera.

Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeoklimatike.
Ai paraqet sot zonën më të pasur e më të zhvilluar kulturore të neolitit si edhe pellgun ku mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturës neolitike në gjithë shtrirjen e tij kohore.

Materialet e gjetura në këto qendra prehistorike, krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, kanë dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje.

Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t'i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme.
Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.
Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë.

Njeriu nga skllav i natyrës, siç ishte në paleolit, shndërrohet tani, pak e nga pak, në zotërues i saj.
Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme.

Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.
Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri.
Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit.

Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.
Në këto periudha të largëta të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të egra.

Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.).
Banesat paraqiten dy llojesh: në formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.).

Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe.
Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy faqet e tyre.
Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte; në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën.

Në Dunavec dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë.
Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe të tjera.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:33 pm

Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale

Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.
Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri.

Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës.
Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siç i gjejmë në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.).

Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori.
Prej bagëtive ata siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.

Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara të kësaj kohe.
Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit.

Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me anë të vegjës primitive vertikale.

Këtë e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë.
Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe.

Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas.
çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj.

Ato punoheshin me dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.

Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve të veglave të punës dhe në përmirësimin teknik të punimit të tyre, në zhvillimin e formave të tilla të ekonomisë, siç ishin bujqësia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe në organizimin shoqëror, që u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm të strukturës gjinore.

Gjinia matriarkale e lindur që në paleolitin e lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë gjatë mezolitit arrin tani fazën e lulëzimit të saj.
Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, e cila duke qenë punë e gruas, i jepte asaj një vend me rëndësi në prodhimin shoqëror.

Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dëshmon se ajo kishte një pozitë parësore në gjini.
Martesa me grupe, karakteristike për periudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit të saj me një formë të re më të përsosur, me martesën me çifte.

Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet e vetmja njësi shoqërore dhe ekonomike në bashkësinë primitive.
Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe një organizim pune dhe konsumi kolektiv.
Puna e përbashkët i shpinte njerëzit në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të njëra-tjetrës, u vendosën gjatë kësaj periudhe marrëdhënie të tilla ekonomike e shoqërore që shpunë në formimin e bashkësive fisnore.
Midis këtyre njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin marrëdhënie këmbimi.

Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të Kamnikut etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:33 pm

Arti dhe botëkuptimi
Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike.

Në tërë kulturat neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente të shumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime të veçanta stilistike, sipas fazave të zhvillimit përparues të saj.
Motivet e zbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë, spirale, meandra, etj.

Këto motive, përveç zhvillimit të thjeshtë për të zbukuruar enët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve neolitikë.
Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte të pjekur, të cilat kryesisht janë të vogla.

Tipari më karakteristik i tyre është skematizimi i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në artin dekorativ të qeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit.
Këto figura qeniesh paraqiten në formë cilindrike, plaçke apo steatopigjike (vithegjera), në këmbë ose ulur.

Një pjesë e tyre janë të ngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon për lidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta të kulturave neolitike të vendit tonë me ato të këtij areali.
Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetër, ato fuqi të panjohura, të cilat sipas bujqve dhe blegtorëve primitivë, kishin në dorë pjellorinë e tokës dhe mbarështimin e kafshëve.

Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë në plastikën antropomorfe neolitike, janë të lidhura me kultin e pjellorisë së tokës-nënë, ndërsa ato që riprodhojnë figura zoomorfe - me kultin e kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhe bujqësia, një rol të rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike.

Me kultin e tokës-nënë dhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe të zbuluara në vendbanimet neolitike të Maliqit, të Dunavecit etj.
Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e varrimit.

Varrosja e të vdekurve bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjë ndërtim të veçantë; kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë të mbledhura pa takëm funeral.

Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin e gjerë të Mesdheut. Siç duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive që mbronin vendbanimin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:33 pm

Grupet etno-kulturore neolitike

Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara në tërë territorin e Shqipërisë si edhe përkatësia kohore e tyre nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm, të vonë, duke përfshirë dhe epokën e bakrit, e bëjnë të mundur të veçojmë disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit të shtatë e deri në fund të mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë.

Neoliti i hershëm, përfaqësohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II.
Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga një qeramikë trashanike ngjyrë gri të zezë, me forma tepër të thjeshta e me pak zbukurime të bëra me shtypje.

Qeramika gjendet së bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhës kalimtare nga mezoliti në neolit.
Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, të cilat janë njohur e studiuar mirë, i takojnë neolitit të hershëm të zhvilluar.

Kjo periudhë në territorin e Shqipërisë Juglindore është dokumentuar nga kultura Podgorie I.

Falë një shtrese kulturore të trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe me shkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i vënë në raporte të drejtpërdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershëm të Thesalisë (faza Presesklo e pjesërisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershëm të Maqedonisë (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c).

Elementet e tjera të pranishme në Podgorie I, si qeramika impreso e tipit të Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në lidhje me kulturat e neolitit të hershëm adriatik e ballkano-qendror.

Kultura përfaqësuese e Shqipërisë Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikën barbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror.

Blazi I e II në zonën e Matit ka qeramikë të tipit impreso-kardium me motive të ndryshme, si edhe qeramikë njëngjyrëshe gri e të zezë me shkëlqim që i japin kulturës së këtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilçiç I).

Kalimi nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm shënon një kthesë në të gjithë zhvillimin kulturor të territorit të vendit tonë, gjë që është pasqyruar mjaft qartë në kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, të cilat përfaqësojnë dhe tri fazat kryesore të zhvillimit të neolitit të mesëm në Shqipëri.

Tipar themelor për të gjitha fazat e kësaj periudhe është qeramika ngjyrë gri, gri e zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar me ose pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso të trashëguara nga neoliti i hershëm.
Qeramika shquhet për një larmi formash ku mbizotërojnë kupat bikonike me variante të ndryshme, tasat trung konikë me fund të lartë, enët me trup sferik me profile të ndryshme etj.

Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhe për pasurinë e zbukurimeve të bëra me incizim e thellim, hera-herës të inkrustuara me bojë të kuqe ose të bardhë, për zbukurimet plastike variantesh të ndryshme, për zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
çdo njëra nga tri kulturat përfaqësuese ka tiparet dhe veçoritë lokale që burojnë nga diferencat në kronologjinë relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet që ato kishin me kulturat fqinje.

Faza Dunavec I që përfaqëson shtresën më të hershme të neolitit të mesëm është e lidhur me ekzistencën e një vendbanimi palafit, i cili, sot për sot, është më i hershmi në territorin e Ballkanit.
Në Dunavecin I, krahas qeramikës së zezë të cilësisë shumë të mirë vazhdoi të përdorej gjerësisht qeramika barbotine me reliev të zhvilluar, traditë kjo e neolitit të hershëm Starçevian.

Por tonin kulturës së Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimit në reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
Gjatë Dunavecit II, krahas elementeve që u trashëguan nga periudha paraardhëse, që edhe këtu përbëjnë shumicën, ka edhe një tog elementesh të reja që e veçojnë atë si një fazë më vete.

Zbukurimi në reliev njeh zhvillimin e tij më të gjerë, po ashtu bëhet tipik zbukurimi me gërvishtje i llojit adriatik, kanelyra përmirësohet cilësisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojë të kuqërremtë.
Në këtë fazë shfaqen edhe fragmentet e para të qeramikës dyngjyrëshe kuq e zi.
Cakrani dhe Dunaveci II kanë përputhje të plotë kulturore e kronologjike.

Për t'u shënuar është gjetja në Cakran e disa fragmenteve enësh të pikturuara dhe në Dunavec II e një fragmenti, të cilat janë të importuara nga kultura Thesalike e Diminit të hershëm (faza Tsangli).
Ato japin një datë të saktë për ekzistencën e njëkohshme të Cakranit e të Dunavecit II me Tsanglin dhe në të njëjtën kohë dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit midis trevave tona me Thesalinë.

Edhe kultura e Kolshit II në territorin e Shqipërisë Verilindore gjen përputhje të plotë me atë të Cakranit.
Faza fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar nga Blazi III në territorin e Shqipërisë së brendshme qendrore.
Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrë gri, gri e zezë e ngjyrë kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike për kulturat danilike të bregdetit dalmatin.

Krahas tyre ka edhe enë të zbukuruara me ornamente me vija të thelluara, të cilat mjaft mirë e vënë këtë fazë të neolitit të mesëm në raporte kulturore e kronologjike me kulturën Lisiçiç (Hvar I) të neolitit të vonë të Adriatikut.
Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë kanë edhe disa tregues të rëndësishëm të kultit e të botës shpirtërore.

Si shfaqje e re dhe kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër këmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe.
Këto ritone sipas mendimit të shumë studiuesve duhet të kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar kulteve të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë së tokës, i nënës së madhe, kulte që ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë e tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë.

Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në vendbanim, të vendosur në pozicion kruspull, dëshmi e një flijimi për vetë vendbanimin.
Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin e vonë është bërë shkallë-shkallë, gjë që provohet nga kultura e vendbanimeve të Dërsnikut, të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues të kulturës vazhdojnë edhe gjatë neolitit të vonë, madje zhvillohen më tej dhe bëhen karakteristike.

E tillë është qeramika me tone të çelëta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra të ndryshme, me motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike.
Kjo qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën e neolitit të vonë të Thesalisë, që njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik.

Këto elemente kulturore luajtën një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së neolitit të vonë të vendit tonë.
Fazën finale të epokës së gurit të ri ose siç quhet ndryshe epoka e bakrit, e përfaqësojnë tri vendbanime me një vijimësi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b.

Kultura e tyre karakterizohet nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të lëmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave të para prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza e grepa peshkimi), të cilat për shkak të cilësisë së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësonin veglat e traditës neolitike.

Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, e cila dallohet për cilësinë e punimit të saj, për larminë e formave të enëve, për ngjyrën e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, si edhe për zbukurimet e shumëllojshme (me pikturim gri, me bojë të bardhë ose të kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.).

Kultura shquhet edhe për një pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera të karakterit ritual.
Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm.

Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone.
Njohuritë e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të gjera etnokulturore ballkanike të kësaj kohe.

Mendimet e ndryshme sipas të cilave këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme, sa kohë që të dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të Ballkanit është vështirë të përputhen me siguri me të dhënat arkeologjike.
Në këto rrethana, banorët e kësaj lashtësie të largët, këto grupe kulturore ka shumë gjasë t'i takonin një popullsie paleoindoevropiane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:34 pm

3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r.
Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës.

Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore.

Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura.
Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovijanit.

Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.

Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë.
Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik.
Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk.

Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike.
Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:34 pm

Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në degët e tjera të ekonomisë

Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe vetë epokës.
Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj.

Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave.
Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike.

Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut.
Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë.

Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin "shqiptaro-dalmate".
Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.

Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë.
Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë.

Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi.

Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera, që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve.
Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve.

Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara me plehun e hirit, ato ishin të gatshme për t'u mbjellë.
Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët.
Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.

Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit.
Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët.

Më tipike në këtë qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi buzë, ato me dy ose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nën grykë.
Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim.

E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika "shiritore", ajo përbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike.
Prototipat e saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.

Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën e bronzit.

Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dhe forma të reja, prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dy vegjë të larta mbi buzë, sahanët me dy vegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj.

Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet.
Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike.
Zakonisht enët me parete të holla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në të blertë.

Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike.
Tek qeramika më e hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.

Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin "devollite", nga emri i krahinës ku është zbuluar më parë.
Por djepi i saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithë Shqipërinë e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë dhe të Epirit, ku datohet si më e vonë.

Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues të qeramikës "devollite" futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.

Si e tillë qeramika "devollite" paraqitet si përfaqësuese e një grupi të veçantë kulturor me një shtrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit "devollit", duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional të periudhave pararendëse të epokës së bronzit.
Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë të mundshme edhe zhvillimin e këmbimeve.

Tregues i rëndësishëm në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, që përbëjnë një dukuri të rëndomtë në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendin tonë.
Depo të tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të Shirokës e Beltojës me sëpata të tipit "shqiptaro-dalmat", në një shpellë afër Koplikut dhe në fshatin Bushat me sëpata të tipit "kelt", etj. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarë endacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatë rrugës natyrore.

Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, shpesh prodhime të një kallëpi, të cilat, për shkak të formave standarde, shërbejnë edhe si njësi vlere për këmbim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore, të përfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit.

Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera.

Që nga kjo kohë banorët e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo të largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një gjë e rastit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:34 pm

Ndryshimet në strukturën shoqërore

Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhe për pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit dhe të gruas. Burri duke u marrë tani si me bujqësi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues në ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua.

Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhëniet shoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit gjinor matriarkal me atë patriarkal dhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe.
Brenda fisit ajo formonte një njësi të pavarur ekonomike e shoqërore.

Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve.
Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë më e ndërlikuar.

Midis familjes dhe fisit u krijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dala nga ndarja e familjes mëmë.
Pasqyrë e këtij organizimi shoqëror janë monumentet skulpturore të kësaj kohe, tumat, të cilat janë varre apo varreza kolektive të një familjeje, vëllazërie ose fisi.

Inventari i varreve të tyre flet dhe për diferencim social të popullsisë dhe një shtresëzim fillestar të saj, që e ka bazën te përparimet e shënuara në ekonomi dhe te mundësia që u krijua për grumbullimin e një lloj pasurie prej kësaj.
Vetë ky fakt nënkupton krijimin e premisave për lindjen e pronës private, që do të sjellë në të ardhmen shpërbërjen e bashkësisë primitive.

Prirja për të shtuar pasurinë, për të fituar toka e kullota të reja çoi gjatë kësaj epoke në konflikte e lufta të vazhdueshme.
Lëvizjet dhe dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohen në mënyrë të qartë, përmes të dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj dukurie.

Lindja e vendbanimeve të fortifikuara, përsosja e armëve dhe vendi që zënë ato në inventarin e varreve, dëshmojnë se nga fundi i epokës lufta ishte bërë një funksion i rregullt në jetë.
Plaçkitjet dhe përfitimet e tjera që vinin prej saj, rritën një shtresë udhëheqësish ushtarakë, e cila filloi të veçohet nga masa e gjerë e anëtarëve të fisit, duke u pasuruar përmes përvetësimit të pjesës më të madhe të plaçkës së luftës dhe të robërve të saj.

Këta të fundit do të bëhen pastaj burim për format më të hershme të shfrytëzimit të njeriut si skllav në familjet patriarkale ose ndryshe për lindjen e skllavërisë patriarkale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:34 pm

Botëkuptimi dhe arti

Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv një botëkuptim magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta të saj.
Mbi këtë bazë gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të trashëguara nga shoqëria neolitike siç është kulti i tokës-mëmë që vazhdon të ushtrohet edhe gjatë periudhës së parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilat paraqesin gruan-mëmë, apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve brenda territorit të vendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes nga fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen me horizontin e bronzit të hershëm në Maliq dhe më vonë në grupin e urnave të shtresës së fundit të bronzit në Tren.

Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerëzit primitivë botëkuptimin e vazhdimit të jetës përtej varrit, që shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohet për të vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit dhe për ndërtimin e vetë varreve. Krahas varreve të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në fillim të epokës së bronzit varret me tuma.

Këto janë varre monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 15-30 m, të ngritura me dhé e me gurë.
Disa prej tyre kanë në bazë nga një ose dy unaza kufizuese me gurë, të cilat shërbenin si kufi për masën e dheut që hidhej mbi varret.

Në qendër të tumës zakonisht është vendosur varri më i hershëm, për të cilin është ngritur tuma, kurse përreth e mbi të janë vendosur varre të tjera të mëvonshme. Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshe të rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.

Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe me duar të mbledhura në pozicion fjetjeje. Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike gjatë gjithë epokës së bronzit.
Varrimi me djegie përkundrazi ndeshet më rrallë.

Në këtë rast hiri dhe mbeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë ose me urna.
Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, karakteri i të cilit përcaktohej nga seksi dhe pozita shoqërore e të vdekurit.
Që nga bronzi i mesëm fillojnë të shfaqen dallimet midis varreve me inventar të pasur e të thjeshtë.

Në disa raste të vdekurin e shoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siç është rasti i varrit qendror të tumës së madhe të Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë kjo e lidhur me kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft i përhapur si i tillë në botën e Mesdheut.
Dy unazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume janë me sa duket, shprehje e kultit të diellit, që adhurohej nga përfaqësuesit e këtyre tumave si një fuqi jetëdhënëse dhe burim i prodhimtarisë së tokës.

Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi.
Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie.
Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky art njeh një ngritje të re.

Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën e incizimit.
Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija të pjerrëta paralele. Në qeramikën "devollite" këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe.

Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enë me forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës së bronzit.
Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra.
Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat "shkodrane" e "shqiptaro-dalmate" të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë objekteve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:34 pm

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE
I L I R Ë T
(SHEK. XI - V P.E.SONË)

Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.
Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri.

Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike.
Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.

Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik.
Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire.

Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir.
Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.
Njohuritë tona për këtë periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:35 pm

1. ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

Teoritë rreth origjinës

Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë.
Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik.

Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje.
Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë.

Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre.
Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice.

Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.

Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit.

Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë.

Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna.
Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët.

Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie.

Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome.
Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve.

Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve.

Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu.

Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj.

Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.

Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton.

Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.

Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore.

Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta.

Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.

Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire.

Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm.
Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t'i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit.

Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të.

Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.
Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari.

Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire.
Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge.

Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 1:35 pm

Trualli historik i ilirëve

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve.

Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak.
Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.

Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë.
Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit.

Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: "grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër.

Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve".
Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.

Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre.
Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.

Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve.
Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli.

Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë.
Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e lashte shqiptare  Empty Re: Historia e lashte shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi