Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

500 vjet nga testamenti i Gjon Muzakës

Viti 2010 shënon 500-vjetorin e krijimit të testamentit të fisnikut shqiptar, Gjon Muzaka, i njohur si “Historia dhe gjenealogjia e derës së Muzakajve”, apo si “Memoria” e despotit të Beratit. Si dhe në ç’rrethana u shkrua “Memoria”? Përse u shkrua në vitin 1510, gati 31 vjet pasi Gjon Muzaka kishte emigruar së bashku me familjen e tij në Itali, në Mbretërinë e Napolit?!

Në vitin 1510, disa shtete europiane, të organizuara dhe të udhëhequra nga Vatikani, ishin duke përgatitur një kryqëzatë europiane antiosmane. Shumë fisnikë shqiptarë, që kishin emigruar në Itali për t’i shpëtuar pushtimit të egër turk, iu ringjallën shpresat për t’u kthyer përsëri në trojet e tyre, në Arbëri. Fisniku shqiptar, Gjon Muzaka, i cili kishte ikur nga Arbëria në vitin 1479 dhe ndodhej i mërguar në Napoli, ishte shumë i moshuar për t’i hipur kalit dhe për të marshuar i armatosur, krahas aleatëve të tij europianë për të çliruar atdheun e tij.
Ai përgatiti “Memorien”, të shkruar në formën e një testamenti, për t’u dokumentuar bijve dhe pasardhësve të tij se ku shtrihej shteti i Principatës së Muzakajve, cilat ishin pronat dhe pasuritë e tyre, cilat ishin kufijtë e shtetit të tij, marrëdhëniet e Muzakajve me familjet e tjera princërore të Arbërisë, marrëdhëniet e shtetit të tyre me Perandorinë e Bizantit dhe me shtetet e tjera të Republikës së Venedikut, Serbisë, Mbretërisë së Napolit, Greqisë, Bullgarisë, Turqisë etj. Kush ishte Gjon Muzaka? Ai ishte i biri i fisnikut shqiptar, Gjin Muzaka, despotit të Beratit, zot dhe sundimtar i Myzeqesë, Selenicës së Vlorës, Tomorricës, Skraparit, Oparit, Devollit, Korçës, Kosturit e deri në Janinë. Pas vdekjes së tij, titullin e despotit e trashëgoi djali i madh, Gjon Muzaka. Edhe Gjoni, ashtu si i ati, vijoi aleancat me Skënderbeun dhe fisnikët e tjerë shqiptarë, duke i qëndruar besnik dhe duke luftuar përkrah tij me armë në dorë kundër pushtuesve turq. Pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga Turqia, Muzaka ishte i fundit fisnik shqiptar që u largua nga atdheu i tij, në vitin 1479. Vdiq në Itali më 1510, vit kur shkroi edhe “Memorien” e tij të famshme. Trupi i Gjon Muzakës u varros në Frankavilë të Otrantos.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

Historiku i dorëshkrimit

Në vitin 1510, kur u hartua “Memoria”, kryqëzata që nisi me aq bujë të madhe dhe që ngjalli aq shumë shpresë tek shqiptarët, për fat të keq dështoi dhe nuk u riorganizua më kurrë. Po atë vit, vdiq edhe Gjon Muzaka. Titullin e despotit dhe “Memorien” e trashëguan bijtë e tij. Njëri nga djemtë e Gjonit, Kostandini, e plotësoi më tej “Memorien”, duke e pajisur me shënime dhe duke i shtuar shkrime të tjera. Pas Kostandinit, “Memoria” u trashëgua nga pjesëtarët e tjerë të familjes Muzaka dhe ky dokument u ruajt deri në vitin 1600, kur mendohet që u shua kjo familje. Pas këtij viti besohet se “Memoria”, që ishte në dorëshkrim, në pergamenë, të ketë kaluar në Bibliotekën e Brankaçiones të Napolit. Noli, në librin e tij “Gj.K.Skënderbeu 1405-1468”, përshkruan zbulimin në vitin 1863 të dorëshkrimit nga albanologu gjerman Karl Hopfi: “Hopfi zbuloi dorëshkrimin dhe mori një kopje nga bibliotekari Volpiçela. Ai e bëri të njohur zbulimin e vet më 1864 dhe vuri në dukje rëndësinë e tij”. Katër vjet më pas, historiani rus Makushev, botoi disa pjesë të zgjedhura nga “Gjenealogjia”, çka e detyroi Hopfin që ta botonte të plotë “Gjenealogjinë” në librin “Kronikat greko-romane” (Chroniques Greco-Romanes), në vitin 1873 pas gati dhjetë vjet pas zbulimit. Por, a është viti 1863 viti i zbulimit të dorëshkrimit? Historiani shqiptar Gegaj, i cili ka shkruar në vitin 1937 një histori të Shqipërisë me titull “Shqipëria dhe invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, shkruante se “Gjenealogjinë” e Muzakës e pat botuar më herët se Hopfi, Rika (Ricca). Por ky i fundit, sipas Nolit, botoi vetëm një dokument ku është përmendur “Gjenealogjia”. Ky informacion është shumë i rëndësishëm, pasi dëshmon se “Gjenealogjia” e Muzakës njihej të paktën që në vitin 1606.

Një historik të shkurtër të gjetjes së “Gjenealogjisë” së Gjon Muzakës nga Karl Hopf, na e tregon edhe historiani Pëllumb Xhufi në librin e tij “Nga Paleologët te Muzakajt” (2009). Xhufi shkruan se dorëshkrimin Hopfi e gjeti në shtëpinë e sekretarit mbretëror Skipion Volpiçela në Napoli. Një ekzemplar të saj, Hopf ia dhuroi albanologut Hahn me qëllim që ai t’ia bënte të njohur atë botës shkencore. Në pamundësi që t’i shkelte vetë vendet e përshkruara në kronikën e Muzakës, Hahn ia besoi një kopje dr. Auerbahut, mjekut të karantinës së Vlorës. Xhufi, në veprën e përmendur, shkruan se kopja e ekzemplarit të “Gjenealogjisë” së gjetur nga Hopfi, kishte mbërritur edhe në Shqipëri që në vitin 1885. Kjo kopje përfundoi në koleksionin e Peshkopit të Beratit, Anthim Aleksudhi, i cili, me një shënim të tij, e dorëzoi në Bibliotekën Kombëtare të Athinës, ku u gjet në sektorin e dorëshkrimeve të rralla. “Memoria” e Gjon Muzakës është dokumenti më i rëndësishëm i shkruar nga një bashkëkohës i Skënderbeut. Albanologu austriak Johan Georg fon Han (1811-1869) e ka vlerësuar zbulimin e Hopfit, duke e quajtur një “margaritar të zbulimeve të tij”. Por pati edhe nga ata historianë, veçanërisht të huaj, që e panë me rezerva “Gjenealogjinë” e Muzakës. Historiani gjerman Franc Babinger shkruan se te “Don Gjon Muzaka, në shumë gjëra të veçanta në të vërtetë janë të diskutueshme”. Kurse Ducellier e konsideron atë “një material me të dhëna konfuze”. Por, pavarësisht kritikave, “Memoria” e Gjon Muzakës është vlerësuar nga shumë studiues të huaj dhe shqiptarë, si një pasqyrë e realitetit shqiptar të periudhës skënderbejane të shekullit XV. Ajo ka qenë një dokument i vyer historik që ka shërbyer si bazë për tekstin e Historisë së Shqipërisë për periudhën e shekullit XV. Pëllumb Xhufi e konsideron kronikën e Gjon Muzakës si “një burim të dorës së parë dhe të pazëvendësueshëm për historinë mesjetare të Shqipërisë”. Në vitet ‘30 të shekullit XX u bënë përpjekje nga disa priftërinj katolikë të qytetit të Shkodrës, për ta kthyer në shqip “Memorien” e Gj. Muzakës, duke përkthyer disa pjesë të tij në revistën periodike “Hylli i Dritës”. Në vitin 1996 “Memoria” u përkthye dhe u botua nga studiuesi Dhori Qiriazi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

Aranitët në “Memorien” e Muzakës

Sipas Dhimitër S. Shuteriqit, i pari që i përmend aranitët si zotër dhe sundimtarë të krahinës së Çermenikës, Shpatit dhe Mokrës është Gjon Muzaka, pinjoll i familjes së njohur arbërore të Muzakajve të shekullit XV dhe bashkëkohës i Skënderbeut. Në krye të familjeve të mëdha princërore arbërore, me të cilët Muzakajt kishin aleanca të shumta, veçanërisht martesore, ishin Aranitët. Princi më i fuqishëm aranit, me të cilin Muzakajt ndjeheshin krenarë për lidhjet dhe për famën që gëzonte në të gjithë Europën, ishte Gjergj Aranit Komnen Golem Topia Shpata Çermenika. Gjergj Araniti ishte martuar me Maria Muzakën, motër e Gjin Muzakës, Despotit të Beratit: “Dhe Zonja Maria e lartpërmendur, motër e tim eti (Gjin Muzaka-A.A.), pati për burrë Zot Aranit Komnenin (Gjergj Aranitin-A.A.), që ishte Zot i Çermenikës (Cermenica) dhe i Mokrës (Mochino) dhe i Shpatit (Spatenia) deri në lumin Devoll, që e ndan vendin e tij me tonin dhe e ka kufi”
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

Misteret e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Qemal Stafës

Cilat janë të fshehtat e tre njerëzve që kanë luajtur një rol kyç në historinë e vendit

Cilat janë të fshehtat e "Heroit të Popullit" që u vra më 5 maj 1942

Pesë misteret që shoqëruan Qemal Stafën

Edhe pse kanë kaluar 68 vjet nga vrasja e tij, ai moment ka vazhduar të jetë në qendër të diskutimeve të njerëzve, veteranëve, të afërmve si dhe të politikanëve gati çdo 5 maj. Qemal Stafa ishte vetëm 21 vjeç, kur i rrethuar nga pushtuesit italianë ra heroikisht duke lënë pas një mister të madh rreth vrasjes së tij. Një mister që është shoqëruar këto 15 vitet e fundit me debate çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së tij. Historia dhe misteret e Qemal Stafës janë sot në fokusin e rubrikës "Sekretet e njerëzve të vdekur". Janë pesë mistere që kanë shoqëruar "Heroin e Popullit" gjatë gjithë jetës së tij që nga lidhja e tij me Drita Kosturin deri te momenti i vrasjes së tij. Gazeta "Tirana Observer" është munduar të zbardhë pak nga pak këto mistere që janë bërë shkak i diskutimeve të njerëzve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

1. Misteri më i madh që ka të bëjë me jetën e Qemal Stafës është padyshim vdekja e tij.

Ende sot nuk është zbuluar nëse rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italianë erdhi si pasojë e një spiunimi nga ana e ndonjë anëtari të Partisë Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentët italianë?
Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafës vazhdojnë edhe sot të mbeten të rrethuara nga mistere, të cilat hedhin shumë dyshime për këtë figurë. Edhe pse vdiq në moshën 21-vjeçare, ai ka lënë gjurmë të thella në mendjen e njerëzve për aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra më 5 maj të vitit 1942, në qytetin e Tiranës. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe kishte marrë pjesë edhe në Mbledhjen e Themelimit të saj. Gjatë viteve të fundit të jetës, ai u bë promotor i gjithë lëvizjeve të forcave shqiptare kundër pushtuesve, duke qenë figurë qendrore në rininë e asaj kohe. Duke pasur një kredibilitet të tillë, atij iu desh të ishte i survejuar për ditë e më shumë nga forcat fashiste, por dhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Në datën 4 maj 1942, atij iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali duke qenë në ilegalitet të plotë strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti dot të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:54 am

2. Ende nuk është zbuluar nëse Qemal Stafa, duke qenë një nga krerët e Partisë Komuniste që nga krijimi i saj më 8 nëntor 1941, para se të vritej kishte si qëllim për të marrë drejtimin e saj duke spostuar kështu Enver Hoxhën?

Po të futesh rrugës së politikës, sigurisht që atë do ta bësh për karrierë. E tillë është dhe historia e Qemal Stafës. Ai u fut në mbledhje si përfaqësues i "Grupit të të Rinjve" dhe menjëherë spikati për inteligjencën dhe vendosmërinë e tij. Atij po i jepej mundësia që të shprehte të gjithë potencialin e tij intelektual dhe të merrte vendime të rëndësishme për fatet e vendit. Duke parë këtë, Qemali herë pas here shfaqte aspiratën për të qenë protagonist në PKSH. Ashtu si çdo udhëheqës i Partisë edhe Qemal Stafa ëndërronte që të ishte në krye të qeverisjes së vendit, pas largimit të pushtuesit. Sipas burimeve të asaj kohe, nuk përjashtohet fakti që Qemal Stafa dëshironte të bëhej kryetar i PKSH-së. Prej kësaj dëshire të Qemalit vijnë dhe dyshimet që Enver Hoxha mund të ketë ndihmuar në eliminimin e tij. Çka është më e rëndësishmja të theksohet këtu, është fakti se Qemal Stafa ishte një figurë e rëndësishme dhe e aftë për të marrë përgjegjësi përsipër. Edhe pse në një moshë fare të re, ai tregoi aq shumë, sa bindi këdo të thoshte që doli një udhëheqës i zoti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

3. Një nga misteret e jetës së Qemal Stafës është lidhja e tij me Partinë Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kësaj lidhjeje?

Sigurisht që idetë komuniste kishin filluar të shfaqeshin në Shqipëri që në mesin e viteve '30. Shumë intelektualë të kohës e përqafuan këtë rrymë, por shumë të tjerë nuk e përfillën. Midis këtyre të fundit ishte pa dyshim dhe Qemal Stafa, i cili atëbotë merrej më tepër me letrat duke qenë një nga të rinjtë premtues për sa i përket letërsisë shqiptare. Sipas burimeve të asaj kohe, ai jo vetëm që nuk ishte një komunist i mirëfilltë në ide, por as nuk u kujdes të angazhohej fare me këtë rrymë. Me kalimin e viteve kur në Shqipëri erdhi Italia pushtuese, Qemali shfaq dhe tendencat e para drejt lëvizjes komuniste. Ai deri atëherë dhe pse nuk ishte një komunist, përsëri ishte në kundërshtim të plotë me regjimin e Ahmet Zogut dhe duke u bashkuar kjo e fundit dhe me pushtimin e huaj, e bënë Qemalin të përqafonte idetë komuniste duke u bërë një nga themeluesit e saj më 8 nëntor 1941.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

4. Ngritja në piedestal e figurës e Qemal Stafës nga Enver Hoxha gjatë periudhës së komunizmit është një mister më vete, kjo pasi familjarët e tij nuk patën ndonjë ngritje të madhe nga emri i njeriut të tyre të rënë dëshmor?

Pas Çlirimit të vendit shumë nga figurat që kishin dhënë kontribut në Luftë u vlerësuan me mënyra të ndryshme. Dikush u shpall "Hero i Popullit", emri dikujt tjetër iu vendos ndonjë uzine a kombinati, ndonjë tjetër ndoshta u harrua, por jo pa qëllim. Ndryshe ndodhi me Qemal Stafën. Emri i tij jo vetëm që u vendos në shumë institucione, rrugë, sheshe e deri tek stadiumi i futbollit, por u arrit deri aty sa dita e rënies së Qemal Stafës u bë simbol i qëndresës së partizanëve duke u shpallur Dita e Dëshmorëve. Edhe kjo nuk ka ngelur pa u vënë re. Shumëkush ka thënë që Enver Hoxha vendosi t'i bënte gjithë këto nderime Qemal Stafës, duke ndjerë kompleksin e vetëfajësisë për eliminimin e tij. Dikush tjetër është shprehur se kjo u bë që të humbitnin gjurmët se kishte lidhje Enver Hoxha me vrasjen e Qemalit. Këto janë mistere që lidhen me Qemal Stafën, por pa frikë mund të thuhet se Enveri nuk e kishte vështirë ta demaskonte figurën e tij nëse vendoste, pasi praktika tregoi që kë donte ta shpallte ai armik apo bashkëpunëtor të imperialistëve, atë e bënte pa ndonjë vështirësi të madhe. Por e kundërta u bë me familjen dhe miqtë e heroit, ata pothuajse u lanë në harresë dhe madje e fejuara e tij u burgose gjatë regjimit komunist. Ndryshe nga shumë të tjerë, ata nuk përfituan ndonjë gjë përveç emrit dhe faktit të të qenit familje dëshmori. Gati në të gjitha broshurat ose librat e asaj kohe që flisnin për heroin, të afërmit e tij nuk përmendeshin fare ose përmendeshin fare pak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

5. A ka qenë Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nëse po, pse kjo e fundit u denigrua gjatë periudhës së komunizmit, kur diheshin konsideratat që ekzistonin për Qemal Stafën nga Enver Hoxha?

Në kujtimet e saj që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, Drita Kosturi shprehet se ka qenë e fejuara e Qemal Stafës. Jo vetëm në këto kujtime, por dhe shumë dëshmitarë e konfirmojnë një fakt të tillë. Edhe vetë Enver Hoxha me siguri e ka ditur diçka të tillë. Megjithatë, ai përsëri e internoi atë duke bërë që ajo të kalonte peripeci të jashtëzakonshme, që jo pak vetë i provuan në kurriz nga regjimi totalitar. Duke parë konsideratën që shfaqte Enver Hoxha për Qemal Stafën, atëherë lind një pyetje e natyrshme, pse e dënoi ish-të fejuarën e mikut të tij? Ky është padyshim një tjetër mister që ka të bëjë me Qemal Stafën dhe ngre shumë pikëpyetje për sa i përket rolit të Enver Hoxhës në vdekjen e Qemal Stafës. Për sa i përket kësaj lidhjeje të Qemalit me Dritën, është folur shumë dhe në media pas viteve 1990, madje ka qenë Drita Kosturi ajo që ka shprehur më qartë dyshimet se në vrasjen e Qemal Stafës ka gisht dhe Enver Hoxha. Por ka edhe disa burime të asaj kohe që thonë të kundërtën. Sipas tyre, Drita ishte më e madhe në moshë se Qemal Stafa dhe ajo përfitoi shumë nga dashuria e djalit të ri për të. Kjo bëri që ajo të ngjitej shumë shpejt në karrierë, por po aq shpejt të binte. Po ashtu burime të asaj kohe thonë se morali i saj ka qenë shumë i dyshimtë, duke e quajtur edhe Qemal Stafën njeri të dobët që ra pre e vajzës së shkathët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

Cilat janë të fshehtat e njeriut që drejtoi vendin nga viti 1925 deri në 1939
Gjashtë misteret e Ahmet Zogut
Ahmet Zogu, mbreti i cili qeverisi shqiptarët për 14 vjet, është ndër figurat më të rëndësishme të vendit. Janë gjashtë mistere, ku shoqëruan atë gjatë gjithë jetës së tij. Që nga momenti se si ai mori pushtetin nga duart e Fan Nolit, dashuria e tij me balerinën të cilën e njohu në Francë, plani për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti dhe deri tek amaneti që ai la për t'u varrosur në vendin që e ngjiti deri në majën më të lartë të pushtetit. Jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX, për historinë e shqiptarëve ka mbartur me vete dhe enigma e mbase do të duhet një kohë e gjatë që të zbulohen ose ndoshta nuk do të dalin kurrë në dritë.
Si arriti të merrte pushtetin në dhjetor të vitit 1924, a patën ndikim shtetet fqinje në këtë ringritje të mbretit të fundit shqiptar? Çfarë iu premtoi serbëve për këtë ndihmë?
Pas rrëzimit nga pushteti të Fan Nolit, i cili ishte në krye të qeverisë vetëm prej gjashtë muajsh, në krye të vendit u rikthye Ahmet Zogu. Ishte dhjetori i vitit 1924, kur qeveria e Nolit nuk mundi t'u bënte ballë presioneve dhe trazirave të shkaktuara në vend atë kohë. Noli kishte ardhur në krye të qeverisë me "Revolucionin e Qershorit" apo siç e quajnë disa historianë të asaj periudhe "grusht shteti". Rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet u cilësua në atë kohë si rikthimi Legalitetit. Në vitin 1925 u bë President i Shqipërisë dhe mori dhe kompetencat e ministrit të Brendshëm. Zogu kërkoi të vendoste një pushtet të hekurt.
Duke parë që ai kufizohej nga disa mbretëri të fuqishme dhe të konsoliduara, siç ishte ajo e Savojës, mbretëria greke, por edhe Jugosllavia në veri, kërkoi të ishte po aq i fuqishëm. Kështu në vitin 1928, ai realizon ëndrrën e tij të bëhet mbret, duke e quajtur veten "Mbret i shqiptarëve". Në historiografinë shqiptare ende nuk është gjetur një emërues i përbashkët, nëse Zogu erdhi në pushtet në mënyrë të rregullt apo atë e ndihmuan forca të jashtme. Historianët gjatë periudhës së komunizmit e kanë quajtur këtë rikthim të Zogut, të ndihmuar nga ushtria jugosllave e Krajl Pjetrit të Beogradit, duke i premtuar këtij të fundit që do t'i jepte dy zona në veri të Shqipërisë, pikërisht grykën e Vermoshit dhe Shën Naumin. Rikthimi i Ahmet Zogut padyshim ngelet një mister për historinë tonë të shekullit XX. Dokumentet arkivore tregojnë që ka një marrëveshje midis Ahmet Zogut dhe jugosllavëve, por që ngelet shumë e mjegullt, duke bërë që si pala mbrojtëse e kësaj teze, por edhe ajo që e hedh poshtë, ta kenë të vështirë të flasin me siguri për një marrëveshje të tillë.
Shumë historianë japin versionin që Zogu erdhi në pushtet me suport nga jashtë, duke vënë në lëvizje agjenturat e huaja, sidomos ato jugosllave, por që raporti midis shtetit të Ahmet Zogut dhe jugosllave nuk ka qenë i mirë pas këtij momenti, vë në diskutim të madh nëse Zogu ka pasur apo jo përkrahjen e sllavëve. Po t'i referohemi historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili ka bërë një nga librat më të plotë për historinë e mbretërisë shqiptare nën udhëheqjen e Ahmet Zogut, ai e cilëson ardhjen e Zogut në pushtet me ndihmë nga Jugosllavia. Menjëherë me ardhjen në pushtet, Zogu përjashton nga Parlamenti të gjithë deputetët e opozitës, shpërndau Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe mori një pushtet të pakufizuar.
Ahmet Zogu është shoqëruar me një nga femrat më të bukura të asaj kohe? Cila ishte balerina që magjepsi mbretin e shqiptarëve dhe pse nuk arriti të lidhte jetën me të?
Njihet vetëm ana zyrtare e Ahmet Zogut dhe pak është folur për jetën e tij private.
Ashtu si gjithë udhëheqësit e tjerë edhe Zogu ka pjesën e tij për të cilën ka ende enigma. Përveç të tjerave, mbreti shqiptar ka pasur dhe një të dashur, e cila ishte një kërcimtare mjaft e suksesshme e nga më të pëlqyerat atë kohë në Francë. Tania Vizirova (Visirova), ishte me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazi. E pasionuar pas dansit të Isadora Dunkan, ajo arriti që edhe pse shumë e re të hynte në trupën e balerinave të "Folies-Bergère", shumë në modë atë kohë në Paris. Ajo shpejt u bë e njohur për hijeshinë dhe sensualitetin e saj, dhe të gjithë e thërrisnin "la Visarova". Një trup i kolmë, linjat e të cilit shfaqen në fotografitë e pakta që kishte ruajtur Visarova nga ajo kohë. Më 1929, një pikëtakim i çuditshëm do ta lidhte një pjesë të jetës së saj me Shqipërinë. Atë vit, një deputet shqiptar dhe ministri fuqiplotë i ambasadës shqiptare në Paris, e kishin takuar në mbrëmje, pas shfaqjes në "Folies Bergère". Propozimi i tyre ishte i çuditshëm: të kërcente në pallatin mbretëror të mbretit Zog, për festimin e përvjetorit të parë të mbretërisë shqiptare.
Ajo u ishte përgjigjur se do të mendohej, por edhe më pas në Bruksel, ata përsëri e kishin takuar, duke i folur për një kontratë dhe një shumë të majme. "Ç'të bëja? - kujton ajo në kujtimet e saj, - të interpretoja në "Carthacala, reine des Gitans" (Cartala, mbretëresha e ciganëve), - një shfaqje e asaj kohe, - apo të shkoja në Shqipëri?…". Në gusht të atij viti, ajo vendos të shkojë në Shqipëri bashkë me të ëmën e saj, të cilën nuk e ndau nga vetja gjersa ajo vdiq. Kontrata për angazhimin e saj për festimet mbretërore u nënshkrua në Romë, në konsullatën shqiptare dhe në atë rumune, për një periudhë dymujore. Mbreti e priti me ceremoni dhe menjëherë i caktoi një besnik të tij, Dedë Sulin, i cili do ta shoqëronte atë ngado. Pikërisht ky malësor kishte shoqëruar gjatë Luftës së Parë Botërore, komandantin e trupave aleate në Maqedoni, francezin Franchat d'Espery. Pra balerina ishte në duar të sigurta e besnike. Tanja Visirova, në kohën kur ajo u njoh me A. Zogun ishte vetëm 20 vjeç. Zogu ishte shumë i dhënë pas saj, vajza e re, e cila punonte si balerinë në lokalet e natës në Paris, marrosej pas Zogut dhe dhuratave që ai i bënte. Tanja Visirova kishte lindur nga një baba polak e nënë rumune. Ajo erdhi në Shqipëri me kërkesën e Zogut, mbreti i shqiptarëve e donte afër vetes, megjithëse e dashura e Zogut nuk pëlqehej shumë nga familja e tij. Tanja ishte shumë ekstravagante për t'i pëlqyer një familjeje me tradita.
Ajo qëndroi si e dashura e Zogut deri sa ky e kuptoi se nuk kishin të ardhme. Pas largimit nga Shqipëria, Tanja u tërhoq edhe nga jeta e zhurmshme e Parisit dhe shkoi të jetojë në një fermë bashkë me të ëmën. Gjithsesi Visirova u takua edhe një herë të vetme me Mbretin e saj, ku u përshëndetën si dy miq të vjetër, kur ky kishte lënë vendin e tij.
Në 7 prill 1939, a tradhtoi shqiptarët mbreti apo ishte një largim i detyruar? Pse komunistët këtë abdikim nga froni ia morën si pikën më të dobët?
Sapo nga deti zbarkuan forcat italiane, me të njëjtën shpejtësi nga Shqipëria largohet Ahmet Zogu. Ai padyshim iku sepse nuk mund të pajtohej me një pushtim të Shqipërisë. Pas disa tentativave që bënë italianët që ky të lejonte vendin në duart e tyre, në këmbim të ofiqeve dhe pazareve të paskrupullta, kjo gjë nuk u pranua nga Mbreti, i cili së bashku me familjen e tij abdikoi nga froni dhe u nis në mërgim. Momenti që atij i është kritikuar më tepër është pikërisht lënia e bashkëqytetarëve të tij në mëshirë të fatit. Jo rrallëherë në praktikën e historisë botërore, mbretërit pasi kanë parë situatën e vështirë, janë larguar të shpëtojnë kokën e tyre. Këtë rrugë zgjodhi dhe Ahmet Zogu, i cili në moralin e një prijësi të denjë do t'i duhej të luftonte me gjithë shqiptarët kundër okupatorëve fashistë. Gjatë periudhës 1945-1990, kjo jo vetëm që u përdor nga komunistët, por u deklamua me të madhe si një tradhti e lartë kombëtare.
Cila ishte jeta në mërgim e Ahmet Zogut pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe a mendoi ndonjëherë të rrëzonte Enver Hoxhën?
Me largimin nga Shqipëria pas pushtimit të kësaj të fundit nga Italia fashiste, Ahmet Zogu shkon në Francë, duke e cilësuar rikthimin e mbretërisë së tij si një mision të pamundur e megjithëse kishte bërë dhe përpjekje për të ardhur. E vetmja gjë që i kishte mbetur mbretit dhe shpurës së tij, ishin pasaportat diplomatike që u jepnin mundësi të lëviznin lirisht nëpër Evropë. Zogu në vitin 1944 bëri përpjekjen e fundit për të ardhur në Shqipëri. Në atë kohë ishin fuqizuar tepër komunistët, të cilët kishin luftuar si për çlirimin e vendit edhe për marrjen e pushtetit. Kështu kjo tentativë i rezultoi e pasuksesshme, pasi jo vetëm që nuk mund ta merrte më pushtetin nga duart e komunistëve, por as nuk do të kishte më mundësi as të kthehej në vendin që e qeverisi plot 14 vjet, tre vjet si president dhe 11 vjet si mbret. Ai jetoi në Francë duke lëvizur nga një qytet në tjetrin, ashtu si një numër i madh mbretërish të asaj periudhe, që ishin rrëzuar nga froni mbretëror. Jeta e atij që e quajti veten mbret i shqiptarëve nuk do të ishte një jetë e lumtur. Përveç vështirësive që të jep jeta në mërgim, madje i detyruar, atë e zuri dhe një maraz trishtimi për shumë arsye.
A ka gisht Ahmet Zogu në shumë vrasje që ndodhën gjatë qeverisjes së tij, si u hakmor për vrasjen e Esat Pashë Toptanit, që njëkohësisht ishte daja i tij?
Gjatë kohës që ka qenë në krye të vendit, Ahmet Zogu është akuzuar edhe si një njeri që ka ekzekutuar kundërshtarët e tij politikë. Nuk janë të pakta rastet ku shumë figura historike janë eliminuar në rrethana misterioze. Mjafton të përmendësh Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Riza Cerovën apo dhe Avni Rustemin, për të cilët mendohet se ka qenë vetë porosia e Zogut që të eliminoheshin fizikisht. "Po të ndodheshe në opozitë me Ahmet Zogun, ose duhej të mërgoje, ose do të ishe i ekzekutuar". Kjo ka qenë e shkruar në historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës. Është vështirë të përcaktosh me saktësi nëse ka një urdhër nga Ahmet Zogu apo jo.
Vrasja e gjithë këtyre personaliteteve të shquar të periudhës së Pavarësisë, por dhe pas saj, duhet të ketë një shpjegim. Në zbulimet e fundit të historisë, rezulton se Zogu mund të ketë urdhëruar vrasjen Avni Rustemit, pasi ky i fundit kishte vrarë në një atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, që ishte daja i Ahmet Zogut. Është fakt i njohur botërisht, që e ëma e Zogut, Sadije, ishte nga familja Toptanaj e Tiranës. Prandaj, kjo është aluduar si një hakmarrje e Zogut. E ndërsa të gjitha këto ngelen mistere në jetën e një personaliteti siç ishte Ahmet Zogu, pasi do të duhet një kohë e gjatë që të hidhet dritë me fakte dhe argumente bindëse për të gjitha.
Cili ishte amaneti Ahmet Zogut për varrin e tij, pse nuk u realizua kjo dëshirë e njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë në vitet '20-'30?
Në vetminë më të madhe të jetës së tij, atëherë kur të gjitha përpjekjet për të përmbysur regjimin komunist dhe për t'u kthyer në Shqipëri kishin perënduar, gjendja shëndetësore e Mbretit përditë e më shumë keqësohej, kështu edhe sëmundja e tij po i përshpejtonte vdekjen. Më 3 janar 1961, familja mbretërore lë Cannes dhe vendoset në Ablon, në Val de Marne, jo larg Parisit.
Më 5 prill, pikërisht ditën e lindjes së Leka Zogut, atëherë kur Ahmet Zogu sapo kishte mbushur 65 vjeç, ai jep shpirt në një nga krevatet e spitalit "Foch", i mposhtur nga kanceri. Jeta e Ahmet Zogut mbyllet pas një sëmundjeje të pashërueshme, shumë larg vendit të tij ku mbretëroi për vite të tëra. Para se ta mbulonin, Geraldina i hedh një grusht dheu të Shqipërisë të ruajtur gjatë gjithë atyre viteve mërgim, për një ditë të tillë. Pllaka që u vendos në varrin e tij shkruante "Atdheu mbi të gjitha", ndërsa pak përpara se të jepte shpirt, Zogu kishte kërkuar që të varrosej në Shqipëri me çdo kusht. Pas vdekjes së tij, familja do të fillonte të mërgonte pa fund, deri sa për disa kohë u stabilizua në Afrikën e Jugut. Historia mbretërore u mbyll përfundimisht brenda kufijve të Francës, duke lënë pas atë varr të vetmuar, ku çdo vit, në çdo ditëlindje të mbretit, mblidheshin gjithnjë e më pak njerëz… Shumë vite do të kalonin gjersa bashkë me Murin e Berlinit, do të binte dhe totalitarizmi shqiptar. Leka Zogu do të vinte në Shqipëri bashkë me familjen e tij.
Mjerisht, kohë më pas, mbretëresha fisnike, Gerladinë, do të vdiste dhe do të varrosej në tokën shqiptare, me dëshirën që shpejt dhe njeriu i saj më i dashur, vdekur mbi 40 vjet më parë, njeriu që e kishte ndjekur pas nëpër udhët e botës, në ditë zhgënjimi e shprese, të mund të vinte në krah të saj. Ëndrra e Ahmet Zogut edhe sot vazhdon të mbetet e tillë, pasi eshtrat e tij ndodhen pikërisht në Francë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

Cilat janë të fshehtat e njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar
Gjashtë misteret e Ismail Qemalit

Misteret e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës, njeriun që themeloi të parin shtet shqiptar. Për Ismail Qemalin është shkruar shumë rreth momentit të ngritjes së flamurit në Vlorë, në vitin 1912 si dhe për qeverinë e parë shqiptare që ai arriti të krijonte, por jo për momentet e fundit të jetës së tij. Ismail Qemali do jetë sot pjesë e rubrikës "Sekretet e njerëzve të vdekur". Në këtë pjesë do tregohen të gjitha të fshehtat e pathëna rreth jetës së njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar, që nga vdekja e dyshimtë, propozimi po të dyshimtë të sulltanit për t'i dhënë postin e vezirit, e deri te fshehja e ditës së lindjes së tij gjatë regjimit komunist.
Si u mundua Ismail Qemali të shtonte delegatët në Konferencën e Paqes në Paris? Pse nuk u realizua ky plan?
Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses.
Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. Për një marrëveshje me qeverinë italiane u pa e nevojshme të shkojë në Romë. Prej andej Ismail Qemali kërkoi të bënte një marrëveshje me gjithë shqiptarët për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilohej programi përfundimtar. Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar.
Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisë ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti në Peruxhia të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apoplektike, gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë"! Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë dhe ai s'do të merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27, kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.
U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parë i Shqipërisë, një nga misteret më të mëdha që ka shoqruar historiografinë shqiptare të shekullit XX!?
Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët.
Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më. Kjo padyshim që është një vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.
Pse nuk ia publikuan asnjëherë datën e lindjes Ismail Qemalit gjatë periudhës së komunizmit?
Një mister tjetër që ka të bëjë me figurën e Ismail Qemalit është dhe data e lindjes së tij. Një nga studiuesit më të mirë që ka punuar në arkivat e Perandorisë Osmane ka zbuluar se dita e lindjes së kryeministrit të parë të shtetit shqiptar është më datën 16 tetor të vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatë, më datën 16 tetor të vitit 1846. Datëlindja e këtij personalitetit është debatuar shpesh gjatë periudhës së komunizmit nga historianë shqiptarë dhe të huaj, mirëpo nuk binin dakord për këtë datë, pikërisht sepse qëllonte në të njëjtën datë kur e kishte ditëlindjen dhe diktatori Enver Hoxha.
Kjo u mbajt e fshehtë pothuajse për 45 vjet, por që nga të dhënat e fundit nga historianë turq më në fund caktohet në mënyrë të saktë dhe datëlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarët që ka arritur ofiqet më të larta në Perandorinë Osmane, duke filluar nga një përkthyes i thjeshtë deri në zëvendësministër i Jashtëm, e më vonë deputet. Por që është dhe njeriu që krijoi shtetin e parë shqiptar të pavarur.
Cilat janë të fshehtat e Ismail Qemalit në vitin 1913? Pse e dorëzoi qeverinë në duart e të huajve, a ishin ato që ndodhën më pas dëshirat e tij?
Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar, duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët e të gjitha trevave shqiptare.
Me shpalljen e pavarësisë, në krye të qeverisë u vendos pikërisht ai që kishte kontributin më të qenësishëm, Ismail Qemali. Ai në krye të qeverisë shqiptare ndenji fare pak duke, dhënë dorëheqjen në rrethana misterioze. Shpesh është aluduar se ai bëri këtë veprim për të lejuar një përfaqësues të fuqive të mëdha që ta drejtonte vendin tonë, kjo për të vendosur edhe stabilitetin e munguar në tokat shqiptare, që jo vetëm po shqetësoheshin nga të tjerët, por edhe mes vetit kishin probleme të theksuara. Një palë kërkonte të mos shkëputeshim nga Perandoria Otomane, ndërkohë që fqinjët tanë grabitqarë ishin duke punuar të shkëpusnin sa më tepër nga trupi i truallit tonë. I gjendur në një pozicion të vështirë, pranoi propozimin e fuqive të mëdha, për ardhjen e Princ Vidit në krye të vendit. Mirëpo kjo lëvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartë u shemb, ishin fuqitë e mëdha ato që bënë pazar me fqinjët tanë për trojet shqiptare. Në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria u copëtua nga të gjithë anët, duke u bërë i vetmi vend në botë që kufizohej me trupin e vetë. Përpjekjet e plakut të mençur nuk reshtën që të realizohej aspirata e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar.
Pse nuk shkoi në Stamboll kur Sulltani i propozoi për postin e vezirit, çfarë kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bënin?
Duke parë lëvizjet që po bënte anë e kënd Evropës Ismail Qemali, sulltani i kërkon atij të shkonte në kryeqytetin turk dhe të merrte postin e vezirit. Ky ishte një kurth që po i bënte sulltani patriotit shqiptar që, pasi të shkonte atje, ta ekzekutonte.
Ismail Qemali duke nuhatur qëllimet e sulltanit e kundërshtoi kategorikisht një rikthim në kryeqytetin e Portës së Lartë, duke iu vënë me gjithë energjitë e tij çështjes shqiptare. Për episodin e kurthit që po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanë shkruar një sërë historianësh, si turq ashtu dhe shqiptarë. Pasi këtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratën pesë shekullore të shqiptarëve atë të pavarësisë.
A ka ndonjë të fshehtë në planet e Ismail Qemalit për të zgjedhur qytetin e Vlorës për të ngritur flamurin e pavarësisë dhe pse pikërisht më datën 28 nëntor?
Siç e dimë, origjina e Ismail Qemalit ishte pikërisht nga Vlora, një nga qytetet më të njohur në historinë dhjetëra shekullore të Shqipërisë. Ismail Qemali, pasi bëri përgatitjet për t'u nisur drejt Shqipërisë, vendosi që flamuri do të ngrihet në Vlorë. Ai lajmëroi gjithë delegatët nga krahinat e ndryshme të vendit.
Në qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorës dhe gjithë delegatët, që ndërkohe kishin arritur nga çdo anë e Shqipërisë ishin të mbushur me një ndjenjë të zjarrtë atdhedashurie dhe me një entuziazëm te vërtetë. Me 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë përpara një turme në festë, të mallëngjyer e thuhej se shpirti i Heroit të madh Skënderbe, fluturonte mbi patriotët e gëzuar, ashtu si pesë shekuj më parë, pikërisht më 28 nëntor 1443, kur ai shpalli në Krujë pavarësinë nga sundimi osman, duke ngritur të njëjtin flamur kuq e zi, me shqiponjën dykrenore në mes. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar.
Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan, duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

Ali Pashe Tepelena,thyhet heshtja e gjatë e një thesari mister, Hapet ne Greqi arkiv
Nga_Dr. Irakli Koçollari

Ka mbi dy muaj, që shtypi grek është duke shkruar për një eveniment të rëndësishëm, intrigues, me interes të veçantë historik dhe shkencor.... Nxirren dhe shfletohen papritur nga Arkivat Greke, zënë të belbëzojë, si e dalë nga një përgjumje e gjatë, kujtesa e një shekulli të shkuar, e pse jo një epokë e tërë historike, e dy popujve; shqiptar dhe grek. Dokumentet e panjohura rikthejnë për t’u diskutuar, debatuar, rishqyrtuar dhe rivlerësuar një kohë jo fort e largët, ngjarje të panjohura, të pandriçuara plotësisht, një personalitet të veçantë.....
Për herë të parë, mbas 200 vjetësh; dalin nga një errësirë e gjatë e kyçjes arkivore .... për herë të parë fillojnë rrëfimin pas një heshtje të urdhëruar .... për herë të parë thyejnë shurdhërinë e dhimbshme dhe sjellin përmes memories së kartës së shkruar njoftime të mahnitshme, thesare dhe relike me vlera më të mëdha se çdo lloj relike tjetër historike.
Janë katër vëllime, ku janë sistemuar materialet e arkivit të Ali Pashës. Një punë e vëmendëshme e punonjësve të arkivave greke. Rreth 2 000 dokumente të Shtetit të Ali Pashës, që bëjnë fjalë për pashallëkun dhe vetë tepelenasin. Brenda tyre gëlojnë ngjarje, biseda, ndeshje, përgjakje, flasin zëra të njohur e të panjohur, shqiptarë dhe të huaj, duke na rrëfyer shumë të panjohura ne, banorëve të sotëm por edhe atyre që do të vijnë nesër. Në radhën e dokumenteve të zverdhura nga dekadat e shekujt shpalosen dëshmi befasuese, personazhe emblematikë, të njohur por edhe të panjohur, ngjarje rrënqethëse, kurthe dhe prapaskena, konspiracione dhe komplote të kurdisura me dinakëri, dëshmi të të penduarve, pohime, njerëz që kërkojnë mëshirë, amanete, konfirmime, mosbindje dhe kundërshti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:55 am

Ali Pashe Tepelena,thyhet heshtja e gjatë e një thesari mister, Hapet ne Greqi arkiv
Nga_Dr. Irakli Koçollari

Ka mbi dy muaj, që shtypi grek është duke shkruar për një eveniment të rëndësishëm, intrigues, me interes të veçantë historik dhe shkencor.... Nxirren dhe shfletohen papritur nga Arkivat Greke, zënë të belbëzojë, si e dalë nga një përgjumje e gjatë, kujtesa e një shekulli të shkuar, e pse jo një epokë e tërë historike, e dy popujve; shqiptar dhe grek. Dokumentet e panjohura rikthejnë për t’u diskutuar, debatuar, rishqyrtuar dhe rivlerësuar një kohë jo fort e largët, ngjarje të panjohura, të pandriçuara plotësisht, një personalitet të veçantë.....
Për herë të parë, mbas 200 vjetësh; dalin nga një errësirë e gjatë e kyçjes arkivore .... për herë të parë fillojnë rrëfimin pas një heshtje të urdhëruar .... për herë të parë thyejnë shurdhërinë e dhimbshme dhe sjellin përmes memories së kartës së shkruar njoftime të mahnitshme, thesare dhe relike me vlera më të mëdha se çdo lloj relike tjetër historike.
Janë katër vëllime, ku janë sistemuar materialet e arkivit të Ali Pashës. Një punë e vëmendëshme e punonjësve të arkivave greke. Rreth 2 000 dokumente të Shtetit të Ali Pashës, që bëjnë fjalë për pashallëkun dhe vetë tepelenasin. Brenda tyre gëlojnë ngjarje, biseda, ndeshje, përgjakje, flasin zëra të njohur e të panjohur, shqiptarë dhe të huaj, duke na rrëfyer shumë të panjohura ne, banorëve të sotëm por edhe atyre që do të vijnë nesër. Në radhën e dokumenteve të zverdhura nga dekadat e shekujt shpalosen dëshmi befasuese, personazhe emblematikë, të njohur por edhe të panjohur, ngjarje rrënqethëse, kurthe dhe prapaskena, konspiracione dhe komplote të kurdisura me dinakëri, dëshmi të të penduarve, pohime, njerëz që kërkojnë mëshirë, amanete, konfirmime, mosbindje dhe kundërshti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:56 am

Dokumente ku dëgjohen zërat e shqiptarëve të kohës

Të gjithë ata që shkruan për Ali Pashën qenë kryesisht të huaj. Profesionistë dhe amatorë, udhëtarë e aventurierë, spiunë e diplomatë, ushtarakë e tregëtarë, mjekë dhe misionarë. Ai ishte bërë një figurë intriguese, e çuditshme, për rrjedhim atraktive për Europën dhe europianët e kohës. Ishin pikërisht këta që shkruan e lanë gjurmë pa fund për tepelenasin sepse në radhët e dy popujve: shqiptar e atij grek ende nuk ishin mëkëmbur intelektualët dhe shkrimtarët e parë.
Liku, Hollandi, Manzur Efendiu, Hobhausi, Bajroni, Pukëvili shkruan dhe përcollën impresionet e tyre përzier me interesa të caktuara të vendeve prej nga vinin, parë nën moralin, zakonet, traditat dhe ndjesitë e popujve nga vinin. Këtë bënë më pas edhe Boppi, Aravantinoi, Zotou, Baggally, Plomar, Fleming, Bartoldi, të cilët u mbështetën tek të parët.
E thënë më thjesht, gjer dekadat e fundit, për këtë figurë kemi dëgjuar të huaj, zërat e tyre, gjykimet e tyre, mbështetur mbi ndjeshmëritë dhe interesat e tyre.
Por, cilat kanë qënë mendimet, sentimentet dhe opinionet e vetë shqiptarëve të kohës për njeriun e racës së tyre, Ali Pashën? Çfarë mendonin, çfarë bisedonin, si reagonin, sa e donin, sa e urrenin dhe si e vlerësonin ata njeriun që i sundonte, që i drejtonte, që i urdhëronte, komandonte, që i ndëshkonte dhe që i udhëhiqte ata?
Pikërisht, ky fond i pafund i mendimit shqiptar me vlera të pazëvendësueshme, që ka munguar pothuaj tërësisht, na vjen nga këto dokumente të rralla për herë të parë. E tërë kjo pasuri e zërave dhe mendimit shqiptar na ofron një pamje të panjohur më parë, një profil krejt të veçantë për Ali Pashën. Dhe pa asnjë mëdyshje, vlerësimi për tepelesin do të mbetej i mangët, i varfër, i paplotë dhe i pasaktë nëse do të mungonin këto zëra të gjakut dhe të racës së tij…...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:56 am

Rreth 2000 dokumente...qindra emra të njohur e të panjohur

Nga ky fond vijnë zëra të pafund shqiptarësh që komunikojnë me zotin e tyre, Ali Pashën, që këmbejnë mendime me njëri tjetrin për Aliun. Ata janë të njohur e të panjohur; komandantë të ashpër ushtarakë -Ago Vasjari, Mantho Ikonomi, Zylyftar Poda, Meço Bono, Hasan Çapari, Elmaz Meçe, Isuf Arapi, Marko Boçari; njerëz të policisë dhe gardës së tij - Thanas Vaja, Tahir Abazi; kundërshtarë të tij – Kokat, Kiço dhe Foto Xhavella, Demir Dosti, Ibrahim Pasha, Mustafa Pasha, Pashobeu, plaku Pronio; intelektualë, poetë, arkitektë, mjekë dhe mentorë të tillë si, Petro Korçari, Haxhi Shehreti, Joani Koleti, Vaja e qindra të tjerë, njerëz të thjeshtë ,miq familjarë si Demajt, Sejkot, S. Lazarati, S. Kon

ica, Kashishti, Tusha Zerva, Dyrmyshi, Pallaska, Kollovo, Pronio, e qindra të tjerë banorë anonimë që kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen e tij për hallet ekonomike, që i qajnë hallet kurbetlliut, të tjerë që kërkojnë falje për të dënuarit, aleatë që shprehin adhurimin, gatishmërinë për t’i shërbyer, hanëme të haremit të tij, etj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:56 am

Njeriu që krijoi arkivin e shtetit të tij

Për të treguar hapur se ai po shkëputej edhe intelektualisht dhe formalisht prej administratës osmane, Pashai urdhëroi dhe futi në përdorim për kancelarinë e tij, si gjuhë të shkruar zyrtare - greqishten, duke hequr osmanishten si gjuhë e detyrueshme për tërë administratën e Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte Janina. (Shqipja më 1787 ende nuk shkruhej-I.K.)
Përpos këtij akti, është meritë e padiskutueshme e këtij njeriu urdhri për të mbledhur dhe ruajtur tërë këto karta të shkruara, duke formuar kështu një fond ta paçmuar vlerash dokumentare, historike e shtetërore.
Bashkë me kujdesin për ruajtjen dhe administrimin e tyre, Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar.
Natyrisht, ai nuk ruhet i gjithi. Vrasja e Pashait dhe barbaria e lukunisë osmane u derdhën mbi të dhe vlerat që ai kish krijuar duke shkatërruar, djegur dhe dëmtuar akte dhe dokumente të tjera pa mëshirë.
Megjithatë, nëse deri tani, në studimet për Pashain dhe historinë e viseve tona, për këtë hark kohor, studiuesit janë mbështetur dhe u janë referuar arkivave të huaja, tani e tutje të gjithë do të duhet t’i referohen Arkivit të Shtetit të Ali Pashës, si një burim krejt i veçantë dhe i pazëvendësueshëm me askënd tjetër.
Por, bashkë me krijimin e ketij fondi dokumentesh dhe të kancelarisë për administrimin dhe ruajtjen e tyre, Ali Pasha na zbulon në mënyrë të pakundërshtueshme edhe një element tjetër domethënës të synimeve dhe prirjeve që ai kish, tendencat e tij shtet-formuese.
Letra, qarkore,
informacione,
ankesa nga populli, raporte spiunësh...
Po çfarë ka brenda këtij fondi kaq të madh arkivor?
Një numër i pafund aktesh zyrtare, - “Urdhëra” për vartës dhe komandantë garnizonesh në reparte të afërt e të largët; - “Qarkore” drejtuar pashallarëve, çuhedarëve, spahinjve, taksambedhësve, kapoçuhedarëve; - “Raportime” të vartësve që njoftojnë për gjendjen ushtarake, kërcënime të mundshme, situatën e luftimeve përballë francezve, suliotëve, pashallarëve fqinjë; - “Korrespondencë diplomatike” sekrete dhe e hapur me fuqitë perëndimore, me anglezët, francezët, Austro-Hungarinë, me rusët, etj;
“Marrëveshje Paqeje dhe Bashkëpunimi” mes Ali Pashës dhe përfaqësuesve, krerëve dhe tribunëve të njohur të krahinave të ndryshme të pashallëkut; “Ankesa” nga populli, nga gra, nga fëmijë të mbetur jetimë që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtjen e Pashait; - “Ankesa” të njerëzve të keqtrajtuar nga shpërdorimi i pushtetit të nëpunësve të administratës dhe pushtetarëve të pashallëkut; - “Inventare” të shpenzimeve ekonomike vjetore, të banketeve të shtruara për miq dhe të huaj; - “Garderobë” me veshje grash, të porositura në perëndim për ceremoni dhe promovime të ndryshme; - “Lista me emra” tradhëtarësh që janë vënë në shërbim të të huajve, që bashkëpunojnë me ta me synim përmbysjen e Pashait; - “Plane konspirativë” dhe korrespondencë për komunikime mes antarëve të komploteve të rëna në duart e Pashait; - “Informacione periodike mujore dhe javore” nga misionarë dhe të dërguar permanentë të Pashait në Stamboll, Vjenë, Venecia, Tilsit, e gjetkë; - “Informacione nga agjentë anonimë”, të cilët nuk duan të identifikohen, por që janë të njohur për Pashain; - “Letra të koduara” - kriptografi për informacione të rëndësishëm dhe konfidenciale për Aliun; - “Kode shifrorë” për të maskuar korrespondencën edhe në rast se ajo do të binte në duart e kundërshtarëve; - “Kopjura gazetash” nga shtypi i huaj italian, britanik, francez, turk përmes të cilave mësohet se cili është reagimi i europianëve për Pashain dhe Pashallëkun; - “Letra të ndaluara” nga policia dhe të censuruara; - “Letra intime, konfidenciale” të diplomatëve të huaj që i rrëfejnë Pashait për kundërshtarët e tyre europianë, intrigat dhe synimet e tyre; - “Letra falenderimi” nga vizitorë të huaj në pashallëk; - “Procesverbale” të mbledhjes së taksave dhe detyrimeve të tjera fiskale; - “Raportime” për veprimtarinë e të huajve në territoret e pashallëkut; “Ftesa” dhe përgatitje për dasma familjare të nipërve dhe miqve; “Lajme” të hidhura për vrasjen e bashkëluftëtarëve të tij të vjetër, për revanshin e Perandorisë Osmane kundër tij, etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:56 am

“Gjeografia” e
dokumentacionit
Nga e gjithë kjo mori e pafund dokumentacioni bëhet e qartë se Pashai tepelenas ishte njeri që kapërceu, së pari me mendjen, vullnetin, dinakërinë, aftësitë dhe guximin e tij, kufijtë e provincializmit dhe mandej të vetë provinces gjeografike ku ai jetonte. Me kurajën e një misionari të vërtetë zgjeroi dimensionet e shtetit të tij, marrëdhëniet diplomatike, kontaktet politike, zhvilloi dhe ndërtoi raporte me aleatë europianë, pashallarë fqinjë, të afërt dhe të largët, duke i dhënë atij dimensionet e shtetit më të madh e të fuqishëm në hapësirat ballkanike. Ai krijoi miqësi me dibranë dhe matjanë, lebër e skraparllinj, mirditorë, kolonjarë e korçarë, thesalë e nisiotë, akarnanë e artiotë, prevezianë e çamë, delvinjotë, e vlonjatë.
Në radhët e dokumenteve gjenden letra që i shkruajnë banorë nga tërë trevat shqiptare, qytetarë e fshatarë, të pasur e të varfër, nga Shishtaveci i Kukësit e gjer nga Manastiri apo Vithkuqi, nga Plasa, Devolli dhe gjer nga Elbasani, Berati, Lushnja, Peqini, Kavaja, Patra, Nafplio, Korfuzi, etj.
Vendi i Aliut
në arkiv
Një pjesë të mirë të dokumentacionit të këtij Arkivi, e zënë letrat që i dërgohen Vezirit. Përmes tyre, ndjehet kudo autoriteti, autoritarizmi, popullariteti, adhurimi, por dallohen edhe tiparet e pushtetit monarkik mesjetar.
Gjatë tetëdhjetë viteve të jetës së tij, ai krijoi shumë njohje personale, miqësi, aleatë dhe bashkë me ta, natyrisht edhe kundërshtarë dhe armiq. Ai krijoi një rreth të madh mbështetësish, admiruesish, adhuruesish. Nga viti në vit ai ngriti emrin e tij, besimin, bindjen, frikën dhe së fundi mitin e tij, deri tek fshatari i humbur anonim rrëzë Pindeve, Gramozit apo në Tomorrin dhe Vërçën e largët.
Me një besim hipnotik, njerëzit shikonin tek ai monarkun dhe magjistarin, despotin dhe ëngjëllorin, përkëdheljen dhe kërcënimin, besimin e palëkundur se vetëm ai mund të kthente parajsën tek ata dhe ferrin tek të pabindurit apo ata që thurnin kurthe pas shpinës së tij.
Pa mëdyshje, Aliu zë vendin qëndror në radhën e tërë dokumenteve! Atij i drejtohen, atij i ankohen, atij i kërkojnë ndihmë, atij i luten, atij i betohen, atij i fallen, gati, gati si përpara një vendi të shenjtë apo një ikone të çmuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:56 am

Personazhet e
korrespodencës arkivore

Duke e filluar jetën dhe karrierën nga katakombet e errëta të sakrificës, nga sfidat dhe kërcënimet e inekzistencës dhe gjer në apoteozat e hegjemonit, ai mundi të njohë një numër të pafund krijesash të shoqërisë së kohës. Hajdutë dhe banditë, xhelatë dhe jeniçerë, satrapë e hallexhinj, të gjithë ata i shkruajnë dhe komunikojnë përmes rreshtave të këtij arkivi. Me një memorie brilante, Ali Pasha mbante mend emrat e tyre, të prindërve, u kujton ngjarje të së kaluarës dhe u servir oferta apo kërcënime. Komunikon me komandantë të njohur dhe me emër, luftëtarë të vjetër, mbushur plagë e mbetur sakatë, hallexhinj e qyqarë.
Mes dokumenteve gjenden faksimile të komunikimeve me të huaj: fisnikë, ushtarakë dhe diplomatë rusë; tregëtarë, diplomatë, poetë, mjekë dhe instrumentistë anglezë; marinarë, udhëtarë, konsuj, aventurierë francezë; suedezë, danezë, milanezë, napolitanë, bavarezë, lombardë, maltezë, etj.
Megjithatë, po të vështrohet me kujdes moria e pafund e informacionit ndjehet tendenca e tij e fortë dhe do të thoshim pa mëdyshje, e pamposhtur, e lakmueshme , për të krijuar një shtet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 8:57 am

Të panjohurat tronditëse për fundin e jetës së Ali Pashës

Me shumë interes janë dokumentet e ditëve të fundit të jetës së Ali Pashës. Në radhët e tyre gjenden urdhëra për mobilizime, porosi me karakter ushtarak, informacione për lëvizje trupash dhe kontrolle pikash të rëndësishme me karakter strategjik.
Mes tyre gjenden informacione që bëjnë fjalë për afrimin e trupave të dërguara nga Porta e Lartë, kunder Aliut, “…flotilje osmane në brigjet e Semanit dhe të Nafplios…”, “…formacione dhe reparte të paidentifikuar që aviten nga lindja e Pashallëkut…. “, “….provokatorë që po shpërndajnë panik ...”,
“.... tension dhe gjendje pasigurie në Berat, në Elbasan, në Trikalla e gjetkë….”. “….Në Vlorë kundërshtarët mobilizohen dhe marrin qytetin,…”, “….. tension në burgje dhe rebelim të burgosurish….”, “….kundërshtim nga fshatarë dhe provinca për t’u mobilizuar dhe shkuar në fronte luftrash…..”
Në rreshtat e këtyre dokumenteve ndihet klima që sa vjen e rëndohet, tensioni, pasiguria, frika, pesimizmi dhe një atmosferë e mbushur me emocione ku parandjehet një tragjedi e pritshme…..
Por, aty lexohet gjithashtu qëndresa e njerëzve të tij besnikë, që nuk u tërhoqën për asnjë çast gjer në orët e fundit të Pashait… Thanas Vaja, Tahir Abazi, Meço Bono, Zylyftar Poda, Ago Vasjari, etj.
* * *
Këto e shumë të tjera ngjarje të panjohura do t’i prezantojmë në shkrimet e ardhshme, ku do të flasim për evenimente të pazbuluara më parë, diplomaci sekrete e mbajtur në fshehtësi për arsye që do të bëhen tashmë të njohura, kurthe dhe komplote të padeklaruara, që i ka ditur vetëm Pashai dhe njerëzit e tij besnikë, marrëdhëniet brenda gjirit të familjes së monarkut, grindjet, konfliktet dhe mosmarrëveshjet, personazhe kalimtarë, por edhe të tjerë që janë të pranishëm nga fillimi dhe gjer në fund të jetës së Tepelenasit.
Le t’i hapim fletët e këtij dokumentacioni brilant ngadalë dhe të bëjmë të njohura opinionit shqiptar shumë të panjohura në shkrimet e ardhshme....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare Empty Re: Historia e kombit Shqiptar, nje histori e lashte, madheshtore, mijravjecare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi