Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Figura të shquara historike!

2 posters

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Kleopatra dhe Mark Antoni

Në vitin 42 p.K. Mark Antoni i kërkoi Kleopatrës të takohej me të në Tarsus, që ta pyeste mbi besnikërinë e saj. Kleopatra mbërriti aty dhe ia mori mendjen aq shumë Mark Antonit, sa ai vendosi ta kalonte dimrin e vitit 41 - 40 p.K. me të në Aleksandri.
Për të mbrojtur dhe Cezarionin, ajo i kërkoi Mark Antonit të urdhëronte vrasjen e motrës së saj, Arisnoe, që jetonte në tempullin e Artemisës në Efesus.
Ekzekutimi u krye në vitin 41 p.K. në shkallët e tempullit dhe kjo shkelje shenjtërie skandalizoi Romën. Më 25 dhjetor 40 p.K. Kleopatra solli në jetë dy binjakë me baba Mark Antonin, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II. Në vitin 37 p.K. Mark Antoni u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian edhe pse ai ishte i martuar në atë kohë me Oktavia Minor. Ai dhe Kleopatra patën dhe një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus.
Në vitin 31 para Krishtit, gjenerali Oktavian shkatërroi forcat e kombinuara të Antonit dhe Kleopatrës në betejë.
Pasi dëgjoi një lajm të rremë se, Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues.
Antoni dhe Kleopatra
Një prej femrave më të famshme në historinë e njerëzimit, Kleopatra VII, ishte faraonia e bukur dhe brilante e fundit e Egjiptit. Historia e dashurisë me gjeneralin romak, Mark Antoni, është cilësuar si një prej romancave më të mëdha të historisë së njerëzimit.
Pavarësisht se historia e tyre e dashurisë skandalizoi shoqërinë romake, ata u martuan në vitin 36 para Krishtit.
Por në vitin 31 para Krishtit, gjenerali Oktavian shkatërroi forcat e kombinuara të Antonit dhe Kleopatrës në betejë. Pasi dëgjoi një lajm të rremë se Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Fëmijëve të saj që i kishte me Mark Antonin iu fal jeta, ndërsa Cezarionin e Cezarit, Oktavi, e vrau në vend dhe muajin Gusht e shpalli si ditë të fitores së tij ndaj armiqve të Romës, muaj që edhe në ditët e sotme njihet si i tillë në kalendarin Romak. Pas kësaj fitoreje të ulët edhe pse ai e quante të lavdishme, Oktavi u vetshpall Augustus Perandori i parë i Romës.
Legjenda misterioze dhe e dhimbshme e Kleopatrës është riprodhuar disa herë dhe është shfaqur nëpër kinema, teatro e televizione në mbarë botën. Versionet e historisë së treguar në këto riprodhime kanë shumë ndryshime nga njëra-tjetra, por në thelb të gjithë e përshkruajnë si një mbretëreshë të drejtë dhe liberale, ndërkohë që Kleoptra nuk ka qenë aspak liberale dhe në pjesën më të madhe të sundimit të saj ka vendosur interesin e saj personal mbi atë të popullit. Një ndër filmat më të njohur që krijoi famë shumë të madhe në vitin 1963 ka qenë "Kleopatra" i regjizorit Xhozef L. Mankiewicz, film i cili zgjaste 184 minuta. Rolin kryesor, atë të Kleopatrës e luante me mjeshtëri dhe hijeshi të madhe Elizabet Tejlor, ndërsa rolin e Mark Antonit, Ricard Burton.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Katër luftëtarë të mëdhenj, katër stile lufte

Aleksandri i Madh, Duka Wellington, Ulysses Grant dhe Adolf Hitler: si ka evoluar arti i komandimit në pothuajse 2500 vjet histori



Cilësia themelore e luftëtarit të madh është një e vetme: aftësia për ta armikun në betejën vendimtare që mund të vendosë fatet e një konflikti. Intuitë, reagueshmëri e menjëhershme dhe fati i pamungueshëm bëjnë pastaj kusurin.
E vështirë domethënë të përcaktosh një prototip luftëtari unik dhe të zbatueshëm në situata të ndryshme historike.
Pikërisht për të shmangur krahasime midis njerëzve dhe evenimenteve të largëta midis tyre, më interesante është të kërkohet të kuptohet sesi ka evoluar gjatë historisë figura e tij dhe si gjeneralët kanë ndryshuar mënyrën e të bërit luftë gjatë rreth 2500 viteve të fundit.
Domethënë, duke filluar qysh kur ka ndodhur kalimi nga shoqëria primitive, në të cilën egërsia e armëve dhe mungesa e skemave të paracaktuara të betejës bënte që numri i viktimave të ishte jashtëzakonisht i reduktuar - edhe pse pleqtë e fshatrave luanin një rol moderatori dhe "diplomati", domethënë, duke penguar që çmimi për t'u paguar në betejë të ishte tepër i lartë respektivisht objektit të kontestimit - po thonim kur është kaluar nga e ashtuquajtura shoqëri paraheorike në shoqërinë e organizuar dhe heroike, në të cilën figura e lidershipit politik dhe ushtarak mori një rëndësi themelore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

Pas këtij pasazhi, shpjegon John Keegan tek "The Mask Of Command", një studim magjepsës strategjie, historie ushtarake dhe hetimi karakterial komparativ, "ai që drejton njerëzit në luftë mund t'u tregohet ndjekësve të tij vetëm nëpërmjet një maske, një maske që vetë ai e ka ndërtuar, në mënyrë që njerëzit e kohës së tij të njohin tek ai liderin që dëshirojnë dhe për të cilin kanë nevojë".
Autori, një prej ekspertëve më të mëdhenj të historisë ushtarake të Britanisë së Madhe, zgjedh që ta studiojë argumentin, duke marrë në konsideratë jetën dhe gjestet e katër luftëtarëve të mëdhenj: Aleksandrit të Madh, Arthur Wellesley, Duka i parë Wellington, Ulysses Grant dhe Adolf Hitler. Zgjedhja e emrave mund të duket arbitrare, e zhbalancuar siç është në personazhe anglosaksonë dhe me një skanim epokal që i anashkalon për bukuri pothuajse 2000 vitet që ndajnë Aleksandrin e Madh nga Duka Wellington.
Duke dashur secili prej nesh që të mund të ushtrohet në gjetjen e emrave të tjerë po aq kuptimplotë (le të mendojmë, sa për të dhënë ndonjë shembull, Frederik Mjekërrkuqin, kapitenët ushtarakë, Saladinin, Eugjenin e Savojës apo Napoleonin).
Por, rezultati nuk do të ndryshonte me shumë, shpjegon autori, pasi në fund do të rezultonte vetëm diferenca ekstreme e "karaktereve të luftës në një shoqëri në vend të një tjetre". Një diversitet aq dobësisht i klasifikueshëm "sa të bëjë të rezultojë cilësitë dhe sjelljet e zakonshme të krerëve patjetër më pak të rëndësishëm se diferencat ekzistuese midis qëllimeve që ndjekin dhe midis funksioneve që marrin".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

Aleksandri i Madh, i biri i Filipit të II-të të Maqedonisë, i lindur në vitin 356 B.C., është stereotipi i një funksioni komandues të bazuar ekskluzivisht mbi ambicien, dhunën dhe impulset e egra luftarake. Në fund të fundit, vetë shoqëria maqedone bazohej mbi heroizmin. Në qendër të saj gjendej kreu ushtarak i rrethuar nga luftëtarët besnikë të tij. Midis tyre, krijohen një raport "me natyrë etike, ajo barazi që duron midis atyre që ndajnë rreziqet dhe rivalizojnë për t'u kaluar njëri pas tjetrit në demonstrimet e kurajës, aq më mirë nëse të shkëshilluara".
Në pushtimet e tij të mrekullueshme që e çuan nga Greqia në Persin dhe më pas deri në territoret ekstreme të Indisë, Aleksandri veç të tjerash influencohej nga epika homerike, me të cilën ishte ushqyer qysh në rini dhe që i kish mësuar përbuzjen e rrezikut, shijen e rrezikut dhe të sfidës ekstreme. Në kundërshtim nga mendimi i babait Filip, ai qe impulsiv dhe i vendosur, kur në betejën e Keroneas kundër ushtrisë së bashkuar të Tebës dhe të Athinës e lëshoi krahun e majtë të ushtrisë së tij kundër armikut, duke e fshirë atë.
Ashtu si në mënyrë impulsive, në kufijtë e kokëshkretësisë, lëvizi në betejën e Granikos kundër persianëve. Në fakt, zgjodhi që të sulmojë në pikën ku linja persiane ishte më e fortë, duke e çarë me një forcë përplasjeje të habitshme. Lindi kështu një prej taktikave më të njohura të luftës: domethënë të zgjedhësh gjithmonë opsionin më të vështirë, duke sulmuar aty ku armiku kishte mbrojtjen më të fortë të tij. Sepse ishte pikërisht aty, theksonte Aleksandri, që kundërshtari ndjehej më i dobët, në mos materialisht, sigurisht të paktën psikologjikisht.
"E kuptonte se persianët, megjithëse materialisht më të fortë, qenë të vonueshëm përballë ndeshjes me një vullnet superior dhe mbi forcën e vullnetit të vet nuk kishte kurrfarë dyshimi". Impuls, origjinalitet dhe vendosmëri mund të thuhet. Në më pak se një vit e gjysëm vuri në arrati ushtrinë persiane të Darit, duke u vetëshpallur zotëri i Azisë.
Natyrisht, merita qe edhe e ushtrisë së tij, e strukturuar në mënyrë jashtëzakonisht të lehtë, domethënë e privuar nga kolona të gjata furnizimesh në ndjekje dhe, për pasojë, shumë më e aftë për t'u postuar me shpejtësi dhe për ta bërë shfaqjen e saj në fushën e betejës pavarësisht çdo logjistike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

Por edhe "shtabi i përgjithshëm" i tij kontribuoi për suksesin. Nëqoftëse në betejë Aleksandri lëshohej në turmë, duke humbur faktikisht kontrollin mbi ngjarjet dhe duke u ekspozuar "me kurajën e njeriut që nuk beson në vdekshmërinë e vet", në raportimet që e paraprinin dinte që t'i mbante parasysh edhe rekomandimet për maturi. Arti i komandimit i tij ishte një lloj sinteze midis forcës së shembullit të dhënë nga vetë ai dhe një indulgjence tolerante.
Njeri i jashtëzakonshëm skene dhe orator i aftë, edhe "nëse kërkonte që të dukej mbinjerëzor, e pranonte dhe e falte natyrën njerëzore normale të ushtarëve të vet". Maska e tij e komandimit, shpjegon Keegan, fshihte prapa dominimit të plotë të vetes një stereotip të egër. Aq sa përballë sukseseve të shumta nuk arriti që të qeverisë paqen dhe të krijojë një perandori të qëndrueshme. "Shkatërroi shumë dhe krijoi pak ose asgjë".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

Arthur Wellington, komandanti i forcave britanike, holandeze dhe belge që në vitin 1815 mundën Napoleonin në Waterloo, ishte në të vërtetë një personazh i një brumi krejtësisht tjetër
Duke filluar qysh nga humori dhe autoironia e tij. E vishte uniformën e Madhërisë së Tij pa ndonjë vokacion të veçantë, u përshkrua vite më pas si "një pinjoll familjeje fisnike i hyrë në ushtri për të qenë më shumë si ornament sesa si dobi". Dhe në fakt u formua në Eton College pa yjë, pa turp. Filloi që të vihej në pah sapo e emërua në një regjiment që ndodhej në Indi, gjatë pesë vitesh fushata (1799 - 1803) për një vetëkontroll dhe një shkathtësi strategjike ekstreme.
I kthyer në Europë nga viti 1808 deri në vitin 1814 do të jetë armiku kryesor i Napoleonit në Gadishullin Iberik, duke e bërë Lisbonën selinë qendrore të tij dhe, duke i penguar trupat franceze që të nguleshin përfundimisht në Spanjë. I kthyer në atdhe si fitimtar pas dy betejave themelore të Orthez dhe të Tolosa, u vlerësua me medalje dhe urdhëra të shumta: titujt e baronit, vikontit dhe markezit, Urdhërin e Zharretierës, bastunin e Mareshallit. Përsa i përket etosit të tij të komandimit, respektivisht Alesandrit të Madh, Wellington nuk merrte pjesë në betejë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe preferonte që të qëndronte menjëherë prapa linjave të para për të drejtuar operacionet.
Por, ashtu si maqedonasi, synonte për një taktikë që t'i mundësonte të mbulonte një anë apo të provokonte një frakturë në frontin e linjës kundërshtare. Instrumenti i ekselencës furnizohej nga sistemi britanik i regjimenteve, në të cilin ushtarët e trupës dhe nënoficerët pothuajse nuk transferoheshin asnjëherë në regjimente të tjera. Shkalla e lartë e kohezionit që krijohej midis njerëzve demonstrohej thelbësisht në betejë. I qeshur, gjithmonë në gjendje të mirë shpirtërore dhe i pandjeshëm ndaj rerotikës dhe heroizmit të fasadës, për njerëzit e tij Wellington ishte vetëm "ai bastardi hundëmadh që mund francezët".
Ai ua kthente, duke i quajtur ushtarët e tij "jashtëqitja e shoqërisë" dhe shtonte: "ushtarët anglezë janë kalamaj që rekrutohen në mënyrë që të kenë për të pirë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

E vërteta është kjo, të gjithë janë rekrutuar për të pirë". Megjithatë, prej tyre arrinte të siguronte maksimumin në betejë. Në ndryshim nga Napoleoni, mbeti gjithmonë një antihero, një shtetas besnik i Madhërisë së Tij. Detyra e tij, thotë vetë, ishte "që të shërbente pa hezitime, me zell dhe me humor të mirë, kur dhe atje ku Mbreti apo qeveria e Tij e konsiderojnë oportune të më përdorin". Pas fitores në Ëaterloo, pyetjes nëse ishte i kënaqur apo jo që ishte brohoritur nga popullsia e Brukselit, ju përgjigj: "Aspak. Sikur të kisha dështuar, do të më kishin qëlluar në vend".
Luftëtari i tretë i marë në shqyrtim nga Keegan në librin e tij është Ulysses Grant, komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Bashkimit që mundi forcat sudiste gjatë Luftës Civile amerikane.
Ashtu si Wellington, edhe ai mishëroi një lidership fuqimisht të privuar nga karakteret klasike të heroizmit. "Grant ishte i brishtë, ngurrues për të rënë në sy, jo veçanërisht brilant në planin akademik: kalimi i tij në West Point, ashtu si dhe prania e tij në ushtri në epokën e përvojës së tij të shkurtër si ushtarak karriere lanë pak gjurmë".
Aq sa për një periudhë të caktuar kohe braktisi edhe uniformën për të bërë zanatet më të mjera: fermerin, tagrambledhësin, nëpunësin, por gjithmonë pa sukses të madh. Në moshën 39-vjeçare, në vigjilje të Luftës Civile, me katër fëmijë në kurriz, ishte akoma në kërkim të rrugës së tij. Konflikti arriti në mënyrë hyjnore që ta nxirrte nga gjendja "as në qiell e as në tokë", në të cilën ndodhej.
Përballë luftimeve të shpërthyera në vitin 1861 me shkëputjen e 11 shteteve të Jugut nga Bashkimi, Grant mori një qëndrim të cilin sot mund ta përkufizojmë si të tipit "moral".
Lufta kundër shkëputjes së shteteve skllavërore ishte për një "luftë e drejtë" dhe opinionet politike të tij nuk mund të mos shkonin me të njëjtin hap me detyrën e tij ushtarake. Duka Wellington, right or wrong, luftonte si shtetas i Mbretit për Mbretin, ndërsa Grant luftonte për vendin e tij jo si shtetas, por sepse besonte tek kauza.
"Prirja e tij për të gjykuar politikën që qëndronte prapa luftës - shpjegon Keegan - është një shenjë e ndryshimeve të ndodhura në rolin e komandantit, që e largonin Grant si nga modeli i Aleksandrit të Madh, ashtu dhe nga ai i Dukës Wellington". Ashtu siç ishte i ndryshëm qëndrimi i tij në betejë.
Në shtabin e përgjithshëm të tij diskutoheshin planet e veprimit si tek berberi, pa formalizma dhe në liri të plotë. Grant mbante një uniformë ushtari të thjeshtë, në të cilën kishte ngulur yjet e gjeneralit. I sinqertë dhe energjik (por shikimi i gjakut i shkaktonte të përziera), ishte një duhanpirës i madh dhe shpesh i ndodhte që të bëhej karroqe, megjithatë kthjelltësia e tij ishte proverbiale dhe pasqyrohej në shkrimin thelbësor, por jashtëzakonisht të saktë, të raportimeve të tij që në moshë të shtyrë i transferoi tek kujtimet e tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:03 am

"Posedonte dhunti intelektuale të jashtëzakonshme. Kishte dhuntinë e romancierit për bocën, krimin e një atmosfere dramatike, prezantimin e episodit domethënës [...]; ndjeshmëria e filozofit i mundësonte që të fuste në mënyrë të balancuar elementët e rrëfimit të tij në argumentimin e apologjisë projetë të tij, tema e së cilës ishte triumfi i një kauze të drejtë ndaj një kauze të padrejtë". Por, vështirë se u afrohej trupave të tij në momentet kyçe të betejës.
Duke refuzuar që t'i drejtojë njerëzit me shembullin e tij, siç bënin në fakt Aleksandri i Madh dhe pjesërisht Duka Wellington, zgjodhi si instrument raportin e transmetuar me telegraf, shpikje që mund të konsiderohet në bazën e transformimit të parë të vërtetë teknik të rolit të gjeneralit në betejë. Por dhuntia më e çmuar e tij ishte një tjetër: arritja që të penetronte në mentalitetet e kundërshtarëve të tij.
"E kuptova menjëherë - gjeti mënyrë të thotë - se armiku kishte frikë nga unë ashtu siç unë kisha prej tij. Nuk e kisha konsideruar asnjëherë çështjen nga kjo pikëpamje, por nuk e harrova kurrë më. [Qysh atëhere] nuk provova më asnjëherë dridhje në momentin e përballimit të armikut". Fama e tij u ndërtua midis viteve 1861 e 1862 gjatë tri betejave të para themelore, ato të Belmont, të Fort Donelson dhe të Shiloh, ku përveç taktikës superfine përdori edhe një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar topografinë e peizazhit dhe për t'ju përshtatur.
Pastaj erdhën përplasjet e famshme: Vicksburg, Champion's Hill, Chattanooga, Petersburg. Këtu demonstroi një aftësi tjetër novatore të tijën, respektivisht luftëtarëve të së kaluarës: luftën e nënkuptuar si ndeshje totale. Për t'ia nënshtruar Jugun kauzës së drejtë të Veriut, ushtria e tij do të duhej të përdorte çdo mjet për ta dobësuar armikun. Nuk bëhej fjalë vetëm për të asgjësuar trupat kundërshtare, por për të minuar edhe ekonominë që i mbanin ato.
"Grant digjte dhe shkatërronte sipas qejfit, duke përzënë nga shtëpitë e tyre kundërshtarët sapo që një territor pushtohej dhe duke e çuar në mënyrë të pamëshirshme luftën në zemrën e Jugut". Në këtë pikëpamje, ka qenë ndoshta gjenerali i parë "modern". Heroizmi joheroik i tij, shpjegon Keegan, "ushte përsosshmërisht në unison me populizmin e shoqërisë që ai i drejtoi drejt fitores".
Kurse në Kontinentin e Vjetër, logjika dritëshkurtër dhe utilitariste e Grant nuk zuri asnjëherë vend. Tek ne apeli ndaj heroit dhe kryeluftëtarit të madh, trashëgimi e një lashtësie klasike dhe e një mitologjie akoma shumë të rrënjosura në forma mentis europiane, nuk ka ndenjur asnjëherë prapra. Ai që e ushqeu në mënyrë perverse në shekullin e XX-të qe Adolf Hitler, i cili në harkun e shkurtër kohor të disa viteve arriti që të grumbullojë në figurën e tij autoritetin suprem operativ mbi forcat e armatosura. "Ushtari i parë i Rajhut", kështu pëlqente që të quhej.
Në vitin 1941, pasi ka larguar von Brauchitsch, qe ai që i spostoi drejtpërsëdrejti armatat gjermane në fushë si një komandant i madh. Por, imazhi i një Hitler jokompetent që i lëviz gurët e tij pa ditur asgjë rreth luftës është budallallëk. Tetari Adolf Hitler Luftën e Parë Botërore e kish bërë të gjithë, nga fillimi deri në fund. I mbërritur në regjiment në tetor të vitit 1914, kish qëndruar aty, përveçse disa lejesh dhe shtrimit në spital për një plagë, deri në tetorin e vitit 1918.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:07 am

Mori pjesë në 12 beteja dhe mori 5 dekorata.
Kur gjatë Luftës së Dytë Botërore u ulërinte me përçmim gjeneralëve të tij se dinte më shumë se ta nga lufta dhe luftimet, nuk e kishte krejtësisht gabim. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Franz Halder, arriti që t'i përplasë në fytyrë se nuk kishte pasur as edhe një plagë të vogël gjatë Luftës së Madhe. Praktikisht, Hitler kishte kaluar 5 vite të jetës në llogore, ndërsa gjeneralët gjermanë të formuar në kohërat e Luftës së Parë Botërore kish qëndruar gjithmonë larg nga fronti. Në universin e diktatorit nazist përvoja e luftës luajti kështu një rol themelor. Nga këndvështrimi i tij, shkruan Keegan, ishte "një provë vullneti dhe karakteri kombëtar, një luftë darviniane për mbijetesën e më të përshtatshmit dhe, për pasojë, një ndërmarrje që nuk mund të ndahej asnjëherë nga derdhja e lumenjve të gjakut". Por, ndërmarrje që kërkonte një ushtri të motivuar dhe efikase.
Hitler e gjeti "të poshtëruar dhe të reduktuar në dimensione, i dha forcë dhe krenari; por në kompensim, duke proceduar me hapa pothuajse të paperceptueshme, i hoqi pavarësinë dhe autonominë, dhe në fund edhe dinjitetin e vetëdijen". Vitet e Luftës së Dytë Botërore e demonstrojnë në mënyrë të qartë këtë vullnet koncentrimi dhe poshtërimi të njëkohshëm të niveleve drejtuese operative. Pothuajse të gjithë gjeneralët u lëvizën nga detyrat e tyre (dhe qenë ajka komandantësh, të tillë si von Bock, Rundsted, Leeb, Jodl, Rommel e Klughe), viktima të një qerthulli perversmërishë dhe dyshimesh.
Kush shpëtoi nga spastrimet gjeti vdekjen në fushën e betejës. Më shumë se një e treta e gjeneralëve të Ushtrisë dhe të luftëtarëve vdiqën apo u zhdukën në aksion: një kuotë shumë e lartë që nuk ka shok në të gjithë historinë e luftërave të kohëve të fundit. Teknika e komandimit e Hitler, përfundon Keegan, qe shumë më pak moderne nga sa do të donte të dukej. "Nën dekorimin futurist të stilit të tij, mbetej një produkt i kohërave të rinisë së tij dhe i një konteksti që po zhdukej, ku komanda emetohej nga një "majë shumë e lartë" e padukshme, në të cilën ushtari i thjeshtë konsiderohej që të bindej fjalë për fjalë, pa i dhënë atij, në shkëmbim, gjë tjetër përveçse urdhërave të marra që do ta çonin tek fitorja".
Nëqoftëse ushtrimi i pushtetit në luftë është një akt vetmitar absolutisht i nevojshëm, në ndryshim nga Aleksandri i Madh, Duka Wellington dhe Ulysses Grant, Hitler e kultivoi si një barrierë psikologjike në kuptimin e vërtetë të fjalës midis liderëve dhe vartësve të tyre. Një prej maskave të komandimit më të këqija që një luftëtar ka ndërtuar dhe që ua ka ofruar ndonjëherë ndjekësve të vet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:07 am

SHBA dhe roli i saj qe nga ndertimit dhe deri ne renien e Murit te Berlinit

Me ngritjen e Murit te Berlinit ne gusht te vitit 1961 u cimentua ne kuptimin e plote te fjales ndarja gjermane. Shtetet e Bashkuara te Amerikes reaguan fillimisht te permbajtura ndaj bllokimit te njerezve ne RDGJ(Republika Demokratie Gjermane)
13 gusht te vitit 1961 Berlini Lindor filloi bllokimin e RDGJ nga Perendimi.
vetem ne gjashte muajt e pare te vitit 1961 u larguan nga RDGJ mbi 150 mije njerez. Ne vitet e meparshme ishin larguar mbi tre milione. Shpesh ishin te rinj me kualifikime te larta ata te cilet i kthenin shpinen socializmit ne token gjermane.
Per presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokades nuk perbente shkak per lufte. Tri themelet e politikes se tij ndaj Gjermanise mbeten te paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i lire ne Berlin, prania e fuqive perendimore ne qytet si dhe liria e popullit ne Berlinin Perendimor.
Kenedi vete e vizitoi per here te pare ne vitin 1963 Republiken Federale te Gjermanise. Para nderteses se bashkise Sheneberg (Schöneberg) ai mbajti me 26 qershor para qindra-mijera njerezve nje fjalim mbi Murin dhe lirine. Ne kete vend ai i shqiptoi fjalet qe u futen ne histori: "Une jam nje berlinez". Karizma e presidentit Kennedy i pajtoi berlinezet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kur Berlini Lindor filloi ndertimin e Murit ndares shume kishin pritur nje angazhim me te madh te SHBA. Megjithate administrata e Kenedit si dhe politikanet gjermane reaguan me maturi. Ata e dinin: bota ndodhej ne prag te nje lufte atomike.
Nderkaq mberriti "Checkpoint Charlie": tanke amerikane perballe tankeve sovjetike. Kjo u be e qarte ne tetor te vitit 1961. Atehere bashkepunetoret e administrates amerikane u penguan te hynin ne sektorin lindor. Ne pikekalimin kufitar "Checkpoint Charlie" shkuan ne menyre demonstrative tanke amerikane. Perballe tyre ndodheshin tanket sovjetike. Ne fund te dyja palet i terhoqen ushtaret e tyre. Megjithate amerikanet ia bene te qarte botes se do t'i mbrojne te drejtat e tyre ne qytet.
Marredhenia midis presidentit amerikan Kenedi dhe kancelarit te atehershem gjerman Konrad Adenauer,nuk ishte pa tensione..
Adenaueri, atehere ne moshe 85 vjecare dhe me botekuptime konservatore ishte skeptik ndaj presidentit amerikan,
Si pasoje Adenaueri filloi ne fillim te viteve '60 te afrohet me Francen. As kjo nuk i pelqeu Uashingtonit.
Por Megjithe mosmarreveshjet, Gjermania mbeti aleati kryesor i Amerikes ne Evrope.
Te dyja palet zakonisht gjenin nje kompromis. Gjermania ishte dhe mbeti aleati kryesor i Amerikes ne Evrope. Presidentet amerikane vizituan rregullisht Berlinin. Ne shkurt te vitit 1969 ishte Ricard Niksoni ai qe e vizitoi qytetin e ndare, ne qershor te vitit 1978 ishte Xhimi Karter.
Pak kohe pasi sekretari i pergjithshem sovjetik, Mihail Gorbacov paralajmeroi nje politike te re ndaj Perendimit, presidenti i atehershem amerikan Ronald Regan me 12 qershor te vitit 1987 udhetoi per ne Gjermani.
Nese Gorbacovi deshiron paqe, mireqenie per Bashkimin Sovjetik dhe Evropen Lindore, nese ai deshiron me shume liri atehere duhet te hape Murin, u shpreh Regani ne Porten e Brandeburgut para disa dhjetera-mijera berlinezeve.

Me 9 nentor te vitit 1989 u rrezua muri i Berlinit. Serish ishte nje president amerikan, Xhorxh Bush i cili doli ne skenen nderkombetare si avokat i Gjermanise dhe mbeshteti procesin e ribashkimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:07 am

Kosova, nje vit pavaresi dhe progres ekonomik

Një vit më parë, vetëm pak ditë para shpalljes së Pavarësisë, mendimi politik, ekonomik e shoqëror, kombëtar e ndërkombëtar, ishte fokusuar në faktin se "cila dhe si do të ishte Kosova e post-Pavarësisë"? Brenda kësaj çështjeje gërshetoheshin problemet më themelore të shtetit të ri demokratik të Kosovës, që lidheshin që nga vazhdimi i rrugës së zhvillimit të reformave demokratike, politike e institucionale, deri tek ato të respektimit të të drejtave të njeriut, të pakicave, medias dhe lirisë ekonomike; nga reformat në drejtësi dhe respektimi i ligjit, vendosjes së rendit dhe luftës kundër krimit e deri në ngritjen dhe zhvillimin e diplomacisë së Kosovës, njohjes ndërkombëtare të saj dhe ngritjen e funksionimin, gjithashtu të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës), nga kryerja e reformave të ekonomisë së tregut, luftës kundër varfërisë e papunësisë, reformave strukturore e fiskale, reformave në sistemin shëndetësor dhe të edukimit, shtimit të përpjekjeve për zhvillim e integrim (përmes bashkëpunimit me ndërkombëtarët: UNMIK, EULEX) dhe aderimi në institucionet ndërkombëtare) dhe pse jo, deri te përballja me ndikimet dhe pasojat e krizës globale në ekonominë e jetën sociale të Kosovës. Dhe ja ku jemi sot, një vit pas pavarësisë në Kosovë. Por më parë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:07 am

ÇFARE EKONOMIE TRASHEGOI KOSOVA?

1. Trashëgimia ekonomike e Kosovës nga ish-Jugosllavia

Kosova, në kuadrin e ish-Jugosllavisë, si të gjitha vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore (për gati 45-50 vjet) zhvilloi dhe trashëgoi një ekonomi të tipit komunist, të drejtuar në mënyrë të centralizuar e të komanduar, dështimi i së cilës tashmë është vërtetuar për të gjitha këto vende.

Në vitet 1990-1999, Kosova, nën regjimin e Millosheviçit përjetoi një pleksje të thellë të krizës politike me atë ekonomike e sociale, që përfundoi me luftën e Kosovës. Lufta dhe paslufta e gjeti me një ekonomi të shkatërruar e të paralizuar plotësisht dhe me një varfëri të tejskajshme, një ekonomi drejt një krize të plotë. Kështu, në prag të ndërhyrjes së forcave të Aleancës, situata ekonomike në Kosovë paraqitej tragjike, ndërsa çlirimi e gjeti Kosovën "tokë të djegur".

2. Trashëgimia ekonomike e Kosovës së pasluftës

Pas luftës, thellimi i krizës ekonomike në Kosovë u shfaq dukshëm; ajo ishte e gjithanshme, e shoqëruar me rënien ekstreme të prodhimit, paralizën e gjithanshme ekonomike e financiare dhe varfërinë në ekstrem. E këto dëshmoheshin nga:

-një vend pa institucione shtetërore;

-një ekonomi totalisht e paralizuar;

-një papunësi masive;

-financa publike inekzistente;

-një industri e amortizuar totalisht dhe e paralizuar përgjithësisht;

-një bujqësi e braktisur;

-një treg mallrash e produktesh me shumicë e me pakicë të boshatisur, me sy të kthyer nga ndihmat e emergjencës dhe importi;

-një treg shërbimesh, transporti etj., gjithashtu të paralizuara;

-një treg bankar dhe jo bankar i shkatërruar;

-institucione arsimore e shëndetësore të shkatërruara dhe gjithnjë në nevojë;

-një infrastrukturë rrugore e shkatërruar nga lufta, ndërprerje të aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në një pjesë të mirë të vendit;

Përfundimi ishte: Ekonomia në krizë. Varfëria kishte pllakosur vendin.

3. Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës së administrimit nga OKB

Pas ndërhyrjes së forcave të Aleancës dhe kalimit në administrimin e OKB-së, Kosova hyri në rrugën e transformimit të plotë demokratik, në aspektin politik, institucional, ekonomik e social. Drejtimi i vendit (Kosovës) pas luftës nga UN(UNMIK) kishte si qëllim:

-ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës dhe institucioneve demokratike të tij;

-vendosjen e ligjit dhe të rendit;

-rindërtimin e vendit përmes zhvillimit ekonomik e social të tij. Pra, krahas një sërë reformave politike e institucionale, administrata e OKB-së, në bashkëpunim me autoritetet qeveritare të Kosovës dhe organet lokale të saj, të zgjedhura në rrugë demokratike, hodhi bazat e institucioneve dhe zhvillimeve të ekonomisë së tregut, që shërbyen si themeli i reformave të tranzicionit ekonomik të Kosovës. Dhe padyshim që u arritën disa rezultate.

Në aspektin makroekonomik, pas rënies së shënuar në vitet 2000-2001 dhe rritjes negative në vitet 2002-2003, në vitet 2004-‘05 rritja e GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) shënoi shifrën 3%, inflacioni dhe deficiti buxhetor filluan të viheshin nën kontroll. Megjithatë, deficiti në bilancin e tregtisë zinte 70% të GDP-së, të ardhurat nga emigracioni rreth 13% dhe ndihma e huaj rreth 34% të PPB-së. Më shumë zhvillim pas vitit 1999 mori sektori i tregtisë, i shërbimeve dhe i ndërtimit. Megjithatë, sektori i industrisë, bujqësisë dhe ai energjetik nuk shënuan ndonjë progres të dukshëm. Ndërkaq, papunësia dhe varfëria mbeten çështje shqetësuese dhe në rend të ditës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:08 am

4. Ekonomia e Kosovës në prag të Pavarësisë

Padashur t‘i rikthehem hollësisht situatës ekonomike e sociale, para një viti, në prag të Pavarësisë (situatë që tani po e lëmë pas), nuk mund të mos kujtojmë se në këtë këndvështrim (ekonomik, financiar e social), qeveria e Thaçit, klasa politike në Kosovë, shteti i ri demokratik, si dhe qytetarët e tij, me gjithë punën e madhe të kryer në bashkëpunim me ndërkombëtarët për gati 9 vjet, pas luftës në Kosovë, në prag të Pavarësisë, trashëgoi një gjendje ekonomike e sociale tejet të vështirë. Treguesit dhe indikatorët që e dëshmojnë këtë janë të njohur. Kosova, në prag të Pavarësisë, trashëgoi një Prodhim të Përgjithshëm Bruto rreth 1164 euro për frymë (sipas të dhënave të vitit 2007), një buxhet të konsoliduar për vitin 2008 (rreth 1 miliard e 90 milionë euro), rreth 72 mijë biznese të regjistruara dhe funksionale. Megjithatë, ekonomia e Kosovës kishte një industri të amortizuar totalisht e të paralizuar përgjithësisht, një bujqësi të braktisur, një treg mallrash e produktesh me shumicë e me pakicë të dominuar thuajse tërësisht nga importi, një treg shërbimesh të ndryshëm, si dhe treg bankar e jo bankar në hapat e parë, me institucione arsimore dhe shëndetësore gjithnjë e në nevojë, me mungesa dhe kërkesa gjithnjë e në rritje etj.

Gjithashtu, Kosova, me një popullsi prej gati 2.4 milionë banorë, me moshë mesatare të popullsisë më të re se çdo vend tjetër (rreth 25 vjeç), në prag të Pavarësisë trashëgoi një papunësi masive mbi 50%, në kushtet e një tregu pune që shtohet me gati rreth 30 mijë punëkërkues të rinj në vit. Të gjithë këta elementë nuk mund ta shmangin ekzistencën e varfërisë së përgjithshme, më e theksuar kjo në zonat rurale të saj. Por, megjithëse në gjendje të vështirë dhe të varfër, ekonomia kosovare në këto momente pati disa elementë pozitivë dhe avantazhe (të krijuara e të zhvilluara gjatë 9 viteve, me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve), që suportonin disi ecjen e ekonomisë së saj, reformimin, zhvillimin dhe integrimin rajonal e evropian të saj, siç ishin:

-çështja e pronësisë përgjithësisht ishte e zgjidhur (element i rëndësishëm për zhvillimin e investimeve të huaja dhe të sektorit privat);

-iniciativa private, megjithëse në fillimet e saj, po zhvillohej. Kishte rreth 72 mijë biznese të regjistruara që ushtronin veprimtarinë e tyre;

-një sistem fiskal e buxhetor adekuat dhe disa institucione të tregut ishin ngritur dhe po funksiononin, duke u harmonizuar me ato të vendeve të BE-së, por që kishin dhe kanë ende shumë punë për konsolidimin e tyre, sidomos në aspekt të zbatimit dhe funksionimit të tyre;

-ekonomia e Kosovës ishte një ekonomi dhe tregti e liberalizuar dhe pjesë e proceseve integruese rajonale të tregtisë së lirë (CEFTA), si dhe kishte një marrëveshje për të ecur në procesin e stabilizim-asociimit me BE-në;

-Kosova ka në qarkullim monedhën e përbashkët evropiane, euron, kishte dhe ka të ardhura nga jashtë, nga emigracioni (remitanca) të konsiderueshme për afro 350-400 milionë euro në vit, që ishin dhe mbeten shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:08 am

NJE VIT PAVARESI-NJE VIT PROGRES

Askush nuk mund ta mohojë progresin e arritur, pavarësisht në ç‘përmasa (në një vit nuk mund të bëhet gjithçka), në të gjitha aspektet në Kosovën e pas-Pavarësisë. Një Kosovë e njohur nga 54 shtete, që po ngre dhe konsolidon institucionet demokratike të shtetit, me struktura të sigurisë e të rendit në funksionim, sipas standardeve, që po inicion një sërë nismash e reformash të zhvillimit ekonomik e të luftës kundër varfërisë dhe që po zbaton masa për integrim euroatlantik, nuk mund të mos quhet një Kosovë në progres. Për më tepër, nga pikëpamja ekonomike, financiare e sociale, dëshmi e hapave të progresit të shënuar, mund të konsiderohen:

-vazhdimi gjatë këtij viti i stabilitetit makroekonomik të Kosovës, si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm për vitet në vazhdim. Rritja ekonomike në vitin 2008 ishte 5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% (pavarësisht nga baza krahasuese e kësaj rritjeje dhe kriza globale, ajo përbën një tregues pozitiv dhe premtues), dhe një rritje të GDP-së për kapital nga 1150 euro më 2007-ën, në 1616 euro për vitin 2009 etj;

-zhvillimi i disa veprave të infrastrukturës gjatë vitit 2008 dhe të parashikuara në buxhetin 2009 (ndërtim rrugësh, ujësjellës etj.), që kanë ndikuar e do të ndikojnë jo vetëm në zhvillimin kaq të domosdoshëm të këtij sektori, por edhe në zbutjen e papunësisë;

-miratimi dhe fillimi i zbatimit të buxhetit të shtetit të Kosovës për vitin 2009 do t‘i japë një zhvillim të mëtejshëm vendit dhe ekonomisë në shumë drejtime (shuma në rritje e buxhetit 2009, prej gati 1.5 miliardë euro, nga gati 1.09 miliardë më 2008-ën, është garanci për këto objektiva);

-rritja dhe zgjerimi i biznesit privat me më shumë se 15 mijë biznese të reja të hapura gjatë një viti (nga 72 mijë në fund të 2007-ës sot numërohen më shumë se 87960 biznese, prej të cilëve gati 47% janë të angazhuar në tregti;

-zhvillimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i sektorit financiar (bankar e jo bankar), duke u bazuar në sistemin bankar me dy nivele (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, 8 banka të nivelit të dytë, 9 kompani sigurimesh, dy kompani të skemave të pensioneve etj);

-hyrja në rrugën e procesit të privatizimit të sektorëve strategjikë (Telekomit, Aeroportit, KEK-sektorit energjetik etj);

-zgjerimi dhe liberalizimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i tregtisë (marrëdhëniet eksport-import në kuadër të CEFTA-s);

-rritja e investimeve të huaja, duke kapur shifrën e më shumë se 700 milionë eurove;

-fillimi i zbatimit të politikave të luftës kundër varfërisë dhe zbatimi i reformave të para sociale për rritjen e pagave dhe pensioneve;

-fillimi i zbatimit të reformave në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor, e një sërë reformash të tjera. Dhe për një vit, natyrisht, nuk janë pak. Por, padyshim, rruga e nisur është e gjatë dhe e vështirë. Prandaj ka shumë për t‘u bërë, veçanërisht...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:08 am

NJE VIT PAVARESI-NJE VIT PROGRES

Askush nuk mund ta mohojë progresin e arritur, pavarësisht në ç‘përmasa (në një vit nuk mund të bëhet gjithçka), në të gjitha aspektet në Kosovën e pas-Pavarësisë. Një Kosovë e njohur nga 54 shtete, që po ngre dhe konsolidon institucionet demokratike të shtetit, me struktura të sigurisë e të rendit në funksionim, sipas standardeve, që po inicion një sërë nismash e reformash të zhvillimit ekonomik e të luftës kundër varfërisë dhe që po zbaton masa për integrim euroatlantik, nuk mund të mos quhet një Kosovë në progres. Për më tepër, nga pikëpamja ekonomike, financiare e sociale, dëshmi e hapave të progresit të shënuar, mund të konsiderohen:

-vazhdimi gjatë këtij viti i stabilitetit makroekonomik të Kosovës, si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm për vitet në vazhdim. Rritja ekonomike në vitin 2008 ishte 5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% (pavarësisht nga baza krahasuese e kësaj rritjeje dhe kriza globale, ajo përbën një tregues pozitiv dhe premtues), dhe një rritje të GDP-së për kapital nga 1150 euro më 2007-ën, në 1616 euro për vitin 2009 etj;

-zhvillimi i disa veprave të infrastrukturës gjatë vitit 2008 dhe të parashikuara në buxhetin 2009 (ndërtim rrugësh, ujësjellës etj.), që kanë ndikuar e do të ndikojnë jo vetëm në zhvillimin kaq të domosdoshëm të këtij sektori, por edhe në zbutjen e papunësisë;

-miratimi dhe fillimi i zbatimit të buxhetit të shtetit të Kosovës për vitin 2009 do t‘i japë një zhvillim të mëtejshëm vendit dhe ekonomisë në shumë drejtime (shuma në rritje e buxhetit 2009, prej gati 1.5 miliardë euro, nga gati 1.09 miliardë më 2008-ën, është garanci për këto objektiva);

-rritja dhe zgjerimi i biznesit privat me më shumë se 15 mijë biznese të reja të hapura gjatë një viti (nga 72 mijë në fund të 2007-ës sot numërohen më shumë se 87960 biznese, prej të cilëve gati 47% janë të angazhuar në tregti;

-zhvillimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i sektorit financiar (bankar e jo bankar), duke u bazuar në sistemin bankar me dy nivele (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, 8 banka të nivelit të dytë, 9 kompani sigurimesh, dy kompani të skemave të pensioneve etj);

-hyrja në rrugën e procesit të privatizimit të sektorëve strategjikë (Telekomit, Aeroportit, KEK-sektorit energjetik etj);

-zgjerimi dhe liberalizimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i tregtisë (marrëdhëniet eksport-import në kuadër të CEFTA-s);

-rritja e investimeve të huaja, duke kapur shifrën e më shumë se 700 milionë eurove;

-fillimi i zbatimit të politikave të luftës kundër varfërisë dhe zbatimi i reformave të para sociale për rritjen e pagave dhe pensioneve;

-fillimi i zbatimit të reformave në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor, e një sërë reformash të tjera. Dhe për një vit, natyrisht, nuk janë pak. Por, padyshim, rruga e nisur është e gjatë dhe e vështirë. Prandaj ka shumë për t‘u bërë, veçanërisht...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:08 am

PERBALLJA ME KRIZEN GLOBALE

Kriza ekonomike e financiare globale, që ka përfshirë thuajse gjithë ekonomitë më të zhvilluara të botës (recensioni i ekonomisë amerikane, asaj japoneze, rëniet, tkurrjet dhe recensioni ekonomik në vendet e BE-së etj.) nuk ka lënë pa prekur (dhe pjesa më e vështirë pritet të vijë gjatë këtij viti e që mund të zgjasë për dy-tre vjet) edhe vendet e Ballkanit, për rrjedhojë edhe ekonominë dhe jetën sociale në Kosovë. Kësisoj, në varësi të këtij ndikimi, mund të mos kemi rritjen e parashikuar ekonomike. Sektorët e ndërtimit, të tregtisë, prodhimet me lëndë të porositur, investimet e huaja, të ardhurat nga emigracioni etj., do të jenë pjesët më të ekspozuara ndaj krizës globale. Padyshim që këto mund të kenë ndikimin e tyre edhe në nivelin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërisë e papunësisë së tyre.

Prandaj, edhe marrja e masave për minimizimin e kësaj krize përbën një nga sfidat kryesore, krahas atyre të zhvillimit dhe integrimit ekonomik, dinamizimit të mëtejshëm të zbatimit të reformave të tregut, zbatimit të politikave ekonomike e fiskale, efikase dhe zhvilluese, shtimin e luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit, apo rritjen e angazhimit e përpjekjeve për zbutjen e mëtejshme të varfërisë e papunësisë, që mbeten ende sfida madhore të zhvillimit ekonomiko-social të Kosovës.

Natyrisht, kur vendet më të zhvilluara të botës po bashkëpunojnë për përballimin e krizës, aq më tepër Kosovës, një shtet i ri, me ekonomi shumë të brishtë, do t‘i nevojitet një bashkëpunim më i gjerë me ekipet ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it, me donatorë të ndryshëm, veçanërisht me institucionet ekonomike e financiare ndërkombëtare dhe ato evropiane, e për me tepër, anëtarësimi në to tashmë është më i domosdoshëm se kurrë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:09 am

Librat e Luftes se Pare Boterore

Mendime mbi librin Robert Graves, "Good-Bye To All That."

Libri autobiografik i Robert Graves me titullin "Good-Bye To All That," eshte nje menyre per autorin qe ti vere kapak kujtimeve te nje te kaluare te trishte sepse sipas autorit, Robert Graves nuk deshironte ti rikujtonte me ato kujtime pasi te ishin hedhur ne leter. Gjithashtu autori i thote lamtumire edhe vetes se tij te vjeter qe e kishte humbur gjate luftes. Ky liber mund te lexohet nga pikeveshtrimi i efekteve "anesore" te luftes, nje studjim i struktures se klasave ne Angli ne shekullin e 20-te, si nje histori dashurie ose si nje konflikt midis individit dhe shoqerise.

Libri fillon me biografine e mamase se Robert Graves e cila martohet me nje burre te ve me 5 femije. Ne shkolle e tallnin per emrin dhe rrjedhimisht mori keshillen e nje shoku qe te mesonte boksin. Graves shkoi ushtar vullnetarisht per te evituar te shkuarit ne Oxford per disa muaj. Arsyeja e dyte pse Graves shkoi ushtar ishte sepse vertete e besonte qe po luftonte ne anen e drejte.

Me kalimin e kohes, armatimi u dyfishua dhe lufta vazhdonte akoma me e eger se me pare. Graves i kishte bere shume pershtypje fakti qe njerezit ne Londer ishin shume injorante rreth luftes qe po ndodhte. Per me teper, lufta ishte aq e lodhshme (fizikisht dhe emocionalisht) sa qe nje oficer fillonte e beheshe i bezdisur pas 9-10 muaj te njepasnjeshem sherbimi. Pas 1 viti a me shume, fillonte e beheshe pengese. Gjate luftes, Graves u plagos rende dhe Koloneli e mendoi te vdekur. Ishte prej nje nga tezet qe u gjet rastesisht ne te njejtin spital me nipin e saj qe prinderit e Graves moren lajmin qe i biri ishte gjalle.

Pas rekuperimit nga plaga Graves ra semure me pneumoni dhe u shtrua ne te njejtin spital me disa njerez te famshem si psh Aldous Huxley dhe Bertrand Russell. Ne moshen 22, Graves u martua me Nancy, 18 vjec, pas te ciles u dashurua me korrespondence. Nancy ngeli shtatzene shume shpejte dhe ndaloi se punuari. Graves me ne fund e la ushtrine qe te jetonte me familjen e tij ne Harlech e te shkruante poezi.

Nje vendim i pasuksesshem ne biznes e detyroi familjen e re te leviznin ne nje shtepize tjeter, dhe Graves nuk i dha kurre provimet e tij perfundimtare pasi i vdiq tutori. Ai e kuptonte qe poezite e tij nuk ishin aq te arritura sa duhet te ishin per faktin se kishte shume detyrime ne shtepi. Pasi mbaroi tezen e deges, Graves punoi si profesor Letersie te cilen nuk e pelqeu dhe si perfundim e la. Graves gjithashtu punoi dhe me nje person tjeter te famshem, T. E. Lawrence, librin e te cilit ai e publikoi perpara se te ndaheshe nga gruaja dhe te shkruante "Good-Bye To All That."

Ajo qe me ben pershtypje mua nga transformimi qe perjetoi Robert Graves prej luftes ishte fakti se kur Graves ishte femije, ishte shume i vendosur per te triumfuar mbi fobiet e veta, si psh frika e lartesive. Por pasi u elektrizua nga telefoni ne fushen e betejes, Graves adopton nje menyre te re ne lidhje me fobiet e veta--ai vendosi t'u rrije larg cdo lloj teknologjie. Si perfundim, Graves merr nje qendrim te dorezuar nga jeta.

Graves me vone tregon shenja traumatizimi nga lufta, si psh ndjesia e rrezikut edhe kur lufta ka marre fund. Naten Graves kalonte momente kur mendonte se ishe ne lufte akoma, ndersa diten shpesh here i benin syte dhe shihte miqte e tij te ushtrise qe kishin vdekur gjate luftes. Nqs takonte me shume se 2 njerez gjate dites, Graves nuk mundej te flinte ate nate. Per me teper, Graves kishte turp dhe ndiheshe keq per barren e rende qe po i shkaktonte gruas se tij pasi vete nuk mundej te perballonte jeten e perditshme. Do i duheshin vite te tera qe te mund te pregatitej per nje jete te qete ne fshat.

Si konkluzion, libri i Graves eshte nje testament mbi natyren e pakuptimte te luftrave ne pergjithesi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:09 am

Zbuluesit e Hershem Te Amerikes..

Spanjollët ishin midis eksploruesve të parë të asaj që tani njihet si Hemisfera Perëndimore. Një ekspozitë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington përqëndrohet në historinë e këtij eksplorimi dhe efektin e tij tek të varfërit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Susan Logue sjell më tepër hollësi rreth ekspozitës "Eksplorimi i Hershëm i Hemisferës Perëndimore".


Nuk duhet të jetë për t'u habitur që ekspozita "Eksplorimi i Hershëm i Hemisferës Perëndimore" paraqet një numër librash historikë dhe dorëshkrimesh, si dhe veprave të tjera ku përfshihen skulptura dhe piktura të lashta, më shumë se 3000 vepra në tërësi.
Artur Dunkelman është përgjegjës i ekspozitës.
"Objektet më të hershme në ekspozitë janë bërë nga dora e njeriut përpara periudhës së Kolombit nga Meksika".

Shumë nga këto prodhime datojnë nga vitet 600 deri 900 të erës sonë. Ato i përkasin kulturës Majane, të qeramikës, me figura të gdhendura ose piktura. Por, në ekspozitë ndodhet dhe një kuti e vogël druri e fundit të shekullit të 7-të, e gdhendur me hieroglife majane dhe një protret i një shkrimtari Majan.
"Ndoshta kutia ishte varrosur me shkrimtarin dhe është hequr nga varri përpara se të prishej. Kjo është një nga objektet e pakta të drurit që ende ekziston nga periudha klasike Majane".

Me ndihmën e kopmjuterit, vizitorët e ekspozitës mund ta ekzaminojnë kutinë nga çdo kënd.
"Faktikisht, mund të përkthesh çdo rresht të tekstit".

Nëpër ekspozitë janë vendosur edhe komjuterë të tjerë për t'i dhënë mundësi vizitorëve të ekzaminojnë prodhimet prej qeramike, pikturat dhe hartën e parë të publikuar, ku përdoret fjala "Amerikë". Harta është gjithashtu e njohur për vizatimin e Oqeanit Paqësor, 6 vjet përpara se të zbulohej nga Evropianët.

"Jo vetëm që paraqet Paqësorin, por vija bregdetare e Amerikës së Jugut është pothuajse e saktë dhe pozicioni gjeografik i Amerikës së Veriut është pothuajse ekzakt".

Shumë nga dokumentat dhe objektet në ekspozitë lidhen me eksplorimet në Amerikë të spanjollëve. Por një nga objektet më domethënëse është shkruar nga Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashington.
"Fermën e tij të bulmetit në vitin 1792 ai e përshkruan në një almanak të fermerëve pak kohë pasi trashëgoi nga i vëllai pronën në Mount Vernon".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:09 am

Ceshtja Pollard

Nderkohe qe Izraeli po kritikohej boterisht per ceshtjen e Sabra dhe Chatilla, ceshtja Pollard i shtoi benzine zjarrit. Ceshtja Pollard vuri ne dukje gjithe tensionet e marredhenieve te komplikuara midis Cifuteve Amerikane, Amerikes dhe Izraelit. Gjithashtu nxorri ne pah divergjencen ideologjike midis Izraelit dhe Cifuteve Amerikane.

Ne 21 Nentor te vitit 1985, Jonathan Jay Pollard, nje Cifut Amerikan qe punonte si analist civil per marinen, u arrestua jashte Ambasades Izraelite ne Washington, ku kishte vajtur per te gjetur strehim nga Amerika. Ai u arrestua nen akuzen e spiunimit. Midis dates Prill 1984 dhe Nentor 1985, Pollard shperdoroi titullin e tij te punes nen komandat e Izraelit per ti derguar Izraelit gjithe sekretet e FBI. Shume nga keto sekrete kishin te benin me te dhenat qe kishte akumuluar Amerika per armatimin e shtetit Arab si edhe pikat ku planifikonin te mbroheshin. Keto informata mundesuan sulmin ajror (Tetor 1985) te Izraelit kunder ndertesave te PLO ne Tunis.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 4 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi