Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Figura të shquara historike!

2 posters

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:13 pm

22 diktatorët më të mëdhenj që janë ende në pushtet

Nga Kim Jong e Robert Mugabee deri tek Hugo Chavez e Raul Castro Sunduesit që erdhën në pushtet nëpërmjet revolucioneve të lirisë Sot, thuajse 1.9 miliardë njerëz jetojnë nën sundimin e 22 autokratëve. Kostoja e gjithë këtij despotizmi ka qenë asgjësuese.
Miliona jetë kanë humbur, ekonomi të tëra janë rrënuar dhe shtete të tëra kanë dështuar nën shtypje brutale. “Freedom House” raporton se vetëm 60 përqind e vendeve të botës janë demokratike, shumë më shumë se 28 përqind që ishin në vitin 1950. E shumë prej atyre nuk janë demokraci reale, por udhëhiqen nga despotë të maskuar, ndërkohë që bota e merr lirinë për të mirëqenë. Edhe pse diktatorët janë të gjithë të këqij sipas mënyrës së tyre ka një tipar që është shumë i zakonshëm dhe i padurueshëm tek shumë prej tyre: Frekuenca shqetësuese me të cilën shumë despotë, ashtu si në Kirgistan e kanë nisur karrierën e tyre si “luftëtarë lirie” të supozuar të çlironin njerëzit e tyre. Në vitin 2005 Bakiyev udhëhoqi revolucionin e Tulipanëve për të rrëzuar diktatorin e mëparshëm. Kjo është e ngjashme dhe me diktatorët afrikanë. I pari në listën e diktatorëve më të tmerrshëm që udhëheqin është Kim Jong. Një izolues me kultivimin e kultit të personalitet që preferon konjakun francez.
Kim i ka varfëruar njerëzit e tij dhe ka futur me mijëra në burg, ndërkohë që ka shpenzuar burimet e pakta të vendit për programin bërthamor. Robert Mugabe mban vendin e dytë. Një “hero” i lirisë që luftonte për pavarësi e ka transformuar veten në një despot vrasës. Mugabe ka arrestuar dhe torturuar çdo kundërshtar politik duke varfëruar vendin për të fryrë llogaritë e tij vetjake.
Al-Bashir është një fanatik megaloman, i cili është përgjegjës për vdekjen e miliona sudanezëve dhe është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për krime lufte, por ai vazhdon të qeverisë me grusht të hekurt. Ndërkohë, sudanezi Afwerki e ka kthyer vendin e tij në një burg kombëtar, ku media e pavarur është asgjësuar, zgjedhjet kundërshtohen kategorikisht dhe shërbimi ushtarak është i detyruar, ndërkohë që qeveria preferon të mbështesë militantët somalezë në vend të popullit. Në Uzbekistan sundon Karimov, i cili është një bandit i pamëshirshëm që udhëheq që në kohën sovjetike, i cili ka ndaluar partitë opozitare dhe ka futur në burg rreth 6500 kundërshtarë politikë, si dhe etiketon këdo që e kundërshton si “terrorist islamik”. Tradhtar i filozofisë së lirisë të Revolucionit Islamik, Ahmedinejad ka ndërmarrë një program bërthamor kundër ligjit ndërkombëtar.
Ai është përgjegjës për padrejtësi të shumta gjatë pesë viteve të tij në pushtet. Lideri sharlatan i Revolucionit Bolivian, Chavez promovon një doktrinë të demokracisë pjesëmarrëse, në të cilën ai është pjesëmarrësi i vetëm, duke qenë se ka burgosur gjithë liderët e opozitës. Compaore është një despot pa vizion dhe axhendë, përveç përpjekjes për të mbajtur pushtetin e tij dhe për të asgjësuar kundërshtarët politikë. Compaore erdhi në pushtet duke vrarë paraardhësin e tij, Thomas Sankara. Vëllai i dytë Castro nuk është i ndërgjegjshëm që revolucioni që ai udhëheq është i dalë mode dhe i dështuar, e aspak koherent me aspiratat e njerëzve kubanë. Ai ia vesh dështimin e revolucionit komploteve të huaja.

1. KIM JONG IL
Vendi: Koreja e Veriut
Vitet në pushtet: 16
Një izolues me kultivimin e kultit të personalitet që preferon konjakun francez. Kim i ka varfëruar njerëzit e tij dhe ka futur me mijëra në burg, ndërkohë që ka shpenzuar burimet e pakta të vendit për programin bërthamor.

2. ROBERT MUGABE
Vendi: Zimbabve
Vitet në pushtet: 30
Një “hero” i lirisë që luftonte për pavarësi e ka transformuar veten në një despot vrasës. Mugabe ka arrestuar dhe torturuar çdo kundërshtar politik duke varfëruar vendin për të fryrë llogaritë e tij vetjake.

3. THAN SHWE
Vendi: Burma
Vitet në pushtet: 18
Një i çmendur ushtarak pa zemër, shqetësimi i vetëm i të cilit është pushteti i tij. Shwe ka asgjësuar opozitën me arrestime dhe izolim, duke mohuar ndihmën humanitare për popullin e tij pas ciklonit vdekjeprurës Nargis në vitin 2008.

4. OMAR HASSAN AL-BASHIR
Vendi: Sudan
Vitet në pushtet: 21
Al-Bashir është një fanatik megaloman, i cili është përgjegjës për vdekjen e miliona sudanezëve dhe është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për krime lufte, por ai vazhdon të qeverisë me grusht të hekurt.

5. GURBANGULY BERDIMUHAMEDOV
Vendi: Turkmenistan
Vitet në pushtet: 4
Si pasardhës i tiranit ekscentrik Saparmurat Niyazov, ky dentist i panjohur ka vazhduar me politikat shtypëse të paraardhësit, duke u shpjeguar kjo me faktin se fundja ai ka “një ngjashmëri të madhe me Niyazov”.

6. ISAIAS AFWERKI
Vendi: Eritrea
Vitet në pushtet: 17
Afwerki e ka kthyer vendin e tij në një burg kombëtar, ku media e pavarur është asgjësuar, zgjedhjet kundërshtohen kategorikisht dhe shërbimi ushtarak është i detyruar, ndërkohë që qeveria preferon të mbështesë militantët somalezë në vend të popullit.

7. ISLAM KARIMOV
Vendi: Uzbekistan
Vitet në pushtet: 20
Karimov është një bandit i pamëshirshëm që udhëheq që në kohën sovjetike, i cili ka ndaluar partitë opozitare dhe ka futur në burg rreth 6500 kundërshtarë politikë, si dhe etiketon këtdo që e kundërshton si “terrorist islamik”.

8. MAHMOUD AHMADINEJAD
Vendi: Iran
Vitet në pushtet: 5
Tradhtar i filozofisë së lirisë të Revolucionit Islamik, Ahmedinejad ka ndërmarrë një program bërthamor kundër ligjit ndërkombëtar. Ai është përgjegjës për padrejtësi të shumta gjatë pesë viteve të tij në pushtet.

9. MELES ZENAWI
Vendi: Etiopi
Vitet në pushtet: 19
Zenawai është më ekstremist se ish-diktatori marksist që ai rrëzoi para dy dekadash. Ai ka asgjësuar opozitën, ka ndrydhur çdo mospajtim me politikën e tij dhe ka depozituar me miliona dollarë në llogaritë e tij personale jashtë vendit.

10. HU JINTAO
Vendi: Kinë
Vitet në pushte:
Një despot me formë kameleoni, i cili mashtron investitorët e huaj me një buzëqeshje dhe përkulje, por shtyp me egërsi çdo mosbindje politike. Ai tani po synon ato që përshkruhen si koloni të reja në Afrikë për të thithur burimet natyrore.

11. MUAMMAR AL-QADDAFI
Vendi: Libi
Vitet në pushtet: 41
Një egoist ekscentrik i njohur për fjalimet e tij pompoze dhe politikën e çoroditur, Qaddafi drejton një shtet policor bazuar në versionin e tij të Librit të Kuq të Maos të quajtur “Libri i Gjelbër”.

12. BASHAR AL-ASSAD
Vendi: Siri
Vitet në pushtet: 10
Një despot që do të duket dhe që përpiqet të ndjekë hapat e të atit, Assad-i ka shpenzuar miliarda dollarë në fatkeqësi të politikës së jashtme në Liban dhe Irak, duke neglizhuar kështu nevojat e sirianëve.

13. IDRISS DÉBY
Vendi: Çad
Vitet në pushtet: 20
Pasi udhëhoqi një sulm rebel kundër një ish-diktatorit, sot Deby përballet me të njëjtën sfidë – nga një prej ish-zyrtarëve të kabinetit të tij. Deby e ka rrënuar ekonominë e vendit duke shpenzuar për ushtrinë.

14. TEODORO OBIANG NGUEMA MBASOGO
Vendi: Guinea Ekuatoriale
Vitet në pushtet: 31
Obiang dhe familja e tij zotërojnë gjithë ekonominë duke zotëruar 600 milionë dollarë, ndërkohë që popullsia jeton në varfëri dëshpëruese. Nëse paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabardh GDP-ja për frymë do ishte e njëjtë me çdo vend të zhvilluar Evropian.

15. HOSNI MUBARAK
Vendi: Egjipt
Vitet në pushtet: 29
Autokrati paranojak dhe i moshuar, shqetësimi i vetëm i të cilit është të qëndrojë në pushtet është dyshues edhe për hijen e tij. Ai ka mban në vend një ligj emergjence 30-vjeçar për të shtypur çdo aktivitet të opozitës.

16. YAHYA JAMMEH
Vendi: Gambia
Vitet në pushtet: 16
Ky kloun ekscentrik është zotuar të udhëheqë vendin për 40 vjet dhe pretendon se ka zbuluar kurën për HIV/AIDS. Ai në fakt pretendon dhe se ka fuqi mistike dhe se do e kthejë Gambian në një vend që prodhon naftë, por s’ka pasur sukses deri tani.

17. HUGO CHÁVEZ
Vendi: Venezuelë
Vitet në pushtet:11
Lideri sharlatan i Revolucionit Bolivian, Chavez promovon një doktrinë të demokracisë pjesëmarrëse, në të cilën ai është pjesëmarrësi i vetëm, duke qenë se ka burgosur gjithë liderët e opozitës.

18. BLAISE COMPAORÉ
Vendi: Burkina Faso
Vitet në pushtet: 23
Compaore është një despot pa vizion dhe axhendë, përveç përpjekjes për të mbajtur pushtetin e tij dhe për të asgjësuar kundërshtarët politikë. Compaore erdhi në pushtet duke vrarë paraardhësin e tij, Thomas Sankara.

19. YOËERI MUSEVENI
Vendi: Ugandë
Vitet në pushtet: 24
Pasi udhëhoqi një sulm rebel që pushtoi gjithë Ugandën në vitin 1968, Museveni deklaroi: “Asnjë kre shteti afrikan s’duhet të qëndrojë në pushtet më shumë se 10 vjet”. Por, pas 24 vjetësh ai vazhdon të jetë në pushtet.

20. RAUL CASTRO
Vendi: Kuba
Vitet në pushtet: 2
Vëllai i dytë Castro nuk është i ndërgjegjshëm që revolucioni që ai udhëheq është i dalë mode dhe i dështuar, e aspak koherent me aspiratat e njerëzve kubanë. Ai ia vesh dështimin e revolucionit komploteve të huaja.

21. ALEKSANDR LUKASHENKO
Vendi: Bjellorusi
Vitet në pushtet: 16
Një autokrat dhe ish-drejtues ferme kolektive, Lukashenko e udhëheq vendin me grusht të hekurt, duke monitoruar çdo lëvizje të opozitës me një polici sekrete, e cila ka marrë me përbuzje emrin KGB.

22. PAUL BIYA
Vendi: Kamerun
Vitet në pushtet: 28
Biya është një bandit i sjellshëm, i cili thuhet se ka grumbulluar një pasuri personale prej më shumë se 200 milionë dolalrësh. Ai ka zgjeruar dhe limitin e mandatit të tij në mënyrë që partia të qëndrojë në pushtet për shumë kohë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:13 pm

12 spiunët më të famshëm që kanë punuar për KGB-në

Kush janë agjentët që kanë dalë kundër vendit të tyre për të mbrojtur Rusinë Nga skandali i fundit në SHBA e deri tek Kim Philby e Anthony Blunt Nëntë persona të akuzuar si agjentë që punonin për Rusinë në Shtetet e Bashkuara pritet të dalin para gjykatës për të kërkuar lirim me kusht.
Seancat do të zhvillohen në gjykatat federale të Nju Jorkut, Bostonit dhe Virxhinias, pranë Uashingtonit. Një personi të dhjetë i është mohuar lirimi me kusht. Ndërkohë, policia e Qipros është në kërkim të personit të 11. Sipas autoriteteve, Christopher Robert Metsos nuk u paraqit dje në një stacion policie të qytetit Larnaca ku duhet të shkonte pasi autoritetet qipriote i kishin dhënë lirim me kusht.Metsos ishte i dyshuari i njëmbëdhjetë. Emri i tij u bë i ditur pas njoftimit nga autoritetet amerikane të 10 personave që akuzohen se punonin në misione afatgjata supersekrete në Shtetet e Bashkuara si agjentë të shërbimit rus të zbulimit, SVR. Një zëdhënës i policisë qipriote tha se ende nuk ka shenja që 54-vjeçari Metzos të jetë larguar nga Qiproja ose të ketë kaluar vijën e gjelbër për t’u hedhur në sektorin turk të ishullit të ndarë, i cili njihet vetëm nga Turqia. Metzos, i cili thotë se është kanadez, kërkohet në Shtetet e Bashkuara nën akuzat se furnizonte me para grupin e agjentëve që vepronin në fshehtësi në lagjet periferike të qyteteve amerikane. Ai u arrestua të martën në Qipro kur po përpiqej të shkonte me avion për në Hungari.Një gjykatës qipriot e liroi atë me kusht në shkëmbim të një pagese prej 33 mijë dollarësh por dje ai nuk u paraqit në polici siç i ishte kërkuar. Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se nuk priste që arrestimet do të dëmtonin marrëdhëniet me Uashingtonin. Agjentët dyshohen se përpiqeshin të siguronin informacione mbi armët bërthamore amerikane, mbi politikën e jashtme dhe aspekte të tjera ndërkohë që punonin dhe jetonin pa bujë në Shtetet e Bashkuara. Ata përballen me akuza për pastrim parash dhe për faktin që nuk janë regjistruar si përfaqësues të një qeverie të huaj por deri tani ndaj tyre nuk është ngritur akuza më e rëndë, ajo për spiunazh. Ky është rasti më i fundit i amerikanëve të infiltruar në shërbimet sekrete ruse. Në histori, shumë prej spiunëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë agjentë të infiltruar për llogari të Rusisë. Një rast i tillë është ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë dhe i njohur, Kim Philby. Ky grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit. Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve '50. I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar. Një tjetër spiun i famshëm është dhe Richard Sorge. Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët.



(Agjentja Ruse Anna Chapamn qe u arrestua ne SHBA)




Ethel and Julius Rosenberg
Julius dhe Ethel Rosenberg ishin komunistë amerikanë, të cilët u ekzekutuan pasi i kaluan sekrete bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ato u takuan anë Lidhjen Rinore Komuniste në vitin 1936, ku ai ishte lider. Julius u rekrutua nga KGB-ja në vitin 1942 dhe konsiderohej si një nga spiunët më të mirë. Ai i kaloi KGB-së mijëra dokumente nga Komiteti Kombëtar i Këshillimit të Aeronautikës. Në vitin 1951, çifti doli në gjyq dhe u dënua me vdekje.

Lavrenti Beria
Lavrenty Pavlovich Beria ishte drejtues i organeve të sigurisë ruse. Ai ishte shumë tërheqës dhe shumë inteligjent. Ai mbikqyri vjedhjen e sekreteve nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe qe mundësuan Bashkimin Sovjetik të shpërthente një pajisje bërthamore në vitin 1949, vetëm katër vjet pas amerikanëve. Thuhet se ishte i vetmi anëtar i rrethit të ngushtë të Stalinit, i cili mund të kishte qenë drejtues i “General Motors (Ky ishte kompliment në atë kohë).

Elizabeth Bentley
Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve. Më vonë ajo do të kontrollonte dy grupe të ndara spiunësh në SHBA. Në vitin 1945 pasi kontrollorët e Moskës e ulën në detyrë ajo i dha FBI-së emrat e 100 spiunëve të rrjeteve të saj.

Rudolf Abel
Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai përveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas një periudhe stërvitjeje udhëzohet nga Molotovi për misionin e tij. Kishte për detyrë qëkur shpërthen lufta e Koresë, të parapërgatiste aksione të mundshme sabotimi kundër SHBA-së. Për pakujdesitë e tij ai u arrestua nga FBI më 21 qershor 1957. Më 1962-shin ai u shkëmbye me Francis Gary Poëers, piloti amerikan që ishte kapur dy vjet më parë nga BRSS, ndërsa kryente një fluturim sekret me aeroplanin U2.

Kim Philby
Kim Filbi është cilësuar si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit. Një punonjës i Shërbimit Inteligjent të Britanisë së Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentët sovjetikë dhe punoi dhe për ta. Ai shumë aksione të MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar në disa vende të Evropës Lindore, të cilat ishin përfshirë në bllokun komunist, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik. Një rast të tillë Kim Filbi e ka dhe me Shqipërinë, kur planet e anglo-amerikanëve dështuan për rrjedhojë të nxjerrjes së informacionit nga Filbi.

Anthony Blunt
Anthony Blunt ishte pjesë e spiunëve britanikë të “Kembridge Five”, ku bënte pjesë dhe Kim Philby. Ata ishin një rreth spiunësh sovjektikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve '50. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.

Morris dhe Lona Cohen
Dy bashkëshortët lindën në SHBA dhe nisën të shërbejnë për shërbimin sekret sovjetik në fund të viteve ’30. Ata u detyruan të pezullojnë aktivitetet e tyre të spiunazhit pasi identitetet e tyre u kompromentuan. Pas disa vitesh ato hapën një dyqan në Londër, të maskuar me emrin Helen dhe Peter Kroger, ku shisnin libra të vjetër. Çifti u arrestua në vitin 1961 për përfshirjen e tyre në “Portland Spy Ring” dhe u lira në vitin 1969 në shkëmbim të Gerald Brooke, një britanik i arrestuar nga Bashkimi Sovjetik.

Christopher Boyce
Boyce, i cili ishte burim frymëzimi për librin shumë të shitur të Robert Lindsey “Fajkoi dhe njeriu i borës” u shiste komunikata të klasifikuara sovjetikëve, nëpërmjet mikut të tij Andrew Dalton Lee. Boyce u arrestua në vitin 1977 pasi Lee u kap para ambasadës sovjetike në Meksiko Siti. Pasi doli nga burgu në vitin 1980 Boyce grabiti një bankë dhe planifikoi të arratisej në Bashkimin Sovjetik. Ai u arrestua në një parkim në vitin 1981. Në vitin 2003 doli nga burgu dhe tani është në lirim me kusht deri në vitin 2047.

Aldrich Ames
Ames është një ish-agjent kundërzbulimi i CIA-s, i cili u dënua teksa spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1984. Në detyrën e tij të parë ai u stacionua në Ankara, Turqi, ku puna e tij ishte të vinte në objektiv oficerë zbulimi rusë, të cilët mund të rekrutoheshin. Për shkak të problemeve financiare në jetën e tij personale, Ames filloi të spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1985. Po atë vit CIA vuri re se po humbiste "asetet" me shpejtësi të madhe. Ames u arrestua në aeroport, kur po shkonte në Rusi dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Richard Sorge
Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to.

Klaus Fuchs
Fusch ishte një fizikan gjerman, i cili punonte në Los Alamos, për një projekt bombe. Ai ishte përgjegjës për shumë prej llogaritjeve teorike kryesore që kishin lidhje me modelet e para të bombës së hidrogjenit. Teksa ndiqte universitetin në Gjermani, Fusch u përfshi në partinë Komuniste të Gjermanisë. Pasi u arrestua nga qeveria naziste ai u largua në Angli, ku filloi të punonte me projektin e bombës atomike britanike dhe filloi t’u jepte informacion sovjetikëve pasi mendonte se kishin të drejtë të dinin se çfarë po bënin britanikët dhe amerikanët.

Anna Chapman
Anna Chapman është pjesë e një rrethi spiunes të përbërë nga 11 vetë që u zbulua së fundmi nga autoritetet amerikane. Ajo u kalonte rregullisht informacione zyrtarëve të qeverisë ruse. 10 spiunët e kapur u arrestuan në SHBA (një u arrestua në Qipro) dhe nuk janë akuzuar për spiunazh, por sepse nuk janë regjistruar si agjentë të huaj. Disa prej tyre janë akuzuar dhe për pastrim parash, ndërkohë që autoritetet amerikane po kërkojnë spiunin e njëmbëdhjetë. Ky është rasti më i fundit të amerikanëve që punojnë për shërbimet sekrete ruse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:14 pm

10 perandoritë më të mëdha në histori

Nga perandoria romake, osmane, ruse e deri tek dinastia Han e perandoria bizantine

Organizimet territoriale e administrative që kanë lënë shenjë në qytetërim


Përcaktimi i një perandorie është: Kur një njësi e vetme ka udhëheqje supreme dhe pushtet në një zonë të madhe territori që përbëhet nga njerëz të kombësive dhe etnive të ndryshme. Por, kush kanë qenë perandoritë më të mëdha të botës, më të pushtetshme, më jetëgjata e më të pazakonta. Qyteti perandorak i Romës ishte qendra më e madhe urbane e kohës së vet, me një popullsi prej rreth një milion njerëz.
Jeta në Romën e lashtë sillej rreth qytetit të Romës, e vendosur mbi shtatë male. Qyteti kishte një numër të madh të strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Ajo kishte burime me ujë të pijshëm të ri-furnizohet nga qindra milje të kanalizime, teatro, gjimnaze, komplekse dush plotë me biblioteka dhe dyqane, sheshe, dhe kanalizime funksionale. Gjatë gjithë territorin nën kontroll të Romës lashtë, arkitekturën rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste në vila shumë vend. Perandoria mongole ishte një perandori nga shekulli 13 dhe 14 që përfshin të gjithë Evropën Lindore e deri ne Azi.
Kjo është perandoria më e madhe në historinë e botës. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fiseve turke në Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtare i të gjithë Mongolëve në 1206. Në masë më të madhe të saj ajo shtrihej nga Danubi e deri në Detin e Japonisë dhe prej Arktikut e deri te Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë 22 përqind të sipërfaqes së tokës të Tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milion njerëz. Perandoria ruse ishte një shtet që ekzistoi nga viti 1721 deri në kohën e Revolucionit Rus të vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhëse e carizmit rus dhe parardhëse e Bashkimit Sovjetik. Ishte perandoria e dytë e afërt më e madhe në botë e kaluar vetëm nga perandoria mongole dhe e treta më e madhja në botë pas asaj mongole dhe perandorisë britanike.
Në një pikë në vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa lindore e përgajtë Azisë e deri në Amerikën veriore. Ajo udhëhiqej nga perandori dhe ishte një prej monarkive absolute të mbetura në Evropë e në kohën para Luftës I Botërore Rusia ishte një prej pesë fuqive të mëdha në Evropë. Perandoria Britanike ishte perandoria më e madhe në histori dhe për më se një shekull fuqia më e madhe botërore.
Ajo mbulonte më shumë se 13,000,000 metra katrorë, çka është thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së thatë të tokës dhe kontrollonte më shumë se 500 milionë njerëz që ishte sërish një e katërta e popullsisë së botës. Si rezultat, ajo ka lënë në vendet e pushtuara gjurmë kulturore, politike dhe mënyre jetese. Gjuha angleze është gjuha e dytë më e folur në botë dhe shumë linguistë bien dakord mbi faktin se gjuha angleze është de facto gjuha standarde e botës. Bizanti është një term i cili përdoret për përshkrimin e perandorisë romake në mesjetë me qendër në Konstantinopojë sot Stamboll. Bizanti në fakt është perandoria romake lindore.
Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në progresin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si një superfuqi nga njëra anë ofroi mbështetjen e tij tek Evropianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe transmetoi në pjesën tjetër të Evropës thesarët artistikë të lashtësisë. Perandoria mori një goditje vdekjeprurëse në vitin 1204 nga kryqëzata e Katërt, kur u shpërbë dhe u nda ndërmjet bizantinit grek dhe mbretërive latine.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:14 pm

Perandoria romake
Qyteti perandorak i Romës ishte qendra më e madhe urbane e kohës së vet, me një popullsi prej rreth një milion njerëz. Jeta në Romën e lashtë sillej rreth qytetit të Romës, e vendosur mbi shtatë male. Qyteti kishte një numër të madh të strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Ajo kishte burime me ujë të pijshëm të ri-furnizohet nga qindra milje të kanalizime, teatro, gjimnaze, komplekse dush plotë me biblioteka dhe dyqane, sheshe, dhe kanalizime funksionale. Gjatë gjithë territorin nën kontroll të Romës lashtë, arkitekturën rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste në vila shumë vend.

Perandoria mongole
Perandoria mongole ishte një perandori nga shekulli 13 dhe 14 që përfshin të gjithë Evropën Lindore e deri ne Azi. Kjo është perandoria më e madhe në historinë e botës. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fiseve turke në Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtare i të gjithë Mongolëve në 1206. Në masë më të madhe të saj ajo shtrihej nga Danubi e deri në Detin e Japonisë dhe prej Arktikut e deri te Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë 22 përqind të sipërfaqes së tokës të Tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milion njerëz.

Perandoria ruse
Perandoria ruse ishte një shtet që ekzistoi nga viti 1721 deri në kohën e Revolucionit Rus të vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhëse e carizmit rus dhe paraardhëse e Bashkimit Sovjetik. Ishte perandoria e dytë e afërt më e madhe në botë e kaluar vetëm nga perandoria mongole dhe e treta më e madhja në botë pas asaj mongole dhe perandorisë britanike. Në një pikë në vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa lindore e përgjatë Azisë e deri në Amerikën veriore. Ajo udhëhiqej nga perandori dhe ishte një prej monarkive absolute të mbetura në Evropë e në kohën para Luftës I Botërore Rusia ishte një prej pesë fuqive të mëdha në Evropë.

Perandoria e Shenjtë Romake
Në mesjetë ajo konsiderohej si “superfuqia”e kohës. Në kulmin e saj Perandoria e Shenjtë Romake përbëhej nga Franca lindore, gjithë Gjermania, veriu i Italisë dhe disa pjesë të Polonisë perëndimore. Pavarësisht se në përmasa të vogla gjeografike në krahasim me perandoritë e tjera, influenca e saj në historinë e Evropës qendrore ndjehet akoma sot. Kjo perandori zgjati nga mesjeta e deri ne shekullin e 19-të. Perandoria u shpërbë formalisht më 6 gusht 1806, kur perandori i fundit, Fraciss II abdikoi pas një mundjeje ushtarake nga Franca nën Napoleonin. Pas shpërbërjes u krijua Zvicra, Holanda, perandoria Austriake etj.

Perandoria britanike
Perandoria Britanike ishte perandoria më e madhe në histori dhe për më se një shekull fuqia më e madhe botërore. Ajo mbulonte më shumë se 13,000,000 metra katrorë, çka është thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së thatë të tokës dhe kontrollonte më shumë se 500 milionë njerëz që ishte sërish një e katërta e popullsisë së botës. Si rezultat, ajo ka lënë në vendet e pushtuara gjurmë kulturore, politike dhe mënyre jetese. Gjuha angleze është gjuha e dytë më e folur në botë dhe shumë linguistë bien dakord mbi faktin se gjuha angleze është de facto gjuha standarde e botës.

Dinastia Han
Gjatë periudhës së shteteve ndërluftuese, gjithë Kina u përfshi në një luftë civile teksa mbretëritë e ndryshme luftonin për supremaci. Në fund fitoi shteti Qin dhe gëlltiti gjithë Kinën me 40 milionë banorë nën kontroll. Dinastia Qin nuk zgjati shumë dhe shumë shpejt i kaloi Hanit që kontrolloi Kinën për rreth 400 vjet. Periudha e dinastisë Han konsiderohet një epokë e artë për historinë kineze për sa i përket arritjeve shkencore, avancimit teknologjik, ekonomik, kulturor dhe stabilitetit politik. Edhe sot e kësaj dite kinezët i referohen vetës si populli Han dhe ky grup konsiderohet si grupi etnik më i madh në botë.

Perandoria bizantine
Bizanti është një term i cili përdoret për përshkrimin e perandorisë romake në mesjetë me qendër në Konstantinopojë sot Stamboll. Bizanti në fakt është perandoria romake lindore. Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në progresin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si një superfuqi nga njëra anë ofroi mbështetjen e tij tek Evropianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe transmetoi në pjesën tjetër të Evropës thesarët artistikë të lashtësisë. Perandoria mori një goditje vdekjeprurëse në vitin 1204 nga Krqëzata e Katërt, kur u shpërbë dhe u nda ndërmjet bizantinit grek dhe mbretërive latine.

]Perandoria perse
Para se të ishin romakët, ishin persët. Ata unifikuan gjithë Azinë qendrore, e cila përbëhej nga kultura të ndryshme, mbretëri, perandori dhe fise. Ishte një prej perandorive më të mëdha në historinë e lashtë. Në kulmin e pushtetit të saj, perandoria e përfshiu përafërsisht 8 milionë kilometra katrorë. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri në tre kontinente, duke përfshirë edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjesë të Azisë Qendrore, Azi të vogla, Thrakë, shumë të rajoneve bregdetare të Detit të Zi, Iraku, Arabia Saudite e veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe të gjitha qendrat e rëndësishme popullsia e Egjiptit të lashtë deri në perëndim të Libisë.

Kalifati Umajad
Kalifati Umajad ishte i dyti nga katër kalifatet Islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Umajad, emri i së cilës vjen nga Umayya in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre. Eventualisht ku kalifat përfshinte pesë milionë milje katrorë duke e bërë atë perandorinë më të madhe që bota kishte parë. Umajadët krijuan shtetin arab-mysliman më të madh në histori. Që nga koha e Muhamedit e deri në vitin 1924, kalifatët pasardhës u mbajtën nga dinasti të ndryshme.

Perandoria osmane
Në kulmin e pushtetit të saj (shekulli 16-17) perandoria Osmane zgjerohej në tre kontinente, duke kontrolluar Evropën juglindore, Azinë perëndimore dhe veriun e Afrikës. Kishte 29 provinca dhe shumë shteteve vasale, të cilët më pas u asimiluan në perandori, ndërkohë që të tjerë përftuan lloj të ndryshme autonomie. Shekujt 16 dhe 17 ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt 18 dhe 19luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:14 pm

"Njeriu pa fytyrë"Ai drejtoi një rrjet prej 4000 spiunësh

Wolf ishte njeriu, të cilin zyrtarët perëndimorë të shërbimeve të fshehtë e kishin frikë dhe e admironin njëkohësisht. Ai drejtoi një rrjet prej 4000 spiunësh - shumë prej të cilëve vepronin në thellësi të institucioneve të Gjermanisë Perëndimore. Zbulimi i një prej "urithëve" të tij, Gunter Guillaume, solli rënien e pashmangshme të Kancelarit Willy Brandt. I gjatë, thirrej gjatë asaj kohe si "njeriu pa fytyrë", për shkak se për shumë vite me radhë nuk ekzistonte asnjë fotografi e tij.

Besohet që ai të ketë qenë frymëzimi për kryespiuni me pseudonimin "Karla" në librin e suksesshëm të John Le Carre, ""Kallajxhi, Rrobaqepës, Ushtar, Spiun". I lindur në Gjermani, në vitin 1923, Wolf pati një fëmijëri të hershme relativisht të qetë. I ati, Friedrich Wolf ishte një shkrimtar i njohur dhe njëkohësisht doktor. Ai njihej si një hebre me bindje komuniste. Edhe e ëma ishte një komuniste e vendosur, dhe kur Hitleri erdhi në pushtet në vitet tridhjetë, familja e tij u arratis, duke u vendosur në Moskë.
Wolfi i ri u përshtat menjëherë me atdheun e tij të dytë dhe ra menjëherë në sy të zyrtarëve të Partisë Komuniste, ndërkohë që ishte ende në shkollë. Kur përfundoi lufta ai u rikthye në Gjermani, ku punoi për Radio "Berlinin" dhe mbuloi si gazetar seancat e Gjyqit të famshëm të Nyrenbergut.

Shije luksi

Kjo përvojë duket se ka patur një efekt shumë të gjatë mbi Wolf. Në një intervistë dhënë për televizionin BBC, ai zbuloi se urrejtja ndaj fashizmit ka qenë një prej forcave më të mëdha shtytëse në jetën e tij, e cila e bindi atë se do të duhej patjetër të mbronte atdheun e tij nga çdo formë përsëritje e regjimit nazist. Në fillim të viteve pesëdhjetë, ai u zgjodh për të drejtuar departamentin e sapokrijuar me jashtë të shërbimit të fshehtë të Stasit - Policia e Fshehtë dhe e tmerrshme të Gjermanisë Lindore. Ata që e kanë takuar në atë kohë thonë se, Wolf rrezatonte sharm gjithandej dhe ai ishte antiteza e plotë e imazhit të një aparatçiku komunist. Ai i kuptonte fare mirë joshjet e Perëndimit - dhe kishte një shije të hollë për lukset në jetë, si edhe për gratë e bukura. Wolf kujdesej jashtëzakonisht shumë për stafin e tij, duke fituar kështu besnikërinë e tyre të palëkundur. Por ngrohtësinë që rrezatonte, Wolf e përdori jo pak herë edhe për të shfrytëzuar dhe manipuluar të tjerët.
[]Agjentët e fjetur
Wolf përzgjodhi që qasje afatgjatë për detyrën që kishte marrë përsipër, duke futur spiunë në Gjermaninë Perëndimore, mes turmave të gjermano-lindorëve që vendosën të largohen përpara se të vendosej Perdja e Hekurt. Ndonjëherë, ai priti edhe me vite madje, që agjentët e tij të fjetur të bënin rrugë në drejtim të posteve të nivelit të lartë, me qëllim që ata të vendoseshin në një pozitë ku të fillonin e ta furnizonin me sekrete. Një prej këtyre agjentëve ishte Gunter Guillame, i cili u vendos në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1956. Ai arriti me shumë mund të ngjitet në hierarkinë e Partisë Socialdemokrate, duke u bërë një prej këshilltarëve më të afërt të Kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt, duke arritur kështu të fusë duart në sekrete shumë të rëndësishëm të NATO-s.
Në vitin 1974, Guillame u zbulua nga zyrtarë të Shërbimit të Fshehtë të Gjermanisë Perëndimore dhe skandali që pasoi çoi në dorëheqjen e Kancelarit Brandt. Më vonë, Wolf ka thënë se ai nuk kishte për qëllim rrëzimin e Brandt - dhe se kjo çështje kishte qenë një prej gabimeve më të mëdhenj të STASI-t. Guillame u dënua me 13 vjet burg, dhe në vitin 1981 u lirua në një shkëmbim me spiunë perëndimorë që ishin kapur në Lindje.

Reputacion magnetik
Por, Wolf rekrutoi gjithashtu edhe gjermano-perëndimorë - agjentët e tij i joshnin ata shpesh përmes seksit ose parave. Në kujtimet e tij, ai është mburrur se, nëse do të hynte dhe zinte vend në historinë e spiunazhit, kjo do të ndodhte, sepse kishte përsosur përdorimin e seksit në spiunim. Mes triumfeve të tij më të mëdhenj ka qenë rekrutimi i Hans Joachim Tiedge, një gjermano-perëndimor, i cili ishte ngarkuar të kthente agjentët gjermano-lindorë në agjentë të dyfishtë. Tiedge ishte një pijedashës dhe ai dezertoi kur borxhet e tij u rritën aq shumë, saqë nuk mund të shihte asnjë rrugëdalje tjetër. Edhe zëvendësi i tij u bashkua gjithashtu me Wolf dhe punoi për të si "urith", deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989. Autori Leslie Colitt, i cili ka shkruar gjerësisht për Markus Wolff beson se një pjesë e madhe të sukseseve të tij kanë ardhur prej fatit, por gjithashtu reputacioni i tij ka shërbyer si magnet për dezertorët e shërbimeve të huaj. Një pjesë e misterit Wolf kish të bënte me faktin se për 20 vjet, askush në perëndim nuk e njihte identitetin e tij. Por anonimati i kreut të shërbimit të fshehtë gjermano-lindor mori fund pas një vizite të tij në Stokholm në vitin 1978.
Autoritetet suedeze ishin bërë gjithnjë e më dyshuese për gjermano-lindorin e pashëm dhe gruan e tij tërheqëse. Një agjent iu qep pas, e filmoi, dhe kështu maska e tij u çorr. Kur ra Muri i Berlinit, Wolf shkoi në Moskë, por atje iu refuzua strehimi dhe kështu u kthye në Gjermani. Shumë prej ish-kolegëve thuhet se u tronditën thellë nga vendimi i heroit të tyre për t'u larguar. Më vonë, ai u dënua për tradhëti, por verdikti u përmbys në apel. Gjykatësit argumentuan se ai kishte punuar për ish-shtetin e pavarur gjermano lindor dhe kështu nuk mund të gjykohej për tradhëti në një shtet tjetër. Vdekja e tij, në përvjetorin e 17 të rënies së Murit të Berlinit u pa nga shumë vetë si

[fundi i një epoke.
Markus Wolf u nda nga jeta, duke marrë me vete në varr edhe një pjesë të mirë të sekreteve të Luftës së Ftohtë. Shumë gjermanë të moshuar nuk mundën ta falin, për faktin që vendosi një agjent në krahun e Kancelarit të Gjermanisë Perëndimore. Kjo gjë solli rrëzimin e një prej aktorëve kyç në përpjekjet për pajtimin mes Gjermanisë Lindore dhe Gjermanisë Perëndimore. Asgjë më mirë se kjo nuk mund të ilustrojë më mirë dëmin e veprimtarisë së Wolf: triumfi i tij më i madh i spiunazhit dëmtoi interesat e një shteti që ai kish detyrë të mbronte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:14 pm

Teoria konspirative, si emëroi Stalini Hitlerin në krye të Gjermanisë

Historia ndryshe e Luftës së Dytë Botërore, pse Stalini e dëshironte luftën dhe si e ndihmoi ai Hitlerin të vinte në krye të Gjermanisë?


Më 22 qershor 2010 mbushen 69 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve të deritanishme në Lindje e Perëndim u mungojnë të dhënat për numrin, llojin, madhësitë e vendndodhjet e armatave sovjetike në vigjilje të sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik. Këto të dhëna janë akoma sekret shtetëror në Rusinë e Madhe. Edhe nëpër dokumentarët e Luftës II Botërore kapërcehen njoftimet për numrin dhe vendndodhjen e armatave sovjetike të këmbësorisë, për numrin dhe llojet e armatave të tankeve, për armatat e parashutistëve, për numrin dhe llojet e armatave të aeroplanëve, si dhe për llojin e fortikimeve në kufijtë perëndimorë të BRSS. Në Lindje e Perëndim, librat dhe enciklopeditë e Luftës II Botërore nuk japin as të dhëna të tilla dhe as harta të vendosjes së trupave sovjetike. Fitimtarët e Luftës II Botërore duket janë marrë vesh jo vetëm për ndarjen e zonave të ndikimit, por edhe si do shkruhej më pas historia e Luftës II Botërore.

Shkrimi i mëposhtëm është mbështetur kryesisht në librin “Krye i keqi: Plani i madh i Stalinit për të filluar Luftën II Botërore” të autorit Viktor Suvorov [Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin's Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008]. Autori ka qenë analist zgjuarsie në zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nëpër duar dokumente të arshivave ruse që edhe sot e kësaj ditë janë të mbyllura. Ai u arratis në Perëndim në vitin 1978 dhe deri më tani ai ka botuar një seri librash. Për arsye domosdoshmërie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis që nga Lufta I Botërore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:15 pm

Lufta dhe paqja

Gjermania e kishte të qartë se nuk do mund të vazhdonte të luftonte nëse kishte njëkohësisht edhe Frontin e Lindjes edhe të Perëndimit. Prandaj, zbulimi ushtarak gjerman arrin një marrëveshje me Leninin dhe e nis bashkë me shokët e tij me tren të blinduar e të mbyllur diplomatikisht nga Zyrihu i Zvicrës nëpër Gjermani, Suedi, Finlandë e deri në Petrograd të Rusisë, ku arrin më 16-04-1917. Paralel dhe i nisur nga Amerika bashkë me 300 shokë, Trocki arriti në Rusi më 04-05-1917. Bolshevikëve iu pëlqyen ndihmat e zbulimit ushtarak gjerman, sepse ato do mund të përfundonin revolucionin bolshevik në Rusi [më 07-11-1917]. Më pas, ato do të riorganizonin perandorinë e kalbur cariste (në Perandori të Kuqe) duke i vënë fuqitë e mëdha të saja në shërbim të Revolucionit Botëror. Në këmbim të ndihmës gjermane, qeveria bolshevike nënshkroi më 03-03-1918 nëpërmjet Traktatit të Brest-Litovskit daljen e saj nga Lufta. Ky traktat u nënshkrua edhe nga Perandoria Gjermane, Austro-Hungareze, Bullgaria dhe Perandoria Osmane. Si rrjedhojë, trupat gjermane kaluan nga Fronti i Lindjes në atë të Perëndimit, lufta vazhdoi edhe tetë muaj të tjerë, miliona ushtarë e qytetarë humbën jetën apo u plagosën, ekonomitë e vendeve ndërluftuese u rrënuan akoma më shumë, e nga dhimbje të tilla shoqëritë njerëzore atje u trazuan shumë.

Me këtë traktat, Rusia sovjetike lëshoi nga duart përkohësisht 56 milion banorë, 1/4 e industrisë, shumicën e minierave të qymyrit, fusha të pamata etj. Por përfitimet afatshkurtra (u dha kohë bolshevikëve të kryenin më mirë punët e brendshme të përgjakshme) dhe afatgjate qenë shumë herë më të mëdha (filluan përgatitjet për sulmuar sapo të mbaronte Lufta I Botërore dhe për të ndezur revolucionin botëror në vendet e tjera, në radhë të parë në Gjermani). Bile që në Janar 1918, me urdhër të Leninit, krijohet në Petrograd organizata komuniste gjermane Spartakus dhe shtypen në miliona kopje e dërgohen në Gjermani gazetat Die Fackel [Pishtari], Die Weltrevolution [Revolucioni Botëror] dhe Die Rote Fahne [Flamuri i Kuq]. Fundi i Luftës I Botërore shoqërohet në Rusi nga një numër i pafundmë takimesh, kongresesh e konferencash politike ku i mëshohej vetëm një gjëje: Revolucionit Botëror dhe vendosjes së komunizmit në Evropë. Këtij qëllimi i shërbeu edhe fillimi i përgatitjeve për mbjelljen dhe vaditjen e farërave të një lufte të re botërore, sepse për bolshevikët pas një lufte të tillë të madhe do të vinte një revolucion i madh botëror. Dhe nga ky do të lindnin republikat e bashkuara socialiste sovjetike e shkallë-shkallë do arrihej në një qeveri mbarë-botërore sovjetike me qendër Kremlinin.

Më 11-11-1918 nënshkruhet përfundimi i Luftës I Botërore. Më 13-11-1918, qeveria ruse urdhëron Ushtrinë e Kuqe të sulmojë dhe ajo pushton vendet Baltike. Qeveria komuniste e Estonisë formohet më 29-11-1918, e Letonisë më 04-12-1918, e Lituanisë më 08-12-1918. Një dokument i Ushtrisë së Kuqe më 17-12-1918 dallonte Gjermaninë si shënjestra e radhës, kurse Lenini ngazëllente: “Ne jemi në pragun e revolucionit botëror!”. Ushtria e Kuqe nisi sulmin në drejtimin Poloni-Gjermani që në Shkurt 1919, por pësoi disfatë përfundimtare nga ushtria polake në Betejën e Varshavës në Gusht 1920 dhe tërhiqet. Për sovjetikët ky qe një mësim, i cili u tregoi se për të shkuar në Gjermani nuk duhej të kishte Poloni ndërmjet tyre; ashtu siç edhe ndodhi pas 20 vjetësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:15 pm

Thëngjijtë e luftës
Nga ana tjetër, lufta civile i ndryshoi pak planet bolshevike, sepse Ushtria e Kuqe u tërhoq për të kositur për shumë vjet miliona njerëz në Rusinë sovjetike. Në Mars 1919, nën drejtimin e Leninit dhe Trockit, krijohet në Moskë Kominterni [Organizata Ndërkombëtare Komuniste], i cili e quajti veten “Shtab të Revolucionit Botëror” me qëllim krijimin me çdo mjet, përfshirë edhe forcën ushtarake, të “Republikës Botërore Socialiste Sovjetike”. Organizatat komuniste nga çdo vend i botës iu bashkëngjitën këtij rrjeti fanatik, i cili financohej nga rezervat e arit të Rusisë dhe kontrollohej me rreptësi ushtarake nga Kremlini. Çdo person që bëhej anëtar i partive komuniste pranonte me vetëmohim t’i shërbente revolucionit komunist botëror dhe të luftonte kundër interesave të vendit të vet, fshehtas ose haptas. Spiunazhi sovjetik u bë kështu që nga vitet 1920 e më pas shërbimi më i fuqishëm në botë, sepse vullnetarë të panumërt (e të tjerë nga larg me gjithë shpirt e mall) nga tërë bota e vunë veten në shërbim të Kremlinit; detyra e spiunazhit sovjetik qe vetëm t’i klasifikonte, t’i përzgjidhte, t’i përpunonte dhe t’i emëronte në detyrë.

Më 28-06-1919 nënshkruhet në Paris Traktati i Versajës, i cili zyrtarisht vendoste paqen në botë duke gjobitur rëndë Gjermaninë dhe duke vijëzuar kufij të rinj për shtetet e botës. Gjermania nuk mund ta duronte atë traktat dhe pasojat e tij. Prandaj, ajo që mbetej ishte vetëm t’i bëje gati thëngjijtë dhe t’i hidhje benzinë zjarrit gjerman. Në Mars 1921, me urdhër të Zinovievit, kryetar i Kominternit, hungarezi Bela Kun dërgohet pranë partisë komunistë gjermane me udhëzimin që të kapej pushteti. Paralel, në Gjermani shkojnë zyrtarë të tjerë sovjetikë dhe oficerë të shumtë të zbulimit ushtarak sovjetik [GRU], të cilët menjëherë filluan organizimin e forcave ushtarake të hapta dhe të fshehta të partisë komunistë gjermane. Gazeta “Die Rote Fahne” bënte thirrje për revolucion komunist. Më 24-03-1921 komunistët sulen dhe marrin kontrollin e godinave qeveritare, bashkive, bankave dhe postave të policisë në Hamburg, Lajpcig, Dresden e Çemnic. Ushtria gjermane ndërhyri dhe e shtypi atë kryengritje komuniste.

Më 30-12-1922 krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) që sipas deklaratës së themelimit ishte hapi i parë drejt krijimit të Republikës Botërore Socialiste Sovjetike. Vetë ndërtimi i BRSS nuk njihte kufij shtetërorë e kombëtarë dhe ishte një shpallje lufte tërë vendeve të tjera të botës që nuk ishin brenda BRSS. Bile, shenja shtetërore e BRSS ishte një glob bote pa kufij shtetërorë i vulosur nga drapri e çekani. Rusia nuk ishte nënshkruese e Traktatit të Versajës dhe si e tillë ajo ishte e pa penguar të prodhonte çfarëdolloj arme dhe e pakufizuar në numrin e ushtarëve. Nga ana e saj, Gjermania e kishte të pamundur të përgatitej për luftë për shkak të kufizimeve që iu vunë nga Konferenca e Paqes më 1919. Por, BRSS ishte gjithmonë gati pikërisht për ndihma të tilla.

Moska iu dha ushtarakëve gjermanë çka ata ishin të ndaluar të kishin: tanke, artileri të rëndë, aeroplanë, fusha stërvitje dhe provash për armët, zyra projektimesh dhe hyrje në fabrikat ushtarake. Veç marrëveshjes në Nëntor 1922 për prodhimin e aeroplanëve ushtarakë me firmën gjermane Junkers Flugzeugwerke, dy marrëveshje të tjera filluan zbatimin në Korrik 1923 për prodhimin e municioneve e pajisjeve ushtarake dhe ndërtimin e një uzine kimike. Më 25-04-1925 nënshkruhet një marrëveshje për krijimin e një qendre për forcat ajrore gjermane në qytetin rus Lipetsk ku do stërviteshin pilotët gjermane dhe do provoheshin aeroplanët e rinj. Qeveria ruse bleu 100 aeroplanë ushtarake D-XIII nga kompania holandeze Fokker, të cilët do të përdoreshin për stërvitjen e pilotëve gjermanë. Përgjatë viteve aty u zhvilluan dhe u provuan aeroplanët gjermanë të modeleve Heinkel He-45, He-46, He-51, Arado Ar-64, Ar-65, Junkers K-47 e Dornier Do-11. Deri në fund të viti 1933, aty u përgatitën 450 pilotë gjermanë. Të gjitha këto kryheshin në fshehtësi, për shembull, pilotët gjermanë që stërviteshin ishin të liruar zyrtarisht nga forca ajrore gjermane Reichwehr dhe në Lipetsk mbanin emra të tjerë.

Adolf Hitleri në përfundim të Luftës I Botërore ishte një piktor i dështuar dhe një ushtar i plagosur që kthehej nga fronti. Me këshillën e një oficeri të zbulimit ushtarak gjerman dhe për të pasur një rrogë të vogël, ai i bashkëngjitet në Shtator të vitit 1919 Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve Gjermanë [Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, shkurt Partia Naziste] thjesht për të mbledhur dijeni. Shpejt ai bëhet kryetar i kësaj partize, e cila thërriste “Proletarë të gjithë kombeve, bashkohuni” dhe kërkonte heqjen e pronës private mbi tokën, vendosjen e punëtorëve në drejtimin e fabrikave dhe shtetëzimin e industrisë. Me kalimin e kohës, kjo parti e vockël komuniste u shumua dhe u fuqizua. Më 08-11-1923 një grusht shteti ndizet në Mynih të Gjermaninë prej Partisë Naziste. Ai u organizua prej Kominternit dhe u drejtua në fshehtësi nga oficerët e spiunazhit dhe emisarët politikë sovjetikë. Edhe kjo përpjekje për revolucion socialist shtypet në mënyrë të përgjakshme; ndërsa Hitleri plagoset dhe futet në burg. Këtu, nën ndihmën e dhënë nga Rudolf Hess, ai shkruan librin “Lufta ime” [Mein Kampf]. Në këtë libër, në Kapitullin XIV, ai shkruante se Gjermania duhej të mos shihte nga Jugu e Perëndimi por t’i hidhte sytë drejt territoreve në Lindje. Kjo shprehje njihej mirë nga politikanët sovjetikë qëkur u botua libri më 1925-1926 dhe u përdor pa pushim në propagandën sovjetike.

Më 1925, Stalini shprehej se Lufta II Botërore ishte e pashmangshme dhe ajo nuk duhej penguar. Sa më shumë krime të kryheshin nën urdhrat e Hitlerit, aq “më i arsyeshëm” do ishte dërgimi i Ushtrisë së Kuqe për “të çliruar” Europën. Sa më shumë të rrënohej e lodhej Evropa prej luftës, aq më të lehtë do e kishte Ushtria e Kuqe përparimin e saj. Sa më e madhe të ishte pjesa e Evropës së pushtuar prej gjermanëve, aq më të lehtë do e kishte Ushtria e Kuqe për “ta çliruar”. Në një Evropë të pushtuar, popujt e saj do e mirëpritnin një “çlirimtar” dhe ushtria gjermane do e kishte të pamundur të mbronte tërë territorin evropian nga ushtria “çlirimtare” sovjetike. Partia Socialdemokrate ishte kundër luftës dhe si e tillë “e pengonte” revolucionin botëror të mëvonshëm. Prandaj, nën urdhrat direktë të Stalinit e Kominternit, socialdemokratët kudo ku ishin u vunë në shënjestër për t’u shkatërruar plotësisht. Pra, ajo që mbetej ishte të ndihmohej partiza naziste e Hitlerit të vinte në fuqi në Gjermani.

Rasti tjetër u paraqit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1932. Në Korrik 1932 Partia Naziste mori 13.7 milion vota; kjo përbënte 37.3% të tërë votave por nuk mjaftonte për të siguruar shumicën absolute. Pas këtij kulmi numri i votave për Partinë Naziste filloi të binte. Më 06-11-1932 mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nga të cilat doli kjo shpërndarje për partitë kryesore: Partia Naziste 11’705’000 vota, Partia Socialdemokrate 7’231’000 vota, Partia Komuniste 5’971’000 vota. Përsëri shumica absolute për të marrë pushtetin nuk ishte arritur. Po të bashkohej Partia Socialdemokrate me atë Komunistë arrihej shumica absolute dhe historia botërore do kishte qenë ndryshe. Por ndodhi e papritura: nën urdhrat e Stalinit, Partia Komuniste bashkohet me Partinë Naziste dhe si rrjedhim kjo e fundit merr në dorë drejtimin e shtetit gjerman. Kështu komunistët gjermanë prenë falas biletat e udhëtimit të mëvonshëm drejt kampeve të përqendrimit për veten e vet, për socialdemokratët dhe tërë kundërshtarët politikë të Partisë Naziste.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:15 pm

Industrializimi dhe tufëzimi

Më 1927, BRSS filloi zbatimin e planeve 5-vjeçare për zhvillimin industrial dhe tufëzimin e bujqësisë, por pa harruar ushtrinë. Më 1927, Ushtria e Kuqe kishte 79 tanke; më 1931, ajo kishte 4’538 tanke, kurse vetëm në vitet 1932-1933 prodhohen 21’573 avionë ushtarakë. Planet 5-vjeçare kërkonin njerëz të shumtë me çmim pothuaj zero dhe ato u gjetën “tek armiqtë e klasës, kulakët, sabotatorët, tradhtarët e përkrahësit e tyre”. Më “të këqijtë” e këtyre pushkatoheshin pa humbur kohë; të tjerët do të mbushnin armatën shumë milionëshe të skllevërve. Që nga viti 1928, njësitë e Ushtrisë së Kuqe, në mes të dimrit, rrethonin rajone të tëra nga ku kulakët [fshatarë që prodhonin më shumë] bashkë me familjet e tyre i hipnin nëpër trena dhe i zbrisnin në fushë të hapët në Siberi, Urale e Kazakistan. Këto operacione kryheshin me urdhrin e Stalinit dhe zbatoheshin prej Molotovit. Sipas pohimit të vetë Molotovit, 20 milion fshatarë u shpërngulën nga tokat e tyre dhe u hodhën në vende të pajetueshme.

Më 27-12-1932, BRSS vuri në qarkullim letër-njoftimet vetëm për banorët e qyteteve. Dalja e tyre ndodhi në kulmin e urisë masive dhe fshatarët pa një letër-njoftim të tillë nuk iu largoheshin dot rajoneve ku ishte caktuar të pllakoste uria. Pa një dokument të tillë nuk mund të punoje, nuk mund të jetoje diku, nuk mund të lëvizje as brenda e as jashtë BRSS. Si rrjedhojë, miliona fshatarë të pa shpërngulur bashkë me familjet e tyre vdiqën nga të pa ngrënët e të ftohtit. Edhe sot e kësaj dite, ukrainasit drithërohen po të dëgjojnë fjalën “Holodomor” [vdekje nga uria]. Në vitet e “kolektivizimit masiv” 1932-1933, vdiqën nga uria 3.5 - 5 milion vetë dhe prej të ftohtit 3 - 4 milionë të tjerë. Pa armatat e skllevërve dhe pa popullatat e shpërngulura më forcë nuk do ishin ndërtuar piramidat në BRSS, nuk do ishte ndërtuar Metroja e Moskës, nuk do ishte nxjerrë ari i nevojshëm për të mbuluar financat, nuk do ishin ndërtuar uzinat dhe qytetet e nëndheshëm, nuk do ishin zhvilluar industritë apo minierat e Siberisë dhe tërë Perandorisë së Kuqe. Qeveria planifikonte që më përpara se sa skllevër do nevojiteshin për planet e ardhshme të zhvillimit. Më pas Ministria e Punëve të Brendshme planifikonte arrestimet për të mbushur kampet e përqëndrimit, të njohur me emrin e shkurtuar GULAG [Glavnoye Upravlyeniye Ispravityel'no-Trudovih Lagyeryey i koloniy], dhe më të këqijtë e këtyre të njohur me emrin Dal’stroy që i shërbenin nxjerrjes së arit.

Në fund të viteve 1920, Perëndimin e mbërtheu një krizë e paparë ekonomike dhe financiare. BRSS menjëherë filloi të blejë me çmime të ulëta linja prodhimi, shpikje inxhinierike bashkë me inxhinierët, pajisje industriale dhe makineri të përparuara nga vendet e Perëndimit. Rezervat e arit të BRSS mbulonin edhe blerjet edhe zbatimin e teknologjive të përparuara. Në fillim të viteve 1930, inxhinierët amerikanë projektuan e ndërtuan në qytetin Nizhni Tagil fabrikën Uralvagonzavod [Fabrika e Vagonave Hekurudhorë në Urale]. Deri në fund të viteve 1980, ajo ishte ndërmarrja më e madhe industriale në botë dhe që kthehej menjëherë për prodhime ushtarake. Gjatë katër viteve të Luftës II Botërore, kjo fabrikë prodhoi 35’000 tanke vetëm të llojit T-34. Po të njëjtën origjinë e tipare kishte edhe fabrika e traktorëve e ndërtuar në qytetin Çeliabinsk të Uraleve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:15 pm

Pastrimi i skorieve

Propaganda Lindje-Perëndim ka krijuar përrallën e “pushkatimeve të 40’000 oficerëve sovjetikë në vitet 1937-1938, si rrjedhim i të cilëve shumica e oficerëve të Ushtrisë së Kuqe më 1941 nuk kishin më shumë se një vit në detyrë”. Në fakt mungesa e përvojës ekzistonte në shumë oficerë, por arsyeja ishte se gjatë viteve 1937-1941 Ushtria e Kuqe u zmadhua nga 1.1 milion ushtarë në 5.5 milion. Si rrjedhojë, pozitat komanduese u mbushën shpejt e shpejt me oficerë, të cilët gradoheshin po me shpejtësi. Megjithatë ky faktor nuk ishte themelor në disfatën që pësoi ushtria sovjetike kur u sulmua më 22-06-1941 nga ushtria gjermane, sepse ushtria sovjetike kryente manovra ushtarake sulmuese masive të vazhdueshme, bile edhe më 21-06-1941. Në anën tjetër, gradime të shpejta në rangjet ushtarake ndodhën edhe në ushtrinë gjermane që u zmadhua në numër në ato vite, por kjo nuk vihet në dukje në historitë e shkruara zyrtare.

Më 1937, Ushtria e Kuqe kishte 206’000 oficerë. Nëse do ishin “pushkatuar 40’000 oficerë” më 1937-1938 (20% e tërë oficerëve), është e pamundur të ndodhë që “më 1941 shumica e oficerëve sovjetike të kishin më pak se një vit përvojë në detyrë”. Në Arkivin Shtetëror Ushtarak të Rusisë ekziston një dokument i Zyrës së Burimeve Njerëzore të Shtabit të Ushtrisë së Kuqe; dokumenti është në fondin 37’837, treguesi 10, kutia 142, fleta 93. Sipas këtij dokumenti më 1937 u liruan nga ushtria 20’643 oficerë dhe më 1938 u liruan 16’118 oficerë; domethënë gjithsej 36’761 oficerë. Dokumenti e shkruan qartë: “u liruan”; në dokumenti nuk shkruhet “u arrestuan apo u burgosën apo u pushkatuan”. Për 54 vjet ky dokument u mbajt i fshehur dhe vetëm pak njerëz të këqij e patën lexuar; pikërisht këto mashtrues raportuan për “36’761 oficerë të pushkatuar” dhe ushqyen çdo botim zyrtar, gazetaresk e shkollor në Lindje e Perëndim. Bile dokumenti sqaron më tej se më 1937 e 1938, nga të liruarit, u arrestuan përkatësisht vetëm 5811 dhe 5057 oficerë; domethënë gjithsej 10’868 oficerë dhe nga këto vetëm 1’654 oficerë u pushkatuan ose u gjendën të vdekur nëpër burgje pa iu filluar gjyqet.

Lirimet e lëvizjet nga detyra janë të zakonshme në çdo ushtri e në çdo kohë, për arsye nga më të ndryshmet. Për një ushtri milionëshe, numri i lirimeve natyrisht është i madh. Ritmi i lirimeve u rrit që në vitin 1935, sepse në këtë vit ushtria sovjetike përshpejtoi rigrupimet e nevojshme të forcave për sulmin që do të ndërmerrte në vitin 1941. Sipas një dokumenti tjetër ushtarak, 12’461 oficerë nga të liruarit e viteve 1937-1938 ishin marrë përsëri në ushtri deri më 01-05-1940.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:16 pm

10 shtetet që nuk kanë ushtri

Roli i mesuesit dhe autoriteti i tijNga Vatikani, Lihtenshtajni, Ishujt Marshall, Kosta Rika e deri tek Andorra

Kombet e vogla që funksionojnë pa një forcë ushtarake zyrtare


Burri i shtetit francez George Clemenceau ka thënë, “Lufta është nj çështje shumë serioze për t’iu besuar ushtrisë”, e madje dhe sot shprehja e tij vazhdon të jetë koherente. Ndërkohë që shumë shtete kanë ushtri shumë të mëdha që pushtojnë dhe mbrojnë në çdo kohë, ka disa vende që nuk kanë asnjë forcë ushtarake.
I pari në listë është Vatikani. I konsideruar si shteti më i vogël i botës, Vatikani është një vend që s’ka një ushtri de jure. Gjithsesi, në të shkuarën ka pasur shumë grupe ushtarake të krijuar për të mbrojtur vendin dhe mbi të gjitha Papën. Ekzistonte Garda Fisnike dhe Garda Qiellore, por Papa Pali VI i shfuqizoi të dy grupet në vitin 1970. Sot, shembulli më i mirë i një force ushtarake në Vatikan do ishte Garda Zviceriane. Ky grup mbron papën dhe pallatin. Ka dhe një forcë xhandarmërie, por ajo konsiderohet si forcë civile e jo ushtarake.
Duke qenë se Vatikani është në Romë, Italia është plotësisht përgjegjëse për të mbrojtur vendin e vogël brenda kryeqytetit të saj. Italia një forcë ushtarake të organizuar prej 187,798 vetësh. Nauru njihet si ishulli shtet më i vogël në botë dhe është unik në shumë mënyra. Ai nuk ka as ushtri të përhershme dhe as ndonjë lloj force ushtarake. Vendi, mbase për shkak të masës së tij nuk ka as kryeqytet. Edhe pse jashtëzakonisht i vogël, ky vend ka një forcë policore që ka për detyrë të sigurojë stabilitetin në vend. I vendosur në një grup prej mijëra ishujsh të vegjël që quhen Mikronezia, vendi ka kontakte të afërta me Australinë. Thuhet se ka një marrëveshje informate ndërmjet Naurut dhe Australisë që kjo e fund t’i ofrojë nevojat ushtarake apo mbrojtjen bazë të vendit. Në dhjetor të vitit 1940, kur Gjermania sulmoi Naurun, flota australiane u thirr për të mbrojtur vendin. Si disa vende të tjera në listë, Lihtenshtajn është një vend tjetër që ka vendosur të shfuqizojë krejtësisht ushtrinë e përhershme.
Lihtenshtajn e shfuqizoi ushtrinë në vitin 1868 pasi luftës Austro-Prusiane sepse thuhet se ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk e përballonte dot. Pas vendi u çlirua nga Konfederata Gjermane ishte i detyruar të mbante ushtrinë e tij, por fondet s’ishin të mjaftueshme. Nuk ka një vend të përcaktuar që mund të mbronte Lihtenshtajnin në rast lufte apo nga çdo lloj sulmi tjetër. Thuhet se vendit i lejohet të mbledhë një ushtri në rast lufte dhe ndihma më i madhe mund t’i vijë nga Zvicra.
Ishujt Solomon nuk janë vetëm një grup i vogël ishujsh, por përbëhen nga mijëra të tillë. Që kur Britania e Madhe është bërë mbrojtëse e vendit në vitin 1893, vendi s’ka pasur forcë ushtarake. Në vitin 1976 Ishujt Solomon krijuan një qeveri që ishte e qëndrueshme deri në vitin 1998. Nga vitet 1998-2006 vendi u përfshi nga korrupsioni, krimi dhe konflikti etnik. Australia dhe Zelanda kanë ndërhyrë për të vendosur paqen në këtë vend. Nuk ka një vend mbrojtës të përcaktuar, gjithsesi vendi ka paguar Australinë për artikuj mbrojtjeje të caktuar.
Nëse ishujve u deklarohet luftë Australia mund të ishte një ndër ato vendet që ofron ndihmë. Kosta Rika ka psur dikur një ushtri, por sot nuk ka asnjë forcë ushtarake formale. Më 1 dhjetor 1948, Jose Figueres Ferrer, president në atë kohë, nënshkroi legjislacionin që do shfuqizonte ushtrinë pas luftës civile fatale të Kosta Rikës shkaktoi vdekjen e rreth dy mijë personave. Falë Traktatit Inter-Amerikan të Asistencës Reciproke të vitit 1947, nëse një vend do të sulmojë apo t’i deklarojë luftë Kosta Rikës, vendi mund të mbështet tek 21 vende të tjerë, duke përfshirë këtu SHBA, Kili dhe Kuba që t’i ofrojnë ndihmë ushtarake dhe mbrojtje. Samoa nuk ka forcë ushtarake që ta përdorë nëse ndonjëherë kjo bëhet e nevojshme. Vendit i duhet të mbështetet në miqësitë me vendet e tjera për të gjetur mbrojtjen që i duhet gjatë kohës së luftës.
Vendi ka një forcë policore, por kjo sigurisht që nuk konsiderohet forcë ushtarake për gjithë vendin. Samoa ka një traktat miqësie me Zelandën e Re, të krijuar në vitin 1962. Në rast luftë apo pushtimesh të huaja, Samoa mund të kërkojë ndihmë nga Zelanda e Re për çdo lloj nevoje ushtarake. Gjithsesi, marrëveshja nuk thotë nëse njëri prej vendeve mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse dëshiron.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:16 pm

Vatikani

I konsideruar si shteti më i vogël i botës, Vatikani është një vend që s’ka një ushtri de jure. Gjithsesi, në të shkuarën ka pasur shumë grupe ushtarake të krijuar për të mbrojtur vendin dhe mbi të gjitha Papën. Ekzistonte Garda Fisnike dhe Garda Qiellore, por Papa Pali VI i shfuqizoi të dy grupet në vitin 1970. Sot, shembulli më i mirë i një force ushtarake në Vatikan do ishte Garda Zviceriane. Ky grup mbron papën dhe pallatin. Ka dhe një forcë xhandarmërie, por ajo konsiderohet si forcë civile e jo ushtarake.
Kush është mbrojtësi?
Duke qenë se Vatikani është në Romë, Italia është plotësisht përgjegjëse për të mbrojtur vendin e vogël brenda kryeqytetit të saj. Italia një forcë ushtarake të organizuar prej 187,798 vetësh.

Nauru
Nauru njihet si ishulli shtet më i vogël në botë dhe është unik në shumë mënyra. Ai nuk ka as ushtri të përhershme dhe as ndonjë lloj force ushtarake. Vendi, mbase për shkak të masës së tij nuk ka as kryeqytet. Edhe pse jashtëzakonisht i vogël, ky vend ka një forcë policore që ka për detyrë të sigurojë stabilitetin në vend. I vendosur në një grup prej mijëra ishujsh të vegjël që quhen Mikronezia, vendi ka kontakte të afërta me Australinë.
Kush është mbrojtësi?
Thuhet se ka një marrëveshje informate ndërmjet Naurut dhe Australisë që kjo e fund t’i ofrojë nevojat ushtarake apo mbrojtjen bazë të vendit. Në dhjetor të vitit 1940, kur Gjermania sulmoi Naurun, flota australiane u thirr për të mbrojtur vendin.

Lihtenshtajn

Si disa vende të tjera në listë, Lihtenshtajn është një vend tjetër që ka vendosur të shfuqizojë krejtësisht ushtrinë e përhershme. Lihtenshtajn e shfuqizoi ushtrinë në vitin 1868 pasi luftës Austro-Prusiane sepse thuhet se ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk e përballonte dot. Pas vendi u çlirua nga Konfederata Gjermane ishte i detyruar të mbante ushtrinë e tij, por fondet s’ishin të mjaftueshme.
Kush është mbrojtësi?
Nuk ka një vend të përcaktuar që mund të mbronte Lihtenshtajnin në rast lufte apo nga çdo lloj sulmi tjetër. Thuhet se vendit i lejohet të mbeldhë një ushtri në rast lufte dhe ndihma më i madhe mund t’i vijë nga Zvicra.

Ishujt Solomon

Ishujt Solomon nuk janë vetëm një grup i vogël ishujsh, por përbëhen nga mijëra të tillë. Që kur Britania e Madhe është bërë mbrojtëse e vendit në vitin 1893, vendi s’ka pasur forcë ushtarake. Në vitin 1976 Ishujt Solomon krijuan një qeveri që ishte e qëndrueshme deri në vitin 1998. Nga vitet 1998-2006 vendi u përfshi nga korrupsioni, krimi dhe konflikti etnik. Australia dhe Zelanda kanë ndërhyrë për të vendosur paqen në këtë vend.
Kush është mbrojtësi?
Nuk ka një vend mbrojtës të përcaktuar, gjithsesi vendi ka paguar Australinë për artikuj mbrojtjeje të caktuar. Nëse ishujve u deklarohet luftë Australia mund të ishte një ndër ato vendet që ofron ndihmë.

Kosta Rika

Kosta Rika ka psur dikur një ushtri, por sot nuk ka asnjë forcë ushtarake formale. Më 1 dhjetor 1948, Jose Figueres Ferrer, president në atë kohë, nënshkroi legjislacionin që do shfuqizonte ushtrinë pas luftës civile fatale të Kosta Rikës shkaktoi vdekjen e rreth dy mijë personave.
Kush është mbrojtësi?
Falë Traktatit Inter-Amerikan të Asistencës Reciproke të vitit 1947, nëse një vend do të sulmojë apo t’i deklarojë luftë Kosta Rikës, vendi mund të mbështet tek 21 vende të tjerë, duke përfshirë këtu SHBA, Kili dhe Kuba që t’i ofrojnë ndihmë ushtarake dhe mbrojtje.

Samoa

Samoa nuk ka forcë ushtarake që ta përdorë nëse ndonjëherë kjo bëhet e nevojshme. Vendit i duhet të mbështetet në miqësitë me vendet e tjera për të gjetur mbrojtjen që i duhet gjatë kohës së luftës. Vendi ka një forcë policore, por kjo sigurisht që nuk konsiderohet forcë ushtarake për gjithë vendin.
Kush është mbrojtësi?
Samoa ka një traktat miqësie me Zelandën e Re, të krijuar në vitin 1962. Në rast luftë apo pushtimesh të huaja, Samoa mund të kërkojë ndihmë nga Zelanda e Re për çdo lloj nevoje ushtarake. Gjithsesi, marrëveshja nuk thotë nëse njëri prej vendeve mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse dëshiron.

Palau

Pavarësisht mungesës së forcës ushtarake, Palau ka një seksion të policisë së vendit që është krijuar për të mbrojtur civilët. Si shumë forca policie edhe policia e Palaut është e nevojshme të ruajë paqen dhe të jetë e pranishme në çdo trazirë që mund të ndodhë. Nëse në vend shpërthen lufta atëherë Palau do kërkonte ndihmë nga vendet e tjera që mund t’i ofrojnë një farë mbrojtjeje.
Kush është mbrojtësi?
Palau do mbrohej nga SHBA në rast sulmohej apo nëse një vend tjetër vendos se duhet t’i shpallë luftë. Kjo ndodh për shkak se Kompakti i Lidhjes së Lirë të vitit 1983 e ka bërë SHBA-në mbrojtës të Palaut.

Andorra

Edhe pse Andorra s’ka pasur kurrë një ushtri të organizuar, ky vend i vogël ishte i guximshëm mjaftueshëm për t’i deklaruar luftë Gjermanisë në vitin 1914 dhe t’i bashkohej të ashtuquajturës Lufta e Madhe. Me një ushtri prej dhjetë vetësh, vendi nuk bëri shumë dhe nuk u mor seriozisht. Në vitin 1931 ky grup u zëvendësua nga policia kombëtare e Andorrës, e përbërë nga 240 vetë.
Kush është mbrojtësi?
Andorra nuk ka një, por dy vende mbrojtës. Franca dhe Spanja janë zotuar të jenë mbrojtëset ushtarake të vendit të vogël. Në vitin 1933, forca ushtarake franceze ishte e nevojshme që të qetësonte trazirat në vend.

Granada

Që pas pushtimit amerikanë të Granadës, vendi nuk ka arritur të krijojë një ushtri. Pushtimi nisi kryesisht për shkak të një grushti ushtarak dhe luftës për pushtet në qeveri që çoi në ekzekutimi ne kryeministrit të vendit, Maurice Bishop. Vendi u kthye nga komunist në një vend demokratik dhe tashmë nuk ka më një ushtri.
Kush është mbrojtësi?
Nuk ka një vend të përcaktuar që të mbrojë Granadën me një forcë ushtarake. Për shkak të Sistemit Rajonal të Sigurisë vendi mund të mbështetet tek Barbadot, Santa Luçia dhe Shën Vinsent për një lloj mbështetjeje ushtarake. Gjithsesi këto vende nuk kanë një sistem mbrojtjeje që t’i ofrojnë shumë asistencë.

Ishujt Marshall

Sipas Kompaktit të Lidhjes së Lirë të vitit 1983, Ishujt Marshall morën statusin e një kombi sovran. Në këtë pakt u përfshi dhe Palau. Sipas kësaj marrëveshjeje, këto vende do ishin të lira por do ishin si shtete të lidhura me SHBA. Kjo do të thotë se SHBA shërben si vend mbrojtës i tyre dhe që Ishujt Marshall s’mund të krijojnë një forcë ushtarake dhe s’kanë asnjë përgjegjësi në kohë luftë.
Kush është mbrojtësi?
Që kur Ishujt Marshall konsiderohen si një vend i bashkangjitur me SHBA, ky vend është përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Nëse ishujt do sulmoheshin, SHBA duhet të ofrojë ndihmë ushtarake për të mbështetur vendin e vogël.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:16 pm

10 tradhtarët më të mëdhenj në histori

Njerëzit që kanë që kanë shitur vendin e tyre duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve

Nga Juda dhe puthja e tij, aktorja Jane Fonda e deri tek Bruti
Disa e bëjnë prej dashurisë, disa për para e të tjerë për politikë.
Tradhtia gjithnjë dëmton njërën palë, por në disa raste pasojat janë të pallogaritshme. Personat në këtë listë kanë shitur vendet e tyre, miqtë e tyre, e disa dhe familjet, duke ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë. Sipas Biblës, Juda Iskaroti, anëtari i Dymbëdhjetë Apostujve tradhtoi Jezus Krishtin për para.
Ai kishte një shenjë të veçantë për t’u treguar autoriteteve se cili ishte Jezus Krishti, kur të ishin të gjithë bashkë. Ai do e puthte atë për ta identifikuar. Kjo “puthje e Judës” çoi në gjykimin dhe vdekjen në kryq të Jezusit duke e bërë Judën, tradhtarin më të madh në histori.
I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Quisling nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze. Ames hyri në ambasadën sovjetike në Uashington në vitin 1985 dhe ofroi të shiste sekrete amerikane për një arsye të vetme, para. Ai ishte një alkoolist me një bashkëshorte shumë të shtrenjtë. Falë Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milionë dollarë për përpjekjet e tij, 10 amerikanë u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentësh sekretë.
Benedict Arnold ishte një gjeneral amerikan, i cili i shërbente kauzës së revolucionit amerikan, deri sa vendosi ta kthente kahun nga britanikët. I lindur në Konektikat, në janar të vitit 1741 ai, ai vinte nga një familje e trazuar. Më vonë ai u bë një figurë e shquar ushtarake. Nga hero lufte dhe patriot, Arnold komploti të kthehej kundër Amerikës, me forcat britanike. Plani i tij dështoi dhe ai u arratis në Britani, ku nuk u prit mirë, për shkak se kishte tradhtuar vendin e tij. T’u shesësh rusëve sekrete gjatë Luftës së Ftohtë ishte shkalla më e lartë e tradhëtisë.
Çifti amerikan Rosenberg ishte gati të bënte çdo gjë për bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anëtarë të partisë Komuniste që prej vitit 1943, kur papritur u tërhoqën nga aktiviteti politik. Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov.
Ata u arrestuan në vitin 1950 dhe të dy u ekzekutuan më 19 qershor 1953. I konsideruar një prej tradhtarëve më të mëdhenj në historinë kineze, Wang Jingwei lindi në vitin 1883.
Në moshën 21-vjeçare ai shkonte në shkollë në Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshëm japonez, Sun-Yat Sen. Nën influencën e Sen ai filloi të merrte pjesë në komplote kundër qeverisë, duke përshirë dhe atentatin e dështuar për vrasjen e Manchu Regent në Pekin. Në vitin 1937 Wang nis marrëveshjet e tij të tradhtisë me japonezët, duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e tradhtisë. Në ditën e vrasjes së Cezarit, kishte zëra se komploti ishte zbuluar dhe shumë prej komplotistëve nuk ishin të sigurt në duhej të vazhdonin me planin.
Gruaja e Brutit e luti atë që të qëndronte larg Senatit atë ditë. Bruti shkoi të priste Cezarin, bashkë me një grup senatorësh, për ta sulmuar atë më pas. Fraza e famshme, “Dhe ti, Brut?” doli nga goja e Cezarit, kur pa se u tradhtua nga nipi i tij. Bruti kreu vetëvrasje në vitin 42 para Krishtit. Jane Fonda u rrit në Hollivud, e rrethuar nga luksi dhe privilegji. Ajo shkëlqeu në botën e filmit, nën kujdesin e lidhjeve familjare dhe pamjes së saj. Ajo u bë një aktiviste aktive, duke u përfshirë në kauza të ndryshme, disa prej të cilave shiheshin nga veteranët amerikanë si tradhtare. Jane mbajti anën e Vietnamit të Veriut, duke pozuar me armët e tyre anti-tank. Shumë veteranë u përpoqën ta nxjerrin atë para gjyqit për tradhti pas luftës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Guy Fawkes ishte pjesë e një grupi revolucionar të quajtur “Roman Katolikët”, të cilit kishin në plan të hidhnin në erë pjesën më të madhe të aristokracisë britanike, në vitin 1605.
Atentati u zbulua nga autoritetet, të cilët e kapën Fawkes, para se ai të vinte në plan qëllimet e tij vrastare. Historia e tij është subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kësaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare dhe në Angli festohet çdo vit dështimi i komplotit të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:16 pm

Juda Iskarioti

Sipas Biblës, Juda Iskaroti, anëtari i Dymbëdhjetë Apostujve tradhtoi Jezus Krishtin për para. Ai kishte një shenjë të veçantë për t’u treguar autoriteteve se cili ishte Jezus Krishti, kur të ishin të gjithë bashkë. Ai do e puthte atë për ta identifikuar. Kjo “puthje e Judës” çoi në gjykimin dhe vdekjen në kryq të Jezusit duke e bërë Judën, tradhtarin më të madh në histori.

Vidkun Quisling
I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Quisling nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze.

Aldrich Ames
Ames hyri në ambasadën sovjetike në Uashington në vitin 1985 dhe ofroi të shiste sekrete amerikane për një arsye të vetme, para. Ai ishte një alkoolist me një bashkëshorte shumë të shtrenjtë. Falë Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milionë dollarë për përpjekjet e tij, 10 amerikanë u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentësh sekretë.

Benedict Arnold
Benedict Arnold ishte një gjeneral amerikan, i cili i shërbente kauzës së revolucionit amerikan, deri sa vendosi ta kthente kahun nga britanikët. I lindur në Konektikat, në janar të vitit 1741 ai, ai vinte nga një familje e trazuar. Më vonë ai u bë një figurë e shquar ushtarake. Nga hero lufte dhe patriot, Arnold komploti të kthehej kundër Amerikës, me forcat britanike. Plani i tij dështoi dhe ai u arratis në Britani, ku nuk u prit mirë, për shkak se kishte tradhtuar vendin e tij.

Rosenberg-wt
T’u shesësh rusëve sekrete gjatë Luftës së Ftohtë ishte shkalla më e lartë e tradhëtisë. Çifti amerikan Rosenberg ishte gati të bënte çdo gjë për bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anëtarë të partisë Komuniste që prej vitit 1943, kur papritur u tërhoqën nga aktiviteti politik. Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov. Ata u arrestuan në vitin 1950 dhe të dy u ekzekutuan më 19 qershor 1953.

Wang Jingwei
I konsideruar një prej tradhtarëve më të mëdhenj në historinë kineze, Wang Jingwei lindi në vitin 1883. Në moshën 21-vjeçare ai shkonte në shkollë në Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshëm japonez, Sun-Yat Sen. Nën influencën e Sen ai filloi të merrte pjesë në komplote kundër qeverisë, duke përshirë dhe atentatin e dështuar për vrasjen e Manchu Regent në Pekin. Në vitin 1937 Wang nis marrëveshjet e tij të tradhtisë me japonezët, duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e tradhtisë.

Bruti
Në ditën e vrasjes së Cezarit, kishte zëra se komploti ishte zbuluar dhe shumë prej komplotistëve nuk ishin të sigurt në duhej të vazhdonin me planin. Gruaja e Brutit e luti atë që të qëndronte larg Senatit atë ditë. Bruti shkoi të priste Cezarin, bashkë me një grup senatorësh, për ta sulmuar atë më pas. Fraza e famshme, “Dhe ti, Brut?” doli nga goja e Cezarit, kur pa se u tradhtua nga nipi i tij. Bruti kreu vetëvrasje në vitin 42 para Krishtit.

Jane Fonda
Jane Fonda u rrit në Hollivud, e rrethuar nga luksi dhe privilegji. Ajo shkëlqeu në botën e filmit, nën kujdesin e lidhjeve familjare dhe pamjes së saj. Ajo u bë një aktiviste aktive, duke u përfshirë në kauza të ndryshme, disa prej të cilave shiheshin nga veteranët amerikanë si tradhtare. Jane mbajti anën e Vietnamit të Veriut, duke pozuar me armët e tyre anti-tank. Shumë veteranë u përpoqën ta nxjerrin atë para gjyqit për tradhti pas luftës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Robert Hanssen
Hanssen u rrit në një familje të shkatërruar dhe rrihej nga i ati. Ai filloi punën si oficer policie në Çikago, por më pas e la për t’u punësuar si agjent special i FBI-së, në vitin 1976. Në vitin 1979 ai përfshi në kundër-spiunazhin e FBI-së dhe kjo hapi rrugën që ai të kryente një prej akteve më tradhtare në historinë e Amerikës. Në vitin 1983, Hanssen transferoi një njësi spiunazhi sovjetike brenda FBI-së, duke u dhënë atyre informacion pa fund. Hanssen u dorëzua nga kunati i tij dhe aktualisht është në burg, duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Guy Fawkes
Guy Fawkes ishte pjesë e një grupi revolucionar të quajtur “Roman Katolikët”, të cilit kishin në plan të hidhnin në erë pjesën më të madhe të aristokracisë britanike, në vitin 1605. Atentati u zbulua nga autoritetet, të cilët e kapën Fawkes, para se ai të vinte në plan qëllimet e tij vrastare. Historia e tij është subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kësaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare dhe në Angli festohet çdo vit dështimi i komplotit të tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:16 pm

HISTORI ME KURORA...mbreterore..

Na ishte një herë një mbret... Madje, ishin tre: një mbret-prift, një mbret-luftëtar dhe një mbret-perëndi. Janë modelet bazë të monarkisë, ndoshta forma më e lashtë e qeverisjes. Por fytyrat e kësaj figure paraprirëse të historisë kanë qenë në fakt shumë më tepër. Nuk dimë se si quhej i pari njeri i kurorëzuar. Por dimë që qytetet e lindur mes Nilit dhe Mesopotamisë më shumë se 6 mijë vite më parë qeveriseshin nga sovranë. Dhe që ai monarku i parë (nga greqishtja, "ai që qeveris i vetëm") ka qenë ndoshta një shaman apo një prift.
Paraardhësi i faraonëve egjiptianë, "Mbreti Akrep" i kronikave gjysmëlegjendare të Luginës së Nilit i njihte sekretet e vërshimeve të Lumit të shenjtë, të cilat dinte ti parashikonte dhe si rrjedhim edhe ti shfrytëzonte. Kontrolli mbi rubinetin e prosperitetit egjiptian i siguroi atij një vend në majën e piramidës sociale. Ishin ata si ai që nisën të përdorin një prej shenjave më të lashta dhe më të përhapura të pushtetit: skeptrin, në formën e shkopit apo bastunit të komandës. Një shkop magjik që bashkën tokën dhe qiejt.
Dinastitë
Mbreti Luan ishte edhe paraardhësi i parë i asaj që disa egjiptologë e quajnë "dinastia zero". Dhe nuk ka monarki pa dinasti. "Edhe monarkitë siç i kemi njohur prej shekujsh në perëndim bazoheshin në norma shumë të ngurta të linjës së vazhdimësisë", pohon Maqria Antonetta Visceglia, docente e historisë moderne në Universitetin "la Sapienza" të Romës dhe autore e librit "Rite të oborrit dhe simbole të mbretërive".
"Vdekja e mbretit shënonte gjithmonë një moment pasigurie. Funerali mbretëror shërbente pikërisht për të projektuar në mënyrë publike sovranin e ri dhe për të shpallur vazhdimësinë e pushtetit". Shpallja që në Francë shënonte kalimin nga një sovran tek tjetri ("Mbreti vdiq! Rroftë mbreti") ishte në fund të fundit një shmangie e atij boshllëku të pushtetit. Sepse të mbeteshe pa monark ishte pak si të mbeteshe pa perëndi.
Hyjnorë
Gjithmonë në zonën mes Egjiptit dhe Mesopotamisë ndodhi që mbreti-primt u ngrit nga një ndërmjetës mes njerëzve dhe hyjnive, në një perëndi në vetvete. Shumë shpejt edhe tek popujt që udhëhiqeshin nga luftëtarë, si ititët dhe persët, mbreti luftëtar i origjinës u shndërrua në një lloj perëndie. E madje edhe në Romë ku nga monarkia e kohëve të hershme (ndoshta me prejardhje etruske) ishte kaluar në qeverisje republikane, në fund të fundit ngrihej në qiell imperum (e drejta për të komanduar), duke u frymëzuar nga shembulli lindor. Hapin e madh e bëri Oktavian Augusti i hyjnizuar si Jul Cezar në vitin 42 para Krishtit. Por, prototipi ishte i mëhershëm: Aleksandri i Madh (356-323 para Krishtit). Një model shumë efikas sepse lejonte, falë karizmës perandorake dhe ceremonive publike, që të mobilizoheshin masa të mëdha njerëzish.
"Aleksandri ishte në të vërtetë pasardhësi i tiranëve grekë të shekullit IV para Krishtit, që ndoshta përfaqësonin eksperimentin politik me sukses më të madh pas krizës së demokracive (Athinë) dhe oligarkive (Sparta)", shpjegon Mario Vegetti, një prej historianëve italianë më autoritarë sa i përket historisë së botës së lashtë. "Kishte hipur në fron si një pasardhës i ligjshëm i mbretit të Maqedonisë, por prestigji dhe pushteti i tij buronin nga pushtimet ushtarake dhe nga efikasiteti i qeverisjes.
Për t'u bërë i pranueshem për popujt lindorë që kishte pushtuar kërkoi mbështjellën fetare, duke u prezantuar në Egjipt si bir i perëndisë Amon, ndërsa në Persi si mbret i hyjnizuar".
Pa mbret?
Megjithatë, jo të gjithë shtetet e lashtësisë kishin sovranë. "Greqia, përpara Aleksandrit të Madh nuk njihte regjime monarkikë", vazhdon Vegetti. Ndonëse dallimi mes mbretit (i legjitimuar nga prejardhja dinastike) dhe tiranit (mbajtës i një pushteti të paligjshëm) ishte i njohur në epokën klasike, gjuha e zakonshme shpesh herë nuk bënte dallim mes basileus (sovran) dhe tyrannos. Monarku absolut që nuk prekej fare prej ligjit konsiderohej si karakteristik në botën orientale. Aristoteli thoshte se të gjithë vartësit e Mbretit të Persisë gjendeshin në kushte skllavërie dhe tmerri e frika nga tirania ishin kaq të forta saqë vetë Perikliu (shekulli V para Krishtit) u akuzua për sjellje despotike nga ana e athinasve. Historiografi Tucididi e përcaktonte regjimin e tij si "në teori një demokraci, por në fakt qeverisja e njeriut më të mirë". Por, Perikliu duhej të kishte gjithmonë kujdes sa i përket sjelljeve të tij në ansamblenë e qytetarëve, reagimeve të së cilës i druhej shumë".
Po ç'mund të thuhet për mbretërit që takojmnë tek Iliada dhe tek Odisea? Agamemnoni, Nestori apo Uliksi, ishin trashëgimi të një epoke në të cilën demokracia, në Greqi ashtu sikurse kudo tjetër, nuk njihej ende. "Ishin mishërimi i fundit i wanax, mbreti i qytetërimit Mikenas (shekulli XVII-XII para Krishtiut): një replikë, në shkallë të zvogëluar e sovranëve lindore", vazhdon Vegetti. "Wanax mbretëronte në një shoqëri ku burokracia mbretërore kontrollonte veprimtarinë ekonomike, administronte drejtësinë, dominonte rrethinat. Por pushteti i saj ishte i kufizuar nga një klasë priftërinjsh, nga e cila me shumë gjasa varej pushteti dhe ligjshmëria e saj".
Të parazgjedhur
Pra, pak a shumë kuptimi i mbretërisë ka qenë gjithmonë i shoqëruar me shpjegimin: ruajtje e traditës dhe vazhdimësi e dinastisë. Në fakt nuk kishte mbret pa ritin që e shoqëronte në legjitimimin e tij dhe ku vihej theksi sidomos në karakterin e shenjtë të tij. Më i rëndësishmi i këtyre riteve, me origjinë shumë të largët, por i perfeksionuar në Mesjetë, ishte ai i konsakrimit: "Artikulohej në faza të ndryshme: veshja, betimi, dorëzimi i flamurit dhe kurorëzimi", thotë Maria Antonetta Visceglia. "Ishte një rit kalimi të pushtetit që transformonte protagonistin (princin zakonisht), duke e shndërruar në persona mixta¨ një njeri që kishte diçka hyjnore në vetvete". Shumë rite konsakrimi parashikonin, përpara dorëzimit të simboleve, vajimin: një lloj pagëzimi mbretëror. "Që atëherë, mbretërit "barbarë" visigotë vajiseshin përpara se të hipnin në fron, por riti e ka origjinën që në konsakrimin e Pipinit të Shkurtër, 791".
Sovranët e Francës dhe të Anglisë pas vajimit thuhej se përftonin edhe fuqinë e shërimit, me prekjen e tyre, nga disa sëmundje. "Nga ana tjetër, jo të gjithë "vajiseshin": nuk bëhej kjo me mbretërit e Kastijës dhe Aragonës, as edhe ata të Spanjës. Në çdo rast, mbretërit perëndimorë nuk bëheshin asnjëherë mbretër-priftërinj si homologët e tyre bizantinë". Edhe sepse në Europë ekzistonte tashmë një sovran absolut, i cili bashkonte pushtetin spiritual dhe atë tokësor: Papa.
Kundërfuqi
Hyjnor apo gjysmëhyjnor, po të vëresh me kujdes asnjë mbret nuk ka qenë me të vërtetë "i vetmi në komandë". Pushteti mbretëror duhej të bënte llogaritë edhe me kundërpushtetet apo kundërfuqitë, të forta në një slalom mes komplotesh dhe uzurepatorësh. Faraonëve u kundërvihej kleri i qyteteve të shenjtë (Menfi, Abidos, Karnak). Perandorëve romakë u kundërvihej aristokracia e senatorëve. Ata bizantinë kishin të bënin me peshkopët. Nga ana tjetër, Papa (i vetmi monark absolut që është ende në fuqi në perëndim) që me fillimin e viteve njëmijë ngriti një kurth të suksesshëm ndaj sovranitetit të perandorëve gjermanë. Ndërsa në Angli, ishin baronët që vunë në frerë pushtetin e mbretit me anë të Magna Carta-s (1215), që është praktikisht embrioni i monarkisë kushtetuese. Madje edhe sovranët e Francës (të paktën deri në "revolucionin absolutist") të Luigjit XIV kishin të bënin shumë me eminencat gri, si kardinalët Richelieu dhe Mazarino.
"Sipas disa historianëve, absolutizmi është një mit, një legjendë", shpjegon Visceglia. "Pushteti i sovranit ishte i kufizuar nga ai i rendeve të tjerë shoqërorë: privilegjet e fisnikërisë, gjykatat e drejtësisë, të drejtat e profesioneve, ushtrisë dhe bashkimeve të qytetarëve, instancave të parlamenteve". As edhe ancien regime nuk ishte monolit: ishte një shoqëri komplekse, e përfshirë nga konfliktet. "Prej këtyre konflikteve, institucioni monarkik pësoi ndryshime gradualë: e demonstruan në mesin e viteve 600 revolta kundër absolutizmit e dinastisë Stuart në Angli (Karli I kishte shpërndarë Parlamentin), Fronda franceze dhe revolucioni i vitit 1789". Përplasje që transformuan, në një periudhë afatgjatë shumë mbretëri në monarki parlamentare dhe sovranët e tyre në krerë "të thjeshtë" shteti. E megjithatë, miti i "Mbretit të Madh" vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite në atributet që ne i japim persait Kir, "i Madhi", Aleksandrit dhe Karlit "të Madh", Frederikut dhe Pietrit "të Madh".
Modele
"Të mëdhenj" ishin një kohë sovranët që shndërroheshin në modele për t'u ndjekur nga pasardhësit e tyre", shpjegon eksperti. "Si mbretërit-profetë të Testamentit të Vjetër, "të drejtët" David dhe Solomon, apo themeluesi i perandorisë së parë që bashkoi Lindjen dhe Perëndimin, Aleksandri i Madh. Nga figurat e tyre të idealizuara burojnë tiparet kryesorë të sovranitetit të bazuar në parimin e madhërisë dhe mbi virtytet e drejtësisë dhe barazisë, por edhe ata të shenjtërisë".
Pushtimet ushtarakë dhe diplomatike kishin rëndësi, por fatin e një monarku të mirë e bënte mbi të gjithë shenja e mirë që kish lënë pas për pasardhësit. "Madhështia në arkitekturë ishte tashmë shenjë madhështie", pohon Visceglia. "Por të lëvdoje dhe ngrije lart një mbret si të shenjtë, kjo qe një shenjë që po lartësoje të gjithë dinastinë. Kështu, fama e një monarku ndërtohej pas vdekjes së tij, duke i atrubuar kronika dhe portrete, apo edhe episode çudibërës.
Sovranët e të tjerëve, nga Amerika në Kinë
Figura e mbretit është universale. Bëjnë përjashtim popujt nomadë (që megjithatë kanë patur edhe ata mbretër-luftëtarë të mëdhenj, si huni Atila apo mongoli Genghis Khan). Përtej oqeanit, në perandorinë e Inkasve në Ande mbreti, Qhapaq Inca, konsiderohej me origjinë hyjnore dhe si i tillë edhe nderohej. Pak a shumë në të njëjtën periudhë në Meksikë mbretëronte një tjetër perandor, ai i Aztekëve. Ndërsa Majat ishin të organizuar në qytete-shtete që përgjatë historisë së tyre mijëvjeçare qeveriseshin nga sovranë të dinastive. Edhe në Azi, monarkitë me trashëgim kanë qenë gjithmonë në plan të parë: nga India e perandcorisë Moghul tek Kina, mozaik etniko-politik i "homogjenizuar" vetëm nga centralizimi prej figurës gjysmë hyjnore të perandorit, deri tek mbretëria Khmer në Kamboxhia. Mbreti-luftëtar i stepave orientale ishte në fakt Khani i Madh i perandorisë mongole. Absolutizmi i tij i bazuar në forcën ushtarake shërbeu si model për carët rusë dhe perandorinë e tyre centraliste.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:17 pm

Historia e 16 mbreterve

1. Mbreti Gyanendra i Nepalit

Pavarësisht kronikave të shkëlqyera ku jepen veprimtaritë e përditshme në Katmandu, mbretin Gyanendra po e mbulojnë retë e zeza. Zyrtarisht në fron vetëm pak kohë më parë, ai hipi në fron përmes forcës dhe jo sipas traditës. Ky gjest nuk i jep shumë siguri, aq më tepër nëse ndjekim zinxhirin e ngjarjeve që kanë ndodhur në pallat, të cilat arritën kulmin më 2001 me një zinxhir masakrash në familjen e Gyanendrës. As i biri, Parasi, nuk është kursyer nga violenca. Midis qeverisjes me dorë të fortë dhe tendencës së rebelëve komunistë në Nepal, mbretit i duhet të përballet çdo ditë me vështirësitë që po kalon vendi i tij.

2. Mbreti Mohammed i Marokut

Tangeri, Kazablanka, Marrakech, nuk janë vetëm qytete, por edhe mite. I gjithë Maroku me dunat e Saharës është në harmoni me këtë atmosferë të njëmijë e një netëve që duket mistike. Në fakt kjo është një e vërtetë për shumë marokenë, të cilët jetojnë në një mjedis që nuk ndryshon shumë nga ai i rrëfenjave të dikurshme. I gjithë vendi e vlerëson shumë mbretin e tij Muhamedin e VI, më shumë për reformat demokratike që ai po bën për njerëzit e tij. Madje edhe martesa e tij më Salma Bennain u konsiderua si një hap pozitiv, sepse pati edhe një vlerë simbolike. Gruaja është e diplomuar për inxhinieri informatike dhe po lufton për një legjislacion që siguron të drejta për gratë.

3. Wangchuck, mbreti i Bhutanit.

Në Lindje fjala Bhutan do të thotë buzëqeshje, por edhe pa ditur kuptimin e kësaj fjale, por thjesht vetëm duke parë Wangchuk mund të kuptosh menjëherë se nuk është qytet aq i qeshur. Për të qeshur sa më pak, mjaft të mendosh faktin që vetëm në vitin 1974 kufijtë e vendit u hapën për komunistët ndërkombëtarë dhe kjo u bë më rastin e kurorëzimit të mbretit. Mbyllja e kufijve justifikohej me faktin e ruajtjes së kulturës e karakterit kombëtar. Sot, gjeneratat e reja që kërkojnë kontakte me vendet e tjera të botës e më shumë me Lindjen, janë në luftë të vazhdueshme me sistemin social të qytetit të Dragos, (emri lokal i Bhutanit), i vendosur nga vetë monarku. Televizioni ka hyrë në Bhutan vetëm në vitin 1999.

4. Mbreti Goodwill i Zuluve

Zululandi nuk gjendet më në harta, që pas kolonizimit anglez dhe aneksimit të Natalit dy shekuj më parë, atë mund ta gjesh vetëm në ndonjë film. Por në fakt shteti Zulu me 9 milion banorë është rimbledhur në provincën jugafrikane të KwaZulu-Natal, i cili drejtohet nga mbreti Goodwill Zwelithini ka Bhekuzulu. Jo më shumë luftëtar se mitiku Chaka Zulu 9 i njohur nga filmat), sovrani është i dhënë pas mbrojtjes së traditave dhe shtimit demografik. Ai vetë është martuar 6 herë dhe ka 27 fëmijë.

5. Mbreti Taufa'ahau i Tonga-s

Duke parë nga këndvështrimi i një shteti, Tonga praktikisht është një komunë ose fshat turistik mes ishujve Fixhi e Samoas. Përbëhet prej 150 ishujve të vegjël vullkanikë e koralorë, të cilët ndodhen një hap larg Tropikut të Bricjapit dhe një sipërfaqe prej 748 km katrorë me rreth 100 mijë banorë. Arkipelagu është një nga shumë mrekullitë tokësore, por siç ndodh shpesh “ kush ka e kush e di”. Siç duket edhe nga shprehja e fytyrës së mbretit IV-1965 popullsia e njehsuar indigjene jeton me vështirësi, duke u ushqyer vetëm me patate të ëmbla.

6. Mbreti Norodom i Kamboxhias

Është sovrani më i ri i antologjisë sonë. Norodom Sihamoni është bërë mbret në nëntor të vitit 2004, pas dorëheqjes së të atit, Sihanouk-ut.
Vendi po kalon një nga periudhat më të paqëndrueshme dhe më proverbiale. Kamboxhia, një nga shtetet më të varfra të botës ka njohur regjimin e Pol Pot-it, kryetarit të kmerëve të kuq. Sot Pol Poti nuk është, por dramat dhe fatkeqësitë kanë mbetur nën hijen e udhëheqjes së mbretit të ri.

7. Naruhito i Japonisë

Për momentin mbreti i Japonisë, trashëgimtari i Akihitos, Naruhito Hito, po kalon probleme të vështira personale. Është 45 vjeç dhe ka 12 vjet që është martuar me Masako Owadan. Mbreti mund të bëhet sundimtar vetëm në qoftë se ndryshon ligji, i cili lejon vetëm ata trashëgimtarë që kanë djem. Deri tani çifti ka vetëm një vajzë, Aiko Toshin, 3 vjeçare. Por problemi qëndron më shumë te gruaja e tij, Mosako, e cila ka kaluar një periudhë stresi duke arritur deri aty sa të donte të jepte dorëheqjen nga jeta mbretërore. Dhe e ardhmja nuk po i premton asaj asgjë të mirë.

8. Abdullahu i Jordanisë

Ad Abdullahut Husein të Jordanisë i ka takuar një qeverisje strategjike në Lindjen e Mesme. Territoret e vendit të tij kufizohen me Sirinë, Irakun, Arabinë Saudite, Izraelin e Cisjordaninë, duke e vënë në një pozicion të vështirë mbretin e ri, diplomacia e të cilit duhet të jetë ekuilibruar. Por në këto detyra të vështira atë e mbështet gruaja e tij dhe aleatja e tij më e çmuar, Rania, e cila është një nga gratë më të admiruara në botë për bukurinë dhe elegancën e saj.

9. Al- Muhtade i Bruneit

Për sa i përket pasurisë sulltani Moda Hassanal Bolkiah është një nga më të pasurit e botës. Edhe në fuqinë e tij, ai nuk bën shaka duke qenë një monark absolut. Është një nga njerëzit e pakët në botë që jeton i rrethuar nga ari dhe atje ku nuk ka ar, ka diamant. Familja është e rrethuar e gjitha nga shkëlqimi i arit. Princi trashëgimtar është 30 vjeçari Al-Muhtade Billah Bolkiah i cili është martuar me 17 vjeçaren Sovoh Salleh. Pallati perandorak ka 1 788 dhoma të shpërndara këto në një sipërfaqe prej një qyteti të tërë.

10. Huan Karlos i Spanjës

Huan Karlos di Borbone është shumë i dhënë pas femrave. Kjo u duk se qe e vetmja cilësi e mbretit. Por ai tregoi se ka edhe cilësi të tjera, duke e çuar vendin e tij në një stabilitet dhe gjendje të shkëlqyer ekonomike, duke i bërë spanjollët të harrojnë luftën civile. Shumë njerëz kujtojnë se në një nga daljet e tij në publik atë e kishin qëlluar me domate dhe Huan Karlosi duke e ngrënë njërën nga domatet me të cilën qe qëlluar, i thotë atij që e hodhi “ Nuk është e mirë, or mik, është e thartë”.

11. Ranieri i III i Monakos

Që nga viti 1949 ai udhëhoqi një shkëmb gjigand në mes të detit me kodra të pyllëzuara dhe më 1956 falë martesës me Grace Kelly, yllin e Hollivudit, e transformoi mini shtetin në qendër turizmi e biznesi për gjithë njerëzit e pasur të rajonit.
Por edhe Ranieri pati probleme familjare. Djali i tij dhe trashëgimtari Alberto nuk është martuar dhe nuk ka asnjë trashëgimtar. Vajza e tij e vogël, Stefania, tashmë është jashtë loje për shkak të jetës së saj të çrregullt. Një hije e gjatë po i afrohet fronit dhe ajo është e gjermanit, princit të Hanoverit që është martuar me Karolinën e bukur.

12. Alberti i Belgjikës

Kjo është një nga përrallat fisnike më të bukura që pas luftës.
Alberto di Liegi, i cili u bë mbret më 1993, është martuar me vajzën e vogël të princit Fulco Ruffo të Kalabrisë, më 1959 . Paola e bukur është bërë e njohur për natyrën e saj “rebele” e antikonformiste në rininë e hershme. Këtë gjë e imitoi më vonë Stefania e Monakos. Paola është e vetmja princeshë italiane që ulet në një fron mbretëror sot. Çifti është një nga më pak të përfolurit, por për Alberton flitet se ka një vajzë “sekrete” me baroneshën Sibila de Selys Longchamps.

13. Kostandini i Greqisë

Kostandini i përket të ashtuquajturve “mbretër në azil”. Ai është larguar nga froni më 1974. Tani është 64 vjeçar dhe është një nga “ekzemplarët” ndër mbretër, për sa i përket sportit ai ka fituar katër herë garat olimpike me vela. Kurrikulumi i tij familjar është shumë i respektuar: Është djali i një princeshe nga Hanoveri dhe vëllai i Sofisë së Spanjës. Më 1964 ai u martua me princeshën Ana Maria të Danimarkës. Fëmijëve të tij ai nuk do t'ua trashëgojë artin e qeverisjes, por atë të gastronomit. Kostandini është shef në kuzhinën greke.

14. Gustavi i Suedisë

Karli i XVI Gustav, erdhi në fron më 1973. Mbret në një vend që njihet si atdheu i Greta Garbosë dhe Viktoria Silvsted-it, Karlika bërë përshtypje me atraksionin tij për folklorin dhe mënyrën e të jetuarit. Në krah ai ka një grua që e kanë pagëzuar “ hirushja”. Ajo është bijë e një familjeje borgjeze. Vajza e parëlindur Viktoria, është fejuar me një mësues gjimnastike.

15. Haroldi i Norvegjisë

Haroldi i V i Norvegjisë i ngjitur në fron më 1991 duhet të ruajë emrin e vikingëve. Por anijet e gjata nuk lundrojnë më në oqean; mbreti parapëlqen më shumë makinat rally dhe kur ishte i ri preferonte skitë dhe trampolinën. Ai dhe gruaja e tij, Sonja, kanë qëndruar gjithmonë larg kronikave mondane. Por fëmijët e tyre kanë bërë të kundërtën. Haakon Magnus dhe Marta Luis me historitë e tyre të dashurisë borgjeze kanë zënë faqet e para të gazetave. Madje princi është martuar me një vajzë-nënë.

16. Viktor Emanueli i Savojës

Asnjëherë nuk ka pasur mundësi serioze për të vënë një kurorë në kokë, por që kur është martuar me gjenovezen Maria Doria, kampionen e skive ujore, ai u bë mbret i kronikave të televizionit. Vëmendja ka kaluar tani te djali, Emanuele Filiberto i dhënë pas jetës mondane, pas martesës me aktoren franceze Klotildë Courou.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:17 pm

Një vend, shumë popuj


Emri afrikaner shkakton edhe sot e kësaj dite një farë frike: mbetje e ideologjisë raciste që të bardhët afrikano-jugorë e përdorën përgjatë shekujve dhe që u institucionalizua në vitet 900 me ngjitjen e partisë nacionaliste (National party). Pasardhës të kolonëve kalvinistë që banonin në zonën e Kepit të Shpresës së Mirë gjatë administratës së Kompanisë holandeze të Indive Lindore (1652-1795), ata nisën të quhen afrikaner, vetëm duke filluar që nga shekulli XVIII. Më parë pjesëtarët e këtyre komuniteteve, që të përbashkët kishin faktin që flisnin të njëjtën gjuhë, afrikaans, një gjuhë e ngjashme me atë holandeze njiheshin si boerë ("fshatarë"), trek-boers, holandezë të Kepit, apo "voortrekkers".

Besimi i tyre fetar, në bazë të faktit që konsideroheshin të zgjedhur prej perëndisë, vinte theksin jo vetëm në sensin e superioritetit, por edhe tek papajtueshmëria, gjë që iu demonstrua anglezëve që mbërritën diku nga fundi i viteve 700, pas rënies në Europë të fuqisë holandeze. Në ndeshjen mes këtyre dy kulturave, afrikaner-ët e pësuan më keq dhe u detyruan që të hiqnin dorë nga pjesë të territoreve të tyre, pasi ishin larguar nga tokat e pushtuara dhe kishin luftuar në dy luftërat anglo-boere (1880-1881 dhe 1899-1905), që përfunduan me pranimin e sovranitetit anglez mbi Afrikën e Jugut.

Zulutë (fjalë që buron nga amazulu - "njerëz të qiellit") janë në fakt ndër etnitë indigjene më luftarake (përveçse më të shumtë si numër bashkë me Xhosat me origjinë bantu). Pushuan së qeni një komb pas luftës anglo-zulu (1879) duke u bërë kundërshtarë të racizmit. Në vitin 1970, një ligj vendosi që ata do të kufizoheshin në privincën e KëaZulu-Natal dhe nuk do të konsideroheshin nënshtetas afrikano-jugorë. Vetëm në vitet e fundit, Zulutë kanë marrë një farë shpagimi: presidenti aktual i vendit, Jacob Zuma është në fakt i kësaj etnie. Një veçanti që del më shumë në pah prej poligamisë së shprehur hapur nga ana e presidentit si dhe nga shfaqja e rrënjëve të tij në ceremoni publike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:17 pm

Futboll dhe regbi, ish-ë të ndarë në fushë



Për të bardhët regbia, sport britanik. Për zezakët, futbolli popullor. Edhe sporti në Afrikën e Jugut ka respektuar barrierat racore dhe sociale. Ose të paktën, kështu ka qenë përgjatë të gjithë viteve të aparteidit, aq sa fundi i segregacionit u vulos në mënyrë simbolike në 24 qershor të vitit 1995 nga Nelson Mandela, i pari president afrikano-jugor me ngjyrë, i cili i dorëzoi kupën e botës të regbisë me 15 kapitenit (të bardhë) të kombëtares së vendit të tij, Jacobus François Pienaar. Një episod, i cili ka frymëzuar filmin e kohëve të fundit të Clint Eastwood, Invictus. Federata e parë e regbisë në Afrikën e Jugut e lindur në vitin 1889 ishte rigorozisht e bardhë. Vetëm në vitin 1992, u shkri në unionin afrikan të futbollit dhe regbisë, një organizëm ndëracor. Presidenti i sapozgjedhur Mandela përdori pikërisht kombëtaren e regbisë me 15 (Springbokët shumë popullorë) si instrument pajtimi. Të bardhët ishin në fakt të shqetësuar se gjendeshin krejt papritur në minorancë për fundin e aparteidit dhe gjetën tek presidenti me ngjyrë mbështetjen e nevojsshme për të fituar kampionatin botëror të vitit 1995, që u zhvillua pikërisht në Afrikën e Jugut.

Ndërsa, futbolli ka qenë gjithmonë një privilegj i popullsisë me ngjyrë dhe u shndërrua në një simbol të ndarjes racore e sociale. Por, vetëm në vitin 1992, ata që quheshin bafana, bafana ("djemtë tanë" kështu quhen lojtarët jugafrikanë të futbollit në gjuhën e zuluve) u kthyen të luajnë në nivel botëror. Ndryshimi erdhi në vitin 1991, kur edhe në Afrikën e Jugut u krijua një kombëtare e përzierë, e përbërë nga të bardhë dhe me ngjyrë. Edhe në këtë rast, sporti mori një vlerë simbolike, pajtimi, që kurorëzimin e arrin këtë vit me Kupën e Botës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:17 pm

Parajsa e quagga-ve



Një zebër pa vija... as pikëla. Thjeshtë dyngjyrëshe. Apo më mirë: ta shohësh përballë të duket një zebër normale. Por nga pas duket si një kalë brun. Apo më mirë dukej. Quagga (Equus quagga quagga) ishte në fakt një zebër e një specieje tipike e Afrikës së Jugut, e cila u zhduk në vitet 800. Ekzemplari i fundit ngordhi në 12 gusht të vitit 1883, në Kopshtin Zoologjik të Amsterdamit. Pikërisht në fundin e viteve 800, në Afrikën e Jugut filluan politikat e para për mbrojtjen natyraliste: pasi kishin vënë rregulla për gjuetinë (e rezervuar për boerët) në vitin 1888 u shpallën zona të mbrojtura pyjet shtetërorë të provincës së Kepit. Dhjetë vjet më vonë, u krijua rezerva e Sabit dhe në 1903 ajo e Shingëedzi, bërthamë origjine e Parkut Kombëtar Kruger, më i madhi i Afrikës së Jugut me dy milionë hektarë savanë dhe pyje të populluar nga qindra specie të rralla sisorësh, peshqish, zvarranikësh dhe shpendësh.

Në vitin 1998, Vatikani deklaroi se Adami dhe Eva kishin hedhur hapat e tyre të parë pikërisht në këto anë. Në një samit ndërkombëtar të organizuar nga Akademia papnore për jetën, atë Angelo Serra i Universitetit Katolik të Milanos argumentoi: "Kemi mbërritur në këtë konkluzion, pasi kemi studiuar informacionet gjenetike që përmbahen në kromozome. Studime të kryer në ADN e shumë popullsive të ndryshme demonstrojnë se mund të shkohet përtej mutacioneve drejt një paraardhësi të Homo Sapiens-ëve që ndodhej mes Afrikës së Jugut dhe Tanzanisë. Prej aty, pasardhësit e Adamit dhe Evës kanë emigruar në kontinente të tjerë". Një "lajm", i cili bazohet në atë që shkenca tashmë e dinte, pra që paraardhësit tanë i kanë hedhur hapat e tyre të parë pikërisht në Afrikë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Apr 05, 2011 2:17 pm

Lesoto e Swaziland: dy mikrokombe në zemër të gjigandit



E quajnë Zvicra e Afrikës Jugore. Por jo për shkak të të ardhurave të banorëve të saj, se sa për shkak të gjeografisë: Mbretëria e Lesotos ka në fakt një sipërfaqe prej 30 mijë kilometra katrorë, pak më e vogël se sa sipërfaqja e konfederatës helvetike dhe gjendet në mes të maleve kryesorë të Afrikës së Jugut. Ajo është një enklavë në brendësi të territorit afrikano-jugor, pak a shumë ashtu sikurse Zvicra është në Europë. Në Verilindje ndodhet shteti edhe më i vogël i Swaziland, i madh sa gjysma e Lesotos. Të dy këta kombe morën formë në fillim të viteve 800 nën shtytjen e mfecane (një imigracion i madh, i cili u shkaktua prej tregtisë së skllevërve dhe prej konflikteve ndëretnikë) si dhe për shkak të inkursioneve boere në brendësi të kontinentit që pasuan udhëtimin e madh. Pavarësia nga perandoria britanike erdhi në vitin 1966 për Lesoton dhe dy vjet më pas për Swazilandin, dhe ajo u favorizua prej kompaktësisë etnike (në Lesoto popullsia është kryesisht e etnisë basoto, Swazilandi është i bazuar në shumicë prej fiseve Swazi, të cilët në vitet 800 kanë qenë aleatë të anglezëve kundër fiseve Zulu që ishin reshtuar në krah të Boerëve). Duke patur mbështetjen e britanikëve të dy vendet arritën që të sigurojnë një autonomi politike, pavarësisht fqinjit gjigand, me të cilin marrëdhëniet kanë qenë shpesh herë kontradiktore. Në fakt, Lesoto në vitin 1910 u aneksua nga dominion-i i Afrikës së Jugut, por megjithatë pa u bërë asnjëherë pjesë integrale. Dhe Swaziland, pasi ishte aleat në vitet shtatëdhjetë me Afrikën e Jugut të aparteidit në funksion antibritanik, me fundin e regjimit segregacionist i ka paraqitur madje pretendime territoriale qeverisë së Pretorias.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga SerGio Thu Apr 07, 2011 7:52 am

Shpresë e Mirë? Jo dhe aq



Konsiderohej dikur si pika më e skajshme e Tokës. Këtu, sipas legjendës
së shekullit XVII ka lundruar holandezi fluturues në bordin e një anije
fantazmë, i shtyrë nga dëshira për të mbërritur në kufijtë e botës. Në
fakt, konsiderohej skaji më jugor i Gadishullit të Kepit dhe pikë
kryqëzimi mes Atlantikut dhe Oqeanit Indian (që në realitet i takon
Kepit Agulhas). Europianët e parë që mbërritën këtu ishin portugezët, në
fundin e viteve 400. Lundërtari Bartolomeo Diaz në vitin 1487 u gjend
në mesin e një stuhie që e dërgoi në të urryerin Mossel Bay. Lundërtari i
madh e quajti Kepi i Stuhisë për shkak të rrymave të dhunshme. Por
kolegu i tij, Vasco de Gama, një dekadë me vonë zbuloi se pikërisht kjo
ishte pika që duhej të kapërcehej për të shkuar në Indi.

Vetëm atëherë nëpër harta nisi të shfaqet toponimi Kepi i Shpresës së
Mirë. Ia vuri këtë emër Mbreti i Portugalisë, Giovanni II, duke menduar
ndoshta për perspektivën tregtare që hapej falë këtij zbulimi. Ndonëse i
kishin vënë emrin Kepit, portugezët nuk e përdorën zonën dhe shkuan në
brigjet më të sigurtë të Mozambikut. Ishin holandezët, pothuajse dy
shekuj më vonë, që krijuan të parin port për furnizime për anijet në
Table Bay, vend origjine i Qytetit të Kepit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga SerGio Thu Apr 07, 2011 7:52 am

Afrika e Jugut që askush nuk e pret



Nelson Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993 dhe
President i vendit nga 1994 deri në 1999 ishte simboli i kësaj lufte.
Por, në krah të tij ishin edhe peshkopi Desmond Tutu, aktivisti i ri në
moshë Stephen Biko, i vrarë në vitin 1977 në burgun e Pretorias (dhe të
cilit Peter Gabriel i ka dedikuar një këngë shumë të famshme) dhe
këngëtarja Miriam Makeba, e cila ndërroi jetë për shkak të një ataku në
castel Volturno në vitin 2008



Aparteid, krimi i bardhë



Në gjuhën afrikaans (gjuha e të bardhëve afrikano-jugorë) do të thotë
"ndarje". Suksesin ia sanksionoi fitorja e National party në zgjedhjet e
vitit 1948 si dhe ratifikimi më vonë i ligjeve racorë, që deri në vitet
nëntëdhjetë e bënë Afrikën e Jugut një prej vendeve më jotolerantë. Jo
kundrejt një minorance, por kundrejt një shumice me ngjyrë. Në vitet
gjashtëdhjetë, në bazë të këtyre ligjeve, afro 3 milionë e gjysmë
persona u segreguan në homeland-et e jugut (apo bantustan, territore të
caktuara për njerëzit me ngjyrë nga ana e qeverisë).

Lëvizjet e protestës u shtypën me gjakderdhje dhe në vitin 1976,
ndërkohë që një kryengritje në Twonship-in e Sowetos në Johanesburg
shkaktonte 200 deri në 600 viktima, Organizata e Kombeve të Bashkuara e
denoncoi aparteidin si një krim kundër njerëzimit. Në po të njëjtin vit,
shumë kombe afrikanë e bojkotuan Olimpiadën e Montrealit në Kanada dhe
aktivistët nisën përpjekjet për të mobilizuar të gjithë botën.

Nelson Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993 dhe
President i vendit nga 1994 deri në 1999 ishte simboli i kësaj lufte.
Por në krah të tij ishin edhe peshkopi Desmond Tutu, aktivisti i ri në
moshë Stephen Biko, i vrarë në vitin 1977 në burgun e Pretorias (dhe të
cilit Peter Gabriel, i ka dedikuar një këngë shumë të famshme) dhe
këngëtarja Miriam Makeba, e cila ndërroi jetë për shkak të një ataku në
Castel Volturno në vitin 2008.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga SerGio Thu Apr 07, 2011 7:53 am

Zemra e parë e transplantuar



Mes risive të Afrikës së Jugut është edhe transplanti i parë i zemrës në
një qenie njerëzore. Ai që e kreu në 3 dhjetor të vitit 1967 ishte
Christiaan Barnard (1922-2001), një kirurg i njohur për kronikat edhe
për shkak të jetës së tij si playboy, tre bashkëshortet (e fundit, një
top model) si dhe divorcet e shumtë.

Pasi u perfeksionua në kardiokirurgji në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, në vitin 1958 ai u rikthye në Qytetin e Kepit. Këtu ngriti të
parën qendër të ndërhyrjeve koronare në Spitalin e Groote-Schuur, duke
filluar të eksperimentojë transplante zemre tek shimpanzetë, babuinët
dhe kafshët e tjera. Dhe duke kultivuar me shumë kujdes ëndrrën e tij:
të kryejë "mrekullinë" tek njeriu (në 1950 në SHBA ishte transplantuar e
para veshkë e njeriut). Rasti iu paraqit pas një aksidenti
automobilistik që shkaktoi vdekjen e një vajze 24-vjeçare, Denie
Darvall. Barnard ishte duke u kujdesur për një të droguar, 54- vjeçarin
Louis Washkansky i prekur nga diabeti dhe që ndodhej në gjendje kritike.

Sipas shumëkujt, kuadri shumë i rëndë klinik e bënte rrezik të vërtetë
hipotezën e një transplanti. Nga ana tjetër, tentimi i asaj ndërhyrjeje
në kushte më pak të rëndë ishte jashtë çdo diskutimi, duke parë rrezikun
(pothuajse një siguri) e vdekjes. Kështu, kur babai i vajzës dha
miratimin për përdorimin e zemrës së saj, Barnard iu vu punës. Në
përfundim të ndërhyrjes, pas nëntë orësh, në trupin e Washkanskyt rrihte
një zemër e re.

Lajmi bëri xhiron e botës, por pacienti ndërroi jetë 18 ditë më vonë për
shkak të një polmoniti të shkaktuar prej ilaçeve imunosopresorë. Në
transplantin e dytë, dentistit Philip Bleiberg (i operuar në 2 janar të
vitit 1968) i shkoi më mirë: mbijetoi për 19 muaj. Por që gjatë atij
viti, zemrat e transplantuara me sukses në botë ishin më shumë se
njëqind.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga SerGio Thu Apr 07, 2011 7:53 am

Nga Udhëtimi i madh i boerëve, tek... trekking



Trek-u i Madh (Udhëtimi i Madh), migrimi epik i boerëve nuk ka aspak të
bëjë me udhëtimet tanë alpine. E megjithatë, termi trekking e ka
prejardhjen (përmes anglishtes) nga termi në gjuhën afrikaans. Eksodi
ndodhi mes viteve 1830 dhe 1840 dhe ai përfshiu pothuajse 12 mijë boerë,
të cilët u larguan nga rajonet juglindore të vendit dhe u zhvendosën në
drejtim të verilindjes, në Transvaal. Ata që i vunë në lëvizje, pak a
shumë si pionerët e Perëndimit në Amerikë ishin familje të tëra me
skllevërit e tyre nga pas: karvanët përfshinin karro, bagëti, tenda. Po
çfarë i shtyu pasardhësit e kolonëve holandezë që të viheshin në
lëvizje? Kongresi i Vienës (1815), i cili mbyllte epokën napoleonike ia
kishte dhënë koloninë e Kepit (rajoni pranë Kepit të Shpresës së Mirë)
anglezëve. Këta të fundit kishin nxjerrë menjëherë një urdhëresë
antiraciste (1828) që garantonte të drejta të barabarta për të gjithë
personat me ngjyrë.

Ligji u konsiderua një fyerje prej boerëve si dhe një rrezik për
ekonominë e tyre të bazuar tek skllavëria. Kështu zgjodhën eksodin. Një
"udhëtim" i gjatë që kontribuoi për formësimin e karakterit të tyre të
ashpër dhe të fortë. Dhe si pasojë edhe imazhi i tyre si afrikaner
kokëfortë. Migrimi ishte edhe një pushtim i territoreve të rinj:
popullsitë indigjene, të zvogëluar shumë në numër për shkak të
sëmundjeve të panjohura dhe armëve të zjarrit, iu nënshtruan boerëve.
Rezistenca më e madhe u organizua nga luftëtarët zulu: në dhjetor të
vitit 1838, në lumin Ncome 470 boerët e udhëhequr nga Andries Pretorius
mposhtën 15 mijë zulutë, duke hapur kështu rrugën për lindjen e
Republikës së Transvaal.

Trek-u i Madh është ende i gjallë në imagjinatën e afrikano jugorëve.
Pasardhësit më nostalgjikë të boerëve e festojnë fitoren e vitit 1838 me
një përkujtim me kostume të migrimit, me himne afrikaner si dhe meshë
në gjuhën afrikaans. Në bregun tjetër të lumit Ncome, Zulutë përkujtojnë
të rënët e tyre me kërcime ritualë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga SerGio Thu Apr 07, 2011 7:53 am

Këtu Gandhi eksperimentoi jo-dhunën



Përpara se të bëhej lider i pavarësisë së Indisë, Mahatma Gandhi i kreu "provat gjenerale" në Afrikën e Jugut. Mbërriti në Durban në vitin 1893 nën mbulimin e një avokati dhe me veshje të stilit viktorian, i dërguar nga kompania indiane Dada Abdullah & Co. U largua në vitin 1914, pasi kishte provuar mib vetveten segregacionin, i cili përveç zezakëve godiste edhe 150 mijë bashkëkombasit e tij që ndodheshin në këtë vend. Ishin të shumtë episodet e racizmit që iu desh të durojë: dëbimi nga Gjykata e Durbanit kur refuzoi që të heqë rrobën, për shembull, apo dëbimin nga një tren, pasi kishte refuzuar të kalonte nga vagoni i klasit të parë tek ai i klasit të tretë i rezervuar për zezakët, njerëzit me ngjyrë dhe indianët.

Në vitin 1894, ai themeloi Kongresin indian Natal, pararendës i kongresit kombëtar Afrikan të Nelson Mandelës. Ndryshe nga këta, të paktën gjatë viteve të parë, Gandhi mbrojti kryesisht të drejtat e migrantëve indianë. Në disa prej shkrimeve të tij ai përdori në fakt termin kaffirs, duke iu referuar zezakëve, të cilët në fakt i quante jocivilë dhe injorantë: "Ambicia e vetme e kaffirs-ëve ishte që të mblidhnin një sasi të caktuar bagëtish, me të cilët të mund të blinin një bashkëshorte dhe më pas të kalonin jetën e tyre lakuriq, në plogështi", shkruante në gazetën "The Indian" opinion, e krijuar prej tij në vitin 1904. Në vitin 1906 i dha jetë Shoqatës për Rezistencën Pasive me qëllimin për t'iu kundërvënë vendimit britanik që iu impononte komunitetit indian detyrimin për të kaluar. Në vitin 1913, intensifikoi protestat, duke përfunduar në burg, por duke marrë edhe mbështetje për disa prej veprimeve të tij.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi