Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Figura të shquara historike! - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Figura të shquara historike!

2 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 7:59 am

Brindisi i vetmuar

Oktoni u detyrua të ngrejë i vetëm dolli për mijëvjeçarin e ti, por vitin tjetër iu rikthye punës. Këtë herë dërgoi në Kostandinopojë peshkopin e Milanos, Arnolfin. ‘Ishte një fetar kaq shumë i dashuruar pas madhështisë saqë u shfaq në Bosfor në shalën e një kali me supertakëme, me frerët prej floriri dhe patkonjtë prej argjendi”, rrëfen Noruiç. Zgjodhi Zoen, 23 vjeç, bashkëmoshatare e Oktonit dhe, sipas kronikave, më e këndshmja e tre kandidateve.

Zoe dhe ndjekësi i saj lundruan drejt Italisë në janar të 1002. Por kur anijet bizantine iu afruan Barit, princesha pati një surprizë të shëmtuar: bashkëshorti i premtuar kishte vdekur, i sëmurë nga ethe misterioze në Faleria, pranë Viterbos. Fundi i ëndrrës së ribashkimit. “Nëse Zoe dhe Oktoni do të kishin pasur një djalë, ai djalë do të kish trashëguar jo vetëm Perandorinë e Perëndimit, por në mungesë të trashëgimtarëve meshkuj në bazile, edhe atë të Lindjes, dhe do t’i qeveriste të bashkuar nga Franca në Persi. E gjithë historia jonë do të kish qenë ndryshe”, përfundon Noruiç. ‘Edhe pse”, saktëson Kosentino, “nuk pati asnjëherë projekte konkretë për bashkimin e dy perandorive, të paktën nga pala bizantine”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 7:59 am

Vetëm deri në fund

Që Bazilio nuk do të kish lënë pas trashëgimtarë, kjo ishte e sigurt. Beqari i dytë i artë i vitit 1000 e kish zgjedhje të tijën të qenurit i vetëm. “Bazilio dy ishte i shkurtër dhe trupngjeshur, i shëmtuar, i pistë, i paedukuar dhe një koprrac thuajse patologjik”. Gjë që nuk do ta kishte penguar të gjente bashkëshorten e duhur, duke pasur parasysh rolin e tij. Por ishte ai vetë që nuk donte t’ia dinte. “Një asket i pashembullt, hante dhe printe pak dhe rrinte larg grave. Unik mes thuajse të gjithë perandorëve bizantinë, nuk u martua asnjëherë. Në fronin e Kostandinopojës nuk u ul më kurrë një njeri më i vetmuar se ai”.

Prezantohej në oborr me veshje të grisura dhe ndërrohej rrallë, por sigurisht që nuk ishte një i marrë. Kohën që shumë paraardhës të tij ia kishin dedikuar artit dhe kënaqësive ai ia dedikoi luftës, duke refuzuar, sapo arriti moshën e qeverisjes, që tua linte frerët e perandorisë shambelanëvee dhe gjeneralëve, siç ndodhte në oborrin e tij. Ishte një kalorës i jashtëzakonshëm dhe sipas studimeve të ndryshëm ishte një prej gjeneralëve më brilantë të historisë bizantine, ndonëse i mungonte karizma dhe njerëzit shumë pak e donin.

I mërzitshëm, por i paepur, ai shtypi në mënyrë të vendosur një grusht shteti shumë të fuqishëm të disa gjeneralëve ambiciozë. Më pas iu kundërvu Mbretit Simeon të Bullgarisë, i cili e kishte poshtëruar ushtarakisht në rininë e tij. U tregua i pamëshirshëm. Në vitin 1014, në grykëderdhjen e lumit Serrai mes Bullgarisë dhe Greqisë, e bëri pluhur e hi ushtrinë armike. Nga 15 mijë robërit, Bazilio shndërroi në të verbër 99 për çdo njëqind prej tyre: 150 që i la të gjallë udhëhoqën kolonën e trishtë drejt fortesës së plakushit Simeon, i cili përballë atij spektakli vdiq nga një atak në zemër. 4 vite më vonë, Bullgaria dhe një pjesë e madhe e Ballkanit ishin bizantinë. Aleanca tashmë e konsoliduar me rusët e Kievit hodhi bazat e hegjemonisë greko-ortodokse mes sllavëve, që vazhdon edhe sot.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 7:59 am

I treti në siklet

Kur vdiq Bazilio në 15 dhjetor 1025, Perandoria e Lindjes ishte e madhe, e pasur dhe e fuqishme siç nuk kish qenë prej shekujsh. Por sovrani kish bërë gabimin që nuk ishte martuar, dhe luftërat për pasardhësin e tij ishin fatale për superfuqinë bizantine. Veç të tjerash, edhe Oktonët kishin pushuar së mbretëruari prej një viti.

“Me pasardhësit e Oktonit III, Henriku II dhe Korradi II, lidershipi gjermanik hyri në krizë dhe perandorëve iu desh të kufizonin veprimet e tyre në Gjermani dhe në Italinë e jugut”, shpjegon Kosentino. Italia e Jugut i kaloi Normanëve dhe në 1071 beteja e Mancikertës (Turqi) i kushtoi bizantinëve Azinë e Vogël dhe shënoi ngjitjen e padronit të ri të lindjes: perandoria islamik, paraardhëse e perandorisë otomane. Vdekja e atyre dy beqarëve të artë kishte ndarë përgjithmonë rrugët e dy perandorive dhe ndarja e madhe e 1054 ishte guri i varrit për ëndrrën e Oktonit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 7:59 am

Në pjesën tjetër të botës...

Në Lindjen e largët, perandorët Song e bënë Kinën një prej mbretërive më të përparuara teknologjikisht në botë. Pikërisht atëherë shpikësi Bi Sheng krijoi shtypin e shkruar 4 shekuj përpara Gutenbergut. Shumë shpejt Kina do të kërcënohej prej perandorisë mongole, që dy vjet më vonë, me Gengis Khanin do të shndërrohej në perandorinë më të madhe të historisë. Në juglindje të Azisë, mbretëria e khmerëve po kalonte një periudhë të gjatë paqeje dhe në Angkor po ndërtoheshin disa prej tempujve më të pasur të qytetit. Në Japoni, epoka e samurajëve ishte ende larg, por arti dhe letërsia ishin në kulmin e shkëlqimit Murasaki Shikibo po shkruante “Rrëfimi i Genjit”, poema më e rëndësishme e letërsisë së lashtë japoneze). Ndërkohë që India veriore pushtohej nga ushtritë islamike, në jug ndërtoheshin tempujt e mëdhenj hindu të dinastisë Chola të etnisë së tamilvëe. Ndërsa Korea u bë qendra kryesore e përhapjes së budizmit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 7:59 am

Amerikanët

Në anën tjetër të Oqeanit Atlantik, Amerika qendrore ishte sfondi i katër qytetërimeve të mëdhenj parakolumbianë: Majat, Toltekët, Mikstekët dhe Zapotekët. Qyteti i majave Chichen Itza me 50 mijë banorët e tij dhe piramidat e mëdha, ishte qyteti më i populluar i kontinentit. Në Amerikën Veriore lulëzonin qytetërimet misteriozë Puebla dhe të Misisipit. Afrika perëndimore dominohej nga Perandoria e Ganës, dy shekuj më vonë u përthith nga ajo e Mait, ndërkohë që në Nigerinë e sotme krijoheshin kryeveprat në bronz të qytetërimit Ife. Qyteti i Zimbabvesë së Madhe me muret e vet ciklopikë ishte kryeqyteti i Perandorisë Shona, që bënte tregti floriri me Kinën. Në Etiopi, rreth vitit 1000 binte më në fund Perandoria e Aksum, që më pas u zëvendësua prej perandorisë etiopiane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Ndarja e madhe e 1054-ës

Si u mbërrit, nga lufta e shkishërimeve tek ndarja mes Kishës Katolike romane dhe kishës greko-ortodokse. Mes teologjisë dhe luftërave për pushtet

Nëse prej 955 vitesh historia e Bizantit dhe ajo e Evropës Perëndimore na duken dy çështje që pak kanë jo të përbashkëta, faji është i një postieri shumë të veçantë: kardinali Umberto i Silvakandidas, që më 16 korrik 1954 i dorëzoi Mikeles I, patriark i Kostandinopojës, aktin e shkishërimit prej Papës së Romës, Leoni IX. Kundërshkishërimi i Mikeles sanksionoi ndarjen përfundimtare të kishës katolike romane nga ajo ortodokse greke. Si kishin mbërritur deri tek ai divorc?

Duke filluar nga shekulli VIII, tre nga pesë patriarkët që administronin shpirtrat dhe pasuritë në tokat e krishtera kishin humbur rëndësinë për shkak të përparimit të islamikëve: Jerusalemi, Antiokia dhe Aleksandria kishin lënë pas Kostandinopojën dhe Romën. “Me kalimin e perandorisë perëndimore nga saksonët tek frankonët domethënë fundi i Oktonëve në 1024, papati u bë një pushtet politik, përveçse shpirtëror gjithnjë e më autonom”, shpjegon Salvatore Kosentino, docent i historisë së Bizantit në Universitetin e Bolonjës. Dhe kur Bizanti nisi rënien e tij të pandalshme, me vdekjen pa lënë trashëgimtarë të Bazilios II, konkurrenca për supremacinë mes papës dhe patriarkut mori zjarr.

Në Romë, prej disa shekujsh tundej në ajër i ashtuquajturi Donacion i Kostandinit: “Peshkopi i Romës duhet të mbretërojë mbi të gjithë kishat e botës”, thuhej të kish deklaruar në shekullin IV perandori i konvertuar. Dokumenti ishte fals (por kjo u zbulua vetëm në vitin 400), ndoshta i krijuar në shekullin IX për të legjitimuar supremacinë romake. Bizanti nuk mund të qëndronte jashtë baletit të shkishërimeve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Grindje

Për të pasqyruar rivalitetet politike ndihmonin shumë edhe divergjencat teologjike. Që në vitin 867 patriarku Focio (në Romë konsiderohej një uzurpator i rolit të patriarkut) u kish shpjeguar peshkopëve të lindjes pikat që për të ishin të papranueshme: mosmartesa e priftërinjve, pengimi i priftërinjve për të administruar kreshmën, agjërimi i të shtunës, e mërkura e hirit. Por mbi të gjitha qëndronin mospajtimet mbi natyrën e Shpirtit të Shenjtë. Shtimi në perëndim i një fjale “dhe nga Biri” në Kredo (profesioni i besimit i të krishterëve) nënkuptonte që Shpirti i Shenjtë zbriste për veç se nga Ati, edhe nga Biri, e përdorur në 1014-ën gjatë kurorëzimit të Henrikut III, kjo formulë u shpall heretike nga Kostandinopoja.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Europa e keltëve(keltet=popull/rrac)..
Barbarë të egër të civilizuar prej Romës, pijanecë të shtyrë drejt Italisë vetëm prej dashurisë për verën, njerëz brutalë të gatshëm të çiftëzoheshin me çdo lloj gruaje, qoftë kjo mëmë apo motër.

Për keltët thuhen shumë gjëra.
Por bëhet fjalë vetëm për thashetheme, fjalë të hedhura në qarkullim nga ana e historianëve grekë dhe latinë të epokës, shumë pak miqësorë me ata armiq që ishin aq shumë të zotët me armët, por kaq kopracë me tekstet e shkruar saqë nuk kanë lënë pas asnjë burim të dorës së parë në lidhje me jetën e tyre.
Si kompensim, për ta mbetet një trashëgimi shumë e shumëllojshme, e pranishme në pothuajse të gjithë rajonet europiane.
Një shembull për të gjithë: nëse mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit keni provuar ëmbëlsira, keni bërë shakara e ju kanë vënë në lojë, mos falenderoni SHBA prej nga vjen moda e Halloween, por njerëzit që në shekullin e katërt para Krishtit banonin në pothuasje të gjithë Europën, festonin Vitin e Ri me rite ku mblidheshin të gjithë bashkë. Dhe që kujtohen nga emrat e shumë qyteteve, si për shembull Milano (nga një zë kelt i latinizuar në Mediolanum "Qendër e territorit"), Torino (Taurision 'Toka e Taurinëve"), Ginevra dhe Genova (nga genaua që do të thotë "kënd"). Për të mos folur për pantallonat, për të cilat u detyrohemi pikërisht atyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Tributë

Historiografët grekë të më shumë se 2 mijë viteve më parë i quanin Keltoi (apo më vonë Galati, duke iu referuar megjithatë vetëm atyre që banonin në rajonin që është pranë Ankarasë së sotme në Turqi) dhe për latinët ata ishin Galë, por keltët ishin në të vërtetë të ndarë në tribu të shumta. Dhe emrat e tyre linin të kuptohej në lidhje me cilësitë që kishin: ishin "të tmerrshmit" Boi, "entuziastët" Edui, "të egrit" Insubri, Biturgët "mbretërit e botës", Caturigët "mbretërit e luftimit", Senonët "antikë". Të gjithë besonin në të njëjtat hyjni dhe flisnin dialekte të së njëjtës gjuhë: në të vërtetë i bashkonte një origjinë e përbashkët.
"Keltët osjom mkë bashkim i popujve të Europës së lashtë të lindur në etnogjenezë, domethënë nga bashkimi progresiv i bandave luftëtare indieuropiane, të mbërritura në kontinentin tonë në mijëvjeçarin e pestë apo të katërt përpara Krishtit, me grupe indigjenë bujqish dhe mbarështuesish", shpjegon Filipo Maria Gambari, docent i Prehistorisë dhe Protohistorisë në Universitetin e Torinos dhe mbikqyrës për sendet arkeologjikë në Liguria. "Që nga viti 1600 para Krishtit i gjejmë në zonën alpine, në Italinë Veriperëndimore, në Zvicër, në basenin e Renit në Gjermani, në Francën Lindore dhe në Spanjën Jugore. Ata e sollën gjuhën e tyre deri në brigjet e Atlantikut, që nga Gadishulli Iberik deri në Irlandë. Në fillim të shekullit IV para Krishtit, grupe keltësh të armatosur përshkuan alpet (dy shekuj përpara Hanibalit dhe elefantëve të tij), kapërcyen Lumin Po dhe pushtuan rrafshinën Padane ku mbretëronin etruskët, duke pushtuar bregun e Adriatikut deri në lumin Esino, duke arritur të nënshtrojnë edhe Romën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Pushtues

Sipas shkrimtarit latin, Plakushi Plin, ata ishin drejtuar për nga Gadishulli Apenin, pasi kishin shijuar verën, vajin e ullirit dhe fiqtë që vinin nga toka e etruskëve. Në të vërtetë, ajo që i shtyu keltët ishte domosdoshmëria për të gjetur toka të reja. Veç të tjerash, ata nuk kishin frikë nga askush dhe nga asgjë. Thuhet, që në vitin 335 para Krishtit të riut Aleksandri i Madh, ata iu përgjigjën që "e vetmja gjë nga e cila kemi frikë është se mos qielli bie në Tokë". Por nuk kishte nevojë për fanfara të tilla: keltët impononin respekt edhe vetëm po ti shihje. "I kalojnë shumë përmasat e zakonshme të njeriut, pamja e tyre është e tmerrshme, janë të lartë në staturë, me një muskulaturë të fuqishme poshtë lëkurës së bardhë. I kanë flokët bjondë natyralë dhe kur kjo nuk ndodhte në lindje, i shndërronin, duke i larë me ujë gëlqereje", tregonte historiani grek Diodor Sikuli.
Për të mos kaluar pa u vënë re, këta njerëz të mëdhenj vdisnin që të mbanin veshje me ngjyra të ndezura. "Në vend të Kitonit (tunika e gjatë që mbahej në Greqinë e lashtë) përdorin tunika me mëngët e gjata dhe që mbulonin deri tek vithet", saktësonte shkrimtari grek Saboni. Poshtë mbanin pantallona lëkurë të ngushta, që nga latinët quheshin bracae, mbroheshin nga i ftohti me anë të një manteli të leshtë shumëngjyrësh që quhej sagus, dhe në këmbë mbanin veshur çizme të shkurtra me majën të ngritur për lart. Gratë visheshin me fustane të mëdhenj, me rripa të endur dhe mbanin byzylykë në kyçin e këmbës dhe në atë të dorës; në dimër mbuloheshin me mantelë të leshtë.
Gjithnjë të pastër e të kujdesur për vetveten, keltët mbështeteshin shumë tek pamja e tyre fizike. Ndonëse disa prej tyre dalloheshin për shkak të rrumbullakësisë alla Obelix, kjo vinte për shkak të dashurisë së tyre për birrën. Ndër pijetarët më të flaktë ishin luftëtarët: duket se dehja rituale ishte ndoshta një prej mënyrave, bashkë me raportet mes homoseksualëve, me të cilat favorizohej fryma e trupit të ushtrisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Të tmerrshëm

Me sa duket, kjo lloj stërvitjeje funksiononte: sulmet e tyre ishin të jashtëzakonshëm. Me torques-in që e mbanin veshur mbi lëkurën nudo këta njerëz të armatosur me flokë të gjatë arrinin që të frikësonin madje edhe legjionarët romakë me thirrje dhe këngë të shoqëruara me tingullin ogurzi të borive të luftës dhe me zhurmën e shtizave që përplasnin mbi mburojat. Kësaj i shtoheshin karrot e luftës: të lehtë, të ngjashëm me karrocat që tërhiqeshin nga dy kuaj, ishin asi nën mëngën e luftëtarëve keltë në betejat në fushë të hapur.
Një tjetër sjellje e keltëve shkaktoi tmerrin e romakëve: përdorimi i metodës së prerjes së kokës së armiqve për t'ia hedhur kalit të tyre apo për ti dërguar të balsamosura, tek porta e shtëpisë. Pasqyrat, të cilat keltët i konsideronin si vendi i forcës në raste të veçantë shndërroheshin në kupa të shenjta për t'u përdorur në festa më solemne.
Të ndarë
Shumë prej tyre e kthyen në punë, apo profesion aftësinë e tyre në artin e luftës: mercenarë të aftë dhe shumë të kërkuar, ata zhvendoseshin në grupe, duke marrë me vete nga pas karvanë me bashkëshortet, fëmijë dhe mallra. Luftëtarët nuk kishin sigurisht probleme ideologjike, atyre as u duhej që të luftonin kundër keltëve të tjerë. Tributë nuk ishin shumë të bashkuara mes tyre, përveç rasteve kur ishin të kërcënuar nga një armik i përbashkët. "Keltët e rrafshinës padane, të influencuar prej botës italike qeveriseshin nga dy ansamble: njëra e përbërë nga krerët e klaneve kryesorë që përbënin teibunë dhe tjetra nga luftëtarët e rinj. Në raste konfliktesh, u takonte këtyre ansambleve që të zgjidhnin një komandant unik për të gjithë popujt keltë, që ndoshta quhej takos", shkruan Gambari.
Edhe gratë mund ta mbulonin këtë rol: një prej luftëtareve më të famshme ishte kurajozja, por fatkeqja Budika, në krye të tribusë së Icenëve që sfidoi ushtrinë romake në Britani. Veç kësaj, duket se gratë që në shoqërinë e keltëve kishin të drejta të barabarta me gratë, mundeshn që të luanin edhe rolin e druidit: pak a shumë njësoj sikur sot, Kisha Katolike të lejonte murgeshat që të bëhen prift apo kardinal. Nuk ishte pak: druidët, priftërinjtë e keltëve ishin me shumë ndikim.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:00 am

Dijetarë

Sipas disa historianëve, emri i tyre buronte nga fjala indoeuropiane wid ("dije") dhe deru ("lis"). Dhe pikërisht në një lloj lisnaje rritej veshtulli, bima më e shenjtë për këta njerëz që, të veshur me të bardhë e mblidhnin me një drapër të shndritshëm në netët me Hënë të plotë, së bashku me barëra të tjerë që përdoreshin si ilaçe.
Ashtu si hierarkitë e Kishës sonë, druidët ishin një kastë që kishin ligjet e tyte të brendshëm: Ishin përjashtuar për shkak të pjesëmarrjeve në beteja dhe nuk paguanin taksat, por për të arritur këtë gjendje u duhej që për njëzetë vite të studionin kultet dhe legjendat e popullit të tyre, astronominë dhe matematikën. Gjithçka në memorie. Jo se nuk kishin në dispozicion një alfabet, por preferonin që të përdornin shkrimin vetëm në çështjet praktike, si përshembull kur ekzekutonin rolin e tyre të gjyqtarit. Sipas Jul Çezarit, dy ishin arsyet përse keltët refuzonin të merrnin përsipër: "Së pari, sepse nuk duan që normat e tyre të viheshin në dispozicion të njerëzve të zakonshëm dhe gjithashtu për arsye se dishepujt, të cilët besonin tek shkrimi, gjithsesi e aplikonin atë me shumë pak vëmendje".
Rite pyjorë
Të vetmit depozitues të dijes, druidët kishin detyrën thelbësore të ndërveprimit me hynitë. "Feja e keltëve kishte disa tipare të përbashkët me fe të tjera indo europiane, por ajo ndikohej edhe nga bota e etruskëve, ajo greke dhe romake", shpjegon Gambari. Në pyje, pranë lumenjve dhe burimeve adhuronin Kernunosin, Perëndinë e fatit me brirët e drerit dhe Artion, perëndeshën-arushë të gjuetisë, por edhe Tre mëmat (hyja të ngjashme me ato greke që përcaktonin fatin e njerëzve), Teutati (Marsi i keltëve), dhe Taranis, një Jupiter që hidhte shigjeta dhe prodhonte zhurmën e rufesë me një rrotë mbi re. Dhe më tej, greku Herkuli-Ogmios që korrespondonte me Ogman e keltëve, një hyjni luftëtare që mbijeton në legjendat e irlandezëve dhe që besohej se ndoshta ka qenë shpikësi i shkrimit ogam, alfabeti enigmatik i ishujve britanikë.
Gjatë zive të bukës, epidemive dhe fatkeqësive natyrore këto hyjni mund të qetësoheshin vetëm duke ofruar jetë njeriu: hajdutë dhe të burgosur përfundonin të djegur brenda shtëpive të vogla. Zjarre shumë të mëdhenj, por më pak makabër ndizeshin në katër festat kryesore të vitit. Në fund të tetorit, keltët festonin Samhainin, vitin e ri kelt: druidëd bënin parashikime për të ardhmen, ashtu si astrologët e sotëm dhe ndizni zjarre në pritje që, vetëm për atë natë shpirtërat të ktheheshin nga bota e përtejme. Me krishtërizimin (duke filluar që nga shekulli i IV pas Krishtit) kjo festë i mbivendoset asaj të Ognissantit. Dhe të krishterët do të adoptonin në kalendarin e tyre edhe festën e Imbolc (që më vonë u bë Candelora), e cila festohej në fillim të muajit shkurt.
Kur keltët, dëgjonin historitë e klanit të tyre, e bënin këtë duke organizuar më parë homazhe në nderim të perëndeshës Brigit, frymëzuese e poetëve, kujdestare dhe purifikuese, e cila paralajmëronte rikthimin e stinës së bukur. Në traditën e keltëve të Irlandës, vallet dhe këngët shoqëronin edhe festën pranverore të Beltaines që i dedikohej çiftëzimit dhe Perëndisë së pjellorisë, Belenos.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

"Gjatë kësaj feste që është e lidhur me seksualitetin, gratë kërcenin mbi zjarr për të nxitur shtatzëninë dhe ndoshta festoheshin martesa "me afat", me kohëzgjatje një vit, të rinovueshme sipas rastit: ishte një zakon jo pak i shpeshtë mes popullsive të ndryshme luftëtare të lashtësisë, sipas disave edhe kelte", vazhdon Gambari.
Por marrëveshjet martesore lidheshin edhe në muajn gusht, gjatë Lugnasadit, apo "ansamblesë së Lugut", perëndia i Diellit në udhëtimin e natës, shoqërues i shpirtërave dhe mbrojtës i tregtisë (pak a shumë si Mërkuri latin). Fshatrat zbukuroheshin me panaire, tregje, recitues e këngëtarë; miq të largët takoheshin në mbledhjet e tribuve dhe sfidoheshin në gara dhe në lojëra force, tamam si në lojërat moderne të malësorëve në traditën skoceze.
Kultura / Mistere
Kultura kelte është e pranishme në muzikën e mrekullueshme të Enia, Loreena McKennitt dhe të tjerë artistë të New Age; është e pranishme në romanet fantastikë; nga "Zotëria i unazave" e në vijim; në një farë kuptimi një misticizëm i krishterë, shumë larg mentalitetit romano-vatikan; është i pranishëm në të gjitha ato gjuhë dhe dialekte europiane, por jo vetëm që kanë patur një lidhje me këtë kulturë mijëravjeçare. Në fakt, duket që gjysma e botës ka mbetur kelte dhe ndoshta është pikërisht kështu. Nëse hedhim shikimin nga historia, mund të mendohet sesi Perandoria Romake përpara dhe më pas pushtimet barbare kanë shkatërruar thelbin tradicional e origjinal të shumë shteteve europiane. Realiteti në fakt nuk është ky; tradita dhe koncepte magjike dhe antike ndër mijëra vite kanë mbetur të paprekura në shumë vende të izoluara gjeografikisht. Keltët zinin përpara mbërritjes së romakëve një rrip territorial që fillon nga ishujt britanikë në Gadishullin Iberik, nga Hungaria në lindje dhe Turqia në juglindje.
Një kolonizim në dukje paqësor, galatët ("pirësit e qumështit" në gjuhën greke) ishin luftëtarë të paepur si dhe bujq e blektorë të mirë dhe nuk ishin imperialistë, në ndryshim me fqinjët e tyre. Zona e ekspansionit kelt ishte e tejmadhe dhe nuk përbënte rrezik, duke injektuar në popujt primitiv autoktonë traditat dhe filozofitë e tyre pa shkatërruar identitetin indigjen. Duke u nisur, nga teoritë e ndjekura nga shumica e arkeologëve, nga një zonë e vogël e Zvicrës, në Tene dhe menjëherë pas zona gjermane e Hallstatt, keltët u rrënjosën thellësisht në shumë vende europiane, me rezultate të dukshme edhe në ditët e sotme. Për shembull, lusitanët në Portugali dhe keltiberikët në Spanjë, mbartin traditat e tyre edhe në botën moderne, veçanërisht në jug të dy vendeve iberikë, përveç romanëve, vizigotëve, arabëve dhe kastiljanëve, folklori kelt mbijeton në disa raste i paprekur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa zona franceze, si për shembull rajonet në kufi me Gjermaninë, ai i Lorenës de Alcazës ose edhe vetë Provenza në jug të vendit.
Zvicra dhe Austria shfaqin gjurmë kelte në zonat alpine më të thella, të kursyera nga Kalvinizmi i fortë, ndërsa Italia për analogji, ndodh e njëjta gjë në Alpe sesa në Apenine. Në Itali, gjurmët kelte janë të pangatërrueshme përsa i përket dialekteve. Emilia Romagna është fortësisht keltike dhe kështu edhe Piemonte, Lombarida dhe pjesë të Toskanës dhe Rajonit të Marche. Kjo është e shpjegueshme me sasitë e mëdha të tribuve galike të vendosura në veri: Taurischi, Leponzi, Insurbi, Senoni dhe Boi përbënin një federatë të fortë aleate të Etruskëve. Por kolonizimi vazhdonte edhe në ish-Jugosllavi: Itria kishte (dhe ka) gjurmë kelte ashtu edhe Panonia dhe Iliria, që i korrespondojnë përkatësisht zonave të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë.
Gjurmë të galezëve ka edhe në Bullgari, ndërsa Galazia në Turqi është një rajon i krijuar në epokën e tanishme nga mercenarët galë, që luftuan për hesap të grekëve dhe që sapo mbaroi lufta vendosën të stacionoheshin në zemër të Gadishullit Anatolik, në një zonë me kulturë të spikatur, e populluar nga popuj të Cimerit dhe Schiti.
E në fakt, në kohërat tona kemi hasur në një emër që është i njohur: kemi hasur Cimmeri dhe Cuma, afër Napolit, vend i të famshmit Antro Trapezoidal, kaq të rëndësishëm për historinë romake si vend i Sibilla Cumana e përshkruar nga poeti Virgjil... Një tip arkitekture me origjinë minoike edhe pse e thënë nga arkeologët e Antros së Sibilit është me shumë mundësi me origjinë greke ose romake. Përveç kësaj, në udhëtimin tonë kemi zbuluar se si gjurmë të kësaj forme trapezi shfaqen në shumë zona në Tokë dhe të gjitha të lidhura me mistere: nga Piramida e Keopsit në varret etruske, nga arkitektura e Majave në fortesën Inkas në Peru, nga Sardenja e gjigantëve në qytetin e humbur të
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

Ugarit.

Përnjëherë mendja të shkon se si është e mundur që të gjitha këto kultura të vjetra qasnin tipe të njëjta të arkitekturës dhe që lidheshin me atë formë trapezoidale. Çfarë mund të lidhte koloninë Cuma me kulturën Maja, me atë egjiptiane dhe atë inke? E gjitha kjo na çon të mendojmë se ka ekzistuar vetëm një qytetërim shumë antik, që ka realizuar të njëjtin tip arkitekture në të gjithë këto vende të botës, një arkitekturë e lidhur edhe me të tjera vepra arkitekturore të shfaqura më së shumti në vendet me kulurë kelte, aq sa dhe prekolumbiane: megalitët.
Dhe nëse porta në formë trapezi mund të ketë një shpjegim në dukje sipas nevojës arkitektonike për mbajtjen e traut të tavaneve në ndërtime, nuk interpretohen kështu nga dolmen e menhir, shpesh të dimensioneve dhe të forcave të tilla sipas një qytetërimi teknologjikisht më të avancuar se aktuali! Sigurisht, keltët dhe cimerët mund të na sjellin referenca të vlefshme historike në kërkim të shpjegimeve për këto analogji të pashpjegueshme. Për ta bërë duhet të nisemi nga etimologjia e emrit të qytetit Cuma dhe nga populli që, sipas shkrimtarëve klasikë, banonte në këto territore përpara ardhjes së kolonive greke. Cuma teorikisht vjen nga greqishtja Kyma, që do të thotë majë, pikë fundore. Në Cuma në të vërtetë ka male të vërteta, të gjithë e dinë që fushat Flegrei kanë kratere vullkanikë të shuar.
Megjithatë, Cuma ishte pjesa e parë e emrit të popullit të emëruar nga grekët Kymamineira, Mineira do të thotë galeri e nëndheshme (nga e cila vjen dhe emri minierë). Kymamineira njiheshin nga studiuesit e historisë si "Cimmeri", citimi antik i të cilit i përket Homerit, tek Odisea, kur tregon për Uliksin, që duke ndjekur instruksionet e magjistares Circe, mbërrin në pyjet e shenjta të Persefonit për të folur me hijen e fatndjellësit Tiresia. Historiani Strabone i referohet traditës antike, të mbledhur nga Efori, sipas të cilit Liqeni i Avernos, dy hapa nga Cona, ishte origjina e cimerëve, që jetonin në shtëpi të nëndheshme të quajtura Argile dhe të lidhura mes tyre nga korridore.
Për ta rrëfehej që asnjëri nuk shihte diellin dhe jetonin, duke gjetur metale dhe duke praktikuar shenjtërimin në vende të shenjta, edhe këto të nëndheshme, aty ku vizitorët shkonin dhe rrëfeheshin tek i ashtuquajuri Orakulli i të vdekurve. Shkrimtari Festo mbështet tezën që cimerët jetonin mes Bajës dhe Cumës, në një zonë të izoluar të fushave Flegrei, në një vend të rrethuar nga male të lartë, që nuk ndriçohej asnjëherë nga dielli, e quajtur "Cimeritë e errëta".
Eshe Plinio tregon që, afër Avernos ishte një tempull në një fshat të quajtur Cimmerio, dhe Diodoro Siculo tregon që nga ai fshat shkohej tek Orakulli i të vdekurve. Edhe historiani Nevio prek në rrëfimet e tij Sibilla Cimmerian, që jetonte në një Gropë të Sibillës, që ekzistonte realisht në Liqenin e Avernos. Nga këto informacione nxjerrim që cimerët kanë ekzistuar dhe përveç metalurgjisë merreshin edhe me shenjtërime. Por arkeologjia zyrtare na mëson që cimerët kanë jetuar historikisht vetëm në Azinë e vogël; ishin një degë e fiseve të Scitëve dhe ishin vendosur aty nga fundi i mijëvjeçarit të dytë në fillimet e shekullit të parë para Krishtit, në rajonet e veriut të Detit të Zi, në zonën e Donit dhe stepat e veriut të Kaukazit, duke u shtyrë në jug në Anatolia, prej shekullit VI para Krishtit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

Me një ekonomi të tipit nomad, shquheshin për metalurgë shumë të zotë.
Kemi gjetur gjurmë të veprave të tyre në varret e mbretërve, por nuk është gjetur asnjë gjurmë për vendqëndrimet e tyre. Por çfarë mund të bashkojë, përveç pasionit për punimet me metal, cimerët e Cumës dhe ata të Azisë së Vogël? Bëhet fjalë për të njëjtën popullatë? Dhe çfarë lidhje mund të kenë me keltët? Përveç disa ndryshimeve të vogla si pasojë e referimit gjeografik, mund të mendohet për një origjinë të përbashkët për të tre popujt, duke mos harruar që galët e Galacisë turke në Azinë e Vogël gjetën një terren kulturor fin, pasi ishte e populluar nga njerëz të gjenezës indoeuropiane dhe cimere.
Strabone pohon që, historiani Posidon shprehte që, comerët aziatikë, "... ishin nga natyra gjahtarë dhe vagabondë, duke shtyrë trupat e tyre nga moçali i Meotides dhe për shkak të tyre Bosfori është quajtur Cimerio..". Por cimerët janë quajtur nga Strabone edhe në një mënyrë tjetër si cimbri.
Përveç kësaj, grekët ngatërrojnë shpeshherë e në mënyrë të vazhdueshme keltët, cimbrit dhe cimerët. Cimbrit historikisht konsiderohen si popullata që pushtoi Europën rreth shekullit 113 para Krishtit, duke mbjellë vdekje dhe shkatërrim në territoret e populluara nga galët. Dështimi i cimbrëve në dyluftimin me trupat romake në Caio Mario, në shekullin 102 para Krishtit, në Aquae Sextiae (sot Aix en Provence, në Francë) nuk arriti të qartësonte origjinën e atij populli. Sipas Artemidoros të Efesit, cimbrit ishin keltët. Plutarku thoshte që sipas gjykimit të tij vinin nga gjeneza kelte-scite. Erodoti duket se injoronte komplet keltët, duke i quajtur të gjithë "Cimmeri e Diodor Siculo, që pohon që këta njerëz mbanin emrin e cimerëve". Dhe pak më pas i kanë quajtur pcimbri. Cimbrit, pra, duhet të jenë një pjesë e cimerëve të emigruar, rreth shekullit VI para Krishtit, në zonën e Cherconeso Cimbrico.
Sot, nëse shohim emrin e Galisë aktuale është Cumry: galezët sot ashtu si dje, përcaktohen si cymry (në galezen antike do të thotë "patriot", "refugjat" dhe vjen nga emri i dhënë britanikëve që u larguan nga Northumbria dhe nga Cumbria e Saksonëve, duke filluar nga shekulli III pas Krishtit). Cymry vjen nga keltët "cum" dhe "ro", "cumrog" që do të thotë "njerëz të të njëjtit vend". Cimerët, cimbrët e kymaiminierët e Comës kanë një origjinë etimologjike të përbashkët; ashtu si traditat e tyre; janë ekspertë të metalurgjisë, kanë një tendencë të spikatur për galeritë, gropat, minerat; janë nomadë, por kur vendosen diku, jetojnë në qytete të nëndheshme, sipas një tipologjie banesash që të kujton atë të indianëve Anasazë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qytetet e Cappadicias në Turqi, në një zonë të quajtuar Galazia.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

Ngjashmëritë gjuhësore tregojnë edhe gjeografikisht shenjën e prezencës së tyre.

Kujtojmë rajonin e sipërcituar të Northumbria, në Angli, kujtojmë Cambinë (nga e cila kujtojmë Erën gjeologjike të Cambrianos) emri roman të Galesit, kujtojmë edhe Umbian e Italisë, të banuar nga njerëz me gjenezë kaukaze të pastër, etnikisht, nga Cimerët tek Etruskët, siç pohon historiani Polibio. Kjo origjinë e përbashkët cimere e popujve të Italisë dhe të gjysmës së Europës, gjen dhe pohime gjuhësore, për faktin që e vetmja gjë e sigurt që bashkon popujt e gjenezës kelte është gjuha. Sipas teorisë më të akredituar, proto-keltët patën origjinë indoeuropiane, sipas të dhënave nga vitet 2900-2400 para Krishtit. Fakti është që nga këndvështrimi kulturor, keltët vijnë nga e njëjta zonë e Detit të Zi, në të cilën jetonin scitët, cimerët e lashtë dhe kultura kurgan është gjeneza e të gjithë popujve perëndimorë.
Një kulturë që ka origjinën e saj akoma më shumë në perëndim e të mos harrojmë që në vitin 2800 para Krishtit një gjuhë e mistershme indoeuropiane, tokario, flitej në të gjitha vendet e shkretëtirës së Takla Makan, në zonën e bacinit të lumit Tarim, në Sinkiang të Kinës.
Sipas eksploruesit anglez të tetëqindës James Churchëard, kryeqyteti i rajonit, Khara Khoto, ishte i lashti Ujgur, qyteti kryesor i Mu-së mitike, të populluar nga burra të zgjuar me lëkurë të bardhë, të njëjtët persona të bardhë që nga Kina, me anije druri, kaluan Oqeanin Pacifik, duke kaluar nga ishujt e Peliponezit, si për shembull Pohnpei dhe Palau. Të njëjtën që influencuan amerikanët duke mbërritur tek Mayjat dhe tek arkitektura e tyre.
Duke u nisur nga sa u tha më sipër, duket qartë që Zotat e bardha që citohen në legjendat kineze, tibetiane dhe indiane si banues të detit që lagte dikur zonën e zënë të shkretëtirës së Gobit, mund të jenë të njëjtit njerëz të bardhë me flokë të kuq që u mitizuan në Amerikën e Jugut. Peruviani Viracocha, Kukulkani i majave, tregohen si njerëz me lëkurë të bardhë, të lartë në fizikun e tyre, me flokë e mjekër të kuqe dhe veshë të varur të mëdhenj, të njëjtat gjëra që tregonin për fytyrat enigmatike të Moai të ishullit të Pashkës.
Dhe çdo gjë rikthehet: konstruksionet megalite, dolmen dhe menhir të shpërndarë në Pacifik, në Amerikë dhe Europë, në Azi dhe Afrikë: kujtimet e civilizuesve të bardhë, të asociuar me format trapezoidale të arkitekturës së tyre, së fundi, ngjashmëria gjuhësore, si shkrimi Rongo-Rongo, i ishullit të Pashkës, identik në ideogramat me ato të popullit të zonës së Indos, edhe ato me origjinë cimmeriketocariote, që jetonin atje (të shkatërruar nga një bombë atomike?) Mohenjo-Daro.
Në mes qëndronjë pasardhësit e këtij populli misterioz, keltët me flokë të kuq dhe lëkurë të bardhë. Sigurisht nuk mund të thuhet që irlandezët, galezët apo skocezet janë gjenetikisht të pastër të gjithë. Përkundrazi, kërkime gjenetike tregojnë që këto popullata dhe disa të tjera europiane kanë përcaktuar një gjurmë kulturore më shumë se një trashëgimi gjenetike mes ish-keltëve të Europës.
Na duhet kështu t'i referohemi një bashkësie traditash, folklori, mentalitetesh kelte-indoeuropiane-cimerike më shumë se për një popull të bashkuar; një federatë njerëzish të ngjashëm, por jo identikë, shpesh në rivalitet mes tyre, por të bashkuar nga një shpirt i përbashkët fetar. Dhe ndoshta ky globalizim ante-literam është ajo që sot të gjithë e quajnë Atlantide; një popull që bashkoi të gjithë planetin me kulturën e tij të civilizuar. Një popull që nuk e ka origjinën vetëm nga një kontinent i humbur në Oqeanin Atlantik, por që në Azi dhe ndoshta në Oqeanin Pacifik ka origjinën e tij origjinale, kaq shumë të kritikuar nga studiuesit.... Mund të themi që nga këto vise vijnë paraardhësit e keltëve?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

ARTUR/Legjenda që ndryshon

Si ka ndryshuar me kalimin e kohës perceptimi i historianëve

Ronald Hutton

Dyzet vite më parë, si librat shkollorë të historisë, ashtu edhe romanet historikë kishin një këndvështrim të përbashkët për Mbretin Artur: si një luftëtar historik, lidershipi i të cilit mundësoi popullin e tij, banorët e lindur të Britanisë postromake, që të ndalnin valën që përparonte të pushtimit anglo-sakson për afro gjysmë shekulli.


Askush nuk ishte me saktësi i sigurtë se kur kishte ndodhur kjo, sepse bëhej fjalë për periudhën e errët mes viteve 410 dhe 550, një periudhë ku nuk ka mbetur pothuajse asnjë dokument bashkëkohor. Megjithëkëtë, ka patur një marrëveshje të pranuar gjerësisht se Arturi kishte lulëzuar diku në atë kohë si dhe kishte qenë personaliteti më i madh britanik i saj, duke krijuar për vetveten një famë të tillë, e cila hodhi themelet për legjendën e mëvonshme mesjetare mbi Arturin, më romantik dhe më fantastik.
Ky konsensus i lumtur ishte prodhuar kryesisht për shkak të disiplinës së re të arkeologjisë, e cila kishte gërmuar disa prej vendeve kryesorë që lidhen me Arturin dhe më vonë kishte zhvilluar plotësisht Legjendën, si për shembull, vendlindjen e tij në Tintagel dhe Kështjellës Cadbury në Somerset, që sipas gojëdhënave, kishte qenë oborri i tij i Camelot. Në secilin rast, mes publicitetit të madh, ishin gjetur rrënoja spektakolare të pushtimit nga njerëz të pasur në periudhën e duhur.
Për shumëkënd, kjo ishte më se e mjaftueshme për të vendosur, përtej çdo dyshimi, se legjenda i kishte rrënjët në të vërtetën historike dhe libra të tillë si ai i Geoffrey Ashe "Në kërkim të Britanisë së Arturit", apo ai i Leslie Alcock "Britania e Arturit" e përcillnin këtë mesazh tek lexuesi i gjerë. Më vonë, argumenti u mor prej historianëve, të cilët tashmë ndiheshin të inkurajuar që të rindërtonin një histori për vitet rreth pesëqindës, duke kombinuar burimet e hershme mesjetare me një pasuri të tërë të dhënash më të dyshimta nga periudha të mëvonshme; kjo qasje u mishërua nga libri i trashë i John Morris "Epoka e Arturit". Interesi i nxitur prej akademikëve rezultoi në një vërshim fiksioni historik në vitet '60 dhe'70. Shumica u prodhua nga anglezë, ndonëse edhe gra angleze si Rosemary Sutcliff dhe Mary Stewart ishin ndër autoret më të njohura.
Të gjithë e trajtonin Arturin si një personazh historik në një skenë postromake, me panorama realiste britanike dhe përdorim të kujdesshëm të të dhënave historike dhe arkeologjike.
Arsyeja për këtë unanimitet virtual ishte se Arturi që portretizonte ishte shumë i dobishëm. Me humbjen e Perandorisë së Britanisë dhe statusin e saj si një fuqi e madhe, ekzistonte një mundësi reale që t'i hiqe cmentoja Mbretërisë së Bashkuar. Ajo kishte nevojë për një të shkuar të re të përbashkët për të bërë apel dhe "epoka e Arturit" premtonte jo vetëm një të shkuar të lavdishme, por edhe një pasurim të identitetit të britanikëve kundrejt atij më të këndshëm dhe më të gjelbër të keltëve. Veç kësaj, Arturi mund të bëhej monarku ideal kundërkulturor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

Zakonisht i paraqitur në kopertinat e librave të kohës si një burrë me flokë të gjatë me mustaqe të varur dhe trupin të mbushur me argjendarira, ai fare mirë mund të transplantohej në kohët moderne mbi një motor apo një festival rroku. Për ata që vajtuan humbjen e Britanisë imperiale ai mund të shihej si mbrojtësi i fundit i qytetërimit romak; për ata që identifikoheshin me revolucionarët, ai ishte një udhëheqës i rezistencës kundër agresionit anglez. Ai ishte një hero panbritanik që nuk i përkiste asnjë klase, që bëri që patriotizmi, monarkia dhe historia të pëlqeheshin.
Sot, kjo pikëpamje për Arturin duket po aq e largët sa edhe vetë Britania postromake.
Shumë ekspertë të asaj periudhe tashmë e injorojnë krejt, ndërsa ata që nuk e injorojnë nuk bien dakord për mënyrën si duhet të konsiderohet. Libri i Thomas Greene "Konceptet e Arturit" e quan atë një perëndi pagane kelte apo gjigant i shndërruar në një hero historik për arsye se populli i tij kishte nevojë për një të tillë; të paktën kjo është një paraqitje më e mirë se sa ajo e librit të Nicholas Higham "Mbretit Artur", i cili kishte vendosur që ai kishte qenë sajesë e një gazetari uellsian të shekullit IX.
Libri i Graham Anderson "Mbreti Artur në antikitet" e mendon atë si keqkuptim të një legjende të lashtë greke dhe libri i Howard Reid "Arturi, Mbreti dragua" e vendos origjinën e tij në mitologjinë kaukaziane. Edvin Pace tek libri "Arturi dhe rënia e Britanisë romake" thotë se ai ishte një personazh i ndryshëm i shekullit V, që zakonisht njihej si vortigern, ndërkohë që Miles Russell thotë se ai ka qenë një ngatërrim i mëvonshëm i dy të tjerëve, gjenerali britanik Ambrosius dhe mbreti sakson Aelle.
Ndërkohë, romanet për të janë më të shumtë se kurrë, por autorja më tipike që nga vitet '80 ka qenë një grua amerikane. Nuk është habi që panorama britanike e paraqitur në ta është turbulluar dhe çdo lidhje me historinë e njohur dhe arkeologjinë e periudhës nënromake pothuajse është zhdukur. Romakët u janë bashkuar tashmë anglezëve pushtues si figura të urryera dhe Arturi është një kelt romantik, që normalisht vepron në një botë ku përrallat, perënditë, ujkonjat dhe njëbrirëshat janë po aq të rëndësishëm sa edhe figurat njerëzore. Prototipi i të gjithë këtij zhanri ishte libri i Marion Zimmer, "Errësira e Avalonit".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

Pjesërisht, ky ndryshim ka ardhur për shkak të një zhvendosje në programet shkollorë. Arkeologët kanë braktisur përpjekjet për të gjetur prova të ekzistencës së tij, pasi asnjë nuk ka dalë dhe vende pa lidhje me Arturin kanë qenë po kaq të pasura me zbulime romakë. Historianët kanë pranuar se nuk ka një provë solide dokumentare për këtë dhe nuk ka gjasa të gjenden më vonë.
Në letërsi, ajo fantastike ka zëvendësuar romanet historikë dhe me detektivë si zhanri më i pëlqyer. Megjithatë, ky është më shumë rezultat i një ndryshimi më të përgjithshëm në kulturë. Këtu, Arturi mund të fitojë sërish dhe kështu të sigurojë vazhdimësinë e popullaritetit të tij; në një epokë zgjedhjesh individuale, natyra e paqartë e personazhit të tij historik siguron që ne të gjithë mund të kemi Arturin që duam. Heroi më i madh i Mesjetës është shndërruar në heroin e përsosur postmodern.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:01 am

E vërteta e legjendës

Më pas Merlini e çoi Arturin buzë një liqeni, nga ku doli një dorë misterioze që mbante Ekskalibur-in, shpatën madhështore me të cilën Mbreti do të fitonte çdo betejë. Me anë të fuqisë së tij Arturi mundi Luçon, Perandorin e Romës dhe themeloi një perandori që bënte bashkë Irlandën, Skandinavinë dhe një pjesë të Francës. Këtu e ka zanafillën edhe njëra prej legjendave më të mëdha të historisë: ajo e Mbretit Artur dhe kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët. Një histori plot aventurë dhe romantizëm, që ka frymëzuar breza të tërë rapsodësh, romancierë dhe regjisorë hollivudi. Po sikur të mos bëhej fjalë për një legjendë?
A ka ekzistuar vërtet Mbreti Artur? "Do të ishte e gabuar të përgjigjesh me një po, ose me një jo. Figura të tjera historike u bënë heronj legjendarë, si Aleksandri i Madh, apo Karli i Madh. E dimë që ata ekzistojnë vërtet, sepse kanë burime të qarta historike që i konfirmojnë. Ndërsa për Arturin, gjërat janë më të vështira, sepse bëmat bazohen të gjitha mbi një legjendë", thotë një historian britanik dhe eksperti më i madh mbi Mbretin Artur. Pra, para se të guxojmë të flasim për gjurmët e mbretit, le të fillojmë nga legjenda në kërkim të fillimeve të tjera.
Në pallatin e mbretit, kështjella e Kamelotit, Arturit i shkonin pas djelmosha të rinj që ëndërronin të bëheshin kalorës të Tryezës së Rrumbullakët, urdhri që ishte betuar për vendosjen e drejtësisë dhe nderit. Më trimi prej kalorësve, Lançeloti ishte në prag të gjetjes së Gralit të Shenjtë, por dështoi për një mëkat të vetëm: marrëdhënien e fshehtë me gruan e Arturit, Gjenevra. Ky ishte edhe preteksti për një komplot ndaj vetë Mbretit. Që në rini, Artur kishte dashur motrën e gjetur të Gjenevrës, Morganën dhe prej saj pati një djalë, i cili u bë Sër Mordred, një prej kalorësve. I etur për hakmarrje, Mordred e informoi Arturin për tradhtinë e Gjenevrës dhe e bindi të largonte Lançelotin e të udhëhiqte një ekspeditë kundër kështjellës së tij në Francë. Duke qenë se mbeti i vetën në drejtimin e Britanisë, Mordred u mundua të rrëmbente fronin dhe të martohej me Gjenevrën.
Pasi e zbuloi tradhtinë, Arturi u drejtua për në Kamelot. Gjatë rrugës u takua me ushtrinë rebele të të birit dhe u përlesh në një duel deri sa Mordred vdiq dhe vetë Arturi u plagos rëndë. Kështu ai urdhëroi një kalorës, Sër Bediver, ta hidhte Ekskaliburin (shpatën) në liqen, kur një dorë gruaje doli nga fundi i ujit për të kapur atë. Ndërsa Mbreti Artur qëndroi në ishullin Avalon për të kuruar plagët që kishte marrë gjatë përleshjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Në kërkim të Arturit

Pavarësisht ngjarjeve, kjo është një histori e gjatë dhe e ndërlikuar. Po si është e mundur që nuk ka lënë gjurmë? Dokumentet e para që flasin për Mbretin Artur shfaqen në shekujt V-VI pas Krishtit, në fundin e sundimit romak në Britani, në fillimet e Mesjetës. Përmendjen më të hershme të emrit të tij e gjejmë në "Historia Brittonum" e murgut Nenio, në shekullit IX. Ai nuk citon kurrë një "Mbret Artur", por tregon bëmat e një komandanti ushtarak me atë emër, i cili ishte i gatshëm të mbronte zotërimet e britanikëve nga pushtuesit saksonë, të cilët do t'i mundte në 12 beteja. Por tregimet mbi një personazh të ngjashëm qarkullojnë edhe diku tjetër:
për Arturin tregohet në Irlandë, Normandi (ku emri i tij shfaqet në vitin 1050) e madje dhe Itali. Në Modena, në Portën e Peskierës është një basoreliev, që daton në mesin e viteve 1099-1120, ku paraqitet mbreti dhe kalorësit e tij që shpëtuan Gjenevrën nga disa keqbërës. Ai është edhe përfaqësimi i parë ekzistues i Arturit. Ndërkohë, në vitin 1136 u shfaqën për herë të parë figurat e Mbretit Artur dhe Merlinit në pseudohistorinë britanike "Historia Regum Britanniae" e murgut galez. Megjithatë, është e pamundur të ndash faktet nga fantazia.
Në vitin 1485, historia e Arturit mori formën e saj përfundimtare. Në atë vit, Sër Thomas Malory publikoi në Angli librin "Vdekja e Arturit", në të cilin përmenden Lançeloti, Tryeza e Rrumbullakët, kështjella Kamelot dhe Grali i Shenjtë. Një pionier i shtypit anglez që publikoi poemën, citonte në parathënie "prova" të ndryshme të ekzistencës së Arturit: "Para së gjithash, mund të shihet varri i tij në Manastirin e Glastonburit". Ai tregonte shkrime, ku përmendej Arturi.
Shkrimet e përshkruanin si Perandorin e Britanisë, Galicisë e Gjermanisë dhe ruheshin në abacinë e Uestminsterit. Sipas tyre, edhe shpata e Lançelotit ekzistonte, por nuk dihet se ku ndodhet. A lidhen këto prova me hetimet? Shumë nga objektet e cituara ishin false, ashtu sikurse dhe kujtimi i lashtë fetar i epokës, krijuar për të tërhequr udhëtarët... Por një "Tryezë e Rrumbullakët" ekziston vërtet në kështjellën e Uestminsterit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Arkeologët në kërkim të provave . të dashuruarve fatkeq.Kleopatra..& Antoni.,

Pasi dëgjoi një lajm të rremë se Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues


Arkeologët do të nisin gërmimin në tre zona të Egjiptit pranë Detit Mesdhe, ku mund të gjendet varri i të dashuruarve fatkeq, Kleopatra dhe Mark Antoni.
Në një deklaratë, Këshilli Suprem i Gjërave Antike të Egjiptit, bëri të ditur se tre vendet janë identifikuar gjatë muajit të kaluar me anë të një vëzhgimi me radar në tempullin "Taposiris Magna".
Tempulli është i vendosur në Liqenin e Mariut, i cili sot quhet Abusir, pranë qytetit të Aleksandrisë dhe është ndërtuar gjatë mbretërimit të Ptolemit II (282-246 p.K.). Mbretëresha e famshme e Egjiptit dhe gjenerali romak kryen vetëvrasje në vitin 31 p.K. Që atëherë është kërkuar varri i tyre.

Ekskavatorët kanë gjetur gjithashtu një numër tunelesh brenda në tempull, tre prej të cilëve mund të jenë përdorur për varrime. Drejtuesit e gërmimeve besojnë se, Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur në një tunel më të thellë, të ngjashëm me ato që janë gjetur.
Vitin e kaluar, arkeologët në zonë nxorën një statujë bronzi të perëndeshës Afërditë, një kokë alabastri të një statujë të Kleopatrës, një maskë që mendohet se i përket Mark Antonit dhe një statujë pa kokë të epokës ptolemiane.
Nga ekspedita u gjetën 22 monedha që kanë imazhin e Kleopatrës. Zahi Hawass, arkeolog egjiptian, tha se statuja dhe monedhat shfaqin një fytyrë të pashme, duke hedhur poshtë teorinë se, Kleopatra ishte "thuajse e shëmtuar".
Akademikët në Universitetin britanik të Njukastellit në vitin 2007 arritën në përfundimin se, mbretëresha e famshme nuk ishte veçanërisht e pashme. Konkluzioni i tyre bazohej në skicimin e Kleopatrës në monedhën romake që e shfaq atë me hundë të mprehtë dhe buzë të holla.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Marrja e fronit

Nëna e Kleopatrës ishte Kleopatra V e Egjiptit. Kleopatra lindi nga bashkimi i nënës me vëllanë e saj, Ptolemi XII, i cili ishte pasardhës direkt i gjeneralit të Aleksandrit të Madh, Ptolemit I Soter.
Centralizimi i pushtetit dhe korrupsioni shkaktuan humbjen e Qipros, duke e bërë mbretërimin e Ptolemit një prej më katastrofikët e dinastisë. Ptolemi XII vdiq në mars 51 p.K, duke bërë 18-vjeçaren Kleopatra dhe vëllanë e saj 12 vjeç, Ptolemi XIII, monarkë të përbashkët. Tre vitet e para të mbretërimit ishin të vështira për shkak të problemeve ekonomike, urisë, përmbytjeve të Nilit dhe konflikteve politike. Edhe pse Kleopatra ishte martuar me vëllanë e saj më të ri, ajo shumë shpejt shfaqi shenja se nuk kishte në plan ta ndante pushtetin me të. Në gusht 51 p.K. marrëdhënia mes dy sovranëve u përça krejtësisht.
Kleopatra e hoqi emrin e Ptolemit nga dokumentet zyrtare dhe vetëm fytyra e saj filloi të shfaqej në monedha, duke shkuar kundër traditës ptolemiane që drejtuese femra duhet të drejtoheshin nga bashkëudhëheqësit meshkuj.
Kjo shkaktoi komplotin e oborrtarëve të udhëhequr nga eunuku Potinus, i cili e hoqi Kleopatrën nga pushteti, duke bërë Ptolemeun udhëheqës të vetëm rreth vitit 48 p.K. Ajo u përpoq të rebelohej, por u detyrua të ikte nga Egjipti bashkë me motrën e saj, Arsinou.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Vrasja e Pompeit

Ndërkohë që, Kleopatra ishte e dëbuar, Pompei u përfshi në luftën civile romake. Në vjeshtë të vitit 48 p.K. Pompei iku nga forcat e Jul Çezarit në Aleksandri, duke kërkuar azil. Ptolemi që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç, pa nga froni i tij kur Pompei u vra nga një prej ish-oficerëve të tij që tani ishte në shërbim të Ptolemit. Pompeit iu pre koka para gruas dhe fëmijëve të tij që ishin në anijen nga ku ai zbriti.
Ptolemi mendohet se e urdhëroi vrasjen për t'i hyrë në zemër Jul Çezarit, duke u bërë kështu aleat i Romës, me të cilin Egjipti ishte në borxh të madh financiar në atë kohë. Kjo ishte një llogaritje shumë e gabuar e Ptolemit. Kur Çezari mbërriti në Egjipt, dy ditë më vonë dhe Ptolemi i shfaqi kokën e Pompeit, ai u tërbua. Çezari pushtoi kryeqytetin e Egjiptit dhe ngarkoi veten si arbitër të pretendimeve rivale të Ptolemit dhe Kleopatrës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 07, 2011 8:02 am

Kleopatra

E etur për të përfituar nga zemërimi i Çezarit me Ptolemin, Kleopatra u kthye në pallat e mbështjellë në një tapet persian. Kur tapeti u hap, ajo u ngrit në këmbë e iu prezantua Çezarit nga shërbëtorët. Mendohet se Çezari u mahnit nga veprimi dhe ajo u bë shumë shpejt e dashura e tij.
Nëntë muaj pas takimit të tyre të parë, Kleopatra lindi djalin e tyre, në vitin 47 p.K.
Në këtë pikë, Çezari braktisi planet për të aneksuar Egjiptin dhe filloi të mbështeste kërkesën e Kleopatrës ndaj fronit. Pas një lufte të shkurtër civile, Ptolemi XIII u mbyt në Nil dhe Çezari e rivendosi Kleopatrën në fronin e saj me vëllanë e saj më të vogël, Ptolemi XIV, si bashkësundues.
Pavarësisht diferencës 30-vjeçare në moshë, Kleopatra dhe Çezari, u bënë të dashur gjatë qëndrimit të tij në Egjipt.
Kur u takuan ajo ishte 21 vjeçe dhe Çezari 52. Në vitin 47 p.K, ajo lindi djalin Ptolemi Çezar (me nofkën Cezarion, që do të thotë "Çezari i vogël"). Kleopatra pretendoi se, Çezari ishte babai dhe i kërkoi atij ta emëronte trashëgimtar, por Çezari refuzoi, duke zgjedhur stërnipin e tij, Octavian si pasardhës.
Cezarioni mendohej se do të bëhej trashëgimtari i Egjiptit dhe Romës, duke bashkuar Lindjen dhe Perëndimin. Kleopatra dhe Cezarioni vizituan Romën ndërmjet vitit 47 - 44 p.K. dhe mund të kenë qenë të pranishëm, kur Çezari u vra më 15 mars të vitit 44 p.K. Pak para ose pas vrasjes, ajo u kthye menjëherë në Egjipt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figura të shquara historike! - Faqe 3 Empty Re: Figura të shquara historike!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi