Figura të shquara historike!
2 posters
Faqja 2 e 4
Faqja 2 e 4 • 1, 2, 3, 4
Re: Figura të shquara historike!
Një vend me Çmime Nobel
Politikanë, shkencëtarë, poetë: Nobel-at e shumtë që i kanë dhënë shkëlqim Afrikës së Jugut
Max Theiler (1951), për mjekësinë
I pari Nobel afrikano-jugor u dha për vaksinën kundër verdhëzës.
Albert Lutuli (1960), për paqen
President i Kongresit Kombëtar afrikan (partia antiaparteid) nga viti 1952 deri në 1967 dhe udhëheqës i jo-dhunës.
Allan Cormack 91979), për mjekësinë
Zhvilloi diagnostikimin e bazuar në tomografinë e kompjuterizuar, që sot njihet si TAC.
Aaron Klug (1982), për kiminë
Me origjinë lituaneze dhe më vonë i natyralizuar si anglez, në Universitetin e qytetit të Kepit vuri në veprim metodat kristalografike për studimin e proteinave.
Nadine Gordimer (1991), për letërsinë
E bardhë, ka denoncuar nga brenda dinamikat segregacioniste të aparteidit.
Frederik W. De Klerk (1993), për paqen
I fundit president i bardhë, hodhi themelet për një Afrikë Jugu demokratike.
Nelson Mandela (1993), për paqen
Lider i lëvizjes antiaparteid, i liruar në vitin 1991 pas 27 vitesh burgim ka qenë i pari president zezak.
Sydney Brenner (2002), për mjekësinë
Ka studiuar gjenetikën qelizore.
John M. Coetzee (2003), për letërsinë
Në shkrimet e tij ka trajtuar kushtin e të huajit dhe limitet e racionalizmit.
Etapat që bënë Afrikën e Jugut
1500 para Krishtit
Gjuetarë të etnisë san (apo Boscimanë) të vendosur prej mijëvjeçarësh në Afrikën e Jugut konvertohen në fermerë.
100-500 pas Krishtit
Popullsitë që flisnin gjuhën bantu vendosen përgjatë Bregut Lindor të Afrikës së Jugut (rajoni i Natal)
1487
Portugezi Bartolomeo Diaz mbërrinnë Kepin e Shpresës së Mirë. Vasco de Gama (1497) e kapërcen dhe kalon në Indi
1652
Vendosja e parë e holandezëve në Table Bay, sot Qyteti i Kepit: deri në mbërritjen e anglezëve në vitin 1820 do të jenë kolonët e vetëm.
1830
Mbërritja e anglezëve provokon Trek-un e madh të holandezëve, prelud i dy luftërave anglo-boere (1880-1095).
1910
Pas fitores së anglezëve kundër Boerëve dhe Zuluve lind Unioni Afrikanojugor, dominion që i përkiste Commonwealthit.
1930
Afrika e Jugut fiton pavarësinë e plotë, pasi kish marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore në krah të Mbretërisë së Bashkuar
1948
National Party, disa prej anëtarëve të së cilës kishin simpatizuar Hitlerin merr pushtetin dhe sanksionon aparteidin.
1961
Afrika e Jugut, e shtyrë edhe nga presioni ndërkombëtar lë Commonwealthin dhe shndërrohet në republikë
1962
Nelson Mandela, lider i ri i Kongresit Kombëtar Afrikan, organizata kryesore e zezakëve arrestohet
1975
Në township (periferitë e banuara prej zezakëve) shpërthen revolta e parë e madhe kundër aparteidit.
1990
Mandela lirohet. Një vit më herët qeveria Botha kishte legalizuar Kongresin Kombëtar Afrikan.
1994
Në zgjedhjet e para demokratike, Mandela u zgjodh President dhe nisi procesin e ripajtimit.
1997
Hyn në fuqi Kushtetuta e re e Afrikës së Jugut, bazuar në parimet demokratike dhe barazitarë.

SerGio- Anëtarë i ri
Re: Figura të shquara historike!
12 ushtritë mercenare të CIA-s
Njësitë sekrete ushtarake të krijuara për të rrëzuar qeveritë
Trupat para-ushtarake që janë stërvitur e furnizuar nga inteligjenca amerikane
SHBA ka një histori të mirënjohur të ofrimit të ndihmës ushtarake për vendet në nevojë. Por, herë pas herë qeveria amerikanë ka furnizuar edhe me forca sekrete, ose me armë për forca sekrete. Disa prej ushtrive të krijuara nga CIA nëpër botë kanë pasur sukses në qëllimin e tyre e të tjera edhe kanë dështuar.
Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë partizane ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, partizanët që vepronin na Karpate bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952 një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut. Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ‘50 CIA i përdori këto ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetësh, të cilët kryenin sulme të herë pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit. Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “United Fruit”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij.
Rebelët guatemals u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954 duke rrëzuar regjimin e Arbenz. Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian Sukarno në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt. Pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të fortë që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ato u arratisën në Indi në vitin 1959. Këto kalorës u stërvitën në “Camp Hale” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh.
Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë deri në vitet ’70. Në vitin 1960 operativët e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 150 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh.
Në vitin 1962 agjentët e CIA-s rekrutuan anëarët e fisit Meo që jetonin në malet e Laos për të luftuar si guerrilë kundër forcave komuniste të Loas. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975 kjo ushtri që kishte arritur thuajse çerek milioni ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë që ikën në Tajlandë. Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam u rekrutuan dhe organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit.
Luftëtarë të frikshëm e brutalë ato u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta. Ndihma e maskuar për skuadrat që luftonin kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit filloi nën presidentin Jimmy Carter në vitin 1970 dhe vazhdoi edhe gjatë administratës së Ronald Reagan. Operacioni pati sukses në qëllimin fillestar pasi sovjetikët u detyruan që të tërhiqnin forcat e tyre në vitin 1987. Fatkeqësisht, sapo u larguan sovjetikët SHBA e injoroi fare Afganistanin.

1. Partizanët ukrainas
Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë partizane ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, partizanët që vepronin na Karpate bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952 një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut.
2. Brigada kineze në Birmani
Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ‘50 CIA i përdori këto ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetash, të cilët kryenin sulme të herë pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit.
3. Ushtria rebele guatemalase
Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “United Fruit”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij. Rebelët guatemals u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954 duke rrëzuar regjimin e Arbenz.
4. Rebelët sumatranë
Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian Sukarno në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt.
5. Kalorësit kamba
Pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të fortë që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ato u arratisën në Indi në vitin 1959. Këto kalorës u stërvitën në “Camp Hale” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh. Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë deri në vitet ’70.
6. Forcat e pushtimit të Gjirit të Derrave
Në vitin 1960 operativët e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 150 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh.
7. Ushtria klandestine
Në vitin 1962 agjentët e CIA-s rekrutuan anëarët e fisit Meo që jetonin në malet e Laos për të luftuar si guerrilë kundër forcave komuniste të Loas. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975 kjo ushtri që kishte arritur thuajse çerek milioni ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë që ikën në Tajlandë.
8. Mercenarët nungë
Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam u rekrutuan dhe organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit. Luftëtarë të frikshëm e brutalë ato u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta.
9. Regjimenti peruvian
Në pamundësi për të shtypur forcat guerile në provincat lindore të Amazonës, Peruja i bëri thirrje Amerikës për ndihmë, në mes të viteve ’60. CIA reagoi duke krijuar një kamp të fortifikuar e duke rekrutuar peruvianët lokalë, të cilët u trajnuan nga personeli i beretave të gjelbra. Pas shtypjes së guerilëve njësia elitë u shpërnda nga frika se mund orkestronte një grusht shteti kundër qeverisë.
10. Forcat mercenare të Kongos
Në vitin 1964 gjatë luftës civile kongoleze, CIA krijoi një ushtri në Kongo për të mbështetur liderët pro-perëndimorë, Cyril Adoula dhe Joseph Mobutu. CIA importoi mercenarë evropian dhe pilotë kubanë – azilantë politikë kubanë - për të pilotuar forcën ajrore të saj të përbërë nga avionë transporti dhe bombardues.
11. Rebelët kurdë
Gjatë fillimit të viteve ’70 CIA shkoi në lindje të Irakut për të organizuar dhe furnizuar kurdët e asaj zone, të cilët ishin rebeluar kundër qeverisë irakene pro-sovjetike. Qëllimi i vërtetë pas këtij veprimi ishte për të ndihmuar shahun e Iranit që të zgjidhte një konflikt kufiri me Irakun në mënyrë të favorshme për Iranin. Pas marrëveshjes CIA e ndali ndihmën që i jepte kurdëve.
12. Mujaxhedinët afganë
Ndihma e maskuar për skuadrat që luftonin kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit filloi nën presidentin Jimmy Carter në vitin 1970 dhe vazhdoi edhe gjatë administratës së Ronald Reagan. Operacioni pati sukses në qëllimin fillestar pasi sovjetikët u detyruan që të tërhiqnin forcat e tyre në vitin 1987. Fatkeqësisht, sapo u larguan sovjetikët SHBA e injoroi fare Afganistanin.

Sulltanesha, francezja që sundoi Perandorinë Osmane
Rregulli i haremit ishte se sulltani nuk duhej të kishte njohje apo lidhje gjaku me subjektet e tij, kështu që të gjitha robëreshat e haremit kapeshin apo rekrutoheshin nga tokat fqinje
Aimë Dubucq de Rivery është një karakter legjendë, por dhe historik i një vajzë të re franceze, e cila doli nga haremi për t’u bërë më pas nëna e Sulltan Mahmudit II të Perandorisë Osmane. Sulltan Mahmudi II ishte djali i Abdyl Hamitit I.
Në historinë botërore ai njihet si sulltani më reformator i Perandorisë Osmane dhe po nën regjimin e tij Egjipti fitoi pavarësinë. Ai u shqua për reformat në shtet dhe ushtri e sidomos për reformën që e kufizon titullin Pasha.
Nëna e këtij sulltani do të ishte Aimë Dubucq de Rivery, një vajzë e re franceze.
Ajo lundroi në rrezikun dhe intrigën e haremit turk, apo pallatit mbretëror, për t'u bërë nëna e Sulltanit, gruaja më e fuqishme në Perandorinë Otomane. Ishte po ajo gjithashtu që ndikoi djalin e saj drejt reformave dhe t’i jepte frymë perëndimore perandorisë, duke e bërë të birin të njohur në histori si Mahmud reformatori.
Megjithatë ka dhe disa hipoteza të tjera, të cilat kundërshtojnë faktin që Aimë Dubucq de Rivery nuk ishte nëna e Sulltan Mahmud II. Por historia legjendare e kësaj vajzë është shumë interesante dhe tregon atë që jeta ishte si në botën e mbuluar të pallatit turk.
Në historinë tonë Sulltan Mahmudi II do të njihet mbi të gjitha si personazhi që u përpoq të nënshtronte gjithë Shqipërinë, por plani i tij do të rrezikohej të realizohej nga Ali Pashë Tepelena, veziri i Janinës.
Megjithatë, rrethimi i gjatë ua rrëzoi moralin luftëtarëve të Aliut, të cilët nuk po shihnin më asnjë rrugëdaljeje. Në shtator 1821, Sulltan Mahmudi u preu kokat djemve dhe nipave të Ali Tepelenës. Këtë e braktisën më në fund edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mbeti vetëm me disa njerëz besnikë deri në ekzekutimin e tij.

Jeta e hershme e Aimë Dubucq de Rivery
Aimë Dubucq de Rivery ka lindur në Pointe Royale, Martinique, në 1763, me prejardhje nga një familje e mirë franceze.
Edhe pse mbeti jetime që në moshë të re, ajo u rrit nën kujdesin e familjes së saj të madhe. Kur ishte fëmijë, kushërira e saj e preferuar ishte Josephine Tascher de la Pagerie, e cila më vonë u bë Josephine Bonaparti, pas martesës së saj të famshme me Napoleon Bonapartin.
Në 1776, Aimë u dërgua në manastirin e Dames de la Visitation në Nantes, Francë. Ajo qëndroi atje deri në 1784, kur ajo ishte 21 vjeçe. Kur kthehen në Martinique, anija e saj u sulmua nga piratët algjerianë dhe ajo u rrëmbye. Piratët u mahnitën nga bukuria e saj dhe duke qenë e tillë, atë e bënë si një dhuratë për haremin e sulltanit.
Jeta e Aimë Dubucq de Rivery ndryshoi kur ajo u mor në pallat, në vendin ku ndodhej edhe haremi i Sulltanit. Por paçka pasurisë dhe madhështisë, ai pallat ishte një vend i rrezikshëm, mbi të gjitha një vend ku skllavet e haremit konkurrojnë për pozitën dhe pushtetin për veten dhe fëmijët e tyre, por ishte edhe një vend ku Aimë mësoi si të ishte në gjendje të mbijetonte dhe të lulëzonte në Perandorinë Otomane.
Rregulli i haremit ishte se Sulltani nuk duhej të kishte njohje apo lidhje gjaku me subjektet e tij, kështu që të gjitha robëreshat e haremit kapeshin apo rekrutoheshin nga tokat fqinje. Kjo do të thotë që çdo sulltan ishte të paktën gjysmë i huaj, sepse nëna e tij do të kishte qenë një nga këto robëresha të huaja.
Qëllimi i të gjitha vajzave të haremit ishin për të kapur shansin dhe mundësinë për t’u bërë gratë e Sulltanit, ose Kadina, gratë të cilat i dhuronin atij një fëmijë.
Gratë që lindnin djemtë e Sulltanit u jepej rendi më i lartë dhe gjithashtu mundësia për t’u bërë Valideha e Sulltanit, nëna e Sulltanit, gruaja më e fuqishme në Perandorinë Otomane. Aimë kur u paraqit në pallat iu dha titulli Naksh, që do të thoshte “e bukura” dhe shumë shpejt ajo do të tërhiqte vëmendjen e Sulltanit.

Beteja për pasardhësin e Sulltanit
Vazhdimësia Mbretërore në Perandorinë Osmane nuk trashëgohej domosdoshmërish nga i ati tek i biri, por sulltani i ardhshëm ishte një i afërm tjetër mashkull, më i vjetëri i Sulltanit të mëparshëm. Prandaj, ka pasur raste vrasjesh në pallat të trashëgimtarëve të mundshëm dhe nënat e tyre u përpoqën të bënin rrugën të qartë për bijtë e tyre. Prandaj, Kadinat prireshin për të luftuar mes njëra-tjetrës dhe ato shqetësoheshin për djemtë e tyre, se mos vriteshin.
Kur Aimë Dubucq de Rivery u dorëzua në pallat, sundimtari ishte Sulltan Abdul Hamid I.
Në 1785, Aimë i lindi atij një djalë, Mahmud, i cili ishte në radhë për fronin, pas dy anëtarëve të tjerë meshkuj të vjetër të dinastisë osmane. Këta të dy ishin Selim, bijtë e Sulltanit të mëparshëm dhe Mustafa, biri i Sulltanit në pozitë dhe gruas së tij të parë të etur për pushtet.
Aimë dhe Kadina e parë së bashku ishin në gjendje të punonin për të mbrojtur bijtë e tyre.
Në 1789, Sulltan Abdul Hamid I vdiq dhe u pasua nga sulltan Selim III. Ai ishte një mik i mirë me Aimë dhe djalin e saj të dashur dhe u përpoq për të bërë disa reforma pozitive në Turqi. Por ai u vra në fund nga Mustafa, i cili u bë sulltan Mustafa IV, i cili u përpoq të vriste edhe Mahmudin. Por Sulltan Mustafa IV u rrëzua në fund dhe u vra më vonë, duke u zëvendësuar me Sulltan Mahmud II.

Aimë Dubucq de Rivery bëhet sulltaneshë franceze
Si Valideha e Sulltanit, nëna e Sulltanit, Aimë Dubucq de Rivery ndikoi thelbësisht në mbretërimin e djalit të saj që t’i jepte frymë perëndimore Perandorisë Osmane dhe Sulltan Mahmud II ishte përfundimisht i njohur si Mahmud reformatori. Por reformat e tij nuk kanë qenë gjithmonë popullore me klasat e sipërme dhe të privilegjuara.
Një nga veprimet e tij më të papëlqyera për to ishte heqja e truprojave personale të Sulltanit, të cilët në fakt ishin shumë të korruptuar dhe një kërcënim për ta. Aimë, një katolike, e influencoi të birin edhe drejt tolerancës së tij fetare.
Aimë Dubucq de Rivery, vajza franceze i cila u bë Valideha e Sulltanit, vdiq në vitin 1817. Historia e saj tregon se jeta në haremin e sulltanit dhe pallatin e tij, ishte e vështirë dhe se jeta ishte edhe më e rrezikshme për Kadinat. Një perëndimore para sulltanit gjithashtu ndihmon të shpjegojë reformat revolucionare të ndërmarra nga Sulltan Mahmudi II.

1940/Churchill merr kontrollin(_Vendimet të cilat ndryshuan luften dhe historin..)
Ditët e stuhishme/Çfarë ndodhte në prapaskenë pas shfaqjes së rrezikut nazist. Vendimet e para të Kryeministrit britanik, të cilët i dhanë një kurs të ri luftës dhe bashkë me të edhe historisë
Në 1940, vala e madhe e fitoreve gjermane u duk se po paralajmëronte një hegjemoni të pamëshirshme e të frikshme naziste mbi kontinentin evropian, një mundësi kjo për të cilën Uinston Churchilli paralajmëroi se mund ta zhyste botën në "humnerën e një epoke të re të errësirës, më të ligë dhe ndoshta më të zgjatur, nga dritat e shkencës së keqpërdorur". Megjithatë, në fillim të korrikut, kryeministri i ri kishte zgjidhur disa prej problemeve më tmerrues me të cilat është përballur ndonjëherë një burrë shteti: kolapsi i Francës, opozita politike britanike ndaj një vazhdimi të luftës dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Churchilli kishte futur Britaninë dhe më vonë SHBA, në një rrugë që do të sillte shkatërrimin e Gjermanisë naziste.
9 maj 1940. Në pasditen e vonë, tre prej politikanëve më të fuqishëm të Britanisë - kryeministri Neville Chamberlain, Sekretari i Jashtëm Lord Halifax dhe Lordi i Parë i Marinës, Uinston Churchill - mblidhen në një dhomë. Nuk ka stenografë të pranishëm, por ditari i Chamberlain dhe kujtimet e Halifax dhe Churchill tregojnë se si mund të ketë përparuar diskutimi mes tyre. Ky takim do të përcaktonte se kush do të bëhej kryeministër i ardhshëm dhe si rrjedhim do të vendoste edhe kursin e rrezikshëm që do të ndiqte Britania në vitet dhe ndoshta dekadat e ardhshme.
anëtarë të Parlamentit kishin votuar kundër qeverisë së tij. Ishte e qartë, ai nuk mund të vazhdonte të ishte lider i Britanisë. Po kush do ta pasonte? Si kryetar i Partisë Konservatore, Chamberlain kishte votën vendimtare. Në takim ai ia ofron fillimisht këtë post Halifaxit, i cili kishte mbështetur politikën zbutëse të qeverisë në fundin e viteve tridhjetë si dhe pretendimet e përhapur në shumicën konservatore, që ka dominuar Dhomën e Ulët që nga 1935.
Megjithatë, oferta e kryeministrit është e kushtëzuar: Chamberlain do të mbetej në qeveri dhe kryetar i Dhomës së Ulët, ndërkohë që Churchill do të udhëheqë luftën. Halifax do të kryesojë qeverinë në Dhomën e Lordëve. Në fakt, ai do të marrë një pozicion titullari. Por ai e refuzon. Siç i ka shpjeguar më vonë Halifax sir alexander Cadoganit, Nr.2 në Foreign Office: "Nëse nuk do të kisha në duar drejtimin e luftës dhe nëse nuk do të drejtoja në Dhomën e Ulët, atëherë do të isha në zero". Chamberlain mbahet pas shpresës që të qëndrojë në detyrë - domethënë, deri në refuzimin e liderëve të Partisë Laburiste atë pasdite për t'u bashkuar në një qeveri të unitetit.<
Dhe kështu, Churchill bëhet kryeministër në rrethanat më të pafata - një fakt që ai e vlerëson plotësisht. Siç i ka thënë edhe vetë truprojës së tij pasi mori emërimin nga Mbreti George VI: "Zoti e di sa e madhe është kjo që po marr përsipër. Shpresoj të mos jetë shumë vonë. Kam shumë frikë se është vonë. Tani mundemi vetëm të bëjmë më të mirën tonë".<
Shumë prej elitës britanike janë fillimisht kundër marrjes së detyrës prej tij, duke përfshirë vetë mbretin, Halifaxin, shumë prej atyre që kishin mbështetur politikën e zbutjes së Chamberlain, shumë prej figurave kryesore ushtarake të Britanisë, pjesa më e madhe e konservatorëve në Parlament dhe të tjerë, që thjesht nuk kishin besim në gjykimin e kryeministrit të ri. Herën e parë që Churchill hyn në Dhomën e Ulët si kryeministër, në tavolinat e konservatorëve mbizotëron një heshtje e zymtë, ndërkohë që Chamberlainin e brohorasin. Churchill kundërpërgjigjet duke informuar kreun e deputetëve të partisë se një demonstrim i ngjashëm në të ardhmen do ta detyrojë të kërkojë zgjedhje popullore, gjë që, duke parë politikën e jashtme të dështuar të konservatorëve, do të shkaktonte një fatkeqësi politike për ta.
Për dy muajt e ardhshëm, Churchilli do të ecte me kujdes mes fushave të minuara politike, ndërkohë që në anën tjetër merrte një seri vendimesh të pamëshirshëm, si për shembull largimin nga kabineti të njërit prej atyre që udhëhiqnin grupin që kërkonin zbutjen, Samuel Hoare, si dhe duke e dërguar atë në Spanjë, ai ambasador të Britanisë. Ironikisht, një prej mbështetësve kryesorë të Churchillit do të ishte Chamberlain, i cili arriti të kuptojë se Britania nuk mund të arrinte asnjë marrëveshje me Hitlerin, një opinion të cilin Halifaksi nuk e ndante.

vogla krahasuar me atë që ai do të përballonte në fushën strategjike dhe ushtarake.
Në 10 maj 1940, ditën kur Churchilli mori zyrtarisht detyrën, gjermanët përparuan në Perëndim duke u hakmarrë. Gjatë gjashtë viteve të mëparshëm, Perëndimi kishte humbur çdo avantazh që kish pasur mbi Gjermaninë naziste. Vec kësaj, refuzimi i qeverive aleate për të ndërmarrë veprime domethënës ushtarakë kundër Rajhut që në momentin kur i shpalli luftë në 3 shtator 1939, kish lejuar Gjermaninë që të grumbullonte forcat për një goditje të madhe. Kjo goditje erdhi gjatë "Case yellow", emri i koduar i ofensivës së pranverës të vitit 1940. Ndonëse gjermanët lanë rreth dhjetë divizione përgjatë kufirit me Poloninë që ishte i pushtuar nga sovjetikët, këta të fundit do të qëndronin dhe shihnin zhdukjen e frontit perëndimor.
Gjermania kishte vetëm avantazhe të vegjël në forcën në terren, por makineria ushtarake naziste kishte superioritet ajror në kontinent, duke qenë se shumica e mjeteve ajrorë më të përparuar të aleatëve ishin projektuar për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar. Një mit që ka rezistuar gjatë është se, Franca ra përpara sulmit gjerman pa shumë rezistencë. Në fakt, shumë ushtarë francezë luftuan me këmbëngulje: më shumë se 100 000 prej tyre do të vdisnin gjatë Betejës së Francës. Për shkak të udhëheqjes shumë të keqe në çdo nivel të ushtrisë franceze, përpjekjet e tyre u shumëzuan me zero.
Në mars 1940, kryekomandanti francez Moris Gemlin, një prej gjeneralëve më të paaftë e më arrogantë në historinë e Francës, transferoi rezervën kryesore të ushtrisë nga zona e Reimsit, aty ku ishte vendosur në mënyrë ideale për të goditur fuqimisht linjën kryesore gjermane të përparimit përmes Ardenës, deri në perëndim të frontit të aleatëve. Në 12 maj, trupat gjermane Panzer mbërritën në brigjet e Muzës. Gjatë tre ditëve të ardhshme, ata arritën një prej fitoreve taktike më vendimtare të historisë, që më pas çoi në rënien e Francës.
Churchilli pati për herë të parë një ide mbi fatkeqësinë që po vinte në 15 maj, atëherë kur, siç ka shkruajtur në librin e tij me kujtime, ai mori një telefonatë të dëshpëruar nga kryeministri francez, Pol Reino. "Jemi mposhtur. Na kanë mundur. Kemi humbur betejën. Rruga për në Paris është e hapur. Jemi mundur". Britanikët dërguan menjëherë në Francë katër skuadrone të tjerë me avionë gjuajtës "Uragani". Churchilli pyeti fillimisht në anglisht: "Ku është rezerva strategjike?" Përgjigja e Gemlin, "Aucune!" (S'ka!) ishte një pranim i dështimit strategjik dhe operacional.
Churchilli u përball tashmë me detyrën e vështirë të ngritjes së moralit të një udhëheqje franceze shumë të dekurajuar, e cila ishte e sigurtë për humbjen që e priste - një supozim i saktë, të paktën për Francën metropolitane. Ky disfatizëm në rritje në nivelet më të lartë vetëm sa u thellua kur Reinod dëboi Gemlin, duke e zëvendësuar me Gjeneralin Maksim Veigand dhe thirri në vend Marshallin Filip Petë nga pozicioni i tij si ambasador në Spanjë. Të dy morën pjesë shumë shpejt në përpjekjet për të dëmtuar qeverinë e Reino dhe në kërkim të një armëpushimi me gjermanët. Kështu që, Churchilli u ndodh përballë realitetit të vështirë që aleati kryesor i Britanisë po lëkundej në gatishmërinë e tij për të vazhduar luftën, ndërkohë që në frontin e brendshëm Halifaksi po këmbëngulte si brenda, ashtu edhe jashtë kabinetit se situata ushtarake ishte e pashpresë dhe britanikët duhej të bënin marrëveshje me nazistët përpara se të ishte shmë vonë.
Ndihma më e qartë që mund të ofronin britanikët ishte të dërgonin skuadronë të tjerë avionësh gjuajtës për të përforcuar një forcë ajrore franceze, e cila e kish nisur shumë vonë riarmatimin, që po mundej keqas nga makineria gjermane e luftës në ajër dhe po humbiste beteja në veri të Francës. Por çdo skuadron që Britania dërgonte në Francë, dobësonte mbrojtjen e Britanisë. Kryekomandanti i forcave ajrore, sër Hjuxh Dauding, i rezistoi me ngulm dërgimit të skuadronëve të tij në Francë. Në 20 maj, Churchilli, i cili ndryshe nga Presidenti i SHBA, Ruzvelt nuk i kundërshtoi asnjëherë këshilltarët e tij ushtarakë gjatë luftës, u përkul përpara protestave të fuqishme të Dauding.
Kjo çështje u ngrit edhe një herë në fillim të qershorit, kur thirrjet e dëshpëruara të francezëve për mbështetje nga ajri detyruan Churchillin që të mblidhte sërish kabinetin për të diskutuar në lidhje me dërgimin e ndihmave të tjera nga ajri. Më e shumta që mund të pranonin kolegët e tij ishin 3 skuadrone të tjerë me gjuajtës. Edhe një herë Dauding kundërshtoi fuqimisht, duke theksuar se ndërmjet 8 dhe 18 majit, komanda e gjuajtësve kishte humbur 250 avionë, me humbje të tjera shumë të mëdha në skuadronët e "Zjarrvjellësve" në perimetrin e Dankirkut.
Churchillit i duhej të merrej edhe me një problem teknologjik. R. V. Xhons, një fizikan 29-vjeçar i diplomuar në Kembrixh, ishte emëruar kohët e fundit zëvendës drejtor i Kërkimeve të Inteligjencës në Ministrinë e Ajrit. Mbi bazën e provave jo shumë bindëse, Xhons konkludoi se gjermanët po planifikonin të përdornin valë shurdhuese e qorruese radio, natën apo në periudha moti të keq. Praktikisht e gjithë udhëheqja e RAF dhe shumë prej fizikanëve kryesorë britanikë e hodhën poshtë teorinë e Xhons si marrëzi, e që nuk ia vlente të investigohej më tej.
Pavarësisht kësaj, ky problem u shtrua për diskutim para Kabinetit dhe Xhons u detyrua të mbrojë konkluzionet e tij. Askush në sallë nuk i pranoi argumentet e tij - përveç kryeministrit. Këtu Churchill vërtetoi aftësinë e tij për të dalluar atë që kish vërtetë rëndësi. Edhe po të kish vetëm 5% mundësi që Xhons të kishte të drejtë, Britania nuk mund të vinte bast. Churchilli urdhëroi RAF që të testonte teorinë e Xhons. Në natën e dytë të testeve, një avion i RAF i pajisur me mjete të sofistikuara radio, pikasi një sistem të tillë gjerman. Në dimrin e 1940-41, britanikët arritën të përdorin kundërmasa për të dëmtuar sistemin, duke i bërë joefikase pjesën më të madhe të bombardimeve gjermane gjatë natës, në një kohë kur RAF kishte shumë pak alternativa të tjera mbrojtjeje.<
Në 20 maj, po e njëjta ditë që urdhëroi pezullimin e dërgimit të përforcimeve të reja drejt Francës, kryeministri urdhëroi admiralët që të fillonin "të grumbullonin një numër të madh mjetesh ujorë dhe t'i vinin në gatishmëri për të shkuar drejt porteve të bregut francez". Ndërkohë që gjermanët përparonin drejt Abevilë dhe Kanalit anglez, britanikët u detyruan të mendojnë se si dhe kur të shpëtonin ushtrinë e tyre.
Francezët nuk treguan interes për t'u përgatitur për një evakuim të tillë. Në fakt, gjenerali Veigand, komandanti i ri i ushtrisë franceze, dukej i prirur që të krijonte një batak nga i cili as britanikët nuk mund të largoheshin. Ai propozoi një përparim masiv, të udhëhequr nga forca britanike e ekspeditës nga e majta e aleatëve në Belgjikë drejt jugut, aty ku do të takoheshin me forcat inekzistente franceze që shkonin drejt veriut.

Në këtë pikë, Lord Gort, komandant i BEF, mori në dorë situatën. Gort nuk ishte një gjeneral i madh, as edhe një kompetent, por në momentin e duhur ai mori vendimin e duhur. Fillimisht, ai ishte i gati të niste një kundërsulm: një sulm me tanke britanikë pranë Arras i kish shkaktuar shumë humbje gjermanëve. Por tani, i gjendur përballë një përparimi të gjermanëve drejt prapavijës së tij dhe pa ndonjë ndihmë domethënëse nga francezët, Gort urdhëroi forcat e tij që të tërhiqeshin në bregun e kanalit. Ishte një vendim me kurajë të madhe morale që bëri të mundur "mrekullinë e Dankirkut" e që i mundësoi ushtrisë britanike të luftonte edhe një ditë tjetër.
Megjithatë, vendimi i Gort i shkaktoi Churchillit vështirësi të mëdha me francezët. Veigand fajësoi britanikët se kishin prishur planet e tij për të nisur një kundërsulm. Dhe tani forcat aleate po grumbulloheshin përgjatë bregut të kanalit për të provuar të pamundurën - një evakuim me amfibë të më shumë se 300 000 ushtarëve. Për gjermanët dhe gjeneralët francezë, kanali ishte një zonë ku nuk mund të ndodhnin operacione ushtarakë seriozë.
Por në traditën e madhe navale britanike, oqeanet e botës ishin një autostradë fantastike. Siç do të thoshte më vonë Churchilli, luftërat nuk fitohen nga evakuimet, por Dankirku ishte një fitore e madhe morale, një fitore që u ampiflikua edhe më shumë nga oratoria e mrekullueshme e kryeministrit britanik.
Ndërkohë, Churchill vente e vinte në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur në luftë francezët, duke i sugjeruar në një moment Reinosë një bashkim të dy kombeve. Por disfatizmi infektues i francezëve ishte përhapur dhe sado oratori që të përdorte, Churchilli nuk do të arrinte të bindte francezët se nuk kishin humbur. Rënia e mbrojtjes së francezvëe përgjatë Somes në fillim të qershorit paralajmëroi rënien e të gjithë Francës metropolitane. Churchilli u bëri thirrje francezëve që të vazhdonin të luftonin që nga territoret e tyre në Afrikën Veriore. Por për liderët francezë, nuk kish asgjë që vlente jashtë Francës së bukur. Veç kësaj, ata ishin të bindur se edhe Britania do të binte shumë shpejt para legjioneve të pamposhtur të Hitlerit. Siç thoshte Veigand, "shumë shpejt Britanisë do t'i këputej koka si e zogut".
Në një takim me francezët më pak se një javë para se të kapitullonin, Churchilli u bëri thirrje që të paktën të shihnin opsionin e në lufte guerilase, një sugjerim që Veigand e refuzoi menjëherë, megjithëse paraardhësit e tyre kishin zgjedhur pikërisht këtë lloj lufte kundër gjermanëve në luftën franko-prusiane. Churchilli theksoi qëllimin e Britanisë për të vazhduar luftën, pavarësisht kostos. Kur Reino pyeti se çfarë do të bënin britanikët kur forca e Vermahtit do të binte mbi ta, Churchilli iu përgjigj i xhindosur:

Vendimet që mbajtën në këmbë një komb
Churchilli kishte tashmë kontroll të plotë të tablosë politike. Retorika e tij kish depërtuar thellë në shpirtin e popullit britanik. Edhe shumë anëtarë konservatorë të Parlamentit, që ndoshta mund të kishin mbështetur Halifaksin në maj, atëherë kur Churchilli mori për herë të parë në duar frenat, tashmë deri në mesin e qershorit ishin grumbulluar përreth kryeministrit. Por gjithsesi, Churchilli kish përpara tij pikëpyetjen më munduese: Si do ta fitonte luftën Britania?

"do të fundosim sa më shumë të mundemi gjatë rrugës, dhe më pas do të godasim në kokë këdo që arrin të dalë në breg".
Ajo "ngjarje e sigurtë", siç e kishin paralajmëruar shefat e shtabit britanik rënien e Francës, u bë zyrtare në 22 qeshor, kur qeveria franceze firmosi një armëpushim me Gjermaninë naziste, duke i dhënë fund kështu fazës së parë të konfliktit.
Teksa Franca po fundosej ngadalë, një tjetër rrezik kish nxjerrë kokë: Italia fashiste. Sa më të këqia të ishin lajmet nga Franca, aq më e qartë bëhej dëshira e Benito Musolinit për t'iu bashkuar homologut të tij diktator në ndarjen e plaçkës së fitores. Udhëheqja franceze u kërkoi aleatëve të bindnin Duçen që të qëndronte jashtë luftës. Askush, përfshirë Churchillin, nuk kish pranuar paaftësinë që do të dëmtonte aftësinë e Italisë për të qenë asgjë tjetër përveçse një barrë për gjermanët.
Në fund të gushtit 1939 kishin patur një shans për të tërhequr në luftë regjimin e Musolinit. Në atë kohë, forcat tokësore të aleatëve në Egjipt dhe Tunizi mund të kishin shtypur forcat italiane në Libinë fqinje, ndërkohë që marinat e tyre detyruan të fshihej marina italiane. Por gjeneralët e aleatëve, bashkë me admiralët dhe politikanët, kishin qenë shumë zemërlepuj për të marrë inisiativën. Chamberlain kish ngritur në fakt në tryezë opsionin e një sulmi parandalues, por shefat e shtabit të Britanisë dhe Francës kishin bindur kryeministrin të hiqte dorë nga kjo ide.
Në 10 qershor, Musolini bëri lëvizjen e parë, duke shpallur që nga ballkoni i Pallatit Venecia, në qendër të Romës, se Italia fashiste po hynte në luftë në anën e Gjermanisë. Ruzvelti e përmblodhi këtë lëvizje, në një fjalim të mbajtur më vonë, atë ditë, në Universitetin e Virxhinias. "Dora që mbante kamën ka goditur në shpinë fqinjin e vet".
Në javën përpara kapitullimit të francezëve, Musolini nisi një seri sulmesh të dobët në jug të Francës, që rezultuan në dhjetëra mijëra viktima mes italianëve. Gjatë vitit të ardhshëm, italianët do të pësonin të tjera humbje të rënda përpara forcave relativisht të vogla britanike. Porkjo ishte në të ardhmen.<
Teksa situata në kontinent përkeqësohej, Halifaksi shtynte më shumë Churchillin që të bënte një marrëveshje me gjermanët. Dallimet mes të dyve u shfaqën në mënyrë më të zjarrtë gjatë një mbledhje të kabinetit në 27 maj. Kryeministri kritikoi përpjekjet e përsëritura të Francës për të tërhequr britanikët në negociata me gjermanët. "Në asnjë rrethanë ne nuk do të ndjekim kurs tjetër përveç luftës deri në fund", këmbënguli ai. Halifaks i sugjeroi kolegëve që Britania duhej të pranonte një ofertë të gjermanëve "që do të shpëtonte vendin nga fatkeqësia e shmangshme". Ai më pas përmendi pranimin e vetë Churchillit kohë më parë se paqja mund të ishte e mundur nëse gjermanët ofronin kushte që nuk kompromentonin pavarësinë e Britanisë.

Por nuk pati asnjëherë ndonjë shenjë se gjermania ishte e gatshme të garantonte sovranitetin e Britanisë. Dhe sigurisht, Hitleri nuk kish ndonjëherë qëllim që t'i lejonte autonomi të vërtetë Britanisë. Kjo do të bëhej e qartë në fund të qershorit, pasi nënsekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Reb Batlër, i dha një mesazh ambasadorit suedez në Londër, ku i bënte të ditur se qeveria britanike ishte e gatshme të bënte marrëveshje me gjermanët, nëse shihte shenja se Hitleri ishte i gatshëm të ofronte terma të arsyeshëm. Fatkeqësisht, për Batlërin dhe Halifaksin, i cili pa asnjë dyshim kish dijeni për këtë ofertë në prapaskenë, e fshehta e mesazhit u mor vesh. Churchilli i dërgoi një shënim të shkurtër Halifaksit, ku ithoshte se i ishte dukur "e çuditshme" gjuha e përdorur nga Batlër dhe ku i bënte të qartë se nëse vazhdonte, do të pësonte fatin e Hiare. Sekretari i Jashtëm u përgjigj menjëherë se kish parë shënimin e Batlër për bashkëbisedimin dhe se kish qenë një keqkuptim i tmerrshëm.
Churchilli kishte tashmë kontroll të plotë të tablosë politike. Retorika e tij kish depëruar thellë në shpirtin e popullit britanik. Edhe shumë anëtarë konservatorë të Parlamentit, që ndoshta mund të kishin mbështetur Halifaksin në maj, atëherë kur Churchilli mori për herë të parë në duar frenat, tashmë deri në mesin e qershorit ishin grumbulluar përreth kryeministrit. Por gjithsesi, Churchilli kish përpara tij pikëpyetjen më munduese: Si do ta fitonte luftën Britania?
Këtu, sensi i thellë i historisë dhe natyrës njerëzore tek Churchilli luajti një rol dominues. Kryeministri e pranonte Rajhun e Tretë për atë që ishte: jo vetëm një rrezik i tmerrshëm strategjik për Britaninë, por edhe një rrezik moral. Nuk mund të kishte kompromis. Nga këndvështrimi i Churchillit, interesat strategjikë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik nuk mund të lejonin gjithashtu një zotërim të lirë prej gjermanëve të pjesës më të madhe të Evropës. Kryeministri kishte shprehur prej kohësh armiqësinë e tij ndaj regjimit bolshevik në BS. Por sovjetikët nuk ishin një rrezik imediat, ndërkohë që nazistët ishin një rrezik i qartë dhe i pranishëm. Churchilli ishte i gatshëm që të pezullonte për pak kohë pikëpamjet e tij mbi bolshevizmin
Kryeministri dërgoi në Moskë Sër Steford Krips, ambasadori britanik në BS dhe një ideolog marksist, në një përpjekje për të bindur komunistët se interesi i tyre ishte që t'u kundërviheshin nazistëve. Megjithatë, sovjetikët refuzuan të shohin atë që dukej qartë. Në 18 qershor 1940, një ditë pas rënies së Francës, ministri i Jashtëm sovjetik, Viakeslav Molotov, i dërgoi qeverisë gjermane "përgëzimet më të ngrohtë të qeverisë sovjetike për sukseset e mrekullueshëm të Vermahtit gjerman". Një vit e katër ditë më vonë, në mëngjesin e 22 qershorit 1941, ai do të vajtonte para ambasadorit gjerman për fillimin e pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik: "Çfarë kemi bërë për të merituar këtë?". Në realitet, ai kish të drejtë; Bashkimi Sovjetik kishte bërë gjithçka që mundej gjatë vitit të fundit për të zbutur Gjermaninë naziste, duke përfshirë infuzionin e një sasie të madhe lëndësh të para në ekonominë gjermane të luftës. Në fakt, treni i fundit sovjetik me mallra do të hynte në territorin gjerman vetëm dy orë para nisjes së Operacionit Barbarosa. Ndërkohë që Churchilli nuk kish mundur të prishte aleancën mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, ai kishte parashikuar saktë se martesa e tyre me interes nuk do të zgjaste.

Marrëveshja me amerikanët ishte një nevojë më e ngutshme. Britanisë do t'i shteronin shumë shpejt rezervat në monedhë të huaj, duke humbur kështu aftësinë për të përballuar koston shumë të madhe që lufta po impononte dhe aq më pak ekspansioni e projektuar të RAD dhe Marinës Mbretërore. Vetëm Shtetet e Bashkuara kishin aftësinë financiare dhe prodhuese për të mbajtur Britaninë në luftë.
Që nga momenti kur Churchilli u bë kryeministër, ai angazhoi administratën Ruzvelt në një vallëzim diplomatik shumë delikat. Presidenti i SHBA ishte vetë në një situatë politike të pasigurtë, teksa përgatitej të shpallte kandidaturën për një mandat të tretë, gjë e paprecedentë kjo. Veç kësaj, shumë amerikanë besonin se SHBA nuk duhej të fusnin hundët në punët e evropianëve. Liderë izolacionistë si Carls Lindberg denonconin praktikisht çdo lëvizje që bënte administrata për të mbështetur aleatët. Ndërkohë që më shumë amerikanë besonin se SHBA duhej të mbështesnin ekonomikisht britanikët dhe francezët, shumë prej tyre ishin gjithashtu kundër një ndërhyrjeje direkte të amerikanëve në luftë.
Teksa rënia e lirë e francezëve përshpejtohej në maj 1940, Ruzvelti dhe këshilltarët e tij me sa duket se kishin arritur në përfundimin se i kish ardhur radha Britanisë. Ai që nxiste edhe më këtë bindje ishte Zhozef Kenedi, ambasadori amerikan në këshillin e Shën Xhejmsit, që këmbëngulte se britanikët kishin shumë pak shanse kundër makinerisë gjermane të luftës dhe se do të largohej në momendin që qeveria Churchill do të binte. Ruzvelti dhe këshilltarët e tij ushtarakë druheshin sidomos, se mos ata të Boshtit merrnin kontrollin e marinës mbretërore dhe të flotës franceze dhe t'ua shtonin këto Krigsmarinës dhe marinës italiane. Një forcë e tillë do të kërcënonte shumë Flotën e Atlantikut të SHBA në të njëjtën kohë kur Flota Perandorake japoneze ishte tashmë një rrezik real në paqësor. Shtetet e Bashkuara kishin rritur shumë prodhimin e anijeve luftarake në 1938, por frutet e kësaj nuk do të shfaqeshin deri në 1942. Kështu që, në komunikimet e parë me Churchillin, Ruzvelti i bëri thirrje kryeministrit që të dërgonte Marinën Mbretërore në Kanada për të punuar në bashkëpunim me marinën e SHBA nëse Britania do të binte.
Churchilli luajti në mënyrë kokëfortë me kushërinjtë amerikanë. Ai e bëri të qartë se, sa kohë që ishte kryeministër, Britania do të mbetej e përkushtuar në luftën kundër Rajhut të Tretë. Por në mesazhet e tij ai sugjeronte gjithashtu se, pa ndihmë thelbësore nga amerikanët, Britania mund të mos ishte në gjendje të vazhdonte betejën. Kenedi padyshim që raportonte se, pjestarë të tjerë të kabinetit kërkonin një marrëveshje me Gjermaninë naziste. Nëse ata do të largonin Churchillin nga detyra, Britania nuk do të ishte më e detyruar të zbatonte premtimet që ai i bënte SHBA. Churchilli e pohoi këtë në një mesazh dërguar kryeministrit kanadian që më pas iu dërgua Rusveltit: eshtë e qartë që unë nuk mund të detyroj një qeveri të ardhshme britanike që, nëse ne braktisemi nga SHBA dhe mundemi këtu, fare lehtë mund të shndërrohej në një lloj qeverie kuislinge, e gatshme të pranojë zotërim dhe mbrotje nga gjermanët. Paralajmërimi ishte i qartë: Na mbështesni, ose përballuni me mundësinë e një koalicioni mbarëbotëror armiqsh me vetëm Kanadanë si aleate.
Churchillit i duhej ende të bindte amerikanët se Britania ishte e gatshme të rezistonte gjatë. Zgjidhja e tij ishte sa e pamëshirshme, aq edhe brilante nga ana strategjike. Në fillim të korrikut 1940, marina mbretërore vendosi të çarmatosë flotën franceze. Kjo lëvizje u krye me gjakderdhje minimale në Aleksandria dhe portet britanikë, por njësitë kryesore të flotës franceze në Afrikën Veriore rezistuan. Në 3 korrik, pas negociatave të pafrutshme në bazën detare Mers-el-Kebir në Algjeri, forca H e marinës mbretërore nga Gjibraltari nisi një furi goditjesh me predha të mëdha, duke shkatërruar anijen luftarake franceze Bretanjë dhe duke dëmtuar rëndë Dunkerkun dhe Provensën, si dhe Destrojerin Mogador. Në këtë sulm vdiqën afro 1300 marinarë francezë. Parë në retrospektivë, ndoshta britanikët kanë reaguar në mënyrë të tepruar, por duke konsideruar nevojat e momentit, ata nuk kishin zgjedhje tjetër.
Admirali Dadli Paund e përmblodhi arsyetimin për veprimin britanik ndaj francezëve pak kohë pasi ndodhi: "I vemi qëllim që ne kishim ishte të fitonim luftën... të gjithë cikërrimat, si për shembull çështja e miqësisë... duhej të fshiheshin".
Në një fjalim që ngriti peshë shumëkënd përpara Parlamentit në 4 korrik, ditën pas sulmit, Churchilli e mbrojti njësoj këtë veprim - një veprim që tregoi se Britania do të vepronte po aq pamëshirshëm në mbrojtje të interesave të saj, sa edhe Gjermania naziste apo Italia fashiste. Kryeministri u ul, ndërkohë që brohorimat nuk pushonin. Partia Konservatore ishte tashmë e tija. Veç kësaj, Mers-el-Keber vërtetoi temperamentin e Churchillit kundrejt amerikanëve. Siç i tha më vonë Herri Hopkins, këshilltar i Ruzveltit, gjatë një takimi sekretarit privat të Churchillit, Xhon Kolvill, Mers-el-Kebir kishte bindur Presidentin se "Britania do të qëndronte në luftë, e vetme dhe nëse ishte e domosdoshme, për shumë vite". Ekipe oficerësh amerikanë do të zhvillonin shumë shpejt bisedime me homologë britanikë, ndërkohë që administrata ndërmerte hapat e parë drejt dhënies së një ndihme thelbësore për britanikët.
Shumë sfida, duke përfshirë betejën e Britanisë, qëndronin tashmë mbi tryezën e Churchillit dhe njerëzve të tij. Megjithëkëtë, në gjashtë javët e tij të para, kryeministri i ri kishte marrë një seri vendimesh që jo vetëm mobilizuan vendin e tij për detyrat e tmerrshme që qëndronin para, por edhe nxiti dhe u dha kurajë shteteve të tjerë demokratikë kundër kërcënimit të tiranisë naziste. Për këtë, ai sigurisht që meriton të konsiderohet si një prej udhëheqësve më të mëdhenj të shekullit XX.

Kurrikulumi i diktatorit sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore Stalini,
Kurrikulumi i diktatorit sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore Stalini, një tru i kalibrit më të lartë ushtarak
Kolapsi i Bashkimit Sovjetik i ka mundësuar historianët që të kenë akses në arkiva dhe t'u përgjigjen më mirë këtyre pyetjeve. Libri "Russia's War" i Richard Overy, i botuar në vitet nëntëdhjetë, qe gur themeli
Si lider i një diktature tejet të centralizuar, Josif Stalini luajti një rol qendror në çdo zonë të përpjekjes luftarake sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike (1941 - 1945). Megjithatë, ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ecurinë e luftës dhe rezultatin e saj. Në fund të luftës titanike ai e parakaloi veten si gjeneral dhe hero lufte.
Megjithatë, e vërteta është deri diku e përzier. Për shembull, pse Stalini e lejoi veten që të "befasohej" nga Hitleri në qershor të 1941 kur qe e qartë, se cilat qenë planet gjermane? Pse lideri sovjetik vazhdoi me politika e dështuara ushtarake për kaq gjatë? Nga ana tjetër, cilat qenë vendimet e marra nga Stalini, sidomos pas vitit 1941, që e pilotuan Rusinë nga katastrofa në fitoren triumfuese?
Kolapsi i Bashkimit Sovjetik të vjetër në vitin 1991 i ka mundësuar historianët që të kenë akses në arkiva dhe t'u përgjigjen më mirë këtyre pyetjeve. Libri "Russia's Ëar" i Richard Overy, i botuar në vitet nëntëdhjetë, qe gur themeli. Libra të tjerë të shkruar më së vonshmi, si "Thunder in the East" i Evan Maëdseley dhe biografitë nga Simon Sebag Montefiore e Robert Service, na japin një kuptim më të madh të proceseve reale të mendimit të Stalinit dhe na mundëson që të vlerësojmë më qartë se pse u morën vendime të caktuara.
Periudha e paraLuftës
Elita sovjetike qe e fiksuar me idenë se, lufta me fuqitë kapitaliste qe e pashmangshme. Pjesërisht për këtë arsye, Stalini kish hyrë në kursin e një industrializimi të shpejtë nëpërmjet planeve 5-vjeçare të tij, kështu që në vitin 1941, ekonomia e Rusisë i rivalizonte lehtësisht fuqitë e tjera të Europës. Fatkeqësisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet lidhur me gatishmërinë ushtarake. Përgjegjësia për këtë qëndron mbi diktatorin sovjetik dyshues dhe hakmarrës.
Spastrimet e komandantëve të ushtrisë dhe të forcës ajrore nga ana e tij në periudhën 1937 - 1938 patën efektin e minimit të moralit dhe paralizimit të iniciativës. Veç kësaj, forcat sovjetike qenë pak të përgatitura për luftë moderne. Atyre u mungonin radiot nëpër tanket dhe avionët e tyre për të koordinuar çdo sulm dhe kishte shumë pak mjete transporti për t'i transportuar trupat me shpejtësi. Kështu që, nevojitej kohë përpara se forcat sovjetike të ishin gati.
Me paktin nazisto - sovjetik të gushtit 1939, Stalini besonte se kish fituar hapësirë dhe kohë të çmuar. Ai shqiptoi me brutalitet: "Unë e di se çfarë ka ndërmend Hitleri. Ai mendon se ma ka futur, por aktualisht jam unë ai që ia kam futur atij". Kështu që, ai përfitoi nga kjo marrëveshje për t'i shtyrë më thellë nga Perëndimi kufijtë sovjetikë. Linja e vjetër mbrojtëse, linja Stalin, e cila shkonte përgjatë kufirit të mëparshëm sovjetik ishte braktisur (në linjë me idenë e "strategjisë ofensive") dhe spostuar në një kufi të ri. Por, plani shpejt filloi që të prishet kur Hitleri i likuidoi me shpejtësi kundërshtarët e tij në Perëndim dhe qe shpejt në gjendje që t'i vendoste ushtritë e tij drejt Lindjes. Në vitin 1941, pozicionet e avancuara sovjetike nuk qenë akoma gati dhe nuk kishte asnjë vijë të dytë për t'u mbështetur, teksa linja Stalin qe lënë në një gjendje të keqe. Megjithatë Stalini akoma shpresonte se, Hitleri do të vonohej. Sigurisht, Vermahti do të kërkonte më shumë kohë për t'i rritur forcat e tij dhe, në fund të fundit, Gjermania ishte akoma në luftë me Britaninë e Madhe. Por sulmi i Hitlerit ndodhi.
Siç sugjerohet nga Marshalli Georgi Zhukov, më i madhi i komandantëve të luftës sovjetike, lidershipi ushtarak i Stalinit mund të ndahet në tri faza. Faza e parë, fillon me shpërthimin e luftës dhe përfundon me përgatitjen për Stalingradin në shtator 1942. Faza e dytë, shkon deri në përfundim të Betejës së Kurskut në korrik 1943. Faza finale mbulon periudhën deri në mbarimin e luftës në maj 1945. Në këtë kohë, Stalini kishte dalë si një "komandant ushtarak i vërtetë". Nëpërmjet këtyre tri fazave në mund të kuptojmë sesi evoluoi ai si lider lufte.

Faza Një - Katastrofë
Gabimi i parë, pothuajse fatal i Stalinit qe, që nuk i lejoi forcat e tij të mobilizoheshin në kohë përpara sulmit të afërt nazist. Në Perëndim është besuar për një kohë të gjatë, se arsyeja kryesore për këtë qe mosgatishmëria e diktatorit sovjetik për të pranuar se qe mashtruar nga Hitleri. Të pranoje se gjermanët po ndërmerrnin një sulm tani do të nënkuptonte se e gjithë strategjia e tij e fitimit të kohës me paktin nazisto - sovjetik kish dështuar. Veç kësaj, ai padyshim që kuptoi se ushtritë e tij nuk qenë ende gati për një konflikt të shkallës së gjerë me Fyhrerin.
Megjithatë, kohët e fundit ka dalë në dritë informacion tjetër nga burimet. Ndoshta një faktor tjetër, që influencoi vendimmarrjen e Stalinit qe zgjedhja e momentit nga ana e nazistëve. Stalini mori informacione nga Britania, Japonia dhe vetë Ministria gjermane e Ajrit lidhur me datën e një sulmi të mundshëm. Të treja sugjeronin se, sulmi do të ndodhte gjysmën e dytë të qershorit. Megjithatë, më parë këto burime kishin sugjeruar majin si muajin e sulmit. Ata kishin të drejtë, por Hitleri e kish shtyrë sulmin minutën e fundit. Prandaj kur asgjë nuk ndodhi, Stalini qe skeptik rreth dobishmërisë së tyre. Në çdo rast, fundi i qershorit dukej si shumë vonë për një sulm ndaj Rusisë. Për më tepër, Stalini besonte se lidershipi nazist ishte i përçarë dhe se mobilizimi paraprak i forcave sovjetike mund ta shpërthente konfliktin. Mendime të tilla padyshim që peshuan rëndë në mendjen e tij.
Sulmi nazist filloi mëngjesin e 22 qershorit 1941. Urdhërat e vonuara të Stalinit për t'u mobilizuar nënkuptuan katastrofë për forcat sovjetike. Shumë njësi ushtarake nuk patën asnjë shans për të reaguar, u shpartalluan krejtësisht.
Duke përdorur taktikat e tyre të blickrigut, forcat naziste shpejt qenë të afta që të shkaktonin të çara të mëdha në linjën e frontit sovjetik. Qe më e lehtë për gjermanët që të ecnin në sektorin qendror dhe verior, teksa Stalini gabimisht e kish vendosur pjesën më të madhe të forcave të tij në jug. Si rezultat, forcat gjermane qenë në gjendje të arrinin Minskun (300 milje brenda territorit sovjetik) brenda një jave. Vetëm në këtë zonë, pothuajse 340 000 trupa sovjetike u humbën brenda pak javësh. Veç kësaj, forca ajrore sovjetike pothuajse u asgjësua krejtësisht, me rreth 4000 avionë luftarakë të humbur në ditët e fillimit.
Reagimi i Stalinit nuk qe kolaps psikologjik. Përkundrazi, ai qëndroi në detyrë me një ditar të plotë. Vetëm për disa ditë në fund të qershorit, ai u tërhoq i dëshpëruar. Por shpejt e mori veten dhe mori në dorë situatën. Ai bëri një fjalim mobilizues të rëndësishëm për kombin me 1 korrik. Më 12 korrik, ai rikrijoi Stavkan dhe e bëri veten Komandant Suprem. Në një moment kritik, ai e tregoi veten të vendosur dhe energjik.
Fatkeqësisht, idetë e Stalinit lidhur me faktin se si të drejtonte luftën bazoheshin në ato çka ai kish përjetuar në Luftën Civile ruse të periudhës 1918 - 1921 dhe që kish rezultuar e suksesshme në atë kohë. Kjo nënkuptonte se do të kishte disiplinë të rreptë, kontroll politik të fortë dhe një strategji ofensive konstante e mbështetur kjo nga zelli revolucionar i supozuar. Përkrah kësaj qe zhvilluar politika e "mostërheqjes" dhe e "qëndrimit fort". Megjithatë, kjo rezultoi të ishte një strategji difektoze përpara blickrigut nazist, i cili përmbante lëvizje të mëdha rrethuese thellë prapa linjave të armikut. Sipas Marshallit Zhukov, diktatori kish pak dijeni për kërkesat e luftës moderne. Kontrolli me dorë të hekurt e të gjitha lëvizjeve të ushtrisë nga ana e Stalinit u mohonte çdo fleksibilitet komandantëve të tij. Katastrofat qenë pothuajse të pashmangshme.
Shpejt u bë e qartë sesi lideri sovjetik synonte të ruante kontrollin dhe disiplinën. Në korrik komisarët politikë, ose të quajtur politruki, u rivendosën në çdo njësi ushtarake me detyrën e mbajtjes të një syri vigjilent ndaj të gjithë oficerëve komandues dhe njerëzve të tyre. Komandantët që supozoheshin se kishin dështuar u përballën me egërsimin e tërbuar të diktatorit. Për shembull, Gjenerali D. Pavlov dhe shumica e shtabit të tij u akuzuan për katastrofën në Minsk dhe u pushkatuan. Fatkeqësisht e gjitha kjo pati një efekt asfiksues ndaj iniciativës. Veç kësaj, në muajin gusht Dekreti Nr.270 urdhëronte që familjet e atyre që dorëzoheshin do të arrestoheshin dhe burgoseshin. Askush nuk ishte i përjashtuar. Dorëzimi i djalit të Stalinit, Jakovit, nënkuptoi që vetë e reja e diktatorit të kalojë 2 vite në një kamp burgu sovjetik. Frika, asgjë tjetër, do t'i mbante këto forca duke luftuar.

Në mënyrë arrogante Stalini vazhdonte me këtë strategji të plotë sulmuese. Në gusht, Hitleri urdhëroi Gruparmatën e Qendrës që të kthehej drejt jugut dhe të kapte në darë pjesën më të madhe të forcave ruse në jug. Zhukovi, vetë një anëtar i Stavkas, këshilloi një tërheqje strategjike dhe braktisjen e kryeqytetit ukrainas, Kievit, por Stalini në fakt derdhi më tej forca të rezervës. Rezultati qe një katastrofë me përmasa epike. Në një fushatë të shkurtër, qeveria sovjetike humbi tani rreth 500 000 trupa.
Situata në veri nuk qe më e mirë, teksa Leningradi rrethohej dhe vihej plotësisht nën rrethim në muajin shtator. Shpejt do të ishte radha e Moskës. Stalini thirri ushtritë e tij të fundit rezervë dhe Milicinë Popullore për të bërë një mbrojtje të fundit në frontin e kryeqytetit. Megjithatë, humbjet e mëtejshme sovjetike vazhduan.
Rruga drejt Moskës dukej e hapur. Por, dimri rus kishte ardhur herët dhe nga fundi i nëntorit avancimi nazist kishte ngecur në rrethinat e kryeqytetit. Pas disa lëkundjesh, Stalini e tregoi kurajën e tij, duke qëndruar në Moskë në vend që të largohej. Për momentin, situata qe stabilizuar. Në të vërtetë, kjo qe një pikë vendimtare kthese në luftë. Paaftësia e Hitlerit për ta marrë Moskën nënkuptonte që, Blickrigu kish dështuar: lufta do të ishte tani një luftë cfilitjeje.
Për Stalinin këto muaj qenë kritikë. Ai e kish dërguar Zhukovin në nëntor të 1941 fillimisht në Leningrad për të ngritur mbrojtjen atje dhe më pas, në dhjetor, e kish urdhëruar atë që të shpëtonte Moskën. Menjëherë më pas, me forcat e freskëta siberiane, komandanti sovjetik kundërsulmoi dhe i detyroi gjermanët që të zmbrapseshin me 100 milje. Kjo tregonte thjesht faktin se çfarë mund të bënin gjeneralët sovjetikë nëqoftëse u lejohej pak fleksibilitet.
Megjithatë, kjo fitore përpara Moskës nuk lajmëroi një kthesë të përgjithshme të rrjedhës së ngjarjes. Në mënyrë të vendosur, Stalini ruajti kontrollin e përgjithshëm dhe përpjekja e tij ambicioze për t'i s'mbrapsur gjermanët në të gjithë linjën e frontit çoi në humbje të mëtejshme. Në pranverën e 1942 gjermanët iniciuan një tjetër ofensivë të madhe. Ajo nuk qe ndaj Moskës, siç pritej, por në jug dhe drejt Kaukazit. Sërish lideri sovjetik spostoi me nxitim forca pa u dhënë komandantëve të tyre fleksibilitet të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e situatës.
Një preokupim i mëtejshëm qe që trupat sovjetike qenë bërë rrezikshëm të demoralizuar prej humbjeve konstante dhe nuk po luftonin kushedi se çfarë. Pavarësisht dekretit të Stalit "Asnjë hap prapa!" në muajin korrik, avancimi gjerman dukej i pandalshëm. Rezultati qe në shtator 1942 forcat e Hitlerit kishin arritur malet Kaukaz dhe ndodheshin në rrethinat e Stalingradit.
Faza Dy - Kundërsulmi sovjetik
Nga fundi i gushtit 1942, Stalini më së fundi kuptoi se të vazhduarit me sistemin aktual të komandimit të tij po sillte katastrofë. Kështu që, ai emëroi Zhukovin si zëvendësin e tij dhe lejoi që Stavka, i së cilës diktatori ishte pjesë, do të binin dakord sëbashku lidhur me strategjinë. Shpejt emëroi edhe dy gjeneralë të tjerë me aftësi të jashtëzakonshme në Stavka. Ata qenë Aleksandër Vasilevskij si Shef i Shtabit të tij dhe Aleksei Antonov si Shef i Operacioneve të tij. Vendimmarrja do të bëhej në një bazë më kolegjiale dhe mosmarrëveshjet me diktatorin do të toleroheshin. Kjo metodë e re shpejt i dha frytet e saj në një kthesë dramatike në luftë.

Pse kish vazhduar kaq gjatë Stalini me strategjinë e tij të dështuar? Arsyeja kryesore padyshim qe, që ai nuk ishte në kontakt me luftën moderne, por pozicioni i tij i mëparshëm gjithashtu i ishte përshtatur sistemit të tij të sundimit. Krenaria dhe arroganca qenë gjithashtu arsye themelore: të ndryshoje politikë do të thoje të humbisje fytyrën, nevojën e ndarjes së pushtetit me gjeneralët e tij. Gjithashtu, Stalini besonte se, sulmi konstant do t'i dobësonte forcat gjermane në një luftë cfilitjeje, të cilën vetëm sovjetikët mund ta fitonin. Ndoshta kishte të drejtë në këtë supozim, megjithëse qe një pikëpamje e rrezikshme, duke pasur parasysh shkallën e madhe të humbjeve sovjetike deri në atë moment.
Në shtator 1942, Stalini propozoi ofensivën e tij të menjëhershme të zakonshme me trupa të freskëta rezervë në Stalingrad. Zhukovi dhe Vasilevskij mërmëritën diçka rreth nevojës për "një zgjidhje tjetër", ndaj së cilës Stalini në mënyrë të famshme u kthye dhe pyeti "Çfarë zgjidhjeje tjetër?". Ky ndryshim në stil qe themelor. Në vend që të sulmonte, ekipi i tij vendosi që t'i linte gjermanët ta vazhdonin avancimin e tyre. Ushtri të reja sovjetike do të krijoheshin, të stërvitura imtësisht dhe të përgatitura, por të mbajtura në rezervë deri kur të vinte momenti i përshtatshëm të vinte për një kundërgoditje madhështore. Ky qe Blickrigu për sëprapthi.
Humbja rezultuese e forcave gjermane në Stalingrad qe një pikë kthese vendimtare në luftë. Zhukovi i përgatiti forcat e tij për 45 ditë përpara se të lëshonte dy lëvizje të forta anësore, të cilat kapën 330 000 forca gjermane brenda në qytet. Në janar 1943, komandanti i pashpresë gjerman, Von Paulus, më së fundi u dorëzua. Kjo qe një goditje katastrofike pë Rajhun e Tretë. Stalini e festoi këtë, duke e bërë veten Marshall të Bashkimit Sovjetik. Ai e veshi këtë uniformë të re deri në mbarim të luftës. Strategjia e re po funksiononte.
Përpjekjet e mëtejshme të Stavkas për të kapur më shumë ushtri gjermane tani kryesisht dështoi. Nuk pati asnjë depërtim domethënës. Kështu, në prill Stalini kërkoi të këshillohej me ekipin e tij për të vendosur ecurinë e mëtejshme. Stava e dinte se, gjermanët do të ndërmerrnin një sulm të koncertuar ndaj forcave ruse rreth Kurskut. Stalini donte të ndërmerrte një ofensivë parandaluese menjëherë, Zhukovi dhe gjeneralët e tjerë nuk qenë dakord. Ata dolën me një qëndrim të ndryshëm. Nuk do të kishte asnjë ofensivë, por forcat sovjetike do të prisnin dhe adoptonin një politikë "mbrojtjeje në thellësi". Ushtria ruse do ta absorbonte sulmin dhe, me forcat e mbajtura rezervë, do të lëshonte një kundërsulm masiv. Stalini i ri e pranoi këshillën. Rezultati qe që lideri sovjetik shmangu një humbje tjetër të mundshme.
Sulmi i shumëpritur gjerman erdhi në korrik 1943. Duke e pritur atë, qenë 8 linja të përpunuara rrjetesh mbrojtëse që shtriheshin për 150 milje. Hitleri i lëshoi forcat e tij kundër qafës së forcave, duke sulmuar nga Veriu dhe Jugu. Pavarësisht dislokimit të trupave SS më të mira, ashtu dhe të tankeve të rinj të rëndë Tiger, sulmi shpejt u dobësua. Brenda një periudhe dyjavore beteja e madhe kish përfunduar dhe forcat naziste u detyruan që të tërhiqen. Për Stalinin, kjo fitore e mëtejshme nënkuptonte se vetëm brenda 6 muajve ai kish arritur një kthesë vendimtare në luftë. E gjitha kjo që padyshim për shkak të strategjisë së tij të re vendimmarrëse.
Megjithatë, ndryshimet nuk po ndodhnin vetëm në krye. Me këmbënguljen e Stalinit, politruki-ve (komisarëve politikë) të urryer ju reduktuan pushtetet në vjeshtën e 1942. Gjithashtu, komandantët nuk ekzekutoheshin më për dështime. Më së fundi, ai kuptoi nevojën për një pavarësi dhe fleksibilitet më të madh për oficerët e tij komandues.
Stalini kreu ndryshime të plota për t'u bërë në të gjitha forcat e armatosura sovjetike pas 1941. Organizimi i ushtrisë u ndryshua krejtësisht. Në imitim të gjermanëve, ushtria tani bazohej mbi idenë e korpuseve tankiste që lëviznin me shpejtësi sëbashku me korpuset e reja të mekanizuara që përmbanin artileri lëvizëse. Edhe forca ajrore u riorganizua për t'i lejuar vetes që t'i koncentronte njësitë e saj për mbështetje të afërt të ofensivave të mëdha. Rezultati qe që forcat sovjetike tani qenë të afta të mateshin me Vermahtin në fushën e betejës.

Faza tre - Fitore sovjetike
Në këtë fazë finale nga korriku July 1943 deri në fitoren finale në maj 1945, sipas Zhukovit, Stalini u maturua dhe evoluoi në diçka që i afrohej "një komandanti ushtarak të vërtetë". Megjithëse në përgjithësi ai akoma ndante vendimet politike strategjike, kuptimi i tij personal i operacioneve të kombinuara ushtarake dhe i teknologjisë moderne ushtarake ishte rritur dhe nënkuptonte se ishte shfaqur vërtet si një "komandant i përgjithshëm i vlefshëm".
Kundërsulmi i planifikuar i Stavka pas tërheqjes së Hitlerit në Kursk shkaktoi një vrimë të thellë në frontin qendror gjerman. Sulme të tjera të koordinuar pasuan. Në shtator 1943, lideri sovjetik po sugjeronte gjithë gëzim se lufta mund të përfundonte brenda pak muajsh. Por gjermanët sërish ia dolën ta stabilizojnë frontin e tyre dhe t'i lejoje ata që të nguleshin mund të kishte pasoja serioze.
Ushtritë më të mirëpajisura dhe më mirë të organizuara sovjetike tani qenë në gjendje të kryenin një seri të mëtejshme ofensivash të mirëpërgatitura dhe t'i s'mbrapsnin gjermanët. Në nëntor 1943, Kievi, kryeqyteti ukrainas, ishte çliruar dhe shpejt fitore të reja pasuan.
Fillimi i 1944 pa të parën e "10 goditjeve vdekjeprurëse" të Stalinit të atij viti. Parasëgjithash, në janar Leningradi u çlirua nga rrethimi nazist i tij. Në maj Zhukovi filloi Operacionin spektakolar Bagration. Gruparmata gjermane e Qendrës qe kapur krejtësisht në befasi kur njësitë sovjetike shpërthyen nëpër moçalishtet e Pripetit. Avancimi u bë i shpejtë dhe nga fundi i shtatorit tripat sovjetike kishin hyrë në shtetet balltike, në Poloni dhe në Rumani. Roli i Stalinit në të gjithë këto kish qenë qendror. Sipas Vasilevskijt, ai ishte në vitet më të mira dhe ishte bërë një "koordinator ushtarak efektiv".
Diktatori sovjetik tani ndjehej aq i sigurtë në aftësitë e tij ushtarake sa që mori vetë kontrollin e teatrit qendor të operacioneve. Gjithashtu, teksa forcat sovjetike i afroheshin Berlinit, Stalini mund të ketë pasur frikë se mos komandantët ushtarakë ia rrëmbenin atij të gjithë lavdinë. Ai i nxiti komandantët e tij që të ecnin akoma më shpejt drejt objektivit të tyre përfundimtar të kryeqytetit gjerman. Ndoshta i preokupuar se mos aleatët perëndimorë mund të arrinin atje të parët, ai e ktheu marrjen e Berlinit në një garë midis gjeneralëve Zhukov dhe Koniev. E gjithë fushata u nxitua e u improvizua dhe rezultoi në humbje të mëdha në jetë njerëzish, por ky nuk kish qenë asnjëherë preokupim për diktatorin sovjetik. Më 2 maj 1945, forcat gjermane në kryeqytetin nazist u dorëzuan.
Një Stalin i lodhur u argëtua në rolin e tij si fitimtar dhe e emëroi veten Gjeneralisim, megjithëse ankohej se kjo uniformë e bardhë e bënte atë të dukej si "kamerier hoteli"! Megjithatë, e vërteta prapa fitores nuk qëndron vetëm me strategjinë ushtarake.
Luftë totale
Për Stalinin forcat ekonomike kishin qenë po aq të rëndësishme se ato ushtarake. Gjatë Luftës Civile, ai kishte parë sesi e gjithë shoqëria ishte mobilizuar për konfliktin dhe sesi mjetet e prodhimit qenë përfshirë tërësisht për këtë qëllim. Dy ditë pas sulmit gjerman, në qershor 1941 u dha udhëri për transportimin e një numri të madh fabrikash, makinerish dhe fuqie punëtore përtej Maleve Urale. Eventualisht rreth 25 milionë punëtorë dhe familjet e tyre lëvizën drejt Lindjes. Si rezultat, në gjysmën e dytë të 1942, ekonomia sovjetike që e aftë që ta tejkalonte prodhimin gjerman në artileri, tanke dhe avionë në një masë 2 apo nganjëherë dhe 3 me 1. Bashkimi Sovjetik qe bërë një ekonomi lufte e suksesshme. Kjo shpjegon në një masë të mirë kthesën e fatit sovjetik.

Stalini nuk la gurë pa lëvizur me qëllim që të mobilizonte popullsinë. Ai qe në gjendje të përdorte të gjithë shoqërinë urbane për përpjekjen luftarake. U rekrutuan të gjithë meshkujt nga mosha 16 deri në 55 vjeç. Gratë u çuan nëpër fabrikat e luftës dhe në bujqësi. Punëtorët e gulagëve, të cilët qenë të paktën 2 milionë, dhanë një kontribut të rëndësishëm në prodhim.
Diktatori sovjetik qe dinak në shfrytëzimin e aleatëve të rinj perëndimore për përpjekjen luftarake. Sipas skemës Lend-Lease, Amerika dhe Britania ranë dakord që të furnizonin sasira të mëdha mallrash jetike. Më të rëndësishmet e tyre qenë pajisjet komunikuese (350 000 aparatura radio ju dërguan Rusisë), karburanti, kamiona (200 000 kamionë ushtarakë Studebaker) dhe pajisje hekurudhash. Të gjitha këto bënë një diferencë jetike dhe u lejuan ushtrive sovjetike që t'i koordinonin përpjekjet dhe ta realizonin strategjinë e tyre konstante "ofensive të thellë" nga Stalingradi e prapa.
Si lider lufte, Stalinit ju desh të punonte diplomatikisht me këta aleatë të rinj. Në Teheran, në nëntor 1943 dhe në Jaltë në shkurt 1945, në mënyrë oportuniste ai shfrytëzoi ndarjet midis Çërçillit e Ruzveltit, dhe idealizmin naiv të këtij të fundit. Kështu, ai shmangu një çarje të hapur kur forcat sovjetike pushtuan Europën Lindore dhe siguruan qëllimin e tij kryesor për sigurinë sovjetike. Në fund ai lëshoi pak, por fitoi goxha shumë. Në këtë zonë diktatori qe madhërisht i suksesshëm.
Konkluzion
Stalini qe në të vërtetë vendimtar në fitoren e luftës për Bashkimin Sovjetik. Ai pati një rol vendimtar në qendrën që koordinonte strategjinë ushtarake dhe ekonomike. Nëpërmjet dorës së hekurt ndaj qeverisë, aparatit partiak dhe ekonomisë, ai qe në gjendje të shmangte kolapsin dhe ta kthente humbjen në triumf. Ai nuk kishte iluzionet lidhur me atë që do t'i kërkohej për të mbijetuar në luftën moderne. Lufta totale qe një koncept që ai e kish mësuar në vitet e para të pushtetit sovjetik nën Leninin. Diplomati amerikan, Averill Harriman, mendonte Stalinin si "më efektivin e liderëve të luftës".
Si komandant suprem ushtarak, ai qe fleksibël dhe i aftë që t'u përshtatej rrethanave. Ai ndërtoi një ekip jashtëzakonisht cilësor në Stavka dhe e përdori atë për ta ndihmuar që të fitonte luftën. Ai mësoi prej tyre dhe u zhvillua vetë si komandant. Në Teheran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Perandorak, Gjenerali Sër Alan Brooke, u impresionua dhe mendonte se Stalini kishte një "tru të kalibrit më të lartë ushtarak".
Megjithatë, trashëgimia e Stalinit qe larg nga të qenit heroike. Vetëmashtrimi i tij përsa i përket kohës së sulmit nazist pothuajse rezultoi në humbje katastrofike. Menaxhimi inkompetent i forcave sovjetike nga ana e tij në 14 muajt e parë të luftës pati pasoja tragjike. E gjitha kjo nënkuptonte se, humbjet qenë shumë më të rënda nga sa mund të kishin qenë. Një Stalin i lehtësuar mundi t'i shijonte festimet e fitores së tij, por 27 milionë sovjetikë të vdekur gjatë luftës jo.
Clive Pearson është lektor Historie në Gloucestershire College near Cheltenham dhe Course Leader për Departamentin e Historisë.

Ndarja e madhe
Nëse prej 955 vitesh historia e Bizantit dhe ajo e Evropës Perëndimore na duken dy çështje që pak kanë jo të përbashkëta, faji është i një postieri shumë të veçantë: kardinali Umberto i Silvakandidas,
që më 16 korrik 1954 i dorëzoi Mikeles I, patriark i Kostandinopojës, aktin e shkishërimit prej Papës së Romës, Leoni IX. Kundërshkishërimi i Mikeles sanksionoi ndarjen përfundimtare të kishës katolike romane nga ajo ortodokse greke. Si kishin mbërritur deri tek ai divorc?
Më 1 janar të vitit 1000, fati i Evropës ishte në dorë të dy beqarëve të artë: Oktoni III, 20 vjeç, gjerman i Saksonisë i ardhur në botë mes mjegullës së Vendeve të të Ulëta dhe Bazilio, 42 vjeç, maqedonas, bir i dy fshatarëve të vetëshpallur perandorë. Ishin ata në krye të dy superfuqive të epokës: perandoria e shenjtë romake gjermanike dhe perandoria shumëshekullore bizantine
Mes perëndimit “barbarik” gjermanik dhe Bizantit të rafinuar (alias Kostandinopoja) nuk kishte shpërthyer ende lufta e ftohtë që e quajmë ndarja e madhe e Orientit. Madje, dy perandoritë, ndonëse në garë për kontrollin e Italisë Jugore, për disa vite u qeverisën të dyja nga gjak bizantin. Ndodhi mes viteve 985 dhe 981, kur Oktoni III, i kurorëzuar në vitin 983 në moshën 3 vjeç pas vdekjes së të atit (Oktoni II) u vu nën kujdesin e të ëmës, Teofani. “Kujdestarja ishte mbesë e Xhovani Zimishes, gjeneral bizantin dhe perandor uzurpator, dhe kështu nuk i përkiste dinastisë së Bazilios”, saktëson Salvatore Kosentino, docent i historisë bizantine në Universitetin e Bolonjës.
Dikujt nuk i pëlqeu kjo lëvizje. Aq sa mbreti foshnjë (i lindur nën një yll të çuditshëm: motra binjake vdiq gjatë lindjes) rrezikoi të mos arrijë moshën e shkollës. Ai u rrëmbye nga kushëriri i babait (Henriku Paqësori i Bavieras, i cili me paqen kish vërtetë shumë pak të bënte) i cili u kurorëzua nga papa i radhës, i trembur prej armatave gjermanike. Por kur e kupto se askush nuk e ndiqte, Henriku e ktheu djalin e vogël (dhe pushtetin) tek kujdestarja e ligjshme.

Erë nga lindja
Mama Teofani ishte një Ivana Trumo e mesjetës, gruaja më e pasur e epokës së vet. Kronikat e 972 rrëfejnë si në përrallë kolonën që e shoqëroi në Romë për martesën me Oktonin II, që u celebrua nga Papa Xhovani XIII: qindra karroca të mbushura me perla, gurë të çmuar, flori, argjend. Ajo 14 vjeç, ai 17, “ajo martesë duhej të kishte bashkuar në mënyrë të pazgjidhshme perandorinë e lindjes me atë të perëndimit”, shpjegon ish ambasadori anglez dhe historiani Xhon Noruiç në librin e tij, “Bizanti”.
Teofania, përveçse e pasur ishte edhe e ditur, ashtu si pjesa më e madhe e princeshave të lindjes. Dhe Bizanti kishte lënë tashmë pas “shekujt e errët” të ikonoklastisë, kur ndjekësit fanatikë të perandorit Leoni III iu vunë duke shkatërruar mozaikë, statuja, piktura me imazhe të shenjtë. Një meritë në pjesën më të madhe e Kostantin VII Porfiroxhenitos, një mbret i rritur me bukë e me libra, muzikant, artist dhe autor i dy enciklopedive: njëri mbi artin e qeverisjes, tjetra mbi “bizantinizmat” e oborrit. Shumë shpejt ishin këta të fundit që patën sukses të madh edhe në perëndim.
Mbërritja e Teofanisë në oborrin gjermanik nuk pati vetëm pasoja politike, por edhe kulturore. “Oborri bizantin influencoi stilin e sovranëve gjermanikë: veshje, mësime për pushtetin, ceremoniale, si në mbretërinë e Oktonit II, ashtu edh enë atë të Oktonit III, u bënë gjithnjë e më të orientuar nga lindja”, thotë Kosentino.

Ëndrra e madhe
Teofania vdiq në vitin 991. Në moshën 15-vjeçare shumë pak kohë nga kapërcyelli i mijëvjeçarit) Oktoni mori plotësisht pushtetin e tij. I frymëzuar nga shembulli i nënës së tij dhe i indoktrinuar nga mësuesi i tij Gerbert d’Aurilak (Papa Silvestri II në të ardhmen) mbreti adoleshent shpalli ëndrrën e tij: bashkimi i dy gjysmave të perandorisë romake, duke themeluar një Evropë të bashkua kristiane që do të shtrihej nga Franca deri në stepat e lindjes, të kristianizuara prej pak kohësh.
‘Oktoni imagjinonte një teokraci të madhe të bizantinizuar, që përfshinte gjermanët, grekët, popujt e Italisë dhe sllavët, e udhëhequr nga Perëndia, nga ai vetë dhe nga Papa”, shpjegon Noruic. Për të realizuar një projekt politik kaq ambicioz, më shumë se sa forca nevojitej diplomacia. Që në atë epokë do të thoshte të zgjidhje bashkëshorten e duhur. Në vitin 996 në Bizant mbërriti një delegacion i perandorit të perëndimit. E drejtonte Xhovani Filagato, një grek i emigruar nga Kalabria në Piacenca, ku ishte bërë arkipeshkv parashikueses Teofani. E thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë kërkesa: një prej mbesave të Bazilios për mbretin e ri sakson. Eudosia, Zoe apo Teodora? Do të zgjidhte ai.

Interesa të përbashkët
Projekti i Oktonit dhe Silvestrit nuk pengonte aq shumë interesat bizantinë. Përkundrazi. “Bizanti synonte të forconte pushtetin e tij në Perëndim, pasi kish arritur suksese të mëdhenj kundër myslimanëve të Lindjes së Afërt. Kishte projektuar edhe një ripushtim të Sicilisë që, megjithatë nuk ia kish dalë mbanë”, shpjegon Kosentino. “Ndërsa perandoria gjermanike synonte jugun e Italisë, zona e fërkimit mes dy fuqive, një rajon ende jashtë sferës së vet të influencës. Në Evropën Lindore, bizantinë e Oktonë nuk konkurronin me njëri-tjetrin: të parët synonin Mbretërinë e Bullgarëve, të dytët territoret polake dhe morave sot Republika Çeke)”.
Dy perandoritë kishin edhe armiq të përbashkët (me të cilët, megjithatë nuk hezitonin që sipas nevojave të bënin edhe aleanca): “Arabët e Sicilisë, normanët që kërkonin të vendoseshin në Itali, dhe ndonjëherë, papati”. Pra, ajo martesë tingëllonte si një punë me interes për të dy brigjet e Adriatikut.

Të paparashikueshëm
Por ndodhi diçka. Kur Filagato u rikthye në Romë me ambasadorët bizantinë për të përcaktuar detajet e operacionit, Oktoni ishte rinisur për në Gjermani (udhëtimet zgjasnin me javë, dhe ishte e vështirë të kishte takime në distancë). Për më tepër, shpërtheu një prej të shumtëve komplote antiperandorakë. Papa Gregori V (kushëri i Oktonit) u dëbua nga Roma dhe në vendin e tij u shpall antipapë... Filagati. Në shkurt 998 Oktoni bëri prapa kthehu për të rivendosur status kuonë. Papës grek iu prenë duart dhe veshët, iu nxorën sytë dhe gjuha, dhe pas kësaj e mbyllën në një manastir për 15 vitet e jetës që i mbetën.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi