Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Zbulohet testamenti i Mit´hat Frashërit  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Zbulohet testamenti i Mit´hat Frashërit  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet testamenti i Mit´hat Frashërit

Shko poshtë

Zbulohet testamenti i Mit´hat Frashërit  Empty Zbulohet testamenti i Mit´hat Frashërit

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:22 am

Midhat bej Frasheri, ishte vetem 49 vjee ne vitin 1929 kur ne
testamentin e tij ia la gjithe efare kishte Shqiperise. "Ne shendet
trupor te plote, po benj kete testament...", e nis testamentin e tij
shkrimtari dhe politikani, qe vdiq ne vitin 1949 ne menyre te
menjehershme nga nje atak kardiak.

Nderkohe testamenti ishte depozituar qe 20 vjet me pare, ne 4 mars te
vitit 1929 ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes. Gazeta "Tirana
Observer" ka siguruar testamentin e plote te Midhat Frasherit, shkruar
78 vjet me pare. "ee kam pasuri te tundshme ose te patundshme, libra,
mobilla, karta, plaeka etj. i le per krijimin' e nje "INSTITUT
ALBANOLOGJIE" qe te jete nje qender e studimevet shqipetare, te mproje,
te shvilloje, te qendresoje dhe te udheheqnje studimete qe perkasin
Shqiperine dhe Shqipetarete", shkruante pinjolli i Frasherllinjve, duke
detajuar edo deshire te tij, ne dokumentin qe do vleresohej vetem pas
vdekjes se tij.

Testamenti

Ne kohen kur Frasheri e shkroi testamentin, ai e kishte deklaruar
largimin nga politika. Ishte marsi i vitit 1929, nje kohe kur ai merrej
me botimin e revistes "Dituria". Ne 12 pika te testamentit ai shpjegon
te gjitha deshirat e tij, te cilat kryesisht lidhen me krijimin e
"Insitutit te Albanologjise". "Qe te jete nje qender e studimevet
shqipetare, te mproje, te shvilloje, te qendresoje dhe te udheheqnje
studimete qe perkasin Shqiperine dhe Shqipetarete", shkruan patrioti
shqiptar. Ne te gjitha pikat e hartuara nga Frasheri, sqarohet krijimi
dhe funksionimi i ketij insituti, si dhe menaxhimi i te ardhurave te
lena nga ai. Nje nga pikat kryesore te testamentit eshte edhe biblioteka
e tij, e cila sipas te dhenave arrin mbi 40 mije vellime. "Dua qe nga
biblioteka private ime te mos ekeputete gje; te gjitha librat te rrine
tok", shprehet patrioti i njohur.

Amaneti per varrin

Nje nder pikat me personale te Midhat Frasherit dhe e fundit nga
renditja ne testamentin e tij, eshte edhe deshira per t'u varrosur ne
nje cep te kopshtit te "Institutit e Albanologjise", te cilin ai donte
te krijonte me pasurine e tij. "Do te donja qe varri im te jete ne nje
cep te kopshtit, me te mengjere duke hyre nga porta e rrugese; mbi kete
varr dua nje cope gur te math dhenje qiparis. Me dukete sikur do te jem
ruajtesi i INSTITUTIT, sikur do te marr edhe une nje pjese pasjetore ne
gjellimin e tij", shkruan Frasheri. Edhe pse ai u detyrua te largohej
nga Shqiperia pas vendosjes se regjimit komunist, Frasheri nuk e
ndryshoi testamentin e tij qe ia kishte lene Shqiperise.

Testamenti i Midhat Frasherit

Une, Midhat Frasheri, ne shendet trupor te plote, po benj kete
testament, duke ushqyere shperesen se pas vdekjes' s'ime do te
ekzekutohet pikerisht vullneti qe deftenj ketu:

1) ee kam pasuri te tundshme ose te patundshme, libra, mobilla, karta,
plaeka etj. i le per krijimin' e nje "INSTITUT ALBANOLOGJIE" qe te jete
nje qender e studimevet shqipetare, te mproje, te shvilloje, te
qendresoje dhe te udheheqnje studimete qe perkasin Shqiperine dhe
Shqipetarete.

2) Dua qe nga biblioteka private ime te mos ekeputete gje; te gjitha librat te rrine tok.

3) Gjithe sa me kane mbeture nga im ate dhe nga ungjerit, dhe qe sot
formojne muzene t'ime familiare, desheronj qe te ruhene prape ne forme
te nje muzeje te vogele, brenda ne INSTITUT.

4) Ne paea te holla, ne shtepi, me no nje banke ose hua per te
mbledhure, duke u bashkuare me sumen qe do mirret nga shitja e
Librarise, dua qe te perdorene te gjitha se bashku.
A) per te bere spenximet e pare e nje godije (shtepie) e cila te
sherbeje si INSTITUT ALBANOLOGJIE, nje godi e mjafte per te nxene
bibliotekene dhe per zyrrate. Deshira ime eshte qe kjo shtepi te jete
mjaft' e gjere sa per te pasur nje ose dy oda ku te mundin te bujtin dhe
te rrine musafire studimtaret albanologe te huaj qe vijne se jashtmi.
Ne qofte se, ne vdekjet t'ime, kam mundure te godit vete no nje shtepi,
INSTITUTI do te installohete atje. Atehere te hollat e produktuara, si
them me sipre, dote vihene ne nje banke te sigurte dhe interesi i tyre,
do te perdorete per qellimin e INSTITUTIT, sidomos per te shtypure libra
ose per te enkurajuare botimin e tyre.

5) Librarija ime desheronj qe te shitet ashtu si eshte, e tere bashke,
jo copa copa, dhe, ne qofte e mundure, te mbanje emerin qe i kam dhene
une.

6) Libravet te INSTITUTIT t'u vihete vula ime "Biblioteka Lumo Skendo
1897" dhe t'u ngjitete Ex-libris. Vula do te gjendete ne tryezen' t'ime,
ne shtepi, e gatijte, kur se ex-libris eshte vetem nje skice bere prej
Hyshref Frasherit.

7) INSTITUTI do te jete nene keqyrjen e nje Komisioni, bere prej:
a) Drejtorit te Bibliotekes dhe Muzes' se Shtetit ne Tirane, (Biblioteke dhe Muze Kombetare);
b) Kryetarit te Bashkis' se Tiranese;
c) Nje funksionari te Ministris' s'Arsimit
d) Kryetarit te Diktimit Civil;
e) Drejtorit te institutit arsimor shqipetar me te larte te Tiranese.

8) Per te zbatuare testamentin t'im dhe per te ngrehurit e INSTITUTIT le
si te ngarkkuare prej meje keta Zoterinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea,
Dimitri Berati, Mehdi Frasheri dhe Edhem Fuad Frasheri. Zotit Niazi
Tirana i ap barrene qe te kujdesete edhe si nje notabl i Kryeqytetite.

9) Ne qofte se nje prej ketyre zoterinjve gjendet absent, per nje ose
tjatre shkak, ne kohet te vdekjes' s'ime, atehere do te zere vendin e
tij, ose te tyre, Athanas Shundi, farmacist ne Tirane dhe Hasan Toptani,
biri i Kurad Toptanit; me te mos ndodhure me teper se dy, ata qe
gjendene jane te ngarkuare te zgjedhin aqe anetare sa mungojne prej
numurit qe shenonj une.

10) Ngarkonj prape Baban e Teqes' se Frasherit, Kryetarin e Bashkis' se
Frasherit dhe me plakun nga anetaret e Bashkis' se Frasherit, te kene
miresine dhe te kujdesene per mbarimin' e deshires' s'ime qe shtronj ne
kete testament, do ne fillese te punese, do edhe edo mot duke kerkuare
qe te botohen edhe edo mot, duke kerkuare qe te botohete veprimi dhe
bilaneoja e INSTITUTIT.

11) Ushqenj besimin e plote se kjo deshire ime do te zbatohete
besnikerisht prej pasanikevet te mij nde gjithe shekujt qe do te vijne,
dhe lutja ime drejtuare fuqis' se madhe qe tani s'e kuptojme dot, do te
jete te kene gjithe Shqiptaret idealin e perparimit dhe te naltesimit te
Kombit, qe Shqiptarizma te behete nje dehsire dhe nje konviktim i
thelle, dhe qe edokush te kupetoje se e mira e Kombit eshte dhe e mira
jone private, se nderi dhe lavdi i Shqipetarevet te gjithe, eshte edhe
nderi dhe lavdi yne personal.

12) Nuk di se ku do te vendoset INSTITUTI; po, ne qofte se goditete
pakeze jashte qytetite, do te donja qe varri im te jete ne nje cep te
kopshtit, me te mengjere duke hyre nga porta e rrugese; mbi kete varr
dua nje cope gur te math dhenje qiparis. Me dukete sikur do te jem
ruajtesi i INSTITUTIT, sikur do te marr edhe une nje pjese pasjetore ne
gjellimin e tij.
Me keto deshira dhe shperesa po e neneshkruaj me doren t'ime kete testament.

Midhat Frasheri

Lume Skendo
Kete testament e kam depozituare nde Notarijen' e Gjyqit te Shkalleq' se
Pare te Tiranese, me date 4 Mars 1929 dhe me numure 163.
Kopje te ketij testamenti u kam dorezuare Zoterinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frasheri si dhe Babajt te Teqese se Frasherit.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi