Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Zbulohet një shpellë gjigante User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Zbulohet një shpellë gjigante User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet një shpellë gjigante

Shko poshtë

Zbulohet një shpellë gjigante Empty Zbulohet një shpellë gjigante

Mesazh nga answeR hackeR Sat Jan 15, 2011 8:06 pm


Thellë në xhunglën e Vietnamit është zbuluar shpella më e madhe në botë, Hang Son Dung, ose "shpella e lumit malor", në të cilën mund të vendoset një bllok i tërë i rrokaqiejve të Nju Jorkut. 
Zbulimi është bërë nga një grup hulumtuesish që kishin depërtuar katër kilometra e gjysmë në thellësi në Son Dung në parkun nacional Fong Na Ke Bang. Fotografitë e shpellës janë publikuar nga revista "National geographic". 
Shpella ndodhet në afërsi të kufirit Vietnam-Laos, ndërsa hyrja e saj kryesore është e gjatë mbi pesë kilometra, e lartë rreth 250 metra, ndërsa gjerësia e saj është 150 metra. 
Adam Spilejn, anëtar i ekspeditës nga Shoqata britanike për hulumtimin e shpellave, ka thënë se do të kthehen vitin e ardhshëm për të vazhduar hulumtimin, të cilin e kanë lënë përgjysmë për shkak të lumenjve nëntokësor. 
Hyrjen për në shpellë e ka zbuluar Ho Hang, banor i fshatit të afërm qysh në vitin 1991. Banorët lokalë janë frikësuar që t'i afrohen grykës së shpellës, pasi nga ajo është dëgjuar një zhurmë frikësuese e lumenjve nëntokësor. 
Për herë të parë shpella u bë e njohur në vitin 2009, kur një grup shkencëtarësh britanikë, me në krye Hauard Limbet. Por, ekipi i Adam Spilejn duket se ka matur edhe dimensionet e Son Dun. Të udhëhequr nga Ho Hang, anëtarët e ekspeditës në muajin prill ishin lëshuar në brendinë e saj dhe kanë zbuluar se atje ndodhet një lumë i madh nëntokësor.
Hulumtuesit kanë matur dimensionet e Son Dun me ndihmën e instrumenteve matëse laserike. Kjo teknologji moderne u ka mundësuar shkencëtarëve që të masin shpellën me milimetra.
Po ashtu, është interesante se ekspeditat e mëhershme kanë kaluar vetëm 100 metra larg hyrjes së kësaj shpelle, por nuk e kanë zbuluar për shkak të terrenit të papërshtatshëm. 
answeR hackeR
answeR hackeR
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi