Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Historia e çamërisë 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Historia e çamërisë 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e çamërisë 2

Shko poshtë

 Historia e çamërisë 2 Empty Historia e çamërisë 2

Mesazh nga SerGio Mon Mar 21, 2011 11:15 am


Historia e çamërisë 2

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u
intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë
shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan
vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të
rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.
Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga
internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë
shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi
pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të
bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua
nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy
mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si
Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe
shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e
mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e
Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e
krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i
siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i
rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një
shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë
dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh
këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve
(greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur
shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e
krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame".
Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe
bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur
përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik
Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të
tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të
revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur
Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i
përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një
katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe
fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në
këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një
batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm
gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për
arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë
kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të
shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me
gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër
popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative
përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i
armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse,
pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i
shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e
këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u
formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe
biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe
pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste
greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur
thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të
organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943,
madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i
rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo
(Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi,
Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit
të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për
krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së
Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi
dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të
vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i
cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër
gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e
gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa
dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua
formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër
gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në
Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në
Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë.
Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë
Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën
Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht
dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj.
Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të
ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e
mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër
EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive
shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë
përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që
udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të
të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej
puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në
minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të
bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu
do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek
për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit
e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre
shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat
nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i
drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan
ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë
komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit
burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej
me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23
veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes"
(minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin
shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në
çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes
së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të
Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy
popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it
sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i
Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej
nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e
ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të
tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së
Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i
nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin
e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në
nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë
ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi,
Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.
Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç
ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve,
interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës.
Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të
Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për
rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët
do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në
Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të
dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht
veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e
administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë
as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e
pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në
krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë
çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr një
marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë
se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre
grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë,
ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të
tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar
mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për
t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun
zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar
dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit
të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist
shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë". Në përgjigje
të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët)
është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë".
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi