Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia nuk është e parapërcaktuar !  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia nuk është e parapërcaktuar !  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia nuk është e parapërcaktuar !

Shko poshtë

Historia nuk është e parapërcaktuar !  Empty Historia nuk është e parapërcaktuar !

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:21 am

Historia nuk është e parapërcaktuar

Arroganca ushtarake e SHBA-së ka çuar në krizë globale. Por, ende ka kohë që të ndryshohet kursi dhe të ndërtohet një rend i ri demokratik botëror.Çasti vendimtar është paraqitur në marrëdhëniet ndërkombëtare muajt e fundit. Në të vërtetë, viti i kaluar ka mundur mirë ta shohë përfundimin e tërë një ere në marrëdhëniet ndërkombëtare – periudha post luftës së ftohtë e unilateralizmit dhe mundësive të lëshuara. Kur lufta e ftohët përfundoi, rrugët u hapën për një progres drejt një bote më të mirë. Fuqitë e mëdha, posaçërisht Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina, punonin në mënyrë konstruktive së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Angolas, El Salvadorit, Nikaraguas dhe Kamboxhias, janë sjellë në përfundim. Ishin arritur marrëveshjet përfundimtare për armë bërthamore dhe konvencionale, dhe ndryshimet demokratike ishin në udhë në dhjetëra shtete në Azi, Amerikën Latine dhe Evropën Qendrore dhe Lindore. Dokumenti i Parisit për një Evropë të re, i nënshkruar në vitin 1990, shënon fillimin e procesit, nga i cili pritej që të çojë në një rend të ri botëror demokratik dhe paqësor.

Por, lëvizjet në atë drejtim së shpejti kishin ngecur në baltë. Kishte pasuar shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik me ndryshimet në elitën politike në Shtetet e Bashkuara dhe vendeve të tjera. Dokumenti i Parisit ishte harruar. Në vend se të lëvizej përpara për një arkitekturë të re të sigurisë, është vendosur të mbështetet në mjetet e trashëguara nga lufta e ftohtë. Shtetet e Bashkuara dhe perëndimi si tërësi iu nënshtruan "kompleksit të fitimtarit". Evropa ishte dridhur nga tragjeditë në Ballkan. Valët e jostabilitetit kishin përfshirë ish-Jugosllavinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën përderisa po përpiqeshin për sfera të ndikimit, burimet dhe tregjet përmblidheshin me shpejtësi.

Premtimi i NATO-s të zgjerohej në kryesisht organizatë politike, nuk ishte mbajtur. Në vend të kësaj, ajo lëvizi për ta rritur anëtarësimin dhe të zgjerojë zonën e operimeve. Gara e re në armatim tani është në rrugë. Problemet e armëve bërthamore dhe jo përhapja ka marrë një urgjencë të re, anëtarët e parë të klubit bërthamor mbajnë shumicën e fajit për këtë.

Ekziston rreziku real për vija ndarëse të reja në botë; mundësia për një luftë të re të ftohtë është gjerësisht duke u diskutuar. Të pavëmendshëm ndaj Këshillit të Sigurimit dhe mendimeve të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe partnerët e saj dhe aleatët, Shtetet e Bashkuara invaduan Irakun me konsekuenca katastrofale. Arroganca e fuqisë ushtarake ka shpënë në krizë të thellë - uljen e rolit dhe ndikimit të Shteteve të Bashkuara.

Pasoja tjetër e politikës unilaterale dhe përpjekjeve për të pohuar lidershipin ekskluziv, është ajo se shumica e institucioneve ndërkombëtare nuk kanë qenë të afta t'i adresojnë sfidat e reja globale të shekullit - krizën e mjedisit dhe problemin e varfërisë. Niveli i paprecedentë i terrorizmit ndërkombëtar dhe shumimi i konflikteve etnike dhe religjioze, janë shenja shqetësuese të trazirave që do të vijnë.

Amerikanët gjithashtu kanë ndier efektet e mangësisë së politikës së jashtme. Në nëntor votuesit kanë bërë verdiktin e tyre të njohur, duke u dorëzuar humbjen republikanëve në zgjedhje. Por, prapë kjo është sfidë për tërësinë e establishmentit politik të SHBA-së, si për demokratët ashtu dhe për republikanët. Ekziston nevoja për korrigjim në politikat e superfuqisë. A është administrata e Bushit e aftë për këso korrigjimesh.

Në të dy anët, si në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu, këndvështrimi shpesh është negativ. Administrata jep shembuj të mjaftueshëm për këndvështrim, sepse duket se preferon inercinë e kursit të vjetër.

Kjo me sa duket do të jetë krejt çfarë dëshiron administrata e Bushit, ta bindë botën se ende është vendosmërisht në shalë. Deklaratat e paradokohshme të kryetarit dhe planet që janë duke u diskutuar në administratën e tij, janë të qepura nga rrobat e vjetra. Lidershipi republikan qartësisht dëshiron t'i lërë kryetarit të ardhshëm një trashëgimi që do ta lidhte atë për politikat e tyre dhe ta ketë të pamundur ndryshimin e kursit. Nëse është kështu, kjo nuk është vetëm gabim i madh taktik, por recetë për një katastrofë madje edhe më të madhe.

Por, prapë unë mendoj se mundësia e ndryshimit është ende këtu. Administrata dhe Kongresi ende kanë kohë ta riparojnë atë. Ata duhet të fillojnë me Lindjen e Mesme. Jo vetëm se duhet Amerika të fillojë ta tërheqë veten nga moçali i Irakut, por ajo gjithashtu duhet t'i kthehet politikës konstruktive në rajon. Është esenciale se procesi paqësor në Lindjen e Mesme të vazhdojë, njëkohësisht me dialog serioz me fqinjët e Irakut.

Nëse liderët amerikanë kanë largpamësi dhe guxim të shikojnë botën ashtu si në të vërtetë ajo është, do të zgjidhnin dialogun dhe bashkëpunimin, më parë sesa forcën.

Çka është e nevojshme, nuk është një rrjet i prezencës ushtarake dhe intervenimi anembanë botës, por një vetëpërmbajtje dhe vullnet për zgjidhjen e problemeve me mjete politike. Pas të gjithave, bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike, veçanërisht kur krahasohet me vitet e hershme të 90-ve.

Është bërë edhe më shumë e ndërlidhur dhe e ndërvarur. Gjigantët e rinj, Kina, India dhe Brazili, kanë hyrë në arenën botërore, dhe këndvështrimet e tyre më nuk mund të injorohen. Evropa po bashkohet dhe ndikimi i saj ekonomik dhe politik është në ngritje. Megjithëse Bota islamike po e ka të vështirë të adaptohet në realitetet e reja, përshtatja e saj do të vazhdojë dhe ky civilizim madhështor do të insistojë të trajtohet me respekt. Në fund, tranzicioni demokratik i Rusisë (sikurse ish-republikat tjera sovjetike), me gjithë problemet e konsiderueshme, është duke sjellë një lojtar të fortë në skenën ndërkombëtare.

Gjatë viteve të '90-ta, të cilat ishin kohë të vështira për vendin tim, unë kam thënë se problemet e Rusisë do të kalojnë, se do të ngrihet në këmbët e saj dhe do të shkojë përpara.

Kjo është duke ndodhur tani. Rigjallërimi i Rusisë, insistimi i saj për të mbrojtur interesat e saj dhe aftësia e saj që të luajë një rol të përshtatshëm në botë, nuk po i pëlqen gjithkujt. Mjaft çuditshëm, kur Rusia ishte në krizë, perëndimi e aplaudonte këtë; sot Rusia akuzohet për refuzim të demokracisë dhe se ka ambicie imperialiste. Por prapë, nuk janë këto arsyet e vërteta për t'u druajtur nga Rusia.

Vendi im ballafaqohet me shumë probleme. Duke mësuar rrugë të reja dhe duke ndërtuar institucionet demokratike dhe në të vërtetë është shumë rrugë e vështirë. Pjesa më e vështirë e rrugës gati është prapa nesh.

Unë gjithmonë kam thënë se në këto ditë dhe moshë nuk mund t'i lejojmë vetes të jemi pesimistë. Ka shumë arsye për të qenë i brengosur, madje edhe i alarmuar. Por, historia nuk është e parapërcaktuar. Ndarjet e reja të botës, konfrontimet e reja, nuk janë të paevitueshme.

Rendi demokratik botëror është vetëm retorik. Ai mund të ndërtohet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia nuk është e parapërcaktuar !  Empty Re: Historia nuk është e parapërcaktuar !

Mesazh nga SerGio Tue Mar 29, 2011 10:21 am

Historia

Fjala "histori" vjen nga Greqishtja e Vjeter. Ne Greqine e Lashte u shfaqen edhe historianet e pare, sic ishin Herodoti, Thukididi, Aristoteli etj. Aristoteli ishte dhe njeriu qe u mundua te jap karakterin me te pershtatur per "historine" duke e quajtur ate si "dituria e veprave njerezore".
Sot analizuesit e Historise bien ndakort se Historia eshte shkenca e cila meret me studimin dhe shpjegimin e se kaluares, veprimtarise se njeriut. Ne qender te vemendjes se Historise ndodhet vet qenja njeri. Cdo ngjarje ose dukuri historike ndodh vetem nje here, nuk perseritet. Megjthate shume ndodhi historike ngajne me njera tjetren per shkakun se rethanat ne te cilat ndodhen jane te njejta, deshirat dhe nevojat e njerezve nuk ndryshojne lehte psh. deshira per pushtet e pasuri.

Historia sipas historianeve eshte shkenca me e dobishme per njeriun sepse me historine njeriu meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen.
Viti 3200 p.e.s. (afersisht) eshte periudha nga e cila fillon pershkrimi historik sepse pikerisht ne kete periudhe u shfaq shkrimi, njekohesisht ne Mesopotami dhe Egjypt (menyra grafike jane gjetur edhe me te vjetera por pa u deshifruar dhe keshtu nuk perbejne argument). Tre jane epokat kryesore ne te cilat ndahet Historia. Lashtesia, nga viti 3200 p.e.s deri ne shekullin e 5 e.s. kur kemi renjen e Perandorise Romake. Mesjeta, nga shekulli i 5 e.s. deri ne fund te shkullit te 15 e.s. kur kemi renjen e Bizantit, Rilindjen dhe zbulimin e "Botes se Re".

Epoka e Re, nga Rilindja dhe deri me sot. Datat qe jepen per ndarjen e epokave historike ndryshojne ne disa raste nga njera tjetra por megjithate jane te peraferta me te siperpermendurat. Gjithashu tre jane edhe fazat e dukurive historike, faza e lindjes, faza e kulmit te zhvillimit dhe faza e renjes te nje dukurie ose fenomeni historik.
Historia ka si ushqim, bazohet, mbishkrimet- neper libra, gure, lekura, vare etj.- gojedhenat e popujve ose dhe ngjarjet te cilat autori i perjetoi vet ose i degjoi nga te tjeret.
Metodat me te cilat shohin historianet dukurite ndahen ne "analizuese" dhe "pergjithesuese". Me menyre "analizuese" historianet duke mare nje fenomen te pergjithshem shpjegojne fenomenet e vecanta ose shpjegojne dukurite qe perbejne kete fenomen. Me menyren "pergjithesuese" historianet duke mare nje nga nje pjeset e nje fenomeni e shpjegojne ate ne teresi ose nga nje vecanti nxjerrin nje konkluzion te pergjithshem.
Ekzistojne disa teori te cilat mundohen te shpjegojne Historine, ngjarjet historike dhe veprimtarine e njeriut. Keto jane, teoria Atomike-Personale, Shoqerore, Ekonomike, Antropologjike, Psikologjike, Teoria e Mjedist etj. Nga keto teori kryesoret jane Atomike-Personale, Shoqerore dhe Ekonomike.
Sipas teorise Atomike-Personale, personat jane ata qe ndryshojne rjedhojat e ngjarjeve historike. Ekzistojne disa personalitete (psh. Leka i Madh, Skenderbeu, Cejngis Kan, Jezusi, Buda, Muhamedi etj.) te cilet ndryshojne fatin e nje populli dhe rjedhojen e ngjarjeve.
Sipas teorise Shoqerore nuk jane personat ata qe luajne rolin kryesor ne ndertimin e ngjarjeve historike por popujt, shoqerite ose grupimet. Personalitet (psh. Skenderbeu) vetem nuk mund te bejne dot asnjegje, popujt jane ata qe ndertojne historine.
Sipas teorise Ekonomike, ose Iluminizmit, e cila u shpreh per here te pare nga Marksi, gjendja ekonomike eshte ajo qe ndikon veprimtarine e nje populli. Ata popuj qe kishin ekonomi te mire zhvilluan me shume kulturen e tyre (psh. Mesopotamia, Egjypti etj. ne kohen e lashte u bene me shume te civilizuara se vende te tjera te asaj kohe pikerisht se ishin me te pasura).
Gjithashtu edhe luftrat prandaj behen, per shkaqe ekonomike. Kjo teori ka disa mangesira sepse nuk mere parasysh shume fenomene te tjera si psh. kulturen me traditat, fene, psikologjine e nje populli etj. (me kete teori nuk mund te shpjegohen perndjekjet e Protesatenteve nga Enriku i Frances etj.). Sidoqofte keto tre teori nuk jane ne gjendje te shpjegojne secila me vete ngarjet historike perkundrazi te gjitha se bashku na japin nje shpjegim me te mire.

Detyra e nje historiani eshte qe te mbledhi lajmet, t'i vertetoje duke i krahasuar dhe se fundi t'i sqaroje. Nje historian i vertet duhet t'i leje menjane ndjenjat (kombetare, fetare, politike etj.) dhe pervojat dhe duhet te jet sa me objektivist, i paluhatur, kur shpjegon ngjarjet historike.

Cdo popull duhet qe ta mesoje historine e vet pa u menjanuar, sepse ne dobi te tij eshte qe te mesoje historine e vertet. Duke mesuar Historine te paster, nje popull meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen sepse vetem atehere, kur e meson historine te paster, ai popull e di se kush jane armiqt e vertet te tij, cilat jane gabimet qe ka bere ne te kaluaren dhe se cilat ishin rethanat qe e cuan ne ato ngjarje historike. Demi me i madh per nje komb eshte qe t'a ndroje historine e tij, shume here ne favor te vet, sepse atehere nuk do arij ato gjerat qe siperpermenda. Prandaj nje qeveri e cila do qe populli qe udheheq te shkoje perpara eshte e detyruar te veje ne arsim mesimin e historise, pa e shtremberuar ate
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi