Historia e psikologjis
Faqja 1 e 1
Historia e psikologjis
Psikologjia ka një të kaluar të gjatë,
por vetëm një histori të shkurtër.
Herrmann Ebbinghaus
por vetëm një histori të shkurtër.
Herrmann Ebbinghaus
Rreth vitit 390 para erës së re Plato diferencon katër shkallët e njohjës njerëzore: mendimi (supozimi), besimi, kuptimi dhe dija për të vertetën. Ai dallon në mes perceptimit dhe realitetit.
E zhvillon një model shtresash së shpirtit: Ai nuk e ndan shoqërinë në bazë të punës/veprimtarisë (shtresa e mësuesve, shtresa e mbrojtjës, shtresa e ushqimit), por sipas fushave shpirtërore (logjikë, epsh, guxim)
Rreth 350 para erës së re Aristoteles: Libri i parë i psikologjisë: “Mbi shpirtin“. Aristoteles për herë të parë bën dallimin në mes të psikologjisë dhe filozofisë. Ai studioj lidhjen në mes të shpirtit dhe trupit dhe përshkrujti ndërtimin e trupit. Aristoteles shifet në të vertetë edhe si babai i psikologjisë.
Rreth 400 pas erës së re Augustinus përshkruan në librin e tij zhvilimin e tij personal dhe me këtë themelon metoden e vëzhgimit autobiografik. Ai thekson rëndësine e njohjës së vetvetës dhe të vetëdijësimit të individualitetit të një personi.
Diku rreth 1250 Thomas Aquin hulumton problemet themelore të përbërjës së shpirtit dhe lidhjës së tyre me trup („Problemi-Shpirt-Trup“).
Shekulli i 15/16 Në kohën e Rilindjës shihet njeriu si indivd. Tani nga ana psikologjike interesim më të madhë kanë indivualiteti, njeriu si person i vetëm, matja e karakterit.
1590 Nocioni psikologia përdoret për herë të parë nga Rudolf Goclenius (1547-1628)
Rreth vitit 1630 Filosofi R. Descartes ndan shpirtin e njeriut si substancë mendore nga trupi si substancë i shtrirë në hapësirë.
1834 Fiziologu E. H. Weber tregon me anë të studimit të shqisës së muskulit, se dallimi i sapo vërejtur i dy peshave proporcional me madhësine e peshës është (Konstantja e Weberit)
1852 Fiziologu H. von Helmholtz formulon teorinë e tij të shiqimi të ngjyrave Teoria-Tri-Ngjyrave.
1860 G. Th. Fechner (”Elementet e Psikofizikës“) formon metodat psikofizike ma të rendësishmet (për konstatim, matje të intensitetit të një stimuli shqisor fizikë të përjetuar) dhe i zgjëron ligjin e Weber në “Ligji Weber-Fechner” (relation logaritimik mes stimulit fizikë dhe intensitetit të përjetuar).
1872 Ch. Darwin (”Shprehja e emocionit te njeriu dhe shtaza“) themelon „hulumtimet e sjelljes krahasuese“ dhe thekson kontinuitetin e zhvillimit prej shtazës tek njeriu. Që prej librit të tij (1871) “Origjina e njeriut“ shihet njeriu vetëm si qënie natyrore.
1879 W. Wundt ngre laborin e parë psikologjik në Leipzig (Gjermani).
1883 Anglezi F. Galton (“Hulumtimet mbi Aftësitë e njeriut dhe Zhvillimi i tyre“) integron statistiken në lëndën e psikologjisë dhe themelon hulumtimin e personalitetit empirik duke u bazuar në teste dhe pyetësor.
1885 H. Ebbinghaus (”Mbi Kujtesën“) zbulon metodat ma të rëndësishmet të hulumtimit të kujtesës dhe në bazë të vetëtestimeve hulumton „lakoren e harresës“.
1890 Ch. von Ehrenfels (”Mbi qualitetin e geshtaltit (formës)“) tregon më meloditë, se perceptimi i elementeve komlexe nuk përbëhet në menyrë aditive nga elementet e saja.
1895 S. Freud publikon së bashku më J. Breuer hulumtimin e parë të një paciente të trajtuar sipas „psikoanalitikes“ (”Hulumtimet mbi Histerinë“).
1898 E. L.Thorndike publikon „experimentet e para me shtazë për nxëniën përmes provës dhe gabimit“ në disertationen mbi “Intelegjenca e kafshëve: Një hulumtim experimental i proceseve asociativ tek shtazët“.
1900 S. Freud (“Interpretimi i ëndrrave”) definon tiparet themelor të psikoanalizës me anë të analizimit të ëndrrave të tij.
1904 I. F. Pawlow publikon hulumtimet e para tek qentë mbi „reflexin e kushtëzuar“ („Kushtëzimi klasik“)
1904 C. Spearman (”Intelegjenca e përgjithëshme“) pohon se aftësia e çdo njeriu shpjegohet nga dy faktorë të inelegjencës. Nga faktori i përgjithshëm (p) si dhe faktori specifik (s).
1905 A. Binet dhe kolegu i tij T. Simon ngrehin në francë skalën e parë të intelegjencës për fëmijë (”Mosha e inelegjencës“)
1911 W. Stern zhvillon konceptin e koeficient të intelegjencës (IQ).
1912 M. Wertheimer (“Mbi Phi-Fenomenin“) themelon me hulumtimet e tij mbi levizjet (peceptimet) e ndriçimit psikologjinë geshtaltiste (Gestalt=forma; e tëra)
1913 J. B. Watson (”Psikologjia nga këndvështrimi i bihejviorizmit“) zhvillon principiet metodike të bihejviorizmit.
…historia vazhdon…
LaDescarada- Princeshë
Similar topics
» Historia e Gjeografisë
» Historia në murë?
» Historia e Fizikes
» Historia ilire
» Historia e çamërisë 1
» Historia në murë?
» Historia e Fizikes
» Historia ilire
» Historia e çamërisë 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi