Historia e Fizikes
Faqja 1 e 1
Historia e Fizikes
Historia e Fizikes
Që nga antikiteti, njerëzit janë përpjekur për të kuptuar sjelljen e fenomeneve natyrore. Një mister i madh në ato kohëra ishte sjellja e parashikueshme e objekteve qiellor si Dielli dhe Hëna. Disa teori u propozuan, shumica e të cilave u hodhën poshtë.
Filozofi Tales (ca. 624-546 BC) qe i pari që refuzoi të pranojë shpjegime të mbinatyrshme, fetare apo mitologjike për dukuritë e natyrës. ai deklaroi hapur se çdo fenomen ka një shkak fizik. Teoritë e hershme fizike ishin të frazuara në aspektin filozofik, dhe asnjëherë nuk vërtetoheshin me anë të testimeve sistematike eksperimentale siç bëhet në ditët e sotme. Shumë ide nga teoritë e pranuara të Ptolemeut ose të dhe Aristotelit nuk janë të sakta kur krahasohen me vërejtjet e përditshme.
Megjithatë, shumë filozofë dhe astronomë të lashtësisë dhanë përshkrime të sakta në fushat e atomizmit dhe astronomisë. Leukipus (gjysma e parë e shek 5) qe i parë që propozoi atomizmin, kurse Arkimedi derivoi përshkrime shumë të sakta sasiore të mekanikës, zhurmës dhe hidrostatikës , duke përfshirë një shpjegim për parimin e levës . Mesjeta pa shfaqjen e [[Fizika eksperimentale|fizikës eksperimentale] e cila morri formë midis përpjekjeve të fizikantëve Muslimanë, më i famshmi nga të cilët qe Alhazen, e ndjekur nga fizika moderne e cila kryesisht morri formë në fillimin e Evropës moderne nga shumë fizikantë, më i famshmi nga të cilët qe Isak Njutoni, i cili ndërtoi teoritë e tija mbi punën e Galileo Galilei dhe Johan Keplerit. Në shekullin e 20, puna e Albert Ajnshtajnit shënoi një drejtim të ri në fizikë që vazhdon edhe në ditët e sotme.

Similar topics
» Degët e fizikës
» Numri që thyen ligjet e fizikës (Video)
» Historia në murë?
» Historia e psikologjis
» Historia ilire

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi