Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Faqja 4 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:03 pm

Ndryshimet e nevojshme:

Disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës ndihmojnë në zvogëlimin e pengesave abdominale, mbledhjen e indit yndyror në regjionin e barkut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sindroma metabolike. Sindroma metabolike përfshin një grup çrregullimesh metabolike të cilat konsiderohen si rezistencë ndaj insulinës, grumbullim i indit yndyror në regjionin e abdomenit, nivel i lartë i kolesterolit dhe rritje e shtypjes së gjakut.Disa shkencëtarë finlandez, kanë arritur që ta zvogëlojnë në 15% sindromën metabolike te femrat dhe meshkujt me moshë mesatare, duke caktuar dietë të veçantë për secilin individ dhe duke rekomanduar ushtrime, të cilat kanë zgjatur mesatarisht 4 vjet. Në bazë të krahasimeve të bëra, te personat me dietë dhe ushtrime të zakonshme, sindroma metabolike është zvogëluar për vetëm 4%, ndërsa pengesat në abdomen nuk kanë ndryshuar fare.
Megjithatë para se t’i rekomandojë zbulimet e tyre për të gjithë personat e rrezikuar nga sindroma metabolike, shkencëtarët kanë nevojë për disa eksperimente shtesë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:03 pm

Zbulohet vaksina kundër Kancerit të Gjirit:

Shkencëtarët amerikanë më në fund kanë zbuluar vaksinën kundër kancerit të gjirit E75. Kjo vaksinë ka zvogëluar dukshëm rrezikun nga kthimi i sëmundjes për pacientët të cilët kanë përqindje të madhe të proteinës HER2/neu.
Ky lloj i kancerit të gjirit, i cili përbën rreth një të katërtat e të gjitha rasteve, është më i rrezikshëm se të gjitha llojet tjera të sëmundjes. Në grupin e të sëmurëve të tillë, vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 50 për qind. Ndërsa lajme edhe më të mira janë se vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 100 për qind tek gratë me kancer të gjirit dhe me shprehje të ulët apo më të lartë se të mesme të HER2/neu.
"Tani kemi diçka për të cilën gjë mendojmë se ka efekt tek shumica e grave me kancer të gjirit, për të cilat aktualisht nuk ka përkujdesje të mjaftueshme", ka thënë George Peoples, një nga autorët e hulumtimit i cili do të paraqitet në takimin e sivjetmë të Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit në San Diego. "Gjithashtu, ajo përballohet shumë mirë, si vaksina kundër gripit".
Profesori Peoples është udhëheqës i onkologjisë kirurgjike në qendrën ushtarako-mjekësore "Brooke" në San Antonio dhe udhëheqës i programit për zhvillim të vaksinës kundër kancerit në Institutin ushtarako-mjekësor amerikan. Doktori Geroge Peoples aktualisht zbaton fazën e tretë të testimeve klinike. Kjo vaksinë stimulon sistemin imun që të njohë qelizat e kancerit si të huaja, ndërsa qëllim ka që të ndalojë kthimin e sëmundjes tek gratë të cilat njëherë janë shëruar nga kanceri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:03 pm

Ilaçe për dobësim:

Disa ilaçe të cilat janë prodhuar me qëllim të zvogëlimit të shtypjes së gjakut, njëkohësisht mund të ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Eksperimentet kanë treguar se ACE inhibitoret (antihipertenzive) e shpejtojnë metabolizmin dhe kështu në mënyrë automatike e "shkrijnë tepricën" duke mundësuar humbjen e kilogramëve. Shfrytëzimi i tabletave të cilat zvoglojn peshën trupore pa djersitje dhe ushtrime, vërtet tingëllon si një zbulim revolucionar. Pritet që në të ardhmen këto tableta të jenë trend, pasi që ato do të zgjojnë interesim të madh nga personat të cilët deshirojnë trup të përsosur. Meqenëse eksperimentet janë kryer te minjtë, këto tableta ende duhet të testohen te njerëzit për shkak të efekteve anësore të panjohura. Përveç se kanë efekt antihipertenziv dhe zvogëlojnë peshën trupore, këto ilaçe kanë ndikim pozitiv edhe te diabetikët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:04 pm

Zbulohet ilaç i ri kundër kancerit të prostatës

Ilaçi i ri mund të shërojë rreth 80% të pacientëve të cilët vuajnë nga forma agresive dhe vdekjeprurëse e kancerit të prostatës, pohojnë shkencëtarët.
Faza e parë klinike ka treguar se ilaçi i emërtuar abirateron pengon zhvillimin e tumorit te shumica e pacientëve, si edhe zvogëlon nivelin e antigjenit specifik të prostatës (PSA), marker i cili shfrytëzohet për ta vlerësuar aktivitetin e kancerit të prostatës.
Ilaçi, të cilin e ka analizuar Instituti Britanik për hulumtime kundër kancerit, "Royal Marsden Hospital", bllokon hormonin i cili nxit rritjen e kancerit të prostatës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:04 pm

Vaksinë për kancerin çervikal

Provat në të gjithë botën e një vaksine kundër kancerit çervikal, në qafën e mitrës, tregojnë se ajo duket se është 100 për qind efikase në parandalimin e fazave paraprake të sëmundjes - që shkakton vdekjen e një çerek milioni grash në të gjithë botën çdo vit.
Prodhuesit e vaksinës, Sanofi Pasteur and Merck, thonë se medikamenti, Gardasil, mund të ofrohet vitin e ardhshëm.
Ekspertët thonë se vendet e varfërra që nuk kanë programe kontrolli paraprak për gratë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj nga vaksina.
80 përqind e vdekjeve nga kanceri çervikal ndodhin tani në vendet në zhvillim, ku është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për gratë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:04 pm

Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA

Udhëheqësit e vendeve kryesore të industrializuara janë përgatitur të diskutojnë kërcënimin që përbën SIDA, sëmundje që po përhapet me një ritëm më të shpejtë se sa përpjekjet për ta ndalur atë. Një raport i kohëve të fundit tregon se më shumë gra se burra po infektohen nga virusi i SIDA-s.
Mjeku Thomas Quinn ka bërë kërkime për virusin HIV gjatë 25 vjetëve, virus që shkakton SIDA-n. Ai punon në Fakultetin e Mjeksisë të universitetit Johns Hopkins në Baltimorë të Merilandit, ku laborantët bëjnë analiza me virusin e gjallë të SIDA-s.
Në muajin qershor, Dr. Quinn botoi një studim që dëshmon për një prirje alarmuese. "Në qoftë se shikohen problement shëndetësore nëpër botë, vihet re se gratë janë të prekur më shumë nga sëmundjet ngjitëse, dhe një prej më seriozeve është SIDA". Studimi i Dr. Quinit tregon se në Afrikën nën-Sahariane, 60 përqid e 28 milionë banorëve të prekur nga SIDA janë gra. Në Karaibe, gratë përbëjnë 50 përqind të atyre që janë prekur nga virusi HIV, ndërsa në Amerikën Latine një e treta e atyre të prekur nga virusi HIV janë gra. "SIDA është përhapur kaq shpejt gjatë 25 vjetëve të fundit dhe ka mbërritur në një pikë që po e tejkalon numrin e rasteve të prekjeve tek burrat në vendet në zhvillim". Dr. Quinn thotë se gratë janë më të predispozuara të infektohen nga SIDA për shkak të formimit të tyre biologjik dhe statusit social. "Të gjithë parametrat sociologjikë sëbashku me formimin biologjik i bëjnë gratë më të pambrojtura ndaj epidemisë së virusit HIV". Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se numëri më i madh i infektimeve nga SIDA janë mes grave. Nga ana e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara paraljmëron se duhen më shumë fonde për të luftuar epideminë e SIDA-s nëpër botë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:04 pm

Terapia ndaj dëshpërimit

Ekspertët thonë se dëshpërimi në raste vdekjesh është i natyrshëm, por për rreth 20 përqind të njerëzve, ky dëshpërim është tepër i dhimbshëm dhe i gjatë. Kjo gjendje, kohët e fundit është quajtur dëshpërim i komplikuar dhe një studim i ri është i pari që vë në provë një terapi për trajtimin të tij. Jo shumë kohë më parë, qoftë edhe larja e enëve ishte e vështirë për Heather Katerxhin. Ajo ishte pushtuar nga një dëshpërim i thellë thuajse mpirës, pasi vajza e saj 19 vjeçare humbi jetën në një aksident automobilistik. "Nuk ka ndjenjë që të përshkruajë këtë agoni", thotë Heather. "Dëshpërimi kthehet në dhimbje dhe njeriu mpihet komplet". Kur një gjendje të tillë zgjat më shumë se 6 muaj, mjekët e quajnë atë dëshpërim të komplikuar. Mjekja Katherin Shear pranë universitetit të Pitsburgut në Pensilvani thotë se dëshpërimi i komplikuar është një sindromë e përcaktuar rishtaz. Për të nuk ka patur ndonjë trajtim, prandaj ajo ka zhvilluar një terapi të re dhe e ka vënë atë në provë. Mjekja Shear kryesoi grupin e ekspertëve që kryen studimin.
Ajo thotë se njerëzit që ishin prekur nga dëshpërimi i komplikuar thanë se trajtimi bëri që simptomat të ndryshonin dukshëm dhe jeta e tyre të ndryshonte rrënjësisht për të mirë. Tek këta persona, rezultatet pozitive u vunë re shumë më shpejt sesa tek ata që iu nënshtruan një terapie të zakonëshme. Trajtimi i dëshpërimit të komplikuar synon që pacienti të pranojë atë që ka ndodhur, pra humbjen e të afërmit, dhe të përqëndrohet në objektivat e jetës së vet personale. Në kuadër të terapisë, pacienti kalon edhe një herë me mendje ngjarjen që i ka ndodhur dhe e tregon ngjarjen me zë duke e regjistruar në kasetë. Në vazhdim të terapisë, pacienti dëgjon çdo ditë tregimin e tij, gjë që ndihmon në pakësimin e intensitetit të emocioneve. Kanë kaluar 2 vjet që kur Rene vdiq. Heather tani u gëzohet dy fëmijëve të tjerë. Ajo thotë se terapia e dëshpërimit e ka ndihmuar atë jashtëzakonisht. "Është një humbje që unë kurrë nuk do t’a harroj. Dhimbje gjithmonë do të ndjej, por terapia sikur më zgjon e më bën të kuptojë se jeta prapseprapë vazhdon", thotë ajo
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:04 pm

5 Mënyrat për të luftuar sëmundjet kardiake:

1- Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.

2- Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

3- Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

4- Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.

5- Evitoni, alkoolin, duhanin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Kanceri i gjirit.

Studimet e fundit tregojnë se ushtrimet fizike mund të pakësojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Por studiuesit kërkojnë të dijnë në se ushtrime të tilla mund të ndihmojnë edhe ato gra që janë të prekura tashmë me kancerin e gjirit. Autorët e studimit zbuluan se ushrimet fizike mund të ndihmojë dhe se rezultatet pozitive u vunë re që në fazën e parë të fillimit të veprimtrarive apo ushtrime fizike. Në shumë mënyra, 43 vjeçarja Susan de Vries, nënë e tre fëmijëve, është në formë të mirë fizike, veçanërisht po të kihet parasysh se katër vjet më parë u diagnostikua me kancer në gji.

"Menjëherë pas operacionit fillova të ecë. E kujtoj shumë mirë, një javë pasi u operova, fillova ecjen sportive dhe ndjehem shumë krenare që kam arritur deri këtu", thotë Susan. Tani ajo stërvitet gati 4 orë në javë, që sipas studimit të ri është kohë e mjaftueshme për ta përgjysmuar rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Studimi u publikua në revistën Jama të Shoqatës Mjekësore Amerikane. "Gratë me kancer në gji që ecin 3 deri në 5 orë në javë kanë 50 përqind më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratë jo aktive që kanë kancer në gji." Doktoresha Michelle Holmes dhe kolegët e saj në spitalin Brigham në Boston morën në studim gati 3 mijë paciente me kancer në gji, duke vëzhguar shëndetin dhe edukimin e tyre fizik për 18 vjet. Mjekët arritën në përfundimin se lëvizjet fizike të çfarëdo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do të thotë se pacientet me kancer në gji duhet të vrapojnë maratona për të marrë frytet e punës. Mjekët panë se gratë që bëjnë aktivitete fizike 3 deri në 5 orë në javë përfitojnë më shumë. Doktoresha Holmes thotë se ka të ngjarë që stërvitja ndihmon në uljen e prodhimit të hormoneve në trup. Hormonet e larta mund të bëjnë rritjen e qelizave kanceroze të gjirit. Cilado qoftë arsyeja, Susana thotë se stërvitja e bën atë të ndihet më mirë. Ajo vazhdon të luftojë kancerin dhe kjo është një betejë që është e vendosur ta fitojë, për vete dhe për familjen e saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Ecja ul shtypjen e gjakut


Shkencëtarët koreanë kanë llogaritur ndikimin e të ecurit prej 40 minutash në shtypjen e gjakut, në një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 meshkuj me shtypje të rritur të gjakut.
Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut është zvogëluar si rezultat i ecjes, ndërsa nga ky ndikim pozitiv i ecjes është rekomanduar që të ecet së paku një orë brenda ditës.
Ky zbulim mund t’u ndihmojë në veçanti personave të cilët për shkak të llojit të punës nuk mund të ushtrojnë, por vazhdimisht nguten për të arritur nga një takim në tjetrin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Stresi emocional, shkaktar i belbëzimit tek femijët

Një raport i kohëve të fundit tregon se fëmijëve që e kanë më të vështirë të përballojnë stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndërsa shkencëtarët thonë se 50 deri në 80 për qind të këtyre fëmijëve e kalojnë këtë fazë deri në moshën pesë vjeç, nuk ka ndonjë kurë për belbëzimin nëse vazhdon përtej kësaj moshe.
Nuk ka shërim për mbajtjen e gojës dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithëse besohet se trashëgimia dhe tani temperamenti luajnë një rol. Fondacioni ndërkombëtar për belbëzimin vlerëson se deri në 60 milionë vetë në gjithë botën e kanë këtë problem.
Paaftësia për të komunkuar siç duhet sjell dëshpërim dhe zemërim dhe ndonjëherë edhe tërheqje, thotë profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt në Nashville të Tenesisë: "Nuk mund të komunikosh kur të duash, apo atë që do të thuash dhe si të duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojë sesa pa shpresë të bën të ndihesh një gjë e tillë".
Doktor Conture ndoqi 111 fëmijë nga mosha dy në 5 vjeç. Është grupmosha kur bëhet më e qartë që dikujt i mbahet goja. Megjithëse studimi është bërë në Shtetet e Bashkuara, fëmijët ndjekin të njëjtën rutinë loje, mësimi dhe përpjekjesh në gjithë botën. Djemtë janë 3 herë më shumë të prirur sesa vajzat që të belbëzojnë.
Megjithëse ka një lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu në përfundimin se shumë nga këta fëmijë bëhen më shumë emocionalë gjatë këmbimeve të një situate normale loje. Në përgjithësi iu desh më shumë kohë që të qetësoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbëzimin.
Doktor Conture thotë se prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë duke krijuar një ambjent më qetësues, që i jep fëmijës kohë të mjaftueshme për t’u shprehur. Ata duhet gjithashtu të mos kritikojnë apo të zëmërohen kur fëmija nuk i nxjerr dot fjalët dhe të kërkojnë ndihmën e një terapisti të të folurit që të punojë me fëmijën. Me këto masa ka shpresa që fëmija ta kalojë këtë problem
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Drunjtë parandalojnë astmën.

Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma.
Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%.
Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.
Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në vendet urbane. Ndërsa në New York astma është shkaktari kryesor i shtrirjes së fëmijëve nën moshën 15-vjeçare në spital. Astma te fëmijët njujorkezë është e përfaqësuar me 3% të numrit të përgjithshëm të tyre.
Në bazë të këtij studimi të publikuar në revistën, Journal of Epidemiology and Community Health, shkencëtarët u kanë rekomanduar autoriteteve që deri në vitin 2017 të mbjellin miliona drunj në New York.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Nje zbulim i ri tregon se Shega eshte me e mire se sa Viagra.

Sipas studimeve të fundit së paku gjysma e meshkujve të cilët çdo ditë gjatë një muaji para fjetjes kanë pirë lëng prej shegës kanë qenë "dashnorë shumë më të mirë dhe më të suksesshëm".
Është vërtetuar se lëngu i shegës është një ‘bombë’ antioksiduese e cila mundëson që gjaku më shpejt të arrijë në enët periferike. Lëngu i shegës vepron si bar kundër impotencës pasi rrit nivelin e oksidit të azotit, i cili i lëshon muret e enëve të gjakut.
"Lëngu i shegës është një mjet i çmueshëm për shërimin e çrregullimeve të ereksionit. Shega tashmë një kohë të gjatë është e njohur për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës si dhe si preventivë për kancerin e prostatës", kanë deklaruar shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.
Ky fryt përmban më shumë antioksidues se cilido fryt tjetër, çaj apo edhe se vera e kuqe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:05 pm

Si të evitojmë dhimbjet e Spondiliatrozës:

-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:06 pm

Sjellja ndaj fëmijëve

Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përherëshme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.
Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjestarë të familjes mund të prekin rëndë vetbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë tek vajzat sesa tek djemtë, thuhet në studim.
Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 përqind e tyre thane se kur kishin qënë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime në oreksin e tyre.
Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtëme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjestarët e tjerë të familjes.
Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:06 pm

Efekti Mozart, përse muzika i bën mirë trurit ?

Nuk është e nevojshme të jetë Mozarti ose Verdi, mjafton edhe një tingull i vetëm, për të sjellë në humor trurin tonë. Sipas një studimi, psikologët e Universitetit të Torontos, pohojnë se stimuli dëgjimor, kur përceptohet i pranueshëm për trurin, ndihmon në mirëqenien e shëndetit, veçanërisht të trurit. Psikologu kanadez Glenn Schnellenberg, pranon se muzika ka një efekt mirëbërës dhe potencial në kapacitetet intelektive. Bëhet fjalë për "efektin Mozart", sipas të cilit simfonitë e kompozuara nga gjeniu austriak dhe jo vetëm ato që ka krijuar ai, përmirësojnë gjendjen mendore tek të sëmurët e prekur nga Alzheimer. Por nuk bëhet fjalë vetëm për efektin Mozart, pasi edhe kur është dëgjuar muzika e Blur, është përfituar i njëjti, efekt, pra muzika në përgjithësi, e nxitur nga një dëgjueshmëri e këndshme, përfiton të mira për shëndetin e trurit. Ky kërkim shkencor nxjerr në dukje faktin se aktivitetet jashtëshkollore, veçanërisht teatri, i cili shërben si kurë për mjekimin fëmijëve që janë të turpshëm në shoqëri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:06 pm

Gjumi ndihmon kujtesën
Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.
Shkencëtarët në shkollën mjekësore të universitetit Harvard në bashkëpunim me ata të universitetit të Pensilvanisë studiuan për 1 vit e gjysëm rreth 60 të rinj për të parë e në ç’mënyrë gjumi afekton kujtesën.
Ata u dhanë personave pjesë leximi për t’i mësuar përmendësh dhe pas një pushimi 12 orësh u kërkuan atyre të thonin atë që mbanin mend.
Nga ky studim doli se ata që ishin lejuar të flinin gjatë pushimit kishin një kujtesë më të mirë sesa të tjerët që kishin qëndruar zgjuar gjatë pushimit 12 orësh.
Autorët e studimit thonë se kur personi fle pasi ka mësuar diçka të re, ky gjum ndihmon për ruajtjen e këtij informacioni në tru.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:06 pm

5 Këshilla për të ulur kolesterolin

1- Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

2- Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).

3- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.

4- Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.

5- Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

A E DINI SE...?

Kalciumi punon dorë me dorë me magneziumin. Ai nuk është vetëm një mineral i gjetur me shumicë në kockë, por ai vepron edhe si një rregullator i Sistemit Nervor Qëndror.
Kërkesat ditore të magneziumit janë 300-400 mg.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

A e dinit se...

Pompa Na/K qe sherben per te mbajtur ekuilibrin e dy joneve ne nje neuron harxhon 30% te gjithe gjithe energjise kur truri eshte pa pune. Imagjino c'behet kur truri kryen detyra te ndryshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Vitamina D

Marrja e 1000UI te Vit D ul rrezikun e kancerit te nje sere organesh si:
Te zorres, gjirit dhe atij te vezeve. Kjo ulje e kancerit nuk eshte edhe aq e vogel sa te mos bjere ne sy te shkencetareve. Per kancerin e gjirit ulja eshte 75%. dhe per te tjere kancere deri ne 50%.
Vitamina D sigurohet lehte neper farmaci dhe mirret pa recete ne formen e vajit te peshkut.
Studimi i bere inkurajon perdorimin e gjere te vitamins D.
Vitanima D ka edhe efekte te tjera te shkelqyera.
Vaji i peshkut nga ana tjeter ka edhe mjaft vitamin ate tjera aq te nevojshme per njeriun.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Për sa kohë mundet truri të qëndrojë pa oksigjen?


Një fëmijë është gjetur në një liqen të ngrirë. Teorikisht fëmija ishte i mbytur prej 40 minutash. Mjekët mendojnë se ata ende mund t’a kthejnë në jetë me pak ose aspak dëmtime të trurit. Para disa kohësh mendohej se qelizat e trurit fillonin të vdisnin 4 minuta pas mosfurnizimit me oksigjen. Sot, pas disa rasteve të të paspjegueshme të mbijetesës, mjekët nuk janë aq të sigurtë se truri mund të vdesë aq shpejt; ‘ai vetëm provon’ka thënë një kirurg.

Refleksi i zhytjes në ujë ndihmon shumë për të shpëtuar nga mbytja. Kur koka futet në ujë të ftohtë, i ftohti stimulon reagimin e reflekseve dhe për këtë arsye metabolizmi ngadalësohet, kështu që truri dhe organet e tjera jetësore kanë më pak nevojë për oksigjen se zakonisht. (Ulja e temperaturës së trupit është një formë që përdoret në neurokirurgji, pikërisht sepse me uljen e temperaturës metabolizmi i trupit ngadalësohet). Gjithashtu, gjaku rishpërndahet nga këmbët e krahët në tru dhe organe të tjera që kanë më shumë nevojë për oksigjen. Sikurse reflekset zhduken kur koka është jashtë ujit, tentimi për të kthyer të mbyturin në jetë duhet të fillojë në të njëjtin moment që nxirret nga uji.

Faktin që tempëratura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapianteve. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Zbulohet hormoni që shkakton ankthin

Zbulimi është bërë nga një studim italian
Ankth, frikë dhe kriza të papritura paniku: çelësi i këtyre gjendjeve mendore të ankthshme që trishton shumë persona qëndron te një hormon i quajtur Aldosteron. Zbulimi është bërë nga një grup kërkuesish italianë, të cilët studiuan një grup pacientësh që vuanin nga një sëmundje, e cila karakterizohej nga prania e tepërt e kësaj substance.
Nicoletta Sonino e Universitetit të Padovas ka shpjeguar se zbulimi, i cili është publikuar në revistën "Psychotherapy and Psychosomatics", mund të çojë në një përmirësim të mekanizmave biologjikë, ku bazohen këto shqetësime të humorit me pasoja të rëndësishme për cilësinë e jetesës tek ata që vuajnë. Ankthi i tepërt, krizat e papritura të panikut, krizat e frikës së pajustifikuar mund ta bëjnë shumë të vështirë jetën e personave dhe të krijojnë vështirësi të mëdha në administrimin e situatave normale në jetën e përditshme. Ekzistenca e një lidhjeje mes ankthit dhe familjes së hormoneve Kortikosteroidë, së cilës i përket si hormoni i stresit (Kortizoli), edhe vetë Aldosteroni, ishte vënë re nga shkencëtarët përmes eksperimenteve të kryera me kafshët në laborator. Në veçanti, Aldosteroni prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut. Në studimin pilot të kryer me pacientë që prodhonin Aldosterionë më tepër nga ç'duhej, Nicoletta Sonino zbuloi lidhjen mes molekulës dhe shqetësimeve si ankthi dhe paniku. Gjithashtu, shkencëtarët italianë përdorën edhe disa teste që përdoreshin në psikiatri për shqetësimet e humorit dhe u pa se këta pacientë, që prodhonin Aldosteronë më shumë nga ç'duhej, vuanin nga shqetësimet e humorit. Rezultatet nuk lanë asnjë hije dyshimi: subjektet që u analizuan, vuanin nga ankthi shumë herë më tepër sesa popullsia në përgjithësi dhe në shumë raste u vunë re çrregullime të rënda të humorit, demoralizim dhe pesimizëm. Megjithëse përfundimet duhet akoma të konfirmohen, sipas Soninit, nga të dhënat e para rezulton se Aldosteroni është hormoni kryesor që shkakton ankth dhe frikë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Arti lehtëson simptomat e alcajmerit

Ndërsa për sëmundjen e alcajmerit nuk ekziston ndonje kurë, disa shkencëtarë kanë zbuluar një mënyrë të re jo të zakonëshme për të lehtësuar simptomat e rënda të kësaj sëmundjeje.
Irena Brenton vuan nga alcajmeri. Megjithatë ajo qesh, duke komentuar rreth kësaj pikture të quajtur "Dhoma e ngrënies së mëngjesit".
"Me siguri, artisti e ka pikturuar menjëherë pasi ka ngrënë mëngjes", thotë Irena.
Zakonisht, pacientët me alcajmer dallohen nga ajo që mjekët e quajnë 4 A-të: Ankthi, Agresiviteti, Apatia dhe Axhitimi ose në shqip, shqetësimi i jashtëzakonshëm.
"Babai im ka qënë shkrimtar e redaktor", thotë Sheila Barns, e cila ka humbur kujtesën afatshkurtër për shkak të alcajmerit. Ajo bisedon rreth të kaluarës ndërsa ndalon duke parë një kryevepër franceze dhe shlodhet përpara piktures "Roma duke fjetur" të Rusoit. Ajo thotë se kjo pikturë krijon paqe e besim të ndërsjellë midis kafshës dhe njeriut.
Katër A-të sikur fashiten përmballë artit, dhe pacientët gjejnë qetësi, thonë mjekët. Kujtesa emocionale gjallërohet dhe kthehet tek këta pacientë duke i bërë ata të lidhen me ngjarjet e njerëzit që kanë njohur në të kaluarën.
"Pas vizitave të tilla në muze pacentët me alcajmer ndjejnë më pak apati e Ankth", thonë pjestarë të familjeve dhe ata që kujdesen për këta të sëmurë.
Bashkëshorti i Irenës, Majron Brenton pohon se Irena filloi të flasë pas shumë kohësh dhe thotë se do të fillojë të merret me fotografi. Dikur ajo ka qënë fotografe.
Shtrohet pyetja; Përse pikturat kanë këtë efekt?. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar se shumë prej kujtimeve ruhen në tru si imazhe dhe nuk shkatërrohen nga alcajmeri.
Shkencëtari Xhon Zeisel thotë se alcajmeri nuk shkatërron kujtesën, por kjo sëmundje dëmton atë pjesë të trurit që i lejon njerëzit të tërheqin kujtimet. Pra nëse mund të thuhet se kujtimet mbyllen në një kuti, për të prekurit nga alcajmeri mund të thuhet se ata ka humbur çelësin e kësaj kutie. Dhe shkencëtarët thonë se arti mund të shërbejë si çelësi për hapjen e saj. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se këto piktura nuk janë kurë për alcajmerin, por një trajtim për lehtësimin e simptomave.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Arra për eshtra të shëndoshë




Një studim i bërë kohëve të fundit ka treguar se arrat janë të pasura me acid α-linolinik, i cili paraqet bazën e acideve omega-3-yndyrore, dhe supozohet se i ushqen eshtrat.Acidet omega-3-yndyrore konsiderohen si substanca esenciale për shëndetin e njeriut, mirëpo ato nuk mund të sintetizohen nga organizmi. Për këtë arsye, këto acide duhet të merren me anë të ushqimit.
Ky është hulumtimi i parë i cili i ndërlidh burimet e acideve omega-3-yndyrore me shëndetin e indit kockor. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i një sasie më të madhe të acidit α-linolinik ndikon në baraspeshën e indit kockor dhe e ndihmon zhvillimin e tij.Ky studim tregon se përveç peshqve dhe algave, edhe arrat paraqesin burim të rëndësishëm të acideve omega-3-yndyrore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 4 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi