Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:57 pm

Leproza

Eshte nje semundje me origjine orientale dhe mendohet te jete sjelle ne Europe nga ushtaret romake te Pompeit, pas nje inkursioni ne Palestine. Eshte nje semundje ngjitese ne disa raste. Emri vjen nga elephantiasis graecorum. Shkrimtaret e atehershem arabe e quanin "juzam" dhe me vone perkthyesit e zevendesuan me fjalen "lepra".

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:57 pm

Vdekja e Zeze

Eshte quajtur ndryshe dhe si plaga Orientale , ose Mortalega ne Itali.
Infeksionet e ndryshme, tumoret dhe njollat e zeza qe ishin shenja te dekompozimit te trupit,ishin shenja te panjohura me pare ne ndonje semundje tjeter epidemike. Te gjitha shenjat nuk gjendeshin se bashku dhe , ne me te shumten e rasteve dhe nje shenje e vetme , ?onte drejt vdekjes. Gjurmet e saj njihen rreth shekullit te dyte para Krishtit dhe arrijne gjer ne shekullin e IV te eres sone.
"Pestilentia gravissima" ne vitin 314 era jone, mendohet te kete lindur ne fshatin Peleuse ne Egjypt. Nga doreshkrime te ndryshme, jane gjendur prova se kjo semundje qe arriti ne Constandinople(Stambolli i sotem) rreth pranveres se vitit 543, merrte ?do dite 5000-10 000 viktima, nje numer qe eshte nje rekord i paarritur nga ndonje semundje tjeter deri me sot.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:57 pm

Forme e re e insulines

Departamenti i ushqimit dhe medikamenteve në SHBA ka rekomanduar aprovim të formës së parë të insulinës që mund të merret me frymë në vend që të injektohet. Ka miliona diabetikë në gjithë botën me ndërlikime si sëmundje të zemrës dhe të të parit që prekin ata që vuajnë. Forma më e dukshme e diabetit, Tipi 2, lidhet me obesitetin dhe kurohet me tableta ose injeksione të insulinës. Sipas departamentit për ushqim dhe medikamente në SHBA, Exubera,(medikamenti i ri) mund të përdoret për njerëz që kanë diabetin e tipit 2 ose më rralllë kur kanë tipin 1 të cilët kanë nevojë për injeksione para se të hanë. Medikamenti nuk do të zëvendësojë injeksionet e insulinës për ata që vuajnë nga tipit 1. Megjithatë, rregullatorët amerikanë të medikamenteve kanë vënë në pyetje sigurinë e përdorimit të Exuberas kur përdoret nga njerëz që pijnë duhan, apo kanë sëmundje të mushkërive. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim për efektet afatgjata të Exuberas, ndërsa prodhuesit e medikamentit kanë rënë dakord të vazhdojnë studimet deri në 2019.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:57 pm

Inteligjenca e lidhur me peshën e lindjes

Foshnjet të cilat peshojnë më shumë gjatë lindjes kanë përparësi në zhvillimin e inteligjencës më vonë gjatë fëmijërisë, tregojnë studimet e fundit.
Kjo është me siguri për shkak se foshnjat më të rënda janë më të ushqyera në momentet kyçe në fazat fetale. Studimet tjera kanë treguar se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me zhvillim të pakët mental. Foshnjat e lindura para kohe janë më të predispozuara rrezikut që të lindin me peshë të vogël. Mirëpo, studimet e fundit, të publikuara në "Revistën britaneze të mjeksisë", sygjeron se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me inteligjencën.
Një ekip nga qendra për studime epidemiologjike urbanistike në New York ka vëzhguar 3.484 foshnje të lindura të lindura ndërmjet viteve 1959 dhe 1966. Pesha e tyre e lindjes ishte nga 1.500 deri 4.000 gram, kurse koeficienti i inteligjencës (IQ) është testuar 7 vite më vonë. Në përgjithsi, pesha më e madhe e lindjes ka shënuar dhe një rritje të lehtë të IQ. Dallimi në mes të foshnjeve me peshë më të vogël se 2.5 kg me ata mbi 4 kg ishte 10 poena të IQ. Këta autorë të studimit thonë: Edhe pse variacioni i koeficientit të inteligjencës është i lidhur me peshën e lindjes brenda peshës normale të lindjes është shumë e vogël dhe e pavlefshme për individualë, rezultatet e marra janë shumë të rëndësishëm për nivelin e tërë popullatës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:57 pm

Shikimi i TV në moshën fëminore zvogëlon koncentrimin

Nëse fëmijët në moshën prej 1 deri 3 vjet shikojnë program televiziv, është përqindje e madhe që ata të kenë problem me koncentrimin në moshën prej 7 viteve.
Këto janë rezultate të një hulumtimi të publikuara në revistën "Pediatrics", të cilën e pubikon Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Këto hulumtime janë bërë në 2500 fëmijë dhe tregon se dëmet e shikimi të tepërt të TV-së, mund të jenë edhe mungesa e koncentrimit.
Fëmijët me moshë prej një viti kishin shikuar TV mesatarisht rreth 2.2 orë TV program në ditë kurse fëmijët trevjeçar kishi shikuar mesatarisht rreth 3.6 orë në ditë.
Disa fëmijë kishin qëndruar edhe rreth 12 orë para ekraneve televizive.
Frederick Zimmerman, njëri nga autorët e këtij hulumtimi, thotë se është e pamundur të vërtetohet se sa kohë e qëndrimit para TV në ditë mund të lërë pasoja. "Çdo orë do të thotë rrezik" tha ai.
Në SHBA rreth 3 deri 5 % e fëmijëve është vërejtur zvoglim të koncentrimit, vështirësi në organizim dhe sjellje impulsive. Këto çrregullime është vështirë të vërehen në moshat më të reja se 7 vite.
Autorët theksojnë se hulumtimi ka disa kufizime të caktuara pasi të dhënat e kohës së qëndrimit para TV i kanë shënuar prindërit. Përveç kësaj nuk mund të vërtetohet se a kanë pasur ndonjë çrregullim në koncentrim të cilët i kanë sjelë deri te ajo që ata të shikojnë shumë TV.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Armiku i fshehur brenda nesh

-Cili është shkaku i formimit të kancerit?
Nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus dhe/ose e përdorimit të gjatë të duhanit.
Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur nuk do të thotë se ne jemi të dispozuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ‘helmit’ të duhanit mund të dënojë me këtë sëmundje (mjafton të mendojmë të gjithë ‘të dashuruarit’ marrëzisht pas duhanit që nuk janë sëmurur kurrë).
Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i kancerit; mundësisht, provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të çelizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i formimit të kancereve.
Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike që, në kushte të vëçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve te ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve te ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit tek njeriu.
Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjiun, hormonët mund të jenë ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të gojës (dhe të buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis gishtërinjve).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Si kurohet kanceri?

Mënyrat më të të përdorshme për kurimin e kancerit janë kirurgjia, rrezatimi dhe kemioterapia. Kohët e fundit është bërë një hap përpara në kirurgji falë rrezeve lazer, që duke mundur të përdoren direkt në mënyrë shumë të saktë, parandalojnë infektimin e qelizave të shëndosha. Një teknikë tjetër e re është criochirurgia, që përdor të ftohtin në vend të bisturisë. Kjo mënyrë operimi pengon gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakun duke reduktuar kështu mundësinë e përhapjes së kancerit nëpëmjet qarkullimit të gjakut.
Në të kaluarën janë bërë shumë eksperimente të ndryshme për të zbuluar ilaçin për shërimin e kancerit. Në ditët e sotme vihen në përdorim edhe metoda të ndryshme kompiuteristike për t’ia arritur këtij qëllimi. Një zbulim I ri është prezantuar nga ‘antikorpet monoklonale’, ose produkte spontane të brojtjes së njeriut, të krijuara posaçërisht për një tip të veçantë kanceri që injektohen tek pacientët. Kjo mënyrë si dhe të tjera premtojnë shumë për të ardhmen por rezultatet e tyre reale duhen ende provuar. "
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Kurim i plageve me mjalte

Në Gjermani tashmë plagët i kurojnë me mjaltë: në 23 spitalet gjermane preparatet e përgatitur me bazë mjalti, të sterilizuar me rreze gama, po përdoren për trajtimin e plagëve të thella.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane "Frankfurter Rundschau". "Organizmi lirohet më lehtë nga indet e vdekura dhe plagët shërohen më shpejt, ka thënë për gazetën, Kai Sofka, specialist në Universitetin e Bonit. Madje e gjithë këmba mund të shërohet brenda pak javësh duke përdorur preparate me bazë mjalti. Substanca e ëmbël, sipas studiuesve, do të ishte efikase kundër baktereve rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve.
Mesa duket efekti i atribuohet molekulës së perioksidit të hidrogjenit që ndodhet te mjalti dhe një reaksion kimik natyral do të ishte i mjaftueshëm për të luftuar të gjitha bakteret e plagës, pas vetëm 18 orësh nga aplikimi. Kjo rekomandohet në rastet e sterilizimit të substancave, të përdoruar vetëm në spitalet me aparaturat e përshtatshme: në rast të kundërt mjalti nuk është efikas kundër sporeve të mjaft mikrobeve që mund të jetojnë në kushte anaerobike.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Lentiginet solare (njollat e plakjes)

Këto njolla nuk janë shkaktuar nga plakja por shumohen me kalimin e viteve. Shkaktuar nga ekspozimi në diell, për këtë arsye ato paraqiten nëpër pjesët e trupit ku bien më tepër rrezet e diellit. Ato nuk janë të rrezikshme por gjithsesi duhet mendimi i mjekut për tu identifikuar si të tilla.

Njollat e vogla
Njollat e vogla si luspa të kuqe (Actinic Keratosi), ngjyrë kafeje ose ngjyrë lëkure, shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell. Gjenden kryesisht në kokë, qafë dhe duar, por mund të identifikohen edhe në pjesë të tjera të trupit. Ato zakonisht paraqiten pas moshës 40-vjeçare, por në rastet ekstreme edhe në moshat e reja. Trajtimi i hershëm është i nevojshëm për parandalimin e kancerit të lëkurës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Bari i Bletes

Bari i Bletes është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës.
Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Shumë shpejt të sëmurët do shohin rezultatet e shkëlqyera të bimës.
Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh, që ndoshta veprojnë me mekanizma molekularë krejt të ndryshëm nga ata që veprojnë sot. Burimi është një tip kërpudhe që jeton në pyjet me pisha në Veri të Europës dhe që në studimet paraprake ka rezultuar në gjendje të luftojë mjaft bakterie rezistente ndaj disa antibiotikëve tradicionalë. Lajmi është publikuar në revistën "Nature" dhe është fryt i bashkëpunimit midis: "David Geffen School of Medicine" i Universitetit të Los Anxhelosit, UCLA, me studiues të "Georgetown University Medical Center" dhe kompanisë bioteknologjike daneze "Novozymes". Substanca e re, "plectasina" bën pjesë në familjen mbrojtëse, që prodhohen edhe nga vetë sistemi imunitar njerëzor. Substanca ka ngjashmëri me molekulat e prodhuara nga akrepat dhe molusqet dhe është më efikase se vancomicina dhe penicilina. Ekspertët kanë arritur ta lokalizojnë vetëm falë metodave gjenetike. Plectasina, ekstrakt i kërpudhës "Pseudoplectania nigrella", ka rezultuar mjaft efikase kundër mjaft bakterieve Gram-pozitiv si p.sh. "Streptococus pneumonia" dhe "Streptococus pyogenes", përgjegjës për shfaqjen e polmonitit, dhimbjes së fytit, bajameve dhe melingjitit.Në eksperimentet e kryera mbi kafshët, molekula e re nuk ka shfaqur efekte toksike dhe ka qenë mjaft efikase kundër një numri të madh infeksionesh bakteriale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Depresioni
Të rinjtë me depresion janë shtuar dhe po trajtohen me ilaçe e jo psikoterapi, sepse numri i vizitave mjekësore për adoleshentët e depresionuar vazhdon të rritet, sipas një studimi në Universitetin "Stanford". Akademia Amerikane e Fëmijëve dhe Psikiatria e Adoleshentëve, u imponojnë mjekëve të përdorin psikoterapinë si një mënyrë e mirë për të zgjidhur problemet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Kola-kafeine

Lajm i mirë për gratë. Kafeja nuk e shton rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, kjo sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. Studimi u krye për 12 vjet dhe përfshiu më shumë se 150 mijë gra. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gratë që e marrin kafeinën nga kolat. Kola e rregullt e shton rrezikun me 44 për qind tek gratë më të moshuara dhe 28 për qind tek të rejat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Viagra

Trajtimet me viagra mund të përmirësojnë aftësitë funksionale te pacientët me hipertension pulmonar arterial, një sëmundje serioze, që ka të bëjë me presionin e lartë në enët e gjakut që hyjnë në mushkëri. Zbulimi bazohet në një studim të 278 pacientëve që kanë marrë viagra, në një nga tre doza, apo "placebo" inaktive tre herë në ditë për 12 javë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:58 pm

Antibiotiket

Përdorimi i antibiotikëve më shumë se 10 herë në fëmijëri rrit mundësinë e zhvillimit të limfomës, një lloj kanceri që prek sistemin limfatik të trupit. Dr. Ellen T. Chang në qendrën e studimit në Kaliforni ka zbuluar sëmundjen edhe tek përdoruesit e shpeshtë të ilaçeve antiinflamatore, si ibuprofen, por nuk ka gjetur lidhje ndërmjet sëmundjes dhe mjekimeve të tjera.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Nikotina

Shkencëtarët thonë se nikotina nuk është më shumë e dëmshme sesa kafeina, por ajo që e bën të rrezikshme nikotinën është mënyra e marrjes së saj nëpërmjet tymosjes. Sipas një studimi në kolegjin mbretëror të mjekëve në Londër, duhani pa tym është 10 herë më i padëmshëm sesa tymi i cigareve.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Duhanpirja

Rezultatet e studimit "diskutimi i ekspozimit të duhanpirësve pasivë" tregojnë se, pirja pasive e duhanit rrit rrezikun e kancerit të gjirit, sidomos te gratë para menopauzës, në një shkallë të ngjashme si duhanpirësit aktivë. Rezultatet janë publikuar në "International Journal of Cancer" dhe tregojnë se rreziku është i njëjtë .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Krijimtaria

Një jetë aktive seksuale dhe krijimtaria mund të ecin dorë për dorë së bashku, sipas një studimi të ri britanik, i cili ka vënë re se artistët dhe poetët profesionistë kanë rreth dyfishin e partnerëve seksualë në krahasim me njerëzit e tjerë. Krijuesit shpesh cilësohen shumë joshës. Ata prodhojnë art e poezi që rrëmben interesin e njerëzve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Bakteri

Një bakter vdekjeprurës, i cili shfaqet te njerëzit që trajtohen me antibiotikë po përhapet në Amerikën Veriore dhe është edhe rezistues ndaj ilaçeve. I provokuar nga antibiotikët brenda zorrëve të pacientëve të spitaleve, bakteri ka treguar aftësinë për mutacion dhe ka rritur rezistence ndaj mjekimeve, tregon raporti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Mbipeshe

Një studim i ri ka treguar se fëmijët e lindur nga nënat që pinë duhan apo janë në mbi peshë, lindin mbi peshë. Shkencëtarët kanë zbuluar se, fëmijët që lindin nga nëna që janë mbi peshë gjatë shtatzënisë së tyre janë tri herë më shumë të rrezikuara për të qenë me shëndet të tepërt.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Injeksionet

Veterinerët në kopshtin zoologjik në Romë kanë trajtuar një luan të moshuar për artritin, duke i futur 50 pilula floriri në muskujt e tij, thanë zyrtarët. Luani aziatik i quajtur Bellamy, kishte vështirësi në të ecur deri në mbarimin e procedurës dy javë më parë, ku pilulat 24-karat të floririt u futën në muskujt e tij afër kyçeve
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Shenjat e gishtave

Provat që kanë të bëjnë me shenjat e gishtërinjve ka kohë që po konsiderohen dyshuese. Nëse vërtetohet se ato nuk janë shumë të sakta, kjo do të thotë se duhet të rihapen shumë çështje gjyqësore në të gjithë botën. Askush nuk e diskuton se shenjat e gishtërinjve janë një vegël e mirë e policisë, por qëndron edhe fakti që, edhe pse kjo metodë ka më shumë se një shekull që përdoret, në mënyrë shkencore provat e shenjave të gishtërinjve nuk janë vlerësuar kurrë. Ka shumë raste që e bëjnë dyshuese provën e tyre, duke e komplikuar jetën e njerëzve të thjeshtë me çështje kriminale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Dhëmballët e pjekurisl, rrezik për shtatzaninë

Sëmundja peridontale, e cila gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e një rezultati jo të favorshëm që përfshin lindjet e parakohshme dhe peshën e vogël të lindjes, mund të fillojë më herët nga ç'mund të mendohej. Sipas llogaritjeve të fundit të shkencëtarëve ajo nis që kur pacientët arrijnë moshën 20-vjeçare, kohë që përkon me daljen e dhëmbëve të pjekurisë. Përfundimi doli i njëjtë në sy studime të ndryshme. Dhëmbët e pjekurisë apo dhëmballët e treta janë një vend i përshtatshëm mbarështimi për bakterin "gram-negative" që shkakton sëmundjen peridontale. Dy grupet e shkencëtarëve i kanë paraqitur zbulimet e dy studimeve të tyre në "American Association of Oral and Surgeons" (Shoqatën amerikane të kirurgjisë së gojës dhe fytyrës).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:59 pm

Temperatura "pa shkak", sinjal tumori:

Temperaturë me origjinë të panjohur? Mund të përfaqësojë një këmbanë alarmi për zhvillimin e një tumori. Të paktën kështu thuhet në revistën "Lancet". Kjo tip temperature zakonisht është më e lartë se 38 gradë, zgjat rreth 3 javë dhe është e vështirë të individualizohen shkaqet e shfaqjes së saj. Studiuesit e "Departament of Clinical Epidemiology dell'Aarhus University Hospital", në Danimarkë, kanë hedhur hipotezën se pacientët e prekur nga kjo lloj temperature me origjinë të panjohur janë më të riskuar për t'u prekur nga një tumor.
Për të testuar këtë hipotezë, studiuesit kanë analizuar të dhënat e rreth 43.205 pacientëve të shtruar në spitalet daneze nga viti 1977 deri në vitin 1997, për shkak të një temperature me origjinë të panjohur. Vitin që pasoi në këto spitale janë diagnostikuar 399 raste me tumore. Rreziku ka qenë më i lartë për tumoret hematologjike, por dhe për tumoret në mëlçi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithëse i ulët, rreziku ka qenë prezent deri një vit pas shtrimit në spital. Madje dhe nivelet e vdekshmërisë kanë qenë më të larta te pacientët që kanë patur një histori temperature me origjinë të panjohur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:00 pm

Era e keqe e gojes

Era e keqe nga goja paraqet një pakëndshmëri të madhe, mirëpo është një problem shumë i shpeshtë. Më shumë se 90 milionë njerëz vuajnë nga era e keqe kronike nga goja.
Nganjëherë e injorojmë higjienën e keqe dentale dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse zgavra e gojës është e shëndoshë atëherë ky është një element pozitiv jo vetëm për erë të mirë, por për mungesën e sëmundjeve.
Për të shmangur erën e keqe nga goja rekomandohet larja e rregullt e dhëmbëve dhe e zgavrës së gojës. Pastaj përtypja e çamçakëzëve nxit prodhimin e pështymës e cila ka një ndikim pozitiv në largimin e erës së keqe. Përveç çamçakëzëve preferohet edhe përtypja e cemetit, por pa sheqer.
Sa më shumë ujë që pimë, është aq më mirë për ta shmangur dehidrimin, dhe në këtë mënyrë ndikohet pozitivisht për ta penguar erën e keqe. Koret e bukës ndihmojnë shpesh në shmangien e erës së keqe.
Era e keqe nga goja mund të jetë pasojë e ndonjë sëmundjeje të ndryshme, siç janë infeksionet, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave. Që të jeni të sigurt vizitoni mjekun.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi