Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës Empty Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 02, 2011 10:18 pm

I është dhënë dje lam tumira e fundit këngëtares 21-vjeçare Elsina Idërshai, në një ceremoni madhështore ku ishin prezent mbi 200 vetë. Mes luleve të shumta, lotëve e varreve që na rrethonin, në ceremoninë mortore të së ëmblës Emmy, mbizotëronte heshtja. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ngashërimi i të afërmve, miqve, e më së shumti i së ëmës. Letrën e lamtumirës e lexoi njëri nga të afërmit e këngëtares. Mes rreshtave të shkruara plot dashuri e dhimbje të zinin veshët fjali të tilla: “ Ti do t’i mungosh familjarëve të tu Emmy… Do t’i mungosh babit, Aliut, që prezenca jote ia ndriçonte çdo ditë mëngjeset, do t’i mungosh mamit Florijes, që do t’i mbetet peng gjithë jetën që nuk të pa nuse, do t’i mungosh motrës Sonila, e cila s’do të ketë me kë të qajë një hall, apo kujt t’i kërkojë një mendim, do t’i mungosh vëllait… ti do të na mungosh të gjithëve ne Emmy…
Ti erdhe në këtë jetë si ajo lulja që çel në pranverë dhe po ikën sërish në ditën e parë të pranverës, si një lule e këputur…”. Ishin këto vetëm disa nga rreshtat që sollën lot në faqet e kujtdo që ishte i pranishëm, pavarësisht në ishte i madh apo i vogël, i afërm apo jo…
Por nuk mungoi në këtë ditë të zezë as fjala e artistëve, kolegëve të këngëtares, e cila u përcoll nga producenti dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi. “ Do të na mungojë zëri, energjia dhe pozitiviteti yt gjithmonë Emmy. Ti ishe një vajzë me ëndrra të mëdha, të cilat t’u prenë Prezent në ceremoni ishin: Ylli Baka, Sabiani, Flori Mumajesi, Ingrit Gjoni, Rozana Radi, Fjolla Morina, Zaimina Vasjari, Valza Bajra, Linda Halimi, Rezarta Shkurta, Sony NRG, Indrit Mlika, Anxhelina Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj etj. padrejtësisht përpara kohe. Ne të premtojmë sot se do ta çojmë përpara ëndrrën tënde, muzikën, që ti e doje aq shumë mikja jonë e mirë…”, – u shpreh mes të tjerash Mumajesi.
Një pjesë e mirë e artistëve që qenë pjesëmarrës në ceremoninë mortore të këngëtares, hodhën idenë që në javët në vijim të realizonin një këngë kushtuar koleges së tyre. Gjatë ditës së djeshme, televizionet muzikore në vend ndërprenë transmetimet e tyre në shenjë respekti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi