Jani – Këngë për nënën
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Jani – Këngë për nënën
Arian Zeneli është një nga reperet e rinj më të talentuar të kohës ë fundit. Ai ka filluar të këndoj që nga mosha tetë vjeçare, ndërkohë ka të realizuar disa këngë dhe dy videoklipe. I mbetur jetim që nga mosha katër vjeçare kur babai i tij ra në luftën e Kosovës, Arjani ka thënë për “Zërin” se gjatë jetës së tij është përballur me shumë probleme, ndërkohë që të vetmin shpëtim e ka gjetur muzikën rep ku ka mundur të i shpreh të gjitha preokupimet e tij dhe të gjeneratës së tij në vendin tonë. “E vetmja rrugë për të zgjidhur problemet e mia ka qenë të futëm në muzikën hip –hop. Kam filluar të këndoj që nga klasa e tetë. Këngën e parë e kam realizuar në studio ”Rap-soud-records”. Në vitin 2009 jam takuar me producentin Genc Prelvukaj i cili më ka ndihmuar në realizimin e këngës “E bon mirë ti baby” e cila këngë është në bashkëpunim edhe me Fitore Gjonbalaj e që po ashtu është e lansuar me videoklip”, ka thënë djaloshi nga Peja, i cili shtoi se që nga ajo këngë kanë filluar në adresë të tij të shkojnë shumë ftesa për të kënduar në Pejë, Prishtinë, Gjakovë e qytete të tjera.
Jani, e që është emri i tij artistik ka pohuar se në fillim ka hasur në shumë pengesa nga familja të cilët kanë qenë kundër që ai të merret me këtë lloj muzike, por më vonë ka gjetur mbështetje si nga familja ashtu edhe nga shumë miq të tij.
“Fillimisht familja ime ishte kundër që unë të merrem më këtë muzikë, sepse ata që merrem me rep tek ne konsiderohen si persona problematik, njerëz që merren më gjëra të këqija dhe që janë përdorues të narkotikëve, por më pas e kuptuan se muzika rep është gjëja që unë e dua më së shumti, atëherë kam pasur përkrahjen e tyre për gjithfarë që më është dashur. Përkrahje të madhe kam pasur edhe nga shoqëria ime, motra por dua të falënderoj edhe producentin Genc Prelvukaj që më i ka hapur dyert e suksesit”, ka treguar, reperi Zeneli.
“M’fal non” kënga më e re
Ariani ka realizuar deri më tash shtatë këngë, ndërsa kënga e fundit titullohet “M’fal non” e cila ka dalë edhe me videoklip. Ai thotë se në këngën kushtuar nënës ka edhe copëza nga jeta e tij personale. “Pak a shumë ka edhe nga jeta ime, por inspirimi ka ardhur nga vet rinia e jonë të cilët bëjnë shumë gabime në moshën rinore të tyre”, është shprehur ai.
Arjan Zenelaj ka pohuar se gjatë javëve të ardhshme do të shfaqet edhe kënga më e re me videoklip “I’ts all about us” e cila është në bashkëpunim me reperin nga Gjilani “White B”. Ai është nxënës i klasës së 12-të në shkollën e mesme “Bedri Pejani” në Pejë, ndërkohë ka thënë se hobi i tij është basketbolli.

Similar topics
» Vesa Luma së shpejti me këngë të re
» Ermela: Me paratë e fituara do operoj nënën
» UniKKatil me një këngë të re
» Mihrija së shpejti me një këngë të re
» Elvana këngë për Emmy-n
» Ermela: Me paratë e fituara do operoj nënën
» UniKKatil me një këngë të re
» Mihrija së shpejti me një këngë të re
» Elvana këngë për Emmy-n
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi